Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Smuthi dimërore

1 karrotë
1 panxhar të vogël
1 mollë
1 banane
3 hurma
1 portokall

Përbërësit vendosen në blender, blendohen (grihen) dhe shtohet ujë sipas dëshirës.
Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Sallatë greke

Përbërësit e nevojshëm:
2 domate
1 spec i kuq
trangull
qepë e kuqe
ullinjë
djathë feta
vaj ulliri, kripë, origano
 
Përgatitja:
Domatete dhe trangujt i presim në katëror, specin në rrethe, qepën poashtu në rrethe, të cilët do t’i ndani.
Përbërësit, bashkë me erëzat, i përziejm në enë për sallatë. Në fund, shtoni ullinjët dhe djathin feta në katëror ose si pjesë të plota. Lyeni me vaj ulliri dhe kriposni me origano. 
Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Pite me kungull

Përbërësit e nevojshëm:
 
500 g kore
100 g sheqer pluhur ose sipas shijes
1 sheqer vanile
100 ml vaj
1 qese kanellë
1 kg kungull
 
Përgatitja:
Kungulli çorohet, radhitet dhe përzihet me sheqerin, vanilen dhe kanellën. E lëmë të qëndroj rreth 15 minuta. Tepsia në të cilën përgatitet, lyhet me vaj.Koret ndahen nga3, ku secila kore lyhet me vaj. Pas kores së tretë vendoset përzierje nga kunguli, skajetmbështjellen dhe koret mbështjellen në rule. Në të njejtën mënyrë bëhen edhe koret tjera dhe radhiten në tepsinë për pjekje ku lyhen me vaj. Piqet 30 minuta në 200 gradë. Pasi të nxirret, e spërkasim me pak ujë, mbulohet me leckë dhe e lëm të ftohet. Pritet, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë pak sheqer pluhur.
Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Lakra kokë e zijer me mish të thatë

Përbërësit e nevojshëm:

1 kokërr lakër kokë ose dy më të vogla
Mish i thatë derri(brinjë,kofsha...)
2 kokërra qepë
3 thelë hudhre
2 spec i thatë i plotë(djegës ose të ëmbël, sipas dëshirës)
10 kokërra të plota të piperit
2-3 gjethe dafine
200 ml mish
 
Përgatitja:
Lakëra pritet në pjesë më të mëdha (katërore) dhe një pjesë radhitet në një tenxhere të madhe. Mbi shtresën e lakërës radhiten qepa e prerë, hudhra, mishi i thatë, specat e thatë, kokërrat e piperit dhe gjethet e dafinës. Pas kësaj radhitet pjesa e mbetur e lakrës, kriposet me spec të kuq dhe e spërkasim me vaj. Në fund, shtohet uji i ftohtë deri në nivelin e përzierjes. Deri sa të vlojë e gatuajmë në zjarrë më të fuqishëm,kurse pastaj e lëmë të zijej në zjarr të qetë për 2 orë e gjysmë. Gatimi mund të bëhet në furrë, në enë të mbuluar me fletë metalike. 
Në të njejtën mënyrë mund të gatuhet edhe pa yndyrë pa mish.
Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Çorbë e bardhë me perime

Përbërësit e nevojshëm:
1 kokërr qepë
2 karrota
150 g patate
150 g bizele
majdanoz
1 maze/ajkë
kripë, piperi zi, erëzë, vaj
 
Përgatitja:
Qepën e presim në pjesë të imëta dhe e skuqim në vaj. Shtoni edhe pjesën e mbetur të perimeve, poashtu të grirë (përveç majdanozit), skuqni pak dhe shtoni ujë. Zijeni pothuaj15 minuta. Rrihni ajkën ose mazen me pak ujë ose qumësht, shtojeni në çorbë dhe zijeni edhe disa minuta shtesë. Në fund, shtoni majdanozin.
Nëse dëshironi, 5 minuta para mbarimt mund të shtoni edhe gjethe të imëta të lule lakrës ose brokolit për shije dhe ngjyrë plotësuese.

Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Keka çokolate

200 g çokolatë e zezë shkrihet në avull me 50g gjalp.
2 vezë rrihen me 70 gsheqer, dhe shtohet çokolata e shkrirë, gjysma e qeses së pluhurit për pjekje, një gisht gripë dhe 190g miell.
 
Brumi (qulli) vendoset në frigurifer rreth 2 orë. E nxjerrim dhe bëjmë toptha të vegjël të cilët i ngjyejmë me sheqer pluhur, i radhisim në tepsi për pjekje të mbështjellur me letër dhe piqen në 200 gradëpër11 minuta(jo më shumë).

Merkure, 02 Janar 2019 00:00

MELI

Drith ushqyes dhe pa gluten, i pasur me niseshteBurim shumë i mirë i proteineve, vitaminës A dhe B (gjegjësisht B1 dhe B2) dhe i mineraleve si hekuri, magnezi dhe fosforiMeli e pastron organizmin dhe luan një rol të rëndësishëm në mirëmbatjen e balancit – acido-bazikee rregullon digjestionin, e përforcon imunitetin dhe përforcon flokët dhe thonjëtPrërbërja minerale e melit pozitivisht ndikon te puna e sistemit nervor, prandaj rekomandohet te personat me sfilitje fizike dhe psiqike, te shtatzënat dhe te gratë me sisëdhënie, kurse, poashtu është shumë i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga artriti.

Merkure, 02 Janar 2019 00:00

Zhegëza e embël

Fruti i zhegëzës së ëmbël ka formë rrethore ose ovaleFruti i pjekur ka ngjyrë të verdhë ose vjollcë të mbyllur dhe ka brendësi të butë, gjegjësisht pak të fortë me shumë faraFruti mund të hahet ose nga ai mund të shtrydhim lëng.Lënu shpesh herë i shtohet ndonjë peme tjetër për përforcim të aromës.

Frutat përmbajnë acid limoni ose të mollës, amilopektin, flavonoide, vajra të dobishëm ose vitamin C. Poashtu, përmbajnë edhe vitamin B6, si dhe hekur, kalium dhe firbraNga fara e shegëzës së ëmbël fitohet vaji i cili përmban acid linonik, acid oleinik dhe acid palmitinikGjen zbatime të ndryshme në prodhimin e kozmetikës dhe në ushqimeIndianët të Amerikës Jugore e njohin shumë mirë shegëzën e ëmbël si bimë shëruese, andaj shpesh përdoret në mjeksinë alternative braziliane.

Merkure, 02 Janar 2019 00:00

KIVI superpemë

Kënaqësi smraldeme shije të veçantë dhe karakteritstike tropike, ideal për këto ditë të ftohta dimëri. Ka prejardhje nga Kina, ku njihet edhe si “yang tao“, dhe, diku ka fillimi i shk. XX, misionerët e sollën në Zeland të Re, nga ku ngadal u përhap në tërë rruzullin tokësor. 
 
Kivi është bimë disavjeçare jo gjethmbajtëse me gjethe të gjëra me ngjyrë të gjelbërt të mbyllur. Fruti është i plotë, ovalme lëvozhgë të kaftë me fije. Ka shije intenzivepikante, me fara të zeza për të cilët nutricionistët konstatojnë se paraqesin një ndër përbërësit më të shëndetshëm dhe pikërisht për këtë ky frut njihet edhe si “superpemë“. 
 
Kivi, bazuar mbi përmbatjen e fijeve ose fibrave dietale, e lë shumë largë mollën, përmban sasi më të madhe të vitaminës C se sa portokalli, kurse në kategorinë e pemëve të begata me kalium, e tejkalon edhe bananen.

Për çfarë është i dobishëm?

Përzierja e vetme e fitunutrienteve, vitaminave dhe mineraleve te kjo pemë aromatike paraqet një burim të shkëlqyer për përforcimin e imunitetit, për reduktimin e nivelit të kolesterolit, për hudhjen e toksikeneve nga organizmi, si dhe për mbrojtjen dhe shëndetin e lëkurës.

Përmirësimi i simptomeve të astmës dhe i gjendjeve tjera respiratore

Përveç përmbatjes së lartë të antioksidanteve dhe të vitaminës C, kivi luan një rol të rëndësishëm edhe te kontrollimi dhe përmirësimi i simtomeve të asmtës, në të njejtën kohë e përmirëson edhe obstrukcionin respirator gjatë ftohjes te fëmijët. Marrja e kivit mund të ndihmoj edhe te kollitja dhe mukoza e rritur e hundës, si dhe përmirëson simptomet e kollitjes kronike.

Mbrojtja dhe funksioni i përmirësuar i sistemit digjestiv

Kivi luan një rol të rëndësishëm për mirëmbatjen e funksionit normal në sistemin digjestiv. Në përbërjen e tij përmban një numër të madh të fibrave bimore të cilat e ndihmojnë tretjen e ushqimit, por poashtu kontribon edhe me përmirësimine konstipacionit (kapsllëku). Disa përbërës të veçantë nxisin tajimin e bakterieve probiotike në zorrën e trashë, e pengojnë shumimin e Escherichia Coli,me çka mundësojnë dhe mbështesin florën normale bakteriale në traktin digjestiv.

Për sistem më të mirë imunitar

Konsumimi ose marrja e kivit, sidomos gjatë periudhave dimërore, është shumë e rëndësishme për shkak rolit që luan në përforcimin e sistemit imunitar.Është vërtetuar se kivi përmban përbërës që kanë efek antibakterial, antifungal dhe antiinflamator, të cilët janë mekanizma të shkëlqyer mbrojtës në rastet e ftohjeve sezonale ose të gripit.


Produkt ushqyes edhe për diabetikët

Numri më i madh i pemëve që gjejnë përdorim në ushqimin e përditshëm përmbajnë sheqerëra të cilët mund të krijojnë çekuilibrime në nivelin e sheqerit në gjak te pacientët me diabet. Kivi është pemë e sigurt të cilën mund ta konsumojnë edhe diabetikët për shkak të indeksit të ulët glikemik. Përveç kësaj, përmban një numër të madh të fijeve (fibrave) bimore të cilat e ngadalsojnë absorbimin e sheqerit nëpër zorrën e hollë.Këtë ndikim kivi e ka kur konsumohen bashkë me pemët dhe produktet tjeraqë përmbajnë sheqerëra, andaj rekomandohet që të jetë pjesë e vakteve të përdistshme te ky grup i pacientëve.

Efektet pozitive te sistemi kardiovaskular
Konsumi i përditshëm i kivit ka ndikim pozitiv mbi funksionin e sistemit kardiovaskular për shkak të bërbërjes së disa përbërësve të cilët i përmban.
Ndikimi i këtyre përbërësve krahësohet me ato të aspirinit, e redukton rrezikun nga mpiksja e gjakut, kurse me këtë sigurohet edhe qarkullimi më i mirë i gjakut nëpër enët e gjakut dhe reduktimi i rrezikut nga sëmunjdet kardiovaskulare ateroskleroza. 
Sasirat e mëdha të vitaminës C, vitaminës E dhe kaliumit ndihmojnë në mirëmbajen e shëndetit kardiovaskular duke reduktuar trigliceridet në gjak dhe duke përforcuar funksionin e zemrës.
Për shikim të mirë
Ndikimi antioksidant i vitaminës A,C dhe E tregon se kivi e rredukton rrezikun e paraqitjes së degjenerimit makular në pleqëri, e cila është shkaktare kryesore për humbjen e të pamurit te individët më të moshuar. Kivi përmban lutein zaeksantin të cilat natyrisht gjenden edhe te syri i njeriut, për shkak të së cilës konsumi i përditshëm e përforcon dhe e përmirëson të pamurit, reduktojnë incidencën e zhvillimit të kataraktës dhe gjendjeve tjera që kanë të bëjmë me të pamurit.

Ndikim pozitiv te shëndeti i shtatzënave

Kivi në përbërjen e tij përmban acid foliki cili është shumë i rëndësishëm për mbatjen e zhvillimit të duhur të funksioneve trurore dhe kognitive te festusit te gratë shtatzëna. Nutrientët e mbetur vital si vitamin C, vitamina E, dhe kaliumi, si dhe flavnoide tjera të caktuara, kanë kontribut të dukshëm në shëndetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.

Kur dhe si të përdoret

Stina e kivit zgjat nga shtatori deri në nëntor, edhepse mund të gjendet gjatë tërë vitit. Më cilësore janë në periudhën mes gushtit dhe dhjetorit.
Ruani kivit në qese najloni nga 4-6 ditë që të piqen. Ruatja e tyre në letër mund ta përshpejtoj dukshëm procesin e pjekjes.
 
Gjatë blerjes, zgjedhni frutat me levozhgë të pa dëmtuar, pa pjesë të çoruara dhe pa prerje. Kivit e pjekur lëshojnë ndaj shtypjes me gisht të madh. Të pjekura, zgjasin shumë shkurt, nëse ruhen në temperaturë dhome. Andaj, ruani ata në frigurifer.
 
Kivit e freskët, të shijshëm dhe lëngshëm mund të hahen vetëm ose të kombinuar me pemë tjera. Pastroni me ujë të freskët prej çezme dhe ngadal çoroni lëvozhgën me thikë. Mund t’i prisni edhe për gjysmë dhe brendësinë ta hani me lugë. 
 
Poashtu, përdoren edhe për përgatitjen e kekave, piteve, lëngjeve dhe mermalatit.

Pije kundër ftohjes
-1 kivi, 1 portokall, 1 karrotë, 1 mollë,1 banane dhe1 limon, çorohen dhe priten në pjesë. Shtohen 1-2 lugë mjaltë,pastaj me mikser ose blender grihet tërë pema. Sipas nevojës, mund të shtohet edhe ujë.
Kjo pije është shumë e pasur me vitamina dhe është e shkëlqyer kundër ftohjes në këto ditë të ftohta të dimërit.
Rekomandohet të pihet në mëngjes!
 
Merkure, 02 Janar 2019 00:00

KALCIUMI

Kalciumi është një nga elementet më të përhapura në natyrë dhe më i pranishëm në organizmin e njeriut. Ai është një nga mineralet i cili është i domosdoshëm në organizmin tonë dhe ka një rol kyç për mirëmbajtjen e funksionit normal të eshtrave dhe dhëmbëve.

 
Kalcium ka një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Ai është aktivator i shumë enzimeve të ndryshme, është përgjegjës për zbatimine impulseve bioelektrike, merr pjesë në procesin e mpiksjes së gjakut, në tkurrjen e muskujve, si dhe në sintezën e disa hormoneve.
 
Përveç si element përbërës, kalciumi luan një rol kyç edhe në punën e zemrës, muskujve dhe në sistemin nervor. Më pak i njohur është ndikimi i tij pozitiv në organet e tretjes, në qarkullimin e gjakut dhe në metabolizëm. Poashtu, kalciumi është shumë i rëndësishëm për procesin e shtatzanisë dhe për sisëdhënien, laktacionin, si dhe në menopauzë te gratë. I lehtëson vështirësitë PMS dhe e ngadalson procesin e plakjes.
 
Më shumë se99% e kalciumit në trupin tonë gjendet i koncentruar në eshtra dhe në dhëmbë, ku bashkë me fosforin, i bëjnë të fortë dhe të shëndoshë.
 
Për çka është i rëndësishëm kalciumi
 
Roli i kalciumit është i pazëvendësueshëm në procesin e krijimit të indit kockor në periudhën e rritjes dhe zhvillimit te fëmijët, si dhe gjatë periudhës së shtatzanisë dhe sisëdhënies. Ai paraqet linjën e parë mbrojtëse dhe armën për mbrojtje nga osteoporoza te popullata më e moshuar. 
 
Gjendjet që përkojnë me mungesën e kalciumit

Mos konsumi i mjafturshëm i kalciumit në organizëm mund të shkaktoj “huazimin “ e tij, gjegjësisht marrjes nga eshtrat (sepse atje është më i pranishëm), gjë që direkt reflektohet në cilësinë dhe fortësinë e dhëmbëve dhe të eshtrave. Dhëmbët fillojnë të prishen, kurse kjo ndikon edhe te paraqitja e osteoporozës dhe osteopenisë.

Problemet më të shpeshta ose më të shprehura që përkojnë me mungesën e kalciumit janë:
  • -  Thyerja e shpeshtë e eshtrave
  •  Kariesi.Parimisht, kariesi është rezultat i higienës së keqe të gojës, por edhe mungesa e kalciumit kontribon në problemin e përgjithshëm, sidomos te të rinjët dhe te shtatzënat.
  •  Rahniti te fëmijët.Rahniti është zbutja dhe dobësimi i eshtrave te fëmijë, por më shpesh paraqitet si rezultat i mungesës ekstreme të vitaminës D e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit.
  •  Оsteoporoza.Sidomos te më të vjetërit.Osteoporoza është sëmundje e sistemit eshtror, e cila na shpie te reduktimi i i elasticitetit të eshtrave dhe te paraqitja e thyerjeve të eshtrave.
  •  Shtypja e lartë e gjakut.Individët që nuk konsumojnë sasira të mjaftueshme të kalciumit janë në rrezik më të lartë nga hipertensioni.Kalciumi mund ta ndihmojë në reduktimin e butëtë shtypjes së lartë të gjakut.
  •  Ngërçet dhe vështirësitë
  •  Ritmi i dëmtuar i zemrës

Përveç kësaj, mungesa e kalciumit ka të bëj edhe me gjendje si:
  •  Akne
  •  Alegji
  •  Ankciozitet
  •  Astma
  •  Menstruacione me dhimbje
  •  Dhimbje në muskuj
  •  Kokëdhimbje
  •  Rritje të pashës
  •  Depresion
  •  Konvulzione
  •  Sterilitet
  •  Nervozë dhe humor të keq
  •  Probleme me flokët
  •  Problem me libidon
  •  Probleme me organet për trejte
  •  Stres
  •  Hipertireoza
 
Nevojat ditore
Nevojat për kalcium varijojnë sipas moshës dhe gjendjeve tjera, dhe atë:

  •  Fëmijët nga mosha3 vjeçare– rreth500 mg në ditë
  •  Fëmijët nga mosha 4 -8 vjeçare– rreth800 mg në ditë
  •  Fëmijët nga mosha 9-19 vjeçare– rreth 1300 mgnë ditë
  •  Të rriturit nga mosha19 -50 vjeçare– rreth1000 mg në ditë
  •  Shtatzënat dhe gratë me sisëdhënie– rreth1300 mgnë ditë
  •  Për ata që kanë osteopoprozë– rreth 1500 mgnë ditë
 
Burimi i kalciumit
Burimet e kalciumit të grupuar sipas kategorive janë si vijojnë:
  •  Qumështi
  •  Produktet qumështore (jogurti, kosi, djathi, kaçkavalli, ajka, gjalpi, maze)
  •  Drithrat integral(gruri, tërshëra, soja, hejda, elbi, misëri, orizi)
  •  Pemë jugore(portokalli, kivi, mandarina, banane)
  •  Peshku(salmoni, merluci, skumbri, sardina)
  •  Perimet(brokoli, panxhari gjeth, lakra jeshile,sallata e gjelbërt, lakëra, spinaqi, bizelja, fasulja, panxhari, trangulli, domate)
  •  Frutat me bërthama dhe farat(arra, gështenja, bajamet, lajthia, susami)
  •  Këpurdhat(shitake, shampinjon, këpurdha e verdhë, këpurdha dhelprës)
  •  Pemët(boronica, mjedëra, manferra, fiku, kajsia, rrushi)
  •  Produktet tjera(çokolata, kanella,hirra, rasolli, hidhri, tofu)
 
Sasia e kalciumit sipas produkteve
 

Jogurtidhe qumështi
Një gotë me jogurt pa yndyrë përmban450 mg kalcium, që është rreth 42% e konsumit të rekomanduar ditor. Një gotë qumësht pa yndyrë përmban rreth 300 mg kalcium.
 


Djathi tofu
Një porcion me djathë tofu ka rreth 250 mg kalcium. Djathërat e fortë, poashtu, konsiderohen burime të shkëlqyera të kalciumit, por me ata nuk duhet të teprohet sepse përmbajnë edhe shumë yndyrëra. 
 

Panxhari gjeth
Përmbatja e kalciumit në 200 g panxhar gjethtë zijer është rreth270 mg,që paraqet një çerek të konsumit të rekomanduar ditor.
 



Sardina
Me sasinë prej 350 mg kalcium vetëm në 100 g, sardina konsiderohen një nga burimet më të rëndësishme të këtij minerali. 
 

Hiperkalcemia
Koncentrimet e larta të kalciumit mund të kenë edhe negativitetet edhe ndikimet e tyre negative. Hulumtimet kanë dëshmuar se konsumi i tepërt i kalciumit ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare, infarktit dhe goditjes në tru. Andaj, sidomos te gjinia femrore, preparatet e kalciumit nuk emetohen në mënyrë rutinore për të evituar thyerjet në periudhën pas menopauzës.
 
Dozat e larta të kalciumit në suplemente na shpien te kërcimi i shpejt i koncentrimit të tij në gjak, ku si rezultat kemi shtresimin e këtij minerali në muret e enëve të gjakut dhe është parakusht për komplikime të mëtejshme, gjegjësisht për formimin e kalcifikateve që e rrisin rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare.
Prandaj, konsumi i kalciumit me anë të shtresave në ushqim gjithmonë duhet të jetë në marrveshje me mjekun sidomos me situata qartësisht të indikuara.
 
 
Faqja 1 di 37

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin