Qumështi i nënës paraqet ushqimin më të shëndetshëm, natyror dhe të pazavendësueshëm për foshnjën tuaj të porsalindur. Është ideal sa u përket materieve bazë ushqeyes dhe prania e shumë faktorëve anti-infektues e bën qumështin e nënës ushqim unik dhe të pa zëvendësueshëm, maksimalisht të përshtatur për nevojat fiziologjike dhe ushqyese për foshnjën tuaj. Është i përshtatshëm për nevojat e foshnjës, pa bakterie dhe steril.

 
Kur fillon gjidhënia
Gjidhënia e parë,nëse gjendja shëndetësore e nënës e lejon, duhet të jetë në tridhjetë minutat e para pas lindjes. Praktikisht konsumimi i qumështit të nënës fillon gjysëm ore ose jo më vonë se 6orë pas lindjes kur foshnja fillon të ushqehet me të ashtuquajturin qumështi i parë ose coleustrum (kulloshtër) - lëngu ngjyrëverdhë i pasur me elemente ushqyese dhe mbrojtëse. Kulloshtra është e mbushur me antitrupatë cilët e mbrojnë foshnjen nga mikroorganizmat dhe e zvogëlojnë rezikun nga alergjitë në jetën e tij të mëtejshme.Prej ditës së dytë deri në ditën e gjashtë të laktacionitfoshnja ushqehet me tëashtuquajturin qumështi i përkohshëm,a prej ditës së 7 deri te java e tretë e laktacionit formohet më e ashtuquajturi qumështi i pjekur i cili mandej i plotëson të gjitha nevojat e foshnjës Suaj.
 
I veçantë në përmbajtjen e tij
Qumështi i nënës përmban të bardha thartore dhe kazein, karbohidrate në formë të laktozës, yndyrna duke përfshirë edhe acidet yndyrore gjysmë të ngopura me zinxhirë të gjatë(shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të foshnjës Suaj), vitamina dhe minerale. Qumështi i nënës i plotëson nevojat e fëmijës Suaj që të rritet dhe zhvillohet normal,ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar dhe e mbron nga sëmundjet. Foshnjët e ushqyera me qumësht të nënës janë më pak të rrezikuar nga infekcioni në traktin digjestiv,ndezja e veshëve,infekcione në pjesën e poshtme të trakti respirator,asma,dermatiti atipik, diabeti, kurse këta fëmijë kanë zhvillim më të mirëkognitiv. Përmbajtja e qumështit të nënës nga secila gjidhënie ndryshon,në fillim qumështi është i pasur me ujë,gati i tejdukshëm,a pastaj bëhet më i trash dhe më kalorik për këtë qëllim foshnja Juaj duhet ta zbras gjirin deri në fund pas çdo gjidhënie.


 
Përparësitë ekonomike ekologjike dhe shoqërore
Përveç që është ushqim më i mirë qumështi i nënës është edhe sinonim i instiktit,    njoftimit,njohjes, afërsisë, sigurisë, dashurisë, mbrojtjes, çlodhjes, kënaqësisë. Në fund qumështi i nënës është i përkryer dhe i pranishëm menjëherë pas lindjes,çdo herë është i freskët, ka temperaturë ideale, ruhet sigurt dhe gjithsesi falas.Si ushqim më ekonomik, i lirë,gjidhënia është e dobishme edhe për familjen. Efektet plotësuese të zhvillimit të një popullate të shëndosh rezultojnë në reduktimet e shpenzimeve për mbrojtje shëndetsore, nga e cila përfiton edhe shoqëria më e gjërë.

Menjëherë pas lindjes lëkura e të porsalindurëve është e hollë, e butë, me ngjyrë kafeje dhe rozë.Varësisht nga pjekuria e lëkurës së të porsalindurit përafërsisht është e mbuluar me shtresë të bardhë që quhet verniks. Te foshnjët ende të palindur lëkura është shumë e hollë dhe me sasira më të mëdha të verniksitpër dallim nga të barturittë cilët nuk kanë vernikspor prandaj sërish kanë lëlkurë të thatë dhe me zbokthe cila çorohet në pëllëmbë dhe shputa. 

 
Ndryshimet më të shpeshta fiziologjike të lëkurës te të porsalindrit mund të jenë:
 

1.Hemaomat dhe petekiatnë lëkurë që paraqiten për shkak të shtypjes nga rrugët e lindjes mbi të porsalindurin. 
2.Hemangioni makular (enë të zgjeruar të gjakut) i cili gjendet më shpesh në pjesën oksipitale të kokës, në qepallat e syve, rrënjën e hundës dhe spontanisht humbet deri në fund të vitit të parë.
 
3.Pika të vogla të këndshme të bardha në hundë, mjekër, faqe të cilët zhduken gjatë muajit të parë.
 
4. Prenka mongole ose ngjyra e errët e lëkurës në pjesën e ashtit të lakuar dhe paraqitet te popullata me ngjyrë më të errët.
 
5.Prania e fijeve lanugo (qime të imëta, të buta) më shpesh në kurriz dhe ballë që spontanisht bien ka fundi i muajit të parë.
 
6.Skuqa fiziologjike e lëkurës së të porsalindurës e cila paraqitet si reagim ndaj stimuleve nga mjedisi i jashtëm. Ky ndryshim humbet për 12 deri 24 orë pas lindjes.
 

PËRSE PARAQITEN NDRYSHIME TË LËKURËS
Për shkkak të sipërfaqes së madhe dhe kontaktit direkt me mjedisin e jashtëm, mundësia për paraqitjen e ndryshmeve të ndryshme patologjike të lëkurës është shumë i madh.
Lëkura natyrisht vetvetiu mbrohet nga papastërtit e ndryshme me anë të procesit të rigjenerimit.
Substancatregjeneruese të cilat tajohen nga qelizat e lëkurës kanë nevojë për një mjedis ujor, kështu që lëkura sintetizon acidin gama-linoleinik i cili nuk lejon avulimin e ujit nga shtesat sipërfaqsore dhe pengon zbërthimin nga ndotësit e ndryshëm nga jashtë.
Megjithatë disa kimikale të caktuara të cilat konsiderohen si pjesë përbërëse e mjeteve për pastrim ose të ajërit të ndotur „e shpërbëjnë'' lëkurën, sidomos kur nuk është mjaftë e kujdesur ose kur kemi deficit gjenetik të enzimit në sintezën e barierës së lëkurës. 
 

HIGJIENA E DUHUR NË VEND TË PARË
 Lëkura e shëndoshë duhet çdo ditë të pastrohet me ujë të vakët dhe me sapun ose shampo për foshnjë. Pastaj përdoret kremi mbrojtë për foshnjë në tërë pjesët e trupit të cilat ekspozohen ndaj urinës dhe fecieve si dhe tërë rudhave të lëkurës që ekspozohen ndaj dëmtimit (rreth qafës, nën sqetull). Pjesët e mbetura të lëkurës lyhen nëse ajo pjesë thahet nga ndikime të ndryshme, kurse lëkura normale nuk ka nevojë për kremrëra të tillë.
 
 
Te lëkura shumë e ndjeshme te disa të porsalindur mund të përdoren kremëra emolient që ndikojnë pozitivisht dhe nuk e dëmtojnë barierën natyrore të lëkurës.
 
Nëse paraqitet dermatitis nga pelenat– skuqe dhe irritim të lëkurës në zonën  pelenaveduhet të përmirësohet higjiena lokale, ndërrimi më i shpesht i pelenave, pastrimi me ujë të vakët, sipas mundësis të përdoret krem me oksid zinku.
 
Te dermatiti seborre i cili manifestohet me shkumëtë verdha, të trasha në kokë duhet që çdo ditë të pastrohet koka me shmapo, spërkatjeme ujë të vakët dhe kruarje me krëhërtë dendur sipas nevojës edhe me lyerje me krema për foshnjë.
 
Paraqitja e hershme e skuqes dhe skuqe e imë me kruarjee cila zakonisht fillon në faqe ose qafë mund të jetë shenjë për paraqitjen e dermatitisit atopik, për çka është e nevojshme konsultim dhe trajtim i duhur i udhëzuar nga mjeku amë.
 
 
BËNI KUJDES 

  • Përdorimi i faculetave të laguara të reduktohet në minimum, sidomos ata që përmbajnë alkool dhe parfum.
  • Të shmangen pudrat e foshnjëve për kudjes të lëkurës.
  • Të mos nxehet tepër i porsalinduri.
  • Të mos ekspozohet në rreze direkte të diellit.

 
D.r. Olgica Nikolovska
Pediatër Spec. 
Poliklinika RES HUMANA Shkup

Ngërçet infantile te të porsalindurit të njohura si ngërçe definohen si sulme të të qamurit  dhe shqetësimit të cilat shoqërohen me skuqe të fuqishme perorale ose zbehje të fytyrës, dhe me lëvizje karateristike të këmbëve ka stomaku (ngërçe). 

 

Kur parqiten

Ngërçet më shpesh paraqiten para javës së dytë në jetën e tyre, kurse ndërpriten ose intenziteti i tyre reduktohet kur i mbush 3 muaj. 3-4 muajt e parë të jetës së foshnjës ngërçet janë dukuri më e shpesht. Paraqiten te 20-40% e foshnjëve madje njëlloj edhe te ata që ushqehen me sisë edhe te ata me qumësht të adaptuar.Ata paraqiten përnjëherë “pa arsye” dhe zgjasin disa orë. Shoqërohen me qarje të pandalshme të foshnjës së shqetësuar, prishje të gjumit dhe të të ushqyrit por prishet edhe humori i tërë familjes. Më shpesh paraqitet pas dite dhe në mbrëmje madje edhe me intensitet të lartë, por mund të parqiten edhe gjatë tërë ditës dhe gjatë natës. 

 

A paraqesin ndonjë sëmundje? 
 

JO, ngërçet nuk janë sëmundje, por dukuri normale. Ajo është gjendje ku fëmijtë shqetësohen dhe qajnë, por në të njejtën kohë ata janë fëmijë të shëndoshë dhe që marrin ushqim dhe përparojnë në mënyrë të shkëlqyert.

 

Cilat janë arsyet

 

Arsyet për paraqitjen e ngërçeve për shkencën ende janë të panjohura dhe faktori i saktë etiologjik akoma nuk është përcaktuar.Ekzistojnë disa teori për paraqitjen e ngërçeve:

  • foshnja nuk e duron qumështin, 
  • trakti gastrointestinal nuk është shumë i zhvilluar parandaj paraqiten spazma, 
  • debalancimi i përkohshëm hormonal, 
  • foshnjë thithën qumësht shumë shpejtë sa që rezulton në mbushjen e zorrëve me ajër, zgjatjen dhe fyryrjen e tyre,
  • ndjeshmëri e madhe e sistemit nervor të foshnjës në raport me mjedisin e jashtëm dhe pranimi i shumë stimuleve në të njejtën kohë

 

Momentalisht si më relevante janë tezat për mospjekjen e sistemit digjestiv te foshnjët, por teoria për ndikimin e të ushqyertit të nënës te ngëçet tashmë është hedhur poshtë. Kjo don të thotë se nëna mund të han ushqime të ndryshme duke mos qenë më vonë faktor për paraqitejn e ngërçeve te fëmijët. Pra bëhet fjalë për zhvilimin normal të dukurisë të cilën fëmijtë  e ndjenjë si ngërç shqetësues. Mendohet se nuk është dhimbje sepse është dëshmuar se niveli i kortizolit (hormoni i stresit) te foshnjët që kanë ngërçe është më i lartë se sa kortizoni te foshnjët që nuk kanë ngërçe. 

 

Si duhet të trajtohen ngërçet? 

Shërimi ose mjekimi i ngërçeve nuk është i nevojshë.

Ajo që mund të sugjeorhet dhe të ndihmoj është:

  • Informimi i prindërve se çka janë ngërçet infantile
  • Masazha manuale të stomakut të foshnjës, 
  • Vendosja e pelenës së ngrohtë dhe shtrirja e foshnjës anës me këmbë të lakuara,
  • Gromësitja e rregullt e foshnjës pas çdo vakti,
  • Zbuja e ngërçeve infatile me dhënien e probiotikëve. Është vërtetuar se foshnjët që kanë ngërçe infantile kanë nivel më të ulët të bakterieve probiotike në traktin gastrointestinal,kështu që dhënia e probiotikëve na shpien te kolonizimi dhe reduktimi i intensitetit të ngërçeve ose zhdukja e ngërçeve te fosnhja. Pastaj duhet të dihet se probiotiku nuk ka ndikime anësore dhe jepet aq sa ka nevojë. 
  • Dhënia e preparateve që përmbajnë simetikon nuk japin rezultatet të rëndësishme, dhe përdoren atje ku ngërçet janë pasojë e konsumimit të ajërit. 

 

Ngërçet infantile është njëlloj sio dalja e dhëmbëve, ecja-gjegjësisht vetëm një fazë e zhvillimit të fosnjës suaj.

Prindërit janë shembulli i parë dhe më i rëndësishëm i fëmijëve për zhvillimin e tyre fizik dhe psiqik.Stili i eduktimit të cilin e zbatojnë prindërit ndikon çdo aspekt të jetës së fëmijut, duke filluar peshën e tij/saj të trupit e deri te vetëbesimi i tij/saj. Prandaj është me rëndësi të zgjedhim mënyrën e duhur me të cilin do të sigurojmë dhe do të mbështesim zhvillimin dhe rritjen e shëndoshë, e cila do të jetë rrugë nëpër të cilën do të ecin si të personalitete të rritura dhe do të bëhen anëtarë produktiv në shoqëri.

 

Psikologjia sot identifikon katër stile të eduktimi të fëmijëve. Secili ka karakteristikat e tij të veçanta dhe rezulton në reagime dhe efekte të ndryshme te fëmijët. Nga ana tjetër, çdo marrëdhënie prind-fëmij është e ndryshme, parandaj është e vërtetë që nuk është e mundur që në çdo situatë dhe te secili individ të zbatohet vetëm një stil gjithmonë.

 

Stili autoritar (dikatorial) i edukimit

 

Fuqia është karakteristika e vetme e këtij stili kur e luajmë rolin si prind. 

Prindërit autoritar besojnë se fëmijët duhet t’i respektojnë rregullat e tyre pa përjashtim dhe pa arsyetim. 

Ky lloj i prindërve njihen me shprehjen „do bëhet ashtu si unë them!“ sepse e vetmja gjë që ju intereson është dëgjueshmëria e fëmijëve, dhe në asnjë mënyrë negociata. Gjithmonë kërkojnë, por asnjëherë nuk japin.

Nuk i lejojnë fëmijët që të përfshihen në zgjidhjen e problemit ose në tejkalimin e peripecieve. Në vend të saj, vendosin rregulla dhe i imponon pasojat, pavarsisht se çka mendon fëmija. 

Përdorimi i ndëshkimit në vend të disiplinës, që don të thotë t’i mësojnë se si të sjellin vendime të drejta, mendojnë se fëmijët duhet të pendohen për gabimet e tyre.

Fëmijët e këtyre prindëve i zbatojnë rregullat edhe më tej në jetën e tyre si personalitete të rritura. Por, por ata rrezikohen më shumë që të kenë telashe me vetëbesimin, sepse në fëmijëri mendimi i tyre asnjëherë nuk ka qenë i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Këto fëmijë mund të bëhen edhe agresiv edhe jo miqësor (asocial) ndaj mjedisit. Më shpesh përqendrohen te zemrimi ose tërbimi që e ndjejnë ndaj prindërve të tyre, në vend se të përqendrohen te e ardhmja e tyre dhe se si t’i përmirësojnë gjërat. Shumë rrallë bëhen edhe gënjeshtar të përkryer me qëllim që të evitojnë ndëshkime.

 

Stili autoritativ (demokratik) i edukimit

 

  • A është dita e fëmijëve tuaj e planifikuar paraprakisht, me kohë të saktë të gjumit dhe rregulla tjera shtëpiake?
  • A vijojnë ndëshkime nëse nuk respektohen rregullat?
  • A e kuptojnë fëmijët se çka pritet nga ata?
  • A ndjehen fëmijët të lirë që të bisedojnë me ju për gjithçka, pa frikë nga gjykimi, komentet negative ose ndëshkimi?
  • Shumë tentoni të krijoni dhe mbarni lidhje pozitive me fëmijën plotë me dashuri dhe mirëkupim.
  • Fëmijëve ju a sqaroni arsyet që qëndrojnë pas rregullave tuaja.
  • Impononi regulla dhe pasoja, por i merrni parasyshë edhe ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve.

Ky stil i edukimit i vlerëson dhe i pranon mendimet e fëmijëve, por në të njejtën kohë ua bën me dije fëmijëbe se të rriturit janë kryesorët në situatë.

Prindërit autoritativ mësojnë nga çdo situatë dhe punojnë për prevenimin e problemeve me sjelljen para se të shfaqen. Përdorin një strategji të disiplinës pozitive ( si lëvdrata dhe shpërblime) që ta nxisin sjellje e mirë.

Ky lloj i prindëve kanë pritshmëri të mëdha nga fëmijët e tyre, por edhe durim, mirëkuptim dhe mbështetje për fëmijën. 

Fëmijët e prindëve autoritativ më shpesh janë të lumtur dhe të suksesshëm dhe, si të rritur, janë përgjegjës, të aftë së sjellin vendime të mira dhe të lirë të shprehin ndjenja e tyre dhe qëndrimet.
 

 

Stili i butë i edukimit

 

 

  • Përcaktoni rregulla, por më shpesh madje as edhe ju (prindërit) nuk izbatoni, madje as që i nxisni fëmijët t’i zbatojnë rregullat.
  • Nuk impononi pasoja se ndëshkime shpesh.
  • Mendoni se fëmijët më mirë do të mësojnë nëse prindëri ndikojnë më pak te ata.

 

Prindërit e urët janë mesatar, me reagime të buta, më shpesh përfshihen vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë problem më të madh. Këto prind gjithmonë japin, asnjëherë nuk kërkojnë nga fëmijët e tyre dhe shmangin ballafaqimin me fëmijët e tyre. Janë plotë dashuri dhe kujdes për fëmijët, por kjo nuk mjafton, kurse në këtë rast, edhe më pak e vlefshme se sa efektet negative të cilat arrihen me evitimin e ndëshkimeve dhe mos pasja e rregullave në shtëpi. 

Për këto prind „fëmijët do të mbeten fëmij“ dhe prandaj gjiuthmonë falin, dhe kur vendosin për ndëshkim, shpesheherë nuk e realizojnë deri në fund

Ky stil i edukimit prindërit i bën më shumë miq me fëmijët se sa prindër. Ashtu si shoku më i mirë, këtu janë për të dëgjuar fëmijët dhe problemet e tyre, por jo edhe për t’i nxitur dhe t’i nxjerr nga sjellja e keqe ose nga zgjedhjet e gabuara që mund t’i bëjnë.

Fëmijët e këtyre prindërve shpeshherë nuk arrijnë sukses në aspektin akademik, nuk njohin autoritet dhe rregulla, ku si rezultat kanë probleme me sjelljen. Shumë shpesh janë të pikëlluar dhe pothuaj pa vetëbesim. 

Shprehitë e shëndosha të cilat duhet prindërit t’ua mësojnë fëmijëve kanë karakter fizik dhe psiqik. Përveç problemeve me sjelljen, këto fëmijë si personalitete të rritura vuajnë edhe nga pesha e madhe trupore, sepse shpeshherë ushqimi i shpejtë ka qenë ushqimi i zgjedhur i tyre, kurse prindërit nuk i kanë kufizuar zgjedhjet e tyre dhe as nuk i kanë edukuar lidhur me ndikimin e atij ushqimi të shpejtë mbi shëndetin.

 

Stili i painteresuar i edukimit

 

 

  • Nuk i pyesini fëmijët për ditën e kaluar në shkollë ose për detyrat e shtëpisë.
  • Shpesh herë nuk e dinë se ku dhe me kë është fëmja i tyre.
  • Nuk kalon shumë kohë me fëmijët.


Prindërit e pa interesuar presin që fëmijët vetë të edukohen. Nuk ju japin udhëzime, nuk i përdhelin, as nuk krijojnë dhe as nuk zhvillojnë ndonjë lloj marrëdhënie me fëmijët. Ky është stili më i keq i edukimit.

Edhepse ky raport ndaj fëmijëve nuk mund të arsyetohet me asnjë arsyetim, sërish duhet të themi se ka situata të ndryshme të cilat na shpien te prindërit e painteresuar. Ndonjëherë mund të jenë arsyet shëndetsore, prindër te të cilët pa pritur është paraqitur ndonjë sëmundje mentale ose janë bërë të varur nga droga. Ndonjëherë nuk kanë edhe njohuri për zhvillimin e fëmijëve, kurse ndonjëherë tjetër janë të angazhuar me probleme tjera si puna (psh., udhëtimi i shpeshtë, llogaritë ose me anvisrinë.

Fëmijët e prindëve të painteresaur gjithmonë kanë probleme me vetëbesimin, janë edhe nxënës të dobët,, shepshherë nuk përparojnë në aspektin profesional dhe mezi se mbijetojnë, dhe shpesheherë vuajnë edhe nga depresioni.

 

 

Praktika e përditshme tregon se prindërit nuk bëjnë pjesë vetëm te një kategori, por varësisht nga situata, për shembull, njëherë janë të butë, tjetër herë janë autoritativ. Shumë shpesh prindëri autoritar shkojnë nga një ekstrem në tjetrin, kur e teprojnë me ndëshkime, atëherë janë shumë të butë dhe lejojnë gjithçka, si kompenzim i rrepëtsis së tepërt, gjë që edhe më shumëi huton fëmijët

 

Secila shtëpi është universitet, kurse secili prind është profesor. – Mahatma Gandi

 

 
 
 

Pothuaj është privilegj të kemi gjumë cilësor dhe të rregullt në kohën moderne.Gjumi cilësor është esencial për shëndet të mirë dhe për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve.Dihet që gjumi i shkurtë dhe jo cilësor mund të jetë faktor për problemet psikofizike te fëmijët në moshën e më vonshme të jetës së tyre. Andaj, mungesa e gjumit në faza të ndryshme të fëmijërisë mund të rezultoj me mungesë të koncentrimit, kapacitet të reduktuar kognetiv dhe intelektual në periudhën e adoleshencës.Gjumë i pamjaftueshëm mund të shkaktoj edhe rënie të imunitetit, zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetin, mbipeshë trupore...

 
Gjumi është njëlloj i rëndësishëm si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizk.Me gjumë të mirë trupit i mundësohet që të çlirohet nga materiet e tepërta të dëmshme të akumuluara gjatë tërë ditës.Muskujt, duke përfshirë edhe zemrën, rigjenerohen gjatë gjumit.
 
Sa gjumë është i nevojshëm për fëmijët?
Gjatësia e gjumit kryesisht varet nga mosha e fëmijëve:
-  të porsalindurit me moshë jo më të madh se 2 muaj– 10 deri18 orë gjithsej(me disa pauza 1-3orë kur janë të zgjuar)
- foshnjët nga3–12muaj nga9 deri14 orë(me 2 dremitjeprej2 orë në ditë)
- fëmijët 1–3vjeçar nga12 deri14 orë(me 1 dremitjegjatë ditës)
- fëmijët 3–5vjeçar nga 11 deri13 orë
- fimijët5–12vjeçar prej10 deri11 orë
- adoleshentët8 deri 10 orë
 
Por, nuk duhet harruar se këto përparësi mund të ndryshojnë dhe mund të jenë të ndryshme për çdo fëmijë, sepse te të njejtit ndikojnë edhe faktorë tjerë siç janë temperatura, vetë mjedisi, faktorët gjenetik, etj.
 
Përpilimi i një orari të duhur të gjumit dhe zgjuarjes është një faktorë kryesor për fëmijun dhe për zhvillimin e tij të drejtë emocional.Ndryshimet në jetën e fëmijut, ndryshimet e shprehive të tij/saj dhe marrëdhëniet e tensionuara familjare mund të ndikojnë negativisht mbi orarin e gjumit.
 
Shprehitë i krijojmë vetë ne
Në kohën dinamike dhe kaotike në të cilën jetojmë, fëmijët shpesh herë duhet vetë te gjenden në jetë.Prindërit vazhdimisht e më shumë dhe më gjatë janë të angazhuar, kështu që koha e nevojshme për marrëdhënie të shëndosha famijlare dhe për krijimin e shprehive të shëndosha është shumë më e shkurtë. Në këtë kontekst, i anashkalojmë ritualet e rëndësishme për procesin e gjumit.
Duke filluar nga të porsalindurit, të gjithë fëmijët duhet të kenë ritual për gjumë, të cilat rituale zgjasin diku30–40 minuta duke përfshirë këtu edhe pastrimin.Dhe kohën e njejtë të gjumit çdo natë.Për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare kjo don të thotë se më së voni deri në orën21ata duhet të jenë në gjumë. 
Madje as edhe adoleshentët nuk duhet të përjashtohen nga rregulli i shkuarjes në shtratë.Te ata, përveç dëshirës natyrore që të qëndrojnë zgjuar gjatë orëve të vona të natës, përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve elektronike e komplikon edhe më tutje gjendjen. Vendosja e një rrendi dhe mbatja e situatës nën kontroll është e rëndësishme edhe për grupëmoshë.
 
Dhoma e gjumit duhet të jetë e errët, e ventiluar dhe me temepraturë normale, pa pajisje elektronike të cilat nuk e kanë vendin në dhomën e fjetjes.Përdorimi i telefonit, tabletit ose kompjuterit para gjumit mund ta rreduktoj deri në 22% nivelin e melatoninit në organizëm, një substancë e cila natyrisht krijohet në organizëm gjatë natës dhee sinjalizon trupin që është koha për gjumë.
Preferohet që fëmijët të kenë lodër të preferuar për gjumë dhe tregim të preferuar për vënie në gjumë.
Nëse fëmiju ka vështirësi me marrjen e gjumit, atëherë kujdesuni që shtrati t’i simbolizon vetëm gjumin, por jo edhe vendi ku mund të luan ose të bën detryrat e shtëpisë.
Mjedisi i natës në shtëpi duhet të jetë relaksues dhe qetësues. Evitoni zënkat dhe diskutimet të cilat mund të shkaktojnë ankziozitet para gjumit.
 
Rëndësia e gjumit të mirë
 
1.     Gjumi e përmirëson rritjen
Hormoni i rritjes kryesisht lirohet gjatë gjumit të thellë.Natyra është kujdesur që foshnjët të marrin gjumin e duhur, kështu që pothuaj 50% të kohës e kalojnë në gjumë të thellë.Gjumi cilësor është i rëndësihëm për rritjen normale të të gjithë fëmijëve në përgjithsi, por vetëm te më të vegjëlit, dallimi në rritje mund të shihet dita ditës.
 
2.     Gjumi ndikon edhe mbi peshën e trupit
Shumë dëshmi tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm te fëmijët na shpien te obesiteti,duke filluar qysh nga mosha më e re.Çdo qarje nuk është për shkak të ushqimit. Nëse edukohen prindërit për dallimet e të qamurit për ushqim dhe të qamurit për nevojën tjetër urgjente te foshnjës dhe se si ta qetësojnë,por duke mos përdorur ushqim para kësaj,atëherë gjasat janë më të mëdha që foshnjat do të flejnë më mirë, dhe më gjasat janë më të ulëta që fëmijët do të jenë obesiteti.
Lidhja mes mungesës së gjumit dhe hormonit që na sinjalizon kur jemi të ngopurështë e pranishme madje qysh në lindje.Prandaj edhe fëmijët të cilët nuk flejnë mjaftueshëm dhe janë të lodhur, kanë tendencë që vazhdimisht të kërkojnë ushqim madje shpeshherë me përmbatje të lartë të yndyrërave dhe karbohidrateve, kurse nga ana tjetër, më shumë qëndrojnë ulur dhe shtrirë(por uk flejnë), gjë e cila nuk kontribon në djegien e kalorive.
 
3.     Gjumi ndihmonë në luftën kundër ftohjes
Gjatë kohës së gjumit, te fëmijët (por edhe te të rriturit) krijohen proteine (citokine) me të cilat organizmi lufton kundër infeksioneve, ftohjes dhe stresit. Më pak gjumë, don të thotë më pak nga këto proteine „të gatshme për luftë“. 
 
4.     Me më shumë gjumë për më pak lëndime
Fëmijët ngelin të lerosurdhe më shumë impulsiv kur flejnë më pak se sa duhet.Kjo theksohet shumë te fëmijët në moshë shkollore të cilët flejnë më pak se 9 orë çdo natë.
 
5.     Gjumi i përmirëson aftësitë për mësim dhe koncentrim

Te fëmijët me moshë 3 vjeçare të cilët vazhdimisht flejnë më pak se 10 orëçdo natë, kanë probabilitet 3 herë më të madh që të kenë probleme me hiperaktivitetin,impulsivitetin dhe anksiozitetin , madje deri në moshën 6 vjeçare të jetës së tyre.
Fëmijët të cilët janë të lodhur dhe të pagjumë kryesisht luftojnë kundër lodhjes(reagim natyror i organizmit)ose, më saktë, tentojnë të mbeten të zgjuar dhe të interesuar për ndodhitë rreth tyre.Kjo rezulton me tajim më të madh të hormonit i cili i bën hiper të zgjuar, por të rraskapitur. Pastaj vijon faza e humorit të keq dhe nervozës.Me këtë disponim ose humor në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të kujdeshsëm dhe të mësojnë. Kështu„më të elektrolizuar“ madje nuk mund as të flejnë.
Numri më i madh i fëmijëve pas moshës 5 vjeçare nuk kanë nevojë për dremitjegjatë ditës. Por, dremitjen gjatë ditës për fëmijët që shkojnë në shkollë janë magji e vërtetë për aftësinë e tyre për të mësuar dhe mbajtur mend.
Gjumi është i nevojshëm për trurin që ai të mund t’i vërteton gjërat që i ka mësuar gjatë ditës dhe t’i mbaj mend gjatë. Mungesa e gjumit te fëmijët mund të lidhet me rezultatet e dobëta dhe notat e dobëta në shkollë.

Si ta ndryshojmë qëndrimin ndaj jetës. Si të dalim nga makineritë e sotme në të cilat lumturia jonë duket se është vjedhur nga shqetësimet, kufizimet, kompromiset, kontratat, detyrat profesionale, morale dhe financiare. Si dhe në ç'mënyrë historia jonë e jetës duhet të përfundojë me atë të përrallave në të cilat gjithkush përfundimisht jetonte  i lumtur. A me të vërtet për lumturin duhen gjëra të vogla dhe cilat janë sekretet e mardhënjeve të mira familjare.

Më shumë ose më pak përgjigje për këto pyetje nuk janë askush tjetër përveç fëmijëve. Në shumë hulumtime që përfshijnë mijëra familje, fëmijët u pyetën: Nëse ju mund të realizoni vetëm një dëshirë për prindërit tuaj, çfarë do të ishte ajo? Atë që fëmijët deshën më shumë ishte që prindërit e tyre të jenë të lumtur, të vinë në shtëpi më pak të lodhur dhe të kalojn më shumë kohë bashkë.

 

Gjërat e vogla

Që një familje të jenë e lumtur, varet nga të gjithë antarët e saj, por më shumë nga prindërit, sidomos kur fëmijët janë të vegjël. Mirëqenia në shtëpi ndikon mënyrën se si prindërit do të sillen me njëri tjetrin (me respekt, mirëkuptim dhe pa grindje), si do të rrisin fëmijët dhe si dhe sa kalojnë kohën e lirë me ta.

Lumturia nuk është diçka jashtë nesh, lumturia është e drejta jonë. "Sekretet e vogla"të familjeve të lumtura le të bëhen edhe tuajat.

 

Më shpesh ushqime të përbashkëta

Të ngrënurit bashkë nuk duhet të jetë ngjarje formale dhe serioze. Përkundrazi, duhet të jetë argëtuese dhe e ndryshme nga rutina ditore, që fëmijët ta mbajn mend kur të rriten. Për shembull, zëvendësoni kafjallin e zakonshëm me darkë, ose gjatë vikendeve mëgjeset kaloni në krevat me filmin e preferuar vizatimor. Përfshini fëmijët aq më shumë sa është e mundur në punët e shtëpisë, për shembull gjatë përgatitjes së ushqimit. Familjet të cilat hanë bashkë në të njejtën tryezë kanë afërsi më të madhe mes vete. Koha e vakteve është koha e afërsis mes tyre dhe nuk dhet të anashkalohet së paku pesë herë në javë.

 

Kaloni kohë duke u argëtuar

Përcaktoni ndonjë lojë familjare dhe luani bashkë, së paku disa herë në javë. Për foshnjët më të vegjël mund të jetë leximi i tregimeve, kurse për ata më të rritur ndonjë sport në mjedis të hapur.

 

Reduktoni aktivitetet jashtëshkollore

Një numër vazhdimisht e më i madh i fëmijëve kanë 3-4 aktivitete pas shkollës, mësojnë ndonjë gjuhë, ushtrojnë me sporte të ndryshme... Kështu, edhe ajo pak kohë që ngel për socializim pas një dite pune, faktikisht humbet. Provoni ta largoni së paku një aktivitet, dhe këtë kohë shfrytëzojeni për shoqërim familjar, si shkuarja në pishinë bashkë, ngisni biçikletë, ose shëtitje në park.

Më së miri është nëse fëmijët mund dhe duan të përfshihen në planifikimin e ditës së tyre, javës, muajt, dhe ardhmërisë së tyre. Përcakimi i përbashkët i qëllimeve javore dhe pastaj vlerësimi i të arriturave, te fëmijët zhvillon kontroll më të mirë kognetiv mbi jetën e tyre (vetëkontroll më të madhe, aftësi për t’i ndarë gjërat e mira dhe të këqija të zgjedhjeve të tyre të cilat i bëjnë...)

 

Fisni për historinë familjare

Me rëndësi është që pasardhësit të dinë për anëtarët më të vjetër të familjes dhe për historinë familjare. Bashkëndarja e tregimeve nga e kaluara, e ndodhive, aventurave, vizitën e gjyses dhe gjyshit, u jep fëmijëve ndjenjën e përkatësis në diçka që është më e madhe se vetë ata. Ju jep kontroll më të madhe mbi jetën e vetë, e rrit vetëbesimin dhe besimin se famija e tij funksionon. 

Madje edhe teknologjia bashkëkohore mund t’ju ndihmon që të afroheni si familje. Porositë e dërguara si “Si je?” ose “Të dua” do të kenë shumë rëndësi për fëmijët tuaj.

 

 

Familja para miqëve

Kur fëmijët janë më të rritur dhe shkojnë në shkollë, pas ditës së punës uluni dhe pyesni se si kanë kaluar në shkollë, dhe bashkëndani me ata ndonjë ngjarje interesant nga dita juaj. Vendosni familjen në vend të parë. Qëndroni pozitiv dhe të buzëqeshur, sepse me mos interesin tuaj për ata dhe me humorin e keq, i bëni fëmijët që të dëshirojnë të kalojnë më shumë kohë me shokët e tyre dhe jashtë shtëpisë. Shokët ose miqtë janë të rëndësishëm, por familja duhet të jetë në vend të parë.

 

Krijoni ritale

Krijoni ritale, aktivitet të cilin do ta përsërisni dhe për të cilin patjetër të shoqëroheni. Mund të jetë për festa të caktuara ose fundjavë, mbrëmje filmike një herë në javë, bërja e petullave, lozja me letra, domino, monopol.

 

Martesa në vend të parë

Familje e lumtur është ajo familje ku anëtarët e saj janë të lumtur, gjë që është shumë e rëndësishme për prindërit, dmth., bashkëshortët, që janë krijues të ndodhive në familje. Shmangni zënka sidomos para fëmijëve.Të qenurit i dashuruar kalon, por dashuria ngel, dhe kjo duhet të ushqehet dhe të mirëmbahet marrëdhënia e balancuar mes bashkëshortëve. 

Bëhuni shembull i dashurisë. Lidhja juaj dhe martesa duhet të jenë në vend të parë. Ndryshe, e tërë dashuaria dhe vëmendja kalon te fëmijët, që mund të jetë ngarkesë e madhe për ata. Në fund të fundit, do të vjen koha kur fëmijët do ta lëshojnë shtëpinë.

 

Komunikoni madje edhe për gjërat më të vogla

Fëmijët në përgjithsi lindin të lumtur, kurse mësojnë për pikëllimin. I përsërisin veprimet dhe emicionet tuaja, kështu mësojnë. Kjo nuk don të thotë se vazhdimisht ne duhet të jemi të buzëqeshur dhe ose të shtyremi sikur dikush tjetër. Por nëse gëzoheni që i shihni fëmijët e tuaj, edhe ata do të gëzohen që do t’ju shohin juve. 

Një nga arsyet për lumturi janë financat dhe sjellja e përbashkët e vendimeve për investimet në shtëpi. Nëse buxheti është pak “pisk”, gjetja e zgjidhjes duhet të bëhet bashkarisht. Dhe ashtu si rekomandohet secili nga bashkëpuntorët të ruaj identitetin e tij në martesë, kështu që rekomandohet që secili të ndaj anësh një shumë të caktuar të parave që të mund të lejojnë ndonjë kapriço të vet. 

 

Komunikimi mes tërë anëtarëve të familjes është shumë i rëndësishëm. Zakonisht nëna është ajo e cila komunikon me të gjithë dhe e cila i bartë informata. Por në një familje të lumtur tërë anëtarët e familjes komunikojnë mes veti, haptazi flitet për gjithçka. 

 

Që të jemi të lumtur tani, ndoshta duhet që madje shumë pak t’ju kthehemi shprehive të së kaluarës, kur njerëzit vërtetë komunikonin (pa telefona dhe tableta), kur njerëzit luanin jashtë, kur të shikuarit e vilmave vizatimor ishte diçka e veçantë dhe bëhej në fundjavë ose pak para gjumit, kur shkuarja në shoping donte të thotë shoqërim (socializim) dhe jo “terapi”. 

 

 

 

 

 

Reagimi i fëmijës më të moshuar kur do të kupton se do të ketë vëlla ose motër ose kur do të takohet me të porsalindurin, varet nga mosha dhe niveli i zhvillimit të tij.Fëmijët më të moshuar, zakonish mezi se presin të njoftohen, kurse fëmijët më të vegjël janë të habitur dhe të shqetësuar.Prandaj, duhet të jemi të përgatitur, ta ndihmojmë fëmijën më të moshuar gjatë këtij procesi të adaptimit.

Me rëndësi është që fëmija i moshuar ta kupton këtë lajm të gëzushëm para se të filloni ta përhapeni lajmin me të afërmit dhe miq dhe para se të bëhen të dukshme ndryshimet në trupin tuaj. Kështu që, direkt do të mbikëqyrni reagimin e fëmijës dhe mënyrën në të cilën ai si ta pranon gjendjen e këtillë.Në të njejtën kohë, direkt do të përjeton ndjenjën tuaj të kënaqësis dhe lumturisë.
 

Fëmija mes moshës 1/3 vjeçare
Me siguri nuk do të kupton se çka don të thotë të jeshë vëlla ose motër, deri sa të arrin foshjna në shtëpi. Por, gjithsesi nuk duhet të pushoni së foluri për këtë, dhe t’ju përgjigjeni të gjithë pytjeve të tij ose saj lidhur me foshnjën, nëse ka.Ndshta ëshë më mirë t’i sqaroni dhe t’i tregoni me anë të fotografive nga librat për foshnjë dhe familje, ose me anë të fotografive të foshnjëve. Nuk është keq nësekaloni dhe kohë me shokët ose të afërmit që kanë foshnjë të cilën do të mund ta merrni në krahë, që fëmija juaj të mund të mësohet me idenë që prindërit e tyre mund të ruajnë edhe foshnjë tjetër, por sërish ta duan edhe këtë.  
Fëmija më i moshuar me siguri do të interesohet për gjërat e foshnjës.Kështu, mund ta përfshini në hapjen e dhurateve për foshnjat dhe lejoni që të luan me të.Ndoshta do të dëshiron t’i mban si të vetë, që nuk është diçka që duhet ta kundërshtoni,sepse foshjna gjatë kohë nuk do ta dinë se çka është e tij/saj dhe çka nuk është.
Nëse dëshironi ta zhvendosni në një shtrat tjetër ose në dhomë tjetër, kjo më mirë të bëhet sa më herët që mos të ndjehet sikur i dëbuar nga i porsalinduri. Me siguri as nuk do të ketë gjëra tjera për të cilat do të kërkoni që t’i ndani, sepse bashkëndarja edhe nuk është gjë që e bën shumë lehtë.
Me avancimin e shtatzanisë, keni më pak energji dhe më shumë përqendroheni mbi lindjen, kështu fëmija juaj i moshuar mund të ketë më shumë kërkesa, të zhvillon disa frika tjera të reja, madje edhe mund të ndërpret ose të parakthen zhvillimin.Andaj, në këtë periudhë mos bëni ndryshimet të mëdha në jetën e tij, si për shembull, dërgimin në çerdhe ose ndërrimin e çerdhes, mos insistoni që të braktis biberonin nëse ende e përdor ose të braktis pelenat.
Më mirë që mund të bëni është të kërkoni ndihmë, gjegjësisht ndonjë person që do të kujdeset për të gjatë periudhës së lindjes dhe menjëherë pas saj, por edhe t’ju ndihmon që të kujdeset për foshnjën, që të mund të kalonin kohë çdo ditë vetëm me fëmijën e më të moshuar.


 

Fëmija mes moshës3 dhe5 vjeçare
Fëmija në këtë moshë mund të njehet i anashkaluar sepse e ndani vëmendjen tuaj me anëtarin e ri të familjes. Provoni t’i sqaroni kështu që do ta përfshini në aktivitetet lidhur me përgatitjet lidhur me anëtarin e ri. Zgjedhni veshje ose roba ose inventar për dhomën barshkarisht. Lexoni tregime për foshnjë, vëllezër dhe mortra.Shikoni fotografi nga mosha e tij më e re dhe tregoni tregime për lindjen e tij, sqaroni sa të lumtur ishin kur ai erdhi në këtë botë. Kështu do t’i bëni me dije se dikur edhe ai ose ajo ka qenë foshnjë që e ka pasur tërë vëmendjen.
Duke pasur parasyshë se fëmijët më së shumit mësojnë me anë të lojrave, dhuroni lodra foshnjë ose lodër të mbushur për të cilën duhet të kujdeset, dhe kërkoni që, nëse do, ta zgjedh një lodër nga të vetat dhe t’ja jep foshnjës.
Mundohuni ta ruani rutinën, të mos bëni shumën ndryshime në përditshmërinë e fëmijës së moshuar para lindjes dhe menjëherë pas lindjes, deri sa edhe zgjat përshtatja me anëtarin e ri në familje.




Fëmija më i moshuar se 5 vjeçar
Zakonisht, paraqitet xhelozia sepse tërë vëmendja juaj drejtohet ka foshnja,kurse fëmija i moshuar tashmë është person i veçantë, mjaftë i pavarur dhe mund të hanë, luan, t’i kryen nevojat fiziologjike, të shkon në shkollë, për këto arsye prindërit mund t’i kushtojnë shumë pak vëmendje. Bisedoni me foshnjën më të moshuar për nevojat e foshnjës, sqaroni atij se cilat përparsi i ka për shkak se është fëmij i pari ose më i moshuar(për shembull, mund të shkon në shtrat më vonë) ose kërkoni që t’ju ndihmoj të kujdeseni për foshnjën. Pyetni se çka din për foshnjët dhe çka mendon si do të jetë të kemi foshnjënë shtëpi.
Fimijët janë fëmij, dhepse mund të jenë më të moshuar dhe duket sikur e kuptojnë dhe e pranojnë gjendjen e re, sërish,nuk është keq të ulet me fëmijën e më të moshuar dhe t’ja kujtoni ditët e tij fëmijrore dhe t’i tregoni se edhe për atë i keni kaluar këto ditë dhe keni qenë njëlloj kaq i gëzuar ose i lumtur.
Gjegjësisht, problemet paraqiten nëse fëmija ndjehet i zëvendësuar, gjegjësisht nëse i marrin vendin në shtëpi dhe lodrat, që t’i jepen foshnjës.Shumë shpesh fëmijët janë të emocionuar dhe të interesuarpër foshnjën e re madje edhe më të hutuar nga fakti se si prindërit e tyre pa vetëdije kanë ndryshuar.
Mundohini që për foshnjën e re të përdorni terme si “ vllau yt i vogël“ ose „motrushi“ në vend të “foshnja ime“ ose “foshnja e re“, që të mund edhe fëmija më i moshuar të ndjehet pjesë e kësaj situate të re.
 
 
Koha e domosdoshme edhe për fëmjën më të moshuar!
Pa varsisht nga mosha e fëmijës dhe obligimeve tua lidhur me foshnjën, patjtër të gjeni kohë për shoqërimin cilësor me fëmijën më të moshuar. Shëtisni vetë ose dërgojeni në ndonjë vend të posaçëm(kënd lojrash) ose luajeni lojën e tij/saj të preferuar.
Gjithmonë ekziston mundësi që foshnja më i moshuar të shfaq sjellje negative ose të prapakthehet në zhvillim me qëllim që të fiton vëmendjen tuaj më të madhe.Nëse është më e vogël dhe, si për shembull, paraqiten probleme me shkuarjen në banjo (urinon në gjumë),mos e ndëshkoni, por i sqaroni se kjo nuk është mënyra e duhur dhe ofroni dashuri dhe mbështetje në të ardhmen. Nëse bëhet fjalë për fëmijë më të madh ose më të moshuar, së pari provoni ta injoroni sjeljen e keqe, ndoshta mund të nxit sjelljen e mirë sërish për të fituar vëmendjen tuaj. Në çdo rast, flisni me fëmijën, pyeteni se si ndjehet si vëlla më i madh ose motër më e madhe, dhe dëgjoni.
 
Nëse fëmija më i moshuar nuk tregon interes për foshnjën, mos u shqetësoni.Disa fëmijë kanë nevojë për më shumë kohë që të përshtaten me rolin e ri në familje.
 
Mos e leni të porsalindurën vetëm me fëmijën më të moshuar, nëse ai/ajo është më pak se 12 vjeçare. ( mepykëpyetje)
 
Si të jeni të sigurtë se i keni kry detyrat e shtëpisë
Do ta kuptoni se përgatitjen e keni mbaruar mirë nëse fëmija më i moshuare pranon anëtarin e ri në mënyrë të duhur. Kjo don të thotë se do të paraqiten reagimet e xhelozis, por në kuadër të asaj që pritet.Fëmija nuk do të tregon forma të agresionit ose sjllejs së pazakontë, dhe me kalimin e kohës me më shumë emocion dhe ndjenja do ta pranon vëllaun ose motrën e tij.
 

 
 

Shëndeti fillon nga goja, dhe prej këtu, mirëmbatja e dhëndetit në zgavrën e gojës dhe shëndetin detal janë me rëndësi të madhe. Krijimi i shprehive për mirëmbatjen e higjienës së duhur është proces shumë i rëndësishëm të cilit, si prind, duhet t’i kushotjmë vëmendje të veçantë

Kur dhe si të fillohet me mirëmbatjen e higjienës së dhëmbëve dhe gojës?
Me mirëmbatjen e higjienës mund të fillohet para daljes ose me daljen e dhëmbëve të parë të qumështit. Andaj, gjingjiviti në gojën e foshnjës fshihet me garzë të lagësht.Me këtë mund të vazhdohet edhe kur të dalin dhëmbët e parë. Dhëmbët duhet të fshihen në mëngjes dhe në mbrëmje dhe pas ndonjë porcioni më voluminoz. Poashtu, mund të merren edhe gishtëzagomës ose silikonit që gjenden në farmaci.Por edhe garza e përgjithshme e ka funksionin e njejtë. Kjo mënyrë e higjienës mund të përdoret deri në dy vite.






Kur të fillohet me brushë?
Brusha për dhëmbë fillon të përdoret gradulisht. Fillimisht, fëmiju luan me të, kurse më vonë fillohet me pastrimin e dhëmbëve me brushë. Brusha duhet të jetë e butë dhe me kokë të vogël.Nuk duhet të përdoret pastë, sepse fëmijët nuk dijnë të pështynë, pra do ta gëlltisin.
 
Më shumë se dy vite, sasia e pastës e vendosur mbi brushë duhet të jetë sa një kokërr bizele dhe aspak më shumë. Kjo sasi mjafton për pastrimin e mirë të dhëmbëve.
                                                                                           
Pastat për dhëmbë përmban substanca për pastrim, detergjente, substanca për njomje, ngjyrë, aromë, fluoride dhe substanca për lidhje. Fluoridet pengojnë paraqitjn e kariesit.


Sot, tërë pastat përmbajnë fluiride, edhepse me koncentrim mininimal.
Në kohën më të re, në treg paraqiten paste organike me bazë natyrore dhe nuk përmbajnë fluoride.
 
Deri në moshën trevjeçare, pastrimi i dhëmbëve më mirë është ta bëj prindi, kurse më vonë, pasi fillon shkuarja në shkollë dhe pas kësaj periudhe, pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhen nga vetë fëmiju, por nën mbikëqyrjen e prindit.
 
Në të njejtën kohë, poashtu duhet të përdoret edhe fije për dhëmbë. Në vendet e Evropës perendimore, përdorimi i fijeska përparsi në raport me pastrimin e dhëmbëve.
 









Pastrimi i duhur i dhëmbëve te fëmijët



Në fund, butësisht pastrohen me brushë gjuha dhe pastrohet goja dhe brusha.
 
Prindërit duhet t’ju ndihmojnë fëmijët me pastrimin e dhëmbëve deri sa fëmiju ta përvetëson teknikën e pastrimit të dhëmbëve.
 
 
 
D-r Gordana Todorovska
Spec. i stomatologjisë preventive dhe për fëmijë

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin