Antioksidans i fuqishëm nga grupi i vitaminave që treten në yndyrëra. Njihet edhe si “Vitamina e rinisë ose vitamina e bukuris. Është i pranishëm në lloje të ndryshme të ushqimit, vajra dhe yndyrëra. Prania e tij e mbron organizmin nga paraqitja e sëmunjdeve serioze të zemërës dhe ka ndikim të madh mbi procesin e plakes dhe mirëmban vitalitetin e lëkurës së trupit.”
 
Vitamina e fertilitetit
Vitamina E ka ndikim pozitiv mbi tërë organizmin dhe luan një rol të rëndësishëm për funksionin e duhur të gjëndrave me tajim të brendshëm, sidomos për funksionin e gjëndrave gjinore. Vitamina E kontribon në formimin e qelizave reproduktuese dhe e përmirëson fertilitetin te të dy gjinitë. 
 
Antioksidans i fuqishëm
Vitamini E është antioksidans më i rëndësishëm që zbërthehet ose tretet në yndyrëra. Ai i mbron strkturat e membranave qelizore nga ndikimi i radikaleve të lira, lufton kundër proceseve ndezëse dhe në këtë mënyrë natyrisht e ngadalson plakjen e qelizave. Duke ju faleminderuar efektit të tyre antioksdues dhe neutralizimit të radikaleve të lira, vitamina E ndihmon pengimin e oksidimit të kolesterolit dhe kohë pas kohe i mbron edhe enët e gjakut nga dëmtimi. 


Bekim për lëkurën
Vitamina E luan një rol shumë të rëndësishëm për mirëmbatjen e shëndetit të lëkurës. E redukton inflamacionin e trupit dhe lëkurës dhe ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës. Poashtu, vitamina E është i rëndësishëm për mbrojtjen nga dielli, shërimin më të shpejtë të plagëve, reduktimin e akneve dhe puçrave, dhe bashkë me vitaminën C mund të përmirësojnë edhe simptomet e egzemës.Për shkak të këtyre përbërësve, ai është përbërës kryesor në shumë produkte kosmetike për kujdes dhe kundër plakjes së lëkurës. 
 
 Për shikim të mirë
Vitamini E me antioksidansa tjerë si beta karoteni, votamini C, seleni dhe zinku tregojnë efekt të jashtëzakonshëm në drejtim të mbrojtjes së funksionit të syve dhe prevenimin e paraqitjes së degjenerimit makular dhe kataraktës.
 
Për qëndrueshmëri fizike të fuqisë muskulore
Vitamina E ndikon dukshëm edhe te përmirësimi i qëndrueshmërisë fizike me përmirëismin e qarkullimit të gjakut dhe energjisë. Dukshëm ndikon dhe në reduktimin e nivelit të stresit soksidues të indit muskulor pas aktivitetit fizik.
 
Konsumi i rregullt dhe i përshtatshëm i vitaminës E me anë të ushqimit të llojllojshëm dhe të balancuar mund të prevenoj dhe të ndihmoj përmirësimin e gjendjeve si:

-  aknet 
-  ateroskleroza
-  astma
-  diabeti
-  epilepsia
-  steriliteti
-  menopauza
-  migrena
-  osteoartriti
-  katarakta
-  pika në tru
 
 Burimi i vitaminës E 
Vitamina E është e përhapur në natyrë sidomos në botën bimore. Më së shumti gjendet në yndyrërat bimore, frutat me bërthamë si bajamet, lajthitë, arrat, perimet me gjethe të gjelbërta si spinaqi, drithërat, farat e lulediellit dhe kungulli, patatja e ëmbël dhe avokado. Në mish gjendet vetëm në sasira të parëndësishme. Embrionet e drithërave, vajrat bimore dhe farat yndyrëlëshuese janë burime më të pasura. Ushqimi i pasur me vitamin E më së miri konsumohet i freskët. Me gatim humbet 50-90% e vitaminës. Ushqimi i pasur me këtë vitamin duhet të ruhet e mbyllur për shkak të ndjeshmërisë ndaj oksigjenit dhe mundësisë për oksidim.
 
Konsideorhet se depoja e këtij vitamini gjendet në indin yndyror. Koncentrime të larta gjenden në mëlçinë e zezë, zemër, muskul, testise, mitër, gjëndrat mbiveshkore dhe hipofizë. Lirohet ngadal dhe për efekt plotësisht terapeutik nevojite dy deri tre muaj. Kafshët dhe njeriu nuk janë në gjendje ta sintetizojnë këtë vitamin.
 
Dozat e rekomanduara ditore të vitaminës E
Adoleshentët dhe të rriturit – 15 mg 
Fëmijët dhe adoleshentët më të ri 6-11 mg në ditë
Nënat me gjidhënie deri në 19 mg 
 
Mungesa e vitaminës E:
Edhepse rrallëherë për shkak të mungesës së vitaminës E mund të parqiten simptomet vijuese:
dobësia e muskujve, probleme me të pamurit, lëvizja jo stabile, anemia, probleme me tretjen e ushqimit.
 
 

ANKSIOZITETI

Në rrethanat e jetës me tempo të shpejtë, ndryshimet e shpejta teknologjike, shqetësimi për çështje ekopnomike si dhe krizat globale sociale shoqërore detyrojnë paraqitjen e gjendjes së anksiozitetit vazhdimisht e më shpesh Të dhënat e këtilla janë edhe më shqetësuese sepse personat anksioz nuk e konsiderojnë mjaftë seriozisht gjendjen e tyre për të kërkuar ndihmë prfoesionale. 
 
Çka në fakt paraqet anksioziteti
Anksioziteti është ndjenjë e shqetësimit të përgjithshëm, frikë e paqartë pa ndonjë arsye të qartë të jashtëme, tension psikomotorik dhe bregosje. Anksioziteti manifestohet me anë të shumë simptomeve fizike dhe psiqike të cilat përjetohen si të pakëndshme, por shpesh paraqiten edhe në kombinim me sëmundje tjera, sidomos me depreisonin. Specifike për anksiozitetin është se më shpesh motivohet dhe nuk ka të bëj me ndonjë objekt, ndodhi ose person konkret. 

Nocioni anksiozitetshpesh ngatërrohet me nocionin frikë. Por, sërish bëhet fjalë për dy dukuri plotësisht të ndryshme dhe me rëndësi është të bëhet dallim mes tyre. Anksioziteti është përjetim i ndryshëm kualitative nga frika dhe paraqitet kur personi nuk mund të ballafsqohet me rrezikun. 

Te frika rreziku është racional, sepse objekti ose dukuria dukshëm perceptohen dhe mund të identifikohen, kurse te anksioziteti nuk ekziston objekti ose burimi i perceptuar me vetëdije që paraqet rrezik dhe i njejti mbështetet mbi pritshmërinë se do të ndodh diçka e keqe ose e rrezikshme.  Koncepti për mundësi të pakufizuara për sajimin e dukurive të mundshme paraqet një burim të pashtershëm për anksiozitetin.

Arsyet?

 

Arsyeja e përpiktë për anksiozitetin nuk dihet, por ekzistojnë shumë faktor të cilët mund ta nxisin anksiozitetin. Rëndësi luajnë faktorët gjenetik, proceset biokimik në tru dhe ndikimi i mjedisit. Traumat e ndryshme ose momentet shqetësuese gjatë jetës, vdekjae ndonjë të afërmi, divorci, ndërrimi i vendit të punës, ndërrimi i vendit të banimit- mund të shkaktojnë anksiozitet.

Simptomet e naksiozitetit

Manifestimi fizik i anksiozitetit më shpesh ndodh nëpërmjet: punës së përshpejtuar të zemrës; hipertensionit; frymëmarrjes së përshpejtuar ose e cekët; pështjelljes ose tharjes së gojës; skuqjes dhe djersitjes; dridhjes; dëmtimet gastrointestinale, tendosjes muskulore; humbjes së frymëmarrjes dhe ndjenjës së asfiksimit; vështirësitë me gëlltitjen („therra në fyt“), ndjenja e ligështisë, etj.
Shenjat psiqike për anksiozitetin janë: humbja e lehtë e durimit; vështirësi për gjumin; vështirësi me koncentrimin; pritja e vazhdueshme e ndodhive negative nga çdo situatë në jetë; obsesioni, nevoja për ikje, fshehje ose shmangie nga detyrat, etj.
 
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj:
Jo gjithmonë dita e keqe ose periudha me shqetësim paraqet gjendje anksioze. Por nëse shumica e simptomeve të cektura paraqiten më shumë se gjashtë muaj, me siguri bëhet fjalë për dëmtim anksioz dhe ndihma dhe këshillat nga mjeku janë të rëndësishme për diagnostifikimin dhe parandalimin e problemit.
 

Trajtimi për anksiozitetin

Për të përmirësuar cilësinë e jetës së personit me anksiozitet, shumë është me rëndësi njohje e hershme e anksiozitetit dhe trajtimi i përshtatshëm profesional. Trajtimi profesional në fazat e hershme ndihmon që të pengohen disa pasoja më të rënda siç janë depresioni, keqpërdorimi i alkoolit, substancat psikotropike dhe të tjera.

Ekzistojnë shumë qasje psikoterapeutike si terapia Geshtalt, terapia kognitive-behaviorale, terapia familjare dhe të tjera të cilat mund të ndihmojnë që ta tejkaloni këtë gjendje anksioze. Sipas dëshirës, sipas vlerësimit të personit profesional, në trajtim mund të përfshihet edhe terapia medikamentoze, gjegjësisht përdorimi i anksiolitëve dhe antidepresivëve.
 
Vetëm-trajtim
Në disa raste, anksioziteti mund të shërohet në shtëpi pa mbikëqyrjen e mjekut. Por, kjo mund të kufizohet te periudhat më të shkurtëra të anksiozitetit dhe për arsye të qarta.
 
Ekzistojnë disa ushtrime dhe aktivitete të cilat rekomandohen:
 
Trajtimi i stresit:Të mësuarit si ta menaxhojmë stresin mund të ndihmoj që t’i kufizojmë sfiduesit e mundshëm. Kujdesuni për shtypjet dhe afatat kohore, krijoni listë të prioriteteve për t’i bërë detyrat më friksuese më të realizueshme. 
 
Teknikat e relaksimit:Aktivitete të theshta mund të përdoren që të liroheni nga shenjat mentale dhe fizike të anksiozitetit. Ata përfshijnë meditimin, ushtrimet për frymëmarrje të thellë, banjo të gjata, pushim në hapësirë të errët dhe joga.
 
Mënyrë e shëndosh e jetës:Mbatja e aktivitetit, të ushqyertit të duhur, dalja në natyrë, koha e kaluar me familjen dhe miqt, janë shumë të dobishme për reduktimin e anksiozitetit dhe për përmirësimin e gjendjes suaj të përgjithshme. Përdorimi i përbërësve natyror si: çaji prej kamomile, çaji i gjelbërt, sumbullare, livanda, valerian, balsam mund t’ju ndihmojnë shumë që t’i qetësoni mendimet tua. 
Sportimi dhe aktiviteti fizik poashtu mund ta përmirësojnë fotografinë që e keni për vetvete dhe t’i lironi komponentet kimike në tru që shkaktojnë ndjenja pozitive.

 
Mësohuni të ballafaqoheni
Ballafaqimi dhe kërkimi i arsyes së vërtetë ndoshta është çelësi për trajtimin e anksiozitetit. Asnjëherë mos u dorëzoni me shenjat e para të dobësimit. Gjeni arsyen! Gjeni se çka ka shkaktuar sulmet dhe mësoni se si t’i transferoni mendimet negative në gjëra pozitive.

 
 
 
 
 
 

Vera është jashtëzakonisht periudhë e simptomave të shpeshta të problemeve me stomakun, problemeve me tretjen e ushqimit, paraqitjen e feces të shpesht dhe të holluara dhe diarres.Jo rrallëherë kënaqësia me destinacionet e zgjedhura prishet pikërisht nga paraqitja e diarresë dhe problemeve me stomakun.

 

Çka është diarrea?

 

Diarrea, zakonisht, konsiderohet si gjendje e cila karakterizohet me jashtëqitjen të shpeshtë dhe me ndryshimin e strukturës dhe konsistencës së feces. Diarrea shkaktohet nga sekretimi i tepërt lëngut në zorrë, absorbimi i reduktuar i lëngun në zorrë ose kalimi i shpejtë i feces nëpër zorrë.

Në përgjithësi, gjatë diarresë, feces është më fluide, pavarsisht nëse frekuenca e lëvizjes në zorrën e trashë është e madhe ose jo, ajo mund të ndryshoj nga e butë deri në ujore (e hollë).

 

Parimisht, diarrea ndahet në dy lloje, akute dhe kronike.

  • Diarrea akute zgjat nga disa ditë deri në një javë.
  • Diarrea kronike mund të definohet në disa mënyra, por, zakonisht, zgjat më shumë se tre javë.

 

Me rëndësi është të bëjmë dallimin mes diarresë akute dhe kronike, sepse ata, zakonisht, kanë arsye të ndryshme, kërkojnë teste të ndryshme diagnostike dhe trajtim të ndryshëm.

Simptomet që përkojnë me diarrenë varen nga shkaku dhe lloji i diarresë.

 

Diarrea akute

 

 

Më shpesh, diarrea shkaktohet nga infeksionet e traktit gastrointestinal. Mikrobet që janë përgjegjëse për këto infeksione janë:

  • Bakteriet (salmonela, kampilobakteriet, esheria koli)
  • Viruset (citomegalovirusi, hepatiti viral, rotavirusi)
  • Parazitet si giardia lamblia dhe cryptosporidium mund të shkaktojnë diarre.

 

Përveç kësaj ekzistojnë edhe arsye tjera për paraqitjen e diarresë akute:

  • Mostoleranca ndaj ndonjë lloji të ushqimit
  • Helmimi nga ushqimi
  • Mostoleranca ndaj laktozës 
  • Ndonjë intervenim kirurgjik
  • Diarreja gjatë udhëtimit
  • Barnat – shumë barna si antibiotik, mund të shkaktojnë diarre. Antibiotikët i shktrojnë edhe bakterit e mira edhe të këqijat që mund të shkakoj barazpeshën natyrore të bakterieve në zorrën tonë. Barnat tjerë të cilat më shpesh mund të na shpien te paraqitja e diarresë janë antacidet dhe magnezi, diurtikët, barnat për reduktimin e kolesterolit në gjak, hemoterpeutët, hormonet tiroide, barnat antiinflamatorni jo steroide.
  • Alkooli
  • Stresi i përditshëm dhe nervoza

 

Arsyet më të shpeshta për diarrenë akute (pothuaj 90%) janë infeksione dhe parazite virale dhe bakteriale.

 

Simptomet e diarresë
Diarre mund të jetë e butë dhe shumë e rëndë.
Simptomet e buta janë ngërçet dhe fryrja, që shoqërohen me fecet shumë të butë ose fluide, disa boshadisje të zorrës gjatë ditës.
Simptomet më të vështira paraqesin pështjelljen dhe vjelljen që paraqiten përveç diarres, por vetë diarea shprehet e lëngshme dhe zgjat disa ditë
Te diarretë e rënda dhe të rrezikshme, përveç simptomeve tjera, paraqiten edhe ethet, rritja e temperaturës së trupit dhe në vetë fecet mund të gjendet edhe jargë, gjak dhe ushqime të papërpunuara.

 

 

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj:

Edhepse zakonisht nuk është problem shumë serioz shëndetsor, diarrea mund të bëhet edhe e rrezikshme ose të sinjalizoj diçka më serioze. Ndihma mjekësore është e nevojshme nëse keni:

  • Shenja të dehidratimit
  • Diarrea më shumë se 2 ditë, nëse je i rritur
  • Për fëmijët, nëse zgjat më shumë se 24 orë
  • Dhimbje e madhe në bark ose në rektum (për të rriturit)
  • Ethe prej 380 ose më të larta
  • Feces që përmban gjak ose qelb
  • Feces që janë të zeza

 

A mund të prevenohet diarrea?

 

Disa gjëra bazë mund të jenë të dobishme në drejtim që të prevenohet paraqitja e diarresë. Kjo përfshinë kujdesin me konsumin e ushqimit (sidomos gjatë temperaturave të larta verore) dhe higjienën. Në atë drejtim, gjatë udhëtimit dhe vizitave në vendet tjera: 

  • Përdorni vetëm ujë në shishe për pije ose të pastruar
  • Nëse përdorni ujë nga çezma, zijeni atë
  • Sigurohuni se ushqimi i zijer që e hani është plotësisht e përgatitur dhe servohet e ngrohtë
  • Shmangni ushqimin me yndyrë, slacet (sidomos majonez), akulloret, etj.
  • Shmangni konsumin e pemëve dhe perimeve të paastruara

 

Ushqyrja gjatë diarresë:

Gjatë kohës së diarresë, shumë është me rëndësi të hani dhe pini. Dehidratimi nga diarrea mund të jetë madje edhe fatale. Prandaj, shumë është me rëndësi që të mbeteni të hidratuar dhe të pini dhe konsmoni ushqim që përmban lëngje, por në të njejtën kohë nuk do t’i rrit edhe simptomet e diarresë po e kundërta, do t’i reduktoj.

 

  • Cili ushqim dhe pije nuk rekomandohet për konsum gjatë kohës së diarresë? alkooli
  • qumështi
  • kafeja
  • pijet dhe pijet e gazuara
  • ushqimi i skuqur dhe i yndyrshëm
  • lakëra
  • brokoli
  • fasulja
  • bizelja
  • misëri
  • speci

disa produkte qumështore

Çka duhet të konsumohet kur keni diarre:

  • Gjatë periudhës së shërimit nga diarrea, thjeshtë duhet të konsumoni ushqim sa më të lehtë që mund të përpunohet, dhe i cili do të ndihmoj me absorbimin e pak ujit të feces: drithëra, si tërshëra, 
  • misër dhe qull prej orizi
  • banane
  • molla
  • bukë ose tost
  • patate e zijer
  • kreker pa erëza
  •         boronica

Ky ushqim mund të jetë shumë i dobishëm në ditën e parë të trajtimit të diarresë. Konsumi i porcioneve shumë të vogla gjatë ditë mund të ndihmojnë në ruatjen e funksioneve normale të sistemit digjestiv.

 

Probiotikët

Ushqimi i pasur me probiotik, si jogurti ose kefiri, mund të ndihmojnë në disa raste, probiotikët mund edhe më tej të irritojnë sistemin digjestiv. Probiotikës ndohmojnë tretjen me anë të përmirësimit të barazpeshës së bakterieve të mira dhe të këqija në zorrë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vera është periudhë e kënaqësis së plotë jashtë dhe në natyrë. Por përveç rekomandimeve dhe rreziqeve lidhur me ndikimet negative dhe mbrojtjen nga temperaturat shumë të larta dhe rrezet UV, këtu e kemi edhe një lloj tjetër të rrezikut në formë të pickimeve dhe kafshimeve nga format e ndryshme të insekteve të fshehur te pemët në rrethinë, sipërfaqet me gjelbërim dhe lule...

 
Fatmirësisht, një numër i madh i insekteve nga nënqielli ynë nuk bëjnë pjesë në kategorinë e rrezikshme për jetë, por shpesh pickimet ose kafshimet e tyre mund të jenë të pa këndshme dhe mund të shkaktojnë edhe dëmtime të vogla shëndetsore.Më shpesh gjithçka mbaron me kruarje, ëntje, skuqe, por varësisht edhe nga shkalla e ndjeshmërisë ndonjëherë edhe kafshimi nga bleta mund të jetë vdekjeprurës.
Me qëllim që të evitojmë shqetësimet e padëshiruara dhe prishjen e qetësis personale disa masa mbrojtëse dhe gjithësesi edhe disa këshilla mund të jenë shumë të dobishme për vetëndihmë dhe lehtësim të simptomeve nëse ndodh kafshimi.
 

Kafshimi nga bletët, grenzatdhearëzat e mëdha
Shumë shpesh në periudhën e verës jemi synim i kafshimit nga grenza, bletët ose nga arëza e madhe. Kafshimi mund të jetë shqetësues madje edhe i rrezikshëm për jetë. 
 
Kompresë e ftohtë pas kafshimit
Kafshimi nga bleta,grenza osearëza e madheshkakton ëntje e cila zgjerohet rreth vendit të kafshimit dhe fillon të mizëron. Me qëllim që të pengohet përhapja e ëntjes, që sa është e mundur më shpejtë të vendoset kompresë e ftohtë ose një pjesë akulli. Me ftohje reduktohet sasia e ëntjes por e njejta kontribon te reduktimi i dhimbjes dhe kruarjes.
 

Largoni thimthin
Kafshimetnga grenzaose bleta si duket janë të ngjajshme, por sërish ai i bletës është më i rëndë sepse është alergjen më i fortë. Pickimet e tyre dallohen edhe për shkak se bleta lëshon më shumë helm dhe e lëthimthinnë vendin e kafshimit.Prandaj është shumë e rëndësishme që thimthimenjëherë të largohet nga vendi i kafshimit me ndihmën e thonjëve nëse është e munudur.Pastaj të bëjmë kujdes që të mos e shtypim qesja e cila do të shkaktoj derdhje të helmit të mbetur.
Thimthi i arëzës së madheështë më e gjatë dhe më e trashë. Shpesh besohet se arëza e madheështë më i rrezikshëm nga insektet e mbetura. Kafshimi i tij është më me dhimbje por vetëm për shkak të madhësisë dhe trashësisë së thimthit të tij që natyrisht shkakton dhimbje më të madhe. Helmi i tij përmban substanca të cilat shkaktojnë ndjenjë më të madhe të djegies por esencialisht helmi i tij është më pak toksik se ai i grenzes.
 
Shoku anafilaktik
Pickimet nga grenza, bleta dhe arëza e madhemund të kenë edhe përfundim dramatik.Paraqitja eventuale e shokut anafilaktik mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Për shkak të kësaj, pas pickimit duhet të përcillet gjendja dhe të regohet në kohë nëse paraqitet ndonjë reaksion i pa dëshiruar. Te disa persona pas pickimit të parë mund të paraqitet reaksion alergjik, i cili në rast të kafshimit vijues mund të shkaktoj reaksion të madh në formë të shokut anafilaktiknë të cilin nëse nuk ka intervenim mjeksor mund të ketë pasoja serioze. 
Që kafshimi ka shkaktuar alergjik mund të dyshojmë nëse paraqiten dhimbje të mëdha dhe ëntje, frymëmarrje të rënduar dhe frymë të shkurtër. Shoku anafilaktik plotësohet me ndryshimin e lëkurës, skuqe, dhe kruarje. Përveç kësaj simptoma të shpeshta janë edhe ëntjet e mukozës, kruarja rreth syve, hundës dhe gojës, madje edhe ëntjet e gjuhës dhe gojës.Te rastet më të rënda shkaktojnë edhe obstrukcione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Personat me simptoma të shokut anafilaktik duhet urgjentisht të dërgohen në institutin më të afërt shëndetësor. Nëse ju ose ndonjë anëtar i afër i familjes suaj keni tendencë të vërtetuar ndaj paraqitjes së reaksionin anafilaktik gjatë kafshimit nga grenza, bleta ose arëza e madhe, është e nevojshme ta mbani këtë në mendje dhe të merrni masa plotësuese mbrojtëse madje edhe mbatjen e një seti për vetëndihmë nëse jeni largë nga mjedisi urban.
 
 

Kafshimi nga mushkonja
Një shqetësim i madh gjatë periudhës së verës, sidomos pranë sipërfaqeve me ujë janë mushkonjat. Fatmirësisht nuk kemi raste të bartjes së smundjeve të rrezikshme siç janë malaria, virusi denga ose edhet e verdha që shkaktohen nga kafshimi i mushkonjave.Ajo që neve na shkakton kokëdhimbje janë kafshimet që shkaktojnë reagime alergjike si skuqe, ëntje dhe shumë kruarje. Më me rëndësi është pas kafshimit në vendin e pickimit mos të kruhet kurse kruarja të neutralizohet. Për këtë mund të ndihmojnë soda bikarbon, uthulla e mollës dhe limoni. E rëndësishme gjatë shfrytëzmit të këtyre preparateve është të përdorim kompresë të lagur në vendin e kafshimit pa fërkimtë lëkurës. Ajo që ndihmon reduktimin e kruarjes mund të jetë edhe përdorimi i brozilokut. Një gjeth të brozilokut fërkojeni ose vendoseni në vendin e kafshimit. Gjethi aromatik i brozilokut përmban kamfor dhe timol–komponente të cilat nuk e reduktojnë kruarjen.
 
 
Rriqëra
Edhe një furacakpickues të cilin duhet ta kuptojmë shumë seriozisht. Përveç reaksionit alergjik dhe shqetësimit lokal në vendin e kafshimit, rriqëra mund të jetë edhe bartës i sëmundjeve serioze. Ajo që është me rëndësi gjatë kafshimit nga rriqëra është që të njejtën ta largojmë nga trupi aq shpejtë sa është e mundur. 
Rriqëra nuk mund të qëndroj në lëkurë më shumë se 24 orë!
 
 

Nxjerrja e rriqërës:me pincë kapet pjesa e sipërme, aq sa është e mundur afër lëkurës, dhe ngadal tërhiqet pa rrotullime në të majtë ose në të djathëPastaj vendi i kafshimit nuk duhet të lyhet me asgjë.
Rriqërën mund ta largoni edhe vetë vetëm me kusht nëse jeni plotësisht i sigurtë dhe i shkathtë për këtë veprim. Nxjerra jo profesionale e rrit rrezikun nga komplikimet e mëtjeshme dhe pothuaj gjithmonë është e pa suksesshme, sepse turini i rriqërës mbetet në lëkurë.  Prandaj nëse nuk jeni të sigurtë drejtohuni në institucionin më të afërt shëndetsor dhe aq shpejt sa është e mundur, gjegjësisht mos lejoni që rriqëra të rri në lëkurë më gjatë se 24 orë.
 
Zakonisht rreth vendit të kafshimit paraqitet ëntje dhe skuqje, por kjo nuk duht t’ju shqetësojë sepse është pasojë e irritimit të lëkurës por nuk është ndonjë infekim.Edhepse rrallëherë rekomandohet vëmendje më e madhe dhe përcjellje e reaksioneve eventuale plotësuese disa ditë me radhë. Në rast se paraqiten dhimbje në nyje, muskuj,ndezje e lëkurës, kokëdhimbje, pështjelle dhe vjellje, vizita në mjekë është e domosdoshme. 
 
Pa parfum dhe me veshje të përshtatshme
Prevenimi është gjithmonë bar më i mirë. Në rastin e mbrojtjes nga kafshimi i insekteve kjo nuk don të thotë se nuk duhet të lëvizim në vendet kritike ose të shkojmë të fortifikuar me veshje mbrojtëse. Rekomandohet që të mbajmë roba të lehta por me mëngë dhe këmbë të gjata dhe me rëndësi është që të mos hyni në territorin e insekteve ( foletë e grenzave, bletëve, etj.)
 
Ndoshta tingëllon çuditshëm por aromat e parfumëve dhe ngjyrat dhe motivet e fuqishme dhe të ndritshme i tërhqin  grenzatdhe bletët. I tërheqin edhe mbeturinat dhe ushqimi i ëmbël, prandaj është mirë t’i pastroni siç duhet dhe largë nga vendi ku jetoni. 
Për mbrotjte nga mushkonjat poashtu është edhe shmangia e kënetave dhe moçalevepor mirë është që t’ju kushtojmë kujdes edhe enëve me ujë të mbetur, shisheve dhe vazave që mund të bëhen vende ideale për shumimin e mushkojave. Përdorimi i rapilentëve sidomos ata me bazë natyrore poashtu janë me prevenim të mirë.

Thëngjilli aktiv që njihet edhe si thëngjill mjeksor(carbo medicinalis) është i zi, pa aromë dhe shije dhe fitohet në mënyrë të veçantë me djegien e përbërësve natyror në temepratura të larta në prani të gazit. Paraqet komponentën shumë të dobishme me prejardhje natyrore, me histori të gjatë dhe të shumëllojshme të barnave dhe me zbatime praktike.

 

Çka është thëngjilli aktiv mjeksor dhe si ndikon ai?

Egjiptasit e vjetër qysh para 3750 vieteve para Krishtit, rastësisht e kishin zbuluar se pengon helmimin.Ata e kanë përdorur si njëlloj konzervansi, kurse Hiokrati e ka përdorur për qëllime mjeksore në Greqinë e vjetër.
Roli primar i thëngjillit mjeksor është absorbimi i toksineve. Karakterizohet me shumë pore në sipërfaqen etij, të cilat faktikisht ndihmojnë “kapjen” e toksinave dhe pengimin e absorbimit dhe përhapjes së tyre në organizëm. Thëngjilli mjeksor nuk i thith ose tret këto toksine të kapura, por në një farë mënyre“i ngjet” për sipërfaqen e tij dhe bashkë me të, i largon nga organizmi.
 

Thëngjilli mjeksor absorbon pothuaj gjithçka nga lukthi dhe zorrëtPa ndonjë selektim, lidh një numër të madh të helmeve, mikroorganizmave dhe barnave. Në të njejtën kohë nuk resorbohet dhe nuk metabolizohet dhe tajohet nga organizmi bashkë me substancat që i ka lidhur për strukturat e tij.


 
 
Përdorimi
Përveç që është i sigurtë dhe efikas gjatë helmimit, detoksifikimit dhe pastrimit të organizmit, thëngjilli aktiv ka një varg të efekteve tjera të dobishme siç janë largimi i aromave të këqija dhe dezinfektimi. 
Thëngjilli mjeksor aktiv shpesh përdoret në këto raste:
 
Thëngjilli aktive për stomakun dhe diaren
Mund të përdoret si zgjidhje numër një në gjendje të diares. Ndihmon në atë mënyrë ku lidh toksinet e pranishme, viruset dhe bakteriet, e pengon përhapjen e tyre dhe ndihmonë në eliminimin e tyre më të shpejtë. Gjatë gjendjes së diares rekomandohet që të mos përdoret më shumë se 4 ditë kurse për detoksikim mund të pëdoret edhe deri në 7 ditë. Nëse përdoret në periudha të shkurtëra kohore është plotësisht i sigurtë, prandaj rekomandohet edhe për përdorim te fëmijët.
 
Kundër gazrave dhe fryrjes
Një nga përdorimet e thëngjillit aktiv për stomakun i cili shpeshshpërfilletështë shmangia gazrave të pa këndshëm dhe fryrjes. Ndikon në mënyrë të tillë ku i lidh nënproduktet e ushqimit që krijojnë gazra dhe shqetësime. 

 

Helmimi me ushqim dhe barna

Me dobi të madhe dhe shumë ndihmuese është përdorimi i thëngjillit mjeksor në raste akute të helmimit me barna, helme ose ushqim (analgjetik, antidepresant, hipnotikë,nikotin...). Në këto raste nëse është e mundur nevojitet që thëngjilli të konsumohet 30 minta nga prani e barit/helmit.

 

Detoksifikimi i organizmit

 

Faktorët nga mjedisi jetësor, kimikalet e ndryshme dhe pesticidet të cilët konsumohen me ushqim dhe ujë janë ngarkesë për organizmin tonë. Kjo edhe më shumë ndihmonë paraqitjen e reaksioneve alergjike, stresin oksidativ dhe keqfunksionimin e sistemit imunitar.Thëngjilli aktiv mund të ndihmoj shumë avancimin e shëndetit të traktit digjestiv me largimin e toksineve nga sistemi por me këtë e ndihmon edhe shëndetin e përgjithshëm fizike dhe mental.
 

Zbardhja e dhëmbëve

Thëngjilli aktiv për zbardhjen e dhëmbëve pozitivisht ndikon në shëndetin oral dhe ndryshimin e barazpeshës së pH në gojë, gjë që e pengon krijimin e karijesit, erën e keqe, dhe sëmundjen e qiellzës.
Zbardhja e dhëmbëve me thëngjill aktiv është e mundur për shkak të aftësisë së tij që të abzorbojpllakatdhe grimcat mikroskopike që formojnë njolla te dhëmbët. Zbardhja e dhëmbëve me thëngjill aktiv është mënyrë plotësisht natyrore për buzëqeshjen e bardhë.
Gjithçka që duhet është të përzijeni thëngjillin e përzijer aktiv në pluhur me pastë për dhëmbët dhe me të t’i pastroni dhëmbët duke ju kushtuar më shumë vëmendje vendeve që kanë më shumë njolla. Pastroni gojën mirë. 
Me rëndësi: nëse keni ura ose kurora porcelani thëngjilli aktiv mund t’i njëllos ata.Nëse dhëmbët ju janë bërë të ndjeshëm, mos përdorni thëngjill aktiv për zbardhjen e tyre.
 
E ul kolesterolin

Shumë studime tregojnë se thëngjilli aktiv e ul kolesterolin e ulët dhe e rrit nivelin e kolesterolit të mirë njëlloj mirë si edhe barnat. 

 

Shëron helmimin me alkool dhe e pengon dhembjen e kokës nga pirja

Edhepse thëngjilli aktiv nuk e thith alkoolin, ai ndihmon në largimin e shpejtë të toksineve tjera që kontribojnë në helmim dhe prandaj është i mirë kundër kokëdhimbjes pas konsumit të alkoolit.. 

 

Filtrimi i ujit

Thëngjilli aktiv është vërtetë kurth për papastërtitë e ujit, duke përfshirë tretësit, pesticidet, mbetjet industriale dhe kimikalet tjera. Kjo është arsyeja për përdorimin e tij masive në sistemin për filtrimin e ujit në tërë botën.

 

Cilës i kushtohet vëmendje

 
Duke patur parasyshë se thëngjilli është absorbues i fuqishëm, me rëndësi është që i njejti të mbahet larg substancave të cilat mund të lirojnë avull ose gazra në atmosferë.Nga e njejta arsye, kur përdoret në të njejtën kohë me barna tjerë, e redukton absorbimin e tyre nga trakti gastrointestinal, me çka dukshëm e redukton efikasitetin e tyre. Prandaj, intervali i përdorimit me preprate tjera duhet të jetë së paku 1,5 orë.
 
Përdorimi afatgjatë me doza më të mëdha mund ta dëmtoj absorbimin e materieve ushqyese nga trakti gastrointestinal si dhe mund të shkaktoj probleme me tretjen e ushqimit.

Vitamina D

Vitamina D ose kalciferoli bënë pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrëra dhe një nga shkaktarët kryesor për zhvillimin dhe rritjen e drejtë të trupit tonë. Vitamina D sintetizohet në organizëm në prani të dritës së diellit dhe ka rëndësi të madhe për absorbimin e duhur të kalciumit dhe fosforit.
 

Ekzistojnë dy forma të vitaminit
- D2 ergokalciferol
- D3holakalciferol
 
Përse është i nevojshëm
Përveç rolit të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur të eshtrave dhe dhëmbëve të shëndoshë, vitamina D përfshihet edhe në shumë funksione tjera qelizore dhe nervore në organizëm.Prevenon dëmtime metabolike, dhe është i rëndësishëm për mirëmbatjen e sistemit të shëndosh dhe të fortë imunitar. 
 
Përveç kësaj, Vitamini D ndihmon në prevenimin dhe shërimin e gjendjeve shëndetsore:
-  Prevenimin e osteoporozës
-  Osteomalacia
-  Rahitin
-  Sëmundjet e lëkurës( psoriaza, vitiligo )
-  Kancerin në gji dhe zorrë të trashë
-  Sklerozën multipleks
-  Alcihajmerin 
-  Shtypjen e lartë të gjakut
-  Reaksionet alergjike
-  Ftohjen
 
Burimi i VitaminësD
Burimi primar i vitaminës D është nga drita e diellit. Në periudhën e veror na duhen vetëm 10 minuta ekspozim në diell që të plotësohen nevojat ditore. Në periudhën e dimërit, periudha e ekspozimit është më e gjatë, pothuaj 2 orë. Rekomandohet që të ekspozohet fytyra, duart dhe shpina madje pa shfrytëzuar krem me faktor mbrojtës. 
 
Përveç kësaj ushqimi poashtu është burim i rëndësishëm i vitaminës D sidomos në periudhat e dimërit kur ekspozimi në diell është më i ulët.
Burimi më i mirë nëpërmjet ushqimit i vitaminës D janë:

  • Veza(pothua50IEnë një vezë me masë mesatare)
  • Gjalpë(56 IEnë 100g)
  • Qumështi(pothuaj100IE në një filxhan)
  • Haringa, salmon,sardine dhetrofta(200-500IEnë 100 g)
  • Vaj peshku(450IE) në një lugë
  • Shampinjone(20 IE në 100g.)
 
Sasirat e nevojshme ditore
Kur bëhet fjalë për konsumin e duhur ditor të vitaminës D rekomandimet dallohen varësisht nga mosha.Meqë është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve rekomandimet janë 400IE(gjegjësisht10 µg, 1 µg=40 IE) te fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, kurse 200 IE si dozë më e vogël e cila do të pengote deficitin. Nevojat sërish rriten në 400 IEte individët e rritur mes moshës 50 dhe70 vjeçare kurse te më të moshuarit nga mosha 70 dhe deri600IE në ditë.
Te gratë shtatzëna dhe ato me sisëdhënie konsumi i duhur arrin600IE
 
Pjesa më e madhe e ekspertëve mendojnë se konsumi ditor prej 25-50µgi vitaminës D, nga burimet të ndryshme(dielli, ushqimi, shtojcat e ushqimit) është ideal për mbrojtjen e shëndetit të mirë.
 
Mungesa e vitaminës D
Mungesa mund të paraqitet për shkak të ushqimit jo të duhur ose ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj diellit. Kjo më shpesh shkakton paraqitjen e rahitit te fëmijët, osteomalcias (zbutja e eshtrave) dhe osteoporozës(reduktimi i dendësis së eshtrave) te të rriturit. 
Ekspozimi i mjaftueshëm në periudhën e verës si dhe konsumi i duhur me anë të ushqimit mjaftojnë që të pajiset organizmi me vitamin D.
Te veganët ose të gjithë ata që nuk konsumojnë produkte të mjaftueshme qumështore gjatë të ushqyerit mund të paraqitet mungesë e vitaminës D.
Te foshnjët nëse nuk konsumojnë vitamin D siç duhet me anë të qumështit ose me anë të dritës së diellit mund të paraqitet deficit.
Pacientët që marrin terapi për artritin, alergjitë, astmën, gjendjet autoimune, kolesterolin e tepërt dhe epilepsinë, kanë nevojë më të madhe për konsum të vitaminës D. Poashtu, pacientët që kanë përjetuar operime kirurgjike, lëndime më të mëdha trupore ose djegie, stres të rritur ose sëmundje kronike kanë nevojë për doza më të mëdha. 
 
Alkooli negativisht ndikon mbi absorbimin dhe rezervat e vitaminës D në organizëm. 
 
Kujdes
Ekpozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit nuk do të ndikoj pozitivisht në organizëm gjatë sintezës së vitaminës D.
Sasirat e rritura të këtij vitamini në organizëm do të shkaktojnë paraqitjen e shtypjes së lartë të gjakut, lodhje, kokëdhimbje, oreks të reduktuar, shijen e metalit në gojë, vjellje, dhimje në stomak, në muskuj dhe eshtra.
Kur konsumojmë sasira shumë të larta të vitaminës D paraqitet kruarja, dhimbje në veshkë, etje, urinim më i shpesht. 
Mbidozimi gjatë kohës së shtatzanisë mund të shkaktoj dëmtim të foshnjës. Parndaj është e nevojshme dozimi i kujdeshsëm me preprate të vitaminës D në organizmin tonë. Përdorimi i tyre gjithmonë duhet të bëhet në konsultim me mjekun ose farmacistin
 
Mungesa ose konsumi jo i duhur i vitaminës Dte fëmijët mund të shkaktoj rahitin, gjegjësisht dobësimin ose zbutjen e eshtrave
 
 
 
 
 

Vitamina C, i njohur edhe si acidi askorbik është një nga vitaminet më të çmuara dhe më shpesh të përdorura. Ndoshta asociacioni i parë me këtë vitamin është dikimi i tij i njohur gjatë ftohjes dhe gripit, por rëndësia dhe fushveprimi i tij janë shumë më të mëdha. Ndikimet e  tij janë të shumëfishtë dhe luan rol shumë të rëndësishëm në shumë procese dhe funksione të organizmit.

 

Vitamina C zbërthehet në ujë dhe është antioksidanti më i madh në këtë kategori të vitaminave. Vitamina C është vitamini i parë i cili është prodhuar në formë sintetike, kurse për së pari është iziluar në vitin 1928 . Organizmi nuk mund të prodhon vitamin C, prandaj është shumë me rëndësi konsumi i tij i përditshëm me anë të ushqimit. 

 

Përfitimet nga vitamina C

Vitamina C ndihmon në përmirësimin dhe rigjenereimin e indit, të mbrohet organizmi nga sëmundjet e zemrës, ndihmon absorbimin e hekurit, pengon paraqitjen skorbutit, i redukton kolesteronin e përgjithshsëm dhe trigliceritet. Hulumtimet tregojnë se vitamina C, si antioksidans shumë i rëndësishëm, mund të ndihmon në mbrojtjen nga llojet e ndryshme të kancerit dhe në luftën kundër radikaleve të lira. Vitamina C e përforcon sistemin imunitar, dhe me këtë na bën më rezistues në luftën kundër viruseve dhe ftohjes.

Funksionet më të rëndësishme të vitaminës C:

  • e përforcon sistemin imunitar
  • e ruan shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut
  • ndoihmon nëshërimin e plagëve
  • e pastron organizmin
  • e mirëmban shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve
  • e redukton stresin
  • ndihmon në luftën kundë infeksioneve
  • e ndihmon resorbimin e hekurit
  • është i mirë për sytë dhe të pamurit
  • e rregullon pinën e hormoneve

 

Burimet e vitaminës C
Shumë lloje të perimeve dhe pemëve, janë të pasur me vitaminën C. Vitamina C mund të gjendet në formë natyrore dhe te shumë bimë. Si burime më të rëndësishme të vitsminës C janë:

 

 

Kaçja 426 mg

Majdanozi 130 mg

Kivi 90 mg

Brokoli 90 mg

Luleshtrydhja 60 mg

Portokalli 50 mg

limoni 40 mg

Pjepëri 40 mg

Grejpfruti 30 mg

Mjedhra 30 mg

Mandarina 30 mg

Spinaqi 30 mg

Mango 20 mg

Patatet 20 mg

Domatet 10 mg

Boronica 10 mg

Ananasi 10 mg
 

vlerat janë për koncentrimet e përafërta dhe të shprehura në miligram të vitaminës C në 100 gram prodhim

 

Mënyra e përgatitjes së ushqimit ose mënyra e ruatjes për një periudhë më të gjatë mund ta ul sasinë e vitaminë C. Vitamina C nuk qëndron shumë as në temepraturë të lartë dhe as në temperaturë të ulët. Produktet e perimeve të gatuar 10-20 minuta humbin gjysmën e vitaminës C të cilin e përmbajnë. Gatimi në avull mund ta redukton humbjen e vitaminës C në ushqim. Ekspozimi ndaj dritës mund ta redukton përmbatjen e vitaminës C, prandaj kur beni lëngje gjithmonë zgjedhni ablalazh të kartonit, jo shishe plastike ose të qelqit. 

 

Sa vitamin C më duhet?

Nevojat ditore për viamin C janë të ndryshme, varësisht nga mosha dhe gjendjet e ndryshme dhe stilet e ndryshme dhe shprehitë. Pra, kështu:

  • burrat– 90 mg në ditë
  • gratë – 75 mg në ditë
  • gratë shtatzëna– 85 mg në ditë 
  • gratë që japin gji– 120 mg në ditë
  • duhan pirësit mund të kenë dobi nga dozat më të larta– 250 mg vitamin V çdo ditë
  • foshnjët me gji 0-6 muaj – 40 mg në ditë
  • foshnjët me gji 7-12 muaj – 50 mg në ditë
  • për adoleshent dhe fëmijë : 
  • fëmij të vegjël1-3 vjeçar – 15 mg në ditë
  • fëmijë 4-8 vjeçar – 25 mg në ditë
  • fëmijë 9-13 vjeçar – 45 mg në ditë
  • adoleshent meshkuj 14-18 vjeçar– 75 mg në ditë
  •  adoleshente 14-18 vjeçare – 65 mg në ditë

 

Vitamina C nuk qëndron në trupin tonë, kështu që çdo ditë duhet të jetë i pranishëm në ushqimin tuaj.

 

Kur janë të nevojshme sasira më të mëdha të vitaminës C:

Nëse jeni duhan pirës. Është dëshmuar se çdo cigare e pirë humb 10-30 mg të vitaminës C.

Nëse konsumoni rregullisht alkool. Konsumimi i shpesht na shpien te humbja e vitaminës C, si dhe të shumë vitmaineve tjera.

Nëse jeni nën shqetësimin emocionale.

Gjatë sportit aktitv. Nëse merreni me bodibilding, fitnes, boks, atletikë të lehtë ku jepni shumë mund, trupia juaj kanë nevojë për sasira plotësuese të vitaminës C.

Nëse ushqeheni me ushqim shumë të pjekur ose shumë të zijer.

Vitamina C humb nga vlera e tij kur ekspozohte ndaj temepraturës së lartë.

Gjatë statzanisë. Gjahtë shtatzanisë, nevojitet të konsumohen më shumë vitamina, se sa në periudhat tjera të jetës së gruas, Vitamina C nuk është përjashtim.

 

Simptomet të cilat paraqiten gjatë mungesës së vitaminës C

Simptomet e mungesës përfshijnë lodhjen, imunitetin e dobët dhe prirje ndaj ftohjes dhe viruseve, gjakosja e qeillzës, dhimbja e këmbëve dhe nyjeve, dobsia muskulore, paraqitja e njollave në lëkurë, anemia.

Mungesa e vazhdueshme mund të shkakton skorbutin – sëmundje e rrallë, por mundësisht e rrezikshme.


Shumë vitamin C

Kur konsumohet në oganizmin me ushqime ose shtesa me doza të rekomanduara, vitamina C zakonisht konsiderohet si e sigurtë. Ndikimet e padëshiruara rrallëherë paraqiten, por nëse paraqiten, përfshijnë diarenë, neveria, ngërçet abdominale, ëntjen dhe stimtomet tjera gastrointestinale. 

 

Për shmicën e personave të shëndoshë, nevojiten pothuaj 200-250 mg vitamin C në ditë, kurse secila tepricë humbje me anë të urinës. Gjatë kohës së sëmundjes, shërimi nga plaga ose kushte të stresi të lartë oksidativ (përfshirë edhe duhanpirjen), kemi nevojë për më shumë sasira. Dozat e tepërt të vitaminës C (më shumë se 2 000 mg/ditë) mund të kontribojnë për formimin e gurëve në veshkë, si dhe të shkaktojnë diaretë rëndë, neveri dhe gastritis.

 

Vitaminat B

Familje e përbërë nga tetë vitamine të zbërthyeshme në ujë me rol shumë të rëndësihëm biologjik në roganizmin tonë. Edhepse më shpesh njihen si grup vitaminesh dhe shpesh bashkëpunojnë, secili anëtarë i familjes realizon funksione të veçanta dhe të rëndësishme. Vitaminat e grupit B organizëmi nuk është në gjendje t’i prodhoj, andaj është e domosdoshme që çdo ditë t’i konsumojmë me anë të ushqimit. 

B1-Tijamin
Tijamini merr pjesë në procesin e krijimit të energjisë në organizëm, dhe luan rol të madh në funksionin e sistemit nervor. Tijamini gjendet në një spektër të gjërë të ushqimit. 
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
Thjerrzat, drithrat ,mishi i kuq, tharmi, arrat, farat e lulediellit, bizelja, qumështi, lulelakra, spinaqi dhe bishtajat.
Në mungesë të këtij vitamini paraqiten sëmundja beri-beri, por paraqiten edhe simptomet e dobësisë, çrregullimit neurologjik, ngërçet e muskulit, mungesa e oreksit, etj.





B2-Riboflavini
Shumë i rëndësishëm për shikim të mirë, për krijimin e rruzave të kuqe të gjakut, për mbrojtjen e sistemit të fuqishëm imunitar dhe funksionin normal të sistemit nervor. 
Burimet më të mira për këto vitamine janë:
drithrat, qumështi, vezët, tharmi i birrës, salmon, mishi i lops, spinaqi dhe brokoli.
Nëse trupit i mungon vitaminia B2, shpesh në cepet e gojës mund të vërehen plasaritje në formë të plagëve. Poashtu, të mundshme janë edhe reaksionet alergjike dhe ndezjet e lëkurës.





B3-Niacini
E përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e redukton nivelin e kolesterolit të keq. Poashtu,, ndihmon edhe në mirëmbajen e lëkurës së shëndoshë, të sistemin nervor dhe digjestiv.
 
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi i lopës, shpendët dhe peshku, buka nga kokërrat e plotë të grurit, kikirikat dhe thjerrzat, kërpudhat.
 
Gjatë mungesës së vitaminës B3 (nijacini) simptomet janë dobësia muskulore, lodhja, humbja e oreksit, probleme digjestive dhe ndezja e lëkurës. Mungesa kronike mund të shkakton sëmundjen pelagra.

B5-Acidi pantotenik
Është i rëndësishëm për mirëmbatjen e lëkurës së shondoshë, ndikon mbi punën e sistemit nervor dhe ndihmon gjatë gjendjeve në stres. 
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi (mëlçia e zezë, veshkët), e verdha e vezës, kokërrat e plota të misrit, avokadot, arrat, kikirikat, thjerrzat, soja, orizi i kaftë, brokoli dhe qumështi.
Mungesa e këtij vitamini mund të shkakton simptomet si vjellja, nervoza, dhimbjen abdominale, ngërçet muskulore, infeksionin e organeve të sipërme respiratore, etj.






B6-Piridoksini
Vitamini B6 përfshihet në më shumë se qindra reaksione qelizore nëpër trup. Është i domosdoshëm për funksionin normal të sistemin nervor dhe atij imunologjik, si dhe për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. 
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi, shpendët,vezët, bananja,peshku, drithrat, arrat dhe spinaqi i zijer.
 
Mungesa e vitaminës B6 mund të shkakton: dobësimin e gjakut, ndezje të lëkurës dhe të gjuhës, ngërçe në këmbë, acarueshmëri dhe insomani.


B7-Biotini
Është i domosdoshëm për mirëmbatjen e flokëve, lëkurës dhe thonjëve. Biotini e mirëmba metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrërave në trup. Ndihmon për normalizimin e sheqerit te diabetikët. 
Burimet më të muira për këtë vitamin janë:
tharmi për birra, mëlçia e zezë, e verdha e vezë, kërpdhat, kikirkat,karrotat.
 
Mungesa e vitaminit B7 mund të shkakton probleme me lëkurën, plasjen e thonjëve dhe humbjen e flokëve.
 
 
B9-Acidi folik
Acidi folik më shpesh njihet me riolin e tij në shëndetin dhe zhvillimin e fetusit, sepse luan një rol kyç për zhvillimin e sistemit nervor te foshnjët. Ky proces i rëndësishëm paraqitet në javët e para të shtatzanisë, kështu që doza e duhur e acidi folik është shumë e rëndësishme për tërë gratë shtatzëna. Ndihmon gjatë stresit dhe rraskapitjes. Merr pjesë në krijimin e ADN-ës dhe rruzave të kuqe të gjakut. 
Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
Buka dhe drithrat, perimet me gjethe të gjelbërta të errëta, siç janë shpargu dhe spinaqi, tharmi për birra, mëlçia e zezë, lëngu i portokallit, panxhari dhe avokado.
Mungesa e vitaminës B9 (acidi folik) paraqitet te gratë shtatzëna dhe te alkoolikët. Mungesa e madhe e acidit folik në organizëm mund të na shpien te anemia megaloblastike.
 
 
B12-Kobalamini
Vitamina B12 luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë qelizore. Merr pjesë në sintezën e ADN-ës, qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin normal të sistemit nervor. E rrit oreksin dhe ndihmon në prevenimin e anemisë.

Burimet më të mira për këtë vitamin janë:
mishi i pulës, mishi i lopës, peshku, qumështi, pdodhimet qumështore, frutat e detit dhe vezët.
Mungesa e këtij vitamini mund të shkakton: lodhje, fece jo të rregullta dhe kapsllëk, depresion, ankcioszitet, dobësim fizik, anemi, astmën dhe harrueshmëri, etj.
 
Secili nga vitaminat e grupit B luan një rol të veçantë në orgaizëm. Ata në organizëm ndikojnë bashkarisht, si kompleks, dhe shumë prej tyre paraqiten në të njejtin ushqim. 
 
Konsumi i dozave më të mëdha të vitaminës B ndihmon edhe për shërimin e formave më të lehta të depresionit, anksiozitetit, acarueshmërisë dhe kujtesës. Dozat më të mëdha të vitaminave të rekomanduara përdoren për mjekimin e suksesshëm të skizofrenisë dhe çrregullimeve tjera psiqike. 
 
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin