Сподели со пријателите

DUHANPIRJA DHE SHËNDETI

Duhanpirja, si aktivitet, paraqet thithjen e tymit nga një bimë e cila digjet, sidomos duhanit, puros ose nga  çibuku. Duhanpirja është dukuri masive dhe keqpërdorim i lloit të dytë të substancave psikoaktive ( nikotin), menjëherë pas kafeinës. Hulumtimet tregojnë se meshkujt më shumë pin duhan kur janë të lodhur, kurse femrat në situata stresuese.

Duhanpirja është faktor kryesor i rrezikshëm për sëmundjet e zemrës!
Nikotini dhe alkaloidet tjera të ngjajshme ndikojnë në gjendjen psikoaktive dhe bashkë me katranin (pjesa e mbetur e cila përmban rrëshirë dhe përbërës tjerë shoqërues) kanë pasoja negative shëndetsore. Ata pasoja përfshijnë kancerin në mushkritë e bardha, kancerin në fyt dhe kancerin në gojë, sëmundjet e zemrës, sulmet, emfizemën, bronkitin kornik dhe degjenrimin e lëkurës. 

Pjesa më e madhe e njerëzve e lidhin pirjen e duhanit me problemet në organet e frymëmarrjes dhe me paraqitjen e kancerit në mushkritë e bardha. Studimet ose hulumtime tregojnë  se pirja e cigareve është përgjegjës për pothuaj çdo të pestin e çdo rasti vdekjeprurës të shkaktuar  nga sëmunjdet e zemrës. Duhanpirësit kanë dy deri katër herë më shumë rrezik nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe rreth 70% rrezik më të lartë si pasojë e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular në krahësim me jo duhanpirësit. 

Duhanpirja pasive!
Tymi i cigares nuk ndukon vetëm duhanpirësit por edhe jo duhanpirëtsit. Kur ju pini duhan, njerëzit rreth jush, poshtu ekspozohen ndaj rrezikut nga problemet shëndetësore, sidomos fëmijët.
Duhanpirja pasive ( thithja e tymit nga duhanpirësit tjerë) te jo duhanpriësit e rrisin rrezikun nga kanceri në mushkritë e bardha dhe rezikun nga sindromi i vdekjes së papritur te foshnjët. 

Fëmijët të cilët jetojnë me duhanpirës ekspozohen ndaj ftohjes dhe infektimeve.

Rreziqet shëndetsore
Lidhja mes duhanpirjes dhe  sëmundjeve kardiovaskulare?
Duhanpirja është një nga arsyet për aterosklerozën- shtresimi i yndyrërave në arterie. Arteroskleroza krijohet kur muret e arterieve trashen, kurse yndyrërat e shtresuara e bllokojnë gjakun nëpër arterie. 

Lidhja mes duhanpirjes dhe sulmit të zemrës?
Rreziku  nga sulmi i zemrës te duhanpirësit rritet shumë sipas numrit të cigareve të pira. Nuk ekziston duhanpirje e sigurtë. Njerëzit  të cilët pijnë duhan një kuti në ditë kanë rrezik dyfish më të madh të pësojnë sulm në zemër në krahësim me joduhanpirësit.
 
Lidhja mes duhanpirjes dhe koncentrimit?
Femrat ose gratë të cilat pin duhan dhe pëdorin pilula kontraceptive e rrisin rrezikun e tyre nga sëmundjet arterike koronar dhe periferike, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, nëse krahësohen me gratë të cilat nuk pin duhan por përdorin pilula kontraceptive.


Gjendjet tjera mjeksore të cilat kanë të bëjnë me duhanpirjen?
  • Bartje e reduktuar e oksigjenit deri në zemër dhe në organet tjera në trup
  • Toleranca e reduktuar e aktivitetit fizik
  • Kolesteroli i reduktuar HDL ( i mirë)
  • Rritja e shtypjes së gjakut dhe përshpejtimi i punës së zemrës
  • Rreziku më i madh nga sëmudjet e ndryshme në arterien koronare dhe infarkti
  • Rrezik më i madh për paraqitjen e karcionimit në mushkritë e bardha, fyt, astëm kornike, brokiti kronik dhe emfizema.
  • Rreziku më i madh nga diabeti
  • Rreziku më i madh nga sëmundja e qiellëzës
  • Rrezik më i madh nga bllokimi i gjakut
  • Infekcionet më të shpeshta respiratore te fëmijët të cilët ekspozohen ndaj duhanpirjes pasive
Përse duhet të braktiset duhanpirja?
Çrrënjosja e shprehisë së duhanpirjes është një nga vendimet më të vështira të cilat një duhanpirës duhet të i sjell në jetën e tij. Ky vendim do ta përmirëson cilësinë e jetës, por edhe jetëgjatësinë e jetës suaj. Pasi në braktisni duhanin, trupi juaj fillon me riparimet e dëmeve të shkaktuara  nga duhani. Sa më hertë të bëni këtë vendim, aq më mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj. 

Çka ndodh me trupin tuaj pas braktisjes së duhanpirjes?
  • Gjatë 20 minutave të parë, shtypja e gjakut reduktohet.
  • 12 orët e para, niveli i  monoksid karbonit në gjak normalizohet.
  • Në periudhën 2 deri 12 javë, qarkullim përmirësohet dhe funksioni imushkrive të bardha rritet.
  • Në periudhën prej 1-9 muaj, kollitja dhe frymëmarrja e vështirësuar fillojnë të reduktohen.
  • Në vitin e parë, rreziku nga sëmundja koronare e zemrës 50 % reduktohet, në raport me duhanpirësit.
  • Pas 5 viteve, rreziku nga infarkti reduktohet, gjegjësish, është baraz me atë të joduhanpirësve.
  • Pas 5 viteve, rreziku nga infarkti reduktohet, gjegjësish, është baraz me atë të joduhanpirësve.
  • Pas 10 viteve pas braktisjes së duhanit,  rrezku për kancer në mushkri të bardha reduktohet pothuaj 50 % krahësuar me duhanpirësin dhe rreziku i kancerit në gojë, fyt, ezofag, fshikëz, fytin e mitrës dhe pankreasti reduktohet.
  • Pas 15 viteve, rreziku  nga sëmundja koronare është e njejtë ose e barabartë me atë të joduhanpirëtsit.

Nuk është aq lehtë sa duket
Simptomet të cilat paraqiten në fillim kur tentojmë të braktisim duhanpirjen janë kokëdhembja, depresioni, ndjenja e frustrimit, padurimi dhe zemrimi, pështjellja, irritimi. Madje paraqiten edhe probleme me gjumin, shqetësim, lodhje, dekoncentrim, apetit i rritur dhe rrahja më e ngadalsuar e zemrës.
 
Ndërprerja e duhanpirjes përfshinë disa qasje të ndryshme, duke përfshirë edhe barnat dhe psikoterapinë dhe deri në orët dhe programet speciale. Duhanpirja është shprehi e cila shumë vështirë mund të ndërpritet, sepse përfshinë aspekte të ndryshme  të jetës emotive dhe sociale të individit, si dhe varësia fizike nga nekotina. Pjesa më e amdhe e njerëzve të cilët kanë braktisur duhanin me sukses, përdorin kombinime të tretmaneve dhe teknikave për ndërprerje të duhanpirjes.

Si?
Zgjedhni motiv të duhur
Që të jeni dhe të mbeteni të motivuar, ju keni nevojë për fuqi, arsye personale që të ndërpritni ose pushon me duhanpirjen. Zgjedhni një arsye e cila është mjaftë e fuqishme që të tejkaloj nevojën tuaj për cigare.
 
Mos keni frikë
Mund t’ju duket shumë joshëse t’i hudhni cigaret në kosh plehrash dhe të thoni se keni braktisur duhanin. Por, 95 % e njerëzve të cilët tentojnë të braktisin duhanin pa terapi të volitshme, sërish i kthehen duhanpirjes. Arsyeja për këtë është varësia nga nikotina. 
 
Provoni terapi me nikotin
Kur të braktisni duhanin, tërheqja e nikoninës mund të shkaktoj ndjenjën e frustrimit, depresionit, shqetësimit ose irritimit. Poashtu, dëshira për cigare mund të jetë e pashmangshme. Terapia me nikotin mund t’i reduktoj simptomet. Studimet tregojnë se përdorimi i çamçakëzave ose fllasterave me nikotin mund dyfish të risin mundësinë për ndërprerje të duhanit. Kombinimi i këtyre produkteve me cigare nuk rekomandohet.
 
Kërkoni  barna ose ilaçe
Ekzistojnë barna të cilat e reduktojnë dëshirën për asgjë. Madje edhe barnat mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomeve problematike të braktisjes, siç janë depresioni dhe koncentrimi i reduktuar.
 
Mos kaloni vetëm nëpër procesin e braktisjes së duhanit]
Tregojuni shokëve, familjes, kolegëve të punës se jeni duke tentuar ta braktisni duhanin. Mbështetja e tyre mund të jetë me rëndësi të madhe dhe ndihmon shumë.
 
Kontrolloni stresin
Një nga arsyet për të cilat njerëzit pin duhan është që nikotini ju ndihmon që të relaksohen. Kur të pushoni me pirjen e duhanit, patjetër të gjeni mënyrë të re me të cilën do të luftoni stresin. Provoni me masazhe të rregullta, dëgjoni muzikë, mësoni joga ose tai çi. Nëse është e munudr, shmnagni situatat stresuese javët e para pas ndërprerjes së pirjes së duhanit.
 
Shmangni alkoholin dhe shkatarët tjerë
Disa aktivitete mund të rrisin dëshirën për duhanpirje. Alkoholi është një nga nxitësit kryesor, prandaj tentoni të konsumoni sa më pak alkohol, pasi të pushoni me duhanpirjen. Nëse e keni patjetër të pini cigare me kafe, javët e para fillon të pini çaj. Nëse pini duhan pas ushqimit, gjeni diçka tjetër me të cilën do ta zëvendësoni atë shprehi, pastroni dhëmbët menjëher pas ngrënies ose përtypni ndonjë çamçakës.
 
Pastroni shtëpin
Pasi të ndezni cigaren tuaj të fundit, hudhni të gjitha shkrepsat dhe taketuket të cilat i keni në shtëpi. Besoni, nuk do të dëshironi ta shihni ose ta nuhasni anjë punë që do t’ju kujtoj duhanpirjen.
 
Mos pushoni së tentuari
Shpesh ndodh që njerëzit të dorëzohen dhe të fillojnë sërish të pin duhan. 
Asnjëherë mos pushoni së tentuari!
 
Lëvizni
Aktiviteti fizik mund të ndihmon në reduktimin e dëshirës për nikotin, por mund të lehtësoj dhe disa simptome gjatë dorëheqjes. Madje edhe një ushtrim i vogël është i mjaftueshëm, siç është shëtitja e lehtë ose pastrimi i kopshtit.
 
Konsumoni pemë dhe perime
Konsumoni më shumë pemë, perime dhe produkte qumështore me përmbatje të ulët yndyrore. Studimet tregojnë se këto produkte e keqsojnë shijen e cigareve. Kjo t’ju ndihmon që të reduktoni dëshirën për cigare, kurse në të njejtën kohë do të konsumoni përbërës ushqyes të cilët janë të rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit.
 
Zgjedhni shpërblimin tuaj
Përveç përparsive të mëdha shëndetsore, një nga privilegjet nga ndërprerja e duhanpirjes janë edhe të gjithë të hollat që do t’i kurseni. Shpërblehuni kështu që me ata të holla do të bleni diçka argëtuese.
 
Asnjëherë nuk është vonë!
Vendos dhe fillo. Kur të kthehet freskia, fryma, ndjenja e aromës dhe shijes, edhe kur nuk nuk do të ndjeni lodhje dhe gjatë përpjekjes më të vogël,  kërkimi i vendit për cigare do të jetë e kaluar. Vendimi i këtillë me siguri do ta ndryshoj cilësinë e jetës. Për të mirë, shpresojmë. 
 
Prof. Dr. Bistra Angelovska
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 


 
 
 
 
Në periudhën prej 1-9 muaj, kollitja dhe frymëmarrja e vështirësuar fillojnë të reduktohen.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin