Сподели со пријателите

Trajtimi i ftohjeve sezonale në moshën fëmijërore

Me ardhjen e vjeshtës dhe dimërit, dhe uljen e temepraturës, të shpeshta janë edhe paraqitjet e infeksioneve respiratore. Lidhshmëria mes ndryshimeve sezonale dhe paraqitjes së shpesht të infeksioneve respiratore është plotësisht e kuptueshem duke pasur parasyshë se rezistenca natyrore e organizmit gjatë temperaturave të ulëta ulet dukeshëm, kurse prirja ndaj infeksioneve akute rritet dukshëm.

Arsyet për paraqitjen e ftohjeve sezonale

Qëndrimi në shkollë, çerdhe dhe kolektive të mëdha, te popullata fëmijrore e rrit probabilitetin e bartjes së infeksioneve, më shpesh tëviruseve. Qëndrimi më i gjatë në hapësira të tilla të mbyllura, ajëri i thatë dhe i ngrohtë në këto hapësira, hapësirat pa ajërosje të mjaftueshme konsiderohen si shkaktare për përhapjen e lehtë të infeksioneve. Infeksionet akute të rrugëve të sipërme respiratore janë ndër sëmundjet më të shpeshta te njeriu. Mesatarisht, një fëmijë është normal të sëmuret jo më shpesh se 4-8 herë në vit, kurs të të rriturit sëmuren mesatarisht 2-4 herë në nivel vjetor. Përqindja të fëmijët është e lartë, sepse te ata sistemin imunitar ende nuk është zhvilluar sa duhet.
Infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore te 90% e rasteve shkaktohen nga viruset, dhe atë më shpesh: Rinovirusi(30%-80%), Koronovirusi(10%-15%), Influenza, Parainfluenza, Adenovirusi etj.Më rrallë, shkaktar mund të jenë edhe bakteriet(Streprokokusi, Moraksela).
Bartja e virusit bëhet me anë të frymëmarrjes ose me anë të gëltitjes së pikave të cilat i sëmuri i lëshon në ajër, por që e përmbajnë virusin, me anë të kontaktit me duar ose objektet e kontaminuara me virusin. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes ndahen në infeksione të rrugëve të sipërme respiratore: ftohje, febrilen, katar respirator, tonziliti, faringiti, dhe infeksione të rrugëve të poshtëme respiratore: bronkiti, pneumonia.Viruset janë përgjegjëse për shkaktimin e ndezjes së veshit, sinuset, fytit dhe rrugët e poshtëme respiratore.

Simptomet e ftohjes sezonale

Ftohja më shpesh kalon pa rritje të temepraturës së trupit, me ndjenjën e etheve, plogështi. Këtu, shumë rralë mund të ketë komplikim të gjendjes, kurse terapia duhet të jetë simptomatike. Ftohja e shkaktuar nga Rinovirusi është më përhapëse tre ditët e para nga paraqitja e simptomeve, pastaj intenziteti i saj ulet.
Katari febril respirator karakterizohet me një varg simptomesh të cilat e vështirësojnë cilësinë e jetës te këto pacientë. Pjesë të tyre janë: rritja e temepraturës së trupit, dobësi, plogështi, dhimbje në muskuj, rinorea(sekrecion i rritur nga hunda), hunda e zënë, dhimbje në fytë, marrja e zërit, kollitja, mungesë e oreksit.

Si duhet të jetë trajtimi nëse bëhet fjalë për infeksion viral?
Duhet të dihet se  qasja te infeksionet virale duhet të jetë terapi rrepëtsisht simptomatike, në asnjë rast nuk duhet të jetë antibiotike. Me terapi simptomatike nënkuptohet trajtim me analgjetik(barna për ulejn e dhimbjes), antipiretikë(barna për uljen e temepraturës), rekogjestivë, pastilë/sprej për zbutjen e dhimbjes nga fyty i ndezur.  Dekongjestivi synonn ta ul ëntjen e qiellzës dhe sekrecionin e hundës– me këtë lehtësohet frymëmarrja përmes hundës. 


Hunda e zënë dhe fyty i sëmurë
          
Dekongjestivi, i cili në përbërjen e tij përmban oksimetazolin, e liron hundën në minutat e parë dhe ndikimi zgjat deri në 12 orë. Oksimetazolini në përbërjen e dekongjestivit, përveç ndikimit kryesor dekongjestiv, ka edhe ndikim anti-inflamator dhe anti-viral dhe e pengon përhapjen e viruseve. Te fyty i sëmurë, pastilët bëjnëheqjen e dhimbjes (ndikim analgjetik), dhe ndikim antiseptik– pengohet zhvillimi i përhapjes së infeksionit në zgavrën e gojës. Sprej (spërkatësi) dhe pastilët, të cilët në përbërjen e tyre përmbajnë lidokain si analgjetik, shpejt e qetësojnë dhimbjen. Klorheksidini është standard i artë për antiseptik sepse ndikon te viruset, bakteriet dhe këpurdhat. Përveç kësaj, nevojitet konsumi i lëngjeve në formë të çajrave, lëngje, tretësira për rehidratim, vitmina, kultura probiotike
Te një pjesë e pacientëve mund të paraqiten edhe komplikime të gjendjes së ftohjes/gripit, atëherë kemi ndezjen e sinuseve (sinusiti) ose të veshit (otiti). Në këtë rast, duhet të kalohet në terapi antibiotike për trajtimine tyre.
Nuk duhet të harrohet se antibiotikët shërojnë infeksione bakteriale, nuk ndikojnë te viruset, por pikërisht viruset janë shkaktar të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore. Bëni kujdes me zgjedhjen e terapisë!                                                                                                                                                                                                                         

 
                                                                                                                           Dr.Adnan Sulejmani                                   
                                                                                                   Pediatër Specialist– IPSH SP Kumanovë

 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin