Сподели со пријателите

Si të ruhet pasioni mes prindërve?

Fëmijët pa dyshim janë produkt i dashurisë së përbashkët mes dy prindërve, dhe gjithsesi një fazë e re bashkëjetesës mes tyre. Por anëtarët e ri në familje sjellin edhe obligime dhe okupim të ri, sidomos për nënën dhe jorrallëherë dashuria dhe pasioni i pranishëm më herë fillon të ndryshoj dhe shpesh të zhduket. E gjithë kjo mund të jetë në rregull, së paku në fillim, deri sa prindërit të njihen më mirë me anëtarin e ri, dhe me rolet e reja qoftë edhe me çmimin e flijimit të një pjese të kënaqësive të deritanishme. Por,ajo që asesi nuk duhet të flijihet është dashuria mes parnerëve-prindërve. 
 
Shumë shpesh ndodh që për shkak të ngarkesës së obligimeve të mos ju mbetet kohë për veteveten, kurse shumë më pak për parnerin tuaj. Te preokupimi i përditshëm me obligime, ndodh të harroni se para se të bëheni prind, keni qenë të dashur, dhe atëherë qëllimi kryesor ka qenë se si ta bëni partnerin të lumtur, kurse me këtë të dy të jeni të lumtur.
Në qoftë se për shkak të detyrimeve që i sjell prindëria keni harruar vetveten dhe partnerin, hapi i parë drejtë kthimit në normalitet është ta pranoni gjendjen reale në të cilën gjendeni dhe të kujtoni se çfarë jetë te përbashkët keni pasur para se t’ju bashkangjiten fëmijët. Emocionet me siguri janë diku thellë në ju, thjeshtë vetëm duhet t’i zgjoni.
Si silleni ndaj partnerit dhe cilat emocione i tregoni do të ndikon edhe te zhvillimi i fëmijëve dhe si ata në të ardhmen do t’i shprehin ndjenjat e tyre ndaj partnerëve të tyre.
 
Komunikimi i hapur– faktor kyç
Shumë është me rëndësi që të komunikoni hapur, madje edhe për detajet më të vogla, sepse nëse diçka është jo e rëndësihme për ju, ndoshta e njëjta gjë është e rëndësishme për partnerin tuaj dhe anasjelltas. Në përgjithsi dihet se me rritje e numërit të anëtarëve në familje, rritet edhe numëri i detyrimeve për partnerët. Edhe kur obligimet nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë ose nënvlerësohet puna e ndonjërit, atëher rritet edhe numëri i zënkave dhe konflikteve në shtëpi. Në komunikim e sipër me partnerin, kur të dy të jeni të çlodhur dhe pa obligime urgjente të cilat ju rëndojnë në kokë, provoni që të merreni vesh që t’i ndani detyrimet ose obligimet në mënyrë të përshtatshme rreth fëmijëve dhe shtëpis.Më mirë punohet për romatikë kur e dini se keni mbështetjen dhe mirëkuptimin nga partneri.
 
Studimi 15 vjeçar i realizuar në SHBA zbulon se çelësi i lumturisë dhe kënaqësisë në martesë është sjellja e vendimeve bashkarisht. Zënka, mosmarrëveshje do të ketë çdo moment në çdo familje, por a do të mbijetoj martesa varet nga aftësia e partnerit për bashkëpunim dhe respekt
 
Sigursiht secili prej jush ka miq të cilët flasin vetëm për fëmijët në çdo tubim shoqëror. Me siguri edhe mes veti flasin vetëm për ata. Çka kanë hëngër, çka kanë bërë në çerdhe ose në shkollë, sa të mirë janë në sport, etj... Dhe sigurisht nuk dëshironi të bëheni një nga ato çiftet. Të komunikoni mes veti, pra të ndani pak minuta gjatë ditës dhe të pyesni njëri-tjetrin si jeni, si kaluat ditën, të kujtoni këngën ose filmin më të mirë dhe se ekziston jetë edhe jashtë asaj që e dikton kujdesi ndaj fëmijëve.
Provini së paku një herë në muaj që të organizoni një takim romantik vetëm për ju dy. Për ruatjen e fëmijëve bisedoni me gjyshen, gjyshin, tezen ose angazhoni një dado për disa orë. Kurse ju zgjedhni një restorant, ndonjë spa qendër ose një darkë të qetë në shtëpi. Për shoqërim të përbashkët do të ndihmonte nëse keni edhe hobi të përbashkët. 
 
Ndani kohë të lirë
Është ide e mirë që kohë pas kohe ta përgdhelni parnterin, ndaj çka ai ose ajo do t’i përgjigjet me masë të njejtë.Jepi një ditë të lirë për obligimet prindore, ditë që do ta ndaj vetëm për vete, ndërkohë që ju atë ditë do t’i mbaroni edhe obligmet e tij/saj.Sigurisht se do ta keni pak të vështirë, por duhet të udhëhiqeni nga mendimi se edhe dita juaj do të vij së shpejti.
Përveç pushimit të përbashkët me fëmijët, mirë është që së paku një vikend ta keni për veten, pa fëmijët.Zgjedhni ndonjë lokacion të afërt me orar të ngjeshur për kënaqësi, kurse fëmijët leni te gjyshja ose gjyshi. Me siguri do t’ju brej ndërgjegja disa orë në fillim ose ditën e parë, por do të ktheheni në shtëpi të relaksuar me energji të re për t’u ballafaqaur me përgjegjësitë prindore. 
 
Jepni komplimente
Nëse më herët komplimentet kishin të bëjnë me pamjen fizike, tani tentoni më shumë të mos i anashkaloni ato, por poashtu kushtoni vëmendje se si partneri menaxhon me kujdesin ndaj fëmijëve, por kujdeset edhe për anëtarët tjerë të mbetur të familjes.Rekomandohet ose preferohet ta mbuloni partnerin me komplimente çdo ditë.
 
Bëni jetën e shëndoshë seksuale.
Po, vazhimisht jeni të sfilitur, s’keni kohë, në kokë ju rrotullohen situata të ndryshme për të cilët duhet të gjeni zgjidhje, por këto janë vetëm arsyetime për të shmangun të qenurit intim me partnerin. Kjo më shpesh ndryshon si prioritet te gratë. E saktë, nuk mund t’i ktheheni kësaj menjëherë pas lindjes, kur nuk mund ta njihni as veten tuaj qoftë fizkisht qoftë psiqikisht, dhe përveç kësaj ju duhet ta pranoni ose gjeni veten edhe në rolin e ri të nënës.Por, kjo s’do të thotë që edhe pas disa muajsh duhet të vazhdoni shmangien e partnerit.Seksi është edhe nevojë e juaj biologjike, jo vetëm kërkesë nga partneri. Për shumë gra, seksi paraqet reflektimin momental të fazës në të cilën gjendet lidhja mes partnerëve. Nëse ndjehen të keqkuptuar ose të lënduar, kjo do të ndikojë në mënyrën se si e përjetojnë partnerin dhe si mendojnë se partneri i përjeton ata.
 
 
Dashuria dhe harmonia juaj është e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve tuaj
Fëmijët menjëherë e nuhasin kur diçka shkon ters, si për shembull nëse prindërit e tyre nuk janë të lumtur në martesë edhepse para tyre asnjëherë nuk kanë shpërthyer ndaj njëri tjetrit ose nuk kanë patur ndonjë mosmarrëveshje. Edhe për fëmijët të shohin se prindërit e tyre janë të afërt dhe se ndajnë butësi dhe kujdes, si përqafime kur shohin ndonjë film, ndonjë përkdhelje ose pudhje kalimthi.Kështu edhe fëmijët mësojnë se disa emocione të caktuara duhet të shfaqen në prani të të tjerëve, kurse nga ana tjetër kjo do t’ju çliroj juve si prind dhe më i lehtë do të jetëkalimi ka diçka më intime qo do të duhet të ndodh pas dyerve të mbyllura. Dhe bëhuni të shkathtë, vidhni ndonjë moment gjatë ditës, jo gjithmonë duhet të jetë vonë në mbrëmje pasi të flejnë fëmijët, kur edhe ju gjeni pothuaj drejtë gjumit të thellë.
 
Familja është e fortë aq sa është martesa e fortë, njëra pa tjetrën nuk mund të mbijetojKonsideroni martesën dhe familjen si ekip, falni mes vete, mos mbani mend gjërat e këqija dhe përqendrohuni te dashuria

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin