Сподели со пријателите

INFEKSIONET RESPIRATORE ( FRYMËMARRËSE)

Më shumë se 60% e infeksioneve te fëmijët, qysh nga lindja e deri në pubertet, bëjnë pjesë në kategorinë e infeksioneve respiratore.
Infeksionet respiratore mund të gjenden në pjesët e sipërme ose të poshtme  të rrugëve  respiratore ose frymëmarrëse.

Infeksionet e sipërme respiratore  më shpesh  janë në hundë (rinitis), fyt (faringitis akut), në bajamjen e tretë të zmadhuar (aаdeoidi),pezmatimi i bajameve(tosilitici),pezmatimi i sinuseve (sinusitisi).Këto infeksione  mund të jen akute ose kronike. (për shembull, pas 3 muajsh infeksioni i sinuseve  konsiderohet si  sinusitis kronik).
Infeksionet  e poshtme  respiratore janë latingitet, traheititet, bronkititet, pneumonia, etj.

INFEKSIONI I RRUGËVE TË FRYMËMARRJESzakonisht shkaktohet  nga bakteriet ( bakteriet gram+ ose gram-), nga viruset, kurse kohën e fundit  shpesh  fajsohen edhe agjentët kimik(aerondotja) dhe duhanpirja, qoftë ajo pasive ose aktive. Duhanpirja është shumë e dëmshme për fëmijët e vegjël dhe për fëmijët në pubertet.

MËNYRA e transmetimit të infeksioneve respiratore më së shpeshti është nëpërmjet  ajërit dmth.barten nëpërmjet ajërit, sidomos në çerdhe dhe shkolla.
SIMPTOMET te RRUGËT E SIPËRME FRYMËMARRËSE shprehen si teshtij, kollitje, dhembje të fytit, sidomos gjatë gëlltitjes, kokëdhembje, mungesë apetiti, temepraturë të lartë. Te infeksionet e rrugëve të poshtme zakonisht paraqitet molisja, kollitja e thatë dhe e lagur, frymëmarrja e vështirësuar, zbehja, temepratura e rritur e tje.(shpesh  frymëmarrja e vështirësuar mund të paraqitet te  bajami i tretë shumë i  zmadhuar).

PARANDALIMI MË I MIRË I KËTYRE INFEKSIONEVE më së miri bëhet me ndjekjen e fëmijës nga prindërit kjo nënkupton që fëmija të hidrohet me konsumim të lëngjeve, të ventilohen hapsirat kur qëndrojnë, shëtije në ajër të pastër, konsumim të ushqimit të shëndetshëm (më shumë pemë e perime dhe proteina për zhvillim të drejtë), mbatja e higjienës personale, veshja të volitshme.Që të marrim disa masa më agresive, dmth. largimin e bajameve duhet të ketë arsyetim, sepse deri në moshën 12 vjeçare ata marrin pjesë në krijimin e imunitetetit. Kurse largimi i  bajames së tretë, vetëm nëse është patjetër, më e volitshme  është që të largohet  në moshën 5-6 vjeçare, sepse mund të shfaqet recidiv dmth. sërish mund të rilind.
Në fund SHËRIMIN e infeksioneve bakteriale na e mundësojnë antibiotikët, kurse  infeksionet nga viruset  trajtohen  me terapi simtomatike,  me kujdes dhe vëzhgim të mirë të fëmijës.
Të gjithë e dimë se është e nevojshme vlerësimi i duhur dhe  trajtimi i volitshëm i sëmundjes- që të kemi fëmijë të shëndoshë plot me shpirt dmth. të kemi  gjenerata të shëndosha. 

Cila pije është më e mirë për një fëmijë të sëmurë?
 
Një nga çështjet më të rëndësishme se si t’i ndihmohet një fëmije të sëmurë është që të këmbëngulim që fëmija të konsumoj shumë lëngje. Për këtë arsye, gjithmonë theksohet  nevoja që fëmija i sëmurë gjithmonë të konsumoj lëngje. Uji ka vlerë më të madhe dhe  të paçmueshme madje edhe për fëmijën e shëndoshë, kurse për fëmijën e  sëmurë  shpesh ka më shumë vlerë edhe se vetë ilaçet.Uji në organizëm siguron bartjen e materieve ushqyese dhe oksigjenin në qeliza dhe hudhjen e materieve të tretura dhe dioksid karbonin.




Përse një fëmij i cili ka infeksion nga viruset duhet të pi shumë lëngje?
 
Kur një fëmij ka infeksion viral, atëherë është e nevojshme që të kompenzoj humbjen e  lëngjeve trupore.Rritja e temepraturës, e cila shpesh shfaqet gjatë infeksioneve, rrit humbjen e ujit të trupit, por madje dhe përshpejton metabolizmin ku si rrjedhojë rritet shpenzimi i ujit trupor.
Për fëmijën e sëmurë, pa dyshim, uji është pija më e mirë, megjithatë  duhet patur kujdes që të konsumohet ujë mesatarisht i ftohtë, duke pi me gllënka të vogla.Asesi nuk duhet të pij pije të gazuara. Nga limonadat më të mira janë perimet citruse(portokall, limon, citron) të cilët përmbajnë vitamin C. Me rritjen e temperaturës rritet edhe humbja e ujit nga organizmi.
 
Kuptohet se temepratura e fëmijës së sëmurë zvoglohet me ilaçe (antipiretikët) si dhe me ftohje, por sërish konsumi i ujit ka rëndësi të madhe për normalizimin e temepraturës.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin