Сподели со пријателите

Hibiskusi

Hibiskusi është një nga bimët më të përhapura në Tokë. Mund të gjendet me shumë ngjyra dhe madhësi, kurse në Evropë është sjellur gjatë vitit1731. Ekzistojnë pothuaj 130-150lloje, mes të cilave edheHibiscus syriacus,i cili ka lule të imëta dhe më shpesh përdoret si rrethojë për kopshte, Hibiscus rosa-siensis,i cili njihet is bimë shtëpiake, kurse, Hibiscus sabdariffa është lloji nga i cili bëhet çaji i hibiskusit.

Shumë më shumë se sa bimë ekzotike
Për shumë individë, kjo është vetëm një lule tjetër në kopshtet e tyre. Kopshtet në Azi janë plotë me lule të hibiskusit. Në Kinë njihet si rozë kinezedhe paraqet sinonimin e pasurisë. Por sërish, çaji nga hibiskusi njihet me shekuj si pije dhe bimë e cila përdoret për shërimin e shumë sëmindjeve.
Kështu, çaji nga hibiskusi ka qenë i njohur edhe mes Faraonëve, dhe ky çaj është konsumuar në të gjtha kremtimet e mëdha, ku është shërbyer për dolli.
Përbërja
Hibiskusi përmban acid të limonit dhe të hibiskusit. Nga komponentet e rëndësishme, mund të numërohen antocianet antioksidanse, flavonoidet, pekini dhe fitosteroli. Përveç këtyre, përmban edhe sasira të rëndësishme të hekurit, enzime, yndyrëra eterik, si dhe aminoacide të rëndësishme për organizmin e njeriut.
Përbrësit shërues ose mjekues
Çaji nga hibiskusi është pije frekuese me shije acidike për shkak të acidit të limonit në përbërjen e tij.Nuk përmban kofein dhe tein, andaj është shumë i përshtatshëm si çaj për relaksim dhe çlodhje. 
Çaji nga hibiskusi është thesar i vërtetë i vitaminës Cdhe antioksidantëve, dhe është bar i shkëlqyer natyror kundër ftohjes, kollitjes, gripit dhe etheve.
Hibiskusi ka ndikim të volitshëm kur bëhet fjalë për simptomet në vijim: humbja e oreksit, kapsllëku, përzierje të stomakut, ndalesëne lëngjeve, sëmundjet kardiake, imunitet të dobët, çrregullimet nervore, pagjumsia, vrajat e cekëta.
I zbut ngërcet në stomak dhe mitër, dhe shërben si diuretik i butë. Kjo është shumë e rëndësishme te të sëmurët nga zemëra dhe veshkët, sepse në ato organe kemi më shumë lëngje.
Ndihmon te keqësimi i qarkullimit, pagjumisa, plagët e cekëta dhe e pëmirëson erën e gojës.
Për shkak të sasis së madhe të flavanoideve, ndihmon edhe në detoksikimin dhe mbron mëlçinë e zezë nga helemet, e përshpejton metabolizmin dhe e përmirëson punën e gjëndrës mbrojtëse.
Është i mirë për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut.Ky efekt është shumë i njohur dhe mbështetet nga shumë hulumtime shkencore.Një filçan çaj hibiskus tre herë në ditë mund të ndihmoj dukshëm në stabilizimin e shtypjes së gjakut, gjithsesi, pa ndikime të provuara anësore. Sërish, që të arrihet ky efekt, nevojitet që çaji të konsumohet rregullisht disa javë me rradhë.
Një nga përbërësit më të njohur të hibiskusit është ndikimi freskues (ftohjes) te organizmi, dhe pikërisht për këtë është shumë i njohur si pije gjatë muajve të nxehtë të verës. Përdoret edhe si pije sportive për zbutjen e etjes dhe, për këtë arsye, përdoret i ftohur. 

Masat e kujdesit
Konsumi i hibiskusit nuk rekomandohet gjatë periudhës së shtatzanisë, sepse hibiskusi e nxit ciklin menstrual dhe mund të shpie te aborti spontan. Poashtu, nuk dihet siguria nga përdorimi i hibiskusit gjatë sisëdhënies, dhe pikërisht për këtë nuk rekomandohet të konsumohet gjatë kohës së sisëdhënies.
Hibiskusi nuk duhet të përdoret bashkë me Paracetamolin (Paracetamoin(acetaminofenin), sepse i reduktohet efekti i tij.

 

Çaj nga hibiskusi:
Një lugë çaj nga lulja e thatë e hibiskusit e përziejm me 200 ml ujë. E lëm të qëndroj pothuaj 15 minuta dhe e kullojmë. Sipas dëshirës, shtoni mjaltë dhe limon të shtrydhur. Përzijeni dhe kënaquni.


Çaj i ftohtë:
3 filçan çaj nga hibiskusi, 1 fiçan lëng nga portokalli dhe¼ lëng nga limenta. Përzijeni përbërësit, sipas dëshirësh mund ta rendoni pak xhexhefil dhe servoni me copëza akulli.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin