Enjte, 04 Prill 2019 02:00

MAGNEZI

Magnezi, bashkë me kaliumin, kalciumin dhe me natriumin, janë elementet bazë të domosdoshme për funksionimin e duhur të organizmit të njeriut i cili nuk është në gjendje ta sintetizoj këtë mineral. Për shkak të kësaj, nevojitet që çdo ditë të konsumohet ushqim i pasu me magnezi. 
 
Magnezi është një nga elementet më të përhapura në korren e tokës(pothuaj2%), dhe është elementi i tretë më i pranishëm  i zbërthyer në ujin e detit.Joni i magnezit është esencial për tërë qelizat e gjalla. 
Hulumtimet tregojnë se madje 50% e individëve që vuajnë nga kokëdhimbjet e shpeshta kanë koncentrime të ulëta magnezit në gjak. 
 
Përse na duhet magnezi?
Magnezi është shumë i rëndësishëm për organizmin, sepse ndikon në aktivitetin e më shumë se 300sistemeve enzimatike, duke përfshirë sintezën e proteinave dhe sintezën acidevenukleinike.Para se gjithash, luan rol të madh në punën e sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve, veshkëve, mëlçisë së zezë, gjëndrave të cilat tajojnë hormone.Është me rëndësi të madhe për çlodhjen e muskujve dhe për gjumë të madh, dhe i pengon vështirësitë, siç janë: lodhja kronike, kokëdhimbja dhe migrena. Magnezi ndihmon në preveneimin dhe mjekimin e shumë sëmundjeve si astma, autizmin, sëmundjet e zemrës, epilepsinë, sklerozës e shumëfishtë dhe PMC.
Magnezi dhe zemra
Magnezi është me rëndësi themelore për funksionin e drejtë të punës së zemrës. Ai përfshihet në transferin e elektroliteve tjera, siç janë kalciumi dhe kaliumi, të rëndësishëm për bartjen e sinjaleve nervore dhe kontraksionet muskulore. Është dëshmuar se mungesa e magnesit mund të shkaktoj pengesë në punën e zemrës, që njihet si aritmia.
Magnezi dhe shtypja e gjakut
Është dëshmua se konsumi më i madh i magnesit mund të ndihmoj në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Nivelet e ulëta të magnezit kanë të bëjnë me rrezikun nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës, sidomos nga infarkti.
Ngërçet e shpeshta dhe sëmundjet në muskuj
Koncentrimet e ulëta të magnezit në organizëm mund të jenë arsye për ngërçet e shpeshta dhe të dhimbshme në muskuj. Kjo mund të shprehet te sportistët dhe te individët me aktivitet të rritur fizik. 
Magnezi dhe gjumi
Indikator i shpesht dhe i jashtëzakonshëm për mungesën e magnezit mund të jetë edhe paraqitja e pagjumësisë.Madje edhe nivelet më vogla të mungesës së koncentrimeve të kalcionit mund të jenë arsye e mjaftueshme për vështirësitë me gjumin ose për zgjimin e vazhdueshëm gjatë natës.
Koncentrimet e rekomanduar ditore
Sasirat e rekomanduara ditore varen nga mosha, gjinia, si dhe nga gjendjet specifike në organizëm. Në përgjithsi, konsumi i rekomanduar ditor te meshkujt e rritur është 420 mg, kurse te femrat është320 mg. 
 
Simptiomet gjatë mungesës së magnezit
Simptomet të cilat manifestohen si rezultat i mungsës së magnesit janë të shumëllojshme, por si më të shpeshta janë:
- lodhje dhe ngërçe në muskuj;
- eshtra të butë dhe të brishtë;
- kokëdhimbje/migrenë;
- koncentrime jo stabile të sheqerit në gjak;
- shtypje e lartë e gjakut dhe aritmia;
- depresioni;
-mungesa e oreksit.

Ushqimi i pasur me magnez
Nevoja e trupit për magnez duhet të sigurohet me ushqime të volitshme. Në ushqimin i cili është i pasur me magnez bëjnë pjesë:bajamet dhe produktet tjera me bërthamë, produktet nga soja (tofu), bananja dhe perimet e gjelbërta,si spinaqi dhe panxhari gjethe. 
Një qind gram bajame përmbajnë pothuaj290mg mangnez, gjysmë gote me spinaq përmban 78 mg magnez. Një banane mestare përmban pothuaj 32 mg magnez.Farat e lulediellieve sigurojnë 325 mg magnez në 100 g, kurse susami siguron 350 mg në 100 g. I pasur me magnez është edhe çokolata e zezë e cila 100 g përmban rreth 320 mg magnez. 
Burimet tjera të mira të magnezit janë bishtajat, soja, qumështi, fasulja e zezë, avokado, krundet prej gruri dhe orizi, tërshëra, farat e kungullit.
 
Organizmi ynë absorbon vetëm1/3 magnez nga ushqimi. Konsumi i miellit të bardhë në formë të bukës,gatimeve të pjekura të brumit shpenzon rezervat e magnezit nga organizmi. Poashtu, ruataj e gjatë, ngrirja dhe përgatita (gatimi) i ushqimit, e varfërojnë këtë mineral.
 
Konsumi i pa kontrolluar i magnezit në formë të shtesës në ushqim mund të rezutoj në dozimin e tepërt. Simptomet karaktestike kur marrim dozë më të madhe të magnezit janë: diareja, plogështia dhe përgjumja. Prandaj, para përdorimit të çfardo lloj shtojce në ushqim, konsultohuni me farmacistin tuaj.
 
Enjte, 04 Prill 2019 02:00

Çiklizmi – jeta në dy rrota

Çiklizmi në përgjithsi vlerësohet si model shumë efikas dhe efektiv për transport, ideal për distanca të shkurtëra ose mesatare. BiçiklizmI ngadal por sigurt e merr primatin e mjetit për transport të shpejtë, të lirë dhe alternativ. Përveç kësaj, biçiklizmi është sport, kurse biçikleta– hallkë për sport, rekreacion, shoëqri dhe për aventura.
 
Sport pa kufizime
 
Biçiklizmi, në esencë, është sport aerobik me të cilin mund të kënaqen njerëz të moshave të ndryshme. Kështu, kufizime të moshës pothuaj edhe nuk ekzistojnë. Ai mund të jetë serioz, por në të njejtën kohë edhe argëtues dhe mënyrë e lirë për rekreacion dhe aventurizëm.
Biçiklizmi si formë e aktivitetit sportiv sjell shumë dobi shëndetsore për trupin e njeriut. Mes dobive më të rëndësishme që sjell vozitja e biçikletës, do të ndjamë këto:
 
-  sistem të shëndosh kardiovaskular
-   fuqi dhe fleksibilitet më të madhe muskulore
-   përmirësim të lëvizshmëris së nyjeve
-  ulje të stresit
-  përmirësim të lëvizjes dhe kordinimit të trupit
-  përforicim të eshtrave
-  ulje të yndyrërave të trupit
-  imunitet të përmirësuar dhe prirje më e ulët ndaj sëmundjeve
-  koncentrim më të mirë dhe fokus më të madh mental
-  ulje të anksiozitetit dhe depsionit

 
Mjet transporti dhe mik i mjedisit
Përveç kësaj, biçiklizmi si mjet transporti sjell shumë të mira shoqërore dhe individuale.Biçiklizmi në përgjithsi konsiderohet si model shumë efektiv dhe efikas për transport,ideal për distancë të mesme dhe të shkurtër. Biçikletat sigurojnë shumë dobi krahësuar me mjetet motorike, duke përfshirë edhe uljen e shpenzimeve të karburantit fosil,ndotje më të vogël të mjedisitdhe më pak zhurmë në qytete, rrëmujë më të vogël, parkim më të lehtë dhe vozitje më të lehtë. Te këto përparësi, gjithsesi bëjnë pjesë edhe shpenzimet e ulëta finciare, si për shfrytëzuesin ashtu edhe për shoqërinë si tërësi.
 
Rreziqet dhe ekspozimi i ndotjes enorme
 
Një shqetësim i cili shpesh haset (si nga disa biçiklistë, ashtu edhe nga disa që nuk ngasin biçikletë) është siguria e biçiklistëve në rrëmujën në qytet, sidomos në mjediset me infrastrukturë të pazhvilluar sa duhet për biçiklizëm. Për shkak të kësa, përgjegjësia dhe respektimi i shenjave të trafikut është me rëndësi të madhe për lëvizje të sigurtë në mjediset urbane, por edhe jashtë tyre. Shumë aktuale është edhe ekspozimi ndaj ajërit të ndotur. Por, disa studime tregojnp se pikërisht biçiklistët janë më pak të ekspozuar ndaj ajërit të ndotur në raport me vozitësit e ngecur në veturat e tyre. Megjithatë, edhe në këtë rast rekomandohet që në raste me ndotje shumë të lartë të përdoren maska mbrojtëse dhe ushtrimet e planifikuara të jenë me intenzitet mesatar.
 
 
Ana argëtuese e biçiklizmit
Përveç të mirave shëndetsore, ekonomike dhe shoqërore, biçiklizmi ka edhe anën e vetë argëtuese. Në pjesën në vijim do të numërojmë disa fakte zbavitëse për biçikletat:
-  biçikleta më e madhe tandem është me 35ulëse dhe është më i gjatë se 20m
-  në hapësirën e njejtë që e zen një automobil mund të vendosen pothuaj 15 biçikleta
-  shpenzimet për mirëmbajtjen e biçikletës janë20 herë më të ulëta në raport me shpenzimet për mirëmbajtjen e veturës
-  nëse rritet numëri i biçiklistave trefish, normale fatkeqsive me motoçiklistë do të reduktohet për 50 %
-  në botë në vit prodhohen rreth100 milion biçikleta
-  fjala„biçikletë“ishte shpikur në 1860-tat
-  gara„Tour de France“së pari herë u mbajt në vitin 1903 
-  në Kinë përdoren më shumë se 500 milion biçikleta
-  biçiklisti më i shpejt është Amerikani Xhon Hauard
- në botë ka dyfish më shumë biçikleta se sa automobila
- fëmijët të cilët shkojnë me biçikletë në shkollë tregojnë rezultate më të mira në klasë
 
 

Udhëtari i cili deri në punë nget biçikletë8km, katër ditë në javë, u shmanget 3220 km vozitje në vit, që është ekuivalente me 380 l benzin të kursyer dhe shmang 750 kg emisione tëСО2. Vetëm25 minuta ushtrime aerobike, siç është biçiklizmi, e përmirëson të menduarit kreativ dhe e rrit motivimin për punë.
 
Enjte, 04 Prill 2019 02:00

HUDHRA E GJARPRIT

Hudhra e gjarprit(lat. Allium Schoenoprasum L.) ka prejardhje nga familja Alliaceae, ku bëjnë pjesë qepa, hudhra, mjedrat, etj.Bimë vetëshumuese, e cila rritet nga vera deri në vjeshtë, më shpesh nëpër brigjet e lumejve dhe livadheve të lagështa. Nga Maji deri në Qershor zhvillohen gjethet vjollce të purpurta me një erë (aromë) intenzive i cili mund të nuhatet nga largë. Kopshtarët mesjetarshumë shpesh e kanë përdorur hudhrën e gjarprit për dekor nëpër kopshtet e tyre.

Përbërja dhe përdorimi
Hudhra e gjarprit është bimë gjerësisht e përdorur, e cila ka shije pak djegëse, shije e cila varet nga kushtet ku është kultivuar dhe nga mënyra se si është kultuvuar. Ka traditë të gjatë për shkak të shijes së saj karakteristike, por edhe për shkak të përbërjes së saj mjekuese.Përmban vajra eterik të pasur me sulfur, të cilët konsiderohen si shkak i shijes djegëse dhe erës specifike. Për shkak të mëyrës së thjeshtë të kultivimit, dhe ndikimit të saj mjekues, hudhra e gjarprit duhet të jetë pjesë e çdo kopshti. Është e pasur me materie ushqyese dhe përmban pak kalori. Është burim i mirë i vitaminaveА, B, C dhe K ndërsa nga mineralet më të shprehur janë kalciumi, magnezi, fosfori dhe kaliumi.

Roli mjekues:
1.     E redukton kolesterolin
Për shkak të pranisë së alicinit në koncentrime të larta, hudhra e gjarprit ka nidkim mbi reduktimin e nivelit të të ashtuquajturit kolesterol i “keq” në gjak dhe në këtë mënyrë ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut.
Me rëndësi është të dihet se alicini krijohet menjëherë pas këputjes së trungut të hudhrës së gjarprit, kurse pas një periudhe shëndrohet në komponime të sulfurit. Andaj, duhet të konsumohet i freksët, gjegjësisht përderisa ndjehet aroma ose era e hudhrës.
2.     E përforcon imunitetin
Hudhra e gjarprit përmban vitaminën A, e cila luan rol në shëndetin e mukozës së hundës, fytyt, mushkërive të bardha dhe sistemit digjestiv, si dhe organeve tjera të cilat ekspozohen ndaj ndikimeve të jashtëme dhe parogjeneve potenciale.
Vitamina C, i cili gjendet në hudhrën e gjarprit, e përmirëson imunitetin dhe luan rol antibakterial dhe antiviral. Nga këtu, hudhra e gjarprit është shtojcë e shkëlqyer në ushqim për njerëzit të cilët vuajnë nga infeksione në traktin resporator.
Vitaminat A dhe C marrin pjesë në formimin e antitrupthave, me çka e përforcojnë sistemin imunitar.
3.     Parandalon osteoporozën dhe aterosklerozën
Hudhra e gjarprit përmban komponime të cilat e përmbajnë kalciumin në eshtra dhe gjak sepse e pengojnë sekretimin e kalciumit përmes urinës, me çka sigurohen eshtra më të forta dhe më të shëndosha.
Vitamina K në hudhrën e gjarprite përmirëson absorbimin e kalciumit në eshtra dhe në këtë mënyrë e redukton incidencën e frakturave të eshtrave pas menopauzës.
Me parandalimin e disbalancit hormonal i cili mund na shpie te demineralizimi i eshtrave, vitamina K përfshihet në ruatjen e fortësisë dhe shëndetit të eshtrave.
Me konsumin e rregullt të hudhrës së gjarprit, mund të pengohet kalcifikimi i enëve të gjakut, si pasojë edhe asteroskleroza.
4.     Merr pjesë në parandalimin e paraqitjes së tumorit
Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se hudhra e gjarpërit a aktivitet të madhe antioksdues.Në krahësim me perimet e mbetura nga kjo familje, hudhra e gjarprit ka dukshëm sasi më të madhe të antioksidantëve në përbërjen e saj të begatshme.
Stresi oksidues(dëmtimi i barazpeshës mes radikaleve të lira dhe antioksidantëve në trup) ka të bëj me një numër të madhe të sëmundjeve hormonale, siç janë diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, tumoret dhe demenca.
Ndikimi ose roli antioksues e redukton sasinë e radikaleve të lira në organizëm, me çka reduktohet paraqitja dhe përhapja e qelizave kancerogjene.
5.     E përmirëson tretjen e ushqimit
Alil sufirdonidhe komponimet tjera karaktersitike te hudhra e gjarprit kanë ndikim pozitiv te sistemi digjestiv.
Hudhra e gjarprit i largon bakteriet e dëmshme, tharmet dhe këpurdhatnga trakti digjestiv të cilët për ndryshe e vështirësojnë tretjen e ushqimit. 
Për shkak të sinergjisë së fibrave dhe komponimeve tjera natyrore (niacin, tiamin, acvidi pantonenik), arrihet tretja më e lehtë e ushqimit. Hudhra e gjarprit mundëson absorbim më të mirë të materieve ushyese në traktin digjestiv, me çka arrihet shfrytëzim më i mirë i këtyre materieve në organizëm.
6.     E mbron të pamurit
Karotenoidet, zeaksantin dhe luteini, të cilët i përmban hudhra e gjarprit, direkt lidhen me reduktimin e numërit të radikaleve të lira të cilët shkaktojnë sëmundje degjeneruese të syve. Ata e ngadalsojnë dhe e pengojnë paraqitjen e edemës okulare, degjenerimin makular dhe i ruajnë sytë nga plakja.Koncentrimi i lartë i vitaminës A e përmirëson shëndetin e syve, e përforcon dhe e mpreh shikimin.
 
Në kuzhinë
Në hapësirta tona, hudhra e gjarprit më shpesh përdoret si erëzëHudhra e gjarprit ka shije si të qepës dhe të hudhrës. Është e pazëvendësueshme për ushqime të veçanta pikante, sallata , salce. Nëse blini, mos harroni se hudhra e gjarprit në kuzhinë përdoret e freskët! Nëse dëshironi ta përdorni ditën në vijim, më mirë ta mbështjellni me faculetë të njomë dhe të ashtu ta ruani në frigurifer. Gjatë përdorimit, nevojitet ta prisni në pjesë të vogla dhe si të tillë shtohen në supa të ndryshme të perimeve, omlete, salce, kos dhe gjella tjera të ndryshme. Kombinohet shumë mirë me gjizë të freskët dhe me sallatë. 
Me ardhjen e vjeshtës dhe dimërit, dhe uljen e temepraturës, të shpeshta janë edhe paraqitjet e infeksioneve respiratore. Lidhshmëria mes ndryshimeve sezonale dhe paraqitjes së shpesht të infeksioneve respiratore është plotësisht e kuptueshem duke pasur parasyshë se rezistenca natyrore e organizmit gjatë temperaturave të ulëta ulet dukeshëm, kurse prirja ndaj infeksioneve akute rritet dukshëm.

Arsyet për paraqitjen e ftohjeve sezonale

Qëndrimi në shkollë, çerdhe dhe kolektive të mëdha, te popullata fëmijrore e rrit probabilitetin e bartjes së infeksioneve, më shpesh tëviruseve. Qëndrimi më i gjatë në hapësira të tilla të mbyllura, ajëri i thatë dhe i ngrohtë në këto hapësira, hapësirat pa ajërosje të mjaftueshme konsiderohen si shkaktare për përhapjen e lehtë të infeksioneve. Infeksionet akute të rrugëve të sipërme respiratore janë ndër sëmundjet më të shpeshta te njeriu. Mesatarisht, një fëmijë është normal të sëmuret jo më shpesh se 4-8 herë në vit, kurs të të rriturit sëmuren mesatarisht 2-4 herë në nivel vjetor. Përqindja të fëmijët është e lartë, sepse te ata sistemin imunitar ende nuk është zhvilluar sa duhet.
Infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore te 90% e rasteve shkaktohen nga viruset, dhe atë më shpesh: Rinovirusi(30%-80%), Koronovirusi(10%-15%), Influenza, Parainfluenza, Adenovirusi etj.Më rrallë, shkaktar mund të jenë edhe bakteriet(Streprokokusi, Moraksela).
Bartja e virusit bëhet me anë të frymëmarrjes ose me anë të gëltitjes së pikave të cilat i sëmuri i lëshon në ajër, por që e përmbajnë virusin, me anë të kontaktit me duar ose objektet e kontaminuara me virusin. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes ndahen në infeksione të rrugëve të sipërme respiratore: ftohje, febrilen, katar respirator, tonziliti, faringiti, dhe infeksione të rrugëve të poshtëme respiratore: bronkiti, pneumonia.Viruset janë përgjegjëse për shkaktimin e ndezjes së veshit, sinuset, fytit dhe rrugët e poshtëme respiratore.

Simptomet e ftohjes sezonale

Ftohja më shpesh kalon pa rritje të temepraturës së trupit, me ndjenjën e etheve, plogështi. Këtu, shumë rralë mund të ketë komplikim të gjendjes, kurse terapia duhet të jetë simptomatike. Ftohja e shkaktuar nga Rinovirusi është më përhapëse tre ditët e para nga paraqitja e simptomeve, pastaj intenziteti i saj ulet.
Katari febril respirator karakterizohet me një varg simptomesh të cilat e vështirësojnë cilësinë e jetës te këto pacientë. Pjesë të tyre janë: rritja e temepraturës së trupit, dobësi, plogështi, dhimbje në muskuj, rinorea(sekrecion i rritur nga hunda), hunda e zënë, dhimbje në fytë, marrja e zërit, kollitja, mungesë e oreksit.

Si duhet të jetë trajtimi nëse bëhet fjalë për infeksion viral?
Duhet të dihet se  qasja te infeksionet virale duhet të jetë terapi rrepëtsisht simptomatike, në asnjë rast nuk duhet të jetë antibiotike. Me terapi simptomatike nënkuptohet trajtim me analgjetik(barna për ulejn e dhimbjes), antipiretikë(barna për uljen e temepraturës), rekogjestivë, pastilë/sprej për zbutjen e dhimbjes nga fyty i ndezur.  Dekongjestivi synonn ta ul ëntjen e qiellzës dhe sekrecionin e hundës– me këtë lehtësohet frymëmarrja përmes hundës. 


Hunda e zënë dhe fyty i sëmurë
          
Dekongjestivi, i cili në përbërjen e tij përmban oksimetazolin, e liron hundën në minutat e parë dhe ndikimi zgjat deri në 12 orë. Oksimetazolini në përbërjen e dekongjestivit, përveç ndikimit kryesor dekongjestiv, ka edhe ndikim anti-inflamator dhe anti-viral dhe e pengon përhapjen e viruseve. Te fyty i sëmurë, pastilët bëjnëheqjen e dhimbjes (ndikim analgjetik), dhe ndikim antiseptik– pengohet zhvillimi i përhapjes së infeksionit në zgavrën e gojës. Sprej (spërkatësi) dhe pastilët, të cilët në përbërjen e tyre përmbajnë lidokain si analgjetik, shpejt e qetësojnë dhimbjen. Klorheksidini është standard i artë për antiseptik sepse ndikon te viruset, bakteriet dhe këpurdhat. Përveç kësaj, nevojitet konsumi i lëngjeve në formë të çajrave, lëngje, tretësira për rehidratim, vitmina, kultura probiotike
Te një pjesë e pacientëve mund të paraqiten edhe komplikime të gjendjes së ftohjes/gripit, atëherë kemi ndezjen e sinuseve (sinusiti) ose të veshit (otiti). Në këtë rast, duhet të kalohet në terapi antibiotike për trajtimine tyre.
Nuk duhet të harrohet se antibiotikët shërojnë infeksione bakteriale, nuk ndikojnë te viruset, por pikërisht viruset janë shkaktar të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore. Bëni kujdes me zgjedhjen e terapisë!                                                                                                                                                                                                                         

 
                                                                                                                           Dr.Adnan Sulejmani                                   
                                                                                                   Pediatër Specialist– IPSH SP Kumanovë

 
Enjte, 04 Prill 2019 02:00

PAPAJA


Papaja është fryt nga pema e cila rritet në vendet tropikale në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Fryti është i madh, kurse kur piqet, ka ngjyrë të verdhë ose të kuqe të mbyllur. Sipas shijes i ngjan ananasit dhe pjeshkës. Interesante janë të dhënat se kemi fryt mashkull dhe femër.

Papaja është e pasur me komponime aktive biologjike ku komponentë kryesore është papaini. Koncentrimi i substancave aktive varion, varësisht nga pjesa e bimës. Ekstrati nga gjethet e thara të papajës ka efekt antikancerogjen, dhe atë kundër një spektri të gjërë të tumoreve, duke përfshirë kancerin në qafën e mitrës, në gji, mëlçinë e zezë, mushkëritë e bardha dhe në pankreas. Fryti mund të konsumohet edhe si pemë e thatë dhe e freskët (njomë). Është burim i begatshëm i vitaminës A dhe C dhe i kalciumit, e përmirëson tretjen e ushqimit dhe e mbron sistemin imunitar. 
Enjte, 04 Prill 2019 02:00

Rrukulli

Rrukulli(лат. Erucasativaperimishijshëmmegjetheicilishumë lehtë mundtë kultivohetkursenë të njejtënkohë embronkopshtinngainsektet.

 

Përbërja dhe ndikimi shërues i rrukullit

Rrukulla është bimë me nivel të ulët të kalorive e cila në 100 g përmban vetëm 10 kalori, kurse është e pasur me vitamina А, C, K, riboflavine dhe acid folik, por edhe me kalcium, magnez, bakër, hekur, zink dhe kalium.

Një porcionrrukullpërmban 83% të nevojës ditore të njeriut për vitaminën K,por edhe 38% nga doza e rekomanduar ditore për vitaminën А. Magnezi dhe zinku poashtu janë pjesë e përbërjes së begatshme ushqyese

Ashtu si shumica e perimeve të gjelbërta,rrukullaështë e begatshme me antioksidanse, e pastron mëlçinë e zezë dhe është ideale për detroksifikim pranveror

Rrukullështë e pasur me klorofil dhe komponime të sulfurit të cilat e ndihmojnë pastrimin e oganizmit në nivel qelizorËshtë e përshtatshm dhe për terapi qelizore, e cila rekomandohet për pastrimin ose hudhjen e metaleve të rënda nga organizmi

Merkure, 02 Janar 2019 01:00

Smuthi dimërore

1 karrotë
1 panxhar të vogël
1 mollë
1 banane
3 hurma
1 portokall

Përbërësit vendosen në blender, blendohen (grihen) dhe shtohet ujë sipas dëshirës.
Merkure, 02 Janar 2019 01:00

Sallatë greke

Përbërësit e nevojshëm:
2 domate
1 spec i kuq
trangull
qepë e kuqe
ullinjë
djathë feta
vaj ulliri, kripë, origano
 
Përgatitja:
Domatete dhe trangujt i presim në katëror, specin në rrethe, qepën poashtu në rrethe, të cilët do t’i ndani.
Përbërësit, bashkë me erëzat, i përziejm në enë për sallatë. Në fund, shtoni ullinjët dhe djathin feta në katëror ose si pjesë të plota. Lyeni me vaj ulliri dhe kriposni me origano. 
Merkure, 02 Janar 2019 01:00

Pite me kungull

Përbërësit e nevojshëm:
 
500 g kore
100 g sheqer pluhur ose sipas shijes
1 sheqer vanile
100 ml vaj
1 qese kanellë
1 kg kungull
 
Përgatitja:
Kungulli çorohet, radhitet dhe përzihet me sheqerin, vanilen dhe kanellën. E lëmë të qëndroj rreth 15 minuta. Tepsia në të cilën përgatitet, lyhet me vaj.Koret ndahen nga3, ku secila kore lyhet me vaj. Pas kores së tretë vendoset përzierje nga kunguli, skajetmbështjellen dhe koret mbështjellen në rule. Në të njejtën mënyrë bëhen edhe koret tjera dhe radhiten në tepsinë për pjekje ku lyhen me vaj. Piqet 30 minuta në 200 gradë. Pasi të nxirret, e spërkasim me pak ujë, mbulohet me leckë dhe e lëm të ftohet. Pritet, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë pak sheqer pluhur.
Merkure, 02 Janar 2019 01:00

Lakra kokë e zijer me mish të thatë

Përbërësit e nevojshëm:

1 kokërr lakër kokë ose dy më të vogla
Mish i thatë derri(brinjë,kofsha...)
2 kokërra qepë
3 thelë hudhre
2 spec i thatë i plotë(djegës ose të ëmbël, sipas dëshirës)
10 kokërra të plota të piperit
2-3 gjethe dafine
200 ml mish
 
Përgatitja:
Lakëra pritet në pjesë më të mëdha (katërore) dhe një pjesë radhitet në një tenxhere të madhe. Mbi shtresën e lakërës radhiten qepa e prerë, hudhra, mishi i thatë, specat e thatë, kokërrat e piperit dhe gjethet e dafinës. Pas kësaj radhitet pjesa e mbetur e lakrës, kriposet me spec të kuq dhe e spërkasim me vaj. Në fund, shtohet uji i ftohtë deri në nivelin e përzierjes. Deri sa të vlojë e gatuajmë në zjarrë më të fuqishëm,kurse pastaj e lëmë të zijej në zjarr të qetë për 2 orë e gjysmë. Gatimi mund të bëhet në furrë, në enë të mbuluar me fletë metalike. 
Në të njejtën mënyrë mund të gatuhet edhe pa yndyrë pa mish.
Faqja 9 di 45

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin