Përbërësit:
·       3 lugë lëng limoni
·       lëvozhgë e grirë e gjysmë limonit
·       3 qepë të reja, të copëtuar imët
·       2 kunguj të rinj, të copëtuar në shirita të hollë
·       1 hudhër e re, e copëtuar imët
·       80 - 100 g djathë feta i thërmuar
·       1 lugë me mendër ose nenexhik të copëtuar imët
·       1 lugë majdanoz të freskët të grirë
·       sipas dëshirës shtoni arra dhe domate sheri

Përgatitja:
Në një tas të madh dhe të thellë, përzijeni lëngun e limonit, lëvozhgën e renduar të limonit , hudhrën e njomë të grirë imët, kripë dhe piper. Hidhni gradualisht vajin e ullirit duke përzijer me një lugë. Pastaj, shtoni kungulleshkat dhe përzijeni që ata të lyehn me vaj nga të gjitha anët. Mbuloni tasin ose enën, vendoseni në frigorifer që kungulleshat të marinohen gjatë natës. Para se ta shërbeni, shtoni djathin
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Biskota të buta me mollë

Përbërësit:
·       2 vezë
·       100 g sheqer
·       100 g gjalpë të zbutur
·       350 g miell
·       16 g pluhur pastiçeri
·       2 molla
·       sheqer pluhur, pak kanellë, lëvozhgë limoni të grirë

Përgatitja:
Rrihni vezët me shkumë me sheqerin dhe shtoni gjalpin; rrihni derisa gjalpi të bashkohet me përbërës të tjerë. Shtoni 250 g miell në të cilin keni vendosur më parë pluhur pastiçerie dhe përzijeni. Shtoni mollat, të qëruara dhe copëtuara në kube të vegla dhe koren e renduar të limonit. Përzijeni mirë, përdorni një lugë për rrahje, dhe shtoni pjesën tjetër të miellit.
Me një lugë kafeje merrni nga përzierja (brumi) dhe rradhisni biskotat në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për rreth 20 minuta. Spërkatini biskotat e përfunduara me sheqer pluhur ku do të shtoni pak kanellë.
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Byreku mbretëror

Përbërësit:
·       3 vezë
·       1 qese pluhur pastiçerie
·       150 g djathë 
·       200 ml kos (një gotë)
·       200 ml vaj (një gotë)
·       16 lugë miell
·       100 g speca
·       100 g tranguj
·       100 g ullinj 
·       100 g proshutë
·       ca kripë

Përgatitja:
Grini ullinjtë, proshutën, kastravecët dhe specat në kube të imëta, kurse djathin rendoni. I përzijejmë vezët me mikser dhe shtoni kosin, vajin, kripën, pluhurin për pastiçeri dhe më pas ullinjtë e grirë, proshutën, kastravecët dhe djathin, përzijini me një lugë dhe shtoni gradualisht miellin. Nëse e keni më lehtë, përzijeni me mikser. Hidhni (brumin) përzierjen në një tigan pjekjeje të parangrohur dhe miellin. Piqeni në 200 gradë për rreth 20 minuta, derisa të fryhet byrek. 
Përbërësit:
·       1 qepë
·       1 thelb hudhër
·       2 patate më të mëdha
·       500 g brokoli
·       2 kartëror perimesh për supë
·       1 lugë kripë
·       1/2 lugë piper i zi
·       1 litër ujë
·       150 ml qumësht
·       1 kub gjalpë 
·       pak vaj ulliri, vegetë dhe majdanoz 

Përgatitja:
Në vajin e ullirit skuqni qepët dhe hudhrat e grira imët. Shtoni patatet e prerë në katror në tigan dhe gatuani në zjarr të ulët, duke i trazuar herë pas here. Sapo patatet fillojnë të ngjiten në fund, shtoni ujin.
Kur uji të vlojë, shtoni kubet e supave, erëzojeni me pak vegetë dhe lëreni që çorba të zihet rreth dhjetë minuta, derisa patatet të jenë zbutur. 
Shtoni brokolin të ndarë në lule, përfshirë kërcellin, të pastruar nga celuloza e jashtme dhe e prerë në kube. Aromatizoni me kripë dhe piper dhe gatuajeni derisa brokoli të zbutet, rreth dhjetë minuta. Përzijeni përbërësit e gatuar, shtoni qumështin, kubet e gjalpit dhe kripën sipas nevojës. Sapo supa të vlon, hiqeni atë nga zjarri. Dekoroni me majdanoz të grirë imët. 
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Sezoni i teshtitjes ka filluar

Njerëzit e armatosur me shami në pranverë kanë vetëm një brengë- alergjia ndaj polenit! Risia është që nën radar regjistrohen një sërë simptomash, të shpjeguara më poshtë, të cilat rrezikojnë jetën e përditshme tashmë të rrezikuar. 
 
Sytë e kuq, rrjedhje e hundë, teshtitjet, kollitjet? Fatkeqësisht, për shumë njerëz, ardhja e pranverës nuk përcillet me cicërimat e zogjëve, por nga nuhatja dhe teshtitja. Po, fajësoni alergjitë që bëhen më të mëdha çdo vit, madje edhe mes fëmijëve. Është interesante që lista e simptomave të shkaktuara nga grimcat e polenit fluturues po zgjerohet gjithashtu. Shumë nga manifestimet që njerëzit i përjetojnë janë të lidhura me alergjitë edhe pse ne nuk kemi qenë të vetëdijshëm për të. 
Duke marrë parasysh që sezoni i polenit po bëhet më i gjatë dhe më intensiv, falë rritjes së temperaturave (lexoni: ndryshimet e klimës), vuajtja juaj do të jetë më e ndërlikuar dhe më e gjatë se kurrë më parë. Një gjë është e sigurt - është e pamundur të parandaloni shpërthimin e pashmangshëm të polenit, kështu që le të shohim se si ta parandalojmë atë, në mënyrë që të mund ta shijojmë pranverën ashtu siç dëshirojmë.

LODHJE
Kur poleni thithet, trupi sekreton substanca inflamatore që në vetvete janë të mjaftueshme për t'ju shterur forcat. Por këta ndërmjetësues inflamator gjithashtu rrisin prodhimin e mukozës, gjë që shkakton bllokim dhe kështu vështirëson frymëmarrjen. Në këtë mënyrë, ngadalë por sigurt do të vini në netët shqetësuese dhe pa gjumë që do t'i kaloni duke pastruar hundët. 
Parandaloni:Përdorni sprej OTC për hundë me bazë të kortikosteroidit për të ndikuar edhe në inflamacion. Nëse vendosni me antihistaminë, zgjedhni një formulë pa gjumë, pasi ka të ngjarë të ndjeheni të lodhur gjatë gjithë ditës edhe pse keni marrë ilaçin gjatë natës. Gjendja juaj e përgjithshme mund të jetë e mirë, por truri juaj nuk do të funksionojë me kapacitet të plotë.

KRUARJA E VESHËVE, GOJËS OSE GRYKËS
A ndjeni gudulisje ose djegie në fyt pasi të keni nuhatur fruta ose perime të caktuara? Nëse vuani nga ethet e polenit, ka më shumë të ngjarë të keni sindromën e alergjisë orale. Thelbi: sistemi imunitar nuk mund të bëjë dallimin midis proteinave të polenit të pranishëm në bimë jashtë dhe të ngjashme me ato që gjenden në ushqimet që furnizoni. Kur hani ushqim, kanalet e hundës dhe ato në fyt ngacmohen, gjë që çon në shfaqjen e simptomave tipike, pranverore, alergjike si teshtitura. 
Parandaloni:Kini kujdes kur fillon kruarja për të identifikuar se cilat ushqime kanë më shumë të ngjarë të shkaktojnë një reagim, dhe pastaj shmangni ato ushqime të paktën në formë të papërpunuar. Ju mund të mos keni nevojë të hiqni dorë plotësisht sepse gatimi i ushqimit mund të shkatërrojë alergjenët. Ndonjëherë mjafton vetëm për të hequr lëkurën, sepse përqendrimi i proteinës ngacmuese është më i larti këtu. 
 
FRYRJA E QESKAVE LAKRIMALE
Kur sytë marrin një dozë të madhe poleni, trupi fillon të sekretojë histaminën, një kimikate që stimulon rrjedhjen e gjakut në atë rajon. Falë lëngut shtesë, ka një ënjtje të nënsyve dhe pasazheve të hundës. Ënjtja dhe bllokimi pengojnë qarkullimin, kështu që gjaku mblidhet rreth syve.
Parandaloni:Aplikoni fasha të ftohta - një ilaç i vjetër, por efektiv. Zhytni një peshqir në ujë të ftohtë dhe përdoreni atë mbi sytë e mbyllur rreth njëzet minuta për të ngushtuar enët e gjakut. Por bëjeni këtë duke qëndruar në këmbë, jo shtrirë, sepse graviteti do të ndihmojë në drenimin e gjakut rreth syve tuaj. Për të trajtuar alergjitë, merrni pika antihistamine në sy që bllokojnë receptorët e histaminës në sy, dhe do të vini re një ulje të ënjtjes. Filloni t’i përdorni ato për një deri në dy javë para se të shfaqet alergjia e pritshme dhe vazhdoni deri në fund të sezonit. 

DHËMBË TË NDJESHËM
Shtrëngimi i sinuseve maksilar, që ndodhet brenda secilës prej kockave të mollës, bën presion në dhëmbët e nofullës së sipërme.
Parandaloni:Spreji hundësh anti-inflamator steroid duhet të zvogëlojë dhimbjen e dhëmbëve duke lehtësuar presionin e shkaktuar nga sinuset e bllokuara. Por kjo vlen vetëm kur ndjeshmëria e dhëmbëve është shkaktuar me të vërtetë nga bllokimi. Zgavrat inflamatore të hundës janë një sipërfaqje e shkëlqyeshme për bakteret, kështu që rreziku i infeksioneve të sinuseve është i lartë. Në fakt, dhimbja e pashpjegueshme e dhëmbëve është një shenjë që alergjia ka përparuar dhe se është i domosdoshëm një antibiotik. Shkoni te mjeku!

DHIMBJE NË STOMAK
Është krejt normale që një person të përbijë një çerek mukozë çdo ditë. Kur mukoza ndërtohet në pjesën e pasme të fytit, kurse hunda, fyti dhe sinuset vazhdimisht e prodhojnë atë, atëherë stomaku do të përballet gjithashtu me një sasi më të pasur (e dimë, është e tmerrshme). Stomaku është veçanërisht i ndjeshëm në mbrëmje, sepse frymëmarrja gjatë natës trash mukozën, kështu që sistemi tretës ka vështirësi në përpunimin e tij. 
Parandaloni:Uji me kripë është zgjidhja sepse pastron pasazhet e hundës dhe hollon mukozën, kështu që është ajo bëhet më pak e dendur dhe më lehtë pastrohet. Përdorni ujë të distiluar, të filtruar ose të zier (jo nga rubineti) për të pastruar pjesën e sprejit nga hunda para çdo përdorimi. 
30% e popullatës maqedonase vuan nga alergjitë e shkaktuara nga poleni, dhe numri po rritet nga viti në vit. 
Nga ora 11:00 deri në ora 18:00, përqendrimi i polenit është më i larti, mbylluni në shtëpi dhe mbyllni dritaret. 

Në shtrat me armikun?
Poleni ngjitet në flokë gjatë gjithë ditës dhe bie në jastëk dhe fytyrë natën. Për të siguruar një natë të qetë, ndërroni mbulesën ose lani flokët. Pastroni shtëpinë tuaj më shpesh dhe mbajini këpucët përpara derës. 
Astma bronkiale - forma më e rëndë e alergjisë
Megjithëse të rralla, megjithatë, reaksionet alergjike të rënda nuk përjashtohen. Ato shpesh manifestohen nga dëmtimi i mukozës në fyt. Forma më e rëndë është astma bronkiale ose rrjedhja e mukozës në bronket dhe kongjestioni i organeve të frymëmarrjes - ndërhyrja urgjente mjekësore është e nevojshme.
DILEMA: Alergji apo ftohje e zakonshme?
I ftohti i zakonshëm zgjat rreth një javë, shoqërohet me temperaturë dhe kollë dhe zakonisht është i pranishëm në muajt e dimrit. Ftohjet alergjike shfaqen në pranverë dhe zgjasin me javë, madje edhe muaj, dhe rrallë përcillen nga temperatura. Te alergjitë, kulmi ndodh në një pjesë të caktuar të ditës, çdo ditë. 
Natyra nuk është i vetmi fjator!
Lisi, frashri, pisha, lajthia, verri,mështekna, shelgia, bari ... Sipas informatave të fundit, në listën e shkaktarëve shtoni edhe ndotjen e ajrit! Më saktësish, radikalet acide, benzoatet, sulfatet ose me një fjalë - gazrat shkarkues që dëmtojnë mukozën e frymëmarrjes, duke e bërë më të lehtë hyrjen e alergjenëve. 
Le të vazhdojmë me përgjigjen: edhe PO dhe JO! Le të gjykojmë në fund! Nëse jeni një nga ata që vazhdimisht kërkoni justifikime për të kapërcyer palestrën, atëherë s'ka fjalë se ju keni nevojë për një partner. Në fakt, ne të gjithë kërkojmë një partner në fillim, derisa të arrijmë atë ndjenjën e mirë pas trajnimit/stërvitjes dhe kuptojmë se askush nuk na nevojitet për të punuar me vetveten.
 Studimi i botuar në Hulumtimin për Edukim Shëndetësor (Health Education Research), kishte për qëllim të zbulonte fuqinë e mbështetjes së partnerëve në trajtimin e diabetit tip 2. Megjithatë u zbulua se trainimi ose stërvitja me partnerë rrit motivimin që individët të qëndrojnë besnikë regjimit sportiv. Kjo është e shkëlqyeshme, sepse nuk do të humbisni paratë që keni investuar. Madje nëse partneri juaj nuk është miku/mikesha juaj, por i dashuri ose burri juaj, atëherë studiuesit thonë se do të korrni plus përfitime siç janë thellimi i marrëdhënies dhe lidhja në nivel të ri.
Por shpata ka dy tehe, kështu që ju rrezikoni të prishni marrëdhëniet në të njëjtën kohë për shkak të; vonesës së partnerit tuaj, idesë për lloj të ndryshëm të sportit, mënyrës krejtësisht të ndryshme për t'u çlodhur pas stërvitjes, qëndrimit të ndryshëm ndaj ushqyerjes etj. Dhe tani? Provoni në çift, por në fund, bëni atë që ju përshtatet juve. 
 
VENDIMI
Sa është e thjeshtë për t'u realizuar: 7 nga 10
Rezultatet të shpejta: 8 nga 10
Përmirësimi mendor: 7 nga 10
Zgjidhje afatgjatë: 8 nga 10
REZULTATI PËRFUNDIMTAR: 7.5 nga 10
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Jelena Jovanova

Ata të dy jo vetëm që ndajnë të njëjtin emër, ata ndajnë të njëjtën buzëqeshje energjetike, ngjitëse dhe të parezistueshme, si kur kamerat janë duke punuar ashtu edhe kur janë në pushim. Publiku e do aq shumë Jelenën nga seriali televiziv "Prespav", sa që shumica besojnë se aktorja është identike me personazhin që luan. Ky është vetëm një konfirmim i aftësive të aktrimit të Jelenës e cila në jetën reale është një shpirt i vërtetë artistik, një profesioniste e shkëlqyeshme, një zonjë shembullore e sofistikuar për të cilën lypesen shumë anë për ta përjetuar atë në dritën e vërtetë. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e kushtuar jetës së përditshme të aktores sonë me sukses ndërkombëtar. 
 

 
Farmacisti juaj: Meqenëse jetoni çdo ditë në Kroaci, a jeni në dijeni se "Jelena nga Draceva" është bërë çdo vajzë e dytë në Maqedoni? Nëpër rrugicat tona udhëtojnë shumë gra të hareshme, luftarake prania e të cilave dëshirohet nga të gjithë, por kur drita zhduket, ata mbeten shpirtëra të vetëmuar të cilët besojnë se lumturinë do të gjejnë vetëm nëse shpërngulen nga këtu. 
Jelena Jovanova: Dikuj i mjafton një rrugicë, dikush asfiksohet në nguticën e globit. "Jelena nga Draçeva" është vetëm një nga ata që dëshiron një biletë njëkahëshe për të ikur nga rrugica e saj për ta pushtuar globin. Sigurisht, një nevojë e tillë, kur jeton në një shtet të premtimeve të parealizuara, ku është e qartë për kë është nënë dhe për kë është njerkë, bëhet edhe më e kuptueshme dhe e domosdoshme. Kam 7 vjet që jetoj në relacionin Zagreb-Shkup. Nuk mendoj se bari në Kroaci është më i gjelbër, por sigurisht që është më i rregulluar. Uroj dhe shpresoj që të vijë koha kur sistemi të funksionojë për ne dhe kur gjërat do të funksionojnë nuk do të ketë asnjë incident. 

Farmacisti juaj: Ata që shikuan versionin maqedonas teatral të muzikalit të famshme "Çikago", ishin pjesë e një turme njerëzish që dëshmuan se Maqedonia ka njëqind herë aktore më të mirë sesa Rene Zelviger dhe Katerine Zeta Jones së bashku. Jelena, a jeni në dijeni të madhështirë së talentit tuaj? A vlerësohet dhe a çmohet sa duhet në vendin tonë? Ju cilit i jepni përpari, teatrit ose filmit? 
Jelena Jovanova:Oooh! Nuk di si të vazhdoj me përgjigjen, kur bëhet fjalë për një mendim të tillë të ndarë! Faleminderit! Për mua është e rëndësishme! Nëse nuk ka audiencë, nuk do të isha aktore. Unë besoj në sytë dhe zemrën e tyre. Fakti që deri tani kam qenë e parnuar, më mirë sesa kam dëshiruar, konfirmon faktin që jam në vendin e duhur dhe që se krijoj në kohën time! Unë jam përjetësisht dhe jashtëzakonisht mirënjohës për këtë. Unë jam akoma duke mësuar dhe dua ta mësoj këtë zanat. Unë gëzohem për çdo rol të besuar dhe përpiqem të bëj maksimumin. Teatri i kamerave gjithmonë më ka flejtur më shumë, kështu që në njëfarë mënyre kam arritur të lidhem me kamerën më lehtë. Përparsi në zgjedhje ka vetë ky projekti dhe nëse dhe sa ky projekt do të provokoj për zhvendosjen e kufijve të mi. Pavarësisht nëse është teatral apo film. Unë jam i kënaqur me atë që kam arritur deri më tani. Për momentin ndjehem i pjekur për sfida shumë më të mëdha. Unë jam këtu për të parë nëse dikush ka guximin ta bëjë këtë dhe të njëjtën ta njohë tek unë. 
 
Farmacisti juaj: Ju keni një bukuri të jashtëzakonshme, por a planifikoni të plakeni si Meryl Streep? A është e mundur të shihet Jelena me një fytyrë dukshëm me botoks? A besoni se sapo të filloni me një korrigjim - nuk do të ketë fund? 
Jelena Jovanova:Faleminderit për komplimentin! Mësoj çdo ditë ta përqafoj atë që më është dhënë dhe ta ushqejë atë natyrshëm. Kam qenë e kapluar nga ideja se operacioni estetik ishte i domosdoshëm derisa nuk u zhyta thellë në atë që natyra dhe shpirti e ofrojnë si një zgjidhje për çdo problem. "Do të dëshiroja që të plakem me mençuri dhe të pranoj që koha lë gjurmë, por se këto gjurmë mund të jenë dëshmi për ekzistencën vetijake që është një bekim, dhe jo një barrë." E cila, po - mund dhe duhet të ushqehet natyrshëm, por nuk mohohet!

Farmacisti juaj: Sa arrini të merrni ushqim të shëndetshëm? A jeni duke ndjekur ndonjë program apo po ndiqni rregullat tuaja? Gatuani? 
Jelena Jovanova: Me profesion unë jam një person që merrem me emocione, pëlqen të vëzhgojë, të dëgjojë dhe të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të reagojë. Ndoshta kjo ma lehtëson momentin e "dëgjoni trupin tuaj dhe jepini atë që i duhet"! Asnjëherë nuk jam privuar nga asgjë ose, falë Zotit, kurrë nuk ka qenë e nevojshme të privohem nga diçka. Për nga natyra unë jam një llapës edhe pse pesha ime mund të mos bëjë një përshtypje të tillë. Më pëlqen të gatuaj dhe të provoj receta të ndryshme dhe të shijoj pasurinë e kuzhinave të ndryshme dhe sintezën e tyre. Frutat dhe perimet janë në menu çdo ditë, peshk të paktën një herë në javë, ashtu si mishi. Dita ime fillon me ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë, perime ose pulpë avokade ose pure. Rostiçeria gjithmonë përmban fruta, dreka është e larmishme me sallatë të freskët, ndërsa për darkë e di të qeras veten një gotë verë, djathë të mirë dhe proshutë. Kefiri dhe rrepka gjithashtu shpesh i zgjedh për darkë. Çelësi për një linjë të shëndetshme është që të kombinohen siç duhet ushqimi dhe besoj se është diçka që dikush mund ta mësojë. Zagrebi është akoma magjik për mua dhe më pëlqen të eci madje me orë të tëra. Në atë mënyrë, unë e mbaj veten fizikisht aktive, nëse nuk e jamë ndjerë se është ditë për vrapim ose joga.

Farmacisti juaj:A e lini ndonjëherë telefonin tuaj " pa zë"? Si e përjashtoni veten nga gjithçka?
Jelena Jovanova: Me Stjepanin mësova të fik celularin së paktën të dielën dhe ajo ditë të jetë shumë e JONA. Unë e dua lehtësinë e tij në marrjen e vendimit për të ndarë kohë për veten e tij dhe gëzohem që edhe unë jam duke u përmirësuar në këtë. "Kur shkojmë me pushime me burrin tim, gjithmonë mbajmë një telefon të vjetër Nokia me një numër të ri të cilin e dinë vetëm familja për raste urgjente. Në atë mënyrë, nuk dëgjojmë njoftime nga posta elektronike dhe mediat sociale ". Dita ka ritmin e vet që nuk diktohet nga kontrolli dhe obsesioni virtual. Nuk bëhem skllav i monetit që të gjithë duhet ta dinë dhe të shohin se ku jemi dhe si jemi. "Një libër i mirë dhe muzika mund t'ju largojnë nga bota e informacioneve të panevojshëm dhe t'ju çojë në një vend ku të mund të shijoni ëndrrat dhe vetë-njohjen tuaj!"
 
Farmacisti juaj:Çfarë mund të gjendet në farmacinë tuaj në shtëpi nga produktet natyrore dhe shtojcat ose suplementet? 
Jelena Jovanova: Aloe vera, sumbull, vajra esencialë natyral të kajsisë, avokado dhe bajame. Kur inxhizojmë për një kohë të gjatë, më duhen vitamina C shtesë, dhe në dimër lëkurë të shëndetshme dhe të zhdërvjellët, nëse ndjej nevojë, marr edhe vitaminën E. 


Farmacisti juaj:Jelena dhe sporti - sa shikoni dhe sa praktikoni sport? 
Jelena Jovanova: Unë shikoj futboll dhe tenis. Jam mësuar me këtë qysh si fëmijë me babin tim, me të cilin ende dimë se si të shkëmbejmë mendime rreth sportit. Vrapimi po bëhet gjithnjë e më shumë një sfidë dhe kënaqësi për mua dhe unë do të doja të provoja në garat maraton. 

Farmacisti juaj: "Jelena nga Prespav" ka një buzëqeshje të parezistueshme ngjitëse, a posedoni të njëjtën buzëqeshje në jetën reale? Çfarë mund t’ju bëjë të buzëqeshni më lehtë?
Jelena Jovanova: "Jelena nga Draçeva"ka trashëguar buzëqeshjen time private dhe ndjehem krenar me momentin kur personalisht do të dëshmoj sa ngjitëse është kjo". Më lehtë qeshë me çmenduritë e mia. Kështu edhe më lehtë i zgjidh problemet. 

Farmacisti juaj:Cila është formula juaj për shëndet të mirë dhe shpirt të hareshëm që do të ndani me lexuesit? 
Jelena Jovanova: Ta pranojmë veten dhe të punojmë për një "unë" më të mirë. Të pranojmë tjetrin dhe të kuptojmë, të mos gjykojmë, të rritemi shpirtërisht me gjërat që na bëjnë të lumtur dhe që na japin aspirata të shëndetshme. Të qeshemi më shpesh nga zemra, të jemi human dhe solidar. Le të kultivojmë empatinë dhe të ushqejmë të vërtetën. Nëse jemi të rrethuar nga e vërteta jonë, ne do të jemi në gjendje ta bartim kryqin tonë shumë më lehtë dhe besojmë. Besim për fillim dhe fund!
 
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Shprehitë e mia - shëndeti im

Ushqim i shpejtë = Depresion i shpejtë
 
Që moti e kemi ditur që ushqimi ndikon në disponimin e njeriut, por hulumtimet e reja nga Australia sugjerojnë që afërsia me restorantet e ushqimit të shpejtë ndikon në shëndetin mendor. Në një eksperiment, studiuesit zbuluan se njerëzit me qasje të lehtë në ushqimin e shpejtë kishin më shumë të ngjarë të vuanin nga depresioni sesa njerëzit nga një ishull fqinj, të cilët konsumonin vetëm ushqim deti dhe peshk.

Nata është për pushim!
A e dini se trupi i njeriut është më i ndjeshëm ndaj stresit gjatë natës? Arsyeja kryesore është ulja e prodhimit të kortizolit, një hormon stresi që na ndihmon të përballojmë situatën stresuese. Lëreni postën e keq të presë deri nesër!

Turpi nuk mbytet në alkool
Nuk është lajm i ri që njerëzit e turpshëm pinë një gotë alkool për të dalë nga ndonjë situatë e caktuar, për shembull, kur vardisen. Por studiuesit gjetën një problem ditën vijuese, sepse te këta njerëz është vrejtur rritja e aksiozitetetit (ankthit).

Brokoli i freskët kundër kancerit të fshikëzës
Ilaçi ideal natyror për njerëzit me kancer të fshikëzës është brokoli i freskët, pasi ul nivelin e vdekshmërisë deri në 43%. Kjo është thënë në një studim i cili zgjati 8 vjet dhe përfshiu më shumë se 230 pacientë. Shkencëtarët gjithashtu kanë hetuar efektin e brokolit të freskët dhe të gatuar në kancerin e fshikëzës, ku kanë konfirmuar se brokoli i freskët ka efekt shumë më të madh mbi sëmundjen. Brokoli përmban një përqindje të lartë të izotiocianatit, komponime që kanë një efekt të fortë antiproliferativ në qelizat e kancerit. Ato shkatërrohen gjatë zierjes.


547 ditë - koha e nevojshme që një nënë të ndihet përsëri seksi
Thithkat e plasaritura dhe gjumi i qetë janë e shkuar e largët që kur keni lindur fëmijë? Nuk kërkon shumë kohë që nënat "e freskëta" të binden se jeta nuk do të jetë më e njëjtë përsëri. Por shkencëtarët thonë të kundërtën. Ata llogaritën se u deshën 18 muaj (547 ditë) që një nënë të ndjehej përsëri si grua. 
Sondazhi përfshiu 3.000 gra nga Britania, dy të tretat e të cilave raportuan se ndjeheshin të shëndosha (dhjamosura) dhe jo tërheqëse pas lindjes së fëmijëve. 
6 nga 10 gra pretendojnë se e kanë përjetuar thyerje të vetëvlerësimit të tyre pasi kanë parë që ato nuk futen në rrobat e tyre të vjetra, ndërsa 39% ndjehen jo tërheqëse në gjithçka që veshin. 
Një e katërta (1/4) e të anketuarve pranuan se çdo ditë garonin me nënat e tjera se cila më shpejt do të humb peshë pas lindjes.
Por mungesa e makiazhit dhe parfumit nuk do të thotë që nuk do të jeni të lumtur. Amësia ndryshon përparësitë në jetë, kjo është arsyeja pse 9 nga 10 gra thanë që puna nuk ishte më aq e rëndësishme sa dikur, ndërsa 79% nuk donin të ktheheshin në punë.
 
 
 
 
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Migrena

Numëri i të sëmurëve nga forma më e rëndë e dhimbjes së kokës që faktikisht e paaftëson njeriun, arrinë 30 milion dhe shumica e tyre janë gra. Si ta ndihmoni veten?
Migrena është një dhimbje koke që paaftëson një person në çdo kuptim të fjalës dhe kryesisht ndjehet në zonën temporale, të ballit dhe syve. Pothuajse është e pamundur të parandaloni ose zvogëloni dhimbjen kur të shfaqet. Kur përballeni me simptoma - dhimbje koke e vështirë, pështjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, stimuj nga aromat dhe zhurma -gjithçka që mund të bëjnë njerëzit bëjnë është të fshihen nën jorgan dhe të presin që ajo të kalojë, e cila mund të zgjasë me orë, apo edhe ditë. .
E gjithë kjo ishte për faktin se deri vonë ishte pothuajse e pamundur të kontrollohej kjo situatë. Ilaçet ose barnat e prodhuar për të trajtuar kushte të tjera (të tilla si beta bllokuesit, ilaçet kundër depresionit dhe ilaçet anti-inflamatore) shpesh përdoren në rastin e migrenës. Por problemi është se këto ilaçe ose barna nuk funksionojnë te të gjithë, dhe ato shpesh shkaktojnë efekte anësore të tilla si lodhje, presion të ulët të gjakut dhe ulje të dëshirës seksuale. Një problem tjetër është se është pothuajse e pamundur të parashihet nëse një ilaç ose bar do të funksionojë për pacientin, dhe nëse funksionon, a do ta bëj atë të varur.
Ilaçi ose bari i ri për migrenën?
Çfarë ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme sa i përket trajtimit të migraines në 20 vitet e fundit? Bëhet fjalë për një klasë të re të barnave të quajtur kalcitonin, një peptid i lidhur gjenetikisht, një antitrup monoklonal ose mAbs CGRP. Ky ilaç injektohet një herë në muaj dhe është ilaçi ose bar i parë i krijuar për të parandaluar migrene. Ilaçi ndihmon nëse vuani nga dhimbja kronike (më shumë se 15 ditë në muaj) dhe herë pas here. 
Ilaçi funksionon duke zvogëluar aktivitetin e CGRP, një proteinë e përfshirë në transmetimin e dhimbjes së migrenës. Si rezultat, simptoma të tjera të migrenës, të tilla si inflamacioni dhe ënjtja e enëve të gjakut, kanë gjasa minimale të ndodhin. Sipas studimeve të fundit, pas konsumimit të rregullt të ilaçit ose barit gjatë një periudhe prej tre muajsh, shumë pacientë kanë vërejtur një ulje të dyfishtë të ditëve të kaluara me dhimbje koke. 
 
Shqyrtoni shkaktarët
Ajo që sigurisht funksionon për migrenën është shmangia e gjërave që e shkaktojnë atë, megjithëse fillimi i saj zakonisht është kombinim i disa faktorëve. Gama e shkaktarëve është vërtet e madhe, duke filluar nga ushqime si djathi i vjetër, alkooli, çokolata, kafeina, agrumet, mishi i thatë ose peshku, arrat, dieta, pagjumësia, depresioni, lodhja, aromat e forta, zhurmat me zë të lartë, drita e fortë, drita intensive, etj. , kushtet e motit. Imagjinoni, çlodhja me një film deri natën vonë te disa njerëz të nesërmen mund të sjellë re të errëta.  
Nëse i shmangni ato varietetet e ëmbël të ëmbëlsirave për shkak të migrenës së pashmangshme që vijnë pasi t’i shijoni ato, kemi një lajm të mirë: disa stimulues të zakonshëm si çokolata ndoshta nuk stimulojnë migrenën siç kemi menduar deri më tani - sugjerojnë studimet e fundit. Pyetja është se pse këto kënaqësi kanë emër të keq? Fillimi i migrenës fillon me një dëshirë të theksuar për ushqim dhe njerëzit kanë tendencë të marrin ëmbëlsira, shpjegon Dr. Peter Godsbi, një profesor në Kolegjin King në Londër. Kur migrena godet menjëherë pas kësaj, është logjike që pacientët të fajësojnë çokolatën - në këtë mënyrë është formuar ajo lidhje mendore që është plotësisht gabim. 
Ndiqni simptomat për të kuptuar më mirë migrenën tuaj dhe të konkludoni nëse shkaktuesi te i cili ju dyshoni është i legjitim, sugjeron Dr. Godsbi. Pasi të keni identifikuar shkaktarët e duhur, nuk është e dëshirueshme t'i shmangni ato 100 përqind. Përse? Për shkak se në atë mënyrë ju rrezikoni të bëheni shumë të ndjeshëm ndaj tyre duke iu nënshtruar leshtësiht kokëdhimbjes, thotë Dr. Paul Martin, drejtor i shkollës për Kërkiome Psikologjike në kuadër të Kolegjit kombëtar universitar të Shëndetit dhe Mjekësisë në Australi. Zgjidhja për këtë: rrisni toleranca përmes ekspozimit të zgjatur dhe të kontrolluar. Supozoni se një nivel i ulët i sheqerit në gjak ju shkakton dhimbje koke? Nëse jeni të kujdesshëm që të konsumoni darkën në ora 19.00, provoni ta zhvendosni atë disa minuta mbrapa. 
 
Ilaçi (zgjidhja) është në kokën tënde!
Sipas një studimi të vogël, njerëzit që meditojnë kanë dhimbje koke më të shkurtra, më pak të dhimbshme dhe më pak të shpeshta. Nuk bëni dëm nëse e kontrolloni, apo jo? Meditimi lehtëson stresin, që është shkaktari numër një i migrenës, thotë Rebecca Erwin Wells, një profesor i neurologjisë në shkollën e mjeksisë, "Vejk Forest". Sipas saj, meditimi mund të shkaktojë ndryshime neurobiologjike në tru që ndikojnë në mënyrën se si ne përpunojmë dhimbjen. Një teori tjetër: pasi njerëzit mësojnë të jetojnë me dhimbjen, ata kanë më pak të ngjarë të bëjnë dramë prej saj (të tipit: "Kjo dhimbje koke nuk do të largohet kurrë!"), kurse paniku vetëm thellon dhimbjen. Studiuesit po përpiqen të zbulojnë sa saktësisht meditimi është i nevojshëm, dhe në çfarë forme, për të përfituar sa më shumë, por ata dyshojnë se ajo mund të funksionojë edhe pas disa seancave. Një këshillë për fillestarët; mbështetja mbi intelektin personal shkakton stres sepse papritmas bëheni të vetëdijshëm për të. 
Aktivitet fizik, po apo jo?
Ushtrimet e rregullta mund të kontrollojë migrenën ose të zvogëlojë kohëzgjatjen e saj, zbulojnë hulumtimet e fundit, edhepse deri tani kemi fajësuar palestrën. Ndërsa ushtroni, trupi tajon neurotransmetues që na bëjnë të ndihemi mirë, bëhet fjalë për "vrasësit" e dhimbjes si beta-endorfini dhe anandamidi. Ushtrimet në vetvete zvogëlojnë stresin dhe ndihmojnë me pagjumësinë (dy shkaktarë të shkëlqyeshëm). 
Synoni dy deri në tre kardio-seanca në javë. Domosdoshmërisht bëni nxehje para stërvitjes, përndryshe rrezikoni të merrni dhimbje koke. Nëse stërvitja është një nga shkaktarët e migrenës, mos hiqni dorë menjëherë, pini shumë ujë (dehidratimi përkeqëson dhimbjen) dhe merrni ndonjë meze të pasur me proteina për të ruajtur nivelin stabil të sheqerit në gjak.
 
A është kokëdhimbja ime migrenë?
Rreth 20% e njerëzve që vuajnë nga migrena fitojnë një shenjë të aurës përpara se të shfaqen simptomat e para. Ata shohin dritë të ndezur, linja me onde ose pika ose sytë e tyre turbullohen. Disa njerëz kanë një erë ose shije të çuditshme ose janë të përgjumur. 24 orë para fillimit të migrenës, ka një ndryshim të humorit (eksitim, depresion, nervozizëm).

Ndihma e Parë- këshilla
1.     Shtrihuni në një dhomë të errët
2.     Aplikoni fasha të ngrohta ose të ftohta
3.     Masazh në vendet e dhimbshme
4.     Një, por vetëm një pije me kafein
5.     Nuhasni ose lyhuni me vaj livande, xhenxhefil ose mendër. 
 
20 % përqind e njerëzve me migrenë vuajnë nga depresioni në të njëjtën kohë
A dinit? Migrena është e gjashta në listën e sëmundjeve që çaftësojnë njerëzit.
Mesatarisht, 1 / 4 gra do të përjetojnë migrenë në jetë. 
5% e fëmijëve përballen me migrene. 
Çdo rritje e temperaturës me 5 ° C e rrit rrezikun e dhimbjes së kokës për 7.5%.
 
Premte, 27 Mars 2020 00:00

Çfarë në kohën e lirë?

LEXONI
"Gjyshja ime ju përshëndet dhe ju kërkon falje" nga Fredrik Bukman
Një roman mjaft sharmant për një vajzë, gjyshja e së cilës po vdes dhe lë pas vetes një sërë letrash, duke dërguar mbesën e saj të vogël në udhëtim ku ringjall botën e përrallave të shpikura nga ata të dyja. Elsa është shtatë vjeç dhe dallojeh nga bashkëmoshataret e saj. Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë vjeç dhe posedon një dhunëti të jashtëzakonshme për humor. Gjyshja është shoqja më e mirë e Elsës, në fakt, shoqja e vetme. Kur gjyshja vdes, ajo lë një sërë letrash duke u kërkuar falje njerëzve të cilëve ajo u ka bërë padrejtësi në jetën e saj. Letrat fillojnë aventurën më të madhe të Elsës. Me saktësi komike dhe duke spikatur një realitet krejt të ri, shkrimtari ofron tregimin për jetën dhe vdekjen dhe për një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut: e drejta për të qenë ndryshe!
 
SHKARKONI
Aplikacioni mobil "Headspace": Meditation and Sleep“
Në faqen 20, ne ju mësojmë se përmes meditimit ju do ta tejkaloni migrenën, prandaj ua sugjerojmë këtë aplikacion falas i cili ju ka ndihmuar shumë pacientëve në të gjithë botën. Aplikacioni do t'ju ndihmojë të rregulloni gjumin tuaj, të mësoni ta kuptoni veten dhe përfshini veglat themelore të meditimit.
 
Shihni
Dramën "Capernaum"
Ai është vetëm 12 vjeç dhe tashmë është dënuar me pesë vjet burg. Prandaj, djali padit prindërit e tij për neglizhencë. Ky film libanez i vitit 2018 ka një nominim për Oskar dhe shumë çmime. Ky film do të ngjall emocione të përziera dhe do t'ju shtyjë të mendoni se si po i rritni fëmijët ose nipërit tuaj. 
 

FESTONI
8. mars
Ne i urojmë gratë për festën e tyre duke i porositur që të dalin me shoqet e tyre, të shkojnë në një spa-qendëra ose, thjesht, të mbushin vaskën dhe të kënaqen. Ne e dimë se tingëllon klishe, por le të ju pyesim: kur për së fundi herë keni bërë diçka për veten tuaj? Theshtë 8 marsi është për ju! 
 
KUSHTOJUNI
vëmendje fëmijëve
Prilli është një muaj kushtuar luftës me jastëkë. Pra, tuboni fëmijët dhe nipërit dhe mbesat bashkë dhe mund të fillojë lufta!
 
 
Faqja 3 di 45

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin