Përbërësit 
500 gram mish viçi
3 karrota
1 qepë
1/2 rrënjë selino 
1 pastinak
1 gjeth dafine
piper, kripë dhe erëza
 
Përgatitja:
Vendosni mishin në ujë të nxehtë (opsionale). Njëzet minuta përpara zierjes shtojmë perimet. Kullojeni dhe vendoseni në një pjatë (uji ruhet për përgatitjen e salcës). Përveç kësaj, lulelakra, brokoli, lakra e brukselit, etj mund të përdoren si një pjatë anësore.
Hene, 02 Mars 2020 00:00

Ftua i pjekur i mbushur

Përbërësit:
 
- 8 ftonj
-  6 lugë arra të grimcuara
-  2 lugë lajthi të copëtuara
-  4 lugë mjaltë
-  200 g sheqer
-  2 lugë sheqer vanilje
 
 
Përgatitja:
Shpëlajeni mirë ftonjët, preni në gjysmë dhe hiqni farat. Mbushni brendësinë me një përzierje arre, lajthi, sheqer dhe mjaltë. Në fund, shtoni sheqer vanilje. Piqeni në furrë për rreth 45 minuta në 200 gradë. Lëreni të ftohet dhe servoni.
 Përbërësit: 
-  1 marule, të prerë në feta
-  1 mollë, e prerë në rriskë
- lakër e vogël e kuqe, e prerë në shirita të vegjël
- gjysmë filxhan arra
- kaçkavall i tymosur, sasinë e shtoni sipas shijes suaj.

Salcë :
Përzieni pak uthull molle me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe thjesht spërkateni sallatën.
Hene, 02 Mars 2020 00:00

EDUKIMI I FËMIJËVE dikur dhe tani

Për pjesëmarësit e parë të gjeneratës Y, të lindur midis 1982 dhe 1990, ka ardhur koha që të jenë vetë prindër. Dhe befas rregullat e edukimit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. A janë rregullat e reja të justifikuara dhe të domosdoshme? A është edukimi më i vështirë tani? Apo ishte më e vështirë më parë, por ne e shihnim ndryshe sepse ishim fëmijë? Thjesht, çfarë ka ndryshuar?

Çfarë ndryshoi me të vërtetë?
Si fillim, goditja ka vithet ose duart, zgjatja e veshëve, shkurtimisht thënë, disiplinimi fizik u ndalua, sidomos nëse bëhet në vende publik së paku në shtetet më të mëdha evropiane dhe në shumicën e shteteve të SHBA-ve Tani ka prova shkencore. Një studim 50-vjeçar që përfshin më shumë se 160,000 fëmijë, studim i kryer nga profesorë në universitetet në Austin, Teksas dhe Miçigan, thotë se "rrahjet" në fakt nuk janë një mjet i përshtatshëm për disiplinimin e fëmijëve. Thjesht, agresioni lind agresion. Epo, rrahjet gjithashtu sjellin rezultate të dëmshme të padëshiruara dhe fëmijë-agresor me sjellje antisociale dhe probleme mendore. Dhe këtu u lind problemi i parë për gjeneratën e re. Prindërit e rinj të sotëm, të rritur më parë me ndonjë rrahje, tani duhet të gjejnë mënyra të reja për të fituar respekt nga fëmijët e tyre, metoda të reja për t'u dëgjuar, e cila ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë. 
 
Dikur ishte një libër "1000 pse, 1000 sepse". Sot kzistonë Google. Ne nuk mund t'i “mashtrojmë” fëmijët, të bëjmë sikur nuk dimë, të fshehim dijen ose të pretendojmë se dimë më shumë vetëm sepse jemi prindër. Sot, thjesht gjithçka është e disponueshme në internet. Në fund të fundit, fëmijët do ta zbulojnë të vërtetën vetë, ose të paktën atë që mendojnë se është e vërtetë. 
 
Kombinimi i prindërve jo të pranishëm në shtëpi dhe i lodrave inteligjente relativisht mjaft të qasshme, për fat të keq i bën fëmijët dembelë .
 
Dikur kishte radio, TV, kaseta, CD dhe Tetris, kurse tani kemi telefona inteligjentë dhe tableta me internet të pakufizuar, në dispozicion për shumë njerëz. Çdo gjeneratë do të ketë diçka me çka do të lidhet. Dallimi është se sa kjo teknikë e zgjon ose drejton kreativitetin e tyre dhe si ndikon në zhvillimin e brezave. Kombinimi i prindërve jo të pranishëm në shtëpi dhe i lodrave inteligjente relativisht mjaft të qasshme, për fat të keq i bën fëmijët dembelë.Prindërit, pavarësisht se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kaluar me fëmijët e tyre, nuk janë aq interesant sa videoja më e fundit në YouTube-in e të dashurës ose të dashurit që ata ndjekin. Edhe ne kemi idhuj, kemi mbërthyer postera në mure dhe kemi ëndërruar të shohim ndonjëherë ata drejtëpërdrejt, por shpesh vetëm kemi ëndërruar. 
 
Në kohën kur ne po rriteshim, lodrat që zotëronim ishin të pakëta, dhe sot çdo fëmijë ka shitoren e vet të lodrave në shtëpi. Në të kaluarën, më pak blihej - por më shumë vlerësohej ajo që e kishim, kurse edhe shumë shpesh riparoheshin gjërat, në vend që të hidheshin lodrat e dëmtuara dhe të prositen lodra të reja.
 
Para se të vinim në botë, nënat tona mund të kenë lexuar ndonjë libër se çfarë të presin pas lindjes, dhe me siguri i kanë mësuar  nënat dhe gjyshet  nga përvojat e tyre, dhe kjo ishte "ligj". Tani jemi në garë se cila  nëna e ardhshme ka lexuar ose dinë më shumë, cili libër ose uebfaqe ofron informacionin "më të saktë" dhe të azhurnuar. Informacionet janë në disponueshme, por çështja është nëse ato janë të sakta.
 
Dikur, me shprit pritej foshnja për të kënaqen me të, me vetë ekzistimine tij/saj, tani dhe këtu. Tani, para se të lind, tashmë është i regjistruar në çerdhen më të mirë, dihet se cilin sport do të stërvitet, sa gjuhë do të mësojë, etj.   
Këto situata mund të trajtohen ndryshe. Prindërit tani dinë shumë më tepër për zhvillimin e fëmijëve të tyre se kurrë më parë, për të gjitha hapat e zhvillimit të tyre dhe si t'i ndihmojnë ata. Nëse përdoret si duhet, në të vërtetë të qenurit prind nuk është një punë kaq e vështirë.
 
Nga pikëpamja teknologjike është më e lehtë. Sot, ekzistojnë të gjitha llojet e "veglave" që e bëjnë më të lehtë udhëtimin me fëmijët e vegjël, ushqyerjen dhe larjen e tyre të përditshme, dhe më e rëndësishmja edukimin e tyre. Me celularët dhe me shumëllojshmërinë e aplikacioneve, të gjithë janë më lehtësisht të arritshëm, prindërit, arsimtarët e çerdheve, mësuesit e shkollës, madje edhe fëmijët. Prindi mund të marrë informacione rreth fëmijës së tyre në çdo kohë të ditës, madje edhe video të drejtëpërdrejtë. 
 
Koha e gjysheve dhe gjyshërve si duket po kalon...
Në shoqërinë tonë, është normale që të dy prindërit të punojnë. Sidoqoftë, gjyshet tona nuk kanë punuar, kështu që ka qenë dikush që të na ruajë dhe ishte normale që fëmijët të rriten në prani të gjysheve. Sot, gjyshet e ardhshme janë ende duke punuar, nipërit dhe mbesat po vijnë në jetë më vonë, dhe prindërit po "vënë në dyshim" ndikimin e gjysheve dhe gjyshërve në zhvillimin e fëmijëve. 
Janë bërë shumë hulumtime, dhe të gjithë thonë se shoqëria e gjysheve dhe gjyshërve ka një ndikim pozitiv te të gjithë pjesëmarrësit. Fëmijët zhvillojnë një ndjenjë të përkatësisë së brezave e brezave në të kaluarën, dhe gjyshet dhe gjyshërit, thënë popullorçe,"rinohen". Gjyshet nuk janë me nxitim, ata janë atje gjatë gjithë ditës, janë të qetë dhe kjo ka një efekt pozitiv në temperamentin e fëmijëve. 
Nuk ishte e nevojshme të organizonin shoqërime me fëmijët e tjerë, në një k ëndlojërash ku nënat pinë kafe dhe bisedojnë ndërsa fëmijët luajnë. Thjesht, nëse moti ishte i mirë, gjyshet do të mblidheshin në ulëse, dhe fëmijët përreth tyre do të luanin  llasti, kukafshehtas, pllaka etj. Sot, pothuajse nuk dëgjohet e qeshur e fëmijëve jashtë, fëmijët shoqërohen ekskluzivisht në kënde lojërash ku janë të sigurt, kur prindërit kanë kohë dhe, për fat të keq, shpeshherë edhe nuk kanë kohë. 
 
Janë realizuar një numër studimesh që konfirmojnë se shoqërimi dhe edukimi i fëmijëve nga gjyshërit  dhe gjyshet ka një ndikim pozitivisht të ndërsjellë si për fëmijët ashtu edhe për gjyshërit dhe gjyshet. 
 
Në fund, gjithçka mbëhtete në faktin se secila gjeneratë e prindërve mendon se gjenerata të cilës i përkasin ishte gjenerata më e mirë se ajo që ata po edukojnë tani. Dhe kjo dilemë, me siguri do të vazhdojë ta ngujojë çdo brez. Më e rëndësishmja, çdo gjeneratë përballet me sfida. Realisht, do të jetë më e lehtë për të gjithë ne nëse përpiqemi të përfitojmë nga ndryshimet pozitiv, në vend se të ankoheni për të metat dhe gjërat negative.
Hene, 02 Mars 2020 00:00

PATINAZHI ARTISTIK

Disiplina më e vjetër dhe më e njohur e Lojërave Olimpike Dimërore. Patinazhi artistik në akull bëri debutimin e tij në Lojërat Olimpike të Londrës 1908. Patinazhi artistik në akull është një sport në të cilin rrëshqitësit e akullit, qoftë në çifte ose idividual, kryejnë lëvizje të lira siç janë kërcime,rrotullime, ngritje dhe lëvizje të këmbëve të shkrira në një valle të këndshme. 
 
Emri "patinazh artistik", ose figure skating, mori emrin e tij për shkak të figurave të bëra nga rrëshqitësit në akull. Këto lëvizje kryhen me përdorimin e patinave që kanë një teh shumë të mprehtë, në mënyrë që të lëvizin lehtë në sipërfaqen e ngrirë. 
Ekzistojnë disa lloje të patinazheve artistike në akull, freestyle (lëvizje të lira), patinazhi në çifte, vallëzimi në akullit, si dhe patinazhi i sinkronizuar ekipor. Patinazhi artistik në akull është një sport popullor dhe në modë sot, një sport i preferuar i popullatës së përgjithshme, për shkak të lëvizjeve të pazakonta dhe mahnitëse të kombinuara me kostume të shkëlqyera dhe lëvizje të jashtëzakonshme.
 
Disa informacione interesante mbi patinazhin artistik.
 
Patinat ishin bërë nga kockat e kafshëve
Edhe para se njerëzit të fillonin të zhvillonin interesat e tyre artistike përmes patinave, ato përdoren si një formë praktike e transportit. Mijëra vjet më parë, finlandezët lidhën eshtrat e kafshëve në thembra për të bërë më të lehtë kalimin e liqeneve të ngrirë duke rrëshqitur në vend që të ecnin. 
 
Vallëzimi i akullit vjen nga valsi.
Patinazhi modern i akullit mund të përfshijë gjithashtu vallëzimin në akull, një aktivitet që buron nga një dimër i ashpër në Londër në vitin e largët 1862. Por shembulli i parë konkret është nga viti 1880, kur anëtarët e Klubit të Patinazhit në Vjenë filluan të imitojnë valsin, por në akull. Vallëzimi i akullit u përfshi si disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore të 1976.
 
 Lëvizja më e çmendur e ndaluar
Suriya Bonali, e njohur si rrëshqitësja që kundërshtoi sistemin, duke fituar pesë medalje ari evropiane dhe tre medalje argjendi në botë, ka bërë lëvizjen "më të frikshme" në historinë e patinazhit artistik në akull. Përkatësisht, në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1998, ajo bëri "backflip" (kërcimin së prapthi) e saj të famshme, por duke ateruar vetëm në një patinë. Edhe pse ajo e bëri jashtëzakonisht mirë, megjithatë, ky kërcim ishte i ndaluar sepse ishte shumë i rrezikshme.
 
Ekzistojnë disa lëvizje që rrëshqitësit meshkuj nuk mund t'i bëjnë
Lëvizja në të cilën rrëshqitësi përkulet mbrapa me kokën, shpinën dhe shpatullat shkakton presion të konsiderueshëm në shpinë dhe për këtë arsye kërkon fleksibilitet të madh. Prandaj, rrëshqitësit femra konsiderohen të jenë më të suksesshëm në kryerjen e lëvizjeve të tilla sesa meshkujt.
 
Rrëshqitësit rrotullohen me 300 rrotullime në minutë
Kur kryenë një kërcim rrotullues, rrëshqitësi rrotullohet me një shpejtësi prej 300 rrotullime, që është e njëjta shpejtësi që përjetojnë astronautët gjatë stërvitjes së tyre centrifugale.
 
 
Patinat e akullit janë të ndryshme nga patinat hokejt në akull.
Patinat që i veshin konkurrentët janë të ndryshme nga ato të veshura nga lojtarët e hokejve. Rrëshqitësit mund të bëjnë rrotullime dhe ndalesa të shkurtra falë një pjese të dhëmbëzuar të vendosur në maje të patinave. e cila quhet maja e tehut. Kjo pjesë është shumë e vështirë për tu parë, por luan një rol të madh në momentin para hedhjes, sepse ngjitet në akull dhe e bën kërcimin më të lehtë.
 
 
Kostum i gabuar mund të kushtojë pikë
Në shumë gara, gjyqtarët mund të shënojnë pikë nëse e konsiderojnë kostumin e rrëshqitjes si të papërshtatshëm ose provokues. Ndërsa kjo është shumë subjektive, megjithatë, pikat mund të tërhiqen nëse më shumë gjykatës thonë se kostumi është i papërshtatshëm.
 
Aksesorët janë të ndaluar
Rrëshqitësit që konkurrojnë mund të fitojnë ose humbasin bazuar vetëm në individualitetin dhe aftësinë e tyre, ata nuk duhet të përdorin asnjë aksesorë. E vetmja herë që dikush përdori aksesorë ishte në 1972 kur një konkurrent i vendit të dytë doli me një ombrellë plastike.
Hene, 02 Mars 2020 00:00

MËLLAGA E BARDHË

Althaea officinalis - mëllaga e bardhë i përket familjes Malvaceae. Mëllaga e bardhë është një nga bimët medicinale që janë përdorur për qëllime terapeutik që nga kohërat e lashta. Ajo rritet në zona të sheshta dhe të lagështa në Evropën Jugore dhe Qendrore.
Për shkak të aftësisë shruese, është rritur në të gjithë botën. Si një përbërës medicinal përdoren gjethet dhe rrënjët e kësaj bime. Nga përbërësit që gjenden në rrënjët  mallagës së bardhë, më e rëndësishmja është mukoza që shkakton një efekt terapeutik gjatë kollitjes, acarimit të fytit, pezmatimit të stomakut, dhe gjithashtu ka një veprim antitumor, antiviral dhe imunostimulues.
Mëllaga e bardhë është përmendur edhe si "rojtare e rrugëve ajërore". Përdoret gjithashtu për probleme të fshikëzës, veshkave, inflamacioneve të zorrëve, diarresë, sëmundjeve të zorrëve etj. Në kombinim me mjaltin, rrënja e mëllagës së bardhë bëhet përzierje për kompresa që ndihmojnë me puçrrat, ulçerat me qelb, djegiet, inflamacionin e syve etj.
 
Hene, 02 Mars 2020 00:00

Stevia

Plant Stevia rebaudiana - Steviai përket familjes Asteraceae. Qindra vjet më parë, kjo bimë ishte përdorur për të ëmbëlsuar ushqimin. Sot ajo rritet në territorin e Paraguait dhe Brazilit dhe quhet edhe "gjethi i ëmbël".

 

Edhe pse stevia është 200 herë më e ëmbël se sheqeri me të njëjtin përqendrim, ajo nuk ka kalori dhe nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Ajo ka fituar popullaritet në dekadat e fundit kur bëhet një zëvendësues i shëndetshëm, natyral i ëmbëlsuesve dhe gjen aplikimin e saj në humbjen e peshës, tek diabetikët, për thëmbë të shëndoshë për shkak të mungesës së sheqerit etj. Gjithashtu përmban lëndë ushqyese si proteina, karbohidrate, vitamina (A, B, C) dhe mikroelemente (hekur, zink, kalcium, magnez, kalium).

 

Disa studime vetëm i konfirmojnë përfitimet shtesë shëndetësore të stevia në trajtimin e mbipeshes dhe presionit të lartë të gjakut.

Tradicionalisht në të gjithë botën, nëntori konsiderohet një muaj i ndërgjegjësimit për njerëzit me diabet si një sëmundje kronike dhe progresive, ndërsa 14 nëntori festohet si Dita Botërore e Diabetit, për nder të ditëlindjes së një prej shpikësve të insulinës - Frederick Banting. Dita Botërore e Diabetit u krijua në 1991 nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), sipërgjigje ndaj shqetësimit në rritje për shkak të  epidemive dhe kërcënimit të përshkallëzuar të shëndetit të paraqitur nga diabeti. Në vitin 2006, me rezolutën e KB, ajo u njoh zyrtarisht edhe nga KB.
Aktualisht, më shumë se 425 milion njerëz në të gjithë botën kanë diabet. Shumica e tyre diagnostikohen me diabet tip 2. Numri i diabetikëve po rritet me një normë të jashtëzakonshme nga viti në vit, i cili, sipas parashikimeve të tanishme, do të rritet deri në vitin 2045 në më shumë se 629 milion njerëz.
Shkalla e rritur e diabetit, veçanërisht diabeti tip 2, është rezultat i ritmit të përshpejtuar të jetës, historisë familjare, rritjes së konsumit të ushqimeve jo të shëndetshme, stresit, shtimit të peshës, aktivitetit të pamjaftueshëm fizik dhe faktorëve të tjerë. Ndryshimi i stileve të jetesës, gjegjësisht promovimi i stileve të jetesës së shëndetshme (një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar dhe aktivitet i rregullt fizik) deri në vitin 2045 mund të parandalojë diabetin e tipit 2 në më shumë se 70% të rasteve, ose më shumë se 160 milion njerëz. Në të gjithë botën, gjysma e njerëzve me diabet janë të padiagnostikuar, d.m.th. nuk e dinë se kanë diabet. Shkalla e rasteve të diagnostikuara mund të përmirësohet me rritjen e ndërgjegjësimit për simptomat e diabetit tip 1 (etje, urinim të rritur, lodhje, humbje të papritur në peshë) dhe me mundësitë e rritura për ekzaminimin e njerëzve në rrezik të lartë për diabetin tip 2 (mosha e përparuar, mosha jo e përparuar, ushqimi, shtimi i peshës, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik).


Diabetis mellitus ose diabeti është sëmundja më e zakonshme metabolike e njeriut modern. Karakterizohet nga nivele të ngritura të sheqerit në gjak (glukozë) dhe ndodh për shkak të një çrregullimi në veprimin e insulinës hormonale. Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke e transportuar atë në qelizat nga të cilat trupi e përdor si energji. Nëse nuk diagnostikohen  dhe trajtohen në kohe mund të çojë në pasoja të rënda shëndetësore. Diabeti klasifikohet etiologjikisht në:
-      Diabeti i tipit 1 (i varur nga insulina - zakonisht ndodh papritmas me simptoma të rënda, dhe përbën rreth 10% të njerëzve me diabet);
-      Diabeti i tipit 2 (i pavarur nga insulina - nuk ka simptoma specifike, sepse zhvillohet ngadalë, kështu që shpesh mund të jetë i pranishëm për vite me radhë para se të diagnostikohet. Më shpesh zbulohet rastësisht, kur diabeti ka avancuar dhe komplikimet shëndetësore tashmë kanë ndodhur. 90% e personave me diabet);
-      Diabeti gestacional (diabeti gjatë shtatzanisë).
Duhet theksuar se diabeti tip 1 nuk është i njëjtë me atë të tipit 2. Përkatësisht, diabeti tip 1 është një sëmundje ku pankreasi prodhon shumë pak ose aspak insulinë, ndërsa në diabetin tip 2, pankreasi më shpesh prodhon insulinë, por qelizat nuk e njohin atë, d.m.th., kemi rezistencë të qelizave ndaj insulinës dhe si pasojë te Diabeti mellitus i tipit 1, sheqeri mbetet në qarkullimin e gjakut, pra nuk transportohet në qelizat.
Problemi kryesor është se diabeti nuk ka dhimbje, dhe simptomat klasike (etja dhe uria, urinimi i shpeshtë, lodhja, shërimi i ngadaltë dhe plagët më të vogla, shikimi i paqartë, lëkundjet e humorit, humbja e peshës) ndodhin vetëm kur nivelet e sheqerit në gjak janë tashmëtë ngritura. Nëse ngel i  patrajtuar ose trajtoht dobët, diabeti mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, problemet me veshkët, neuropatia (problemi i qarkullimit periferik), probleme me shikimin, etj.
Dieta në diabet mellitus
 
      Diabeti, veçanërisht diabeti tip 2, është një nga sëmundjet që shoqërohet më shumë me stilin e jetës jo të shëndetshme (ngrënie jo të shëndetshme, aktivitet fizik të pamjaftueshëm, stres) dhe për të parandaluar dhe trajtuar me sukses diabetin është e domosdoshme përvetësimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës dhe dietave. Edukimi i duhur për ushqimin është i nevojshëm në të gjitha nivelet pasi parandalimi është hapi i parë dhe mund të ndihmojë shumë për të shmangur shfaqjen e diabetit. Kur bëhet fjalë për diabetin, ushqimi i duhur është thelbësor.
Në parim, dietoterapia, gjegjësisht regjimi i të ushqyerit, për secilin person me diabet është individual. Kjo dietë individuale nënkupton një plan të ekuilibruar të dietës i përbërë nga ushqime të caktuara që plotësojnë nevojat individuale ushqyese, energjetike dhe të tjera të secili person dhe do të jetë në përputhje me terapinë e përshkruar. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe rekomandime të përgjithshme ushqimore të bazuara në parime që tashmë janë provuar dhe bazuar në prova shkencore.
Këto rekomandime dhe parime janë thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e diabetit. Diabeti nuk mund të kontrollohet nëse nuk merret parasysh çfarë, sa dhe kur hani. Dieta e diabetit përfshin të gjitha lëndët ushqyese, por në doza dhe në kohën e duhur. Dieta në diabetin tip 1 dhe tip 2 ndryshon me numrin e vakteve që varen nga terapia. Kur bëhet fjalë për diabetin, nuk është vetëm përparësi të zgjedhni ushqime të shëndetshme, por edhe të hani siç duhet duke shpërndarë ushqim në kohën e duhur, për të mos i anashkaluar, si dhe të jenë të ekuilibruar dhe të larmishëm, dmth çdo vakt përmban të gjitha lëndët ushqyese në proporcion dhe sasi të përshtatshme. Pra, dieta duhet të jetë e shëndetshme, e duhur dhe e ekuilibruar, për çka edhe ekzistojnë rregulla të caktuara. Për shembull, kur zgjedhni karbohidrate, ushqimet që përmbajnë karbohidrate komplekse dhe janë të pasura me fibra dietike duhet të zgjedhen. Ushqimet e pasura me karbohidrate komplekse dhe fibra përfshijnë drithëra të integruar (thekër, elb, hikërror, oriz të integruar, etj.), bishtajore (bizele, fasule jeshile, fasule, thjerrëza, etj.), perime, arra, etj. Karbohidratet komplekse dhe fibrat kanë një rëndësi të madhe në dietën e diabetikëve, pasi ato ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak. Ato thithen më ngadalë, gjë që nuk rrit nivelin e glukozës. Fibrat ngadalësojnë thithjen e glukozës dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Rekomandohet të konsumoni të paktën 14 g / 1000 kcal fibra në ditë. Diabetikët duhet, në parim, të kufizojnë konsumimin e tyre të ushqimeve të pasura me karbohidrate të rafinuara (miell të bardhë, bukë të bardhë, produkte të pjekura, makarona, ëmbëlsira, sode, shprisha,etj.). Perimet në ushqim duhet të jenë të pranishme në sasi të mëdha. Rekomandohen veçanërisht: perimet me gjethe jeshile, lakra, spinaqi, panaxhari gjethe, marule, lakër jeshtile, lakër brukseli brokoli, kastravec, selino, kungull i njomë, hudhër dhe pras. Karrota dhe panxhari rekomandohen vetëm nëse konsumohen të papërpunuara, pasi trajtimi i tyre termik rrit ndjeshëm indeksin e tyre të glicemisë. Frutat në dietën e diabetikëve duhet të jenë të pranishëm në sasi të moderuar për shkak të sheqerit natyral (fruktozës) që ai përmban, gjë që ndikon në nivelin e sheqerit në gjak. Pemë veçanërisht të dobishme për diabetin janë: mjedrat, boronica, manaferra, luleshtrydhja, aronia, rrushi pa fara, limoni, mollat, portokalli etj. Rekomandohet të shmangni gëlltitjen e frutave të ëmbëlsuar dhe të thata, reçelet dhe xhemet me sheqer, lëngjet e ëmbëlsuara të frutave etj. 
Ushqime të tjera të rekomanduara për diabetikët përfshijnë ushqime që përmbajnë yndyrna të shëndetshme, siç janë vaji i ullirit i ftohtë i kulluar, ullinjtë, avokadot, farat dhe vaji i lirit, peshqit e pasur me acide yndyrore omega-3 (skumbri, salmon, tono, etj.), kanella e Cejonit, shafranj, ëmbëlsues natyral si stevia, aloe vera, carela etj. Si një mbështetje shtesë, diabetikët këshillohen të konsumojnë B-kompleks, vitaminën C, ALA (acid alfa lipoik), magnez, krom dhe probiotik. 
 
 
 
 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 
 
Cilat janë reaksionet alergjike? Shprehja "alergji" do të thotë reagim i ndryshuar i nikoqirit kur ri-ekspozohet ndaj antigjenit. Reagimet alergjike mund të shkaktohen nga antigjene të shumtë. Ekzistojnë katër lloje të reaksioneve alergjike, por në praktikë ato rrallë ndodhin individualisht dhe në izolim. 
Utikaria që ne i njohim si "urtikarie" ose "hithra" është një reagim i zakonshëm dhe karakteristik. Mund të ndodhë në çdo moshë dhe deri në 20% të popullsisë kanë të paktën një episod në jetën e tyre. Është më e zakonshme te pacientët atopik, d.m.th në ata me lëkurë të thatë. Urtikaria klasifikohet si akute ose kronike. Shumica e rasteve janë akute dhe zgjasin nga orë në javë. Urtikaria kronike, e përcaktuar si episodet e urtikarisë që zgjatë më shumë se gjashtë javë, është më e zakonshme tek gratë e moshës mesatare. 
Angioedema ose ënjtja e qepallave dhe buzëve shpesh ndodh me urtikari akute dhe është më e zakonshme tek fëmijët dhe të rriturit e rinj. 

Simptomat.Urtikariet kruhen. Intensiteti ndryshon, dhe disa pacientë mund të kenë një kruajtje të lehtë. Pruriti është më i butë në angioedema. Angioedema lokalizohet kudo në lëkurë ose në mukozë, por më së shpeshti gjendet në fytyrë, qepallë, buzë, organe seksuale, gjuhë, faring, dhe laring. Lëkura mbi ënjtjen është e pandryshuar ose pak rozë, me një ndjenjë tensioni dhe nganjëherë kruajtje me intensitet të ndryshëm. Ëntja zhvillohet me shpejtësi dhe tërhiqet pas disa orësh, rrallë zgjatë më shumë se 24 orë. Reagimet e mbetura, ose të përsëritura, mund të ndodhin në vendin e njëjtë ose diku tjetër në lëkurë. Angioedema e lokalizuar në laring mund të jetë e rrezikshme për jetën pasi mund të çojë në mbytje. 

Fotografi klinike. Urtika është e kufizuar me kufi të kuqërremtë ose të bardhë, zakonisht pak mbi nivelin e lëkurës dhe shpesh shoqërohet me kruajrje të fortë. Ndryshimet e ngjyrave janë zakonisht të pranishme në sipërfaqe. Ndryshimet më të trasha të urtikarisë kanë të njëjtën ngjyrë. Mund të ndryshojë në formë, zakonisht ovale në formë dhe mund të zgjasë vetëm disa orë, por një pjesë e kufirit mund të mos formohet ose të riabsorbohet, duke dhënë pamjen e unazave jo të plota. Mund të ndryshojë gjithashtu në madhësi nga 2 deri në 4 milimetra, deri në prerje gjigande, ku një ndryshim i vetëm  mund të mbulojë një gjymtyrë. Pjesa e mesme mund të jetë më e lehtë se skajet e urtikës. Kruajtja që është shpesh intensive lehtësohet nga fërkimi ose shtrydhja, por jo kruajrje, e cila është një shenjë shumë e rëndësishme e urtikarisë. Urtikariet shfaqen shpejt, brenda disa minutave dhe zgjasin më pak se 24 orë. Në të njëjtën kohë, mund të ndodhë urtikarie e re, gjë që e bën urtikarinë të vazhdojë për disa ditë ose javë. Prandaj, zhvillimi i urtikarisë është një proces dinamik. Ndërsa të vjetrat kalojnë, shfaqen ndryshime të reja. 

Terapia. Trajtimi i urtikarisë dhe angioedemës mund të jetë specifik dhe simptomatik (jospecifik). Antihistaminet janë ilaçe për të cilat dihet se funksionojnë kundër histaminës. Përndryshe, histamina është një substancë që lëshohet gjatë reaksioneve alergjike. Kjo substancë bën që enët e gjakut të zgjerohen (e cila rezulton në një rënie të presionit të gjakut), pastaj rritja e aktivitetit sekretues, duke çuar në përlotimin e syve, "rrjedhjen" nga hunda, si dhe kruarje në sy dhe hundë dhe teshti. 
Antihistaminet jo sedative janë zgjidhja e parë e trajtimit. Antihistaminet qetësuese më të vjetra duhet të përdoren për të trajtuar urtikarinë e rëndë për pacientët me angioedema të rëndë me ënjtje të fytyrës, gjuhës dhe faringut. Antihistaminet kontrollojnë urtikarinë duke parandaluar vazodilimin dhe humbjen e lëngjeve nga enët e gjakut. Ato nuk parandalojnë lirimin e histaminës. Nëse histamina lirohet para se të merret antihistamina, vendet e receptorit do të okupohen dhe antihistamina nuk do të ketë efekt. Antihistaminet mund të përdoren deri në 6 muaj. Antihistamina - desloratadini është zgjedhja e parë e terapisë antihistamine për trajtimin e të gjitha llojeve të reaksioneve të urtikarisë. Desloratidini është një antihistaminik i gjeneratës së re me një efekt jo negativ që është i shkëlqyeshëm për trajtimin e reaksioneve alergjike, si dhe për paramedikimin e tyre.
 
 

 
                                               Dr. Dejan Filipovic
                                           spec. dermatolog

Hene, 02 Mars 2020 00:00

MËLLAGA E EGËR- MALVA SILVESTERIS

Mëllaga e egër është një bimë njëvjeçare ose shumëvjeçare me origjinë nga Mesdheu Lindor dhe Afrika e Veriut. I përket familjes së Malvaceae. Më së shpeshti rritet në zona me lagështi, afër lumenjve, por edhe pranë zonave të banuara, tokave të lënë pas dore, në livadhe, fusha, kullota etj. Bima ka një kërcellë prej 20 deri 150 cm të lartë, më shpesh të degëzuar dhe me rrënjë. Gjethet janë në formë pëllëmbe, me 3-5 pika pirgje të gdhendura, të vendosura në kërcell të gjatë. Lulet janë të shumta, në gjirin e gjetheve në tufa ulëzojnë edhe gjethet me ngjyrë vjollce të hapur. Bima lulëzon nga maji deri në shtator. Fruti është në formën e një rrethi që hapet në dhjetë fruta me një farë të vetme. Rrënja ka një formë boshtore, të degëzuar dobët dhe e plotë.

Aftësia mjekuese
Të gjitha pjesët e bimës janë shëruese: rrënjët, gjethet, lulet. Gjethet mund të mblidhen së bashku me kërcejtë e shkurtër, kurse lulet kur të hapen plotësisht. Farat mblidhen pas pjekjes në gusht dhe shtator.
Gjethet dhe lulet përmbajnë: jargë, sheqerna, tanine, acide organike, kalium dhe të tjera.
Disa nga përfitimet e shumta të përdorimit mëllagës janë: shërimi i plagëve më shpejt, mbron nga infeksionet, zvogëlon proceset inflamatore, zvogëlon shenjat e plakjes, përmirëson shëndetin e sistemit të frymëmarrjes, përmirëson funksionin e tretjes, përmirëson gjumin dhe ka një efekt pozitiv gjatë dhimbjes së kokës.
Lulet dhe gjethet e kësaj bime përdoren për qëllime mjeksore për të marrë vajra esencialë, yndyrna, kremëra dhe të ngjashme. Gjethet zakonisht përdoren për prodhimin e çajit ose mund të aplikohen në lëkurë në formën e fashave.
Mëllaga e egër përmban vitamina C, E, B, A, fibra, inilina, kalcium, magnez, selen, zink dhe kalium. Përdoret për të trajtuar lloje të ndryshme të proceseve inflamatore, veçanërisht traktet e tretjes, urinës dhe të frymëmarrjes.
Reduktimi i dhimbjes
Gjethet janë të pasura me vitamina dhe kanë një efekt analgjetik, duke zvogëluar dhimbjen dhe shqetësimin. Prandaj, përdorimi më i zakonshëm i mëllagës është kundër dhimbjes, kryesisht, në formë të fashave. Në rast të mavijosjes ose dëmtimit të lëkurës, mund të bëhet një fashë me gjethe dhe të aplikohet te vendi i sëmurë. Fashat poashtu mund të përdoren në rast të kafshimit nga insektet dhe djegiet nga dielli. Vaji nga mëllaga e egër mund të aplikohet edhe te nyjet e përflakur dhe të dhimbshme. 
Mbrotja e sistemit imunitar
Mëllaga e egër mbron dhe përmirëson funksionin imunitar. Në këtë mënyrë, ajo ndihmon në parandalimin e infeksioneve bakteriale. 
 
 Sëmundjet e frymëmarrjes
 
Lulet e mëllagës së egër përmbajnë mucilage. Ekstrakti i luleve të  mëllagës së egër ka një efekt lokal mucilagjen në mukozën e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Mucilagjenet formojnë një shtresë të hollë mbrojtëse mekanike dhe zvogëlojnë refleksin e kollës. Në këtë mënyrë, ata qetësojnë kollën e thatë dhe irrituese.
Çaji nga mëllaga e egër përdoret kundër kollës, bronkitit, gripit, ngurtësimit dhe inflamacionit të zgavrës së gojës. Përmirëson ekpektacionin dhe ndihmon në shërimin më të shpejtë.
Çaji përgatitet duke hedhur 2.5 lugë mëllagë të egër në ujë dhe lihet gjatë natës. Në mëngjes çaji ngrohet, kullohet dhe pihet. Mund të ëmbëlsohet me mjaltë. 
 
 
Efekt kundër plakjes
 
Mëllaga e egër ka një efekt të dobishëm të dëshmuar në lëkurë. Në formën e kremrave dhe xhelave përdoret për të kujdesur, rinovuar dhe mirëmbajtur një lëkurë rinore në pamje. 
 
 
Probleme të traktit digjestiv
 
Mëllaga e egër përdoret gjithashtu në ngërçe të zorrëve dhe stomakut, pezmatimin e traktit digjestiv. Çaji dhe gjethet dhe farat nga mëllaga e egër mund të përdoren si një laksativ i butë dhe për të rregulluar funksionimin e sistemit tretës. 
 
Masat paraprake: Ekzistojnë dëshmi të bashkëveprimit të mëllagës së egër dhe disa ilaçeve të përdorura në sëmundjet e tretjes dhe të frymëmarrjes. Para se të përdorni këtë barna, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Faqja 5 di 45

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin