Merkure, 03 Korrik 2019 02:00

PSORIAZA

PSORIAZA
 
Psoriaza paraqet një gjendje kronike, jo infektuese, inflamatore të lëkurës e cila paraqitet te 2-3% e popullatës botëroreParimisht, paraqet sëmundje autoimune në formë të lëkurës së hollë, të thatë dhe luspore.

Arsyet
Nuk ka ndonjë dallim në incidencën e psoriazës te gjinitë e ndryshme, kurse sëmundja mund të paraqitet te secila moshë(edhepse gjysma e rasteve paraqiten para moshës 25vjeçare).
Psoriaza ka një etiologji shumështresore.Faktorët ekologjike dhe gjenetik(infeksionet, stresi mental, duhanpirja, barnat, ëntjet, lëndimet) bashkarisht ndikojnë nga fillimi i sëmundjes. Barnat, siç janë litiumi, beta-blokator, inhibitorët e engjotenzitit dhe enzimet konvertuese he barnat kundër malaries janë dëshmuar se i vështirësojnë simptomet.
Trashigimia e psoriazës është 35-90% dhe është shumë komplekse, kruse nëse njëri prind e ka diagnostifikuar këtë gjendje, mundësia që fëmija ta trashëgoj është 15%.
 
Simptomet
Simptomet e psoriazës janë të ndryshme dhe varen nga një sërë faktorët, siç janë faktorët kohorë, infeksionet, lëndimi i lëkurës, përdorimi i barnave, stresi, duhanpirja dhe alkooli.
Shenjat më të shpeshta dhe simptomet përfshijnë:

-Skuqen e lëkurës të mbuluar me lëvozhga të trasha ngjyrë argjendi;
-Njollat e vogla nëpër lëkurë(më shpesh hasen te fëmijët);
-Lëkurën e thatë, të plasur që mund të gjakoset;
-Thonjët e trashë;
-Kruarjen ose dhimbjen;
-Nyje të bllokuara të cilat bymehen.
 

Lokalizimi
Më shpesh paraqitet te ekstremitetet (tipikisht te bërylët dhe gjunjët), koka, stomaku, gjitë, gjenitalet dhe shumë rrallëherë edhe në pëllëmbë, shputa dhe fytyrë.Sasia e rajonit të zënë poashtu mund të varijon nga disa milemtra deri në disa centimetëra, madje edhe deri te zëna e plot e lëkurës së trupit.
Varësisht nga forma dhe madhësia e ndryshimeve, mund të dallojmë disa lloje të psoriazës dhe atë:

Psoriasis vulgaris– formë më e shpeshte cila karakterizohet me pllaka eritematoz, të cekëta të cilat më vonë mund të ndërlidhen dhe të shtrihen në një sipërfaqe të madhe të lëkurës.Vendet e zakonshme për ndodhjen e këtyre ndryshimeve janë bërylët, gjunjët, skalpi, rajoni lumbosakrale dhe periumbikal. 
Psoriasis guttata– psoriaza eruptive, karakterizohet me paraqitjen e vatrave të imëta eritematokamoze të dendura në trupin dhe lëkurën e ekstremiteteve. Më shpesh paraqitet te fëmijët dhe më të rriturit, kurse zakonisht i paraprin infeksioni streptokok i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 
 
Psoriasis intertriginosa– formë e rrallë e psoriazës, e cila e kap lëkurën e eksremitetit, sqetullave, kofshëve, stomakut.
 
Psoriasis inversa –poashtu formë e rrallë ku ndryshimet paraqiten te nyjet, duke mos përfshirë pjesët e dalura të nyjeve.
 
Psoriasis erythrodermica– klinikisht karakterizohet me skuqe dhe çorim të lëkurës në tërë trupin, duke përfshirë fytyrën, pëllëmbën dhe shputënNë këtë formë, zakonisht paraqitet kruarja dhe rritje reaktive e enëve limfatike(limfadenopatia dermatopatike).
 
Psoriasis pustulosa– karakterizohet me praninë e pustuleve sterile qoftë në lëkurën në tërë trupin(psoriaza e gjeneralizuara puslutalre) ose në disa lokacione të caktuara(lëkura në pëllëmbë dhe shputë dhe pjesët akrale të këmbëve dhe duarve).
Psoriasis arthropatica– kur përveç lëkurës së kapur janë edhe nyjet, dhe paraqitet te 5-10% e pacientëve.
Diagnoza
Te shumë raste, diagnoza për psoriazën është shumë e thjeshtë.
Diagnostifikohet me marrjene anamnezës dhe me kontrollim të lëkurës, skalpit dhe thonjëve. Mund të merret edhe një mostër e vogël nga lëkura (luspa)e cila, pasi të analizohet memiroskop, mund të kontsatohet lloji i saktë i psoriazës, bashkë me sëmundjet tjera. 
Terapia
Terapia është proces kompleks.Qëllimi është që pacienti të dërgohet në periudhën e remisionit(të‘pushohet’ sëmundja) dhe të ruhet ajo gjendje aq sa është e mundur më gjatë. 
Qëllimi kryesor i trajtimit është të pengohen qelizat që rriten aq shpejtë të lëkurës.
E para dhe më themelore është të menjanohen stivimet(mekanik dhe/ose medikamente, dhe me këtë edhe menjanimi i infiltratit inflamator).
Për këtë qëllim përdoret: keratolitët topik (acidi salicil, urea, rezorcin), kortiskosteroidet topike, kalcipotriol(vitamina D3), retinoidi tipik, kremërat indiferent.
Zgjedhja e terapisë shumë varet nga lokalizimi dhe përhapja e ndryshimeve.
Terapia e përgjithshme zakonisht është plotësim për terapinë lokale; vitamina A dhe D në formë të perlës osetretësit, retinoidet, imunosupresivët makrolid, antibiotikët, vitamina B6, sedativët, terapia fizika dhe fototerapia.
Si mund të ndihmoni vetveten?
Masat për vetëndihmë nuk do ta shërojnë psoriazën, por gjithsesi mund t’i lehtësoj simptomet dhe ta përmirësoj pamjen e lëkurës së përgjithshme.
-Pastrimi çdo ditë mund të ndihmoj largimin e luspave dhe ta qetësoj lëkurën e irrituar.Mos përdorni ujë të nxehtëqë të mos i keqësoni simptomet. Përdorni ujë të vakët dhe sapun të butë ku nuk ka të shtuar vajra.
-Përdorni kremëra hidratues– për lëkurën shumë të thatë të përdoren edhe vajëra të cilët janë më pozitive se kremërat ose losionet sepse e pengojnë ujë që të mos avullohet nga lëkura.
-Ekspozoni lëkurën ndaj sasirave të vogla të dritës natyrore– ndriçimi i kontrolluar mund dukshëm t’i përmirëson pjesët e përfshira, por shumë diell mund ta keqësoj tërë gjendjen. Mbani evidencë kur dhe sa kohë jeni ekspozuar ndaj dritën natyrore dhe gjithmonë para ekspozimit konsultohuni me mjekun tuaj.
Dieta– ndryshimet në ushqim poashtu mund të kenë ndikim efektiv. Reduktimi i konsumit të produkteve me prejardhje nga kafshët dhe përpunimeve të tyre të pasuruara me aitive mund të kenë ndikim domethënës në reduktimin e simptomeve. Në ushqimin e përdirtshëm duhet të përfshihen edhe fruta, perime dhe ushqime të freskëta. Domosdoshmërisht reduktoni soe zvogëloni konsumin e alkoolit dhe cigareve.
Veta dhe pushimi në det janë prevenim i shkëlqyer nga recedivët. Shfrytëzojeni me mençuri!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Pjeshka(lat. Prunus persica) është pemë e shijshme dhe shumë e shëndetshme, e njohur në çdo cep të botë.Ka prejardhje nga Kina veriperendimore, ku janë gjetur gjurmët e para të kultivimit të saj, kurse janë të preferuara dhe konsumohen në tërë botën
Jo vetëm që janë të njohur si perime, në shumë kultura aziatike kanë edhe domethënie të veçantë simbolike dhe kulturore, duke paraqitur simbolin e pavdeshmërisë dhe pafundshmërinë.
 
Pjeshkë ose nektarin (pjeshkë pa lesh)?
Pjeshka dhe nektarini janë lloj i njetë i pemës që mbajnë emrin e njetë në botanikë. Faktikisht, këto dy lloje të pemëve mund të rriten edhe në një dru të vetëm! Ata janë praktikisht të njëjtë, duken njëjtë, përveç që pjeshka ka “qime“, kurse nektarina është e“e lëmuar“.
Në rajonet tona, pjeshka mund të hahet nga fillimi i qershorit deri në fund të shtatorit. Ekzistojnë më shumë se 2.000 lloje të pjeshkave, që zakonisht janë të rrumbullakëta, me qime, me ngjyrë të kuqe. Paraqesin një perim freskues, sepse përmbajnç80-90% ujë.
Pjeshkat e lëngshme dhe të ëmbla janë perime të cilat vështirë mund t’i rezistojmë, por poashtu, paraqesin më shumë se një thesar të vitamineve dhe përbërësve të dobishëm.
 
Burim i matereve të rëndësishme ushqyese
Ky perim i lëngshëm është burim shumë i rëndësishëm i shumë materieve ushqyese.Vitaminet më të shprehura janë: A, C, E, K dhe B3. Prej mineraleve, më të shprehur janë: kaliumi, bakëri, mangani, magnezi, hekuri, kalciumi, fosfori dhe seleni.
Përmban folate, acid klorogjenik, karotenoide, rutin, kvercetin, fibra dietale, karbohidrate dhe sasi të vogël të proteineve dhe yndyrërave.
 
Begati për organizmin
Duke ju falënderuar fuqisë antioksiduese– vitaminat C dhe E– pjeshka mund të jetë me rëndësi të madhe për mirëmbatjen e shëndetit të organizmit. Përveç kësaj, vitamina C ndihmon në luftën kundër alergjive, infeksioneve virale dhe bakteriale, sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe shumë sëmundjeve tjera.
Vitamina e pranishme E është shumë e rëndësishme për prevenimin e paraqitjes së pllakës arterike,tendosjes arteriale dhe zhvillimi të aterosklerozës.
Falë vitaminës B2, frutat e pjeshkës janë të shkëlqyer për të pamurin dhe për lëkurë të bukur dhe të shëndshë.
Koncentrimet e lartë të kaliumit te pjeshka janë meritorët për pengimin e sëmundjes së veshkëve, si dhe për prevenimin e paraqitjes së ulçerës në lukth.
Fibrat dietale te këto fruta të shijshëm kontribojnë në detoksikimin e organizmit, në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe mundësjnë tretje më të mirë të ushqimit.
Bioflavonoidi rutin i përforcon kapilaret, ndihmon në largimin e venëve të zgjeruara, e redukton kolesterolin “ e keq”LDL dhe, kështu, e redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
 
Konsumi i këtij perimi sjell më shumë dobi shëndetsore mes të cilëve janë:
 
Zemër e shëndoshë
Fibrat dietale, kaliumi, voitamina C dhe kolini në pjeshkë pozitivisht ndikojnë te shëndeti i zemrës.
 
E redukton kolesterolin
Konsumi i rregullt i pjeshkës mund të ndimoj në kontrollimin e kolesterolit të lartë, i cili është faktor rrezik për paraqitjen e sëmundjeve vaskulare dhe kardiovaskulare. Pjeshka përmban komponente fenole që pengojnë paraqitjen e kolesterolit LDL.
 
Shëndet i mirë mental
Mungesa e magnezit në organizëm mund negativisht të shprehet te funksioni i trurit të mesëm. Prania e magnezit te pjeshka e qetëson sistemin nervor, i relakson muskujt, e qetëson shqetësimin, anksiozitetin dhe e pengon stresin dhe depresionin.
Shumë studime kanë treguar se konsumi i ushqimit të pasur me magnez dhe B-komplejs, pozitivisht ndikon te çrregullimi hiperaktiv te fëmijët.
 
I mbron sytë
Beta-karotini lshtë përgjegjës për shëndetin e syve, kurse pjeshka përmba sasi të madhe të këtij pigmenti të kuq dhe të portokallt. Beta-karotini, i njohur si provitamin A, është shumë i rëndësishëm sepse pas përdorimit kalon në retinol (vitamina A),e cila në sasi të madhe në roganizëm ndikon si antioksidant. Ky provitamin, poasht e zhvillon dhe e mbron retinën nga radikalet e lira, pengon paraqitjen e kataraktës dhe degjenerilin makular senil.
 
Ndihmon në shtatzani
Prania e vitamineve dhe mineraleve te pjeshka është arsye që ky produkt të jetë i rëndësishëm për konsum gjatë shtatzanisë. Përmban minerale që ndihmojnë në largimin e dhimbjeve në muskuj, të cilat janë fenomen i shpesht gjatë shtatzanisë. Vitamina C kontribon në zhvillimin e shëndetshëm të eshtrave, dhëmbëve, lëkurës, muskujve dhe enëve të gjakut te foshnja. Poashtu, me rëndësi është për absorbimin e hekurit, që është shumë i rëndësishëm gjatë shtazanisë. Folatet janë të pranishme në pjeshk nxisin zhvilimin e drejtë të zemrës, trurit dhe skeletit në fetus.
 
Metabolizmi i shëndetshëm dhe linja e hollë
Pjeshkat përmbajnë sasira shumë të vogla të kalorive, andaj konsiderohen si aleat i shkëlqyer për reduktimin e kilogramëve. 
Me futjen e një pjeshke në organizëm, futen60 kalori, kurse në të njejtën kohë organizmi furnizohet me përmbaje të pasur ushqyese. Acidi klorogjenik, komponim që gjendet te disa lloje të pemëve dhe perimeve, por edhe te pjeshka, është dëshmuar se promovon djegie të yndyrave në trup dhe në atë mënyrë kontribon në humbjen e peshës.Fijet ose fibrat dietale te ky perim i shijshëm, për çka siguron ndjenjën e ngopjes, poashtu e rregullon edhe nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu e pengon krijimin e shtresave yndyrore. 
Zëvendësoni dezertin tuaj me perimin e shijshëm dhe të shëndetshëm!
 
E mirëmba bukurinë e lëkurës
Vitamina C luan një rol kyç në formimnin e kolagjenit– proteini mungesa e të cilit negativisht ndikon në lëkurë.
Ky vitamin, nëse konsumohet në formën e tij natyror (nëpërmjet disa produkeve të caktuara, siç janë pjeshkat)ose nëse përdoret te lëkura lokalisht, mund dukshëm t’i reduktoj rudhat, të prevenoj dëmtimin e lëkurës të shkaktuar nga dielli, si dhe ta përmirëson strukturën e përgjithshme të lëkurës.
Vitamina E, e pranishme te kjo pemë, e mbron dhe e hidraton lëkurën dhe kontibon te shërimin e shpejt të dëmtimeve të shkaktuar nga radikalet e lira.
Vitamina A poashtu e njom lëkurën, e përmirëson teksturën e saj të përgjithshme, i ngadalson shenjat e pleqërisë dhe kontribon në pamjen e freskët dhe të shëndetshme të lëkurës.
 
Pjeshkat dhe nektarinat janë shumë të shëndetshme, si dhe për ruatjen evitalitetit.Për shkak të kësaj, nevojiten që këto frutra të shkëlqyer, senzual dhe të shijshëm më shpesh konsumohen, kurse në veçanti rekomandohen në ditët e nxehta verore.

 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

SHTRAPRI

Shtrapri, latinisht Capsella Bursa – Pastoris, te populli njihet edhe si maca ruse, më don nuk më do,thënie e gjysheveose bari i vajzës. Rritet nëpër livadhe, pranë rrugëve, në fusha dhe kopshte. 

Shtrapri paraqet një bimë një ose dy vjeaçe, e cila rritet deri në 50 cm, trungu është i drejtë, pak i përhapur, gjethet janë më të mëdha dhe formë pendave,ndahen dhe ndërtojnë rozetë, por gjatësisht kërcellet janë të imëta,të gjata, të mprehtadhe anësh janë të plota.
Në anën e sipërme të kërcellit gjenden gjethet që janë të bardha dhe të imëta, me moshë të ndryshme, në maje gjendenpipëza,kurse nën to gjethe të hapura. Frutat janë të rrumbullakët dhe me lëvozhga, dhe kur do të piqen, plasin, dhe nga pjesa e brendshme bie shumë fara të vogla, me ndihmën e të cilave kjo bimëpërhapet.
Lulëzon nga marsi deri në nëntor, kurse pjesën mjekuese të bimës e paraqet pjesa mbi tokë(Bursa pastoris herba), e cila mblidhet përderisa bima është e njomë, sepse atëherë është mjekuese, kurse kjo është në periudhën nga pranvera e hershme e deri në vjeshtën e vonshme.
Bima nuk ka erë, kurse shijen e ka pak djegëse, dhe buron nga heterozidet e sulfurit që i përmban..

Komponentet mjekuese
Përveç heterozideve, kjo pjesë mbitokësore përmban komponente të ndryshme të cilat janë: baza organike, tiramin, acetil-holin, acide të ndryshme organike, saponoside, vitamin C dhe të tjera.

Përdorimi
Shtrapri paraqet një nga bimët më të njohura hemostatike dhe përdorimi i saj në mjeksinë popullore është i madh.
Përdoret te llojet e ndryshme të gjakdedhjes, duke përfshirë edhe gjakderdhjen e ndonjë pjese të brendshme kur çaji nga shtrapri është zgjidhja e duhur. Në këtë drejtim, mund të përdoret dhe ndihmon në parandalimin e gjakderdhjes në mushkri të bardha, veshkë, lukth, zorrë, mitër, hundë dhe gjatë nxjerjes së dhëmbëve.  Përdoret gjatë gjakderdhjes menstruale dhe menstracioneve të çrregullta, si dhe për parandalimin e gjakderdhjes gjatë urinimit. Ndihmon edhe te hemoroidet, gurët në veshkë, ndezjen në fshikëz dhe mëlçi të zezë. Kjo bimë ka ndikim anti-inflamator dhe i përfocrcon muret e enëve të gjakut. Poashtu, përdoren edhe për mjekimin e tumorit (fibroma) në mitër, për rregullimin e shtypjes së gjakut (dhe për shtypje të madhe dhe të vogël). Mund të përdoret te sëmundjet e muskulaturës, nyjeve, dobësitë e muskujve në zorrën e trashë, prolaps(rënia e zorrës së trashë), mitër dhe hernia.

Përdoret në fomë të çajit, kompresve,kupave dhe tinkturave.
Për përgatitjen e çajit, përdoret pjesa mbitokësore e bimës dhe atë: lulet, gjethet dhe frutat. Në500 ml ujë të zijer i lëmë të thartohen2 lugë shtrapër, pastaj ena mbulohet dhe e lëmë të qëndroj 10 minuta deri2 orë.
Gjatë ditës, nuk duhet të konsumohet më shumë se 500 ml dhe, kjo sasi është e nevojshme të ndahet në pjesë brenda ditës.
Konsumi i tij pa nevojë mund të ketë pasoja negative dhe duhet të përmendim se çajin nga shtrapri nuk guxojnë ta konsumojnë gratë shtatzënë.
Më shpesh përdoret në kombinim me bimët tjera, me çka përmirësohet aroma dhe shija. 
Mund të kombinohet me tëharr, kamomile dhe vishtullë të bardhë, pastaj me barin e pezmitdhe korren e dushkut.Poashtu, kombinohet me nane, kamomile, lule kumaku, kputja dhe gjeth hithëri, gjatë gjakderdhjes në veshkë, kurse në kombinim me alkemil, shkëlqyeshëm i zvoglon problemet gjenikologjike.
 
 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

TË METAT E LINDURA TË ZEMRËS

Defektet kongjenitale të zemrës paraqesin problem me strukturën e zemrës që janë të pranishme madje nga lindja. Ata e ndryshojnë rrjedhjen normale nëpër zemër. Kjo mbetet si pasojë e mos zhvillimit të mjafueshëm të disa pjesëve të zemrës para lindjes.

Ka shumë lloje të defekteve kongjenitale të zemrës, të cilët mund të jenë defekte të vetme pa simptome deri te defektet komplekse me simptome të vështira, kanosëse për jetë.
Eksiztojnë të meta natyrore dhe të fituara.Të metat natyrore të zemrësndodhin gjatë zhvillimit embrional të zemrës(tre muajt e parë të lindjes) për shkak të ndikimit të faktorëve të ndryshme etiologjik: faktorët e trashëguar dhe faktorët e mjedisit, dmth., agjentët teratogjen që ndikojnë gjatë jetës intrauterine të frutit. 

Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të zemrës te fëmijët?

Prevalenca e të metave kongjentitae të zemrës para lindjes lëvizin nga 6deri13 në1000 foshnjë të lindur të gjallë. Variacioni në shpeshtësi fillimisht i detyrohet përdorimit të metodave të ndryshme të zbulimit.
Mangësia më e shpesht natyrore e zemrës është valvula biskupide e aortës, me prevenim mes 0,5 dhe2 %, por si e metë e izoluar, ajo shpesh diagnostifikohet në fëmijëri.Mangësitë tjera të shpeshta janë mangësitë spetale ventrakulare (VSDs – 4 në 100), defektet septale atriale(ASD – 2 në 1000 të porsalindur)dhe stenoza pulmonare e valvulës.Tetralogjia e Falonit(ТОФ) është mangësia më e shpesh cianotike e zemrës– 0,5 në1000 lindje. Më përfaqsim më të vogël janë kardioppatitë më të rënda, siç janë hipopalazia i ventrikuls së majtë/zemrës së majtë.

Mangës kongjentiale të zemrës janë arsyet kryesore të vdekjes pernatale dhe gjatë periudhës së sisëdhënies për shkak të mangësisë së lindur gjatë lindjes. Vdekshmëria shënoi një tendencë të uljes viteve të fundit për shkak të prevenimeve vazhdimisht më të sukesshme korrigjuese dhe paliative. 
Ndarja e sëmundjeve kongjenitale të zemrës:
-  Mangësitë ose të metat cianogjene kongjenitale janë ato te të cilat ekzistojnë qarkullimi i gjakut të paoksigjenuar në qarkullimin sistematik, gjegjësisht, kemi cianozë të dukshme te pacientët.
-  Mangësitë kongjentiale të zemrës të cilat varen nga ductusjanë të meta te të cilat e domosdoshme është të kenë ductus arteriosus (PDA) që të mund të funksionoj rrjedhja pulmonale ose sisematike. Shembull për të janë dobësitë si transpozicioni i arterieve të mëdha. Shumica, por jo të gjitha, të meta cianogjene varen nga ductus. 
-  Të metat kritike kongjenitale të zemrës janë ato te të cilat është e nevojshme intervenimi kataterik ose kirurgjik në vitin e parë të jetës.
 
Të metat ose defektet e lindura të zemrës jano anomalitë më të shpeshta të lindura te të porsalindurit. Te1000 të porsalindur6-8 praj tyre kanë ndonjë lloj të anomalisë së lindur në zemër. Nga këto të pordsalindur, te 25 %, që janë definuar si fëmijë me të meta kritike kongjenitale të zemrës, ka nevojë për intervenim të tipit të operimit të zemrës ose për procedurë kataterike të inervimit. Shumë të pordsalindur me mangësi kritike kongjentiale të zemrës janë simptomatike dhe identifikohen menjëherë pas lindjes. Por, ende kemi edhe të tillë te të cilët diagnoza është vështirësuar dhe veprohet më vonë, gjegjësisht, pas dales nga spitali. Në këtë priudhë fragjile të jetës,mortaliteti është më i madh te anomalitë kritike natyrore të zemrës, kurse këto janë anomali për të cilët ka nevojë intervenim në vitet e para të jetës. Rreziku nga morbiditeti dhe mortaliteti rriten kur ekziston vonesë e diagnostifikimi dhe udhëzimit në kohë në qendrën trciare,e cila është profesionale për mjekimin e këtyre pacientëve. 
Rreziku nga këto të meta natyrore të zemrës është më i madh te foshnjët në gji që kanë histori mjeksore/anamnezë për gjendjet prenatale te nëna, që asociohen me këto të meta, gjegjësisht kanë histori pozitive familjare për sëmundjet e zemrës dhe anomali ekstrakardiale.Dyshimi për mundësinë për defektet natyrore të zemrës te të porsalindurit është i madh kur këto faktorë janë të pranishëm.

Te pacientët që kanë anomali që varen nga ductus, mbyllja e ductus arteriosus në ditët e para të jetës mund të shkaktoj keqësim të shpejtë klinik që është me pasoja të rrezikshme për jetë. Dhënia e terapisë me prostaglandin E1 për hapjen e sërishme ose për mirëmbatjen eductus arteriosus, mund të jetë kyçe për jetë. Kjo duhet tëfilloj menjëher pas paraqitjes së dyshimit për të mentat kongjentiale te të porsalindurit simptomatik.
Prezantimi klinik te të porsalindurit që kanë mangësi kritike kongjenitale, mund të shprehet shumë dhe të jetë e rrezikshme për jetë, siç është shoku, cianoza ose distresi respirativ. Megjithatë, disa foshnjë me mangësi kritike kongjenitale, sidomos ata që kanë të meta që varen nga ductus, mund të duken normal, të kenë shenja shenja dhe simptome shumë subtile ose pa shenja për sëmundjen. 
Diagnostika dhe vlerësimi

TFoshnjëve që kanë simptome në drejtim të anomalive kongjeniale të zemrës, u bëhet kontroll, oksimetri e pulsit, rentgenografi e gjoksit, elektrokardiogram (EKG) dhe ehogardiografi. 
Te foshnjët asimptomatik, gjetja fizikale, e cila shkon në favor të anomalive kongjenitale të zemrës, shprehet devijimin në rapot me fëmijët e shëndoshë. Fëmijët me të meta kanë ritëm abnormale të zemrës, aktivitet prekardial, ose zhurmë kardiake, zhurmë patologjike, pulsime të reduktuara/mungues periferik ose shtypej të gjakut≥ 10 mmHg më të lartë në duar dhe këmbë.

Puls-oksimetria është metodë e përshtatshme e skriningut për sëmundjet kritike kongjenitale të zemrës te të gjithë të porsalindurit.Por, me skrining nuk identifikojmë të gjithë anomalitë kritike kongjenitale të zemrës, mund të na ikin animalitë necianotike dhe disa anomali të bllokimit të zemrës së majtë.Kur një i porsalindur do të selektohet se është në rrezik, me përdorimin e oksimetrisë së pulsit, ia duhet edhe më tej të vlerësohet dhe identifikohet arsyeja për hipoksemi.Kur njohja dhe diagnistifikimi i anomalive kongjentitale të zemrës bëhen me ehokardiografi, atëherë më tej është e nevojshme konsultim urgjent me kardiologun pediatrik dhe/ose bartja në shtëpunë shëndetsore me kardiologji fëmijrore dhe me kardiokirurgji fëmijrore.
Kur kemi një foshnjë që ka shok, që nuk reagon ndaj resusitimit (ringjalles)me vëllim, kardiomegali, cianozë, edem pulmonale ose ndaj simptomeve të pakuptueshme respiratore, ai menjëherë duhet të dërgohet për konsultim me kardiologun në institucionin terciar ku ka kardiokirurgji për fëmijë.Gjatë kontrollit të fomijës gjejmë shenja dhe simptome që sugjerojnë se bëhet fjalë për të meta kongjenitale të zemrës, siç janë shenjat abmormale të zemrës (për shembull, zhurmë e tretë e zemrës, ritmi galop, klik ose zhurmë identike të dytë të zemrës, zhurmë patologjike ) klik ose zhurmë identike e dytë e zemrës, zhurmë palogjike (i zëshëm, kolistolik, diastolik më i zëshëm në maje ose kufirin e majtë ose të djathtë në lartë sternal), impulse të reduktuara ose mungesa e impulseve në eksremitetet e poshme, shtypja e gjakut≥10 mmHg më e lartë te duart se sa ai te këmbët. 

Duke pasur parasyshë se diagnostika e të metave kritike kongjenitale të zemrës mund të anashkalohet gjatë kohës së hospitalizimit gjatë lindjes, klinicistët duhet të jenë të vetëdishsëm dhe të kërkojnë manifestime klinike për gjatë kontrollimit të parë te pediatri kur foshnja është me moshë 3-5ditore. Simptomet jo specifike dhe përfshijnë vështirësitë me ushqyerje, përparimin e dobët të peshës së trupit, cianozën, diagnozarespirator,aktivitetin e reduktuar,iritimindhe djersitjen e tepruar. Ekzaminimi rutinor duhet të përfshij vlerësimin e tepërt të gjendjes (përfshirë këtu edhe peshën), matjen e pulsit, matjen e shtypjes së gjakut te eksremitetet e sipërme dhe të poshtme, ekzaminim i detajuar kardiak(duke përfshirë askultimin për zhurmë dhe/ose zhurmat abnormale të zemrës), palpitimin e mëlçis së zezë dhe vlerësimin e impulseve periferike.
 
 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

Ndëshkimi dhe shpërblimi

cila është domethënia e tyre dhe si t’i zbatojmë të njejta në procesin e edukimi të fëmijëve
 
Ashtu siç është e domosdoshme që t’ju ofrojmë dashuri fëmijëve, t’i mësojmë me mënyra të shëndetshme të të ushqyerit, t’ju ofrojmë mundësi për zhvillim të drejtë fizik dhe mental që të kenë fëmijëri të lumtur, por edhe që të kenë zhvillim të shëndetshëm të mëtutjeshëm te individëte rritur të lumtur, poashtu e domosdoshme është edhe disiplinimi i tyre. Disiplina e bazuar në mënyrën e duhur, do ta mësoj fëmijën se si vetë ta kontrolloj sjelljen e tij/saj dhe si i rritur do të dëshiroj të jetë anëtar i kujdesshëm dhe empatik i familjes dhe shoqërisë si qytetar shembullor. 
 
Me anë të disiplinimit, fëmijët mësojnë si të krijojnë dhe të ruajnë raporte me njerëzit tjerë dhe si të ballafaqohen me sfidat në jetë me anë të vetëdisiplinimit.
 
“Për dhe“kundër

Eksiztojnë mendime të ndryshme mes prindërve lidhur me nevojën për disiplinimin e fëmijëve. Shumë prej tyre nuk dëshirojnë t’i disiplinojnë fëmijët e tyre sepse kanë kujtime të këqija nga fëmijëria e tyre lidhur me disiplinimin, madje konsiderojnë se ashtu do të hyjnë në konflikt me fëmijët dhe do të shkaktojnë zemërim dhe frustim te fëmijët, kurse disa të tjerë, nuk mund ose nuk dëshirojnë t’i kushtojnë kohë dhe energji disiplinimit të fëmijëve dhe të gjithë këtyre gabimeve. 
 
Disiplinimi i fëmijëve nuk është ndëshkim sepse nuk kanë bërë asgjë gabimisht

Përkundrazi, që të disiplinohet fëmija pra duhet të vendosen kufij dhe rregulla të sakta, dhe t’i sqarohen pasojat nga mosrespektimi i rregullave që të mësohet se çka është e drejtë dhe çka jo- dhe që të dij në të ardhmen se si të sillet dhe se si vetë ta korrigjoj sjelljen e vet. 
 
Shumë shpesh prindërit edhe nuk dinë se si ta disiplinojnë fëmijun, prandaj disiplinimi si procedurë e ngatërojnë me ndëshkimin.
 
Për ndëshkimin

Nevoja për ndëshkim paraqitet te prindërit e pa arsimuar sa duhet të cilët në gjendje dëshprimi dhe pamundësie që të merren me sjelljen e fëmijut, thënë popullorçe “i shërojnë” frustrime e tyre mbi fëmijun. 
Ndëshkimi ose dënimi, pavarsisht a është qortim, emërtim i fëmijëve me emëra më të neveritshëm, shuplaka ka vithet ose ndëshkime më të rënda, nënçmime publike ose kufizim i privilegjeve të fëmijës përgjithmonë, është procedurë me të cilën prindërit i kontrollojnë fëmijët e tyre, në vend që t’i mësojnë fëmijët që të kontrollohen vetë në të ardhmen. Me ndëshkim fëmija duhet të “paguaj“për gabimin e bërë, duke mos e mësuar paraprakisht përse nuk duhet të bëhet ose të sillet ashtu në të ardhmen. Ndëshkimin që prindërit e zbatojnë e ndryshon mënyrën në të cilën fëmija e konsideron. Kjo shkakton që fëmija të mendon për vete se është i keq, kur, faktikisht, leksionin që duhet ta mësoj është se në moment ka sjell një vendim të keq që nuk duhet ta përsëris. Ndëshkimi i mëson fëmijët se nuk mund të kontrollojnë vetë sjelljen e tyre dhe prandaj vazhdimisht duhet të varen nga prindërit.
 
Për disiplinën
Nga ana tjetër, disiplina, si dhe shumë teknika për disiplinim, mundësojnë që fëmijët të mësojnë nga gabimet e tyre dhe si në të ardhmen të merren me emocionet dhe nevojat e veta në mënyra të pranueshme për shoqërinë. Në këtë mënyrë, zhvillohet marrëdhënia pozitive mes prindërve dhe fëmijëve, dhe reduktohet sjellja negative te fëmijët për shkak të kërkesës së vëmendjes plotësuese nga prindërit. Fëmija duhet të ndjej faj për gabimin e bërë, por jo edhe turp për çka do të njehet keq, që në fund ta humb edhe vetëbesimin. Teknikat pozitive të edukimit të fëmijëve, parimisht, duhet të ndërtojnë vetëbesimin te fëmijët. Vetëm fëmijët të cilët janë të sigurt në vetvete mund ta pushtojnë botën. 
Lëvdratat dhe shpërblimet janë vetëm disa nga teknikat pozitive për disiplinim të fëmijëve. Nëse dëshironi të krijoni krijesa të mençura dhe të kuptueshme njerzore, por jo robotë të vegjël të dëgjueshëm, vazhdoni të lexoni. 
Një proverb e vjetër e jona thotë: “Fjala e mirë, hap edhe dyer të hekurt“. Prandaj, lëvdimi i fëmijëve kur do të bëjnë diçka të mirë ose vetëm sepse i kanë pastruar dhëmbët pa ua kujtuar miliona herë, e stimulon sjelljen e mirë në të ardhmen.Në kulturën tonë të edukimit, prindërit e potencojnë më shpesh sjelljen e keqe të fëmijëve, kur faktikisht duhet të lëvdrohet dhe të potencohet sjellja e mirë të cilën pothuaj asnjëherë nuk e vërejmë. Prindërit janë të vetëdishme për praninë e fëmijëve kur ata bëjnë diçka jo të hijshme ose të keqe, për shembull kur bërtasin, prishin, vrapojnë kur nuk duhet, etj.Atëherë vijon “MJAFT“, „TË THASHË TË MOS BËSH ASHTU“ e kështu me radhë.,që është shumë gabim sepse për fëmijët ajo don të thotë konfirmim se me atë çka e bëjnë në moment, edhepse jo e përshtatshme, e fitojnë vëmendjen e prindërve.Edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të sillen ashtu– porosia është ajo. Por, kur prindërit do t’i nuhasnin reagimet dhe sjelljen e mirë dhe për këto do t’i lëvrdronin fëmijët, për shembull:“Obobo, sa bukur dhe qetë po lozni“, me këtë fëmijët do të marrin porosinë se mënyra e tillë e lojës është në rregull, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të luajnë pa zhurmë. Madje edhe nëse keni situatë ku një fëmijë luan pa zhurmë, kurse tjetri kërcen rreth e rrotull dhe bën kaos, lëvdroni fëmijën që luan pa zhurmë para fëmijut tjetër, dhe do ta shihni se edhe tjetri do të qetësohet dhe do ta ndryshoni situatën në drejtim të sjelles së mirë, pa pasur nevojë për qortime. Lëvdroni fëmijët kur janë të sjellshëm në komunikimin me të tjerët, kur i zbatojnë udhëzimet tuaja, kur tentojnë të mësojnë diçka të re, sidomos kur tentojnë t’i bëjnë detyrat e shtëpisë. Nëse e lëvdroni fëmijun sepse tregon dëshirë të mësoj diçka të re ose për shkak të durimit të tij kur mëson, atëherë do ta motivoni që të vazhdoj të tentoj edhe në të ardhmen.Shumë ëshrtë me rëndësi që lëvdratën ta jepni menjëherë kur të vëreni sjelle të mirë te fëmija. Vetëm ashtu fëmija do të mund ta lidh lëvdatën me atë çka e bën dhe do ta mbaj mend se çka duhet të bëj në të ardhmen. Lëvdroni shpesh, pozitivisht, dhe lëvdroni mundin, jo rezultatin, sepse kështu e ndërtoni vetbesimin te fëmija. Në vend që të lëvdroni fëmijun për atë që ka marr pesë në test në shkollë, lëvdroni dëshirën dhe mundin e tij për të mësuar për test. Radhën tjetër ndoshta nuk do të jetë pesë, por me rëndësi është që të ruhet dëshira te fëmija për të mësuar dhe të bëhet më i mirë. Kur themi lëvdratë pozitive, kjo do të thotë ta potencojmë sjelljen që dëshironi ta shihni më shpesh, e jo ta kritikoni sjelljen që dëshironi ta çrrënjosni te fëmija. 
 
Sistemi për shpërblime

Kur bëhet fjalë për shpërblime, atëherë nuk është keq që bëni sistem të shpërblimeve. Fëmijut i takon një yll për punën e mbaruar me sukses.Me mbledhjen e një numëri ë mjaftueshëm të yjeve(prindi vendos numërin),fëmijut i takon shpërblim material sipas dëshirës së tij. Ky është parimi, kurse yjet mund t’i zëvendësoni me denarë, gurë, rruaza, dhe tjerë., kurse për ruatjen e tyre, fëmiju mund të zgjedh kuti që do të qëndron në dhomën e saj/tij. Kështu do të mund të numroj kohë pas kohe dhe do të motivohet të ndjek udhëzime ose të bëj vepëra të mira që të fitoj më shumë. Ky sistem i shpërblimit është i mirë kur dëshironi plotësisht të ndryshoni ndonjë sjellje. Dhe mos harroni se yllin duhet t’ja jepni menjëherë pas kryerjes së detyrës. 
Nëse nuk i arrini shpejt ndryshimet e dëshiruara, mos u dëshproni. Vazhdoni të tentoni.Ndoshta yjet janë të lehta për t’i fituar ose shpërblimet që i ofroni nuk janë mjaft interesante, edhe fëmiju nuk është i interesur. 
Shpërblimet nuk janë patjetër dhe nuk duhet të jenë gjithmonë materiale. Nëse i pyesni fëmijët se çfarë dhurate dëshironi, me siguri shumë shpesh do të dëgjoni se duan një përqafim.Dhurata ose shpërblimet jo materiale mund të jenë shëtitje në pak, shkuarje në kinema ose vaditja e luleve, një përrallë më shumë para gjumit...Provoni që më shumë të shpërbleni me dhurata jo materiale.  Ky sistem i lëvdratave dhe dhuratave (shpërblimeve) funksionon shumë mirë te fëmijët që shkojnë në shkollë. Ofroni lëvdrata dhe shpërblim simbolik pas çdo detyrë të kryer.Nëse detyra e shtëpisë është më e madhe, atëherë mund ta ndajmë bashkë me fëmijun në disa pjesë, dhe sërish të vijoj shpërblimi pas mbarimit në fund të çdo dite. Shpërblimi mund të jetë akullore, përqafim ose diçka tjetër sipas dëshirës së fëmijës.
Prindër, bëhuni pozitiv, më pak kritikoni dhe vëreni më shumë reagimet pozitive të fëmijëve tuaj, ndryshime në më mirë sigurisht që do ketë. 
 
 
 
 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

LLOJT E KRIPËS

Sipas përbërjes së saj, kripa është mineral i cili fitohet nga kombinimi i natriumit dhe klorit. Bashkarisht, ata formojnë substancën e kristalizuar-klorid natriumi. Kripa është shumë domethënëse për jetën e njeriut dhe për funksionin e trupit. Natriumi dhe klori janë elemente kyçe që ndihmojnë në mirëmbatjen e barazisë  qelizore, qarkullimit dhe nivelit të sheqerit në gjak. Natriumi është një nga mineralet i cili kryesisht është përgjegjës për mirëmbatjen e elektroliteve në trup.
 
Në treg ekistojnë disa lloje të kripës, por fatkeqsisht, nuk ekzistojnë studime relevante komparative të cilat do ta tregonin vlerën e vërtetë, gjegjesisht dobinë ose anët negative të çdo lloji.Pikërisht për këtë, si konsumator, jemi vetëm me besueshmërinë e të dhënave të plasuara në fushata e përshtatshme të marketingut. 
Prandaj, shumë është me rëndësi të konsumojmë sasira të mjaftueshme pavarsisht nga “superefektet” e cekura në propagandë.
 

Kripa e rafinuar/ e kuzhinës

Kripa më shpesh e përdorur është kripa e bardhë, e thjeshtë, prë gatim. Ajo më shpesh është shumë e përpunuar dhe për shkak të kësaj shumë sasira të vogla të mineraleve janë larguar.Kjo kripë më shpesh ka kaluar nëpër disa faza të purpunimit industrial, prandaj përmban shumë aditive të cilët, kryesisht, pengojnë formimin e topthave.Kjo kripë në mënyrë plotësuese jodizohet që të plotësohen rregullativat ligjore nëse ekzistojnë, dhe kanë të bëjnë me sasirat e caktuara të jodateve në kripë (në Republikën e Maqedonisë është miratuar rregullative ligjore sipas të cilës kripa e përpunuar patjetër të jodizohet me jod kaliumi(20-30 mg jod në 1 kripë).

Kripa e detit

Kripa e detit firtohet nëpër impjante për fitimin ekripës me anë të evaporimit të ujit të detit në pishina të cekëta. Sërish, varësisht nga vendi i prodhimit dhe në cilën mënyrë fitohet (sa dhe si përpunohet), ajo, për dallim nga kripa e zakonshme,më shpesh përmban sasira të mineraleve si: klium, hekur, dhe zink, dhe atë në proporcione të ndryshme, varësisht nga prodhuesi. Sa më e errët të jetë kripa e detit, ajo është më e pasur me këto “papastërti” ose elemente.

Kripa e vëluar

Kripa e vëluar fitohet nga rezervat ekripës në vendin ku dikur ka ekzistuar det, dhe me tërheqjen e tij është shtresuar kripë. Me vrimosje arrihet deri te depot e kripës ku vendoset ujë që e shkrin kripën, pastaj pompohet. Pas avullimit, gjegjësisht pas tretjes, mbetet klorur natriumi i pastër.. Shembulli më i mirë për këtë është miniera për kripë në Tuzlla që është mbeturinë e Detit Panonik. 

 

Kripa e Himalajeve

Ky lloj i kripës buro nga Pakistani, gjegjësisht nga miniera për krip Kjurej(Khewra)– miniera e dytë sipas madhësis për kripë në botë. Gjegjësisht, miniera gjendet rreth300 km nga Himalajet, kështu që, përveç emërit që është shumë truk i mirë për marketing, lidhshmëri tjetër reale me Himalajet nuk ka. Kripa e Himalajeve më shpesh përmban sasira të oksid hekuritme çka e fiton ngjyrën rozë.Përmban sasira të vogla të kalciumit, hekurit, kaliumit dhe magnezit, por përmban edhe sasira shumë të vogla të natriumit nga kripa e thjeshtë.
Shumë njerëz e parapëlqenë shijen e kripës himaliane në raport me llojet tjera.
Sërish, dallimi kryesor është thjeshtë ngjyra, e cila mund ta bëj çdo ushqim vizualisht joshës.
 

Kripa kosher

Ky lloj i kripës fillimisht ishte përdorur për arsye fetare. Ligji hebreik ka detyruar që gjaku nga mishi të largohet, para se i njejti të konsumohet. Kripa kosher ka strukturë të vrazhdë, boshe dhe kokërrplot;, e cila është shumë e dobishme për atë qëllim. 
Dallimi kryesor me kripën e zakonshme është në strukturë, dhe pikërisht për këtë kuzhinierët e parapëlqejnë më shumë, sepse është më e lehtë për përdorim me gishta, dhe ka ndikim më të madh momental të shijes. Ka strukturë granulare dhe është shumë më e madhe se kripa e zakonshme. Përbëhet nga klorid natriumi dhe për dallim nga kripa e zakonshme, nuk përmban shtesa siç është jodi. 

Kripa e hirtë

Kripa e hirtë e fiton ngjyrën e saj nga argjili nga ku edhe mblidhet. Kaveti alakline dhe është shumë e ngjajshme me kripën e himalajeve, por shumë më e shtrenjtë, për shkak të mënyrës së prodhimit.

„Fleur de sel“

Në përkthimin fjalë për fjalë “lulja e kripës”, kjo kripë mblidhet me dorë nga pishinat afër bregut të Bretanja, Francë. Këto kristale të holla paraqiten në sipërfaqen e ujit dhe kjo mund të bëhet në ditën me diell, të thata me pak valë dhe vetëm me gërbujëtradicionale antike. Për shkak të rënies së saj dhe vjeljes intenzive, Fleur de Sel është më e shtrenjtë duke e merituar epitetin„kripa havjar“.
Bëhet fjalë për llojin më të shëndetshëm i cili, përveç koncentrimit më të madh të jodit, është i pasur edh me kalciumin dhe magnezin.

Kripa e zezë
Kripa e zezë buron nga Havajet, nuk është e përpunuara dhe është vullkanike, andaj e ka marrë edhe emërin „Kripa e zezë e lavës“. Ngjyra e thellë e zezë buron nga thëngjilli aktiv i cili është i shkëlqyeshëm për tretjen dhe largimin e toksineve nga trupi. Përveç kësaj, ngjyra e zezë i jep një pamje mjaft interesant ushqimit. 
Ekziston edhe një lloj tjetër i kripës së zezë që njihet si “kala hamak“ e cila buron nga India. Kjo kripë ka sasi të madhe të sulfurit, kurse kjo e bën të shkëlqyer për digjestionin.
 

Kripa e kuqe

Kripa e kuqe, poashtu, buro nga Havajet dhe e fiton ngjyrën e saj nga argjili vullkanik. Ndoshta kjo kripë është më e pasur me mikroelemente, sidopmos me hekur. Rekomandohet si shtesë e shkëlqyeshme në ushqim, sidomos te koncentrimet e ulëta të hekurit.

Kripa e hirë persiane

Ky lloj i kripës tubohet nga liqeni antik, i njelmët në Irandhe është i pasur me minerale. Rrallëherë gjendet në treg dhe ka çmim shumë të lartë.

Kripa e tymosur

Fumee de Sel kripa e tymosur ka pothuaj sasi të njejtë të nutrientëve si edhe kripa normale e detit. Gjegjësisht, kripa e tymosur fitohet nga uji i detit kur avullohet në enë të madhe mbi tymimin e boronicave, qershiave,dushkut të ndezura.
Për shkak të mënyrës së prodhimit, ka shije të pazakontë, por nuk ka asnjë dobi shëndetsore.

 

Hene, 02 Shtator 2019 02:00

Smuti prej kajsijave

Përbërësit:
350 ml qumësht(bimor)
6 kajsia të mëdha
3 lugë të mëdha mjaltë
lëng nga1/2 limon
 
I bluajmë me blender kajsijat mirë, i shtojmë pjesët e mbetura dhe përzijejmë mirë.Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe kokërra të grira.
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

Krem supë nga karrota dhe fibra

Përbërësit:
-  1 qepë, të grirë imët
-  pak gjalp
-  1 thel hudhre
-  350 g karrota, të prerë në rrethe
-  500 ml ujë, ose katëror për supë
-  500 mk qumësht
-  50 g fibra, të kuqe
 
Përgatitja:
Në një enë në zjarr vendsni që të skuqet patatet në gjalp, pas një kohe shtoni edhe hudhrën. Vendosni përbrësit e mbetur dhe lejoni që të gatuhen ose piqen rreth 20 minuta. Shtoni erëza sipas dëshirës – kripë, piper, keri. Në fund, i bluajmë me blender dhe i servojmë (të nxehta ose të ftohta) me bukë – sipas mundësive të pjekura.
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

MISH PULE ME ULLINJË

Përbërësit:
-  4 kofsha pule
-  4 lugë me vaj ulliri
-  1 qepë
-  3 thel hudhre
-  pa xhexhefil, kurkumë, kripë, piper
-  250 ml ujë
-  majdanoz, i grirë imët
-  100 g ullinjë, pa fara
-  1 limon
 
Përgatitja:
Në tigan vendosni kofshatqë të skuqen në vaj ulliri nga të dy anët, shtoni kripë dhe piper.Në të njejtin tigan le të skuqenqepa dhe hudhra. Shtoni ujë dhe erëza, vendosni ullinjët, lëngun e limonit, dhe i lëmë të avullohet qetërreth 45 minuta, deri sa mishi të ndahet nga eshtrat.
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

SALLATË ME BISHTAJË

Përbërës:

-  500 g bishtajë,të gjelbërt
-  6 patate të njoma
-  1 qepë
-  3 domate
-  2 të verdha të vezës, të gatuara
-  vaj, uthull, kripë, piper, majdanoz të grirë imët
 
Përgatitja:
Bishtajat i presim në ngjysmë, nëse janë të gjata, patatet i presm në rrethe dhe i vendosim të gatuhen pak. Pastroni domatet dhe patatet, dhe i grijmë. I përzijem në një enë për sallatë të gjithë përbërësit, shtoni vaj dhe uthull, dhe shtojmë erëza. Për mbi shtojmë edhe pjesët e prera të verdhës së vezës dhe majdanozin. 
Faqja 7 di 45

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin