Gjatë muajve veror me rëndësi të veçantë është të theksohet konsumi i tepërt i lëngjeve sepse, për shkak të ekspozimit ndaj temepraturave të larta dhe djersitjes së madhe, humbasim sasira të mëdha të lëngjeve nga organizmi ynë, prandaj nevojitet plotësim me konsum plotësues me anë të ushqimit dhe pijeve. Hidratimi i përshtatshëm i trupit tuaj është me rëndësi gjatë tërë vitit, por gjatë periudhës së verës, kur mbizotërojnë temepratura të larta dhe kur jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut nga vala e të nxehtit dhe dehidratimi, konsumi i mjaftueshëm i ujit është me rëndësi të veçantë për mirëmbajtjen e barazpeshës së lëngut i cili është kyç për funksionimin e drejtë të organizmit tonë.

Uji luan një rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e organizmit tonë. Paraqet një zbërthyes univerzal i të gjithë materieve organike dhe jo organike. Është me rëndësi të veçantë për ruatjen e tempertaurës normale trupore dhe shtypjes së gjakut, ajo është secenciale për mirëmbajtjen e qarkullimit të gjakut, luan rol të madh në mbartjen e materieve ushqyese deri te qelizat e organizmit tonë dhe zbërthimi i tyre,e ruan hidratimin e lëkurës (e përmirëson mirëmbatjen e elasticiteti të saj dhe prevenon paraqitjen e parakohshme të rruthave),e përmirëson tretjen dhe prevenon kapsllëkun, si dhe ndihmon eliminimin e toksineve nga organizmi.
Gjatë periudhës së verës, shumë më shumë kohë kalojmë jashtë, jemi fizikisht më aktiv dhe djersitemi më shumë, andaj është me rëndësi që të hidratohemi mirë. Rreth 2/3 e peshës së trupit në organizmin tonë i takojn ujit. Trupi i njeriut mund të mbijetoj një periudh të caktuar pa ushqim por pa ujë nuk mund të jetoj më shumë se disa ditë. Çdo ditë, organizmi ynë në mënyrë natyrore humbet ujë nëpërmjet veshkëve,mushkrëve të bardha dhe lëkurës. Në ditët e nxehta verore, me anë të djersitjes ne humbasim madje deri 1,3 l ujë në ditë.Në këto ditë të nxehta verore duhet t’i kushtojmë shumë kujdes një problemi shpeshherë të injoruar–dehidratimit.
Hidratimi i duhur i trupit tonë nuk nënkupton pirjen e ujit vetëm kur jemi të etur. Uji duhet të pihet shumë më herët para se të paraqitet ndjenja e etjes.

Simptomet e dehidratimit
Etja nuk është indikatorit më i mirë për nevojën për ujë.Nëse kemi përjetuar etje, kjo don të thotë se ne kemi dehidratuar. Dehidratimi i organizmit më shpesh ndodh gjatë verës, kur harrojmë të konsumojmë mjaftueshëm ujë dhe të konsumojmë më shumë lëngje dhe ushqime të pasura me ujë. Përveç etjes, simptomet tjera që mund të paraqiten si rezultat i dehidratimit janë tharja e gojës, urinë me ngjyrë të errët dhe erë të pazakontë, përgjumje dhe lodhje e vazhdueshme, erë e keqe e trupit, ligësi e muskujve, kokëdhimbje, marramendje, etj.Nëse dehidratimi është më serioz, atëherë kemi më shumë simptoma. Mirë është ta dëgjojmë trupin tonë, andajkushtoni vëmendje këtyre indikatorëve që tregojnë se trupi juaj ka dehidratuar dhe kan nevojë për ujë.
Siç thamë edhe më herët, trupi jonë përban2/3 ujë, prandaj efektet e dehidratimit vërehen menjëherë.Me dehidratim nënkuptohet barazpesha negative e ujit në organizëm. Dehidratimi fillon kur sasia e ujit që e humbasim nga organizmi jonë është më e madhe se sasia e ujit që e konsumojmë. Mungesa e ujit në organizëm paraqet pasoja të pa dëshiruara.Nëse dehidratimi vazhdon një kohë më të gjatë, atëherë pasojat mund të jenë edhe fatale.
Pyetja kyçe te hidratimi është sa ujë, gjegjësisht sa duhet të konsumohen lëngje që të plotësohen nevojat ditore njerzore. Nevojat trupore për ujë janë individuale dhe varen nga disa faktorë, siç janë:gjendja e përgjithshme shëndetsore, temepratura, nevojat metabolike, shkalla e aktiviteti fizik, etj.Sërish, më shpesh rekomandimet për konsumin e ujit mesatarisht janë 2 litra në ditë për femra dhe 3 litra në ditë për meshkuj. Meshkujt kanë nevojë më të madhe për ujë sepse kanë më shumë ind joyndyror (pra muskulor) në trup. Sipas rekomandimeve të OBSH(Organiazat botërore shëndetsore), hidratimi optimal arrihet me konsum të 80 % ujë si pije, kurse nëpërmjet ushqimit duhet të konsumohen 20% ujë në ditë. 
Përveç konsumit të ujit gjatë periudhës së verës, për të ruajtur hidratimin me rëndësi është konsumi i produkteve që përmbajnë sasira të mëdha të ujit. Parashtrohet pyetje cili është ushqimi më i mirë për hidratim të organizmit.
Ja, disa produkte që më së miri e hidratojnë organizmin gjatë verës:

·      Trangulli
Trangulli përmban rreth95% ujë dhe numërohen te produktet që përmbajnë sasia të lartë të ujit.Janë me pak kalori dhe përmbajnë vitaminën C, K, A, B6, kalium, magnez, fitonutrient, si dhe fibra dietale. Pasi vera është stiana e tyre, tani është koha që maksimalisht ta përdorni këtë ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm.
 
·     Shalqini
Shalqini përmban rreth93% ujë(150 g shalqin përmban 115 ml ujë). Përveç shijes së tij të parezistueshme, ai paraqet një burim të begatshëm të kaliumit, vitaminës C, vitaminës A, vitaminës B6, kalciumit,magnezit, etj.Ajo përmnan likopen(karotenoid dhe antioksidant të fuqishëm) më shumë se çdo pemë dhe perim tjetër.

·      Kungulleshka
Kungulleshka është perim i njohur veror që përmban rreth 95% ujë dhe është me pak kalori. Burim mjaft i mirë i fibrave dietale, viaminës A, C dhe K, acidit folik, magnezit, kaliumit, bakërit dhe manganit. Për shkak se gjatë përpunimit termik humb mjaft ujë, më së miri është që të konsumohet freskët.
·      Domatet
 
Domati i kuq, i lëngshëm dhe i shijshëm është perim i pa evitueshëm në periudhën e verës. Përmban pothuaj95% ujë dhe numërohet mes produkteve më hidratuese. Përmban sasi të mjatushme të vitaminës A, C dhe K, kalium dhe mangan. Përveç kësaj, përmban likopen dhe fije dietale.
 
Uji me të vërtetë përmban eliksir për jetë. Duke shijuar të gjitha bukuritë që na i ofron vera, mos harroni të konsumoni ujë të mjaftueshëm dhe të konsumoni produkte të freskëta të pasura me ujë që më së miri do t’ju hidratojnë në periudhën e verës.
Trupi juaj do të jetë falënderues.
 
 
 
 
 
 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

ALERGJITË NGA DIELLI

Dobitë nga dielli për çdo individ janë shumë të dobishme.Drita e diellit mundëson rritje dhe zhvillim të drejtë të tërë organizmit, ndihmon dhe mundëson formimin e vitaminës D edhe te eshtrat. Ka ndikim shumë pozitiv te shëndeti i përgjithshëm psikofizik dhe mental. Në ndërkohë, efektet e dëmshme të dritës së diellit te një idivid janë të shumëta, madje ndonjëherë mund të jenë edhe fatale.Si t’i shfrytëzoni dobitë nga dielli, dhe të mos dëmtoni vetveten? Si ta gjeni masën e duhur?Këto janë disa dilema dhe pyetje të cilët e shqetësojnë secilin nga ne, sidomos në periudhën e verës.Mijëra vite, njeriu, me vetëdije ose pa vetëdije, ka zhvilluar mënyra të ndryshme të përshtatjes dhe mbrojtjes nga ndikimet e dëmshme të rrezeve të diellit, që ta shfrytëzoj vetëm më të mirën, dhe të mbrohet nga pasojat e dëmshme. 
 
Dielli është miku i shëndetit, por, në të njejtën kohë ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit shkakton edhe vështirës serioze shëndetsore.
 
Alergjitë nga dielli
Edhepse shumë nga ne i gëzohen verës dhe shkuarjes në ranishte, numri vazhdimisht rritet i atyre për të cilët vera bëhet vërtetë një ankth i vërtetë. Arsyeja? Alergjitë e shpeshta nga dielli. 
A mund dikush të jetë alergjik ndaj diellit? Gjithsesi, edhepse shumë i njohim alergjitë nga disa lloje të ushqimit ose nga disa barna, diellin me pa të drejtë gjithmonë e lëmë anësh kur bëhet fjalë për alergji. Edhepse nuk dihet shkaktari kryesor për alergjitë e diellit, besohet se “fajtori” është parapëlqemi gjenetik, gjegjësisht supozohet se është përgjigje e sistemit individual imunitar. Sërish, ekzistojnë edhe disa faktorë të rrezikut, siç është përdorimi i dia barnave, kurse reagim mund të shkaktojnë edhe disa kimikate të caktuara që gjenden në deodorante, parfemë, sapune dhe shampo.Ajo që më shqetëson është e dhëna se alergjitë nga dielli janë dukuri vazhdimisht e më e shpesht, kurse numri i personave alergjik ndaj diellit vazhdimisht rritet.
 
Skuqe, kruarje, ndezje, fluska ose gungëza të sëmura në lëkurë– jo vetëm që janë të pakëndshme, por edhe paraqitje e dhimbshme që mund të jenë arsye për probleme serioze shëndetsorePër disa ditë, madje edhe për disa minuta pas ekspozimit të parë në diell, këto simptome mund të paraqiten, por alergjia mund të ndodh më vonë, për këtë arsye shumë njerëz nuk e vërejnë.
 
Llojet e alergjive nga dielli
Ekzistojnë disa lloje të alergjive të diellit, paraqiten me ekspozimin ndaj rrezeve të para të diellit dhe vazhdimisht e më shumë njerëz ankohen për këtë problem.
1.   Erupsioni ndriçues polimorfikështë alergjia më e shpesht e diellit.Paraqitet disa orë pas ekspozimit në diell.E karakterizon: ndezja, krurja dhe skuqja e lëkurës, me paraqitje të ëntjeve, e ngjajshme me pickimin nga insektet. Më shpesh vjen deri te ndryshimi i lëkurës në pjesën e poshtme të qafës, anën e pasme të duarve dhe këmbëve. Kjo alergji zhuket pas 2deri3 ditë, kurse ekspozimi i shpesht ndaj diellit gjatë verësi ndihmon trupit që të përshtatet, kështu që paraqitja e këtij llojit të alergjisë reduktohet gjatë një stine.
 
2.   Erupsioni fotoalergjikpoashtu është një nga llojet e alergjive të diellit.Paraqitet në kontakt me kimikate të caktuara të lëkurës.Disa barna, poashtu mund të shkaktojnë simptome të këtij lloji të alergjisë.Karakterizohet mendezjetë kuq, kruarje dhe me fasha të vogla të cilat paraqiten një ose dy ditë pas ekspozimit në diell.
    3.Urtikaria solarendodh disa minuta pas ekspozimit ndaj diellit, kurse shumë lehtë mund gabimish të diagnostifikohet dhe të ngatërrohet me diegie nga dielli.
 Alergjia mund të paraqitet pas disa minutave ose disa ditëve pas ekspozimit ndaj diellit.

Preparatet kozmetike dhe barnat–arsye për alergjitë sekondare në diell

Disa preparate dhe barna mjeksore kozmetike mund të jenë arsye për alergji, pra para se ta fajsoni diellin, kontrolloni përbërjen e barnave dhe kozmetikës të cilët i përdorni. Nëse barnat përmbajnë substanca fototoksike, mos harroni ta reduktoni ekspozimin ndaj rrezeve UV dhe ta rrisni faktorin mbrojtës ose të provoni ta zëvendësoni me ndonjë produkt tjetër i cili nuk është foto i ndjeshëm.
Disa nga barnat më të shpesht fotosenzitiv përfshijnë:
- barnat për trajtim të akneve(sidomos retinoide)
- antihistaminet
- barnat antiinflamatore jo steroide
- dia antibiotik(si tetraciklin dhe fluorokinolon)
- barnat kundër infeksioneve këpurdha
- antidfiabetikët oral
- diuretikët
- mjetet për qetësim(barnat kundër shqetësimit, nervozës dhe anksiozitetit)
antidepresivët triciklik
 
Alergjia e diellit te fëmijët
Në ditët e ngrohta, me diell, të gjithë gëzohemi, kurse më së shumëti fëmijët.A mund të kënaqen me “lojërat pakufi” në diell?Për shkak të aletgjive në diell, me rëndësi është t’i kushtohet vëmendje rrezitjes së fëmijëve. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm edhe daj djegieve nga dielli sepse kanë lëkurë të hollë, të ndjeshme, shumë më e ndikueshme ndaj efekteve dëmtuese të rrezeve UV. Prandaj, shkuarja në ranishte rekomandohet në periudhën mes orës 9-11. Fëmijët në plazh duhet të jenë të roba tëlehta dhe të qëndrojnë në hije të rëndë. Poashtu, fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diellë më shumë se 15 minuta.Fëmijët e vegjël nën moshën 6 mujore aspak nuk duhet të ekspozohen në diell. Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktoj jo vetëm alergji por edhe diegie serioze te fëmijët.Alergjia e lëkurës te fëmijët mund të shkaktohen edhe nga kremërat me faktor UV. Prandaj, me kujdes përdorni ata. Te fëmijët më shpesh paraqiten fashat e imëta që shkaktohen nga ekspozimi ndaj diellit, por poashtu edhe nga uji i detit dhe nga djersitja e tepërt.
Mbrohuni nga dielli në mal
Qëndrimi në mal me fëmijët kërkon edhe më shumë kujdes sepse me rritjen e lartësis rritet edhe rrezatimi UV: rreth1.000 metra rritet rreth 15%, kështu ka mundësi të mirë për djegie më shumë në mal se në plazh.
Nuk ekziston mbrojtje universale
Për shkak të paraqitjes së vrimave të ozonit, rriten edhe sasirat e rrezeve të dëmshme UB, për çka edhe kremërat me faktor mbrojtës prej 50 ose më shumë nuk do të na sigurojnë rrezitje të rehatshme. Vlera e këtyre faktorëve bën fjalë vetëm për kohën kur të lyer mirë mund ta kalojmë në diell pa skuqje të lëkurës, në raport me rrezitjen pa mbrojtje që zakonisht është 10deri20 minuta.
 Si gjthmonë, bari ose ilaçi më i mirë për alergjinë e diellit është prevenimi.
Këshilla për mbrojtje nga dielli
Faktori më i rëndësishëm për parandalimin e reaksioneve alergjike të diellit është ekspozimi i ndërgjegjshëm ndaj diellit, gjegjësisht evitimi i rrezitjes kur indeksi UV është më i lartë në periudhën nga ora 10 deri17.
- Nëse tashmë rrezitni, sidomos nëse jeni rrugës, duhet të ekspozoheni gradualisht ndaj rrzeve të diellit dhe gradualisht ta përshtatni lëkurën
- Përdorni faktorë mbrojtës çdo dy orë.
- Duhet menjëherë të pushoni me rrezitje me shenjat e para të alergjisë.
 
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut
Nëse paraqitet ndonjë reaksion i butë alergjik, simptomet qetësohen me përdorimin e kompresave të ftohta dhe masave konvencionale për mbrojtje nga rrezet UV.Nëse simptomet janë më intenzive, atëherë duhet të paraqiteni te mjeku.
 
 Ushqimi para dhe pas rrezitjes mund të ndihmoj në prevenimin e saj
 
 Gjatë verës, nevojitet konsumi i ushqimit që lehtë ndihmon ftohjen e trupit.
 
Në ushqim së paku dy herë në javë të konsumohet peshk detit.Ajo është e pasur me omega 3 acide yndyrore që kanë fuqi mahnitëse dhe stimulojnë funksionimin e barazpeshuar të mbrojtjes së organizmit nga ndikimi i jashtpm.Kjo jo vetëm që do ta pengoj ose do t’i lehtësoj simptomet alegjike, por edhe pozitivisht do të ndikoj në shëndetin e përgjithshëm.
 
Pemët dhe perimet e kuqe dhe të portokallta

Ekspertët rekomandojnë se vetëm katër domate në ditë (ose dy gota lëng domatesh) mund ta pengojnë reaksionin alergjik. Nëse tashmë ka ndodhur alergjia e diellit, ajo në masë të madhe do t’i liroj iritimet e pakëndshme dhe kruarjen. Për tiparet e tyre meritor janë pigmenti likopen, i cili poashtu gjendet te shalqini dhe te grejpfruti i kuq.Jini të sigurt se nëse përfshini në ushqimin tuaj perime si lakër,lakër jeshile,lulelakërdhe brokoli– me siguri do t’i pengoni ose do t’i zbusni vështirësitë e shkaktuara nga alergjitë e diellit. 

Ajo që është më me rëndësi, ju dhe fëmijët tuaj duhet të konsumoni shumë lëngje që ta shmangni dehidratimin.
Në vend të pijeve të gazuara, stimuloni fëmijët tuaj të konsumojnë ujë. Poashtu, mund të bëni edhe limonadë freskuese. Pemët e freskëta dhe lëngjet freskuese të pemëve janë të shkëlqyer për ditët e nxehta verore, dhe gjithsesi edhe fëmijët i pëlqejnë shumë. Nxisni fëmijët që të konsumojnë më shumë pemë, bëni një pjatë atraktive duke prerë forma të ndryshme të shalqinit të ftohtë, pjepërit, mollës ose portokallitEvitoni ushqimin e skuqur dhe me erëza, sepse ushqimet e tilla edhe më tej do ta rrisin temperaturën e trupit.
 

 

 
 
 
 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

INFEKSIONET E ZORRËVE

Vjella dhe problemet tjera me rrugët gastrointestinale dhe infeskionet e zorrëve më shpesh paraqiten gjatë verës, sepse ushqimin të cilin e konsumojmë ruhet në temperatura të larta dhe më lehtë kontaminohet.

Arsyet për vjellje
Te shumica gjithmonë është shenjë se diçka po ndodh me organizmin.Arsyet për këtë simptom mund të jenë të ndryshme, kurse më shpesh bëhet fjalë për inferksione virale kurse më rrallë për ato bakteriale (salmonella dhe stafilokoka), intoksikim kimik ose ndonjë lloj tjetër. Ndoshta ka të bëj edhe me gjendje tjera shëndetsore siç janë kokëdhimbja, proceset abdominale, ftohje,dhimbja e fytit.Vjellja shpesh, pothuaj gjithmonë shoqërohet me diare, kurse shpeshherë edhe me temepraturë të lartë.

Shkaktarët viral të gastroenterëve

Për zhvillimin e infeksioneve norovirusale (Noro-virus)nevojitet një numër shumë i vogël grimcave virale. Ai njihet me shkaktimin e epidemive dhe të gastroenteritit. Edhepse më shpesh viruset janë ata të cilët janë përgjegjëse për parqitjen e gastroenteritit viral më shpesh në periudhën e dimërit, gjatë verës më shpesh paraqiten edhe infeksione me Noroviruse nga familja Caliciviridae, për të cilët konsiderohet se shkaktojnë madje 50 % nga infeksionet gastroenetrike të shkaktuar nga ushqimi. Noroviruset i përshkojnë të gjithë personat pavarsisht nga mosha, të cilët barten nga ushqimi dhe uji i kontaminuar me fekale, me anë të kontaktit me një individ të infektuar ose bartjen me spërkatjetë virusit dhe kontaminimit të sipërfaqeve të ndryshme.
Në gastroeneterët viral të pranishme janë edhe infeksione me viruse Adeno dhe Rota, edhepse përfaqsimi i tyre është më i ulët në krahësim me noro-virusin gjatë verës. 

Pasqyria klinike dhe shërimi

Noro-viruset shkaktojnë simptome siç janë; pështjellje, vjellje, ngërçe në stomak, temperaturë, dhimbje në muskuj dhe sfilitje. Sëmundja fillon papritmas,24 –48orë pas hyrjes së virusit në organizëm, edhepse simptomet mund të paraqiten 12 orë pas ekspozimit. Kohëzgjatja e gastroenteritit është e shkurtër, disa ditëshe, norovirusi është aktiv në fece me muaj, kurse me këtë paraqet një rrezik nga kontaminimi i mjedisit. Përvojat epidemiologjike dhe klinike tregojnë se fëmijët shumë më shpeshvjellin se sa të rriturit.
Enteroviruset më shpesh shkaktojnë infeksione dhe krijojnë një klim jo të përshtatshme, dhe atë zakonisht ka fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës. Dallojmë shtatëdhjetë lloje të eneteroviruseve që shkaktojnë një numër të madh të sëmundjeve, simptomet e të cilave radhiten nga të vogla e deri te ato kanosëse për jetë. Më shpesh viktimat e eteroviruseve janë fëmijë me moshë prej 4 - 12 vjeçar. Infektimi më shpesh përhapet me anë të duarve të palaram por mund të përhapet nga uji i kontaminuar, uji i fjetur i pishinave.
Simptomet e eterovirozës janë: rritja e temperaturës së trupit, që zgjat disa ditë, vjellja dhe diarea, paraqitja e fashave të sëmura ose lëndime në qiellzën e butë, por mund të paraqiten edhe fasha të vogëla në duar dhe këmbë. Format më të vështira madje mund të rezutojnë në zhvillimin e meningjitit viral, pleurodinisë, deri në zhvillimin e encefalit. 
Baza e shërimit të gastroenteritit është kompenzimi i lëngjeve dhe elektroliteve të humbura dhe konsumi i ushqimit më të thjeshtë dhe më të lehtë. Ushqimi i yndyrshëm, i skuqur dhe i ëmbël duhet të evitohet, si dhe të gjithë produktet e qumështit, me përjashtim të produkteve probiotike.Për personat që nuk mund të marrin lëngjë nëpërmjet gojës për shkak të pështjelljes, vjelljeve të shpeshta (sidomos fëmijët e vegjël), kanë nevojë për kujdes mjeksor dhe kompenzim të lëngjeve në mënyrë intravenoze. Terapia antibiotike te infeksionet virale me salmonela nuk rekomandohet sepse mund ta vazhdoj sëmunjen dhe të shkaktoj gjendje kronike, kurse te gastroenterite virale kjo nuk ka asnjë ndikim.

Shkaktarët bakterial të gastroeneterëve

Temperaturat e larta paraqesin mjedis të përshtatshme për shumimin e bakterieve në ushqim, disa lloje të ushqimeve janë shumë të përshtatshme për shumimin e tyre. 
Për dallim nga shkaktarët e gastroenetritit në dimër, gjatë tërë vitit shkaktarët më të shpesht janë bakteriet. Kryesisht ka të bëj me bakteriet nga lloji Salmonella të cilët i zbulojmë te njerëzit, kafshët dhe mjedisi. Ai mikroorganizëm hyjnë në organizëm përmes sistemit digjestiv, kurse për zhvillimin e sëmundjeve te personat e shëndoshë nevojitet një numër i madh i kolonive, andaj infeksioni zakonisht paraqitet si rezulat i konsumit të madh të ushqimit ku bakteria është me koncentrim të madh.Produktet me bazë qumështore, kekat me krem dhe ushqimet tjera që përmbajnë vezë me përgatitje të pamjaftueshme temike, pastaj kremi, pemët dhe perimet e pa lara ose pastruara si duhet, si dhe mishi pulës dhe mishi grirë jo të përgatitur termikisht mund të jenë të kontaminuar me Salmonela. Edhe një shkaktar tjetër i rëndësishëm i kontaminimi bakterial të ushqimit gjatë verës është stafilokoki i artë dmth.,Staphylococcus aureus. Në ushqim hyjn në kontakt me lëkurën ose pështymën e personave të kolonizuar gjatë përgatitjes së ushqimit, kurse eterotoksinet e tij janë rezistzues ndaj nxehtësisë dhe përgatitjes së shkurtë termike. 

Këshilla të rëndësishme për parandalimin e infeksioneve

Ushqimi i kontaminuar shpeshherë ka pamje, aromë  dhe shije normale. Prandaj, çelësi i parandalimit është të pengohen bakteriet të hyjnë në ushqim dhe të shumohen që të pengohet infeksioni. Hapi më i rëndësishëm i parandalimit është pastrimi i duarve.
Mirë duhet të pastrohen pemët dhe perimet, duhet të pastrohen edhe sipërfaqet e punës dhe shtesat për ngrënie (veglat). Produktet e përpunuara të mishit she vezëve duhet të përpunohen mirë, kurse peshku duhet të përgatitet i freskët. Ushqimi duhet të përgatitet për gatim para konsumit, dhe të mos ruhet jashtë friguriferit. Uji me prejardhje të panjohur duhet të shmanget. Higjienë e përshtatshme dhe të gjitha procedurat e përmendura edhe më tej janë mjete kryesore kundër infeksioneve gjatë verës dhe vjeshtës së hershme.

Procedura ose hapat me fëmijën e sëmurë

Vjellja e shpeshtë dhe begatshme, sidomos nëse pas kësaj ka edhe diare dhe temperaturë, menjëherë na shpien te humbja e lëngjeve ose dehidratimi.Fëmijët te këto gjendje refuzojnë ushqim dhe lëngje. Nevojitet që të kompenzohet humbja e lëngjeve, që nënkupton konsumi i çdo llojit të lëngu që e pranon fëmija, duke i dhënë sasira të vogla të lëngut, në intervale të shkurta kohore. Rekomandohet që t’i ofroni edhe ushqim të fortë, gjagjësisht atë që e don fëmiju. Duhet ta dini se konsumi i ushqimit nuk e keqson gjendjen shëndetsore te fëmijët, ata nuk duhet t’i vëmë në situatë ditale. 
Hene, 02 Shtator 2019 02:00

PEZMATIMI I NERVIT ISKIATIK

Pezmatimi i nervit iskiatik njihet edhe si lumboiskialgjia, paraqet një dhimbje e cila fillon në kurriz ose bel dhe përhapet ose shtrihet përgjatë këmbëve dhe shoqërohet me mpirje,dobësi të muskujve ose mungesë të ndjesisë në ndonjë pjesë të këmbëve.Dhimbja mund të jetë e pa këndshme. Simptomet paraqiten papritur dhe zgjatin me ditë ose muaj. Më të prekur janë personat me moshë 30-50 vjeçare të jetës.Arsyeja më e shpesht për paraqitjen e pezmatimit të nervit iskiatik janë qëndrimi i gjatë ulur dhe aktiviteti jo i mjatueshëm fizik.
 
Arsyet më të shpeshta për paraqitjen e pezmatimit të nervit sikiatik
Pezmatimi i nervit iskiatik kryesisht paraqitet si rezultat i ndryshimeve degjeneruese të disqeve mes unazaveaktivitetit të pamjatueshëm fiziksi dhe për shkak të:
·       Ulja dhe ecja në mënyrë jo të duhur
·       Mbajtja e takave të larta
·       Ngritja e peshës së madhe dhe lëndimeve
·       Sëmundja degjeneruese e diskut interverbal në pjesën lubale. 
·       Tumornë shtyllën kurrizore
·       Barrë.Ndryshimet nëpër të cilat kalon trupi gjatë barrës si rritja e peshës së trupit, shtypja e fetusit dhe ndryshimet hormonale mund të na shpien te paraqitja e pezmatimit të nervit iskiatik.
·      Dhe si rezultat i ndonjë sëmundje primare siç është diabeti. 
 
Sinjali se ndoshta në shesh janë simptomaet e pezmatimit të nervit iskiatik
Simtomi kryesor është dhimbja e mprehtë, përvëluese e shoqëruara me ndjenjën e mizërimit,dobësisë, mpirjes dhe palëvizhshmërisë.Te pjesa dërmuese e rasteve paraqitet vetëm nga një anë, gjegjësisht nga beli ose shtylla kurrizore lëshohet përgjatë një këmbe. Pozita të caktuara të trupit ndikojnë mbi intenzitetin e dhimbjes, andaj dhimbja më shpesh rritet në pozitën e drejtë, gjatë ecjes, gjunjëzimit ose kur përkulem belin, kurse në pozitën e shtrirë, dhimbja pjesërisht reduktohet ose plotësisht zhduket.
Për diagnozë të saktë të pezmatimit të nervit iskiatik nevojitet që të merret anamnezë e mirë dhe të bëhet një analizën e detajuar fizikaledhe nervore.
Me qëllim që të përcaktohet arsyeja për paraqitjen e pezmatimit të nervit iskiatik, në disa raste nevojiten edhe analiza shtesë si elektrogrami, inxhizim me rreze X, tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike.
Prevenimi
Që të reduketohet rreziku nga paraqitja e pezmatimit të nervit iskiatik me rëndësi është t’ i kushtojmë kujdes mënyrës dhe stilit të jetës dhe të bëhen ndryshime të përshtatshme siç janë: 
·     shtrirjha dhe fjetja në dyshek të fortë anësh dhe me këmbë të mbedhuradhe jastëk me gjunjëve.Të evitohet gjumi në shtrirë në bark. 
·     gjatë uljes nevojitet drejtim maksima i shtyllës kurrizore. Lartësia e ulëses duhet të përshtatet në mënyrë të tillë që gjunjët të jenë nën këndin e drejtë. Poashtu rekomandohet që të mos qëndrojmë ulur me këmbë të kryqëzuara.
·     gjatë qëndrimt në këmbë pesha duhet në mënyrë të barabartë të mbështet mbi të dy këmbët
·     ushqim të shëndetshëm
·     aktivitet fizik

Terapia
Ekzistojnë disa opsione për trajtim varësisht nga arsyeja e cila na ka shpie te paraqitja e simtomeve, si dhe intenziteti i tyre.
Më shpesh përdoren analgjetikët për zbutjen e dhimbjes, relaksues të muskujve, etj.Në rastet më të vështira zbatohet kortikoterapia.
Shërimi i mëtejshëm përfshinë terapinë fizike, ushtrime dhe masazhe.
Në disa raste të caktuara, opsioni i vetëm për shërim është intervenimi kirurgjik, e cila fatmirësisht nuk është e nevojshme te shumica e pacientëve.
E para në listë nga pemët me përbërje të theksuar antioksidante, e shijshme dhe njëlloj mjekuese. Boronica (Vacciniummyrtillus)qysh nga shekulli i mesëm ka qenë e njohur në mjeksinë popullore si kurë për jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Sidomos ishte vlerësuar lëngua nga boronica për të cilin besohet se e pengon murtajën.

Boronica rritet si therrë gjethgjelbërtnë lartësi prej pothuaj 30 cm dhe ka fruta të imët të rrumbullakët me ngjyrë të kaltër- të zezë të mbyllur, me shije të këndshme të athët-të ëmbël.Lulëzon nga maji deri në korrik, kurse frutat e shijshëm në formë të rruazave piqen nga korrik deri në shtator. Në Evropë dhe në Amerikën Veriore boronica kultivohet qysh më herët dhe përdoret si bimë mjekuese.
Mjekuese janë edhe frutat edhe gjethet. Boronicat janë të pasura me fibra dietal, pektine, antocianine, bakër, fibra bimor, bioflavonoide, vitamin C, vitamin E, hekur, glukozë, kalium, kalcium, mangan, natrium, acide organike (të limonit dhe mollës, pekin, proteina, acid folik, krom dhe të tjerë.Përveç në fruta, i pasur me elemente të dobishm është edhe gjethi sidomos me minerale: kalium, natrium, mangan, krom, hekur dhe bakër. Që të kenë ndikimpërbërësit e dobishëm duhet të mblidhen në pranverë, vetëm kur janë plotësisht të pjekur.

Përbërësit mjekues

Sot shumë hulumtime shkencore konstatojnë se boronica është ushqim i shëndetshëm dhe është kurë që përdoret për parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Fruti ka ndikim të fuqishëm antioksiduese dhe është dëshmuar se ka edhe ndikim anti-kancerogjen.
Hulumtime kanë dëshmuar se bornicat e egra ndihmojnë në trajtimin e diabetit dhe janë me ndikim të theksuar dhe të fuqishëm diabetik.Kjo është shumë e vlerësuar ose e rëndësishme në mjeksinë popullore për çka edhe boronica emrohet si insulin bimor.
Gjethet nga boronica ndihmojnë në rast të krijimit të disa acideve të caktuara, vjelljes, ngërçeve në lukth dhe kollitjes. Me rëndësi është të dihet se gjethet kanë ndikim pozitiv vetëm nëse mblidhen pra se të piqen, sepse më vonë nuk kanë ndikim mjekues.Boronicat e pjekura përdoren për përforcimin e pasqyrës së gjakut.
Boronica përdoret edhe për shërimin e hemoroideve, sepse e pengojnë gjakderdhjen.Kokërra e thata të rrumbullakëta e pengojnë diarenë, sidomos te fëmijët e vegjël. 
Konsumi i rregullt i boronicës rekomandohet edhe te gratë me barrë me qëllim që të reduktohet rreziku nga paraqitja e venave të zgjeruara dhe hemoroideve.
Për shkak të begatisë me materie shëruese dhe ndikimit të theksuar antioksidans, është dëshmuar se është e përshtatshme për shumë organe dhe funksione të organizmit: 
-       E stimulon punën e trurit, kurse një studim ka treguar se boronica e ngadalson“plakjen” e kujtesës.
-       E përforcon sistemin imunitar
-       Pozitivisht ndikon te të pamurit dhe shëndeti i syve
-       E redukton rrezikun nga infarkti, sidomos te gratë
-       Gjatë infeksioneve të traktit urinar

Zgjedhja e shkëkqyer gjatë dietës dhe në programet për reduktimin e peshës së trupit

Polifenolet ndikojnë mbi zbërthimin e yndyrërave në qelizat që shtresohen në lukth. Kjo pemë përmban shumë pak kalori dhe pikërisht për shkak të kësaj është e prhaje e shkëlqyer nëse dëshirojmë ta reduktojmë peshën e trupit.

Në ushqim
Boronica qysh moti nihet si super ushqim. Nutricionistët rekomandojnë konsumin e rregullt të të kësaj peme.Në ushqim përdoret si frut i freskët, pemë e tharë, pekmez, lëng, kompost, shurup ose çaj, kurse në disa cepe përdoret edhe si përbërës për bërjen e verës dhe rakisë.
Nga gjethet bëhet çaj ose kompresa. Mund të përdoret pa ndonjë rrezik disa herë në ditë dhe lirshëm mund ta konsumojnë edhe fëmijët.
Përgatitja e çajit: 
Në një litër ujë të nxehtë vendosim një grushtëgjethe të thata ose të freskëta të boronicës dhe e lëm të qëndroj 10 minuta.Pihen 3-4 filxhan në ditë. Përzierja e gjetheve nga boronica e egër ose e butë, me gjethe nga luleshtrydhja e egër dhe nga manatherratështë një ndër barnat më ndikuese natyrore kundër diabetit.
Marte, 03 Shtator 2019 02:00

Si të ruhet pasioni mes prindërve?

Fëmijët pa dyshim janë produkt i dashurisë së përbashkët mes dy prindërve, dhe gjithsesi një fazë e re bashkëjetesës mes tyre. Por anëtarët e ri në familje sjellin edhe obligime dhe okupim të ri, sidomos për nënën dhe jorrallëherë dashuria dhe pasioni i pranishëm më herë fillon të ndryshoj dhe shpesh të zhduket. E gjithë kjo mund të jetë në rregull, së paku në fillim, deri sa prindërit të njihen më mirë me anëtarin e ri, dhe me rolet e reja qoftë edhe me çmimin e flijimit të një pjese të kënaqësive të deritanishme. Por,ajo që asesi nuk duhet të flijihet është dashuria mes parnerëve-prindërve. 
 
Shumë shpesh ndodh që për shkak të ngarkesës së obligimeve të mos ju mbetet kohë për veteveten, kurse shumë më pak për parnerin tuaj. Te preokupimi i përditshëm me obligime, ndodh të harroni se para se të bëheni prind, keni qenë të dashur, dhe atëherë qëllimi kryesor ka qenë se si ta bëni partnerin të lumtur, kurse me këtë të dy të jeni të lumtur.
Në qoftë se për shkak të detyrimeve që i sjell prindëria keni harruar vetveten dhe partnerin, hapi i parë drejtë kthimit në normalitet është ta pranoni gjendjen reale në të cilën gjendeni dhe të kujtoni se çfarë jetë te përbashkët keni pasur para se t’ju bashkangjiten fëmijët. Emocionet me siguri janë diku thellë në ju, thjeshtë vetëm duhet t’i zgjoni.
Si silleni ndaj partnerit dhe cilat emocione i tregoni do të ndikon edhe te zhvillimi i fëmijëve dhe si ata në të ardhmen do t’i shprehin ndjenjat e tyre ndaj partnerëve të tyre.
 
Komunikimi i hapur– faktor kyç
Shumë është me rëndësi që të komunikoni hapur, madje edhe për detajet më të vogla, sepse nëse diçka është jo e rëndësihme për ju, ndoshta e njëjta gjë është e rëndësishme për partnerin tuaj dhe anasjelltas. Në përgjithsi dihet se me rritje e numërit të anëtarëve në familje, rritet edhe numëri i detyrimeve për partnerët. Edhe kur obligimet nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë ose nënvlerësohet puna e ndonjërit, atëher rritet edhe numëri i zënkave dhe konflikteve në shtëpi. Në komunikim e sipër me partnerin, kur të dy të jeni të çlodhur dhe pa obligime urgjente të cilat ju rëndojnë në kokë, provoni që të merreni vesh që t’i ndani detyrimet ose obligimet në mënyrë të përshtatshme rreth fëmijëve dhe shtëpis.Më mirë punohet për romatikë kur e dini se keni mbështetjen dhe mirëkuptimin nga partneri.
 
Studimi 15 vjeçar i realizuar në SHBA zbulon se çelësi i lumturisë dhe kënaqësisë në martesë është sjellja e vendimeve bashkarisht. Zënka, mosmarrëveshje do të ketë çdo moment në çdo familje, por a do të mbijetoj martesa varet nga aftësia e partnerit për bashkëpunim dhe respekt
 
Sigursiht secili prej jush ka miq të cilët flasin vetëm për fëmijët në çdo tubim shoqëror. Me siguri edhe mes veti flasin vetëm për ata. Çka kanë hëngër, çka kanë bërë në çerdhe ose në shkollë, sa të mirë janë në sport, etj... Dhe sigurisht nuk dëshironi të bëheni një nga ato çiftet. Të komunikoni mes veti, pra të ndani pak minuta gjatë ditës dhe të pyesni njëri-tjetrin si jeni, si kaluat ditën, të kujtoni këngën ose filmin më të mirë dhe se ekziston jetë edhe jashtë asaj që e dikton kujdesi ndaj fëmijëve.
Provini së paku një herë në muaj që të organizoni një takim romantik vetëm për ju dy. Për ruatjen e fëmijëve bisedoni me gjyshen, gjyshin, tezen ose angazhoni një dado për disa orë. Kurse ju zgjedhni një restorant, ndonjë spa qendër ose një darkë të qetë në shtëpi. Për shoqërim të përbashkët do të ndihmonte nëse keni edhe hobi të përbashkët. 
 
Ndani kohë të lirë
Është ide e mirë që kohë pas kohe ta përgdhelni parnterin, ndaj çka ai ose ajo do t’i përgjigjet me masë të njejtë.Jepi një ditë të lirë për obligimet prindore, ditë që do ta ndaj vetëm për vete, ndërkohë që ju atë ditë do t’i mbaroni edhe obligmet e tij/saj.Sigurisht se do ta keni pak të vështirë, por duhet të udhëhiqeni nga mendimi se edhe dita juaj do të vij së shpejti.
Përveç pushimit të përbashkët me fëmijët, mirë është që së paku një vikend ta keni për veten, pa fëmijët.Zgjedhni ndonjë lokacion të afërt me orar të ngjeshur për kënaqësi, kurse fëmijët leni te gjyshja ose gjyshi. Me siguri do t’ju brej ndërgjegja disa orë në fillim ose ditën e parë, por do të ktheheni në shtëpi të relaksuar me energji të re për t’u ballafaqaur me përgjegjësitë prindore. 
 
Jepni komplimente
Nëse më herët komplimentet kishin të bëjnë me pamjen fizike, tani tentoni më shumë të mos i anashkaloni ato, por poashtu kushtoni vëmendje se si partneri menaxhon me kujdesin ndaj fëmijëve, por kujdeset edhe për anëtarët tjerë të mbetur të familjes.Rekomandohet ose preferohet ta mbuloni partnerin me komplimente çdo ditë.
 
Bëni jetën e shëndoshë seksuale.
Po, vazhimisht jeni të sfilitur, s’keni kohë, në kokë ju rrotullohen situata të ndryshme për të cilët duhet të gjeni zgjidhje, por këto janë vetëm arsyetime për të shmangun të qenurit intim me partnerin. Kjo më shpesh ndryshon si prioritet te gratë. E saktë, nuk mund t’i ktheheni kësaj menjëherë pas lindjes, kur nuk mund ta njihni as veten tuaj qoftë fizkisht qoftë psiqikisht, dhe përveç kësaj ju duhet ta pranoni ose gjeni veten edhe në rolin e ri të nënës.Por, kjo s’do të thotë që edhe pas disa muajsh duhet të vazhdoni shmangien e partnerit.Seksi është edhe nevojë e juaj biologjike, jo vetëm kërkesë nga partneri. Për shumë gra, seksi paraqet reflektimin momental të fazës në të cilën gjendet lidhja mes partnerëve. Nëse ndjehen të keqkuptuar ose të lënduar, kjo do të ndikojë në mënyrën se si e përjetojnë partnerin dhe si mendojnë se partneri i përjeton ata.
 
 
Dashuria dhe harmonia juaj është e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve tuaj
Fëmijët menjëherë e nuhasin kur diçka shkon ters, si për shembull nëse prindërit e tyre nuk janë të lumtur në martesë edhepse para tyre asnjëherë nuk kanë shpërthyer ndaj njëri tjetrit ose nuk kanë patur ndonjë mosmarrëveshje. Edhe për fëmijët të shohin se prindërit e tyre janë të afërt dhe se ndajnë butësi dhe kujdes, si përqafime kur shohin ndonjë film, ndonjë përkdhelje ose pudhje kalimthi.Kështu edhe fëmijët mësojnë se disa emocione të caktuara duhet të shfaqen në prani të të tjerëve, kurse nga ana tjetër kjo do t’ju çliroj juve si prind dhe më i lehtë do të jetëkalimi ka diçka më intime qo do të duhet të ndodh pas dyerve të mbyllura. Dhe bëhuni të shkathtë, vidhni ndonjë moment gjatë ditës, jo gjithmonë duhet të jetë vonë në mbrëmje pasi të flejnë fëmijët, kur edhe ju gjeni pothuaj drejtë gjumit të thellë.
 
Familja është e fortë aq sa është martesa e fortë, njëra pa tjetrën nuk mund të mbijetojKonsideroni martesën dhe familjen si ekip, falni mes vete, mos mbani mend gjërat e këqija dhe përqendrohuni te dashuria
Marte, 03 Shtator 2019 02:00

MUZIKOTERPIA

Çdo ditë dëgjojmë muzikë, qoftë kur ngasim veturën tonë, jemi në kafiteri, ose kur bëjmë stërvitje, vrapojmë, ngasim biçikletë...Është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, kurse mund të na ndihmojë ta kalojmëstresin dhe problemet  e pëditshme.

Muzika i jep univerzit zemër, trurit dhe fantazisë krahë kurse gjithçkaje tjetër i jep jetë! Platon      
Çka në fakt është muzika? 
Muzika(nga fjala greke muza) është harmoni tingullore e cila shkakton një ndjnjë të këndshme shpirtrore.Vallë a jemi pyetur ndonjëherë se sa zhurmaqë çdo ditë na rrethon i dëmton nervat tona dhe ngadal por sigurt e dëmton edhe shëndetin tonë? Për dallim nga muzika që na çlodh, e përmirëson humorin, me të ne argëtohemi, por e kur qajmë dhe kalojmë nëpër momente të vështira emotive. Ajo është pjesë përbërëse e përditshmërisë, kurse ndikimi i saj pozitive e përmirson shëndetin shpirtror dhe trupor, prandaj terapia me muzikë përdoret në çdo dgë të mjekësisë.
Shkenca me decenie ballafaqohet me ndikimin e shumëllojshëm të zhurmësmbi shëndetin tonë, por poashtu me decenie e studijon edhe ndikim e dobishëm të tingujve harmonik të muzikës për organizmin e njeriut.
 
Fuqia e muzikës gjatë historisë
Gjithmonë kemi konsideruar se muzika paraqet ushqim për shpirtin dhe trupin.Në historinë më të hershme parimisht muzika ka qenë pjesë e disa ritualeve që të “dëbohen” sëmundjet, kurse luante rol kyçe në për shërim ose rimbëkëmbje.
Filozofët e vjetër grek konsideronin se muzika ka fuqi mbinatyrore, se e stimulon harmoninë mes tokës dhe qiellit, kurse në të njëjtën kohë paraqet edhe një mënyrë të papërshkueshme të kënaqësisë. 
 
Çka ëshë muzikoterapia?
Muzikoterapia është mjekim me muzikë, gjegjësisht përdorim terapeutik i muzikës dhe elementeve të saj( zhurmë, ritëm, melodi dhe harmoni) me qëllim që të plotësohen nevojat fitzike, emocionale, mentale,sociale dhe kognitive.
Muzikoterapinë e realizon ose zubaton terapeuti i kualfikuar mukzor, individualisht ose në mënyrë grupore që t’a përforcon komunikimin, mësimin, të shprehurit, organizimin dhe qëllimet tjera themelore terapeutike. 
 

Muzikoterapia paraqet përdorimin e muzikës me qëllim që të rehabilitimit dhe përforcimit të psikozterapisë.
 

Supozimet e muzikoterapisë

Ekzistojnë tri supzime kryesore mbi të cilat mbështen parimet e muzikoterapisë dhe ato janë:
1.   Të gjithë njerëzit posedojnë muzikalitet të lindur.
2.   Мuzikaliteti thellësisht është i rrënjosur në trurin tonë.
3.   Te muzikaliteti nuk ndikojnë dëmtimet neurologjike serioze dhe traumat e trurit.
Bazuar mbui këo supozime janë krijuar konceptet themelore dhe parimet për muzikoterapinë.

Konceptet bazë të muzikoterapisë

Konceptet më të rëndësishme të mjekimit me muzikë, mbi të cilët mbështet tërë procesi i muzikoterapisë janë:
- marrëdhënia cilësore e terapeutit me klientin,
- mjedis i sigurt (siguri psiqik dhe fizik i klientit),
- respektimi i dinamikës së terapisë,
- shfrytëzimi i zhurmës (jep kohë për përqendrim të mendimeve dhe koordinim të përgjigjeve psiqike që i mundëson terapeutit kohë për mbikëqyrjen e klientit),
- fleksibilitet(adaptim ndaj ndryshimeve),
- qëllime të qarta të terapisë,
- konsistencë me zbatimin e terapisë
- vendosja e kufijve mes klientit dhe terapeutit.

 

Qëlimet e muzikoterapisë

Qëllimet kryesore të muzikoterapisë, përveç mjekimit, zbutjes dhe prevenimit të vështirësive shpirtrore dhe trupore janë edhe:
·     menaxhimi i stresit
·     zbutja e dhimbjeve
·     shprehja e ndjenjave
·     përmirësimi i kujtesës
·     përmirësimi i komunikimit
·     promovimi i rehabilitimit fizik
·     rritja e kënqësisë nga jeta
·     çlodhje dhe qetësim
Muzikoterpaia synon zhvillimin e potencialit dhe ripërvetësimin e aftësive të individëve që të mund të arrijnë integrim më të mirë personal dhe social dhe në këtë mënyrë jetë më cilësore.

Zbatimi i muzikoterapisë

Në botë muikoterapia përdoret në shërimn e të gjithë kategorive të çrregullimeve psikiatrike dhe defektologe. Zbatohet te fëmijët dhe të rriturit, individualisht ose në grupe, në kushte spitalore ose jashtë spitalit.
Edhepse më shpesh muzikoterapia zbatohet në psikiatri, mjekimi me muzikë me sukses zbatohet edhe në deg tjera të mjeksisë siç janë:
·     neurologjia,
·     gjinekologjia,
·     onkologjia,
·     pediatria
·     kardiologjia,
·     endokrinologjia,
·     mjeksia fizikale,
·     rehabilitimi.

Muzikoterapia për fëmijë

Muzikoterapia në fillim synonte vetëm të rriturit, por më vonë filloi të përdoret edhe te puna me fëmijët.Kjo ka të bëj me fëmijët me nevoja të veçanta, edhepse muzikoterapia mund të përdoret edhe të fëmijët të cilët nuk kanë ndonjë vështirësi më të theksuar.Muzikoterapeutët zgjedhin metodën ekzstuese tashmë të pranuar dhe të njohur e cila mbështet mbi improvizimin muzikor.Me anë të muzikës duhet të krijohet një kumunikim me qëllim që të ballafaqohen me vështirësitë te fëmija, si mund t’i ndihmohet në përforcimin e shëndetit të tij fizik, menal, social dhe emocional.Në kuadër të muzikoterapisë, fëmija mund të prodhoj, krijoj, improvizoj dhe të dëgjoj muzikë.
 
 
Nuk ekziston terapi universale muzikore, por bëhet zgjedhje e terapisë varësisht nga qëllimi i terapisë ose në cilën fazë është terapiaMuzika shërben si mjet ose vegël për komunikim, kurse thelbi i terapisë qëndron në marrëdhëniet terapeut-klient, i cili bart potencialin për arrijte të ndryshimeve terapeutike dhe shërim.
Marte, 03 Shtator 2019 02:00

MAJDANOZI

 
Majdanozi është bimë mesdhetare dyvjeçare e cila për shkak të gjetheve të gjelbërta të mbyllura shpesh luan një rol kyç gjatë dekorimit të ushqimit. Përveç kësaj, ai nuk është dekor, por bimë vërtetë me ndikime mjekuese me përdorime të shumëfishta si në mjeksinë tradicionale ashtu edhe në atë oficiale. Si e tillë mund të konsumohet në mënyra të ndryshme dhe për gjendje të ndryshme. 
 
Përdorimi tradicional i majdanozit
Majdanozi kultovohet më shumë se 2000 vite,kurse në kulturën greke është shumë i rëndësishëm sepse është përdorur në të gjitha ceremonitë. Në shekullin e mesëm majdanozi ka gjetur vendin e tij në mjeksinë popullore ku edhe e ka arritur popularitetin e tij.
Në Greqinë antike besohej se Prozerpina-perendesha e botës së nëntokës e kishte krijuar majdanozin.Atëherë, poashtu edhe sot, çaji nga majdanozi ishte përgatitur për humbjen e ujit të tepërt nga trupi, pastrimin e veshkëve si dhe për detoksikim.
 
Majdanozi konsiderohet si eliksir i vitalitetit dhe është një ndër kurat më të mira natyrore e begatshme me vitamina dhe minerale
 
Në mjeksinë tradicionale, majdanozi përdoret për këto qëllime:
 

  • Ndihmon në eliminimin e problemeve që kanë të bëjnëme erën e keqe të gojës
  • Meqë është i begatshëm me hekur, rekomandohet edhe për gjendjet e anemisë
  • I zbut dhimbjet menstruale dhe ngërçet, por poashtu përdoret edhe për shërimin e periudhave jo të rregullta menstruale
  • E redukton nivelin e kolesterolit të keq
  • Përdoret edhe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut
  • E përshpejton mjekimin nga ftohja dhe infeksionet virale te infeksionet e mushkrive të bardha
  • Ndikon si antioksidans
  • Ndihmon në rimëkëmbje pas lindjes
 
Përbërja
 
Majdanozi është jashtëzakonisht i pasur me antioksidanse, siç janë beta-karoten, luteolin, apigjen, likopen dhe alfa-karoten. Poashtu përmban vitamine dhe minerale kyçe si vitamina A, C dhe K, folat, hekur dhe kalcium.
Një gotë majdanoz të grirë përmban 984 mikrogram vitamin K.Por, sasirat e materieve tjera ushqyese janë:
- 1.78 g proteina
- 0.47 g yndyrëra
- 3.8 g karbohidrate
- 0.51 g sheqer
- 2 g fibra dietale
- 79.8 mcg vitamin C
- 5.054 IU vitamina A
 
Karakteristikat mjekuese shkencërisht të vërtetuara të majdanozit janë:
-sekretimi i rritur i urinës
-ulja ose zubutja e dhimbjeve gjatë menstruacioneve
-stimulimi i oreksit
-tretje më të mirë të ushqimit
 
Majdanozi është freskues i shkëlqyer natyror për aromën e gojësPërtypet i freskët për të ulur ose larguar erën e keqe nga goja sidomos pasi konsumoni hudhër!
 
Majdanozi si kurë ose ilaxh për veshkët
Duke pasur parasyshë se majdanozi është i pasur me antioksidanse dhe vitamine, në mënyrë natyrore ndihmon në pastrimin e veshkëve dhe kontribon në funksionimin e tyre normal. Me shekuj përdoret si diuretik te vështirësitë me gurët e veshkëve, gurët në tëmth dhe infeksionet në trakin urinar.
Pastrimi i veshkëve mund të bëhet me mbikëqyrës mjeksor me konsum të majdanozit në formë të çakit ose lëngut
 
Janë realizuar studime te personat e shëndoshë në periudhë prej4 javë, nga ku mund të konstatohet se çaji nga majdanozi nuk imponon ndryshime në përbërjen e urinës të cilat do të ishin të rrezikshme për shëndetin e veshkëve ose fshikëzës.
 
Sërish sasirat më të mëdha të majdanozit mund të shkaktojnë probleme te pacientët që kanë probleme me veshkët dhe fshikëzën.
 
Majdanosi në kuftën kundër kancerit
Flavonoidet që gjenden në majdanoz siç janë miricetini dhe apigenini mund të ndihmojnë në ndalimin e zhvillimit të karcinomit. Majdanozi radhitet si një ndër më efikasët në parandalimin e paraqitjes së kancerit në prostatë dhe zorrë të trashë.
 
Majdanozi në luftën kundër kilogramëve të tepërta
Majdanozi përmban shumë pak kalori por shumë materie ushqyese. Kjo kontribon për funksionimin optimal të trupit. Duke ju falënderuar enzimeve dhe fibrave dietale majdanozi e stimulon metabolizmin kurse në mënyrë diuterike ndikon në lirimin e organizmit nga teprica e lëngjeve. E gjithë kjo ndihmon proceset për rregullimin e peshës së trupit dhe lirimin ose shkarkimin e lëngjeve të tepërta, humbjen e kilogrameve dhe fryrjes.
 
Majdanozi për eshtra të shëndeshë
Sasirat e mëdha të Vitaminës K dhe kalciumit në përbërjen e majdanozit ndikojnë pozitivisht te shëndeti i eshtrave. Kjo ndihmon në pengimin ose parandalimin e osteoporozës dhe në reduktimin e rrezikut nga frakturat në eshtra. Futja ose marrja e vitaminës K ndihmon në absorbimin e kalciumit në organizëm i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave.
 
Majdanozi dhe diabeti
Majdanozi është një nga burimet më të mira të mirecitinit, i cili përdoret për parandalimin dhe mjekimin e diabetit. Majdanosi tradicionalisht përdoret si barë ose ilaç kundër diabetit në Turqi. Hulumtimet tregojnë se miricetini mund ta reduktoj nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën e insulinës. Hulumtimet ose studimet tjera treguan se miricetini mund ta reduktoj rrezikun nga zhvilimi i diabetit të tipit 2.
 
Mjekues është edhe rrënja!
Rrënja e majdanozit mund të konsumohet i zijer, ipapërgatiturose i pjekur. Përgatitet njësoj si llojet tjera të perimeve (karrota,panxhari), andaj mund të përdoret edhe si zëvendësim i tyre. Mund ta shtoni në supë ose në salce. Rrënja e papërgatitur ka shije intenzive, por mund ta shtoni dhe në sallata.
 
Në ushqim
Përveç si lëng dhe çaj, ekzistojnë shumë ushqime ku mund të shtohet majdanozi siç janë ushqimet me patate, oriz, salcë domatesh, ushqime të parapërgatitura me mish, vezë dhe të tjera.
 
Konsumi i tepërt i çajit nga majdanozi shkakton ndjeshmëri ndaj rrezeve të diellit të cilat mund të rezultojnë në paraqitjen e ndezjes së lëkurësPërveç kësaj, te disa njerëz majdanozi mund të shkaktoj reaksione alergjike.
 
 
Përzierje me ndikime pozitive
 
Për sy të ënjtur dhe të ndezur
Në300 ml ujë, zijeni 2 -3 minuta dy ligë gjethe të grura imët të majdanozit. Kur të ftohet, kulloni me garzë sterile. Me çajin e fituar i lyejmë sytë disa herë në ditë, kur gjatë natës vendosni kompresa
Për kompresa ju duhen disa gjethe majdanozi, të cilët praprpakisht duhet të pastrohen shumë mirë. Vendosni gjethet e majdanozit në sy, vendosni garzën dhe ashtu fleni në hapësirën e errët.
 
Për urinimin e tepërt
Përzijeni rrënjën, gjethin dhe farat, dhe të gjitha bashkë i grijmë për të fituar 5 lugë supe përzierje. Përzierjen e fituar e zijejm 5 minuta në gjysmë litër ujë. Pastaj e lëmë çaji të qëndroj 20 minuta, e kullojmë dhe pijmë 1 filxhan 3 herë në ditë. Ky çaj poashtu eliminon ngecje në urinimin dhe ëntjen e këmbëve.
Marte, 03 Shtator 2019 02:00

PATATJA

Patatja buron nga Amerika jugore kurse sot kultivohet pothuaj në të gjitha cepet e botës. Paraqet një bimë disavjeçare me madhësi dhe ngjyrë të ndryshme të frutit.Sot kemi më shumë se 1500 sorta. Përmban relativisht pak kalori dhe një lepezë të gjërë të komponentave ushqyese dhe atë proteina, fibra bimore, vitamina, minerale, skrob... Pothuaj nuk kemi kuzhin ose anvisri ku patatja nuk është i përfaqsuar madje në forma të ndryshme. Patatja e skuqur ose ashtu si njihet edhe si pomfrit (patate të skuqura) i ka sjellur famë botërore dhe është një nga ushqimet më të njohura por në të njëjtën kohë edhe ushqim më[ i pa shëndetshëm. Në mjeksinë popullore njihet edhe me shumë karakteristika mjekuese kurse njëra ndër më të rëndësishme është edhe përdorimi si kompresë kundër temperaturës së trupit dhe kokëdhimbjes.
Marte, 03 Shtator 2019 02:00

ROZMARINA

Rozmarina (Rosmarinus officinalis L) është bimë mesdhetare, me përdorim të jashtëzakonshëm në kuzhinë.Ka një aromë karakteristike të këndshme. Në kuzhinë përdoret për supë, sallatë, për gjella me mish dhe perime. Vaji eterik i ruzamrinit përmban komponente të cilat kanë ndikim të mirë pozitiv mbi organizmin sidomos mbi funksionin e kujtesës dhe koncentrimit.Përveç kësaj në mjekësinë bashkëkohore ruzamarina shpesh përdoret edhe si analgjetik i butë te gjendjet migrenoze edhe te problemet e tretjes.
Faqja 8 di 45

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin