Përbërësit:
·       250 g mish viçi të grirë
·       250 g mish derri të grirë
·       1 karotë më e madhe
·       1 kungull i njomë i ri
·       1 qepë
·       2 thelb hudhër
·       2 vezë
·       1 filxhan (për kafe) thekon tërshërë
·       1 lugë fara çia
·       pak vaj, kripë dhe piper 

Përgatitja:
Qëroni perimet, karotat dhe kungulleshkën e njomë dhe i grini në anën e imët të rendes, dhe grini hudhrat dhe qepët. Përzijeni thekon e tërshërës për të fituar miell të imët, dhe i shtoni asaj farat çia (pa e grirë ose bluar). Përzijeni të gjithë përbërësit së bashku, përdorni duart tuaja për të përzijer brumin e fituar dhe shtoni kripë dhe piper. Vendosni letër pjekje në tigan ku do t'i rreshtoni topat e formuar, lyjeni me yndyrë dhe piqni rreth 30 minuta. Ju madje mund t’i skuqni në një tigan si mish hamburgeri. Shërbeni me pure ose patatet e pjekura.
Përbërësit:
·       3 lugë lëng limoni
·       lëvozhgë e grirë e gjysmë limonit
·       3 qepë të reja, të copëtuar imët
·       2 kunguj të rinj, të copëtuar në shirita të hollë
·       1 hudhër e re, e copëtuar imët
·       80 - 100 g djathë feta i thërmuar
·       1 lugë me mendër ose nenexhik të copëtuar imët
·       1 lugë majdanoz të freskët të grirë
·       sipas dëshirës shtoni arra dhe domate sheri

Përgatitja:
Në një tas të madh dhe të thellë, përzijeni lëngun e limonit, lëvozhgën e renduar të limonit , hudhrën e njomë të grirë imët, kripë dhe piper. Hidhni gradualisht vajin e ullirit duke përzijer me një lugë. Pastaj, shtoni kungulleshkat dhe përzijeni që ata të lyehn me vaj nga të gjitha anët. Mbuloni tasin ose enën, vendoseni në frigorifer që kungulleshat të marinohen gjatë natës. Para se ta shërbeni, shtoni djathin
Përbërësit:
·       2 vezë
·       100 g sheqer
·       100 g gjalpë të zbutur
·       350 g miell
·       16 g pluhur pastiçeri
·       2 molla
·       sheqer pluhur, pak kanellë, lëvozhgë limoni të grirë

Përgatitja:
Rrihni vezët me shkumë me sheqerin dhe shtoni gjalpin; rrihni derisa gjalpi të bashkohet me përbërës të tjerë. Shtoni 250 g miell në të cilin keni vendosur më parë pluhur pastiçerie dhe përzijeni. Shtoni mollat, të qëruara dhe copëtuara në kube të vegla dhe koren e renduar të limonit. Përzijeni mirë, përdorni një lugë për rrahje, dhe shtoni pjesën tjetër të miellit.
Me një lugë kafeje merrni nga përzierja (brumi) dhe rradhisni biskotat në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për rreth 20 minuta. Spërkatini biskotat e përfunduara me sheqer pluhur ku do të shtoni pak kanellë.
Përbërësit:
·       3 vezë
·       1 qese pluhur pastiçerie
·       150 g djathë 
·       200 ml kos (një gotë)
·       200 ml vaj (një gotë)
·       16 lugë miell
·       100 g speca
·       100 g tranguj
·       100 g ullinj 
·       100 g proshutë
·       ca kripë

Përgatitja:
Grini ullinjtë, proshutën, kastravecët dhe specat në kube të imëta, kurse djathin rendoni. I përzijejmë vezët me mikser dhe shtoni kosin, vajin, kripën, pluhurin për pastiçeri dhe më pas ullinjtë e grirë, proshutën, kastravecët dhe djathin, përzijini me një lugë dhe shtoni gradualisht miellin. Nëse e keni më lehtë, përzijeni me mikser. Hidhni (brumin) përzierjen në një tigan pjekjeje të parangrohur dhe miellin. Piqeni në 200 gradë për rreth 20 minuta, derisa të fryhet byrek. 
Përbërësit:
·       1 qepë
·       1 thelb hudhër
·       2 patate më të mëdha
·       500 g brokoli
·       2 kartëror perimesh për supë
·       1 lugë kripë
·       1/2 lugë piper i zi
·       1 litër ujë
·       150 ml qumësht
·       1 kub gjalpë 
·       pak vaj ulliri, vegetë dhe majdanoz 

Përgatitja:
Në vajin e ullirit skuqni qepët dhe hudhrat e grira imët. Shtoni patatet e prerë në katror në tigan dhe gatuani në zjarr të ulët, duke i trazuar herë pas here. Sapo patatet fillojnë të ngjiten në fund, shtoni ujin.
Kur uji të vlojë, shtoni kubet e supave, erëzojeni me pak vegetë dhe lëreni që çorba të zihet rreth dhjetë minuta, derisa patatet të jenë zbutur. 
Shtoni brokolin të ndarë në lule, përfshirë kërcellin, të pastruar nga celuloza e jashtme dhe e prerë në kube. Aromatizoni me kripë dhe piper dhe gatuajeni derisa brokoli të zbutet, rreth dhjetë minuta. Përzijeni përbërësit e gatuar, shtoni qumështin, kubet e gjalpit dhe kripën sipas nevojës. Sapo supa të vlon, hiqeni atë nga zjarri. Dekoroni me majdanoz të grirë imët. 

Gulash dimëri

Përbërësit:
450 gr. biftek viçi
800 ml supë
1 kokë e madhe qepë
2 karota (grirë)
1 majdanoz
1 gote pure domatesh
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji majdanoz të grirë
 
Përgatitja
Furra nxehet në 190 gradë. Mishi pritet në kube. Qepën e skuqim në vaj derisa të ketë një pamje qelqore, pastaj mishi shtohet për ta skuqur derisa të kap një kore të lehtë. Vendoseni supën, më pas shtoni perimet e grira dhe puren e domates. Temperatura e furrës bie në 170 gradë dhe gullashi i përgatitur lihet të piqet për rreth 1 orë. Servohet me patate të pjekura ose pastë dhe perime jeshile (spinaq, qepë, brokoli).

Ashure

Përbërësit:
1 filxhan grurë të pastruar
½ filxhan qiqëra të thata
½ filxhan fasule të vogla
1 filxhan sheqer
1 mollë
50 gr. rrush i thatë
50 gr. fruta të thata
50 gr. arra
50 gr. lajthi
1 shegë (për dekorim)
Përgatitja
Ziejeni grurin në ujë për 20 minuta. Lëreni që të kulloj brenda natës. Qiqërat dhe fasulet lihen gjithashtu të qëndrojnë në ujë për një natë, pastaj ziejhen dhe kullohen veçmas. Gruri vendoset të ziejë në ujë, i cili duhet të mbulojë kokrrat e tij. Shtrydhni me pirun dhe mos e kulloni, më pas shtoni mollën e qëruar dhe të grirë. Vendosni fasulet, qiqrat dhe frutat e thata në një tenxhere. Spërkateni me sheqer. Pastaj shtoni grurin me mollën dhe bashkarisht lëreni të ziejë për 30 minuta në zjarr të dobët. Vendosim në gota dhe i lëmë të ftohet brenda natës. Dekorohet me arra dhe lajthi të thërrmuar, dhe me kokrra shege. Kështu servohet. 
Përbërësit:
100 gr. kakao
50 gr. gjalpë
50 ml qumësht
2 lugë çaji mjaltë ose sheqer
Përgatitja
Qumështi nxehet dhe gjalpi shtohet në tigan të nxehtë, duke e trazuar vazhdimisht. Hiqeni nga furra dhe shtoni kakaon kur përzierja të ftohet. Trazojeni mirë për të shmangur formimin e topthave, më pas shtoni mjaltë ose sheqer. Sipas dëshirës, lajthitë, bajamet ose frutat e thata mund të shtohen aq sa dëshironi në këtë fazë. Derdhni përzierjen e fituar në këllëfin e dëshiruar, i cili pastaj do të ambahet në frigorifer derisa çokollata të jetë plotësisht e ngurtë, kurse kjo zgjat rreth një orë.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin