Сподели со пријателите

TORTË FERERO

Përbërësit e nevojshëm
  • 200 g lajthi
  • 4 lugë vaj të shkrirë kokosi
  • 4 lugë shurup panje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Një gisht kripë
  • 35 g kakao
  • Përbërësit e kremës:
  • 200 g arra indie
  • 100 ml ujë
  • 60 g vaj kokosi të shkrirë
  • Një gisht kripë
  • 130 g shurup agave
  • 2 lugë kakao 

Përgatitja:
Piqni lajthitë në furrë për të rritur shijen e tyre (10 minuta në 170 gradë). Pasi të ftohet, shtoni përbërësit e mbetur dhe përzieni derisa të kombinohen. Derdhni përzierjen në një këllëf dhe vendoseni në frigorifer. Zbutni arrat indiane duke i zierë në ujë për 10 minuta. Blendoni përbërësit për kremin derisa të fitoni një strukturë të butë, shtoni shurup agave sipas nevojës. Hidhni kremin mbi bazën dhe lëreni tortën në frigorifer gjatë natës. 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin