MAFINE ME KUGULL

Përbërësit e nevojshëm: (për 12 mafine)
-  1,5 filxhan miell
-  1/2 filxhan sheqer ose mjaltë
-  1 maje (aditive për pjekje)
-  1 lugë kanellë
-  1 vezë
-  1/2 filxhan qumësht ose kos
-  1 filxhan kungull të avulluar
-  1/4 filxhan vaj

Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i përzijejm dhe i vendosim në tiganin e lyjer për mafine ose në tigan vendosni gota letre për mafine dhe i pjekim rreth 20 min, në 250°C.

Përbërsit e nevojëshm për 4 persona:


4 pjesë mishi të bardhë të pulës
1 një tuf të vogël majdanozi(ose erëza të freskëta sipas nevojës)
1 kokërr qepe
3 thel hudhre
vajulliri
120 g këpurdha (të freskëta)
2 lugë salcë domatesh
4 domate
100 ml verë e bardhë
krip, piper i zi
 
Përgatitja:
Në tigan me vaj ulliri e vendosim mishin. Pasi të piqet mishi, shtoni edhe qepën e grirë imët dhe e lëm në zjarr edhe 5 minuta. Shtoni salcën me domate, verën e bardhë, domatete e çoruara dhe të grira, thelat e hudhrës dhe majdanozin. Shtojmë krip dhe piper të zi dhe e vendosim në zjarr 15 minuta. Sipas nevojës, mund të shtoni edhe pak ujë dhe verë. Anësh skuqini këpurdhat pak në vaj dhe i vendosim në enën me mish. I përziejm mirë dhe i lëm 5 minuta.

Përbërës(për 4 persona):

- 8 patate
- 250 gkëpurdha
- 2 kokërra qepe
- 150 ggjalp i renduar
- 150 mlajkë me krip
- 150 ml qumësht
- erëza sipas dëshirës
 
Përgatitja:
Çoroni patatet dhe i përgatisninë ujë me krip. I presim në rrethe. Qepën e presim imët dhe e vendosim në tigan me pak gjalp. Në enën në zjarr, e vendosim qumështin dhe ajkë. Shtoni gjalpin dhe erëzat. Në tiganin keramik radhisni një rend këpurdha dhe mbuloni me një rend tjetër të patateve. Hudhni kremin me gjalp dhe vendosim për pjekje 20 minuta në 200 shkallë.

Përbërësit për 4 persona:

 
Për sallatë
- ½ e lakrës së kuqe
- 1qepë e grurë imët
- 1 thel hudhre
- 1 mollë
- 50 brusnicë të thatë
 
Për salcë
- krip dhe piper
- 3 luhë uthull balsamik
- 6 lugë vaj ulliri

Përgatitje:
Në një enë vendosni përbërsit për sallatë, përgatisni salcën dhe përzieni bashkarisht.
 
Mollë e mbushur me pemë të kuqe
 
Përbërësit e nevojshëm:
 
·     6 molla
·     12 biskota
·     30 ggjalp, në temepraturë dhome
·     1 lugë kanellë
·     600 gpemë të përzijera të kuqe
 
Përgatitja
I lajmë mirë mollat dhe i dhajmë ata.E presim pjesën e sipërme dhe e largojmë pjesën e brendshme me ndihmën e ndonjë luge(duke mos e dëmtuar mollën). 
Biskotat i grimcojmë, shtoni gjalpin dhe përzijeni për të fituar brumin si rërë. Përzijeni me gjysmën e pemëve dhe mbushni mollën me këtë brumë. Vendosni mollat në enë ku do të vendosni 50 ml ujë në fund dhe enën e vendosim në furrën paraprakisht të nxehur në 180 shkallë(20 ose25 minuta). Kur të piqen, dekoroni me pemët e ngelura.

 
 
Përbërës për 4 persona:
4 tortilla
4 molla
25 g gjalp
lëng limoni
2 lugë sheqer
 
Përgatitja:
I presim mollat në katror. Në tigan në zjarr e vendosim gjalpin, sheqerin dhe lëngun e limonit. Pas disa minitave, e shtojmë mollën dhe e vendosim në zjarr të qetë rreth 15 minuta, ose deri sa të skuqet lëngu.Pasi të përgatiet, në secilën tortillë e vendosim mollën dhe i mbështjellim. Vendosni në enë. Mbi të mund të spërkasim me brumin e gjalpit pak të shkrirë, pak kanell dhe mjaltë. Vendosni në furrë të nxehtë në 180 shkallë rreth 15 minuta.


Përbërësit

Kokë(madhësi mesatare) lulelakër,
kripë, ujë, pak qumësht për zbardhje të shkurtë
200 g mish i tymosur u grirë derri
100 g gauda djathë
majdanos dhe hudhër sipas dëshirës
salcë beshamel
50 g gjalp
1 lugë miell
250 ml qumësht
100 ml jogurt

biber, erëza, arrëza deti 
 
Përgatitja: Lulelakërën e coptojmë në gjethe. E vendosim në ujë ku kemi shtuar pak kripë dhe pak qumësht. E zbardhojmë shumë shkurt, 1-2 minuta. E kullojmë. Mishin e tymosur e skuqim në tigan që ta lëshojë aromën e tij.E përgatisim salcin beshamel ku në gjalpin e shkrirë e vendosim miellit që pak të skuqet, por jo të nxihet, pastaj shtojmë qumështin, jogurtin dhe erëzat. E ziejm deri sa të trashet.
Enën për pjekje hollë e lyjem me vaj. I radhisim gjethet e lulakërës.
Mbi ata e hudhim majdanozin e grirë dhe copat e mishit të tymposur. Të tërën e spërkasim me salcë beshamel dhe e radhisim djathin guada. E pjekim në furrë rreth 30 minuta në 200 shkallë. E servojmë për deri sa është e ngrohtë.

Përbërësit e nevojshëm:
4 vezë rrihen mirë me 2 filxhana sheqer. Pastaj shtohet 1 filxhan qumësht, ½ filxhan vaj, 2 filxhana miell, 1 sheqer vanile 1 pluhur për pjekje. Brumi i fituar piqet në tiganin paraprakisht të lyer në 180°C rreth 30 min.
 
Filli:
400 ml ujë të vlon me 250 g sheqer dhe pak të vëloj. Në sherbetin e fituar shtohet 1 kg vishja me fara. Kur brumi do të vëlon, shtohen edhe 2 pundinga vanile (paraprakisht të tretura në 100 ml ujë) me përzierje të vazhdueshme deri sa brumi të trashet. Pastaj, filli i nxehtë vendoset në tortën sfungjer të ngrohtë, e lëm të ftohet dhe pastaj e fusim në frigurifer.
 
 
Lulelakëra në mënyrë vjeshtarake

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin