Përbërësit:
4 rrënjë selino
300 gr. viçi i grirë
1 vezë
1 gota kajmak ose mazë
100 gr. djathë
vaj, kripë, erëz
Përgatitja
Selinoja pastohet dhe zijhet në ujë me kripë. Shtrydhet dhe zhytet . Mishi i bluar skuqet, më pas shtoni erëzën, kaçkavallin e renduar dhe vezën. Mbushni selinon me përzierjen, hidhni kajmakun dhe piqeni në furrë për rreth 30 minuta në 180 gradë. 
Çorbë e bardhë me lulelakë
Përbërësit:
1 kokë më e vogël lulelakër (rreth 400 g)
2 patate
1 kokë qepë
1 vezë
1 lugë gjelle me shtesë për ushqim me erëza
Kripë, piper i zi
 
Përgatitja
Pritini qepën imët, pastaj lërini të ziej në ujë të nxehtë (1.5 l), së bashku me shtesën për ushqim. Shtoni kokën e lulelakrës të pastruar dhe të prerë dhe patatet e prera në kube. E ziejm derisa të zbuten, pastaj shtohet piper i zi, kripë dhe hiqet nga zjarri. Veza rrihet, shtohet kajmaku dhe gjithçka përzihet dhe me këtë erëzohet supa. Çorba e përgatitur vendoset në një pjatë dhe shtojmë majdanozin e grirë imët. 
Që në mbrëmje zhytni në ujë një gjysmë gote  rush të thatë, dhjetra fik të grirë të thatë, dhe poaq kajsia. Hiqeni nga uji në mëngjes, vendoseni në një blender, shtoni lëng  portokalli të shtrydhur, briosh të grirë sipas dëshirës dhe fjolla të grira të tërshërës. Ju duhet të fitoni një përzierje nga e cila mund të formoni topa. Mund t’i hani për mëngjes ose darkë, dhe ata do të jenë gjithashtu "shoqëruesit" tuaj besnikë në heqjen dorë nga pirja e duhanit. 
Përbërësit e nevojshëm
 
- Gjethet e lakrës së thartë,
-  3 kërcellë prasi,
- 400-500 gr. Shampinjone të freskëta,
- 1/2 filxhan (prej 200 ml) oriz
- 100 gr. Arra të grimcuara,
- pak kripë dhe piper të grirë, 
-  1 lugë piper i kuq,
- mbase mund të shtoni edhe pak dejgës sipas dëshirës,
-  1 lugë miell i butë
 
Përgatitja:
 
 Në vaj skuqet prasi i grirë imët. Ndarazi skuqen shampinjonet copëtuar imët dhe shtoni në prasin e skuqeur. Shtoni në të gjithë orizin, arrat dhe erëzat. Në një tenxhere më të thellë në fund, vendosni disa feta lakër të thartë. Mbi gjethet e lakrës vendosni nga përzierja e  prasit, shampinjoneve, orizit dhe arrave dhe  mbështjellen sarmat. Sarmat radhiten në tenxhere dhe mbulohen me disa gjethe lakr. Shtoni 1 lugë gjelle miell, pak vaj dhe 1 lugë gjelle piper të kuq në tiganin ku ishte skuqur prasi dhe përzijni.. Ngadalë shtoni ujë të ftohtë, tundet për të shmangur topthat dhe e lëmë të vlojë. Derdhni këtë lëng mbi sarmat dhe lëreni të ziejë në nxehtësi të ulët për rreth 1.5 orë. 
 Përbërësit 
500 gram mish viçi
3 karrota
1 qepë
1/2 rrënjë selino 
1 pastinak
1 gjeth dafine
piper, kripë dhe erëza
 
Përgatitja:
Vendosni mishin në ujë të nxehtë (opsionale). Njëzet minuta përpara zierjes shtojmë perimet. Kullojeni dhe vendoseni në një pjatë (uji ruhet për përgatitjen e salcës). Përveç kësaj, lulelakra, brokoli, lakra e brukselit, etj mund të përdoren si një pjatë anësore.
Përbërësit:
 
- 8 ftonj
-  6 lugë arra të grimcuara
-  2 lugë lajthi të copëtuara
-  4 lugë mjaltë
-  200 g sheqer
-  2 lugë sheqer vanilje
 
 
Përgatitja:
Shpëlajeni mirë ftonjët, preni në gjysmë dhe hiqni farat. Mbushni brendësinë me një përzierje arre, lajthi, sheqer dhe mjaltë. Në fund, shtoni sheqer vanilje. Piqeni në furrë për rreth 45 minuta në 200 gradë. Lëreni të ftohet dhe servoni.
 Përbërësit: 
-  1 marule, të prerë në feta
-  1 mollë, e prerë në rriskë
- lakër e vogël e kuqe, e prerë në shirita të vegjël
- gjysmë filxhan arra
- kaçkavall i tymosur, sasinë e shtoni sipas shijes suaj.

Salcë :
Përzieni pak uthull molle me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe thjesht spërkateni sallatën.

Përbërës
2 avokado 
1 trangull 
dhathë dhie(mundet edhe feta)
lëng nga limoni
krip, piper, vaj ulliri dhe uthull
nane
 
Përgatitja: 
Avokadon dhe trangullin i presim në katëror dhe përmbi shtojmë lëngun e limonit. Shtoni djathin, shtojmë erëza dhe e përzijejm mirë që të unifikohen përbërësit. 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin