Seriali përbëhet nga 7 episode emocionuese që do t’i shikoni për një kohë shumë të shkurtër. Drama zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në vitet '60 dhe ndjek jetën e Beth Harmon - në moshën 9 vjeçare ajo mbetet jetime dhe gjen ngushëllim duke luajtur shah në jetimore. Për një kohë të shkurtër ajo bëhet e varur nga loja, bëhet një lojtare e përkushtuar në mënyrë që të bëhet më e mira në botë. Por në arritjen e qëllimit të saj e pengonin problemet e saj emocionale dhe një sërë varësish të tjera të tilla si droga dhe alkooli. A do të arrijë heroina introverte dhe pak e çuditshme të mundë veten dhe rivalin e saj? 
Locione me shkumë për larje të fytyrës
Sulfatet (përbërësit që krijojnë shkumë) rrezikojnë pengesën natyrore të lëkurës, duke mundësuar që papastërtitë dhe bakteret të depërtojnë lehtësisht dhe të krijojnë radikale të lira. Prandaj, lani fytyrën tuaj me formula kremoze dhe shpëlajeni atë me ujë të ftohtë (uji i nxehtë përkeqëson gjendjen e lëkurës).

Vegla për pastrim të fytyrës
Nëse nuk i përdorni si duhet ose i përdorni shumë shpesh, furçat dhe rulet për pastrim të fytyrës dhe eksfoliacion të lëkurës do të krijojnë mikro-shenja në lëkurë si pikat e lotit. Me kohë, lëkura do të hollohet,
do të bëhet e ndjeshme dhe e skuqur. Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet për përdorimin e veglave, mos shtypni shumë dhe shpëlajeni me shumë ujë.

Produkte të parfumuar
Aromat sintetike e bëjnë lëkurën të ndjeshme, si parabenet dhe ftalatet, të cilët janë përgjegjëse për inflamacione. Kërkoni "fragrance" në etiketa, por mos u ngatërroni nga "unscented" që do të thotë formulë pa erë, por jo pa substanca sintetike.

DESKUAMACIONI
Për deskuamacionin që nuk do të sjellë dëmtime të lëkurës, durimi dhe koha janë të nevojshme. Për të zvogëluar rrezikun nga lëndimi, përdorni një formulë të bazuar në acid në vend të deskuamacioneve (pilingjeve) që heqin qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës me ndihmën e kokrrave të trasha.
 
 
 
 
Vitamina A
I njohur si retinol, ai e zbut strukturën e lëkurës duke përshpejtuar rinovimin e qelizave dhe duke stimuluar prodhimin e kolagjenit.

Vitamina B
Niacinamidi ose B3 barazon ngjyrën e fytyrës dhe minimizon formimin e pikave të zeza duke rregulluar prodhimin e dyfishtë, atë të sebumit dhe atë të pigmenteve. 

Vitamina C
Pastrues i njollave të errëta, falë vetive antioksiduese. Pezullon aktivitetin e melaninës (ndriçon, por gjithashtu edhe parandalon formimin e saj) dhe parandalon errësimin shtesë të njollave ekzistuese.

Vitamina D
Vendoseni para se të dilni, dhe ky antioksidant i njohur do të mbrojë lëkurën tuaj nga agresorët e jashtëm siç janë rrezet UV dhe ndotja.

Vitamina E
Miku më i mirë i lëkurës së thatë dhe të dehidratuar. Ushqen dhe thjeshtë  shuan etjen e lëkurës, duke e bërë atë të butë dhe me shkëlqim. 
 
 
Koha
Kyçe për një maskë efektive për fytyrën
Maska e argjilit është zgjedhja më e zakonshme e grave në rastet kur ato kanë nevojë për shkëlqim të menjëhershëm dhe strukturë të lëmuar. Zgjedhja është padyshim e mirë, por efekti është i rrezikuar dhe shpesh jo i plotë për shkak të kornizës kohore të pasaktë të caktuar për të funksionuar formula. Me fjalë të tjera, nëse maska shtrëngon lëkurën dhe fillon të plas, atëherë e keni lënë atë për një kohë të gjatë. Është më mirë të lani maskën prej balte para se të thahet plotësisht, sepse në këtë mënyrë do të parandaloni tharjen e lëkurës dhe nuk do të dobësoni funksionin e saj mbrojtës. Një zgjidhje ideale do të ishte një maskë argjile me glicerinë (një krem hidratues i njohur) në përbërje. Kjo rregull vlen edhe për maskat e tjera të fytyrës, pavarësisht nga përbërja e tyre. Lërini ato të ndikojnë në lëkurë për aq kohë sa tregohet në paketim. 
 
 
Lëkurë e ndezur Stimulues - ushqim jo i shëndetshëm
Ushqimi i përpunuar ngadalëson tretjen, dhe rezultati i kësaj ngecje është shumëzimi i baktereve jo të shëndetshme në stomak. Kur ndodhë kjo, ekziston gjithmonë mundësia që bakteret e këqija mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë inflamacion që do të jetë i dukshëm në lëkurë. Zgjidhja? Konsumoni probiotikë (baktere të mira), ato veprojnë si antibiotikë natyralë që mbrojnë stomakun dhe në mënyrë indirekte kontrollojnë proceset inflamatore në trup.
 
Përbërës i ri hit për lëkurën
Centella aziatike ose fillimisht Centella asiatica - një barishte që ka veti të forta antioksiduese, ka fuqinë të stimulojë rigjenerimin e lëkurës dhe kështu të forcojë funksionin e saj mbrojtës - thelbësore në dimër kur lëkura është e ekspozuar ndaj grimcave të ndotjes. Plus, zvogëlon skuqjen, inflamacionin, dhe madje vepron në procesin natyror të plakjes. 
Është një gjë të përpiqesh të gëzohesh me mossuksesin e dikujt, por është krejt tjetër gjë të kënaqesh me dështimin e dikujt - një emocion që askush nuk ka guximin ta pranojë.
 
Vëllai juaj është në borxhe, dhe ju jeni të lumtur për këtë? Fjala "lumturi" mund të tingëllojë e fortë, por duhet të ketë qenë ndjenjë e bukur të dëgjosh që njeriu që tallej me ju për shkak të të ardhurave të pakëta erdhi tek ju për një hua. E, ajo shoqja, burri i së cilës e befasonte pa ndonjë arsye? Epo, këtë herë ai e befasoi atë me pabesi, dhe juve ju kënaq zemra e dashur për shkak të këtij fakti. Përse? Sepse në çdo rast ajo e vlerësonte pa të drejtë burrin tuaj si më të pakujdesshmin. Duke ikur me çantën në dorë, hajduti u rrëzua  dhe e theu krahun. Sikur të ishte e pashmangshme, ju bërtitët: "Epo, e lypi e gjeti!"
Të dashur lexues, këto mund të jenë histori të trilluara, por ju do të pranoni që të gjithë jemi gjetur ndonjëherë në një pozitë kur kënaqemi me hallet e të tjerëve. Po, është e vështirë të pranosh atë fakt dhe kjo është arsyeja pse ka shumë pak kërkime mbi këtë fenomen, i cili, përndryshe, është plotësisht njerëzor dhe i natyrshëm.
Gjermanët e quajnë këtë fenomen schadenfreude ("schaden" që do të thotë "të dëmtosh" dhe "freude" që do të thotë "gëzim"), në mënyrë që të përshkruajnë kënaqësinë e shkaktuar nga mjerimi i dikujt tjetër. "Kjo ndjenjë është sigurisht kolektive, ndodh në çdo kulturë dhe nga këtu burojnë të gjitha fjalët dhe frazat e ndryshme që njerëzit janë përpjekur t’i përdorin për ta përshkruar atë," shpjegon Tifani Vat Smith, historian dhe autor i Schadenfreude. The Joy Of Another’s Misfortune“. Për francezët, fraza është "joie maligne" - "kënaqësi djallëzore" e shkaktuar nga vuajtjet e të tjerëve; Në Japoni, fraza përkthehet si "fatkeqësia e dikujt tjetër është aq e ëmbël sa mjalti". Si do të shprehet kjo te ne? Kënaqësi me fatkeqësinë e dikujt tjetër? 
Nuk ka rëndësi se si e quajmë, e sigurt është që një emocion i tillë ekziston dhe buron nga i njëjti vend - nevoja për të krahasuar veten me njëri-tjetrin. "Krahasimi është i rrënjosur në nënvetëdijen tonë", shpjegon Vat Smith. Njerëzit janë krahasuar që nga koha e shoqërisë fisnore kur ata garonin për ushqim dhe strehim. Epo, ata që ishin më të suksesshëm në këtë, ishin superiorë ndaj të tjerëve. Në vitin 2021 mund të mos jemi duke garuar për ushqim, por shumë më shumë po garojmë për një sërë të mirash materiale që e bëjnë krahasimin një proces që është vazhdimisht aktiv. Edhe pse është e parëndësishme që ndonjë të huaji, që e ndiqni në rrjetet sociale, i është djegur ushqimi, truri juaj e sheh atë si një shans për t’u ngritur dhe për të shënuar një pikë. 
 
TË GJITHË KEMI ZILI
Nëse kthehemi në epokën primitive, madje është mirë që njerëzit u krahasuan me njëri-tjetrin, sepse në atë mënyrë ata e mbajtën atë dëshirë të ngriheshin mbi të tjerët. Kjo është arsyeja pse njerëzimi ka arritur kaq larg, apo jo? Por kur sot nuk ka asnjë motiv për mbijetesë që do të justifikonte kënaqësinë nga dështimi i dikujt tjetër, bëhet paksa e çuditshme dhe e papranueshme nga ana shoqërore të pranojmë se kemi ndjenja të tilla. Studimet në të cilat u skanua truri pjesëmarrësve konfirmuan që kjo ndjenjë jo vetëm që ekzistonte, por njerëzit e ndjenin atë edhe kur ata pretenduan se nuk e ndjenin atë. Në një studim të vitit 2009, studiuesit në Japoni zgjuan zilinë e pjesëmarrësve duke u thënë atyre se fqinjët e tyre kishin blerë makinën e ëndrrave të tyre; ata më pas u përpoqën t'i inkurajonin kënaqësinë me dështimin e fqinjëve, duke u thënë se të njëjtët fqinjë kishin shkatërruar makinën në një aksident automobilistik. "Sa më shumë kënaqësi ndjeshin për diçka të keqe, aq më shumë aktivitet vumë re në pjesën e trurit përgjegjëse për shpërblim", shpjegon dr. Dean Mobs, bashkautor i studimit. Që do të thotë që kur një koleg i cili gjithmonë ju ndërpret ndërsa flisni në takime pushohet nga puna, aktivizohet e njëjta zonë e trurit si kur dikush ju blen një gjevrek për mëngjes. 
Studimi gjithashtu tregoi se sa më shumë zili kishin pjesëmarrësit për fqinjët e tyre që kishin blerë Ferrari, aq më e madhe ishte kënaqësia e tyre kur dëgjuan se kishte mbetur vetëm një kanoçe e shtypur nga Ferrari. Por kënaqësia në fatkeqësinë e dikujt tjetër nuk rritet vetëm nga ndjenja e zilisë. "Një person është më shumë  ziliqar nëse ka diçka që ai e sheh tek individi tjetër si një kërcënim", thotë dr. Mobs. "Këto kërcënime janë shumë komplekse dhe njerëzit shpesh nuk janë në dijeni për ato. "Në rastin e një fqinji që ka një makinë të re, kërcënimi është për statusin tuaj në rënie ose besimet tuaja dhe sistemin tuaj të vlerave."
 
 
HAKMARRJE E ËMBËL
"E meritonte atë!" - fraza më e zakonshme që ndjek ndjenjën e zilisë. Për shkak të saj, studimet thonë se ndjenja e zilisë është një mik i drejtësisë, një emocion i ëmbël që do të lërë një shije të hidhur në gojën tuaj. Por posa të kuptojnë se dikë e kanë zili, njerëzit menjëherë ndihen të turpëruar dhe çnjerëzor. 
"Përjetoni këtë emocion si një shenjë paralajmëruese", thotë psikologu klinik dr. Jesami Hiberd. "Në fakt është një alarm për pasiguritë tuaja. "Pranojeni vetveten për të kuptuar se çfarë ju mungon në jetën tuaj dhe merrni masa!"
Le të kthehemi në shembullin e mësipërm ... Huazimi i vëllait tuaj ju bën të lumtur sepse ju jep ngushëllim që nuk jeni vetëm, që nuk jeni vetëm me probleme financiare mes njerëzve që njihni. Por jini mjaft të mençur për të bërë diçka në lidhje me të, ndoshta kërkoni një punë të re ose merrni më shumë arsimim.  
"Kënaqësia me fatkeqësinë e dikujt tjetër është në thelb vetëm një mendim", shpjegon dr. Hiberd. "Njerëzit mendojnë për gjithçka gjatë ditës. Prandaj, është më e rëndësishme se çfarë bëni me mendimet që kalojnë nëpër kokën tuaj. "Cilat aktivitete ju inkurajojnë - kjo është ajo që ju përcakton juve si një individ." 
Megjithëqë gratë janë më shpesh në kuzhinë, burrat besojnë se janë kuzhinierë më të mirë dhe u pëlqen të komentojnë për kaosin që keni përgatitur. Por me këto këshilla do të jeni amvise më e rregullt dhe më e shpejtë. Por jo për t’u dëshmuar atyre, por për të pasur kohë për kafe me mikeshat tuaja. 
 
Në garë me kohën
Truket e vogla të kuzhinierëve të mëdhenj

1. Nuk keni kohë për të grirë mishin? Mos u shqetësoni, thjesht rriheni atë. Kjo teknikë e përgatitjes së kotëletave përshpejton kohën që duhet për gatimin e mishit dhe gjithashtu lejon pjekje më të njëtrajtshme, dhe funksionon për çdo lloj mishi. Mos e humbni kohën duke kërkuar shtypësin, thjesht vendosni mishin në një qese frigoriferi dhe goditeni me tigan. Edhe do të kurseni kohë, edhe do të shpëtoni nga stresi. 

2. Shumë amvise fillimisht lajnë perimet, pastaj i qërojnë dhe më në fund i presin. Jo se është e gabuar, por pasi qërohen disi bëhet e pashmangshme për t’i larë përsëri, apo jo? Prandaj, menjëherë kaloni në qëllimin kryesor, qëroni ose pastroni perimet nga gjethet e panevojshme, të cilat sigurisht janë më të ndoturat. Në mënyrë që të mos keni nevojë ta lani atë mirë, zhyteni në një tas me ujë në të cilin do të vendosni uthull alkoolike ose sodë buke.

3. Për të shkurtuar kohën që duhet që të ziejë uji i makaronave, shmangni vazot e thella. Në vend të kësaj, provoni një tenxhere më të gjerë, më të cekët. Mos u shqetësoni, makaronat do të gatuhen në më pak ujë, megjithëqë, gjithmonë mund të shtoni nëse dyshoni se nuk janë zier. Por një gjë është e sigurt - uji vlon më shpejt në një sipërfaqe më të madhe, jo në një enë më të thellë. 

4. Kur bëhet fjalë për ushqimin / ushqyerjen, fëmijët dinë të jenë të paparashikueshëm dhe në vend të zgjedhjes suaj të drekës, kërkojnë të hanë diçka krejt tjetër. Mos u frikësoni, nëse opsioni i dytë përfshin pjekje ose gatim, thjesht prisni produktet më imët dhe më hollë, dhe do të mbaroni për më pak se një orë.

5. Ngrohja e furrës është një truk i shkëlqyeshëm për të shkurtuar kohën e pjekjes, por për disa minuta, vendoseni tiganin të nxehet. Kur vendosni perime, mish ose çfarëdo që gatuani, ajo që bie në fund do të fillojë të piqet në të njëjtën kohë me produktet  të cilat ekspozohen drejtpërdrejt në ajrin e nxehtë. Plus, në këtë mënyrë do të fitonin edhe pjekje të njëtrajtshme.

6. Nëse jeni lloji i amvisave që shmangin ngrohjen me mikrovalë, ne kemi një ide se si të kursejmë kohë, por edhe energji elektrike. Në vend që të ngrohni sërish brioshët e ngrira në një tigan që kërkon kohë të nxehet, vendosni letër pjekjeje direkt në raftin e furrës dhe renditni brioshët përmbi. 
 
Ruatje e mençur
Mënyra se si e ngrijmë ushqimin e gatshëm, gjysmë të gatshëm ose të freskët bën një ndryshim të madh. Kur të keni kaluar tashmë kohën e magazinimit, sigurohuni që ushqimi të përfundojë në tigan dhe jo në plehra. 
1. Frutat dhe perimet që prodhojnë etilen (gaz) si molla, bananet, domatet, duhet të ruhen veçmas nga ato që janë të ndjeshme ndaj etilenit siç janë lulelakra, karotat dhe perimet me gjethe. Kjo ndarje do të thotë një jetë më e gjatë për të gjithë këto ushqime. Bëni një kontroll të shpejtë të ngrirjes së thellë dhe bëni një shpërndarje të re.

2. Ato pjata për të bërë kube akulli? Ju nuk mund të besoni se sa kohë do t'ju kursejnë. Ato janë të shkëlqyeshme për ruajtjen e frutave të përzier që do t’i përdorni për gojëmjaltë. Në mëngjes, thjesht vendosini në një gotë qumësht të ngrohtë ose të ftohtë dhe ato do të shkrihen. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për ngrirjen e salcave të makaronave si pesto ose buion që do të shërbejnë për të pasuruar shijen e shumë shujtave. Thjesht vendosni disa kube në një tigan ose tenxhere në të cilën gatuhet mishi dhe ju i keni dhënë pjatës shije në një lëvizje.

3. Një enë hermetike për magazinimin ose ruajtjen e ushqimit është një gjë e domosdoshme në kuzhinë. Në këtë mënyrë, ju do ta mbani ushqimin të freskët sepse nuk do të thahet, hollohet ose thith aromën e frigoriferit. Enët e qelqta janë më të suksesshme në këtë detyrë, plus, ato janë të sigurta si në frigorifer ashtu edhe në furrë. Ato janë të lehta për t’u larë, nuk nuhasin dhe nuk mbajnë njolla si plastika. 
 

 
Dimri është një sfidë e vërtetë për të mbajtur gjallë lulet e brendshme. Drita e reduktuar, ajri i thatë dhe temperaturat e ulëta rrisin rrezikun e tharjes.

DRITA
Për shkak se dielli është më i ulët, drita që depërton në dritare zvogëlohet me 50%. Prandaj, bëni sa vijon:
·      Vendosni vazot sa më afër dritareve.
·      Fshini dritaret që të lejohet depërtimi maksimal i dritës.
·      Fshini pluhurin nga gjethet që ato të përdorin plotësisht dritën.
 
TEMPERATURA
Temperatura ideale ditore për lulet e brendshme është 18 deri 23 gradë dhe 10 gradë më e ulët në mbrëmje.  
·      Meqenëse shtëpia jonë është më e ngrohtë, mos i vendosni pranë ngrohësve. 
·      Mbajini të paktën disa centimetra larg dritareve. 
·      Nëse ato duhet të qëndrojnë në prag të dritares, poshtë tyre, ose midis tyre dhe xhamit, vendosni një qilim. 
 
VADITJA
Në dimër, lulet vuajnë nga vaditja e shpeshtë, mjafton një herë në javë. 
·      95% e luleve kanë nevojë për ujë kur toka e tyre është plotësisht e thatë. Sipërfaqja e thatë nuk është një tregues i mjaftueshëm, prandaj zhytni gishtin tuaj në saksi rreth 3-4 cm, nëse toka është e thatë, atëherë shtoni ujë. 
·      Mos i lini lulet të qëndrojnë në ujin e grumbulluar në tabaka, derdhni atë ujë. 
 
"Ashtu si i keni mendimet ashtu e keni edhe jetën"nga Xhejms Alen

Ky libër frymëzues dhe sugjestiv synon të nxit njerëzit që ta zbulojnë dhe ta pranojnë të vërtetën se vetë ata e formësojnë vetveten, si rezultat i mendimeve që i zgjedhin dhe i zhvillojnë. Nëse njeriu i qëndron besnik pastërtisë së mendimeve të tij, gëzimi ose lumturia do ta ndjek si vetë hija e tij.
 
Nëse jeni adhurues të librave të Xhejn Ostin, me siguri do të jeni adhurues edhe të adaptimeve të tyre filmike. Këtë herë, regjisori Autumn de Wildedhe skenaristi Eleanor Catton, gjetën frymëzim në romanin e shkruara nga 1815, e cila mban emrin e njejtë Ema. Kjo është historia e Emës, zonjë e pasur, e qytetëruar, e re që pëlqen të fut hundët në jetën e dashurisë së miqve të saj. Edhe pse qëllimet e saj janë të sinqerta, pa dyshim ajo është egoiste. Por, egoiste për çka? Për dashurinë apo ndonjë gjë tjetër?
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin