Сподели со пријателите

Mirupafshim duar të thata

Larja e rregullt e duarve (së bashku me uljen në shtëpi) është parandalimi më efektiv i koronavirusit! Rekomandimi i saktë është: Duart duhet të lahen plotësisht për të paktën 20 sekonda për të parandaluar përhapjen e baktereve.
Por larja e rregullt dhe dezinfektimi i duarve ka lënë shumë njerëz me lëkurë të thatë dhe të plasaritur. Pavarësisht se sa i butë është sapuni, praktika e rregullt kërcënon integritetin pengues të lëkurës, sepse përveç baktereve, lahen edhe vajrat e saj natyror. 
Hidratimi i duarve nuk është i nevojshëm vetëm nga këndvështrimi estetik, lëkura bëhet barierë më pak efektive kundër infeksioneve nëse dëmtohet.

Larg nga sapuni i fortë
Zëvendësoni sapunin e fortë me një sapun të lëngshëm antibakterial, hidratues, veçanërisht nëse vuani nga ekzema ose dermatiti. Në këtë mënyrë, ju do të shkatërroni njëkohësisht bakteret dhe do të siguroheni që lëkura të mbetet e butë dhe e ynydrshme. Po aq alternativa të mira janë sapunët që përmbajnë përbërës të tillë si gjalpë shea, aloe vera, glicerinë dhe lanolinë. Nëse sapuni i lëngshëm nuk ju jep një efekt të pastër, atëherë të paktën blini sapunë të butë me krem. 
Krem duarsh domosdishmërisht
Bëni shprehi që pas larjes ose dezinfektimit me xhel, të aplikoni krem dore në një shtresë më të trashë. Locionet nuk janë opsion për shkak të sasisë së madhe të ujit në përbërje, dhe meqenëse uji vepron si një magnet dhe tërheq ujin që është në shtresat e thella të lëkurës, është logjike që locioni të mos veprojë si bllokues. Kështu që kur përdorni locionin, uji shpëton lehtësisht në sipërfaqen e lëkurës nga ku avullon, duke shkaktuar thatësi shtesë. 

Vishni doreza nga 2 deri në 3 orë
Dorezat janë veçanërisht të dëshirueshme kur pastroni shtëpinë, pasi kjo do të shpëtojë lëkurën nga kimikatet agresive të pranishme në mjetet e pastrimit. Por mbani në mend se veshja e dorezave të gomës për një periudhë shumë të gjatë do të përkeqësojë gjendjen e lëkurës. Në pamundësi për të marrë frymë, lëkura do të djersitet dhe djersa do të theksojë acarimin. 

Thani duart tërësisht
Fshirja jo e duhur e duarve përshpejton tharjen e lëkurës, sepse gjatë procesit të avullimit të ujit, vajrat natyralë harxhohen. Tharja e plotë është gjithashtu thelbësore për të parandaluar transferimin e baktereve dhe viruseve, pasi pëllëmbët e lagështa rrisin një rrezik të tillë. Mjetet më të sigurta për të fshirë duart janë shamitë e letrës për një përdorim. Në shtëpi mund të mbështeteni tek peshqirët e pambukut që do t’i ndryshoni brenda 3 ditësh dhe do të përdoren ekskluzivisht nga ju. 
 
  

Lani duart tuaja me ujë të vakët, pasi me ujë të ftohtë dhe të nxehtë rrezikoni t'i stërthani.

Ngrohni pak vaj ulliri, jo direkt në zjarr, por në një tas që do ta vendosni në ujë të nxehtë. Masazhoni pëllëmbët me vaj të vakët. 
 
Pëllëmbë të buta për një natë
Para se të shkoni në shtrat, aplikoni një shtresë më të trashë vazeline dhe mbështillni pëllëmbët me foli najloni, pastaj vishni doreza të leshta. 

Maska natyrale 
Përzieni pak tërshërë me qumësht të ngrohtë dhe shtoni vaj ulliri, përhapni përzierjen(brumin) në pëllëmbë, vendosni doreza gome dhe lërini përbërësit të veprojnë për 20 minuta. 
 

Слични содржини

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin