Vjella dhe problemet tjera me rrugët gastrointestinale dhe infeskionet e zorrëve më shpesh paraqiten gjatë verës, sepse ushqimin të cilin e konsumojmë ruhet në temperatura të larta dhe më lehtë kontaminohet.

Arsyet për vjellje
Te shumica gjithmonë është shenjë se diçka po ndodh me organizmin.Arsyet për këtë simptom mund të jenë të ndryshme, kurse më shpesh bëhet fjalë për inferksione virale kurse më rrallë për ato bakteriale (salmonella dhe stafilokoka), intoksikim kimik ose ndonjë lloj tjetër. Ndoshta ka të bëj edhe me gjendje tjera shëndetsore siç janë kokëdhimbja, proceset abdominale, ftohje,dhimbja e fytit.Vjellja shpesh, pothuaj gjithmonë shoqërohet me diare, kurse shpeshherë edhe me temepraturë të lartë.

Shkaktarët viral të gastroenterëve

Për zhvillimin e infeksioneve norovirusale (Noro-virus)nevojitet një numër shumë i vogël grimcave virale. Ai njihet me shkaktimin e epidemive dhe të gastroenteritit. Edhepse më shpesh viruset janë ata të cilët janë përgjegjëse për parqitjen e gastroenteritit viral më shpesh në periudhën e dimërit, gjatë verës më shpesh paraqiten edhe infeksione me Noroviruse nga familja Caliciviridae, për të cilët konsiderohet se shkaktojnë madje 50 % nga infeksionet gastroenetrike të shkaktuar nga ushqimi. Noroviruset i përshkojnë të gjithë personat pavarsisht nga mosha, të cilët barten nga ushqimi dhe uji i kontaminuar me fekale, me anë të kontaktit me një individ të infektuar ose bartjen me spërkatjetë virusit dhe kontaminimit të sipërfaqeve të ndryshme.
Në gastroeneterët viral të pranishme janë edhe infeksione me viruse Adeno dhe Rota, edhepse përfaqsimi i tyre është më i ulët në krahësim me noro-virusin gjatë verës. 

Pasqyria klinike dhe shërimi

Noro-viruset shkaktojnë simptome siç janë; pështjellje, vjellje, ngërçe në stomak, temperaturë, dhimbje në muskuj dhe sfilitje. Sëmundja fillon papritmas,24 –48orë pas hyrjes së virusit në organizëm, edhepse simptomet mund të paraqiten 12 orë pas ekspozimit. Kohëzgjatja e gastroenteritit është e shkurtër, disa ditëshe, norovirusi është aktiv në fece me muaj, kurse me këtë paraqet një rrezik nga kontaminimi i mjedisit. Përvojat epidemiologjike dhe klinike tregojnë se fëmijët shumë më shpeshvjellin se sa të rriturit.
Enteroviruset më shpesh shkaktojnë infeksione dhe krijojnë një klim jo të përshtatshme, dhe atë zakonisht ka fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës. Dallojmë shtatëdhjetë lloje të eneteroviruseve që shkaktojnë një numër të madh të sëmundjeve, simptomet e të cilave radhiten nga të vogla e deri te ato kanosëse për jetë. Më shpesh viktimat e eteroviruseve janë fëmijë me moshë prej 4 - 12 vjeçar. Infektimi më shpesh përhapet me anë të duarve të palaram por mund të përhapet nga uji i kontaminuar, uji i fjetur i pishinave.
Simptomet e eterovirozës janë: rritja e temperaturës së trupit, që zgjat disa ditë, vjellja dhe diarea, paraqitja e fashave të sëmura ose lëndime në qiellzën e butë, por mund të paraqiten edhe fasha të vogëla në duar dhe këmbë. Format më të vështira madje mund të rezutojnë në zhvillimin e meningjitit viral, pleurodinisë, deri në zhvillimin e encefalit. 
Baza e shërimit të gastroenteritit është kompenzimi i lëngjeve dhe elektroliteve të humbura dhe konsumi i ushqimit më të thjeshtë dhe më të lehtë. Ushqimi i yndyrshëm, i skuqur dhe i ëmbël duhet të evitohet, si dhe të gjithë produktet e qumështit, me përjashtim të produkteve probiotike.Për personat që nuk mund të marrin lëngjë nëpërmjet gojës për shkak të pështjelljes, vjelljeve të shpeshta (sidomos fëmijët e vegjël), kanë nevojë për kujdes mjeksor dhe kompenzim të lëngjeve në mënyrë intravenoze. Terapia antibiotike te infeksionet virale me salmonela nuk rekomandohet sepse mund ta vazhdoj sëmunjen dhe të shkaktoj gjendje kronike, kurse te gastroenterite virale kjo nuk ka asnjë ndikim.

Shkaktarët bakterial të gastroeneterëve

Temperaturat e larta paraqesin mjedis të përshtatshme për shumimin e bakterieve në ushqim, disa lloje të ushqimeve janë shumë të përshtatshme për shumimin e tyre. 
Për dallim nga shkaktarët e gastroenetritit në dimër, gjatë tërë vitit shkaktarët më të shpesht janë bakteriet. Kryesisht ka të bëj me bakteriet nga lloji Salmonella të cilët i zbulojmë te njerëzit, kafshët dhe mjedisi. Ai mikroorganizëm hyjnë në organizëm përmes sistemit digjestiv, kurse për zhvillimin e sëmundjeve te personat e shëndoshë nevojitet një numër i madh i kolonive, andaj infeksioni zakonisht paraqitet si rezulat i konsumit të madh të ushqimit ku bakteria është me koncentrim të madh.Produktet me bazë qumështore, kekat me krem dhe ushqimet tjera që përmbajnë vezë me përgatitje të pamjaftueshme temike, pastaj kremi, pemët dhe perimet e pa lara ose pastruara si duhet, si dhe mishi pulës dhe mishi grirë jo të përgatitur termikisht mund të jenë të kontaminuar me Salmonela. Edhe një shkaktar tjetër i rëndësishëm i kontaminimi bakterial të ushqimit gjatë verës është stafilokoki i artë dmth.,Staphylococcus aureus. Në ushqim hyjn në kontakt me lëkurën ose pështymën e personave të kolonizuar gjatë përgatitjes së ushqimit, kurse eterotoksinet e tij janë rezistzues ndaj nxehtësisë dhe përgatitjes së shkurtë termike. 

Këshilla të rëndësishme për parandalimin e infeksioneve

Ushqimi i kontaminuar shpeshherë ka pamje, aromë  dhe shije normale. Prandaj, çelësi i parandalimit është të pengohen bakteriet të hyjnë në ushqim dhe të shumohen që të pengohet infeksioni. Hapi më i rëndësishëm i parandalimit është pastrimi i duarve.
Mirë duhet të pastrohen pemët dhe perimet, duhet të pastrohen edhe sipërfaqet e punës dhe shtesat për ngrënie (veglat). Produktet e përpunuara të mishit she vezëve duhet të përpunohen mirë, kurse peshku duhet të përgatitet i freskët. Ushqimi duhet të përgatitet për gatim para konsumit, dhe të mos ruhet jashtë friguriferit. Uji me prejardhje të panjohur duhet të shmanget. Higjienë e përshtatshme dhe të gjitha procedurat e përmendura edhe më tej janë mjete kryesore kundër infeksioneve gjatë verës dhe vjeshtës së hershme.

Procedura ose hapat me fëmijën e sëmurë

Vjellja e shpeshtë dhe begatshme, sidomos nëse pas kësaj ka edhe diare dhe temperaturë, menjëherë na shpien te humbja e lëngjeve ose dehidratimi.Fëmijët te këto gjendje refuzojnë ushqim dhe lëngje. Nevojitet që të kompenzohet humbja e lëngjeve, që nënkupton konsumi i çdo llojit të lëngu që e pranon fëmija, duke i dhënë sasira të vogla të lëngut, në intervale të shkurta kohore. Rekomandohet që t’i ofroni edhe ushqim të fortë, gjagjësisht atë që e don fëmiju. Duhet ta dini se konsumi i ushqimit nuk e keqson gjendjen shëndetsore te fëmijët, ata nuk duhet t’i vëmë në situatë ditale. 
Pezmatimi i nervit iskiatik njihet edhe si lumboiskialgjia, paraqet një dhimbje e cila fillon në kurriz ose bel dhe përhapet ose shtrihet përgjatë këmbëve dhe shoqërohet me mpirje,dobësi të muskujve ose mungesë të ndjesisë në ndonjë pjesë të këmbëve.Dhimbja mund të jetë e pa këndshme. Simptomet paraqiten papritur dhe zgjatin me ditë ose muaj. Më të prekur janë personat me moshë 30-50 vjeçare të jetës.Arsyeja më e shpesht për paraqitjen e pezmatimit të nervit iskiatik janë qëndrimi i gjatë ulur dhe aktiviteti jo i mjatueshëm fizik.
 
Arsyet më të shpeshta për paraqitjen e pezmatimit të nervit sikiatik
Pezmatimi i nervit iskiatik kryesisht paraqitet si rezultat i ndryshimeve degjeneruese të disqeve mes unazaveaktivitetit të pamjatueshëm fiziksi dhe për shkak të:
·       Ulja dhe ecja në mënyrë jo të duhur
·       Mbajtja e takave të larta
·       Ngritja e peshës së madhe dhe lëndimeve
·       Sëmundja degjeneruese e diskut interverbal në pjesën lubale. 
·       Tumornë shtyllën kurrizore
·       Barrë.Ndryshimet nëpër të cilat kalon trupi gjatë barrës si rritja e peshës së trupit, shtypja e fetusit dhe ndryshimet hormonale mund të na shpien te paraqitja e pezmatimit të nervit iskiatik.
·      Dhe si rezultat i ndonjë sëmundje primare siç është diabeti. 
 
Sinjali se ndoshta në shesh janë simptomaet e pezmatimit të nervit iskiatik
Simtomi kryesor është dhimbja e mprehtë, përvëluese e shoqëruara me ndjenjën e mizërimit,dobësisë, mpirjes dhe palëvizhshmërisë.Te pjesa dërmuese e rasteve paraqitet vetëm nga një anë, gjegjësisht nga beli ose shtylla kurrizore lëshohet përgjatë një këmbe. Pozita të caktuara të trupit ndikojnë mbi intenzitetin e dhimbjes, andaj dhimbja më shpesh rritet në pozitën e drejtë, gjatë ecjes, gjunjëzimit ose kur përkulem belin, kurse në pozitën e shtrirë, dhimbja pjesërisht reduktohet ose plotësisht zhduket.
Për diagnozë të saktë të pezmatimit të nervit iskiatik nevojitet që të merret anamnezë e mirë dhe të bëhet një analizën e detajuar fizikaledhe nervore.
Me qëllim që të përcaktohet arsyeja për paraqitjen e pezmatimit të nervit iskiatik, në disa raste nevojiten edhe analiza shtesë si elektrogrami, inxhizim me rreze X, tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike.
Prevenimi
Që të reduketohet rreziku nga paraqitja e pezmatimit të nervit iskiatik me rëndësi është t’ i kushtojmë kujdes mënyrës dhe stilit të jetës dhe të bëhen ndryshime të përshtatshme siç janë: 
·     shtrirjha dhe fjetja në dyshek të fortë anësh dhe me këmbë të mbedhuradhe jastëk me gjunjëve.Të evitohet gjumi në shtrirë në bark. 
·     gjatë uljes nevojitet drejtim maksima i shtyllës kurrizore. Lartësia e ulëses duhet të përshtatet në mënyrë të tillë që gjunjët të jenë nën këndin e drejtë. Poashtu rekomandohet që të mos qëndrojmë ulur me këmbë të kryqëzuara.
·     gjatë qëndrimt në këmbë pesha duhet në mënyrë të barabartë të mbështet mbi të dy këmbët
·     ushqim të shëndetshëm
·     aktivitet fizik

Terapia
Ekzistojnë disa opsione për trajtim varësisht nga arsyeja e cila na ka shpie te paraqitja e simtomeve, si dhe intenziteti i tyre.
Më shpesh përdoren analgjetikët për zbutjen e dhimbjes, relaksues të muskujve, etj.Në rastet më të vështira zbatohet kortikoterapia.
Shërimi i mëtejshëm përfshinë terapinë fizike, ushtrime dhe masazhe.
Në disa raste të caktuara, opsioni i vetëm për shërim është intervenimi kirurgjik, e cila fatmirësisht nuk është e nevojshme te shumica e pacientëve.

MUZIKOTERPIA

Çdo ditë dëgjojmë muzikë, qoftë kur ngasim veturën tonë, jemi në kafiteri, ose kur bëjmë stërvitje, vrapojmë, ngasim biçikletë...Është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, kurse mund të na ndihmojë ta kalojmëstresin dhe problemet  e pëditshme.

Muzika i jep univerzit zemër, trurit dhe fantazisë krahë kurse gjithçkaje tjetër i jep jetë! Platon      
Çka në fakt është muzika? 
Muzika(nga fjala greke muza) është harmoni tingullore e cila shkakton një ndjnjë të këndshme shpirtrore.Vallë a jemi pyetur ndonjëherë se sa zhurmaqë çdo ditë na rrethon i dëmton nervat tona dhe ngadal por sigurt e dëmton edhe shëndetin tonë? Për dallim nga muzika që na çlodh, e përmirëson humorin, me të ne argëtohemi, por e kur qajmë dhe kalojmë nëpër momente të vështira emotive. Ajo është pjesë përbërëse e përditshmërisë, kurse ndikimi i saj pozitive e përmirson shëndetin shpirtror dhe trupor, prandaj terapia me muzikë përdoret në çdo dgë të mjekësisë.
Shkenca me decenie ballafaqohet me ndikimin e shumëllojshëm të zhurmësmbi shëndetin tonë, por poashtu me decenie e studijon edhe ndikim e dobishëm të tingujve harmonik të muzikës për organizmin e njeriut.
 
Fuqia e muzikës gjatë historisë
Gjithmonë kemi konsideruar se muzika paraqet ushqim për shpirtin dhe trupin.Në historinë më të hershme parimisht muzika ka qenë pjesë e disa ritualeve që të “dëbohen” sëmundjet, kurse luante rol kyçe në për shërim ose rimbëkëmbje.
Filozofët e vjetër grek konsideronin se muzika ka fuqi mbinatyrore, se e stimulon harmoninë mes tokës dhe qiellit, kurse në të njëjtën kohë paraqet edhe një mënyrë të papërshkueshme të kënaqësisë. 
 
Çka ëshë muzikoterapia?
Muzikoterapia është mjekim me muzikë, gjegjësisht përdorim terapeutik i muzikës dhe elementeve të saj( zhurmë, ritëm, melodi dhe harmoni) me qëllim që të plotësohen nevojat fitzike, emocionale, mentale,sociale dhe kognitive.
Muzikoterapinë e realizon ose zubaton terapeuti i kualfikuar mukzor, individualisht ose në mënyrë grupore që t’a përforcon komunikimin, mësimin, të shprehurit, organizimin dhe qëllimet tjera themelore terapeutike. 
 

Muzikoterapia paraqet përdorimin e muzikës me qëllim që të rehabilitimit dhe përforcimit të psikozterapisë.
 

Supozimet e muzikoterapisë

Ekzistojnë tri supzime kryesore mbi të cilat mbështen parimet e muzikoterapisë dhe ato janë:
1.   Të gjithë njerëzit posedojnë muzikalitet të lindur.
2.   Мuzikaliteti thellësisht është i rrënjosur në trurin tonë.
3.   Te muzikaliteti nuk ndikojnë dëmtimet neurologjike serioze dhe traumat e trurit.
Bazuar mbui këo supozime janë krijuar konceptet themelore dhe parimet për muzikoterapinë.

Konceptet bazë të muzikoterapisë

Konceptet më të rëndësishme të mjekimit me muzikë, mbi të cilët mbështet tërë procesi i muzikoterapisë janë:
- marrëdhënia cilësore e terapeutit me klientin,
- mjedis i sigurt (siguri psiqik dhe fizik i klientit),
- respektimi i dinamikës së terapisë,
- shfrytëzimi i zhurmës (jep kohë për përqendrim të mendimeve dhe koordinim të përgjigjeve psiqike që i mundëson terapeutit kohë për mbikëqyrjen e klientit),
- fleksibilitet(adaptim ndaj ndryshimeve),
- qëllime të qarta të terapisë,
- konsistencë me zbatimin e terapisë
- vendosja e kufijve mes klientit dhe terapeutit.

 

Qëlimet e muzikoterapisë

Qëllimet kryesore të muzikoterapisë, përveç mjekimit, zbutjes dhe prevenimit të vështirësive shpirtrore dhe trupore janë edhe:
·     menaxhimi i stresit
·     zbutja e dhimbjeve
·     shprehja e ndjenjave
·     përmirësimi i kujtesës
·     përmirësimi i komunikimit
·     promovimi i rehabilitimit fizik
·     rritja e kënqësisë nga jeta
·     çlodhje dhe qetësim
Muzikoterpaia synon zhvillimin e potencialit dhe ripërvetësimin e aftësive të individëve që të mund të arrijnë integrim më të mirë personal dhe social dhe në këtë mënyrë jetë më cilësore.

Zbatimi i muzikoterapisë

Në botë muikoterapia përdoret në shërimn e të gjithë kategorive të çrregullimeve psikiatrike dhe defektologe. Zbatohet te fëmijët dhe të rriturit, individualisht ose në grupe, në kushte spitalore ose jashtë spitalit.
Edhepse më shpesh muzikoterapia zbatohet në psikiatri, mjekimi me muzikë me sukses zbatohet edhe në deg tjera të mjeksisë siç janë:
·     neurologjia,
·     gjinekologjia,
·     onkologjia,
·     pediatria
·     kardiologjia,
·     endokrinologjia,
·     mjeksia fizikale,
·     rehabilitimi.

Muzikoterapia për fëmijë

Muzikoterapia në fillim synonte vetëm të rriturit, por më vonë filloi të përdoret edhe te puna me fëmijët.Kjo ka të bëj me fëmijët me nevoja të veçanta, edhepse muzikoterapia mund të përdoret edhe të fëmijët të cilët nuk kanë ndonjë vështirësi më të theksuar.Muzikoterapeutët zgjedhin metodën ekzstuese tashmë të pranuar dhe të njohur e cila mbështet mbi improvizimin muzikor.Me anë të muzikës duhet të krijohet një kumunikim me qëllim që të ballafaqohen me vështirësitë te fëmija, si mund t’i ndihmohet në përforcimin e shëndetit të tij fizik, menal, social dhe emocional.Në kuadër të muzikoterapisë, fëmija mund të prodhoj, krijoj, improvizoj dhe të dëgjoj muzikë.
 
 
Nuk ekziston terapi universale muzikore, por bëhet zgjedhje e terapisë varësisht nga qëllimi i terapisë ose në cilën fazë është terapiaMuzika shërben si mjet ose vegël për komunikim, kurse thelbi i terapisë qëndron në marrëdhëniet terapeut-klient, i cili bart potencialin për arrijte të ndryshimeve terapeutike dhe shërim.

Këngëtare, kompozitore, producente, vullnetare, aktiviste, bashkëshorte, nënë... Shumë e gjatë është lista e epiteteve të cilat natyrisht i përshtaten bashkëbisedueses sonë të shtrejntë Kristina Arnaudova. Poashtu e gjatë është edhe lista e pyetjeve tona dhe shpresojmë së paku vetëm me një pjesë të tyre do të arrijmë të zbulojmë diçka të re ose më pak të njohur për të.

 

Farmacisti Juaj: Aktore dhe artiste në shpirt, humane dhe ithëtare për vlera dhe të drejta të barabarta dhe të qasshme për të gjithë. Si do të përshkruaje vetveten dhe cila është motoja e jetës së Kristinës?

 

Kristina Arnaudova: Një nga pyetjet më të vështira kur dikush kërkon të përshkruaj unë veten time. Me të vërtetë nuk do të dija se si të përgjigjem saktësisht. Unë jam person i cili kënaqet kur udhëton, kur dashuron, kur përhap lumturi, kur kaloj kohë me familjen, kur i përqafoj fëmijët e mi. Unë jam person që krijon muzikë, këndon, dëshiron ta bëj botën vetën më të mirë për të jetuar, sidomos vend më të mirë për ato fëmijë të cilët nuk janë të bekuar me jetë të lumtur. Kryesisht, nëse nuk e cekëm më lartë, unë jam e palodhshme 

 

Farmacisti Juaj: Nuk ka dyshim se muzika është “dashuria yte e parë!, edhepse si duket vitet e fundit keni qenë shumë aktive edhe me shoqatën tuaj humanitare “Projekti Lumturi“ dhe shumë projkte tjera humanitare. Kur ngjizi idea, cilët ishin motivet dhe cilat janë qëllimet e shoqatës?

 

Kristina Arnaudova: Që kur isha fëmijë kam ëndërruar se një ditë do të bëhem mjaftë e famshme dhe e fuqishme që të mund t’ju ndihmoj fëmijëve, të cilët për shkak të disa arsyeve të caktuara kanë jetë të vështirë. Vazhdimisht gjatë vitit, gjithmonë kur kam mundur kam punuar me projekte humanitare, akcione, që në një moment të kuptoj se dua të bëj më shumë se sa kisha bërë deri në atë momen. Dhe ashtu, lindi „ Projekti Lumturi”. 

 

Farmacisti Juaj: Sa ne si komb jemi të lumtur? Çka është faktikisht e nevojshme që të jemi të lumtur?

 

Kristina Arnaudova: Nuk jemi të lumtur, besoj se po të bëhet një analizë do të del se jemi në fund të tabelës. Ne nuk dimë të kënaqemi me gjëra të vogla, kënaqemi kur krijojmë energji negative, kur nënçmojmë dikë, kur gjejmë mangësi dikuj, me të vërtetë mendoj se energjia që mbizotëron në këtë vend është negativ. Që të jemi të lumtur nuk ka nevoj për shumë gjëra. Duhet të vendosim së pari të kemi vullnet për të qenë të lumtur, pastaj të nisemi rrugës pas dëshirave dhe ëndërrave tona. Dhe të mos merresh me jetën e të tjerëve, por me jetën tënde. Lumturia nuk bie nga qielli. Për lumturinë punohet çdo ditë. 

 

Farmacisti Juaj: Jetojmë në të ashtuquajturën kohë digjitale ku sikur janë humbur edhe vlerat themelore familjare. Sa është e rëndësishme familja dhe si duhet të jetë roli i saj në ndërtimin e një botë më të shëndetshme dhe më harmonike?

 

Kristina Arnaudova: Konsideroj se nga shtëpia dhe energjia që mbizotëron në atë shtëpi burojnë të gjitha gjërat. Nëse në shtëpinë tuaj mbizotëron harmonia dhe dashuria, sigurtë edhe jashtë kësaj shtëpie do të jetë më lehtë dhe më bukur. Për mua familja është prioritet numër një dhe asgjë tjetër nuk mund të zë atë vend. 

 

 

 

Farmacisti Juaj: A konsideroni se ndoshta mënyra e të ushqyerit mund të jetë pjesë e labirinthit për jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme? Personalisht a preferoni ndonjë lloj të caktuar të ushqimit, programë ose dietë? Cila është zgjedhja juaj kur bëhet fjalë për ushqimin?

 

Kristina Arnaudova: Nuk praktikoj dieta, por kam shprehi të konsumoj ushqim të shëndetshëm. Ha sallata, pi pije natytore të shtrydhura çdo ditë, rrallë konsumoj ushqime të konzervuara dhe ushqime të skuqura. Dua drekë të përgatitur mirë, perime me vlerë ushqyese. Rrallë konsumoj edhe mish, edhepse nuk jam vegjetarian. Sërish, konsideroj se në përgjithsi populli maqedonas ushqehet shumë jo shëndetshëm. Shumë ushqim të skuqur, me yndyrë, mënyrë jo e shëndetshme e përgatitjes së ushqimit, me ushqime të skuqura të ndryshme, që plotësohet edhe me bukë... Nëse shëndeti është lumturi, kurse kjo varet edhe nga ajo që si ushqim e konsumojmë, atëherë shumë lehtë mund të konkludojmë se prëse si komb jemi më të prirur ndaj sëmundjeve. Mendoj se kemi nevojë për edukim serioz lidhur me kuptimin eshprehive të shëndosha jetësore. 

 

Farmacisti Juaj: Nëse dëshironi, a mund të ndani ndonjë recetë të preferuar me lexuesit tanë?

 

Kristina Arnaudova: Më pëlqen të përgatit ushqim detar, andaj një nga recetat e mia të preferuara është rizoto me fruta deti. 

 

 

Farmacisti Juaj: Sa është e lehtë ose ndoshta ka ndonjë recetë magjike që në të njejtën kohë të jesh edhe profesioniste, humaniste, filantrope, prind? Çka është ajo që ju shtynë t’i zhvendosni kufijtë? 

 

Kristina Arnaudova: Nuk mendoj se është lehtë ose rëndë.Thjeshtë, kjo jam unë, dhe ky kombinim i pasioneve të mia, dëshirave, vendpunësimeve dhe e detyrave është ajo që mua më bën të ndjehem e plotë si person. S’ka sukses pa përkushtim dhe shumë punë. Unë jam „Vorkoholik“, dhe kjo për mua nuk paraqet ndonjë problem. Jam e diciplinuar dhe në këtë mënyrë ia dal të arrij gjithçka, por duke mos marrë nga koha që kaloj me fëmijët e mi. Më motivon vetëdija se mund të bëj ndryshme dhe se bashkë mund të ndërtojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë.

 

 

Farmacisti Juaj: Duke pasur parasyshë se dukeni shumë bukur, shkëlqeni me bukuri dhe qetësi, sa në këtë garë me kohën ka hapësirë që jui përkishtohet vetëm juve? 

 

Kristina Arnaudova: Ju faleminderi. Fatkeqsisht, në tërë repertoarin e detyrave, shumë rrallë kam kohë për vetveten. Rrallëherë vizitoj kosmetikë, shumë më rrallë se sa mund të supozoni. Të themi një herë në 3 muaj shkoj në kozmetikë, në tretman të thjeshtë. Por bëj kujdes sa i përket kremit që e përdor, ushqimi që e konsumoj më ndihmon të dukem më mirëdhe të ndjehem mirë. Në pranverë dhe verë më shpesh vizitoj salonet, shkoj edhe në masazh, por për shkak se jam trajner kampanje, më shpesh me ushtrimet filloj në Prill, zakonisht teretana ose pilates. 

 

Farmacisti juaj: Përveç muzikës, edhe sporti është pjesë e familjes suaj. Përveç mbështetjes së pa rezervë nga bashkëshorti juaj, a është dhe sa është sporti i domosdoshëm për ju?

 

Kristina Arnaudova: Fatkeqsisht nuk është i domosdoshëm, kruse bashkëshorti thotë se ai ka mbaruar me vrapimet e tij, kështu që edhe ai kohëne fundit rrallë bën sport, për çka unë vazhimisht e kundërshtoj  . I çmoj njerëzit që kujdesen për veten dhe rregullisht sportojnë.Më vjen keq që nuk jam një prej tyre që ushtrojnë çdo ditë. Një nga dëshirat e mia të pa realizuara është sportimi i rregullt. 

 

 

Farmacisti Juaj: Nëse do të kishe fuqi të ndryshoni diçka, çka është gjëja e parë që do të ishte në listën tënde?

 

Kristina Arnaudova: Lumturi për çdo fëmijë, shtëpi të ngrohtë, dashuri, jetë cilësore. Fëmijët nuk guxojnë të jenë pjesë të luftrave, dhe askush nuk duhet t’i keqpërdor për asnjë qëllim. Me një fjalë, dëshira ime është botë me fëmijë të lumtur.

 

Farmacisti Juaj: Cila do të ishte këshilla juaj për lexuesit tuaj?Cili është rekomandimi për shëndet të mirë, humor të mirë dhe shpirt të hareshëm?

 

Kristina Arnaudova: Lumturia, sporti, ushqimi i shëndetshëm, janë kyçe për jetë të shëndosh. Për shpirt të hareshëm, mos u merrni me lajme të këqija, dhe mos ndiqni portale të cilat plasojnë këtë lloj të informatave. Kënaquni me jetën tuaj dhe gjithçka do të jetë mirë! Dhe ndihmoni fëmijët duke mbështetur „Projekti Lumturi“!

 
 
Dimëri paraqet periudhën karakteristike për paraqitjen e shpeshtë të ftohjeve dhe gripit, kollitjes, bronkitit dhe sëmunjdeve tjera respiratore. Kushtet e ndryshme të vështira, siç janë moti i ftohtë, ditët e shkurtëra të dimërit, ajëri i ndotur, mungesa e dritës së diellit, na bëjnë që më pak të kalojmë kohë jashtë, të jemi më pak aktive fizikisht, të jemi me më pak energji, melankolik dhe shumë më të prirur ndaj sëmunjdeve virale dhe bakteriale për shkak të imunitetit të dobët. Organizmi ynë patjetër të pajtohet me këto kushte, andaj zgjedhja e ushqimit të duhur dhe të shëndetshëm është shumë e rëndësishme.

Të ushqyerit e shëndetshëm ofron prevenim të shkëlqyer gjatë periudhës së dimërit. Gjithsesi, të ushqyerit e shëndetshëm nuk mund të ketë ndikim “brenda natës” ose kur shenjat e para të dobësimit të imunitetit tashmë janë paraqitur. Vetë të ushqyerit i balancuar, i rregullt dhe i shëndetshëm për një periudhë më të gjatë kohore mund ta përmirëson sistemin imunitar të organizmit.Ashtu si tashmë dihet, sistemi i shëndoshë imunitar është një nga parakushtet kryesore për shëndet të mirë. Prandaj, të ushqyerit i rregullt dhe i shëndetshëm i plotësuar me aktivitete fizik dhe gjumë të rregullt janë parakushte kryesore për sistem të fuqishëm imunitar i cili në stinën e dimërit mund të na mbroj nga infeksionet bakteriale dhe virale, gjegjësisht e minimizon kohëzgjatjen e tyre nëse paraqiten.

Cili ushqim duhet të konsumohet në periudhën e dimërit?

Dimëri është periudhë e vitit kur duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe të ushqyerit, me qëllim që ta ruajmë shëndetin. Të ushqyerit në periudhën e dimërit patjetër të bëhet i balancuar dhe të mendohet me kujdes. Fatkeqsisht, oferta e reduktuar të pemëve dhe perimeve të ndryshme të freskëta në periudhën e dimërit, temperaturat e ulët dhe gostitë gjatë festave mund seriozisht ta dëmtojnë barazpeshën (balancin) në organizëm dhe më tej ta dobësojnë sistemin tonë imunitar. Për shkak të gjithë kësaj, të ushqyerit në periudhën e dimërit më shumë se kurrë duhet të jetë i balancuar dhe i shëndetshëm. 
Është me rëndësi të përmendim se kjo periudhë, përveç kalorive plotësuese, organizmit tonë i nevojiten edhe vitamina plotësuese, mikro dhe makro elemente, proteina, karbohidrate të përbëra, acide të vajrave esenciale. 
Te të ushqyerit e balancuar në periudhën e dimërit rekomandohet që të përfaqësohen artikujt e pasura me vitamina C, D, A, vitamina B kompleks, mineralet zinku dhe seleni, konsumi i mjaftueshëm i ujit, si dhe ushqim i pasur me kultura probiotike (bakterie të dobishme). Kjo nënkupton tryzë të pasur me pemë dhe perime të freskëta, drithra integral, bishtaja, fruta bërthamor, vezë, peshk, mish pa yndyrë, artikuj të fermentuara qumështore (kefir, kos, jogurt) dhe perime të fermentuar(lakëra kokë, turshi).

Ushqimi i pasur me vitamin C

 
Ekzistojnë shumë studime të cilat e konfirmojnë rëndësinë dhe rolin e vitaminës C në përforcimin e imunitetit dhe fuqinë e tij të madhe antioksiduese. Ky ndikim, para se gjithash, i detyrohet ndikimit sinergjik me pothuaj tërë vitaminet dhe mineralet në organizëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe të bioflavonoideve, gjatë perudhës së dimërit me rëndësi të veçantë është konsumi i pemëve citruse(limoni, portokalli, mandarina, citroni),si dhe kivi, ananasi dhe molla. Nga perimet e freskëta që gjenden në periudhën e dimërit dhe të pasura me këtë vitamin rekomandohet konsumi i lakrës(lakra kokë), brokolit dhe pjesës më e madhe e perimeve me gjethe të gjelbërta(lakra jeshile, spinaqi, lakra gjeth...) E fundit, por jo më pak e rëndësishme, por e kundërta, do ta përmendja kaçen dhe çajin nga ky produkt, si burim shumë i begatë me vitamin C në këtë nënqiell. 
 
Ushqimi i pasur me vitamin D


Vitamina D ndikon dukshëm në prevenimin dhe mjekimin e shumë sëmundjeve. Shumë studime shkencore kanë treguar se ky vitamin dyfish e redukton rrezikun nga kanceri në zorrën e trashë, gjoks dhe vezorë.E lehtëson depresionin, e përforcon imunitetin dhe prevenon ftohjen dhe gripin. Organizmi jonë mund ta sintetizoj vetë, për çka ka nevojë për dritë të diellit, e cila, fatkeqsisht, mungon në periudhën e dimërit.Te produktet ushqimore më i shprehur është te peshqit detar (salmoni, tuna), veza(e verdha), mëlçia e viçit,qumështi, këpurdha.
Dielli është burimi më i mirë natyror i vitaminës D dhe për shkak të ekspozimit të pamjaftueshëm gjatë periudhës së dimërit, rekomandohet që të konsumohet ushqim i pasur me vitamin D ose ai të sigurohet me konsum plotësues, gjegjësisht suplamentar.
 
Ushqimi i pasur me vitamin A

Vitamina A, gjegjësisht beta-karoteni si provitamin i tij, paraqet antioksidans të shkëlqyer i cili e rrit rezistencën ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale, që është me rëndësi të madhe në periudhën e dimërit.Artikuj që e përmbajnë këtë vitamin janë: kungulli, karrota, patatja e ëmbël, portokalli, spinaqi, brokoli.
 
Ushqimi i pasur me vitamina të grupit B

Vitaminet e grupit B pozitivisht ndikojnë te metabolizmi,e mirëmbajnë vitalitetin e organizmit, e përforcojnë imunitetin, pozitivisht ndikojnë kundër stresit dhe depresionit. Te produktet ushqimore më të shprehura janë te drithërat integrale, bishtajat, frutat bërthamor(sidomos te gështenja), bananja, spinaqi, lakra jeshile.
 
Ushqimi i pasur me zink
Zinku paraqet mineralin i cili kujdeset për ruatjen dhe përforcimin e sistemit imunitar.Përveç që hyjnë në shumë reaksione enzimatike në organizëm, ai dukshëm e redukton edhe kohëzgjatjen e ftohjes dhe i shkatëron viruset, prandaj është shumë e rëndësishme të konsumojmë ushqim të pasur me zink në periudhën e dimërit. Artikujt e pasur me zink janë mishi, frutat e derit, vezët, farat e kungullit, susami, hudhëra.
 
Shtojcat në ushqim
Gjatë dimërit është shumë vështirë të planifikohet të ushqyerit i balancuar dhe i shëndetshëm i cili organizmit do t’ia ofroj tërë materiet ushqyese. Andaj, shpeshherë kohën e fundit rekomandohen shtojcat në ushqim. Rekomandimet më shpesh janë për marrjen plotësuese të vitaminës D, vitaminës C, zinkut, probiotikëve, vajit të peshkut, etj.
 
Organizmat gjenetikisht të modifikuar(OGJM) janë realitet i kohës dhe shoqëris sonë. Prania dhe përdorimi i OGJM, dhe i ushqimi gjenetikisht të modifikuar, po bëhen pjesë e jetës sonë. Pikërisht për këtë janë të shpeshta polemikat për arsyetimin, gjegjësisht për rreziqet dhe pasojat nga përdorimi i tyre.
 
Çka janë organizmat gjnetikisht të modifikuar?
Organizmat gjenetikisht të modifikuar mund të definohen si organizma në të cilët materiali gjenetik (ADN-ja) ndryshohet në mënyrë artificiale. Teknologjia me të cilën kjo arrihet, shpesh emrohet si, “bioteknologjia moderne“. 
Organizmat gjenetikisht të modifikuar(OGJM)janë produkte të inxhinjerisë gjenetike, dhe te këto produkte, me qëllim që të arrihet cilësi më e mirë dhe qëndrueshmëri më e madhe, ndryshohet struktura gjentike, pavarsisht a bëhet fjalë për bimë ose kafshë. Në të kaluarën, ky proces te bimët bëhej në mënyrë selektive. Qëllimi i këtyre metodave ishte të verifikohet se cili lloj i ndonjë sorte të bimëve drithrore, perimeve ose pemëve, më mirë mbijeton në kushte të caktuara klimaterike, sa është rezistente ndaj dëmtuesve endemik dhe sa është redimenti. Një selektim i tillë është bërë edhe te kafshët, dhe me kryqëzimin e racave është arritur optimumi i kërkuar i prodhimit.Me zhvillimin e bioteknologjisë moderne, shkohet një hap më tej, ku rezulton me dhënien e OGJM. Me OGJM, për të cilën zhvillohet një debat i ashpër, kuptohet një mënyrë specifike e modifikimit të gjeneve, modifikime të cilat në mënyrë natyrore asnjëherë nuk do të ndodhnin. Mund të fitohen me inxhinjeri gjenetike,gjegjësisht në laboratore. Me këtë inxhinjeri, OGJM në ADN-nën e tyre përmbajnë një gjen plotësisht të huaj, të inkuadruar në mënyrë laboratorike me teknika të reja të avancuara. Burimi i këtyre gjeneve gjendet në botën bimore, në botën e mikroorganizmave, te insektet, kafshët, duke përfshirë edhe llojet më të sofistikuara.Mjaftë tmerruese, apo?
Njohja e teknologjisë për modifikime gjenetike është shumë e rëndësishme edhe për shkenctarët edhe për prodhuesit, konsumatorët dhe banorët të cilët tashmë dukshëm hasen me prodhime ku si pjesë përbërëse kanë edhe organizma gjenetikisht të modifikuar.
 
Përdorimi i OGJM– po ose jo?
Zbatimi i kësaj teknologjie është relativisht e re dhe nuk ka kaluar shumë kohë që të mund të shihen pasojat eventuale dëmtuese nga përdorimi i organizmave gjenetikisht të modifikuar.Pikërisht për këtë arsye, krahas përparësive të cilat bioteknologjia bashkëkohore i ofron, parashtrohen edhe disa pyetje për përdorimin dhe konsumimin, para së gjithash të ushqimit gjenetikisht të modifikuar.

 
 
Edhepse shkenca akoma nuk ka dëshmuar asgjë konkrete, për shumicën e njerëzve vetë fraza ushqim gjenetikisht i modifikuar mbjell frikë.
 
Përse “jo?
 
Dilema më e madhe është pyetje se sa është i sigurt ushqimi gjenetikisht i modifikuar dhe sa i madh është rreziku nga paraqitja e reaksioneve alegjike dhe toksike me konsumin e tij.
Pastaj, vijon pyetja për mbrojtjen e kafshëve dhe biodiversitetit për shkak të mundësisë për ndikim negativ mbi ekosistemin dhe humbjen e një pjese të llojloshmërisë gjenetike.Gjithsesi, dëmtimi i karakteristikave natyrore të organizmave, me instalimin e gjeneve nga një organizëm tjetër (taksonomikisht).Më shpesh parashrohet pyetja në raport me alergjitë. Shumë njerëz janë alergjik ndaj pemëve dhe perimeve të ndryshme, frutave bërthamor (kikirika, arra, bajame, etj.)Problemi që paraqitet me inkuadrimin e mundshëm të gjeneve nga këto bimë në tjerat, me çka do të ishin krijuar alregji tjera të mundshme për të cilët konsumatorët nuk do të ishin të vetëdijshëm.Zgjidhja për këto problem është etiketimi i qartë i produkteve gjenetikisht të modifikuara dhe rritja e vetëdisimit të publikut. 
 

Përse “ po?
Paraqitja e organizmave gjenetikisht të modifikuar, para se gjithash, do të duhet ta zgjidh problemin me urinë në botë. Idea për përdorimin e ushqimit gjenetikisht të modifikuar buroi nga parashikimet se popullata botërore do të dyfishohet 50 vitete e ardhëshme, gjë që nënkupton se kjo popullatë do të duhet të ushqehet. Me OGJM fitohen organizma më rezistues, me tolerancë më të mirë ndaj sëmundjeve, dëmtuesve, ergjrit madje edhe pa përdorim të herbiciteve dhe pesticideve, kurse nga ana tjetër, rritet edhe biomasa, dmth., redimenti.Por,pyetjet të cilat po parashtrohen për shkak të krijimit të OGJM, nuk janë edhe të parëndësishme. Me përgjigjen nuk duhet të përshpejtohet, sepse akoma nuk kanë dëshmi relevante lidhur me sigurinë e shëndetit te konsumatorët e këtyre produkteve.

Cilat janë kulturat e shpeshta gjenetikisht të modifikuara në botë?

Momentalisht njihen 16 kultura gjenetikisht të modifikuara: misëri, soja, pambuku, rrepka vajlëshuese, domatja e kuqe, patatja, panxhari i sheqerit, orizi, gruri, kungulli, duhani, çikorja, liri, pjepëri, papaja dhe karafili. Pjesa më e madhe e këtyre kulturave në botë, pothuaj60 %, ka të bëj me misërin, sojën dhe rrepën vajlëshuese. Prodhuesit më të mëdhjej të OGJM janë SHBA-ja, Argjentina, Brazili, Kina dhe India.

Është e logjikshme që çdo individ dëshiron të di se çka konsumon dhe çfarë pasoja shëndetsosre mund të ketë ai ushqim që e konsumon– jo vetëm për tëpor edhe për fëmijët e tyre dhe gjeneratat vijuese.

Andaj është e kuptueshme që pyetja nëse duhet të lejohet plotësisht, pjesërisht ose të kufizohet kultivimi dhe shitja e OGJM, gjithmonë shkakton debate emotive, të cilat, fatkeqsisht, rrallë herë mbështeten mbi fakte të besueshme shkencore, por shpeshherë mbi të dhënat lobiste dhe senzacionale. 
Në qarqet shkencore shumë vështirë arrihet deri te e vërteta, madje edhe më vështirë deri te konsensusi. Rreziqet shëndetsore për shkak të konsumit të ushqimit gjenetikisht të modifikuar ende janë në fushën e kundërthënieve shkencore. Dëshmi përfundimtare nuk ka, kurse mendimet e studijuesve janë të ndryshme.
Vetëm të gjithë pajtohen se konsumatorët duhet të kenë mundësi të zgjedhin mes ushqimit konvencional dhe atij me gjene të modifikuara dhe të informohen qartë se cilët produkte në përbërjet e tyre përmbajnë OGJM.


Si të njihni nëse ndonjë ushqim është gjenetikisht i modifikuar?

Gjithmonë kontrolloni deklaratën e prodhuesit. Artikujt të shënuar me100 %organike ose të bëra nga përbërës organik janë ato të cilët nuk përmbajnë OGJM. Poashtu, kërkoni shenjën që shkruan „Nuk përmban OGJM“ (GMO free).
Kushtoni kujdes pamjes dhe formës së produktit.

Ushqimi i modifukuar gjenetikisht më shpesh ka formë dhe madhësi uniforme (të njëtrajtshme),me ngjyra shkëlqyese të qarta dhe nuk kanë dëmtime të dukshme dhe pa shenja të prishjes
 
Shpesh ndjeheni të lodhur dhe të sfilitur? Ju mungon energjia dhe jeni të përgjumur? Ngritja e përnjëhershme ju shkakton marramendje? Ju errësohet shikimi dhe keni humbje të përkohëshme të vetëdijes, vështirë merrni frymë dhe lëvizni me vështirësi?Nëse e tërë këto ndodhin, atëherë probabiliteti është shumë i lartë që të keni shtypje të ulët të gjakut, sidomos gjendje e cila në aspektin mjeksor quhet si hipotension. 

Cilët janë vlerat e shtypjes së ulët të gjakut?
 
Për shtypjen e ulët të gjakut bëhet fjalë atëherë kur vlerat e shtypjes sistolike janë më pak se 105 mmHg për meshkuj dhe 100 mmHg për femra,kurse të shtypjes diastope 70 mmHg për meshkuj dhe65 mmHg për femra.
Shtypja sistolike është rezultat i shtypjes kur zemra pompon gjak nëpër arterie deri në pjesën e mbetur të trupit, dhe ky është numri i parë gjatë matjes së shtypjes së gjakut. Numri tjetër është shtypja diastolike e cila ka të bëj me vlerëne shtypjes nga arteriet kur zemra është në pushim, mes çdo trokitje.
 
Vlerat e shtypjes së gjakut dallohen te çdo individ, varësisht nga aktivitetet, shprehitë jetësore dhe gjendjet shëndetsore. Shtypja ndryshon për shkak të më shumë arsyeve dhe ka nevojë të matet në situata të ndryshme.
 
Vështirësitë të cilat shkaktohen nga shtypja e ulët e gjakut më shpesh paraqiten te gratë se sa te meshkujt, kurse intenzitetin i tyre e marrin në pranverë.
 
Mirëmbatja e shtypjes së gjakut është shumë me rëndësi. Shtypja patjetër të jetë mjaftë e lartë, gjegjësisht normale, që të mund çdo ind dhe qelizë në trup të ushqehet me materiet e nevojshme ushqyese dhe me oksigjen. Simptomet e shtypjes së ulët të gjakut më shpesh paraqiten për shkak të hyrjessë gjakut,andaj si zgjidhje e parë është të përmirësohet qarkullimi i gjakut madje më shpesh në mënyrë natyrore.
 
Arsyet më të shpeshta për shtypjen e ulët të gjakut :
·               Humbja e papritur dhe e shpejtë e peshës trupore
·               Dëmtimi i sistemit endokrin
·               Dehidratimi
·               Humbja e gjakut gjatë lëndimeve ose gjatë kohës së ciklit menstrual
·               Infeksionet
·               Vështirësitë me zemrën(punë e ngadalsuar e zemrës(bradikardia), punë e shpejtuar e zemrës(takikardia), dobësim i zemrës...)
·               Shtatzania
·               Reagimi alergjik
·               Përdorimi i disa barnave
·               Qëndrimi i gjatë shtrirë dhe pushim i gjatë (sëmundje tëvështira kronike).
 
Shtypja e ulët e gjakut ndoshta nuk është potencialisht e rrezikshme si shtypja e lartë, por, sërish, ajo konsiderohet si gjendje që duhet të ndiqet dhe të kontrollohet.
 
Shtypja e ulët e gjakut për një kohë të gjatë rrallëherë është indikator i dëmtimeve serioze shëndetsore, sepse trupi shumë shpejtë përshtatet me të dhe shpesh nuk ka simptome.Problem kryesor bëhet gjatë uljeve të shpejta të shtypjes kur truri dhe organet tjera të trupit mbeten pa materiet e nevojshme dhe nuk kanë kohë të përshtaten (riaftësohen) me gjendjen momentale. 

Cilat janë simptomet e shtypjes së ulët të gjakut?

Shtypja e ulët e gjakut më shpesh përcillet me paraqitjen e marramendjes,humbjen e vetëdijes, shpërqendrimin, sfilitjen, dobësimi e përgjithshëm, etj.Individët që kanë shtypje të ulët të gjakut, në mëngjes ndjehen të përgjumur, andaj kanë nevojë për stimulanse plotësuese për zgjim.
 
Rekomandimet për rritjen e shtypjes së gjakut:
 
Nëse nuk ka ndonjë arsye të qartë dhe serioze për trajtim mjeksor, atëherë zakonisht mjafton të ndërmerren disa masa higjienike dhe diatale:
·               Konsumoni mjaftë lëngje. Konsumi i mjaftueshëm i lëngjeve, sidomos verës dhe në situata të cilat shkaktojnë dehidratim plotësuese.
·               Konsumoni më shumë kripë në ushqime(ushqime më të njelmëta).
·               Konsumi i më shumë porcioneve të vogla brenda ditës. Në atë mënyrë, trupi do të përshtatet që kohë pas kohe të ushqehet.Ushqimi duhet të jetë i pasur me proteina dhe karbohidrate.
·               Konsumi i produkteve të cilat mund ta rrisin shtypjen e gjakut; ruzmarin dhe trumzë, bajame, kurkuma, mjaltë, xhenxhefil, hithër, fasule, sojë, avokado, banane, fara luledielli...
·               Konsumoni pije me kofein, por mos e teproni.Nëse pini kafe ose pije tjera me kofein për t’ua rritur shtypjen e gjakut, kurse këtë e bëni çdo ditë, madje me doza të larta, atëherë vetëm e keqësoni situatën. Doza e kohë pas kohëshme dhe mesatare e kofeinës me të vërtetë do t’ju ndihmoj me shtypjen e ulët të gjakut, kurse dozimi i tepërt e bën të kundërtën– e ul shtypjen.
·               Rekomandohet edhe një gotë verë të zezë pas hajes kryesore
·               Konsumi më i shpeshtë i supës dhe pijeve izotonike të pasura me elektrolite
·               Shmangni dushet e gjata me ujë të vakët
·               Rregullisht ushtroni, shëtisni në ajër të pastër dhe bëni not
·               Mbani këmbët të kryqëzuara kur qëndroni ulur. Është dëshmuar se ulja me këmbë të kryqëzuara e rrit shtypjen e gjakut.Për njerëzit me shtypje të lartë të gjakut kjo mund të jetë problematike.

 
Nuk rekomandohet:
 
·               Konsumi i sasisë së madhe të hudhrës
·               Periudhat të gjata të urisë gjatë ditës
·               Anashkalimi i kafjallit 
·               Ulja ose qëndrimi në këmbë gjatë kohë
·               Ngritja e përnjëhershme
·               Ngritja e objekteve të rënda
·               Përdorimi i ujit shumë të nxehtë në dush.
 

A është shtypja e ulët e gjakut e rrezikshme?

Nëse shtypja e ulët e gjakut nuk shkakton simptome negative, atëherë mos u brengosni. Për personat që kanë shtypje të ulët të gjakut mendohet se jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të ulët nga infarkti, sëmundja e veshkëve dhe zemrës.
 
Atletët, njerëzit që shpesh ushtrojnë, që e ruajnë peshën ideale të trupit, si dhe jo duhanpirësit, kanë shtypje të ulët të gjakut. Shtypja e ulët e gjakut rekomandohet deri sa nuk është aq e ulët sa që të shkaktoj simptome dhe dëmtime të organeve në trup.

 
Për dallim nga shtypja e lartë e gjakut, e cila ka të bëj me shumë probleme të mundshme shëndetsore, shtypja e ulët e gjakut shepsh konsiderohet si marker për shëndet të mirë. Një individ duhet të jetë i vetëdijshëm edhe për shenjat edhe për simptonet e shtypjes së ulët të gjakut dhe të bisedoj me mjekun nëse shtypja e ulët e gjakut fillon të paraqes probleme. Mënyra më e mirë për të mirëmbajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe ta balanconi shtypjen e gjakut është të konsumoni ushqim të shëndetshëm, rregullisht të ushtroni, të evitoni duhanpirjen dhe të mos konsumoni alkool.
 
Dr.Aleksandër Mitov është magjistër në shëndetin publik dhe ndikimi i mjedisit jetësor mbi shëndetin. Më shumë se kompetent për t’ju përgjigjur disa pyetjeve dhe dilemave. 
 
Farmacisti juaj: „Mjekojmë arsye, jo pasojaështë motoja juajA ku mundësi që shkurtimisht lexuesve tanë t’ju sqarojmë esencën e kësaj motoje?
 
Dr.Aleksandër Mitov: Vendimtare në mjekësi është që të mjekohet edhe burimi i problemit. Vetëm atëherë kemi rezultate më të mira. Nga këtu, e tërë terapin e përgjithshme mjekësore mund ta ndajmë në dy pjesë: kauzale ose ajo që ndikon në shkaktarët, dhe simptoimatike ose ajo që ndikon vetëm te pasojat e sëmundjes, por jo edhe te shkaktarët e saj.
 
Një shembull i thjeshtë: kur keni infeksion bakteriale, ju mund të merrni antibiotik që direkt të luftoni kundër bakterieve që konsiderohen si shkaktar, ose të merrni terapi për uljen e tempertaurës së rritur, e cila është pasojë e pranisë së bakterieve. Por, më mirë është t’i shkatëroni bakteriet.
 
Nëse e përkthejmë këtë shembull te gjendjet tjera, për shemull te shtypja e lartë e gjakut ose kolesteroli. Ju mund të merrni një terapi që ta reduktoni edhe shtypjen edhe kolesterolin, por nëse dëshironi të ndikoni në mënyrë kauzale, patjetër t’i largoni shkaktarët që na shpien te rritja e shtypje dhe e kolesterolit.Kurse me këtë edhe stilin jo të shëndoshë të jetesës.

“Merr hapa dhe ha çka të duash“ është recetë për shkatrimin e shëndetit i cili siç duket tashmë ka nis të shkatërohet. Ajo është njësoj sikur në banjë të keni vërshime, tërë çezmat lëshohen me fuqi në maksimum, ujë vjen nga të gjithë anët, kurse ju përpiqni që me xhoger ta shterni ujin. A nuk është gjë më e mençur t’i mbyllni çezmat, pastaj ta shterrim ujin?
 
Andaj në mjekësinë bashkëkohore krijohet një disiplinë e re– mjekësia e stilit jetësor. Sipas rekomandimeve bashkëkohore për shërim të shumë sëmudjeve kronike, pikërisht ndryshimet në stilin jetësor janë linja e parë e terapisë. Kur them linja e parë, e kam fjaln- t’i shëroj shkaktarët, jo pasojat.

 

Farmacisti juajPothuaj nuk ka kontekst në të cilin nuk përmendet të ushqyerit i shëndetshëm, gjgjësisht ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuarÇka nënkuptohet saktësisht me këtë?A ekziston një dallim i qartë mesushqimit “të shëndetshëm“ dhe “ jo të shëndetshëm“ dhe në përgjithsi terminologjia a është e përshtatshme?
 
Dr.Aleksandër Mitov: Fatkeqsisht, termet ushqimi i shëndetshëm dhe produkte të shëndetshme përdoren aq shumë dhe aq me të pa drejtë, sa që do të thoja madje se edhe keqpërdoren.Prandaj në përgjithsi humb besimi ndaj gjithçkaje që deklarohet si e shëndetshme, sepse kam parë shumë shembuj të kundërt. Por, kjo nuk don të thotë se nuk ekziston me të vërtetë zgjedhje e duhur e produkteve dhe se në atë mënyrë mund të mbrohet shëndeti.
 
Unë më shumë do të flisja për produkte konkrete kur flasim për dallimin mes i shëndetrshëm dhe jo i shënetshëm. Për shembull, nuk ka produkte të konzervuara të cilat në çafarëdo konteksi do të mund të quheshin të shëndetshme. Nuk ka pije të gazuar që mund të quhet pije e shëndetshme. Nuk ka margarinë të fortë që mund të quhet e shëndetshme. Por, me rëndësi është pikëpamja e përgjithshme e mënyrës së jetesës dhe të të ushqyerit. Kuptohet se askush nuk do të helmohet nëse rrallëherë konsumon ndonjë nga produktet e lartëpërmendura, por edhe më me rëndësi është të punojmë me vetveten dhe  ta çrrënjosim nevojën për konsum të të produkteve të cilat nuk na e garantojnë shëndetin.
 
Farmacisti juaj:Sa i kushtojnë vëmendje qytetarët tanë mënyrës së të ushqyeritA jemi “komb i shëndoshë“?
 
Dr.Aleksandër Mitov: Fatkeqësisht, nuk jemi, nuk jemi komb i shëndoshë. Këtë e vërtetoj bazuar mbi raportet e Institutit për Shëndet Publik. Një familje mesatare sipas Entit për statistikë më shumë të holla shpenzon për cigare dhe alkool se sa për pemë dhe perime. Parqet janë pothuaj të zbrazura, numri është shumë i ulët i njerëzve që ecin, edhe pse është pa pagesë.Ndonjëherë mendohet se nuk është shtrenjtë të blihen cigare. Ka edhe shumë shembuj tjerë të këtillë. 
 
Nuk synoj të kritikoj askën me këtë, por dua të tërheq vëmendjen te nevoja e madhe për edukim mjeksor të banorëve. Te ne, sipas bindjes sime të thellë, duhet të ketë fushata të vazhdueshme nga Instituti për shëndet publik.
 
Shumë jetëra mund të shpëtojnë.Më pak e rëndësishme, por mund edhe shumë shpezime shëndetsore të reduktohen në mënyrë drastike nëse ka prevenim të mirë. Rruga deri në kombin e shëndoshë është e gjatë, por patjetër t’i përshpejtojmë hapat në atë drejtim.
 
Farmacisti juaj:E shënojmë muajin e diabetitFatkeqsisht, të dhënat statistike tregojnë rritje të trendeve, sidomos te popullata fëmijrore.Cilat janë rekomandimet tua? A mund dhe sa mund që ushqimi të jetë bar për këtë gjendje?
 
Dr.Aleksandër Mitov: Dijabeti kërkon disiplinë.Gjendja e pacientit në mënyrë drastike mund të përmirësohet nëse i kushtojnë kujdes të ushqyerit dhe nëse rregullisht janë aktiv fizikisht. Vetëm marrja e insulinës ose metforminit nuk bën as gjysmë e asaj që pacienti duhet ta bëj.Gjegjësisht, kjo është vetëm një nga katër disiplinat. Pacienti me diabet duhet të ketë disiplinë, aktivitet fizik, terapia dhe testimi i rregullt. Madje edhe atëherë mund të themi se në mënyrë të drejtë kujdeset për vetvete, me tërë ato 4 disiplina.
 
Te paradiabeti,ose në fazat e hershme të diabetit, ndryshimet në ushqim dhe aktiviteti fizik mund të bëjnë “mrekulli“. Më saktësisht,te pacientët mund të vij deri në përmirësimin e jashtëzakonshëm të gjendjes dhe të pushojnë me marrjen e terapisë. A është ky pohim i tepërt ose jo, secili pacient mund ta provon dhe ta sheh se si do të jetë efekti i ndryshimeve të tepërt në stilin jetësor te ai.
 
 
Farmacisti juaj:Cilat janë rekomandimet tuaja të përgjithshme lidhur me mënyrën e të ushqyerit në muajt e dimërit që vijojnë
 
Dr.Aleksandër Mitov: T’i shfrytëzoni të gjithë begatitë e vjeshtës. Nuk duhet të jemi shumë të mençur, por duhet të shkojmë në treg dhe të shohim se çka na ka ofruar natyra në këtë periudhë. Begati me pemë dhe perime. Sidomos do t’i veçoja kungullin dhe lakrën. Sa më shumë konsumoni ushqime bimore - aq më i mirë është shëndeti ynë. Gjithsesi, edhe aktivitet fizik çdo ditë.
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin