Ushqimi dietal nënkupton ndryshimin e shprehive jetësore në lidhje me zgjedhjen e ushqimit dhe sasinë e cila lejohet .Krijimi i shprehive të shëndetshme ndoshta është pjesa më e vështirë e punës, por nëse me këtë bëhemi zot i shëndeti tonë do të kemi motiv i cili do të ndihmon  që të  durojmë.

Ushqimi i duhur – gjysmë shërim!
Nuk kemi kuzhia për diabetik. Është e nevojshme vetëm riorganizimi i duhur dhe kombinimi  i përbërësve sipas sasisë dhe llojit.
Mënyra e ushqyerjes te të sëmurët nga sëmundja e sheqerit nuk kërkon braktisje spartake, uri dhe dieta të forta. Organizmi duhet të furnizohet me konsum optimal të materieve ushqyese, hidrokarbure, proteina, yndyrëra, vitamina, minerale dhe ujë.
Rekomandohet që çdo ditë të konsumohen 5 deri 6 porcione në intervale të cakuara kohore duke mos anashkaluar radhitjen e duhur të ushqimit me nisheste.Shumë është me rëndësi porcioni i fundit, i cili konsumohet pak para gjumit që të pengohet rënia e nivelit të sheqerit gjatë natës. 
Përgjithsisht, ushqimi te njerëzit e sëmurë me sëmundjen të sheqerit patjetër të jetë i larmishëm dhe t’i përmbaj të gjithë të gjitha llojet e erëzave. Përjashtim janë sheqeri dhe ëmbëlsirat, por kufizohet edhe përdorimi i bukës dhe brumet. 

Shpesh harrohet se një lugë miellë është e barabartë me një lugë sheqer!

Bukë dhe brumet
Buka, ushqimi i pjekur dhe brumet janë burim i pasur me karbohidrate, të cilat janë arsyeja që ata të kufozohen  në menytë e diabetikëve. 
Rekomandohe në që në meny të paraqiten buka dhe produktet e pjekura të miellit të integruar, kurse të shmanget buka e bardhë dhe produktet e pjekura nga mielli i bardhë.
Rekomandohet edhe buka e zezë , thekrit,  sepse përmban thjerrza dietale të cilat pengojnë rënien e menjëhershme të sheqerit pas vaktit, gjë e cila mund të ndodh nëse konsumohet bukë e bardhë. Nëse porcioni përmban patate, oriz, fasul ose bizele të njomë, nuk remomandohet bukë.

Perimet
Ushqyerja e dientikëve realisht  duhet të përmban më shumë perime. 
Përveç përbërjes së pasur me albumina, yndyrëra, minerale dhe vitanmina, perimet përmbajnë edhe karbohidrate sidomos të pranishme në fasule, bizele, patate, panxhar, dhe për këtë arsye konsumi i tyre duhet të kontrollohet. 
Perimi i cili ka më pak hidrokarbure mund të konsumohet me sasira të pakufizuara: panxhar, spinaqi, hithëri , lakra, gjethe hardhie, bishtaja, kungullesha, piperi, domatet, kastraveci, lloje e ndryshme të sallatës jeshile, patëllxhan i kaltër, selino, majdanoz, rrepka , lakëra, lakëra jeshile, rrepka, lakëra e brukselit, kërputha, pras, qepë, brokulli dhe lulelakër.
Perimet e ngrira duhet të konsumohen me sasira dyfish më të vogla krahësuar me perimet e freskëta. 
Sallatat e ndryshme ngërnëse të cilat përmbajnë aditive si majonez dhe mazë, sipas rregullës, duhet të shmangen ose të konsumohen me saisra të kufizuara.

Pemët dhe produktete nga pemët
Dezerti ideal natyror është alternativa më e mirë për ëmbëlsira. Ka përmbatje të pasur me vitamina, minerale, thjerrza dietale, albumine, yndyrëra dhe karbohidrate. Sipas përmbatjes së komponentave ushqyese është e mundur edhe ndarja në tre katgorive:
 
  • pemët me përmbatje të ulët të karbohidrateve mud të konsumohen në sasia më të larta- dredhëza, mjedra, manaferrat, boronica, shalqini, rushi frengut, limon, portokall.
  • pemët me përmbatje më të lartë të karbohidrateve duhet të përdoren në sasira të kufizuara-kajsia, pjeshka dhe kumbulla. 
  • pemët me koncentrime të larta të karbohidrateve, përdorimi i të cilave është i kufizuar – molla, dardha,  qershia, rushi, bananja, fiku, avokado dhe ananasi.
Pemët e thata dhe produktete e tyre  në formë të kompostëve, reçelit dhe  këshut me radhë,  poashtu janë edhe me përdorim të kufizuar. 

Me rëndësi është të konsumohet e tërë pema, e pa shtrydhur, sepse thjerrzat në pemë e zvogëlojnë absorbimin e sheqerit. Në çdo rast pema, më së miri është nëse konsumohet e tëra, e freskët,  e pjekur, drejpërsëdrejti dhee papërpunuar.

Qumështi dhe produktet qumështore
Këto produkte janë burim i pasur proteinik dhe janë erëza të lejuara në menynë e dianetikëve.
Lejohet përdorimi i të gjitha llojeve të qumështit, por qumështi më i mirë është qumështi me përqindje më të ulët të yndyrës (2,8 %, 1,6 % ose  0,5 %).
Nga produktet qumështore më të dobishëm janë ato nga qumshti i lopës dhe djathrat e ri sepse përmbajnë albumina.. 
Kosi, kosi dietal i perimeve dhe  kefiri kanë përparsi të caktuar  në raport me  qumështin e pastër.
Përdorimi i djathit të vjetër dhe të bërë, si dhe i gjalpit, duhet të jetë i kufizuar. 
Diabetikë duhet që gjatë ditës të konsumojnë pothuaj gjysmë litëre qumësht, kos dhe  produkte të ndryshme  qumështore.
 
Mishi, produktet e mishit, peshku dhe vezët
Në meny lejohen të gjithë llojet e mishit. Përparsi ka mishi i freskët dhe mishi pa yndyrë. Produktete e mishit nuk rekomandohen për përdorim. 
Të sëmurët me diabet mund të konsumojnë të gjitha llojet e ushqimeve detare, me rekomandim për peshkun e detit dhe lumit si merluci, skumbri, salmon dhe trofta. Të shmanget konsumi i peshkut të skuqur dhe produkteve të peshkut.
Diabetikët mund të konsumojnë 2 vezë në javë ose 4-6 të bardha të vezës. Në ushqimin diabetik kagana duhet të bëhet gjithmonë në raport me 1:1 (një vezë+një e bardhë, dy vezë+dy të bradha të vezës) të përgatitura pa vaj.

Yndyrat
Yndyrat janë burim kryesor i energjis së diabetit. Me rëndësi janë edhe yndyrat, si dhe sasirat. Përparsi kanë yndyrat e ftohta të kulluara, para se gjithash vaj i ullitir. Më rrallë mund të përdoren edhe yndyra të ngurta si gjalpi. 
 
„Nëse konsumojmë shumë yndyra mund të rezulton në rritjen e  peshës së trupit,  dhe me këtë me periudhë më të gjatë mund të vështirësoj kontrollin e nievlit të sheqetit në gjak“.

Pijet alkoholike dhe jo alkoholike
Alkoholi nuk rekomandohet, por mund të jetë pjesë e manys së përditshme në kushte kur konsumohet në sasira të vogla.
Kujde: Asnjëherë mos konsumoni alkohol në stomak të uritur. Alkoholi i konsumuar në stomak të uritur mund të shkakton hipoglikeminë (rënien e sheqerit në gjak)!
Pijet jo alkoholike përmbajnë koncentirme të ndryshme të sheqerit dhe kanë ngarkesë të madhe energjtike, andaj përdoren me kujdes të madh. 

Kafet dhe Çajrat
Edhepse është pije e preferuar e cila konsumohet me sasira më të mëdha, për diabetikët rekomandohet dy filxhan kafe turke “ mesatarisht të fortë” pa sheqer.
Për përdorimin e çajrave të pemve dhe bimore nga hapsirat tona nuk ka kufizime. Çajrat e fortë si çaji i zi, çaji indian dhe ai rusit konsumohen  me kontroll për shkak të koncentrimeve të larta të kofeinës! 

Motivuar para se gjithash!
Ushimi dietal nënkupton ndryshim të shprehive jetësore në raport me ushqimin dhe sasinë e cila lejohet. Për shkak të kësaj, misioni i këtij ndryshimi nuk duket edhe e pamundur. Krijimi i shprehive të shëndosha ndoshta është edhe puna më e vështirë, por nëse bëheni zot i shëndetit tuaj, do të keni edhe motiv i cili do t’ju ndihmon që të qëndroni.
 
 
 
 
Roli i faramcistit në reduktimin e rezikut të diabetit 
Faramacistët janë nëpunësit më të qasëshëm shëndetsor, ata kanë kontakt edhe me njerëz të shëndosh të cilët shumë rrallë vizitojnë mjekë dhe mund të ndikojnë në rritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të diabetit dhe për prevenimin e komplikimeve nga  diabeti.
Faramacistët duhet t’i mbikëqyrin ndikimet e barit dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve  të cilët lidhen me  përdorimin e barnave. 
Pacientët me diabet patjetër të paralajmërohen për  komplikimet të cilat mund të paraqiten kur kemi nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe duhet të udhëzohen në kontrollë të rregullt për gjendjen e tyre shëndetsore. Rekomandohet mbulimi i të gjitha aspekteve siç janë: çka paraqet diabeti, si mund të kontrollohet gjendja shëndetsore, deri në cilat komplikime na shpyen diabeti, si mund të prevenohet dhe si mund të ketë ndikime mbi cilësinë e jetës.
Farmacistët janë ato të cilët duhet të japin të dhëna të përimtësuara të cilat ju duhen pacientëve për përdorimin e drejtë të barnave, siç janë indikacionet, kundër indkacionet, dozimi, mënyra e përdorimit dhe masat mbrojtëse të cilat duhet të merren gjatë përdorimit të barnave.
Stërvitja e të smëmurit me diabet është momenti bazë për terapi efektive për dy llojet bazë të diabetit. Të sëmurët duhet të mësohen se si në mënyrë të duhet t’i përdorin barnat e emetuar nga mjeku, si ta masin nivelin e sheqerit në gjak në kushte shtëpiake, si t’ju shmangen gjendje me hipo dhe hiperoglikemi, si j’tu shmangen komplikimeve dhe në cilën mënyrë të garantohet jetë normale dhe cilësore.

Organizata botërore e shëndetësis (OBSH) për diabet
OBSH synon të zhvillohet dhe të mbështes miratimin e masave mbrojtëse për mbikëqyrje, prevenim dhe kontrollim të diabetit, si dhe për komplikimet nga diabeti, me qasje në mbrotjen primare shëndetsore, sidomos në vendet  me të hyra të ulëta dhe të mesme.
Për atë qëllim:
  • Siguron udhëzime shkencore për prevenimin e diabetit;
  • Zhvillon norma dhe standarde për diagnozën dhe kujdesin e dabetit;
  • E rrit vetëdijen për epideminë globale të diabetit; shënon ditën Botërore të diabetit-14 Nëntor;
  • Kryen vëzhgimin e diabetit dhe faktorëve të tij të rrezikut.

Strategjia globale e OBSH për ushqyerja, ushtrimet fizike si dhe për shëndetin është drejtuar ka qytetarët dhe ka për qëllim që bëj promovim të gjërë të ushqimit të shëndetshëm dhe aktiviteteve të rregullta fizike, kurse me këtë edhe reduktimin e problemit global në rritje me mbipeshën e trupit dhe obesitetin, si faktor kryesor rrezik për paraqitjen e diabetit të tipit 2 dhe komplikimeve të mundshme.


Prof.d-r Bistra Angelovska
 

 
 
Fëmija juaj së shpejti do të bëhet nxënës, për së pari herë në jetën e tij ose të saj. Ky është një nga rastet më të rëndësishme në jetën familjare. Periudhë jetësore e cila karakerizohet me gëzime, krenari, brenga të ëmbla, por edhe me sfida, si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj në klasë të parë.

Të gjithë sfidat në orën e parë shkollore
Fillimi i procesit arsimor është periudhë ku ndryshojnë shumë gjëra në funksionin e familjes. Kjo është periudhë kur pritet që te fëmija të ndryshojnë shprehitë, detyrat dhe përgjegjësit e tij. Mënyra se si fëmija do t’i pranon këto ndryshime, si do të përshtatet dhe si do t’i zgjidh problemet varet shumë nga zhvillimi dhe edukimi i tij deri në atë moment, por edhe nga gatishmëria dhe shkathtësia e prindërve që në mënyrë aktive të përfshihen në këtë proces dhe të ndihmojnë.

Faktorët për përshtatjen dhe adaptimin e suksesshëm në procesin arsimor
Përgatitja fizike dhe psiqike e fëmijës  për vijimin e shkollës është tërësi e ndikimeve të komplikuara dhe të ndërthurura  të familjes dhe mjedisit. Por, si mund ju t’i ndihmoni që ai më së lehti të pranoj shkollën dhe çka pritet nga ju? Ku është vendi juaj gjatë ditëve të para në shkollë të fëmijës suaj? Si t’i harmonizoni dëshirat dhe veprimet tuaja, që më së miri të mund të ndihmoni? Si t’ju oforni mbështetje dhe si ta ndihmoni procesin e ndërtimit të sigurisë dhe vetërespektit te fëmija juaj? Përveç predispozitave gjenetike, kushtet ku ka jetuar fëmija, si është zhvilluan në periudhën parashkollore, çka dhe  në cilën mënyrë kanë fituan nga të rriturit në famijen e vet- ndikon  se çfar personaliteti do të zhvillon dhe si do t’i pranon  ndryshimet  me fillimin e procesit arsimor. Fëmija rritet në familje. Për të, ky mjedis është natyror dhe më i rëndësishëm. Familja është tërë bota për shumicën e fëmijëve. Mjedisi i vetëm ku rriten të gjithë fëmijët deri në periudhën parashkollore. Si do që të jetë familja, e vogël, e madhe, e plotë ose jo, e lumtur ose jo, ka ndikim më të madh  në formimin e personalietit të fëmijëve. Me shkuarjen në shkollë, fëmija do të sjell tërë atë që ka mësuar në familje; gjegjësisht  drejt fëmijëve tjerë, si dhe drejt arsimtarëve dhe drejt vetes. Si familje ideale  nuk ka dhe është vështirë të sigurohet mjedis i tillë ku fëmijët do të përjetojnë ndikime pozitive, por me rëndësi është qëndrimi i tillë të mbizotron. Nëse si bazë keni qëndirmin se unë dhe fëmijët e mi jetojmë, rritemi, krijojmë, dhe bashkarishtë krijojmë jetën familjare, ju krijoni mardhënie aktive të ndërsjella me fëmijën tuaj dhe ndihmoni që të zhvillohet në një mjedis  intelegjent, përgjegës dhe  me personalitete të pavarur. Personalitetet e tilla shumë më lehtë kalojnë nëpër procesin e përshtatjes në atmosferën e shkollës.

Çka është me rëndësi?
Është me rëndësi që fëmija të ndjehet se atë e duan të dy prindërit dhe se kanë mjaftë kohë, kujdes, kuptim dhe mbështetje për të. Pavarsisht sa është pikë e dobët fëmija juaj, dashura prindore nuk guxon të jetë pozesive, ta asfikson fëmijën, por as nuk duhet të paraqet butësinë ose mospërkimin të pafund  në sjellje. Fjalët dhe veprimet duhet të jenë konsistente, kurse ju të vendosur, të qartë dhe të përhershëm në kërkesat tuaja edhe si nënë edhe si baba, edhe si çift prindor. Rreptësia më e madhe shkakton frikë, rezistencë dhe gënjeshtra te fëmijët. Butësia e tepërt sjell llastimin, vetëvullnetin, pasivitetin. Të dy ekstremet krijojnë potencial për vështirësi në përshtatjen shkollore.

Dashuria është kritike,  por jo edhe kushti i vetëm për zhvillimin e suksesshëm të fëmijës. Të nevojshme janë kujdesi prindor, vëmenjda prindore dhe respekti.
Për fëmijët është e nevojshme që të ushqehen rregullisht, me masë dhe me lloje të ndryshme të ushqimeve. Ju ndihmoni në ndërtimin e mardhënieve me ushqimin. Nga ju varet se cili lloj, se cila sasi dhe në cilën mënyrë do të ushqehet fëmija. Mundohni t’i ofroni gjumë të mirë fëmijës suaj prej 10-12 orë. Krijoni shprehinë për kohë të caktuar kur bëhet fjalë për gjumë, pas vizatimorëve ose ndonjë filmi tjetër, por ngelni konsistent dhe të vendosur, megjithatë edhe mjaftë tolerant që ndonjëherë të lëshoni pe për kohën e gjumit.
Lojrat sjellin gëzim, liri, por edhe ndihmojnë në provimin, ushtrimin dhe përkryerjen e shkathtësive të tyre. Mundësoni që fëmija juaj të luaj më shumë. Me këtë do të plotësoni një nga nevojat më të rëndësishme të fëmijës, do të shkaktoni zhvillimin dhe do të krijoni parakushtet për mësim dhe përshtatje të suskesshme. Me anë të lojës fëmija më lehtë hyjnë në kontakt me fëmijët tjerë, mëson se si t’i çmojë të tjerët, të shpalos disa nga nevojat e tij, të reagoj kur t’i vjen radha në lojë. Krejt kjo ndihmon që me anë të lojës fëmija të zhvilloj solidaritet, bashkëpunim, tolerancë, durim dhe vetëkontrollë.
Qeshuni me fëmijën tuaj. E qeshura relakson dhe qetëson, kurse shpirti i kthjellt na ndihmon që të ballafaqohemi me vështirësit në mënyë më të lehtë dhe më kreative. Qeshuni me shakat e tij, kohë pas kohe lejoni që t’ju mashtroj,  butësisht bëni shakka në llogari të tij dhe në llogarin tuaj. Bëjeni i me dije se cilat shaka janë për fëmij, e cilat jo.
Të gjitha aktivitetet i ushtroni me shumë DASHURI, VËMENDJE, DURIM, DINJITET, BESIM, MBËSHTETJE. NXISNI TËRË SHKATHTËSIT TË CILAT DËSHIRONI QË FËMIJA JUAJ T’I POSEDOJ. E njejta do t’ju ndihmoj në përshtatjen e ditëve të para në shkollë.

Si t’i ndihmoni fëmijën tuaj që të mësoj?
Të mësuarit është proces i komplikuar dhe i gjatë i cili ndodh gjatë tërë jetës, proces në të cilin fëmija përvetson dituri të reja dhe përvoja të reja, proces me të cilin nxitet zhvillimi i të gjithë potencialit dhe i tërë personalitetit të tij të përgjithashëm. Shumë prind brengosen nëse fëmija i tyre para se të shkoj në shkollë duhet të di të lexoj, shkruaj, dhe të i dalloj numrat.
Atë që munda ta bëni është që të:
  •  Flisni me fëmijën tuaj, thjeshtë, me fjali të shkurtëra dhe me koncepte abstrakte.
  • Të flisni për çështje të cilat janë afër fëmijëve, të cilat janë pjesë e përvojë së tij ose saj.
  • Mos nxitoni dhe mos bërtisni gjatë biesdës me të, ndërkohë mos keni turp për çështjet të cilat nuk i njihni sa duhet, kurse fëmija juaj është kureshtar që bashkarisht t’i kërkoni përgjegjet.
  • Kohë pas kohe pyeteni fëmijën tuaj  nëse ka kupuar dhe çka ka kuptuar, kini durim që t’i përsëritni gjërat të cilat  nuk janë kuptuar sa duhet nga fëmija juaj.
  • Ndërkohë që fëmija juaj ju flet, kushtoni  atij tërë vëmendjen  tuaj.
  • Tegoni që është me rëndësi dhe interesant  ajo që ai ju tregon.
  • Motivojeni fëmijën që t’ju tregoj mendimin e tij ose të saj dhe ndjenjat e tij ose të saj gjatë bisedimeve.
                
Bëhuni nxitës aktiv
Ndihmojeni fëmijën tuaj që më së miri t’i shfrytëzon shqisat e tij dhe të përceptoj më mirë mjedisin.
Kur udhëtoni, mos garoni se kush i pari do të sheh ndërtesën më të madhe, cila pemë është më e lartë, kush do sheh më shumë shitore, çfarë ngjyre ka qendra tregtare, spitali, etj.
Le të mësojë forma të ndryshme, madhësi dhe ngjyra të ndryshme ( tregojani ylberin, radhisni ngjyrat e ylbert, le të provoj t’i vizatoj, mblidhni gurë dhe guaskat dhe radhisni sipas madhësis së tyre, etj).
Pjesërisht të orientohet në hapsirë dhe kohë. Konceptet bazë për kohën, fëmija në këtë periudh i përvetson me anë të aktiviteteve të cilat ai vet i bën. A është veshur shpejtë ose ngadal, a ka qëndruar  jashtë shumë a pak. Që të gjendet më së miri, mësoni atë se sa zgjasin aktivitetet e tij (që të arrish në kopsh të duhen 10 minuta).
Që të përfitoj disa shprehi higjenike, të punës dhe kulturore. Mos i bëni punët në vend të tij, ose nëse ecin punët ngadal, sërish lejoni që t’i bëj vetë, lejoni që të ushtroj dhe lëvdroni shkathtësit e tij ose saj.
Le të zhvilloj të folurin dhe të komunikoj me njerëzit tjerë. Gjithmonë flisni me fëmijën tuaj, gjithkun ku të keni mundësi. Nëse gabon,ose thotë diçka në mënyrë jo të duhur, ose shqypton ndonjë shkronjë ose fjalë në mënyrë jo të duhur, korrigjojeni me maturi, pa shtypje dhe përqeshje. Përdor dhe mësojeni fjalë të vështira. Kontrolloni sa fjalë din dhe ngadal përdor edhe fjal të dhe koncepte të reja.
Le të ushtroj të mbajturit mend dhe kujtesën. Provoni punët të cilat i keni mësuar. Jepni detyra që t’ju kujtoj në diçka.
Le të zhvilloj kuriozitetin dhe fantazinë e tij ose të saj. Tregoni interes dhe respekt për kureshtjen e tij dhe bashkë me të stimuloni fantazin e tij ose të saj.

Në këtë moshë fëmijët më lehtë e përqendrojnë vëmendjen dhe më mirë mbajnë mend nëse detyrat janë interesante dhe tërheqëse dhe nëse përkojnë me sfetar të cilat janë më afër tyre. Më lehtë mbajnë mend kur shohin, prekin dhe dëgjojnë.
 
Arsyet për shkak të të cilave fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë ose paraqiten vështirësi:
  • Frikë nga ndarja me prindëri;
  • Jo pjekuri e mjaftueshme psikofizike;
  • Jo gatishmëri për shkollë;
  • Lindje e vëllaut ose motrës;
  • Ndarja e çiftit prindor;
  • Sjellja e arsimtarit (bërtitje, nëdrrimi në vend tjetër, larg shokut ose shoqes më të mirë);
  • Detyra të rënda me të cilat nuk mund të gjindet;
  • Raporte jo të mira me shokët ose shoqet, bashkënxënësit.
 
Nëse ndodh që fëmija juaj të fillon të sillet në mënyrë të clën nuk e keni pritur, sjellje që ju befason, huton, shqetson ose që ju frikson (fillon të  belbëzoj, paraqiten tike, shpesh sëmuret, enureza (urinimi në gjumë), agresivisht ose shumë mbyllet në vetvet, ose ndonjë sjelle tjetër),provoni të flisni me të, tentoni ta kuptoni dhe ta ndihmoni.
Nëse kuptoni se fëmija është duke hasur në vështirësi, mos tentoni ta zbuloni arsyen ose nëse nuk dini si ti tejkaloni këto vështirësi me të cilat ballafaqoheni ( madje edhe nëse e dini arsyen), kërkoni ndihmë profesionale.


Njoftimi i fëmijës suaj me shkollën është edhe një sfidë tjetër në jetën tuaj dhe familja juaj e cila nëse lejoni do të ju ndihmoj që të bëheni një prind i cili do të dashuron, respekton, mbëshset dhe motivon, do të beson në fëmijën e tij, do të jetë i denjë, prind i durueshëm, bashkëshort ose bashkëshorte më e mirë, profesionist, mik dhe person i mençur. Kurse fëmijët tuaj do t’i ndihmoni që të zhvillohet në një njeri i pavarur, i suksesshëm.

Këshillë
Njoftojeni fëmijën me atë që e pret. Paraqisni shkollën si vendi ku fëmiu do të bëj miq të ri, vend ku do të mësoj të lexoj, vizatoj, shkruaj... Shmangëjuni fjalive të tilla si:” Kur të shkoni në shkollë, loja merr fund”, që të mos krijoni perceptim të gabuar për shkollën dhe lidhjen e saj me aktivitet tjera.
Shkoni bashkë deri në shkollë, kështu do të rrisni vetëbesimin e tij.
 
 

NË EKSKURZION

Urojuni fat dhe rrugë të mbarë më të dashurve tu dhe bëhuni gati për t’u ballafaquar me mungesën e tyre!

Çdo ndarje nga fëmijët është e vështirë, madje edhe kur kjo është për të mirën e tyre. Më shpesh ndarja është më e vështirë për prindërit dhe është e mbushur me një dozë të madhe të brengës. Por nuk ka vend për panik. Do të befasoheni nga fakti se sa fëmijët janë adaptibil dhe sa janë dhe dinë të jenë të pavarur.

Ekskurzionet shkollore organizohen me një qëllim të vetëm– përvetësimin dhe zgjerimin e njohurive të tyre, dhe në të njejtën kohë edhe për zhvillimin dhe përforcimin e socializimit dhe solidaritetit.
Qëllimi i ekskurzioneve shkollore është që me anë të lojrave argëtuese-rekreative dhe socializuese fëmija të zhvillon mardhënie pozitive drejt vlerave kombëtare, artistike, shkencore dhe gjithëkulturore, ta njeh ndikimin e njeriut mbi natyrën dhe objektet dhe të zhvilloj afëtsi për mbikëqyrjen dhe njohjen të mjedisit lokal.
Një varg aktivitetesh të cilat zhvillohen gjatë kohës së ekskurzionit një- ose më shumë-ditor manifestohen me nxitjen e emocioneve pozitive, shoqërimin dhe mbështetjen, solidarizimin dhe njohjen më të mirë të bashkë pjesëmarësve.
Ekskurzionet shkollore japin mundësi për ndërtimin dhe realizimin e kulturës sportive dhe ndërtimin e shprehive për jetë të shëndoshë.

Ekskurzioni shkollor mund të realizohet gjithkund?
Më shpesh ekskurzionet njëditore realizohen në natyrë(vizit dhe mbikëqyrje të objekteve natyrore gjeografike– burim,lum,liqen, mal...), ecje rreth e përqark lagjes ose vetëm rreth një pjese të saj(njohja e objekteve të ndryshme shoqërore– posta, ambulanca...), vizit në park(parku i qytetit, mal,sipërfaqe më e vogël e gjelbërt dhe të tjera), vizit në objekte tjera të ndryshme(fabrika, kopsht zoologjik, supermarkete, qendra tregtare, etj.), vizita në institucionet edukative (muze, teatër, balet, oper).

Si ta përgatisim fëmijën për ekskurzionin një-ditor ose shumë-ditor?
Në çantë paketoni ushqim të thatë, pa ëmbëlsira ose lëngje për shkak të problemeve të mundshme.Nëse planifikoni të paketoni ëmbëlsira dhe lëngje, fusni në valixhe, por kujdesuni që të ketë mjaftë edhe për fëmijët tjerë.Sërish, qëllimi i shoqërimit është që të mësojnë të bashkëndaj me fëmijët tjerë. 
Domosdoshmërisht shtoni mjaftë ujë për pije në çantë.
Kontrolloni parashikimin e motit dhe bazuar mbi këtë  siguroni tesha sipas kushteve. Planifikoni befasi dhe paketoni pak më shumë tesha për rast nevoje.
Nuk është praktike që fëmija të mban celular. I shtoni edhe një bregë plus për të cilin duhet të kujdeset, dhe në të njejtën kohë nuk i lejoni që të jetë i pavarur dhe vetëvendosës, por për çdo imtësi t’ju kërkoj këshillë. Merreni numrin e arsimateres dhe kërkoni orarin e aktiviteteve.
Nëse fëmija juaj praktikon ndonjë terapi të caktuar, kordinohuni me arsimtaren që ajo terapi të mos anashkalohet dhe të kryhet në mënyrën dhe kohën e duhur.

A t’i jepni dhe sa para t’i jepni fëmijë suaj?
Kuptoni aktivitetet argëtuese ( sociale) dhe jepni pak ma shumë para se sa shpenzimet e parapara ( shkuarje në picë, akullore, petulla). Shuma e madhe e parave mund të ketë ndikim negativ, duke shkaktuar stres që të mos ia vjedhin, por edhe me qëllim që të filloj të zhvilloj afëtsinë për t’i planifikuar shpenzimet. Më e mira është që të merreni vesh edhe me prindërit tjerë lidhur me shumën e parave  e cila duhet t’ju jepet fëmijëve.


 

Siguroni:
  • faculeta të thata faculeta të lagura
  • Xhell për dezinfektimin e duarve
  • emplastër
  • tesha të trasha dhe të përshtatshme
  • ujë të mjaftëueshëm për pije   
Çka është vetëmjekimi ( vetëshërimi)?
Vetëshërimi përfshinë gjithçka që njerëzit bëjnë për të ruajtur shëndeti e tyre personal ose shëndetin e të tjerëve. Kjo përfshinë disa masa terapeutike dhe higjenike-fëmijrore- ushqimin, regjimin e lëvizjeve, braktisjen e shprehive jo të shëndosha dhe të dëmshme, shmangien e marrjes së barnave pa receta mjeksore, marrjen e mjeteve tjera për mirëmbatjen e shëndetit.
Vetëmjekimi (vetëshërimi) zbatohet me përdorimin e barnave dhe produkteve tjera mjeksore për simtomat të cilat mund t’i vëren vetë pacienti, si dhe problemet tjera të cilat janë të kufizuara vetvetiu.
Barëra për vetëmjekim kanë profil të njohur të sigurisë – kanë frekuencë dhe peshë të ulët të ndikimeve  negative. Pacientët mund vetë të dozojnë barëra dhe nuk ka rrezik për shëndetin nëse përdoren në mënyrë të duhur. Barërat e tillë jepen me kërkesë të pacientit dhe me rekomandim të farmacistit pa recetë mjekosre.
Shfrytëzimi i barërave  për vetëmjekim lidhte me përgjegjësi më të madhe të pacientit për vetë shëndetin e tij. Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se tri ditë, pacienti udhëzohet në konsultim me mjekun.

Vetëmjekimi i fëmijëve
Fëmijët janë pjesë popullatës më të cenueshme në secilën shoqëri. Fëmijët dhe të rriturit nuk janë njësoj,  jo vetëm nga karateristikat e jashtëme, por ekzistojnë edhe dallime fiziologjike në lidhje me zhvillimin  dhe pjekurinë e organeve dhe përbërjen e trupit, të cilat në mënyrë të dukshme ndikojnë mbi efikasitetin  dhe sigurinë e  barërave. Andaj, përdorimi i barërave te foshnjët dhe fëmijët, me ose pa recetë, paraqet sfidë të madhe për punonjësit shëndetsor dhe për prindërit.
Përvojat tregojnë se fëmijët më së shpeshti vuajnë  nga sëmundje të vogla.

Kur mund të ndryshoj vetëmjekimi te fëmijët?
Sëmundjet më të shpeshta te fëmijët, siç janë kokëdhimbja, ftohja, fluenza, diarea, kapsllëku dhe dhembja e fytit, mund të trajtohen në kushte shtëpiake. Këto sëmndje më të shpeshti mund të trajtohen me barëra të cilat jepen pa recetë dhe pa kërkuar këshillë nga pediatri. Kur një fëmijë sëmuret, brenga prindore varet edhe nga niveli i njohjes së problemeve shjëndetsore. Prindërit mund të fitojnë këshilla nga punonjësit shëndetsor, mediumet, nga familja, nga miqtë dhe nga burimet tjera të cilët ndikojnë në trajtimin e sëmundjes së fëmijës së tyre. Përgjithsisht, konsiderohet se fëmijët të cilët kanë më shumë njohuri mjeksore më lehtë dhe më mirë do të trajtojnë simptomet e sëmunjdes së fëmijës së tyre.

Vetëmjekimi te fëmijët zbatohet në këto raste:

Ftohja te fëmijët
Ftohja është një nga sëmundjet më të shpeshta; pothuaj 1/3 nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të kontrolluar në mjekun amë ankohen nga ftohja. Edhepse zakonisht ftohja është sëmundje e lehtë, prindërit akoma kanë problem  me trajtimin e simptomeve të ftohjes së fëmijës së tyre. Në shumë vende barërat për uljen e temepraturës dhe barërat tjerë të cilët i zbusin simptomet e ftohjes mund të përdoren pa rekomandim të mjekut.
Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj ftohjes në raport me të rriturit. Frekuenca reduktohet me moshën, për shkak të zhvillimit të sistemit imunitar. Hulumtime të caktuara treguan që me përqendje fëmijët nën moshën 1 vjeçare  fitojnë rreth 6 ftohje në vit; fëmijët nga mosha 1-2 vjeçare, 5-7 ftohje; fëmijët me moshë 3-4 vjeçare, 4-5 ftohje; fëmijët  me moshë 5-9 vite fitojnë rreth 3-5 ftohje në vit.
Produktet të cilat janë miratuar që të prëdoren te fëmijët me moshën në 6 vjeçare janë preparet të cilat më së shpeshti përmbajnë: barëra për uljen e temepraturës, medikamente për kollitje, medikamente kundër alergjive të cilat e zvoglojnë sekretimin, barërat të cilat e pengojnë kollitjen e thatë dhe pika për hundë të cilat i ulin simptomet e “ hundës së zënë. Këto kategori të barërave jepen për simptoma të ndryshme të ftohjes. Më së shpeshi kombinohen njëri me tjetri dhe jepen veçmas ose si kombinim i miratuar i barërva të gatshme.

Kokëdhimbja te fëmijët
Kokdhimbjet e rralla janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë kontrollime plotësuese mjeksore ose trajtim të posaçëm. Nëse kemi përsëritjen e shpesh të kokëdhimbjeve atëherë duhet të konsultohemi me mjekun, në shumë raste kjo mund kryhet shumë mirë në mbrotjen primare mjeksore.
Vetëmjekimi zbatohet me dhe pa barëra. Është e nevojshmë që prindërit ta ndjekin gjendjen e fëmijës, t’i shmangin gjendjet ku fëmija do të ekspozohet ndaj stresit, uris, lodhjes, irritimit nga drita ose zhurma. Prindërit duhet të mbajnë ditar të kokëdhimbjeve dhe t’i cekin shkaqet e mundshme. Ushtrimet e rregullta mund të jenë të dobishme. Gjumë i mjaftueshëm, ngrënie e rregullt, shmangia e shpejtësis së pa nevojshme– janë aspekte të nevojme të terapisë.
Në qoftë se edhe pas këtyre masave paraqitet kokëdhimbja e lehtë, mund të jepen barëra kundër dhembjes me dozë të rekomanduar dhe kohëzgjatje, në konsultim me farmacistin  dhe nga barërart e lëshuar për dhënie  pa recetë. Të tillë janë paracetamoll, ibuprofen, naproksen dhe forma tjera të shirupit, kandelave ose tabletave për fëmijët.

Kapsllëku te fëmijët
Kapsllëku shkakton disa probleme për të cilat fëmija ankohet, lidhur me sistemin e organeve të tretjes. Kapsllëku i butë ( lehtë) te fëmijët zakonisht mund të mjekohet me ndryshimin e ushqimit,  ushtrime të caktuara dhe aktivitete fizike.
Nëse boshadisja e zorrës shkakton dhimbje dhe frikë dhe/ose boshadisja e zorrës së trashë ndodh më rrallë se një herë në tre ditë, duhet të jepet terapi e duhur. Një pjesë e rëndësishme e trajtimit është edukimi dhe arsimimi dhe zhvillimi i shprehive normale të zorrës.
Në raste kur ka kapsllëk më të rëndë disa javë,  rekomandohet aplikimi i klizmave të vogla (mini klizma) pesë  mëngjese vijuese dhe barëra me bazë të lakulozës. Në rastet më të lehta, si dhe te foshnjët të cilët ushehen me sis, mjafton të përdoren vetëm barërat me bazë lakulozë. Përdorimi afatgjatë i laksativëve duhet të shmanget.
Mund të zbatohen ndryshime në ushqim aq shpejt sa është e mundur, me qëllim që të përfshihen më shumë që është e mundur thjerrza dietike.
Përfshirja e pediatrit, kirurgut fëmijror dhe psikiatrit fëmijror duhet të kërkohet për zgjidhjen e formave të vështira të kapsllëkut.

Diarea
Diarea te fëmijët më shpesh është pasojë e sëmundjes virusale në zorrë, por mund të jetë edhe si pasojë e infeksioneve më serioze infektive ose nga arsyet tjera. Gjatë diares së lehtë rekomandohet dietë me ushqim të lehtë, trajtim me mjete për kompenzimin e lëngjeve ( solucioni i rehidrimit oral) dhe dhënia e probiotikëve ( medikamente për normalizimin e florës së zorrës).
Pas fazës së rehidrimit vazhdohet me ushqim normal.
Nëse diarea ose vjellja vazhdojnë, prindërit duhet të sigurojnë konsumin e lëngjeve  dhe kriprave. Kjo mund të arrihet me ushqimin normal, por nëse fëmija nuk pranon të han, duhet të nxitet konsumimi plotësues i lëngjeve.
Nuk guxoni të zbatoni vetëmjekimin te fëmijët nën moshën 6 mujore, kur gjendja e përgjithshme është e keqe, kur kemi dehidratime të rënda, diare e cila zgjat më shumë se 5 ditë, humbje e peshës, dhembje e fortë në stomak dhe zorrë e trashë me gjak.
Larja e duarve redukton epizodat e diares te fëmijët për 30 % edhe në vendet e pasura edhe në ato të varfëra.

Rekomandime për prindërit për zbatimin e sigurtë të vetëmjekimit te fëmijët
Organizata shëndetsore botërore, mjeksia e mbështetur në dëshmi dhe, gjegjësisht, legjislativi i vendit tonë jep rekomandime vijuese të përgjithshme për prindërit gjatë vetëmjekimit të fëmijës:
  • Gjithmonë lexoni udhzimet e barit;
  • Duhet të dihet se cilin bar i keni dhënë fëmijës dhe në cilën sasi;
  • Mos luajni rolin e mjekut;
  • Ndiqni rekomandimet të cilat jepen për moshën dhe peshën;
  • Zbatoni rekomandimet „larg fëmijëve“;
  • Gjithmonë kontrolloni  paketimin dhe vetë barin nëse ka shenja të falsifikimit:
  • Kur konsideroni se sëmundja e fëmijës suaj është e lehtë, nëse ka nevojë, së pari zbatoni ndryshimet në ushqim dhe terapi me preparet bimore;
  • Nëse është e nevojshme, reduktoni ndikimin stresues te fëmija juaj;
  • Nuk duhet të alarmoheni lidhur me situatën e posakrijuar te fëmija juaj;
  • Nëse simptomet e sëmundjes te fëmija juaj vazhdojnë edhe më tutje edhe pas zbatimit të trajtimi të vetëmjekimit, atëherë duhet të drejtoheni te mjeku.
              
Republika e Maqedonisë
Në Republikën e Maqedonisë për vetëmjekim lejohen vetëm barëra të sigurt të shpërndarë në forma të ndryshme të formave dhe fuqive të dozuara, të përshtatura sipas moshës për të cilën janë krijuar dhe vendin ku do të prëdoren.
Barërat e lëshuar për vetëmjekim të fëmijëve janë zgjedhur me vëmendje dhe i plotësojnë kriteret në raport me situatat të cilat mund të jenë subjekt të vetëmjekimit, format farmaceutike të dozuara të cilat mund të shfrytëzohen nga fëmijët dhe sigurinë e vetë barërave.
Mënyra bashkohore e jetës, mundësia për më shumë të dhëna dhe institucionet e përshtatshme shëndetsore dhe nëpunësit shëndetsor, kultura më e madhe shëndetsore e qytetarëve nga njëra anë, dhe mundësia për vetëmjekim të gjendjeve më të lehta dhe simptomat pa vizit të mjekut, mund t’i zvoglojnë shpenzimet e fondeve shëndetsore, të shmanget traumatizimi i fëmijëve gjatë shkuarjes në mjek dhe të kursehet koha e prindërve.
 
Prof. D-r. Bistra Angelovska
 
Mushkonjat janë grabitqartë cilët në një farë mënyre e„prishin“kënaqësinë gjatë netëve të nxehta. Këto insekte me dy krahë, thonjëgjatë, përveç që njihen jo vetëm si grabitës të cilët e prishin qetësinë tonë gjatë periudhës së verës, poashtu kanë ndikim më të madh mbi shëndetin tonë. Kjo don të thotë, mushkonjat bëjnë pjesë në grupin më të rëndësishëm të insekteve-bartës të faktorëve për sëmundje  të ndryshme ngjitëse.

Përhapja dhe rëndësia mjeksore
Në botë kemi më shumë se tre mijë lloje të mushkonjave, por nga aspekti mjeskor, me rëndësi janë vetëm disa nga këto, sepse pjesa dërmuese e tyre nuk i kafshojnë njerëzit.Nga sëmundjet më të rëndësishme të cilat barten dhe përhapen me kafshimin e mushkonjave janë:malarja, ethet e verdha dhe llojet e ndryshme të encefalitisit.
Në Maqedoni ekzistojnë rreth 140lloje të mushkonjave të cilat, fatmirësisht, përveç që shkaktojnë rekasione lokale alergjike dhe prishjen e qetësisë gjatë aktivitetetve ditore dhe gjatë qëndrimit në natyrë, nuk janë bartës serioz të sëmundjeve. Por, për shkak të ndryshimeve evidente klimaterike dhe tregut të hapur për transportin e produkteve dhe mallrave të cilat mund të jenë mjet i përshtatshëm për zhvillimin e mushkonjave, nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së llojeve të reja siç edhe vazhdimisht e më shpesh përmendet mushkonja tigër (bartës i virusit të etheve tropikale (denga)).

Kur dhe kush është “viktima” e radhës“?
Mushkonjat kryesisht janë aktive gjatë periudhës së verës, por varësisht nga kushtet e motit, aktivitetin e tyre mund ta fillojnë edhe në pranverën e hershme e deri në vjeshtën e vonë. Orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit janë rezuervuar për marshimine tyre grabitëskur mushkonjat janë më aktive në kërkim të “gjakut të freskët”.
Edhepse mushkonjat “sulmojnë” disa njerëz më shumë se disa të tjerë, kjo s’ka asnjë lidhje me sasinë e sheqerit në gjakë, aromat e luleve ose ndonjë element tjetër. Të gjitha mushkonjat tërhiqen nga dioksid karboni, acidi qumshtor dhe nga disa lloje të caktuara të bakterieve të cilat te disa njerëz janë të pranishme me koncentrim më të madh. 

Përse mushkonjat thithin gjak?
Proteinat e gjakut janë të domosdoshme për zhvillimin dhe prodhimin e gjenerateve të reja të mushkonjave. 

Si të shpëtojmë nga kafshimet e pakëndshme?
·                     Mbrojtja e hapsirave ku jetojmë me rrjetë dhe me perde.
·                     Në parqe, livadhe dhe hapsira tjera të hapura rekomandohet veshje e lehtë me krahë të gjatë, sipas mundësive me ngjyrë të ndritur ose të bardhë.
·                     Përdorimi i medikamenteve kimike të cilat dëbojnë mushkonjat–repelentet(nëse është e domosdoshme) dhe në përputhje me udhëzimt për përdorim.
·                     Përdorimi i prodhimeve natyrore, në rend të parë vajra eterik dhe ekstrake nga bimët, si alternativë e mençur për mbrojtje të mirë dhe të sigurt nga mushkonjat.  

Fakte intresant për mushkonjat
·                     Mushkonjat mund të nuhasin viktimin e tyre në largësi prej 50 мetra.
·                     Kafshojnë vetëm mushkonjat femra sepse kanë nevojë për proteina që të lëshoj vezë.
·                     Mushkonjat nuk duhet të konsiderohen si insekte naive.Mund të jenë bartës të malarjes,    
            etheve të nilit perendimordhe shumë sëmundjeve tjera, para se gjithash në qarqet tropike.
·                     Mushkonjat nuk bartin HIV virusin nga një njeri në tjetrin.
·                     Ngjyra e zezë i tërheq mushkonjat.Për këtë arsye mos veshni tesha të errëta.
 

Bëjeni vet
Livando– Me lule të livandosfërko pjesët pas vesëhëve, nyjet dhe qafën. Jo vetëm që do t’i dëboni mushkonjat rreth jush, por do të mbani edhe aromë të këndshme.


Zhubrica– Një hulumtim ka dëshmuar se karvakroli dhe alfa-terpentini, të dy përbërësit e vajit esencial të zhubricës,janë efikas për dëbimin e mushkojave.


Borzilok dhe votkaNjë dorë borzilok të freskët përzijeni me një gjysmë filxhan ujë të nxehtë dhe le të ri katër orë dhe pastaj kullojeni.Shtoni gjysmë filxhani votkë dhe mbusheni një shishe me spërkatës.Para përdorimi tundeni sipas përdorimit.
 


Këshilla për lehëtsimin e simptomeve pas kafshimit
Kur tashmë është vonë, kruarja pas kafshimit nga ky insekt është problemi kryesor.
Ju paraqesim mënyra natyrore të cilat ndihmojnë pas kafshimit. Pjesa dërmuese e këtyre preparateve gjenden në shtëpitë tona.
 

Akulli

Terapia me akull do të ul ose reduktoj kruarjen dhe do të pengoj ënjtjen e kafshimit. Akulli reziston nervat të cilët shkaktojnë kruarje dhe dhimbje, kështu që me ndihmën e leckës së ftohtë do të çliroheni nga të dy këto probleme.
 
 

Sodë bikarbon

Sodaka komponentë alkaline e cila e neutralizon bilancin e pH në lëkurë. Vë sodë në vendin e pickimit.
 

Broziloku

Gjethi aromatik i brozilokutpërmban kamfor dhe timoldy komponente të cilat ulin kruarjen.Gjethin mund drejtpërsëdrejti ta vendosni në vendin e kafshuar.

Barërat, pavarsisht a janë në formë të kapsuleve, tabletave, kremeve ose forma tjera të ngjajshme, përveç substancës aktive përmbajnë edhe materie të shumta ndihmëse, të cilat nën ndikimin e rrezeve ultravljollcë mund të shkaktojnë reaksione kimike dhe mund të rezultojnë në ndryshime të padëshirueshme të lëkurës. Këto reaksione mund të jenë serioze dhe në këtë rast duhet të pushoj terapia ose rrezitja në diellë!
Ndryshimet më së shpeshti manifestohen në fytyrë, qafë, dekoltë, si dhe në pjesët tjera të cilat nuk mbrohen nga teshat. Lëkura është e kuqe, e nxehtë, e ngjajshme me djegiet nga dielli. Shpesh djeg dhe kruhet, por mund të paraqiten edhe fshika. Ndryshimet shpesh paraqiten në periudhën e ekspozimit në diellë prej disa orësh deri në dy ditë. Reaksione të këtilla mund të shfaqen edhe pas gjysmë ore, nëse bari ka ndikim të fuqishëm fotosenzibil.
Reaksionet të cilat shfaqen si rezultat i rrezitjes në diellë kur edhe pëdrorim barna janë reaksion fotosenzitive.Rrezet e fotosenzitivitetit shfaqen te individët të cilët kanë përdorur ndonjë materie fotosenzitive jashtë në lëkurë, në organet e tretjes ose me ndonjë formë të ndonjë injeksioni në sasi të mjaftueshme, dhe pastaj janë ekspozuar në diellë për një kohë të gjatë. Reaksionet fotosenzitive mund të shfaqen si fototoksicitet dhe fotoalergji.

Fototoksiciteti dhe fotoalergjia
Fototoksiciteti mund të paraqitet te secili dhe shumë vështirë mund të parashihet. Nuk ka tendencë ose prirje individuale dhe mund të shfaqet te secili individ i cili pi ose përdor barëra fotosenzitiv për përdorim të jashtëm. Shenjat klinike mund të fillojnë pasi të ekspozojmë trupin tonë në rrezet të diellit vetëm disa minuta, por mund të shfaqet edhe pas disa orësh kurse maksimumi arrihet pas disa orëve ose ditëve. 

Reaksioni fototoksik manifestohet me skuqe të cekët të lëkurës dhe paraqitje të fluskave të mbushura me lëng, mund të shihet vetëm në vendet e ekspozuara në diellë, paraqitet menjëherë dhe varet nga doza e marrë e barit dhe kohëzgjatja e ekspozimit në diellë. Reaksioni qetësohet kur bari do të eliminohet nga organizmi. Njohja dhe ndërprerja e përdorimit të barit i cili ka shkaktuar reaksionin gjatë rrezitjes janë hapa të rëndësishëm për shërimin e reaksioneve të tilla.
Edhepse për asnjërin bar nuk mund të përjashtohet mundësia për fotosenzitivitet, sërish për disa barëra (antibiotikë, peparate hormonale, citostatikë) dihet se shumë shpesh shkaktojnë reaksione të tilla edhe atë varësisht nga doza e marrë.

Fotoalrgjia është reaksion i cili paraqitet rrallë dhe vetëm te individët me predispozita të caktuara. Reaksioni nuk varet nga zbatimi i dozës së barti, por ka mundësi edhe për kryqëzim të fotosensibilitetit mes barërave përkatës.

Reaksioni fotoalergjik karaterizohet me skuqjen e lëkurës, fluska dhe kruarje.Paraqitet pas marrjes së dytë të barit dhe më shpesh pas 48 orëve ekspozim në diellë. Nuk varet nga doza e marrë e barit dhe mund të përhapet edhe në pjesët e mbrojtura të trupit.
Ndonjëherë në të njejtën kohë mund të paraqiten të dy reaksionet.

Çka tjetër mund të shkaktoj fotosenzitiviteti?
Makiazhi dhe parfumet të cilët përmbajnë vajra eterik, gjatë kontaktit me diellin mund të shkaktojnë paraqitjen e njollave të zeza të shformuara, të cilat mund të zbehen me kalimin e kohës, por disa ndelin përgjithmonë. Makiazhi dhe parfumet gjatë verës duhet të përdoren vetëm në mbrëmje, kurse lëkura duhet të kujdeset me krem hidrues pa shtojca parfumi.
Nëse është patjetër të ekspozoheni në diellë me makiazh, atëherë lyjeni lëkurën me krem me faktor të lartë mbojtës gjysmë ore para se të përdorni makiazhin.Edhe pas kësaj mase mbrojtëse, nuk duhet të qëndroni gjatë në diellë, sepse ka rrezik për paraqitjen e njollave.
Arsya për paraqitje të këtilla mund të jetë edhe përdorimi i kantarionit, sepse mund të shkakto reaksione fotosenzitive të lëkurës.Edhepse vaji nga kjo bimë paraqet një bar të shkëlqyer kundër ndjegieve, asesi nuk duhet përdorur para dhe gjatë rrezitjes, madje as edhe si çaj për pije.
Disa produkte natyrore, poashtu mund të shkaktojnë dëmtim të lëkurës. Vajrat eterik nga limoni, portokalli, mandarina dhe bliri nuk duhet përdorur së paku 12 orë para se të ekspozoheni në diellë sepse mund të shkaktojnë reaksione dhe të lënë njolla të përhershme të errëta. 

Çka mund të bëjmë?
Qasja e vërtetë për zgjidhjen e këtij problemi është prevenimi i tij, gjegjësisht, të shmanget rrezitja nëse përdorni barna për të cilët dimë se mund të shkaktoj fotosenzitivitet.Kur paraqitet reaksioni i fotosenzitivitetit, duhet të pushojmë me marjen e barërave fotosenzitiv.Kur bëhet fjalë me fototoksicitet, me ndërprerjen e terapisë simptomet tërhiqen, gjë e cila nuk ndodh me paraqitjen e fotoalergjisë.
Nëse është e domosdoshme që të konsunmohet bari edhepse ka rrezik nga fotosensibiliteti, duhet të shmanget ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.Ndonjëherë ka mundësi për ndryshimin e terapisë me bar të volitshëm dhe më pak të rrezikshëm, sipas këshillës së mjekut.Të sëmurët kronik, siç janë pacientët me shtypje të lartë të gjakut dhe të tjerët, nuk duhet të ndërpresin terapinë, por duhet të shmangin rrezitjen në diellë në periudhën kur dielli është më fuqishëm. Është e domosdoshme që të sigurohet mbrojtje me tesha, kapelë dhe syza.Në rrezet e diellit duhet të rreziten vetëm herët në mëngjes dhe në orët e vonshme të pasditës dhe sërish të përdorin mjete  me faktor të lartë mbojtës.
Nëse paraqiten reaksione të lëkurës, konsulohuni me mjekun.Leckat e lagura dhe të freskëta mund të zbusin skuqjen  dhe djegien, kurse antihistaminicitet e ulin kruarjen. Te rastet më të rënda, mjeku mund të shkruaj preparate kortikosteroide për përdorimin afatshkurtër.
Kërkoni këshilla nga dermatologu ose farmacisti nëse mendoni se keni fotosenzitivitet të shkaktuar nga barërat ose nëse nuk jeni të sigurt nëse barërat që i përdorni mund të shkaktojnë reaksione fotosenzitive.
 
Porf. d-r Bistra Angelovska
Dëshirojmë që maksimalisht t’i shfrytëzojmë bekimet e detit, liqenit dhe diellit, gjë e cila ndonjëherë na shpyen te pasojat e padëshiruara: pika e diellit dhe goditja nga nxehtësia!
 
Çka nënkuptojmë me pikën e diellit?
Pika e diellit shkaktohet nga ekspozimi disaorësh dhe i drejtpërdrejtë i kokës ndaj rrezeve diellore ku si rezultat kemi stërnxehjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe dëmtime në tru. Kjo haset gjatë periudhës së verës, gjatë ushtrimeve ose gjatë punës në vend të hapur (ndërtimtari, bujqësi, etj.) ose për shkak të ekspozimit të tepërt ndaj diellit në detë të hapur, sidomos gjatë periudhës mes orës 11 dhe16.
Më të ndjeshëm janë:
·                     fëmijët,
·                     të rriturit me flokë më të rralla,
·                     individët me aktivitet të shtuar fizik gjatë qëndrimit në diellë pa pajisje të duhur dhe rehidratim,
·                     individët në gjendje të alkoholizuar,
·                     individët të cilët nuk ka rimarrë veten akoma nga ndonjë sëmundje ose kanë organizmin e sfilitur.

Simptomet e pikës së diellit:
·                     hutia
·                     kokëdhimbja
·                     puls i përshpejtuar
·                     zukatja e veshëve
·                     skuqja e fytyrës
·                     rritja e temepraturës
·                     përzierje në bark dhe vjellja e cila nuk të lehtëson
Më vonë, mund të keqsohet situata me halucinacione, bllokimi i qafës, ngërçe, humbje e vetëdijes e cila mund të përfundon në komë ose vdekje.

Çka nënkuptojmë me goditjen e nxehtësis?
Goditja e nxehtësis është e ngjajshme me pikën e diellit, por arsye jo domosdoshmërisht duhet të jetë ekspozimi në diellë gjatë aktiviteteve të gjata fizike në kushte të nxehta dhe të lagura, në hapsirë të hapur ose të mbyllur. Më të ndjeshëm janë:
·                     vozitësit në mjete të nxehta transportuese,
·                     nëpunësit në furra, furra shkrirëse, etj.,
·                     fëmijët,sepse trupi i tyre me vështirësi e duron temepraturën e lartë të jashtme dhe lagështinë,
·                     sportistët të cilët për një periudhë më të gjatë stërviten jashtë dhe ekspozohn ndaj rrezeve të diellit.
 
Goditja e nxehtësisë parqitet si rezultat i rritjes së shpejtë dhe mbi mesatren të temepraturës trupore për shkak të pamundësis që organizmi ta mbaj temperaturën brenda kufijve normal.

Simptomet e goditjes së nxehtësis:
·                     tharja e lëkurës
·                     marramendje
·                     kokëdhimbje
·                     ulje e shtypjes së gjakut
·                     puls i përshpejtuar
·                     rritja e temperaturës trupore
·                     lodhja
·                     përzierje në stomak dhe vjellja e cila nuk të lehtëson
·                     ngërçet
·                     humbja e vetëdijes e cila mund të përfundon në komë dhe vdekje.
 

Ndihma e parë
Individi për të cilin dyshojmë se e ka goditur nxehtësia  ose ka qenë shumë i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit  pa mbrojtje, duhet të:
·                     sillet në hapsirë të freskët,
·                     të merren masa për freskimin gradual të organizmit me lecka të ftohta dhe me akull në ballë, qafë, kyçet e
              duarve, pjesët pas gjurit, ijët dhe pjesët e brendshme të bërrylit,
·                     freskohet me pije të freskët nëse pacienti është në vetëdije,
·                     ndiqet temperaturea e trupit nëse është e mundur, deri sa nuk arrinë ndihma mjeksore,
·                     Mos lejoni dush të shpejtë me shumë ujë të ftohtë, por duhet të sigurohet freskim ose ftohje graduale.
·                     Nëse pacienti humb vetëdijen duhet të vendoset në pozitën ansore, që të prevenohet asfiksimi në rast të vjelljes, dhe urgjentisht të transportohet në spital.
 
Pas trajtimit të pacientit  nga ana e mjekut me terpai të duhur, freskimit dhe rehidratimit, gjatë disa ditëve në vijim mund të pritet që të ketë kokëdhimbje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe rrezeve, irritim dhe nervoz, dhe për këtë arsye rekomandohet pushim në hapsira të errëta dhe të freskëta, pa lodhje siç janë shikimi i televizorit, puna me kompjuter, etj.

Prevenimi i pikës së diellit dhe goditjes së nxehtësisë
·                     Parandaloni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit mes orës 11deri 16
·                     Shmangni hapsirat e mbyllura të nxehta dhe të lagura
·                     mbrojeni kokën me kapelë me strehë më të madhe
·                     shfrytëzoni tesha me materiale natyrore
·                     rregullisht konsumoni ujë dhe lëngje natyrore
·                     pushoni në vend të freskët
·                     shmangni aktivitetin intenziv fizik drejtpërsëdrejti në diellë
·                     shmangni pijeve alkoholike

Pikat termale
Trupi mund më lehtë të freskohet me lecka të freskëta të cilat vendosen në të ashtuquajtura pika termale.Këto janë pjesë të trupit ku kalojnë enët kryesore të gjakut (nyjet e duarve, pjesët pas gjurit, ijët, pjesët e brendshme të bërryleve, qafa)

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin