Syzat për diellë janë pajime më të rëndësishme moderne të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm:mbrotjtja nga ndikimi dëmtues i rrezeve të diellit! Përse është me rëndësi të zgjedhim syza cilësore për mbrojtje nga dielli?

Rrezet e diellit mund të dëmtojnë syrin
Drita e diellit paraqet energjinë e cila absorbohet ose thithet  nga syri,duke shkaktuar reaksione biokimike të cilat mund të rezultojnë  në dëmtime afatgjate nëse ekspozohemi ndaj rrezeve të diellit të cilat syri ynë nuk mund t’i përballoj.

Rrezatimi ultravjollcë (UV)i cili nuk mund të shihet nga syri i njeriut, drita intenzive ndriçuese dhedrita e kaltërttë cilat krojohen nga reflektimi i dritës nga sipërfaqet me ujë, rërë, borë dhe asfalt, mund të rezultojnë edhe në dëmtime afatgjate të disa elementeve të cakuara të syrit:degjenerimi makular, perdja (katarakta), mplakja e përshpejtuare rretinës etj.

Syzat për diellë
·                     Syzat e zgjedhura si duhet për diellë duhet t’ju mbrojnë sytë nga rrezet UV.
·                     Syzat duhet të jenë të përshtatshme për mbajtje dhe nuk duhet të pengojnë shikimin.
·                     Syzat shumë të errëta për diellë shkaktojnë zgjerim të bebëzave dhe mundësojnë ekspozim më të madh të syrit ndaj rrezeve UV të cilat mund të rezultojnë në pasoja afatgjate.
·                     Syzat e polarizuara i mbrojnë sytë nga refletkimi cili ndodh nga sipërfaqet me ujë, borë, rërë dhe asfalt.

Masat për mbrojtje të syve
·                     Domosdoshmërisht syza me shenjën „100% mbrojtje UV“.
·                     Mbani kapelë me strehë për mbrojtje plotësuese.
·                     Syzat me qelq të polarizuar janë të domosdoshme për vozitësit dhe sportistët profesional, të cilët më shumë kohë kalojnë në ujë dhe borë.
·                     Individët të cilët kanë implantuar thjrrëza, domosdoshmërisht duhet të mbajnë syza të volitshme në konsultim me oftalmologun.
·                     Bleni syza  në shitore të specializuar të cilat garantojnë cilësi.
Ngrirja e perimev është mënyrë e mirë për të përgatitur perime të freskëta dimërit.Temperaturat shumë të ulëta e pengojnë rritjen e mikroorganizmave dhe ndryshimet të cilat na dërgojnë te prishja e ushqimit.

Përvlimi
Perimi duhet pastruar mirë me çirg uji dhe pastaj të zbardhohen ose përvëlohet. Përvëlimi është vendosja afatshkurtë e perimit në ujë të nxehtë ose avull. Kjo është shumë e rëndësishme sepse e ngadalson ose pengon aktivitetin në enzime. Kjo don të thotë se enzimet janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe pjekjen e perimit. Nëse aktiviteti i tyre nuk ndalet para ngrirjes, perimi e humb ngjyrën dhe shijen, fortësohet dhe bëhet i pashijshëm për disa javë pas ngrirjes. Koha e përvëlimit është e ndryshme për llojet e ndryshme të perimit, kohëzgjatja e saj duhet të jetë e mjaftueshme sa që të ndalet ose të pasivizohet veprimi i enzimit. Pas një kohe pas përvëlimit, perimi duhet të pastrohet nën çirgun e ujit të ftohtë për tu ndalur procesi i përgatitjes (zbardhimit).   
Spinaq
Afati në gjendje të ngrirë të përvëluar: 10-12 muaj
Brokoli
Afati në gjendje të ngrirë të përvëluar: 8–12 muaj
 
Rrepa
Afati në gjendje të ngrirë të përvëluar:7 –9 muaj
 
Bishtaja jeshile
Afati në gjendje të ngrirë të përvëluar: 9–12 muaj
 
Bizelja
Afat i përdorimit  në gjendje të ngrirë të përvëluar: 9–12 muaj


Këto artikuj ushqimor asnjëherë nuk duhet të nxehen

Për shkak mënyrës së përshpejtuar të jetës bashkohore, kur porcionet e freskta bëhen luks vazhdimisht e më i madh, kurse nxehja e ushqimit është bërë përditshmëri, konsumimi i ushqimit të nxehur bëhet armik i madh i shëndetit tonë. Nxehja e ushqimit aspak nuk rekomandohet sepse shumë artikuj ushqimor në vetvete përmbajnë përbërës të cilët me ngrohje bëhet dëmtues, gjegjësisht toksik. Mes tyre që bëjnë pjesë në grupin e rrezikshëm i ndajmë:
 
Spinaqin dhe përgjithsisht perimet gjeth-gjelbërt – asnjëherë nuk guxoni t’i nxehni , sepse rezulton në shumë ndryshime kimike. Ato në vete përmbajnë nitrate të cilat me ndikimin  e mikroorganizmave dhe nxehjes kalojnë në nitrite, kurse më tutje në nitrozamine, të cilat janë shumë të dëmshme dhe kancorogjene. Spinaqi është më i rezikshme në këtë grup, prandaj konsumoni atë menjëherë pas përgatitjes.

Patatja poashtu bën pjesë  në grupin e artikujve ushqimor të cilët me ngrohje i humbin përbërësit e tyre ushqyes. Hulumtime e fundit tregojnë se patatja është më i shëndetshëm kur është e gatuar, por i ftohur. Kur të ftohet, te patatja  rritet nisheste rrezistues e cila ka ndikim probiotik.

Këpurdhat për shkak të proteinave, shumë lehtë e ndryshojnë përbërjen e tyre me të cilët  bëhen të dëmshëm.
 
Mishi pas ngrohjes i humb proteinat dhe i ndryshohet tërë struktura – për atë konsiderohet si shumë kancerogjen.
 
Në këtë listë duhet të gjendet edhe lulelakra dhe të gjitha artikujt ushqimor të cilat përmbajnë sulfur.
Një shëtitje e zakonshme në natyrë ose park mund të rezulton edhe me disa vështirësi, por edhe në disa sëmundje serioze të cilat shkaktohet nga pickimi i këpushës dhe barjta e bakterieve të rrezikshme. Çka duhet të ndërmerret për tu mbrojtur nga këpushat dhe çka duhet të bëjmë në rast se lokalizojmë një këpushë në lëkurë?
 
 
Çka janë këpushat ose rriqërat?
Këpushat (Ixodes) janë artropod të imë të cilët ushqehem me gjakun e nikoqirit të tij nëpërmjet trombës së ngulitur fortë në lëkurën e njeriut, në lëkurën e kafshve të egëra dhe atyre shtëpiake. Këpushat ngjiten pa dhimbje dhe duke mos shkaktuar krruarje, deri sa të mos thithin gjak të mjaftueshëm, (2-7 ditë ) në vendet me lëkurë më të hollë: pregibitet, pas veshit, nën sjetull dhe flokë, dhe në pjesët të cilat nuk mbrohen nga teshat.
 
Kur sulmojnë dhe ku?
Këpushat jetojnë në vegjetacion (pemë, kaçube dhe bar) ku lëvizin kafshët gjaknxehtë dhe njeriu. Aktiviteti i tyre fillon verës deri në ftohjet e para në vjeshtë. Më shpesh i sulmojnë fëmijët  për shkak të ekspozimit të tyre dhe lojës së pakujdesëshme  në sipërfaqet me bar dhe kaçube, si dhe njerëzit rekreativ të cilët bëjnë aktivitetet në natyrë, por të cilët nuk vishen si duhet dhe të pambrojtur me mjete të veçanta (bar insektlargues).
 
Përse pickimin e këpushës duhet ta konsiderojmë seriozisht?
Pickimi i këpushës përveç që mund të krijon një vështirësi lokale, për shkak të thithjes së gjakut te kafshët e ndryshme gjakënxehta, ajo mund të bartë edhe bakterie nga të cilat më e rrezikshme është Borrelia burgdorferi, shkaktare e sëmundjes së Lajmit. Simptomet e e sëmundjes së Lajmit  janë: skuqja unazore e lëkurës te vendi i pickimit e cila zgjerohte, ndezje e lëkurës, kokëdhimbje, bymimi i nyjeve dhe i kanaleve linfatike. Mos trajtimi në kohë i sëmundjes së Lajmit, mund të shkakton dëmtimin e përhershëm dhe invaliditet.

                


Si mund të mbrohemi?
·  Parandaloni aktivitetet në barin e gjatë të pa kositur dhe në kaçube.
·  Domosdoshmërisht mbani tesha të ndritshme të cilat ju mbulojnë trupin ( krah të gjatë dhe këmbëzë mbi të cilat kemi çorape të tërhequr, kapuç), ku mund të vërehet dhe të largohet  këpusha.
· Përdorim i domosdoshëm i mjeteve të cilat largojnë insektet – bari insektlargues në përputhje me udhëzimet për shkak të kohëzgjatjes së efektit.Te fëmijët më të vegjël nuk rekomandohet  përdoimi i repelentit ose i barit insektlargues në duar sepse bartet edhe në gojë. 


Pas aktiviteteve në natyrë largoni teshat e fëmijës  të cilat duhet të pastrohen që të parandalojmë depërtimin e këpushave në shtëpi dhe kontrolloni nëse ka këpusha në lëkurën e fëmijës (përimtësisht kontrolloni lëkurëne mbuluar nga flokët).
 
Përse është e nevojshme që Urgjentisht të shkohet në ambulancë? 
·  Largimi jo profesional rrit rrezikun e bartjes së mikroorganizmave nga këpusha te njeriu. Për këtë arsye sugjerohet se 18-24 orët e para pas pickimit       URGJENTISHT të shkohet në ambulancë ku do të largohet këpusha dhe do të shkruhet terapi e volitshme e cila do ta mbroj pacientin nga sëmundja e Lajmit.
·  Largimi jo profesional i këpushës nga lëkura zakonisht është e pasuksesëshme sepse tromba e Këpushës ngel e fshehur nën lëkurë.
·  Asnjëherë, në të vërtetë asnjëherë, mos e lyeni këpushën me alkohol, vaj, benzin ose lëngje tjera për shkak të rrezikut që të emetoj materie toksike??? si dhe bakterie në organizmin tuaj.
A keni ndjenjën sikur gjithmonë jeni i lodhur, gjithmonë ju flihet dhe nuk keni energji të mjaftueshme?Ka ardhur koha për pastrimin e organizmit!!! 

A e keni ditur se pastrimi i organizmit mund t’ju ndihmoj që ta ktheni energjinë dhe ta përmirësoni gjendjen shëndetsore ?! Gjithçka që duhet bërë është pak kujdes dhe kohë dhe ja rezultatet !!!

Detoksikimi i trupit tuaj realizohet nëpërmjet mushkrive të bardha, veshkëve, lëkurës dhe mëlçis së zezë. Nëse funksioni i ndonjërit nga këto organe është dëmtuar, materiet dëmtuese akumulohen, gjë e cila rezulton në paraqitjen e simptomeve të cilat janë:
 
·                     lodhje,
·                     kokëdhimbje,
·                     alegji,
·                     imunitet të dobët,
·                     lodhje mentale dhe koncentrim të dëmtuar
·                     dhimbje në muskuj dhe nyje,
·                     trashje,
·                     ndryshim në humor,
·                     depresion,
·                     pagjumsi,
·                     rritja e yndyrës dhe sheqerit në gjak, etj.
 
Natyrisht, çdo ditë materiet dëmtuese largohen nga organizmi me urinë, fekale, me procesin e frymëmarrjes ose sërish me neutralizimin e tyre. Tëmthi, gjëndrat limfatike, lëkura dhe gjaku janë kanale të cilat mbështesin procesin e detoksikimit.
 
Nëse nuk bëjmë pastrim natyror të trupit tonë, të gjitha këto materie të hudhura dhe dëmtuese grumbullohen në kanalet për eliminim, ku si pasojë shpesh sëmuremi dhe shumë vështirë shërohemi. Kur bëjmë pastrimin e trupit tonë, me rëndësi të veçantë është se këto kanale të jenë të hapura dhe të rrjedhëshëm. 

DETOKSIMI NATYROR PËR IMUNITET TË FORTË

Edhepse pastrimin e organizmit mund të bëjmë kur të duam, koha më e përshtatshme është pranvera dhe vera. Pas dimrit të gjatë, ku ushqimi është i varfër me perime dhe pemë të freskëta, pranvera është koha e shkëlqyer për pastrimin e trupit tonë dhe mbushjen e tij me vitamina dhe minerale.
 
Kemi shumë mënyra të detoksikimit të trupit. Pothuaj secila qendër WELLNESS mund t’ju ofroj trajtim me detoksikim, por ngadal mos shpejtoni:

Natyra na ofron mënyra të thjeshta dhe pa pagesë për pastrimin e trupit.
 
PASTRIMI NË TRE FAZA
Faza e parë përfshin pastrimin e veshkëve, faza e dytë mëçin kurse faza e tretë zorrën.
 
I.  Gjatë fazës së parë me rëndësi është të konsumojmë diuretikë të bimëve.Çaji i majdanosit, xhenxhefilit, luleradhiqes, hithërit si dhe lëngu i limoni dhe qershigëlës janë shumë të suksesshëm për pastrimin e veshkëve.
 
II. Faza e dytë përfshinë konsumin e rritur të perimeve të panxharit, sidomos perime të pasura me materie të hidhura (arugula, marulë, lakër jeshile, lakrë e bardhë, artiçokë), të cilat pastrojnë dhe rigjenerojnë mëlçinë.
 
III. Faza e tretë dhe e fundit synon pastrimin e zorrës.Ushqimi i pasur me fije rritëse dhe acide yndyrore omega 3 ndihmojnë këtë proces (pemë, perime, fara e lirit, drithrat).

Plani tetëditor për detoksikim e organizmit
 
·   Sa të zgjoheni:Konsumoni ujë të vakët te i cili më herët keni shtrydhur gjysmë limoni.
·   Para gjumit: Pi një gotë ujë me një lugë Bentonit dhe një lugë farë e grirë e lirit.
·   Ditë e parë: Mund të konsumoni çdo perim, përveç bananes. Rekomandohen mollat, kumbullat, mandarinat, portokajt, citronet dhe kivit. Pemët, qofshin të freskëta ose të konzervuara, do t’i sigurojnë tërë materiet e  nevojshme ushqyese.
·   Dita e dytë: Mund të konsumoni lloje të ndryshëm të perimeve, thatë ose të përgatitura në sasira sipas dëshirës. Për darkë përgatitni një patate më të madh të pjekur në furrë me. Perimi do t’ju siguron tërë materiet e nevojshme ushqyese dhe fibrat.
·   Dita e tretë: Mund të konsumoni gjithë perimet dhe pemët, përveç bananeve dhe patateve me sasira të cilat dëshironi.Mos u habitni nëse keni oreks për ushqim, sepse prej ditës vijuese ky oreks do të filloj të zbehet.
·   Dita e katërt: Sot mund të hani deri në tetë banene dhe të pini 3 gota qumsht, por mund edhe supë perimesh. Bananja shërben për të kompenzuar sasinën e kaliumit dhe natriumit  të cilët i keni humbur.
·   Dita e pestë: Mund të hani 600 g mish lope dhe 6 patate. Nga mishi do merrni hekurin dhe proteinat, kurse nga patatja vitaminat dhe fibrat.Ndërkohë rrisni sasinë e ujit. 
·   Dita e gjashtë: Mish i lopës dhe perime me sasi të pakufizuar.
·   Dita e shtatë: Sot mund të konsumoni tërë llojet e perimeve dhe të pini lëgje jo të ëmbla të perimeve. Gjatë ditës pini së paku 10 gota ujë , 2 gota çaj bimësh (çaj i gjelbërt, çaj hithri, çaj luleradhiqëje, çaj nane)  pa sheqer.
 
Kush nuk guxon ta provon dietën për detoksikim
 
Shtatzënat dhe gratë të cilat u japin gji fëmijëve asnjëherë nuk guxojnë të provojnë këtë dietë për detoksikim, poashtu dieta nuk rekomandohet për njerëzit të cilët vuajnë nga anemia, diabeti,veshkët, gjëndra mbrojtëse, karcinomi, sëmundje e caktuara gjenetike, probleme me ushqimin. Por, nëse vendosin që ta fillojnë këtë dietë atëherë rekomandohet mbikëqyrje e domosdoshme profesionale.
Meri Filipoviq – nutricioniste dhe këshilltare profesionale
 
 
Pas përfundimit të procesit të detoksikimit vazhdoni me barazpeshimin e ushqimit. Mos kaloni menjëherë në stërngopje dhe në konsumin e ushqimit i cili tretet me vështirësi (në këtë rast do të shkaktoni ndikim plotësisht të kundërt  dhe mbingarkesë të mëlçisë ).
 
Pas detoksikimit mos tentoni të konsumoni:
·                     ushqim të përpunuar industrial dhe të shpejtë,
·                     më rrallë konsumoni sheqer, majonez, ketçap,
·                     alkohol, cigare dhe
·                     ushqimet tjerë jo të shëndetshëm dhe pija të gazuara.
 

 Mëlçia e grasuar, nuk dhemb por heshturazi vret
 
Mëlçia e grasuar ose ashtu si edhe sot e quajnë – steotoza është epidemia е “heshtur”  e shek.21. Çdo i pesti njeri vuan nga ky dëmtim metabolik i cili shkaktohet nga ekspozimi i tepërt i mëlçisë ndaj yndyrërave. Arsya për këtë sëmundje nuk është vetëm konsumi i tepërt i alkoholit por edhe ushqimi jo i shëndetshëm, obesiteti, keqsimi i metabolizmit të sheqerit në gjak dhe dëmtimet toksike të shkaktuara nga depërtimi i helemeve kimike si pesticide dhe aditive.
 
Është konstantuar se mëlçia është gjëndra më e madhe në organizmin e njeriut dhe shërben për deponimin e materieve ushqyese dhe neutralizimin e materieve dëmtuese dhe toksineve. Ka rol shumë të rëndësishëm në proceset metabolike dhe për këtë arsye emrohet “ laboratori qendrore” i organizmit të njeriut.Edhepse mëlçia realizon më shumë se 500 funksione të ndryshme, detyra e saj kryesore është detoksikimi i organizmit.
Një nga funksionet më të rëndësishëm të mëlçisë është filtrimi dhe pastrimi i gjakut, ruatja e nivelit në glukozë, zbërthimi i yndyrërave, proteinave dhe karbohidrateve, krijimi i lëngut të tëmthit, ruatja e vitaminave dhe prodhimi i enzimeve për zbërthyer toksinet.
Për shkak të proceseve të ndryshme të cilat mund të zhvillohen  në mëlçi, shumë njerëz e quajnë edhe truri i dytë.
 
Të dhënat statistikore tregojnë se shkaktari kryesor për këtë sëmundje është obesiteti,  kurse të rrezikuar janë edhe ata të cilët konsumojnë alkoholin dhe atë individë të cilët kanë nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit  në gjak si dhe ato të cilët konsumojnë medikamente hepatotoksike ----
 
NGA MËLÇIA E GRASUAR NË CIROZË
Mëlçia e grasuar paraprijnë te 10-15%  e rasteve të cirozës, e cila mund të shkakton komplikime serioze.
 
Steatozata (mëlçia e grasuar) është shkalla e parë dhe më e butë e dëmtimit të mëlçisë e cila rezulton  për shkak të depozitimit të yndyrave në këtë organ.
Rritja e yndyrërave trupore për arsye të panjohura, bymimi i stomakut, shtypja e lartë e gjakut, varja ose shkalla e lartë e kolesterolit janë vetëm disa tregues ose indikatorë për mbingarkesën e mëlçisë dhe metabolizmin e prishur të yndyrërave.
 
Zakonisht, kjo sëmundje akoma quhet “sëmundja e heshtur” sepse faza e saj fillestare nuk shoqërohet nga asnjë simptom.
Nëse kjo gjendje injorohet dhe nuk trajtohet si duhet, mund të shkakton dëmtime edhe komplikime më serioze.
 
Problemi me mëlçinë e grasuar mund të sanohet edhe në mënyrë natyrore, nëse reagohet në kohë, me ndryshimin e shprehive jetësore, zbatimin e një regjimi specifik të të ushqyerit dhe  me rritjen e aktivitetit fizik.
 
Mëlçia e pastër siguron shëndet, vitalitet, bukuri , frymë të freskët dhe disponim
Konsumimi i vitaminave dhe mineraleve nga vetë ushqimi, me ushqim të pasur  me vitamina dhe minerale dhe, sidomos me anë të preparateve të ndryshme dhe zëvendësimeve të ushqimit paraqet një interes vazhdimisht më të madh për shfrytëzuesit dhe punonjësit mjeksor. Gjatë decenieve të fundit ky problem është bërë synim i shumë hulumtimeve shkencore, të cilat synojnë të të gjejnë përgjigje për pyetjet më shpesh të parashtruara:
– A i plotëson ushqimi nevojat e organizmit me minerale dhe vitamina?
– A duhet dhe kur duhet të merren në formë të preparateve mjeksore dhe si plotësues të ushqimit?
– Kur dhe si ndikojnë mbi rritjen dhe zhvillimin e drejtë të organizmit?
– A ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në rast të ndonjë sëmundje?
– Si ta vërtetojmë nevojën për të konsumuar vitamina dhe minerale plotësuese?
– Në cilën dozë dhe sa shpesh të konsumohet?
– Konsumi i tepërt a shkakton pasoja dëmtuese dhe si manifestohen këto pasoja?
 
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shpesh shkakton sëmundje, por edhe konsumi i tepërt i tyre mund të ketë ndikim negativ.
 
Çfarë nënkuptojmë me vitamina dhe minerale?

Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin e shëndetshëm të organizmit për shkak se marrin pjesë në procese të ndryshme biokimike. Organizmi nuk mund t’i sintetizoj (përveç Vitaminës D) dhe për këtë arsye patjetër t’i konsumoj me anë të ushqimit ose si plotësime në formë të prerparateve mjeksore ose si zëvendësues të ushqimit.
Organizmi jonë më së miri mund t’i shfrytëzoj vitaminat dhe mineralet nga ushqimi, gjegjësisht nga burimet natyrore. Me ushqimin e larmishëm fitohet depërtimin i të gjithë vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal në organizëm.
Në raste të ushqimit të keq, si dhe gjatë disa sëmundjeve ose gjendjeve të caktuara gjatë të cilave pengohet konsumi i ushqimit normale ose kemi rritje të nevojës për vitamina ose minierale, rekomandohet konsumimi i tyre me anë të preparative dhe plotësueseve ushqimor  për të plotësuar nevojat e organizmit.
Funksionin e tyre në proceset biokimike në organizëm vitaminat e realizojnë bashkë me mineralet, dhe mungesa e cilitdo vitamin ose miniral të nevojshëm domosdoshmërisht ndikon edhe mbi shfrytëzimin dhe realizimin e funksioneve të mineraleve ose vitaminave ekzistues.
Disa dieta mund të përfundojnë në mungesën e vitaminave dhe olioelementeve individuale. Kështu që, një dietë e pasur me proteina, kurse e varfër me karbohidrate shkakton mungesën e vitaminave A,C, hekurit dhe klciumit, kurse disa tjera shkaktojnë mungesën e vitaminave të B kompleksit dhe kalciumit.

Vitaminat
Vitaminat (nga latinishtja vita=jetë) paraqesin substanca komplekse organike të cilat në mënyrë natyrore gjenden nëbotën bimore dhe shtazore dhe jnë të domosdoshme në sasira të vogëla për proceset metabolkie në organizëm.
Organizmi i njeriut nuk mund të sintetizoj asnjë vitamin (përvec vitaminës D) , kështu që është e nevojshme që të konsumohen me anë të ushqimit për funksionimin e tij të duhur.
 
Vitaminat ndahen në dy grupe:
1. Vitaminat të cilat zbërthehen në yndyrëra (A, D, E dhe K ) - mund të qëndrojnë më gjatë dhe të akumulohen në organizëm,  për këtë arsye me kujdes duhet të konsumohen prepratet me këto vitamina që të mos shkaktohet hipervitamizona.
1. Vitaminat të cilat zbërthehen në ujë (vitamini C, gurpi i vitaminave V, acid folik) – shpejtë ndahet nga organizmat dhe më shkurtë mbahen në të, për këtë arsye duhet të konsumohen çdo ditë me ushqim.
Vitanminat janë shumë të rëndësishme për funksionin e organizmit dhe për disa grupe të pacientëve është e domosdoshme  konsumi i tyre si plotësim i ushimit. Të tillë janë fëmijët, njerëzit e rritur, individët të cilët janë në dietë, sportistët dhe njerëzit të cilët merren me punë fizike.
Kështu që, te foshnjët përfshihen vitaminat A-për  shikimin dhe D – për koskat. Mungesa e vitaminit D te fëmijët mund të shkakton rahitisin, kurse te të rriturit osteoporozën. Vitamini В12 është i rëndësishëm për krijimin e eritrociteve dhe mungesa e tij mund të shkakton aneminë.Vitaminat e B kompleksit janë të dobishme për lëkurën, flokët, thonjët si dhe për sistemin nervor periferike dhe qendror.Në hapsirat tona shumë rrallë paraqitet mungesa e këtyre vitaminave për shkak të mënyrës së ushqimit, por shpesh janë të nevojshme si plotësues të ushqimit te individët të cilët për ndonjë arsye nuk pranojnë sasira të mjaftueshme ose kanë nevojë më të madhe për të njejtat.
 
Mineralet
Mineralet janë bartës të funksioneve të rëndësishme jetësore - nga mbatja e barazpeshës elektrolite e deri në pjesëmarrjen  në proceset biokimike. Disa nga këto janë të nevojshme në sasira më të mëdha (natriumi,kaliumi, kalciumi dhe të tjerët), kurse disa të tjerë në mikrosasi, pothuaj me sasira minimale (seleni, zink, kobalt,bakër dhe oligoelemente tjera). Konsumimi i sasirave më të mëdha mund të dëmtoj shumë barazpeshën në organizëm dhe/ose mund të shkakton edhe helmim.
Funksionojnë bashkë me vitaminat dhe më së miri shfrytëzohen kur konsumohen  me ushqim. Në shtesat ose plotësimet ushqimore përmbahen sasira jo të barazpeshuara në përputhje me nevojat e organizmit.
 
Kur dhe sa janë të nevojshme vitaminat dhe mineralet plotësuese?
Vitaminat dhe shtesat tjerë në asnjë mënyrë nuk janë formë e zëvendësimit të ushqimit të shëndetshëm. Konsumi ditor i ushqimit të shpejtë nuk do të zëvendësoj konsumin e vitaminave dhe mineraleve plotësuese. Ushqimi i barazpeshuar mirë dhe vitaminat dhe proteinat plotësuese do t’ju ndihmojnë që të arrini dhe rruani mënyrën e shëndetshme të jetës.
Përdorimi i tepërt sasirave të vitaminave dhe mineraleve në shtesat e ushqimit te individët të cilët nuk kanë mungesë mund të shkaktojnë ndikime negative. Për këtë arsye, kur konsumojmë vitamina dhe minerale sërish duhet të kemi kujdes dhe të ndiqen këshillat e mjekut ose faramacistit.
 
Si mund t’ju ndihmoj farmacisti?
Pacientët ndonjëherë konsumojnë më shumë vitamina dhe minerale se sa kanë nevojë, shpesh për shkak të mosdijes dhe mos informimit. Rastis që të kërkojnë më shumë preparate me përbërje të njejtë ose të ngjajshme dhe përderisa i përdorin në të njejtën kohë atëherë konsumojnë dozë më të lartë se sa nevojitet.
Këtu rol kyç ka faramacisit i cili obligohet që t’i infromoj pacientët me përbërjen, t’i informoj pacientët me mundësin e dozimit të tepërt, t’i këshilloj se cili nga preparatet e zgjedhura është më i përshtatshëm për gjendjen e tyre dhe detalisht t’ju sqaroj përdorimin e tyre.
Kur shfaqet nevoja për këto shtesa ose plotësime të ushqimit, është e nevojshme që individët të këshillohen me mjekun dhe/ose farmacistin, kur në mëynrë shumë koncize do t’i cekin medikamentet të cilët tashmë i konsumojnë.
 
Prof. Dr. Bistra Angelovksa
 
Çka janë antibiotikët?
Antibiotikët janë substanca të cilat mund të  asgjësojnë bakteriet(ndikim bakteriocid)ose të pengojnë rritjen apo zhvillimin e tyre (ndikimi bakteriostatik). Mund të jenë me origjinë natyrore, sintetike ose  gjysmësisntetike.
Ata janë një zgjedhje e mirë për shërimin e infeksioneve  bakteriale, por nuk kanë ndikim  te  viruset dhe  funget.
Antibiotikët filluan të përdoren në fillim të 40-tave në shekullin e kaluar.Filimisht u zbatuan vetëm  nëpër spitale për shërimin e sëmundjeve të fuqishme shumë të rrezikshme, siç janë tuberkuloza, inflamacioni i mushkërive të bardha dhe meningitisi.Sot  më shumë përdoren te mjeksia primare mbrojtëse, kryesisht, kur nuk janë të domosdoshme dhe të nevojshme:për infeksione të lehta, infeksione virale  dhe  për preventivë. Këto janë gjendje te të cilat antibiotikët nuk kanë fare ndikim, kurse si pasojë mund të shkaktojnë edhe  dëmtime  serioze të organizmit. Sot pothuaj  nuk mund të gjejmë një njeri i cili nuk ka përdorur antibiotik  në jetën e vet.
Përdorimi i tyre shumë i shpeshtë dhe shumë i përhapur shkakton pasoja negative për njerëzit dhe tërë shoqërinë sepse shkakton  dobësim të imunitetit dhe zhvillimin  e llojeve të bakterieve rezistuese.Në këtë moment,  ky është problem me përmasa globale (botërore) në shëndetësinë publike.
 
Si të përdoren antibiotikët
Antibiotikët mund të merren në  barnatore VETËM bazuar mbi udhëzimin e  emetuar  nga mjeku, e cila don të thotë të përdoren vetëm me udhëzimin e mjekut.Antibiotikun e emetuar nuk guxoni ta bashkëndani me dikë tjetër.
Me rëndësi është që antibiotiku të konsumohet mjaftë gjatë, dhe jo të ndërpritet konsumi i tij  në momentin kur ju filloni të ndjeheni më mirë.Nëse e ndërpresim më herët antibiotikun, bakteriet e  ngelura  vazhdojnë të  shumohen dhe mund të zhvillojnë rezistencë kundër antibiotikut. Antibiotikët  janë efikas në shërimin e  infeksioneve  bakteriale nëse  merren  ose përdoren:
ü  në dozë të rekomanduar
ü  në intervale të njejta kohore
ü  mjaftë gjatë
 
Keqpërdorimi i Antibiotikëve
Antibiotikët  më së shpeshti emetohen  për infeksione  te organet e sipërme të frymëmarrjes (si kollitja akute, ftohja, sekretimi i gjelbërt nga hunda, dhimbjet në fyt, bronkitisi) dhe veshi i mesëm, pavarsisht  dëshmive se  antibiotikët  nuk ndikojnë  te një numër i madh  i këtyre rasteve.Shumë njerëz ruajnë barëra ose ilaçe të papërdorura për shërimimin e ftohjes vijuese ose dhimbjes vijuese të fytit.Ruatja e  antibiotikëve të papërdorur për shërimin e  sëmundjes vijuese  mund të tingëllon si ide e emirë, por vetëm mjeku mund të vendosë   kur në të vëretë  ka nevojë për  përdorimin e antibiotikëve, dhe nëse ka,  cilët janë më të mirë për sëmundjen.
 
(Korniza)
 
 Efektet epadëshirueshme  kur përdorim antibiotik
Antibiotikët mund të shkaktojnë reagime alergjike  te disa persona. Shumë shpesh  ndikimi i padëshiruar mund të jetë edhe  me paraqitjen e  diaresë ose kapsllëkut, përzierjes dhe infeksioneve  fungal.
Antibiotikët, sidomos  ata me spektër të gjërë  të veprimit, i asgjësojnë edhe bakteriet e mira edhe ato të këqija dhe në këtë mënyrë mesatarisht reduktojnë imunitetin.Vetëm zorra përmban  rreth 1.5 milion  bakterie të mira pa të cilat  nuk do të mund të jetojmë. Kurasgjësojmë një numër të caktuar të këtyre bakterieve  të mira,  krijohen kushtet për shumimin e bakterieve patogjene, e cila si pasojë shkakton  shkatrimin e sistemit  për tretjen e ushqimit, kokëdhimbje, lodhje, pagjumësi, dhimbje në stomak, etj. Marrja e një numri më të madh të  antibiotikëve pa ekzaminimin nga ndojë nëpunës shëndetsor shkakton  dëm të madhe për shëndetin në përgjithësi.

Rezistenca e bakterieve  ndaj antibiotikëve
Antibiotikët asgjësojnë më shumë bakterie, por sërish disa nga këto bakterie  arrijnë të zhvillojnë mbrotje dhe në këtë rast antibiotikët  pushojnë së ndikuari mbi këto bakterie.Sa më shpesh të merren antibiotik aq është më i madh rreziku   nga zhvilimi i  rezistencës.Sot kemi bakterie të cilat janë rezistuese  ndaj  një pjese dërmuese të antibiotikëve dhe  infeksionet me  bakterie të këtilla rrezikojnë shëndetin dhe  jetën.

Arsyeja kryesore  për paraqitjen e rezistencës  te bakteriet  është  përdorimi i tepërt dhe  jo i duhur  i antibiotikëve, marrja e tyre kur  nuk  është e nevojshme, ndërprerja e  terapisë me antibiotike para se të  përfundon mjekimi ose shërimi, marrja e dozave të papërshtatshme (më pak) dhe  mosrespektimi  i intervaleve  të duhura kohore gjatë terapisë.
 
Si mund të pengojmë zhvillimin e  bakterieve  rezituese
Zhvillimin e bakterieve rezistuese nuk mund ta pengojmë plotësisht, por mund ta  ngadalsojmë zhvillimin e  tyre  me prëdorimin e duhur  të antibiotikëve, gjë e cila nënkuptonë vetëm me  rekomandimin e mejkut.
- Antibiotikët nuk janë barëra ose ilaçe për shërim të  influenzës dhe ftohjes
- Antibiotiku nuk është ilaç për çdo dhimbje në fyt
- Me antibiotik shërohen infeksionet bakteriale, jo ato virale
- Antibiotiku nuk është ilaç për  uljen e temperaturës  së trupit
- Konsumimi jo racional i antibiotikëve  ul ndikim e tyre
- Antibiotiku duhet të merret ose konsumohet  vetëm me  rekomandim të mjekut  edhe atë në kohë të caktuar  dhe doza  duhet të konsumohet ose merret  plotësisht
- Me përdorimin jo të duhur të antibiotikut  krijojmë bakterie rezistuese
Këto janë  ilaçet ose barërat   të cilët nëse përodren në mënyrë jo të duhut  kanë ndikim negativ jo vetëm mbi shëndetin e pacientit të shëruar, por edhe  mbi shëndetin në përgjithësi.
Çka mund të bëj
Para se të vendosni që të merrni antibiotik, tentoni  të shëroheni me disa metoda natyrore të cilat e prëforcojnë  tërë imunitetin dhe tërë trupin tuaj.Mund ta provoni përdorimin e disa materieve   natyrore anti-infektuese: propolis,ehinacea,hudhër,qepë, xhenxhefil, rrepë,trumzë  dhe të tjera.
Imuniteti i fortë  është i rëndësishëm për mbrotjen e organizmit nga infeksionet,  kurse  ai përfërcohet dhe mirëmbahet me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe mënyrë të shëndoshë të jetës. Organizmi i shëndoshë mund të lufton kundër një numri të madh të infeksioneve pa antibiotik, dhe me këtë përforcohet edhe më shumë.
Nëse është  e domosdoshme që të  merret antibiotik, atëherë:
  • Konsumo ose  merr atë vetëm me rekomandim të mjekut
  • Mos kërkoni nga mjeku që t’ju emetoj ose shkruaj  antibiotik “ për çdo rast” dhe mos i bleni antibiotikët  pa rekomandim
  • Zbatoni terapinë me antibiotik gjithmonë  deri në fund
  • Mos konsumoni antibiotik të pacientëve tjerë dhe mos  përdorni antibiotik të cilët ju kanë ngelur nga ndonjë sëmundje të më hershme
Gjatë terapisë antibiotike dhe dy javë pas mbarimit  të saj mund të jetë e dobishme  marrja e probiotikëve ( konsultohuni me farmacistin).
 
prof. d-r Bistra Angelovska
Sytë janë pasqyra e shpirtit, sytë janë dritare  në botë.Më shumë se 80% e të dhënave të cilat i marrim vijnë me anë të shqisave të  të pamurit.
Mbi shëndetin e syve ndikojnë shumë faktorë  me të cilët ne jemi të rrethuar:pluhuri, fryma, gazrat e emetuar, traumat fizike, shikimi i stërzgjatur në monitor, rrezet UV, temepraturat shumë të ulë. Në shumë raste për shikimin e dobët fajsohet ushqimi afatgjatë me shumë  nisheste, sheqeri, proteinat, kafeja, duhanpirja...
Fatmirësishtë, shumë pozitivisht mund të ndikojmë dhe mund të përmirësojmë shikimin me diçka  të padhimbshme, të shëndoshë dhe  të shijshme. Ai është ushqimi ynë!
Të ushqyerit i mirë-barazpeshuar, i pasur me minerale, vitamina, antioksidanse dhe materie tjera të rëndësishme biologjike  kanë ndikim të mirë  mbi shëndetin e syve.

Karrota.
Nuk mund të mos e vendosim në vend të parë. Fuqia e saj fshihet  në sasinë e madhe të betakarotenit, likopenit dhe shumë vitamineve A. Betakaroteni është materie e cila në organizmin e njeriut shëndrohet në vitamin A. Ndërkohë betakaroteni është antioksidans shumë efikas në luftën mes disa formave të karcinomit.Ndihmon në mirëmbatjen e membranës mukoze të syrit, ndihmon në reduktimin e rrezikut nga degradimi  makulardhe  katarakta.

Boronica.
Ashtu si te të githë kokërrat, ashtu edhe boronica shumë kontribojnë për shëndetin e syrit.Përmbanantocianetë cilat ndihmojnë në ruatjen e fortësisë së kapilareve, verbimin gjatë natës dhe mbronë nga katarakta. Boronica e ngrirë poashtu është  shumë cilësore  ashtu sikur  kur është e freskët. Konsumoni së paku dy herë në ditë.Boronica  është burim i mirëi fibrave për rritje, vitaminës C dhe vitaminës K. Sipas disa testimeve ka më shumë antioksidanse se të gjithë llojet tjera të perimeve.

Domatet.
Përmbajnë likopen, luten dhe vitamin C, të cilat janë të parat  në luftën kundër radikaleve të lira  të cilat  e dëmtojnë shikimin.Likopeni i mban indet të reja dhe elesatike, kurse vitamini C përforcën  imunitetin, kështu që përveç shikimit  mbron edhe organizmin nga infeksionet dhe ftohjet.

Perimet e Gjedhëgjelbërta.
Bushiqa, spinaqi,sallata e gjelbërt dhe brokulla përmbajnë lutein dhe zeaksentin, të cilët shpesh i quajmë “vitamina për sytë”. Ndikojnë në retinën e syrit dhe mbrojnë degjenerimin  makulartë syrit, e cila lidhet me  plakjen.Përveç që kujdeset për shikimin e mirë, luteini, poashtu, ruan edhe lëkurë tonë nga ndikimi  dëmtuese i rrezeve  UV.Perimet gjethëgjelbërta të pasurame vitaminën A,B,C dhe me kalciumi dhe për këtë rregullisht duhet të jetë në menyrën tonë.

Salmon.
Acidet yndyrore Omega-3 janë mbrojtës  të rëndësishëm  për mbrotjen e përgjithshme  dhe kanë ndikim pozitiv mbi shikimin.Salmoni është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, por poashtu  është e pasur me vitaminin A, vitaminin D,të cilat e bëjnë  një nga ushqimet më të njohura për shikimin. Përveç salmonit, acidet yndyrore omega-3 gjenden edhe teskumbri, trofta, tuna, sardeleja, frutat bërthamore, fara e lirit, farat e kungullit dhe prodhime tjera. Peshku duhet të konsumohet së paku dy herë në javë.

Hudhra.
Është e pasur me  shumë minerale- kalcium, sulfur,fosfor,hekur.Përmban vajra eterik si alicinin, por për këtë arsye e quajnë antibiotik nga natyra.Duke ju falimenderuar komponimeve sulfurike në përbërjen e tij, hudhra e përmirëson  shikimin, pengon glaukomën , kataraktën dhe  sëmundjet degjeneruese të syve. Me një fjalë, hudhra rrit afësinë mbrojtëse të organizmit.
 
Përveç produkteve të lartëpërmendura, për shikim të mirë ndikim të shkëlqyer poashtu kanë edhe  avokado, kungujt dhe citruset(limoni, portokalli, citrusi).

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin