Ushqyerja me gji është metoda më e dobishme për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës. Por pothuajse 2 nga 3 fëmijë nuk gëzojnë ushqyerjen ekskluzive me gji gjatë 6 muajve të rekomanduar- ky rangim nuk është përmirësuar për dy dekada, sipas OBSH-së. Vendimi nëse foshnja do të ushqehet me gji ose do të fillojë jetën me qumësht të adaptuar është zgjedhje personale e nënës - diçka që nuk duhet të komentohet, por pranohet dhe respektohet në mënyrë paqësore dhe kulturore. Por me rritjen e numrit të grave që refuzojnë të ushqejnë me gji, ne vendosëm t'ia kushtojmë këtë artikull dobive të provuara shkencërisht të ushqyerjes me gji dhe të demistifikojmë ato besime modern se ushqyerja me gji është e vështirë, e komplikuar dhe e zgjedhin gratë më pakt të arsimuar. 
 

Vetëm 41% e foshnjave nën 6 muaj janë me ushqyerje ekskluzive me gji.
 

DOBITË NGA USHQYERJA ME GJI PËR FOSHNJËN
 
1.    Qumështi i gjirit siguron pjesën ideale të lëndëve ushqyese
Qumështi i gjirit përmban gjithçka që fëmija ka nevojë në 6 muajt e parë në sasi të përshtatshme. Përbërja e tij ndryshon në përputhje me nevojat e foshnjës, veçanërisht në muajin e parë.
Në ditët e para pas lindjes, gjinjtë prodhojnë një lëng të trashë, të verdhë, të quajtur kolostrum. Kolostrumi është i pasur me proteina dhe një sërë lëndësh ushqyese - një ushqim çudibërës që nuk mund të zëvendësohet me asnjë formulë.
Kolostrum është një qumësht ideal fillestar për fëmijën, pasi ndihmon në zhvillimin e sistemit të papjekur të tretjes të të porsalindurit. Pas disa ditësh, gjinjtë fillojnë të prodhojnë sasi më të mëdha qumështi - pas rritjes së barkut të foshnjës.
E vetmja gjë që mungon në këtë pije çidubërëse është vitamina D dhe prandaj rekomandohet një shtesë në formën e pikave.

2. Qumështi i gjirit përmban antitrupa të rëndësishëm
Qumështi i gjirit është i pasur me antitrupa që ndihmojnë foshnjën të luftojë viruset dhe bakteret - thelbësore në muajt e hershëm dhe të brishtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për kolostrumin, i cili përmban doza të larta të imunoglobulinës A dhe një sërë antitrupash të tjerë. 
Sapo nëna bie në kontakt me një virus ose bakter, trupi i saj krijon antitrupa që hyjnë në qumësht dhe arrijnë tek fëmija përmes qumështit. Ky është parimi me të cilin krijohet imuniteti fillestar i të vogëlit. 
Imunoglobulina A mbron foshnjën nga sëmundja duke krijuar një shtresë mbrojtëse në hundën, fytin dhe sistemin e tretjes.

3. Ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun nga sëmundjet
Bëhet fjalë për një listë të plotë të sëmundjeve të tilla si:
·       Infeksionet e veshit të mesëm, sinuseve dhe fytit edhe pasi fëmija të rritet. 
·       Infeksionet e traktit respirator dhe sëmundjet akute gastrointestinale.
·       Ftohjet, sidomos gjatë ushqyerjes ekskluzive me gji për 6 muaj.
·       Sindroma e vdekjes së papritur e foshnjave.
·       Sëmundjet alergjike si astma, dermatiti atopik dhe ekzema.
·       Sëmundjet e zorrëve të tilla si sëmundja e Kronit dhe koliti ulceroz. 
·       Diabeti 1 dhe 2.
·       Leukemia pediatrike.

4. Qumështi i gjirit siguron një peshë të shëndetshme trupore
Ushqyerja me gji ul rrezikun e mbipeshës në fëmijeri. Një studim zbuloi se ushqyerja me gji për jo më shumë se 4 muaj ul mundësitë që një fëmijë të fitojë shumë peshë. Studiuesit sugjerojnë që kjo është për shkak të baktereve të ndryshme në zorrë - foshnjat që ushqehen me gji kanë baktere më të dobishme. Ata gjithashtu kanë më shumë leptinë, ndryshe nga foshnjat që ushqehen me formulë. Leptina është një hormon kryesor për rregullimin e urisë dhe rezervave të yndyrës.
Foshnjat me gji vetë e kontrollojnë sa hanë - thithin derisa të plotësojnë urinë. Në këtë mënyrë, ata krijojnë zakone të shëndetshme që në moshë të vogël.

5. Ushqyerja me gji i bën fëmijët më të zgjuar
Disa studime sugjerojnë se ekziston një ndryshim në zhvillimin e trurit midis foshnjave që ushqehen me gji dhe atyre që ushqehen me qumësht të adaptuar. Dallimi është ndoshta për shkak të kontaktit fizik, kontaktit me sy, vetë intimitetit të aktit të ushqyerjes me gji dhe, natyrisht, materieve ushqyese. 
Studimet tregojnë se foshnjat që ushqehen me gji janë më inteligjente dhe kanë më pak të ngjarë të kenë probleme të sjelljes ose vështirësi në të mësuar kur të rriten. Sidoqoftë, efektet më të dukshme vërehen tek foshnjat e parakohshme, të cilat kanë një rrezik më të lartë të problemeve të zhvillimit. 
Studimet tregojnë qartë se ushqyerja me gji ka efekte të konsiderueshme dhe afatgjata në zhvillimin e trurit të foshnjave. 

Mbi 820,000 fëmijë mund të shpëtojnë çdo vit nëse të gjithë fëmijët e moshës 0-23 muajsh ushqehen me gji në mënyrë optimale.



Globalisht, 3 në 5 foshnje nuk ushqehen me gji në orët e para të jetës. 
 

DOBITË E TË USHQYERIT ME GJI PËR NËNËN 
 

6. Ushqyerja me gji përshpejton humbjen e peshës
Ndërsa disa gra shtojnë peshë kur ushqejnë me gji, ka nga ato që humbin peshë pa ndonjë përpjekje. Ushqyerja me gji, natyrisht, djeg kalori dhe pas 3 muajsh laktacioni do të vëreni djegie të shtuar të dhjamit në krahasim me nënat që nuk ushqejnë me gji. Por për të qenë realist, ndryshimi nuk është shumë i madh.

7. Ushqyerja me gji stimulon kontraktimet e mitrës
Gjatë shtatzënisë, mitra rritet - prej madhësisë së një dardhe arrin madhësinë e një shalqiri - duke mbushur pothuajse të gjithë hapësirën e barkut. 
Pas lindjes, mitra kalon nëpër një proces të quajtur involucion ose kthehet në madhësinë e saj origjinale. Oksitocina, hormoni që rritet gjatë shtatzënisë, udhëheq të gjithë këtë proces. Trupi sekreton doza të mëdha të oksitocinës gjatë lindjes në mënyrë që të lehtësojë vetë aktin, por në të njëjtën kohë për të zvogëluar gjakderdhjen. Gjithashtu ju ndihmon të lidheni me të voglin tuaj. 
Oksitocina rritet gjithashtu gjatë ushqyerjes me gji, këto doza të rritura janë gjithashtu në shërbim të mitrës, nën veprimin e tyre ajo tkurret, duke rifituar gradualisht madhësinë e saj. Studimet tregojnë se nënat që ushqejnë me gji në përgjithësi kanë më pak  gjakderdhje pas lindjes dhe përshpejtojnë involucionin e mitrës.

8. Nënat që ushqejnë me gji kanë një rrezik më të ulët nga depresioni
Depresioni pas lindjes është një lloj depresioni që zhvillohet menjëherë pas lindjes. Gratë që ushqejnë me gji kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë depresion pas lindjes sesa nënat që nuk ushqejnë me gji, sipas një studimi të vitit 2012. 
Nga ana tjetër, ata që vuajnë nga depresioni, menjëherë pas lindjes, kanë vështirësi në gjidhënie ose ushqejnë me gji për një periudhë të shkurtër. Prandaj, nëse vëreni ndonjë simptomë, vizitoni mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ju mbeteni pa qumësht ndërkohë.

9. Ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun nga sëmundjet
Ushqyerja me gji duket se ofron mbrojtje afatgjatë kundër kancerit dhe një mori sëmundjesh të tjera. Koha e përgjithshme e dhënies së gjirit shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të kancerit të gjirit dhe vezoreve. Gratë që ushqejnë me gji kanë një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të:
·       Presionit të lartë të gjakut.
·       Artritit. 
·       Rritjes së yndyrave në gjak.
·       Sëmundjes së zemrës.
·       Diabetit të tipit 2.
 
10. Ushqyerja me gji vonon ciklin menstrual
Ushqyerja me gji ndalon ovulimin dhe menstruacionet. Është një mënyrë që natyra kujdeset për trupin e femrës, duke i lënë hapësirë që të rikuperohet, plus që të sigurojë një pushim midis dy shtatzanive. Ky ndryshim është vërtet i mirëpritur për nënat e reja që papritmas kanë shumë përgjegjësi dhe shqetësime. Por mbani në mend - ushqyerja me gji nuk ju mbron nga shtatzënia!

11. Ushqyerja me gji do t’ju kursejë kohë dhe para
Ushqyerja me gji nuk do t'ju kushtojë asnjë qindarkë, përveç se do t'ju duhet të merrni një pompë qumështi dhe të ushqeheni shëndetshëm. Nëse vendosni të ushqeni me gji, nuk do të keni nevojë:
·       të blini formulë.
·       të vëzhgoni sa qumësht i jepni fëmijës tuaj.
·       të lani dhe sterilizoni shishet.
·       të përgatitni qumësht në mes të natës.
·       të mendoni për strategji për të ngrohur qumështin tuaj kur jeni jashtë.
Qumështi i prodhuar nga gjiri është gati për t’u konsumuar në çdo kohë dhe kudo!
Kokoshka dhe e gjithë familja e mbledhur tog para TV është gjithmonë një ide e mirë, sidomos në dimër. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë këtë film aventureske familjare për legjendarin  dr. Xhon Dulitle. Sapo të bëhet i ve, mjeku i famshëm do të tërhiqet nga bota dhe do të komunikojë vetëm me kafshët e tij ekzotike. Por pasi mbretëresha e re Victoria sëmuret, ai dhe miqtë e tij me gëzof shkuan në ishullin mitik në kërkim të një kure. Në vitin 2020, privilegji i interpretimit të karakterit të mjekut të çuditshëm i përkiste Robert Douni Xhunior simpatik. 
Sillni një atmosferë pozitive në shtëpi përmes aktiviteteve që përfshijnë fëmijët.
 
 
1. Në Youtube kërkoni ndonjë nga videot të #thedadlab#, të cilat janë interesante dhe edukative, sidomos eksperimentet me ujë. Përfshini fëmijën tuaj në procesin e punës.
 
 
2.Nëse jeni në shëtitje me fëmijët ose nipërit tuaj, angazhoni të mbledhin gjethe të thata. Mundohuni që këto gjethe të jenë nga ndonjë lendinë e pastër ose thjesht pastroni ata. Përdorni listat për të prodhuar kafshë të ndryshme si në foto.
 
 
3.Mësoni të dashurit tuaj se punimet me dorë kanë vlerë të pa çmueshme, sidomos kur punohen me materiale natyrore.
Boçet janë një motiv i përkryerqë të punoni dekorime për festat e vitit të ri, apo?

 

Pas moshës 16 vjeçare, rreziku i depresionit rritet tek vajzat


Po, fëmijët vuajnë nga depresioni! Për problemet, gjyshërit do të shtonin: "Asgjë nuk është, do t'i kalojë. Fëmija ndryshon! ”Por ju si prindër nuk duhet ta injoroni. Pacienti më i ri në Maqedoni që vuan nga depresioni është vetëm 7 vjeç, dhe globalisht, në secilën klasë ka 1 fëmijë me depresion.
Nëse fëmija është i trishtuar, nuk do të thotë që ai është në depresion. Por nëse pikëllimi bëhet i vazhdueshëm dhe ndikon në aktivitetet e tij normale shoqërore, interesat, përgjegjësitë e shkollës dhe jetën familjare në përgjithësi, atëherë ai me siguri po lufton një djall brenda vetes. 
Depresioni është një sëmundje serioze, por mund të mjekohet. Dhe kur bëhet fjalë për fëmijët, kjo varet nga shpejtësia e reagimit tuaj sa kohë do të vuajë fëmija. 

Si ta njohim depresionin e fëmijës?
Simptomat ndryshojnë në mesin e fëmijëve dhe shpesh ikin pa u vërejtur nën radarin e prindërve, sepse ato perceptohen si ndryshime normale. Depresioni në fëmijëri vjen në formë të maskuar dhe gjërat bëhen të qarta vetëm kur fëmija fillon të tregojë agresion. Depresioni tek fëmijët fillon ashtu si tek të rriturit, me trishtim, pashpresë dhe lëkundje të humorit.

Depresioni është më i zakonshëm tek djemtë nën moshën 10 vjeçare
 


SIMPTOMAT:
·      Irritueshmëri ose zemërim
·      Ndjenjë e vazhdueshme e trishtimit dhe pashpresës
·      Izolim social
·      Ndjeshmëri ndaj refuzimit
·      Ndryshime në oreks - ulje/rritje
·      Ndryshime në gjumë - pagjumësia ose përgjumja
·      Qarje
·      Përqendrimi i dobët
·      Lodhje dhe mungesë e energjisë
·      Ankesa fizike (dhimbje stomaku ose dhimbje koke) që nuk i përgjigjen trajtimit
·      Aftësi të reduktuar për të funksionuar normalisht gjatë ngjarjeve dhe ndodhive të ndryshme në shtëpi, në shkollë, duke shmangur hobi
·      Ndjenjë e pavlefshmërisë dhe fajit
·      Mendime vetëvrasëse
 
Jo të gjithë fëmijët i kanë të gjitha këto simptoma. Shumica manifestojnë simptoma të ndryshme në periudha të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme. Megjithëse disa fëmijë funksionojnë normalisht në një mjedis të strukturuar, shumica vuajnë nga ndryshime të dukshme në aktivitetet shoqërore, ulje të interesit për shkollë, nota të dobëta dhe ndryshime në pamjen fizike.
 
Kur të kërkoni ndihmë profesionale?
Nëse simptomat e depresionit te fëmija zgjasin të paktën dy javë, është e nevojshme të shkoni te mjeku amë, në mënyrë që ai të përcaktojë nëse mund të ketë një faktor fizik pas tyre, dhe pastaj t'ju drejtoj tek një specialist. 
Mos u habitni nëse mjeku amë ose specialisti juaj ju kërkon të flisni me fëmijën tuaj në mënyrë private. Nuk ka teste specifike për të përcaktuar depresionin, por pyetësorët që përfshijnë tërë familjen dhe të gjitha informacionet personale të përbashkëta lehtësojnë vlerësimin. Trajtimi është i njëjtë si për të rriturit, psikoterapia e shoqëruar nga ilaçet kundër depresionit sipas nevojës.
 
Çfarë tjetër mund të bësh si prind?
Kujdesuni për stilin e jetës së shëndetshme të fëmijës tuaj, në mënyrë që të mposhtni më shpejt depresionin. Le të kujtojmë, ne po flasim për një sëmundje, jo për një ndjenjë apo fazë kalimtare.
·      Dieta e pasur me fruta, perime, drithëra (fasule, thjerrëza, bizele), fara, arra dhe proteina të pastra
·      Aktiviteti fizik për të paktën 60 minuta në ditë, çdo ditë
·      Flini sipas orëve të rekomanduara të përshtatshme për moshën
·      Praktikimi i teknikave të relaksimit
 
Pse pikërisht fëmijët?
Po, jeta e tyre duhet të jetë pa brenga, dhe shpesh nuk është e qartë se çfarë shkakton depresion. Shumë faktorë mund të ndikojnë, duke filluar nga biologjia dhe temperamenti i fëmijës. Trauma, stresi, poshtërimi, ngacmimi (fizik dhe mendor), refuzimi nga mjedisi, depresioni i trashëguar nga prindërit - janë disa nga shkaqet e mundshme. 

Vajzat kanë më shumë të ngjarë të bëjnë vetëvrasje, por djemtë kanë më shumë të ngjarë të shkojnë deri në fund.

Kovid-19 është akoma këtu! Përshtatja ndaj ndryshimeve zhvillimore në jetën e përditshme vazhdon si për ju ashtu edhe për familjen tuaj. Si prindër, ju duhet të hapni rrugën që fëmijët tuaj të përshtaten me "normalen" e re dhe do të keni sukses nëse jepni një shembull të mirë për ta. Fëmijët kërkojnë udhëzime nga të rriturit për të ditur si të reagojnë ndaj situatave stresuese. Ky është shansi juaj për t'i mësuar ato në një model që do të zgjidhë problemet e jetës dhe do t'u mësojë atyre empatinë. Shfrytëzojeni!

 Qëndroni të qetë, dëgjoni ata (fëmijët) dhe ngushëlloni ata

Bëhu shembull.Fëmijët ndjekin reagimet tuaja dhe mësojnë prej tyre.

Kini kujdes si flisni për virusin.Nga diskutimet tuaja mbi temën, varet se  sa frikë do të grumbullojnë fëmijët. Kujtoni rregullisht se do të qëndroni të shëndoshë si familje, pasi do të jeni përgjegjës dhe do t'i respektoni masat. 

Shpjegoni rëndësinë e distancës shoqërore.Është një sfidë e vërtetë për të bindur fëmijët e vegjël që të veshin një maskë dhe ta veshin atë për një kohë të gjatë, kështu që planifikoni shëtitjet tuaja paraprakisht, duke shmangur vendet e ngarkuara dhe afatet kohore. Për fëmijët më të rritur, tregojuni atyre kurbën e rritjes për të kuptuar seriozitetin e situatës dhe hudhjuani përgjegjësinë, që të respektojnë vendimin nëse dalin pa maskë. 

Demonstroni frymëmarrje të thellë.Është thelbësore për qetësimin e sistemit nervor, andaj ushtroni së bashku. 

Përqendrohuni në aspektet pozitive.Ashtu si shoqërimet në natyrë dhe projektet e ndryshme artistike. Ndani orët e ditës, jepuni atyre lirinë të shoqërohen me përgjegjësi, por shumicën e minutave rezervoni për tubime intime, familjare.

Shprehuni dashuri në çdo rast të lirë.
 
 Kontrolloni ndjekjen e mediave
TV, internet, media sociale - duhet të jenë rreptësisht nën kontrollin tuaj. Përcjellja e informacionit më të fundit mund të shtojë frikën tuaj, kështu që sigurohuni nëse fëmija juaj luan me të vërtetë në dysheme ndërsa shikoni lajmet. Shpjegojuni fëmijëve të rritur se gjithçka që qarkullon në internet nuk do të thotë se është e vërtetë. Mësoni se si të njohin lajmet e rreme. Ju duhet të jeni burimi i tyre i parë dhe i vetëm i besueshëm i informacionit. 
 
 Rezervoni kohë për bisedë
 (përshtatur sipas moshës)
Mosha parashkollore- informacion i shkurtër, i thjeshtë për virusin dhe bindja se të rriturit janë këtu për t'u kujdesur për gjithçka. Ofroni disa shembuj të thjeshtë mbrojtjes: "Lajmë duart, nuk prekin asgjë nga toka, veshin rroba të pastra vetëm për në shtëpi".
Shkolla fillore - pritni shumë pyetje nga kjo grupmoshë, por përdorni të vërtetën dhe sa më pak detale të jetë e mundur. Ata ndoshta do të kenë nevojë për ndihmë në ndarjen e së vërtetës nga thashethemet dhe fantazitë. Diskutoni me ta masat e marra nga autoritetet.
Adoleshentët - diskutoni me ta dhe referoni ata në burime të besueshme. Përfshini ata në procesin e vendimmarrjes në lidhje me detyrat e shtëpisë dhe aktivitetet në natyrë.
Për të gjithë fëmijët, inkurajoni ata të verbalizojnë mendimet dhe emocionet e tyre. Jini dëgjues të durueshëm dhe të vëmendshëm!
 
Shëndeti mendor
Kërkoni ndihmë profesionale nëse vëreni një ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e fëmijës tuaj ose disa nga simptomat më poshtë nëse zgjasin më shumë se 2 javë.
Mosha parashkollore- thith gishtin e madh, urinim në shtrat, gjumë i shqetësuar, mungesë oreksi, frikë nga errësira, ngjitje ndaj prindërve, sjellje regresive dhe tërheqje në vetvete.
Shkolla fillore- agresion, nervozizëm, makth, shmangie e detyrimeve, përqendrim i dobët, distancim shoqëror.
Adoleshentët- problemet me gjumin dhe oreksin, konflikte, agjitacioni, sjellja delikate, përqendrimi i dobët, ankesat fizike.
Baza nga e cila duhet të fillojë çdo prind që dëshiron ta quajë veten të suksesshëm

Fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç. janë një sfidë e vërtetë - ata janë kuriozë dhe të gatshëm për të provuar nervat e autoriteteve. Meqenëse nuk vijnë me udhëzime për përdorim, nuk është mëkat nëse gaboni në edukim. Prindërimi mësohet dhe mund të jetë kënaqësi nëse shihni dobësitë tuaja. 

Ju nuk jeni konstantë
Fëmijët janë të pagabueshëm kur e dinë saktësisht se çfarë i pret - kur është koha për të bërë dush, gjumë, lojë ose cilat janë pasojat nëse nuk binden. Sa më të qarta dhe më të parashikueshme të jenë rregullat e lojës, aq më e lehtë është t'i kontrollosh dhe negociosh me ta. 
Strategjia 1:Mundohuni të impononi një rutinë në shtëpi. Kjo nuk është e lehtë, sepse kur dilni nga shtëpia, në skenë dalin gjyshja, gjyshi ose dadoja, dhe bashkë me ta dalin edhe rregulla të reja. Pajtohuni për çdo situatë të re, për shembull, si të veproni nëse fëmija hedh ushqim në dysheme dhe sigurohuni që të gjithë i përmbahen marrëveshjes. Gjyshet konsiderohen si këmbëngulëse, por ato vënë rend në mënyrë të shkëlqyer. Zbatoni rregullat dhe harroni kafenë me miqtë kur është koha që voglushi të flejë, kështu që nuk do të keni problem me disiplinën. 

Shumë orë për familjen
Është kënaqësi kur të gjithë tubohen, por disa prindër, veçanërisht nënat, e teprojnë duke detyruar aktivitete të përbashkëta. Psikologu klinik Tomas Felan, autor i "1-2-3 Magic", thotë: "Fëmijët vlerësojnë kohën e kaluar vetëm me një prind." Ai potencon: "Socializimi me njëri-tjetrin është gjithashtu i mirë për prindërit, sepse atëherë ndalet konkurrenca e pavetëdijshme që ata bëjnë me njëri-tjetrin."
 Strategjia 2: Ju nuk keni nevojë për ndonjë organizim të madh për të kaluar kohë cilësore me fëmijën tuaj, thjesht uluni në dysheme dhe luani. Është edhe më mirë t'i ndani aktivitetet tuaja si prindër, njëri të jetë përgjegjës për sportin, një tjetër të lexoni histori para se të shkoni në shtrat - në këtë mënyrë fëmija do të krijojë një marrëdhënie unike me secilin prej jush. 
 
Ofroni shumë ndihmë
A kërceni në çast nga vendi kur vogëlushi juaj ka vështirësi me ndonjë gjë? Para se të ofroni ndihmë, mendoni nëse me këtë do të dërgoni një mesazh që ai nuk mund t'i a dal i vetëm. "Duke e ndihmuar shumë fëmijën tuaj, ju sabotoni aftësinë e fëmijës tuaj për t'u bërë i pavarur", thotë Betsy Brown Braun, autori i "You're Not the Boss of Me".
 Strategjia 3: "Është e rëndësishme të mësoni fëmijët të jenë tolerantë, veçanërisht kur luftojnë me veten e tyre," thotë Braun. Por kjo nuk do të thotë se është e ndaluar të inkurajoni dhe nxisni që të mos dorëzohen dhe pas çdo sukese t'i shpërblemi me një duartrokitje.

Flisni shumë
Ju keni hyrë në një debat me fëmijën tuaj 2-vjeçar se ai nuk duhet të hajë ëmbëlsira para drekës dhe përfundoi kështu: debat-bindje-zënkë-britma-goditje?! Ky është modeli që prindërit më së shpeshti bien në 90% të rasteve. Fëmijët nuk janë të rritur të mishëruar në një trup të vogël, ata nuk mendojnë në mënyrë logjike dhe shpjegimet tuaja nuk e mbajnë vëmendjen e tyre.
Strategjia 4. Sapo t’i jepni urdhrin fëmijës, mos diskutoni më tej dhe shmangni kontaktin me sy. Nëse fëmija nuk ju dëgjon, jepni një paralajmërim të shkurtër verbal ose numëroni tre. Nëse fëmija nuk pranon të bindet, dërgojeni atë në një cep ose ndëshkojeni në mënyrën tuaj. Pa sqarim, dhe goditjet nuk duhet t'ju vijnë në mend!

Për pjesëmarësit e parë të gjeneratës Y, të lindur midis 1982 dhe 1990, ka ardhur koha që të jenë vetë prindër. Dhe befas rregullat e edukimit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. A janë rregullat e reja të justifikuara dhe të domosdoshme? A është edukimi më i vështirë tani? Apo ishte më e vështirë më parë, por ne e shihnim ndryshe sepse ishim fëmijë? Thjesht, çfarë ka ndryshuar?

Çfarë ndryshoi me të vërtetë?
Si fillim, goditja ka vithet ose duart, zgjatja e veshëve, shkurtimisht thënë, disiplinimi fizik u ndalua, sidomos nëse bëhet në vende publik së paku në shtetet më të mëdha evropiane dhe në shumicën e shteteve të SHBA-ve Tani ka prova shkencore. Një studim 50-vjeçar që përfshin më shumë se 160,000 fëmijë, studim i kryer nga profesorë në universitetet në Austin, Teksas dhe Miçigan, thotë se "rrahjet" në fakt nuk janë një mjet i përshtatshëm për disiplinimin e fëmijëve. Thjesht, agresioni lind agresion. Epo, rrahjet gjithashtu sjellin rezultate të dëmshme të padëshiruara dhe fëmijë-agresor me sjellje antisociale dhe probleme mendore. Dhe këtu u lind problemi i parë për gjeneratën e re. Prindërit e rinj të sotëm, të rritur më parë me ndonjë rrahje, tani duhet të gjejnë mënyra të reja për të fituar respekt nga fëmijët e tyre, metoda të reja për t'u dëgjuar, e cila ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë. 
 
Dikur ishte një libër "1000 pse, 1000 sepse". Sot kzistonë Google. Ne nuk mund t'i “mashtrojmë” fëmijët, të bëjmë sikur nuk dimë, të fshehim dijen ose të pretendojmë se dimë më shumë vetëm sepse jemi prindër. Sot, thjesht gjithçka është e disponueshme në internet. Në fund të fundit, fëmijët do ta zbulojnë të vërtetën vetë, ose të paktën atë që mendojnë se është e vërtetë. 
 
Kombinimi i prindërve jo të pranishëm në shtëpi dhe i lodrave inteligjente relativisht mjaft të qasshme, për fat të keq i bën fëmijët dembelë .
 
Dikur kishte radio, TV, kaseta, CD dhe Tetris, kurse tani kemi telefona inteligjentë dhe tableta me internet të pakufizuar, në dispozicion për shumë njerëz. Çdo gjeneratë do të ketë diçka me çka do të lidhet. Dallimi është se sa kjo teknikë e zgjon ose drejton kreativitetin e tyre dhe si ndikon në zhvillimin e brezave. Kombinimi i prindërve jo të pranishëm në shtëpi dhe i lodrave inteligjente relativisht mjaft të qasshme, për fat të keq i bën fëmijët dembelë.Prindërit, pavarësisht se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kaluar me fëmijët e tyre, nuk janë aq interesant sa videoja më e fundit në YouTube-in e të dashurës ose të dashurit që ata ndjekin. Edhe ne kemi idhuj, kemi mbërthyer postera në mure dhe kemi ëndërruar të shohim ndonjëherë ata drejtëpërdrejt, por shpesh vetëm kemi ëndërruar. 
 
Në kohën kur ne po rriteshim, lodrat që zotëronim ishin të pakëta, dhe sot çdo fëmijë ka shitoren e vet të lodrave në shtëpi. Në të kaluarën, më pak blihej - por më shumë vlerësohej ajo që e kishim, kurse edhe shumë shpesh riparoheshin gjërat, në vend që të hidheshin lodrat e dëmtuara dhe të prositen lodra të reja.
 
Para se të vinim në botë, nënat tona mund të kenë lexuar ndonjë libër se çfarë të presin pas lindjes, dhe me siguri i kanë mësuar  nënat dhe gjyshet  nga përvojat e tyre, dhe kjo ishte "ligj". Tani jemi në garë se cila  nëna e ardhshme ka lexuar ose dinë më shumë, cili libër ose uebfaqe ofron informacionin "më të saktë" dhe të azhurnuar. Informacionet janë në disponueshme, por çështja është nëse ato janë të sakta.
 
Dikur, me shprit pritej foshnja për të kënaqen me të, me vetë ekzistimine tij/saj, tani dhe këtu. Tani, para se të lind, tashmë është i regjistruar në çerdhen më të mirë, dihet se cilin sport do të stërvitet, sa gjuhë do të mësojë, etj.   
Këto situata mund të trajtohen ndryshe. Prindërit tani dinë shumë më tepër për zhvillimin e fëmijëve të tyre se kurrë më parë, për të gjitha hapat e zhvillimit të tyre dhe si t'i ndihmojnë ata. Nëse përdoret si duhet, në të vërtetë të qenurit prind nuk është një punë kaq e vështirë.
 
Nga pikëpamja teknologjike është më e lehtë. Sot, ekzistojnë të gjitha llojet e "veglave" që e bëjnë më të lehtë udhëtimin me fëmijët e vegjël, ushqyerjen dhe larjen e tyre të përditshme, dhe më e rëndësishmja edukimin e tyre. Me celularët dhe me shumëllojshmërinë e aplikacioneve, të gjithë janë më lehtësisht të arritshëm, prindërit, arsimtarët e çerdheve, mësuesit e shkollës, madje edhe fëmijët. Prindi mund të marrë informacione rreth fëmijës së tyre në çdo kohë të ditës, madje edhe video të drejtëpërdrejtë. 
 
Koha e gjysheve dhe gjyshërve si duket po kalon...
Në shoqërinë tonë, është normale që të dy prindërit të punojnë. Sidoqoftë, gjyshet tona nuk kanë punuar, kështu që ka qenë dikush që të na ruajë dhe ishte normale që fëmijët të rriten në prani të gjysheve. Sot, gjyshet e ardhshme janë ende duke punuar, nipërit dhe mbesat po vijnë në jetë më vonë, dhe prindërit po "vënë në dyshim" ndikimin e gjysheve dhe gjyshërve në zhvillimin e fëmijëve. 
Janë bërë shumë hulumtime, dhe të gjithë thonë se shoqëria e gjysheve dhe gjyshërve ka një ndikim pozitiv te të gjithë pjesëmarrësit. Fëmijët zhvillojnë një ndjenjë të përkatësisë së brezave e brezave në të kaluarën, dhe gjyshet dhe gjyshërit, thënë popullorçe,"rinohen". Gjyshet nuk janë me nxitim, ata janë atje gjatë gjithë ditës, janë të qetë dhe kjo ka një efekt pozitiv në temperamentin e fëmijëve. 
Nuk ishte e nevojshme të organizonin shoqërime me fëmijët e tjerë, në një k ëndlojërash ku nënat pinë kafe dhe bisedojnë ndërsa fëmijët luajnë. Thjesht, nëse moti ishte i mirë, gjyshet do të mblidheshin në ulëse, dhe fëmijët përreth tyre do të luanin  llasti, kukafshehtas, pllaka etj. Sot, pothuajse nuk dëgjohet e qeshur e fëmijëve jashtë, fëmijët shoqërohen ekskluzivisht në kënde lojërash ku janë të sigurt, kur prindërit kanë kohë dhe, për fat të keq, shpeshherë edhe nuk kanë kohë. 
 
Janë realizuar një numër studimesh që konfirmojnë se shoqërimi dhe edukimi i fëmijëve nga gjyshërit  dhe gjyshet ka një ndikim pozitivisht të ndërsjellë si për fëmijët ashtu edhe për gjyshërit dhe gjyshet. 
 
Në fund, gjithçka mbëhtete në faktin se secila gjeneratë e prindërve mendon se gjenerata të cilës i përkasin ishte gjenerata më e mirë se ajo që ata po edukojnë tani. Dhe kjo dilemë, me siguri do të vazhdojë ta ngujojë çdo brez. Më e rëndësishmja, çdo gjeneratë përballet me sfida. Realisht, do të jetë më e lehtë për të gjithë ne nëse përpiqemi të përfitojmë nga ndryshimet pozitiv, në vend se të ankoheni për të metat dhe gjërat negative.
 Secili nga ne përjeton stres çdo ditë, pavarsisht a është i punësuar ose jo, a është në pozitë udhëheqëse ose jo. Ditë pas dite, stresi bëhet kronik dhe pikërisht atëherë fillon të ndikoj imunitetin, gjumin dhe shëndetinPrandaj, pushimi, madje qoftë edhe një herë në vit, është i nevojshëm për të gjithë ne. Sidomos kur pushimi bëhet elemet për shoqërim të përbashkët me familjen.
 
Vlerë familjare
Përveç periudhës për relaksim dhe largim të vëmendjes nga obligimet e përditshme, pushimi bëhet edhe kohë për lidhshmëri familjare. Duke pasur parasyshë përditëshmërinë stresuese që e përjetojmë, dhe të dhënat statistikore nga studimet në tërë botën tregojnë se pushimi familjar(edhe ideal do të ishte nëse ndodh disa herë në vit) është i domosdoshëm për gjeneratat e shëndosha fizikisht dhe psiqikisht në të ardhmen:
·       2/3 e bisedave mes prindit dhe fëmijës kanë të bëjnë me rutinën ditore;
·       65% e prindërve thonë se vetëm ndonjëherë luajnë me fëmijët;
·       1 në çdo6 baballarë thotë se nuk dinë si të luajnë me fëmijët e tyre, kurse 1/3 e baballarëve thjeshtë nuk kanë kohë të luajnë me fëmijët e tyre.
·       vetëm një çerek (1/4) e fëmijëve bisedojnë me prindërit më shpesh se një herë në javë për diçka të rëndësishme.
Brengosja më e shpesht e prindëve është shëndeti fizik i fëmijëve të tyre, por njëlloj vëmendje duhet t’i kushtojnë edhe marrëdhënieve mes prindëve dhe fëmijëve dhe se si ajo ndikon te shëndeti mental i fëmijës. 
 
I rëndësishëm për zhvillimin kognitiv dhe mental të fëmijëve
Shumë neurolog dhe psikolog të fëmijëve bëjnë thirrje për pushime aktive familjare për shkak të efektit të cilin e kan ata mbi zhvillimin e trurit te fëmijët. Pushimet aktive familjare janë ata në të cilët prindërit dhe fëmijët bashkarisht luajnë dhe hulumtojnë.Mjedisi në të cilin e kaloni pushimin, qoftë në plazhë ose në mal, ka kushte për aktivizimin dhe zhvillimin e disa pjesëve të trurit të cilat i kemi nga lindja, por rutina e përditshme nuk na lejon që t’i zhvillojmë.Prandaj, bëni kështjella prej rëre, kërceni në valët e detit, studioni plazhin për guaska ose malin për bimë të ndryshme. Duken si lojëra banale, por këto përvoja te ju dhe te fëmijët tuaj shkaktojnë tajimin e hormoneve dhe neurotransmiterëve të cilët e reduktojnë stresin dhe krijojnë ndjenjën e ngrohtësis dhe sigurisë. Me këto aktivitete e ushtroni trurin dhe ia zhvilloni inteligjencën sociale, që në të ardhmen, lojërat fëmijrore të zëvendësohen me ide dhe studime (hulumtime), të cilat fëmijët tuaj mund t’i bëj sipërmarrës ose lider të suksesshëm.

 
Loja në natyrë e përmirëson koncentrimin dhe vëmendjen te fëmijët. Rrethimi me mjedis të gjelbërt ndikon më mirë edhe se barnat te fëmijët meADHD(dëmtimi me reduktim të vetëdijes dhe hiperaktivitet). Duke pasur këtë parasyshë, në disa vende skandinave ka çerdhe të hapura(çerdhe në natyrë) ku fëmijët pothuaj nuk kalojnë kohë në hapësirë të mbyllur.
Shëtitja në natyrë është e mirë edhe për prindërit edhe për gjyshet edhe për gjyshërit. E qetëson trupin, e ul shtypjen, madje edhe kolesterolin. Japonia qysh nga viti 1982 e ka zbatuar“larjen në pyll” si terapi në programën nacionale për shëndet.
Disa studime shkojnë aq largë sa që pohojnë se pushimi aktiv me fëmijët e rrit edhe IQ e tyre, si rezultat i aktivizimit të pjesëve të lartëpërmendura të trurit që zakonisht në përditshmëri në shtëpi nuk i zhvillojmë. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët udhëtojnë kanë nota më të larta në shkollë krahësuar me ata që nuk udhëtojnë.Te kjo, pa dyshim shumë ndikon edhe nevoja që të organizohet dhe të shfrytëzohet koha për të mësuar më mirë dhe në mënyrë më efikase.
 
 
Argëtim për të gjithë
Pushimi familjar mund të jetë shumë argëtues dhe pa stres për përindërit, nëse:
 
- Planifikoni më herët– vizitoni më shumë vende për pushim, jepu detyra edhe fëmijëve që të hulumtojnë dhe bashkarisht sjellni vendim se ku do të shkoni në pushim, pastaj studijoni vendin ku do të dëndroni kur jeni akoma në shtëpi dhe bashkarisht dakordohuni për gjithçka që do të vizitoni dhe cilat aktivitete argëtuse do t’i keni. Kështu, nuk do të keni diskutime çdo mëngjes, e cila është e humbje kohe nga ato ashtu ashtu pak ditë për pushim. 
 
- Mos ndjeni brejtje të ndërgjegjes sepse mund të shkoni në pushim, kurse kolega juaj ose miku juaj nuk ka mundësi, ose, për shkak se dëshironi ta kontrolloni postën elektronike. Për disa njerëzu, më mirë është ta kontrollojnë rregullisht postën elektronike se sa ditën e parë në punë pas pushimit të fillojnë me nivel të lartë të stresit për shkak qindra prosive të palexuara. 
 
- Bëjeni pushimin aventurë– dilni nga zona e rehatisë dhe hulumtoni, kështu do të krijoni përvoja që do të mbahen mend gjatë dhe do të rrëfehen. Kjo është shumë me rëndësi për fëmijët, për zhvillimin e kureshtjes së tyre dhe sepse ata mësojnë me anë të asaj që e bëjnë ose që e përjetojnë vetë. Për fëmijët është shumë me rëndësi të njohin kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, ushqim, se ekziston edhe një botë më ndryshe nga bota e tyre, dhe me anë të aktiviteteve të reja t’i testojnë kufijtë e tyre dhe më mirë ta njohin veten.
 
 - Fotografohuni– madje shumë, sepse vetëm me anë të fotografive mund ta freskoni kujdesën kohë pas kohe, kurse me këtë do të provokoni ndjenja pozitive te vetvetja dhe te familja, sidomos kur jeni të dëshpruar ose kur kur jeni të ekspozuar ndaj stresit.
 
Për pushim të mirë, shpeshherë nuk është me rëndësi lokacioni, sa është i shptrejtë dhe ekskluziv pushimi dhe se sa ditë zgjat, por kujtimet të cilat bashkarisht do t’i krijoni gjatë pushimit.


 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin