Сподели со пријателите

SI dhëmbë të shëndetshëm qumështit

Periudha e dhëmbëve të qumshtit në gojë faktikisht nuk është edhe aq e shkurtë. Dhëmbi i fundit i qumshtit në gojë ngel deri në vitin e dymbëdhjetë, gjegjësisht trembëdhjetë të fëmijës dhe për këtë arsye mendojmë se i njejti nuk guxon të shkujdeset. Cilësia e jetës me dhëmbë të qumshtit të prishur ose të nxjerrur parakohe asnjëherë nuk mund të krahësohet me atë me dhëmbë të shëndoshë të qumshtit, duke filluar nga shprehitë e mira dhe përvojat e mira me stomatologun, me funksionin e përtypjes dhe përgatitjes së ushqimit  për bluarje të mëtutjeshme në traktin digjestive, e deri te ruatja e hapsirës në nofull për daljen e dhëmbëve të përhershëm. Pasi ka shumë për t’u thënë në këtë temë, ne do ta ndajmë në disa periudha dhe në këtë tekst do të përqendrohem mbi periudhën 0-3 vjetçare.
 
Si është renditja e dhëmbëve të qumshtit?
Dhëmbi i parë i qumshtit në gojën e foshnjës më së shpeshti shfaqet mes muajit të katërt dhe të dymbëdhjetë të jetës së foshnjës. Zakonisht këto janë prerësit e parë të poshtëm. Pas këtyre shfaqen dhëmbët prerës të sipërm, pastaj dhëmbët e dytë prerës të sipërm dhe pastaj dhëmbët prerës të dytë të poshtëm. Pas kësaj periudhe pëson një fshehje e vogël, pastaj ka muaji i tetëmbëdhjetë shfaqen molarët e parë ( katërshet), pastaj dhëmbët e syrit dhe në fund molarët e dytë (pesçet). Kësaj radhitje shpesh nuk i kushtohet rëndësi, por te prindërit nuk ka  hapsirë për kujdes deri në moshën tre vjeçare të fëmijës kur edhe rritja e dhëmbëve të qumshtit duhet të përfundoj dhe në gojnën e tyre tashmë kemi njëzetë dhëmbë. Shumë rrallë mund të ndodh që foshnja të lind me dhëmbë.
 
Kur duhet të fillojmë me pastrimin e dhëmbëve?
Që të kemi dhëmbë të shëndetshëm dhe shëndet në gojë më e nevojshme është që të fillojmë me kujdesin ndaj dhëmbëve qysh me shfaqen e dhëmbëve të parë të qumshtit. Në fillim gjithsesi se nuk ka nevojë që të përdorim brushë klasike për dhëmbë dhe pastë. Dhëmbët e parë zakonisht i pastrojmë me gazë të mbështjellur rreth gishtit ose me brushë prej gome mbi të cilën  prindi e vë gishtin e tij. Kjo higjienë foshnjëve ju duket sikur lojë dhe ju ndihmon në krruarjen e qiellzës së fyrë ku do të dalin dhëmbët e qumshtit. Pas ditëlindjes së parë tashmë mundemi të fillojmë me pastrimin e dhëmbëve me brushë, e cila është apostafat për fëmij me një pjesë jashtzakonisht të vogël aktive, e cila rekomandohet të përdoret pa pastë. Dhëmbët e sipërm i pastrojmë nga lartë  poshtë ose ashtu si bjenë shi, kurse dhëmbët e poshtëm nga poshtë lartë ose ashtu si rritet bari. Pastën mund ta zbatojmë në moshën dy vjeçare. Sasia e pastës së dhëmbëve  në brushë duhet të jetë sa madhësia e thoit të foshnjës. Pasta duhet të përshtatet për fëmijë dhe domosdoshmërisht duhet të përmbaj fluoride.
 
Përse prishen dhëmbët e fëmijëve të vegjël?
Ajo që ua prish, gjegjësisht ua shkrinë dhëmbët fëmijëve të vegjël është i ashtuquajturi kariesi “Bottle“. Ky krijohet nga pirja e qumshtit dhe nga lëgjet e ëmblsuar me shishe. Sheqerërat dhe acidet nga ato lëngje, të cilët shumë gjatë mbahen në gojë të fëmijëve, shkrijnë zmaltin e fortë dhe në këtë mënyrë  krijohet karies qarkullues rreth dhëmbëve. Fillimisht ky karies shfaqet si shtresë e bardhë rreth dhëmbëve të cilën me brushë nuk mund ta largoni, kjo faktikisht është demineralizimi i zmaltit. Pastaj kur kariesi thellohet dhe e përfshin edhe dentinën ( pjesën e brendshme të dhëmbit), dhëmbët fillojnë të gërryhen rreth qafës së tyre. Me përparimin e karisit dhëmbët plotësisht shkrihen dhe shemben.
 
Si ti mbrojmë fëmijët nga ky karies?
Duke patur parasyshë se ky karies është shumë intenziv dhe shumë shpejtë përparon ju sugjerojmë prindërve që t’ju shmangen lëngjeve të ëmbla të cilat fëmijët do t’i konsumonin me shishe. Foshnjët dhe fëmijët e vegjël të cilët përdorin shishe kryesisht janë të dhënë pas saj, dhe ky është problemi kryesor. Lëngjet e ëmbla gjatë kohë gjenden në gojën e tyre, gjë e cila ul nivelin e pH në të dhe krijon kushte ideale për shkrirjen e zmaltit dhe shfaqen e këtij lloji të kariesit. Gjegjësisht rekomandohet që fëmijës t’i ofrohet ujë pas secilës pije e cila përmban sheqer ose aciditet perimesh.Në pijet kritike bën pjesë edhe qumshti, sidomos ai i mbrëmjes sepse ai ngel në gojë tërë natën dhe ndoshta është më përgjegjës për krijimine kariesit “Bottle”. Gjatë natës tajimi i pështymës ngadalsohet, me këtë ulet edhe funksioni i shpërlarjes spontane të gojës, prandaj rekomandohet që në mbrëmje fëmijët të konsumojnë ujë. Pas vitit të parë rekomandohet përvetësimi i teknikës  për të pirë nga gota, ku pija do të konsumohet përnjëherë, pastaj goja do të shpërlahet me ujë.
 
A shkaktohen deformime të nofullës nga pirja me shishe dhe përdorimi i thithit të gomës ?
Studimet tregojnë se për zhvillimin e drejtë të pjesës orofaciale ( pjesa e poshtme e fytyrës), përveç faktorit gjenetik, kontribon edhe  dhënia e sisit. Fëmijët të cilët thithin gji ose sis, kryesisht  kanë më pak deformime  të nofullave krahësuar me fëmijët të cilët konsumojnë ushqim me anë të shishes. Dallimi është në mënyrë e  dhënies së gjirit. Gjatë dhënies gji aktivizohen një grup shumë më i madh  i muskujve dhe qumshti nga krahrori nuk thithet por shtyhet me ndihmën e gjuhës dhe lëvizjes së nofullës së poshtme, ku si rrjedhojë kemi  harxhimin gjashtëfishë të energjisë krahësuar me thithjen e qumshtit nga shishja. Aktiviteti i rritur i muskujve në këtë pjesë ndihmon rritjen dhe zhvillimin e duhur të kësaj pjese.
Shprehitë e këqija siç janë përdorimi i thithit të gomës, thithja e gishtit, frymëmarrje me gojë të hapur, futja e gjuhës me dhëmbëve gjatë gëlltitjes, gjithsesi shkaktojnë deformime të nofullës dhe treshes së poshtme të nofullës. Për këtë arsye është me rëndësi se nëse prindërit e vërejnë ndonjë nga këto shprehi të “këqija” me kohë të konsultohen me stomatologun dhe nëse ka nevojë fëmijët duhet t’i nënshtrohen terapisë ortodonciale.
 Për zhvillimin e drejtë të nofullës përveç dhënies gji rol të madh luan edhe konsumimi i ushqimit tjetër pas  periudhës gjashtëvjeçare. Fortësia e ushqimit patjetër të jetë në raport me shkallën e zhvillimit të dhëmbëve, kështu që fëmija do të mund t’i frytëzon dhëmbët për kafshim dhe përtypje, për të cilën edhe shërbejnë dhëmbët.
 
Kur bëhet kontrolli i parë stomatologjik?
Kontrollimin e parë stomatologjik ose te dentisti mund ta bëni me daljen e dhëmbëve të parë, gjegjësisht pas ditëlindjes së parë. Fëmija atëherë njoftohet me stomatologun dhe ordinancën. Prindërit  marrin këshilla të dobishme lidhur me mënyrën në të cilën do të duhet të kujdesen për dhëmbët e fëmijëve të tyre dhe këshilla për ushqyerje të përshtatshme. Kontrollimi  preferohet të bëhet në çdo gjashtë muaj. Kështu mjeku do të mund që rregullisht të ndjek fëmijën tuaj dhe nëse ka nevojë për ndonjë intervenimin të çfardoshëm, ai do të jetë i shkurtë dhe pa dhimbje. Në këtë mënyrë krijoni një pacient të mirë i cili nuk do të ketë frikë  nga shkuarja te  stomatologu dhe do të ketë shprehi të mira për shëndetin në gojë.




Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin