Сподели со пријателите

A dim në mënyrë të duhur t’i mbrojmë fëmijët tanë nga dielli?

S’ka fëmijë i cili nuk ju gëzohet ditëve të nxehta verore. Madje kur gjenden pranë lumit, liqenit ose deti atëherë loja e tyre s’ka fund. Nuk mund të presim nga fëmijët që vetvetiu të kufizojnë qëndrimin në diellë, prandaj kjo detyrë gjithsesi ju takonë prindërve, të cilët duhet të din se lëkura e fëmijës është e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.
Ekspozimi mesatar ndaj rrezeve të diellit është mënyrë e thjeshtë dhe pa pagesë për të fituar sasira të mjaftueshme  të vitaminës D, për shkak të ndikimi të tij pozitiv mbi tërë organizmin, sidomos mbi eshtrat, dhëmbët dhe gjithsesi- për parandalimin e rahitisit.
Nëse fëmija mesatarisht ekspozohet ndaj diellit gjatë tërë vitit, siguritsht shëndeti i tij në jetën e mëtjeshme do të jetë i mirë dhe stabil. 

Masat e kudjesit
Foshnjët dhe fëmijët e vegjël janë shumë më të ndjeshëm ndaj rrezeve ultravjollcë (skuqe,fshika, dëmtimi i lëkurës, mplakje e hershme, etj.) sepse kanë lëkurë më të ndjeshme dhe më të hollë krahësuar me të rriturit.
Shumë prindër supozojnë se foshnjët dhe fëmijët e tyre ndjehen mirë në diellë deri sa në lëkurë nuk vërehen skuqe të lëkurës. Fatkqesisht, janë gabim. Djegiet nga dielli nuk mund të shihen deri sa të formohen, por kur shihen, atëherë është vonë. PËRSE? Sepse vetëm 2-4 orë pas ekspozimit në diellë, lëkura bëhet e kuqe, kurse shumë më e kuqe vetëm pas 10-14 orëve pas ekspozimit në diellë. Te djegiet e rënda paraqiten fshikat të shoqëruara me dhimbje lokale, kurse në raste më të rënda - kokëdhimbje, përzierje dhe sfilitje. Skuqa e lëkurës, zakonisht,  fillon të tërhiqet pas 48-72 orë.

Mbroni foshnjët   
Rrezet e diellit dhe koha e nxehtë te foshnjët mund të shkaktojnë disa probleme, para se gjithash, ka të bëj me paraqitjen e fruthit të lëkurës, oreksin e reduktuar dhe nervozën.
Te foshnjët nën moshën 6 vjeçare nuk rekomandohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në diellit, si dhe vendosja e kremrave me faktor mbrojtës. Foshnjët mund të qëndrojnë në diellë nga ora 7-10 paradite dhe pas orës 17 pasdite. Koka gjithmonë duhet të mbrohet me kapelë me strehë të gjërë. Kapela duhet të mbuloj pjesët e ekspozuara, siç janë buzët, hundën dhe veshët. Duhet të rritet konsumimi i lëngjeve! Mos e stërnxehni foshnjën. 
Te foshnjët 6-12 muajsh duhet ekspozimin mesatar dhe i shkurtër ndaj diellit. Gjithmonë shfrytëzoni tesha të lehta dhe kapelë me strehë të gjërë.

Ushqyerja e foshnjëve gjatë verës
Foshnjët gjatë verës duhet të konsumojnë më shumë lëngje. Foshnjët të cilët thithin gji duhet të ushqehen më shpesh, kurse atyre të cilët  ushqehen me qumësht të adaptuar më shpesh t’ju ofrohet ujë. Me rritjen e temperaturës gjatë verës, me rëndësi është të kujdesemi se si veprojmë edhe me artikuj ushqimor nga të cilët përgatisim porcione. Bakteriet preferojnë mjedis të ngohtë dhe për këtë arsye kushtoni kujdes mënyrës se si i ruani dhe i përgatisni artikujt ushqimor. Kjo nënkupton që të respektohet temeperatura e cekur në paketim, kurse porcionet e përgatitura të konsumohen menjëherë.

Uji është më i rëndësishëm
Gjatë periudhës verore foshnjëve duhet t’ju sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit. Gjatë verës foshnjët djersiten më shumë dhe shumë shpejt mund të dehidratojnë. Për këtë arsye foshnjët duhet të konsumojnë mjaft ujë, e cila jo vetëm që do të reduktoj nxehtësin e trupit, por edhe do të pengon edhe kapsllëkun. Këshillë: çdo orë ofroni fëmijës tuaj ujë.

Mbrojtja e fëmijës
Te fëmijët deri 12 vjeçar rekomandohet ekspozimi gradual në diellë me përdorim të domosdoshëm të kremit me faktor mbrotjeje dhe tesha të volitshme. Së paku 30 minuta para daljes në diellë, me krem mbrojtës duhet të lyhen tërë pjesët e trupit të cilat nuk mbulohe nga teshat. Fëmijët duhet të lyhen çdo 2-3 orë ose menjëherë pas daljes nga uji, sepse një sasi mirë e kremit largohet kur dalin nga uji.

Ushqyerja e fëmijëve gjatë verës  
Fëmijët kanë nevojë për më shumë lëngje gjatë periudhës së verës kur edhe janë më aktiv fizikisht. Për këtë arsye, gjithmonë uji duhet të ju ofrohet kur kanë nevojë. Nëse fëmija më shumë ka dëshirë të pi lëngje, kujdesuni që ato të jenë natyror dhe të freskëta. Mos konsumoni ushqim shumë të yndyrshëm, por shfrytëzoni më shumë pemë dhe perime. S’ka fëmij i cili nuk dëshiron akullore, por, mbani llogari që konsumimi i akullores të mos jetë zëvendësim i porcionit ose hajes.
Ëmbëslirat duhet zëvendësuar me perime stinore të freskëta, ëmbësira pemësh dhe kremra nga perime të freskëta.

Recetë e shkëlqyer, domosdoshmërisht bëjeni!
Krem nga pemët e malit dhe bananja
Përbërsit e nevojshëm:
- 4 banane
- 300 g pemë mali (mundet edhe e ngrirë)
Përziej bananet dhe pemët e mali në mikser. Vendos kremin në gotë për akullore në frigurifer së paku 1 orë. Kënaquni me shijen natyrore frekuese.

VËRETJE E RËNDËSISHME
Në valixhe paketoni shumë vëmendje, kujdes dhe durim, por mos harroni edhe fotoaparatin për fotografi, për t’i përjetsuar buzëqeshjet e lumtura të cilat fëmijët tuaj do tua dhurojnë.Për këto emocione nuk ekzistojnë as rregulla e as kontraindikacione.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin