Сподели со пријателите

Fëmijët dhe ushqimi

Prindërit gjithmonë mendojnë më të mirën për fëmijët e tyre dhe tentojnë tj’u sigurojnë ushqim cilësor, por ndonjëherë, siç duket, gabimet e vogla mund të krijojnë shprehi të këqija te të dashurit tonë.

 

1. Prindërit kontrollojnë çka hanë fëmijët

Prindërit vendosin se cilat lloje të ushqimeve do të blihen dhe do të ruhen në shtëpi, në cilën mënyrë do të përgatiten si dhe ku do t’ju servohen fëmijëve. Bleni ushqime të shëndetshme, të ndryshme, natyrore dhe të freskët, përgatisni ushqime të balancuara dhe shmangni blerjen e ushqimit të procesuar. Shëndeti dhe shprehitë e ushqyerjes te fëmijët dhe tërë familjet varen nga rregullat ushqimore të cilat do t’i përcaktojnë prindërit.

 

2. Harroni zgjidhjen „mbaro tërë pjatën“

Të nderuar prindër, mos i detyroni fëmijët e juaj që të hanë kur janë të ngopur dhe mos insistoni me zbatimin e rregullit „mbaro tërë pjetën“ me të cilën janë rritur shumë fëmijë. Shprehia që të ndërpresin ngrënien kur janë të ngopur dhe të mos hanë shumë është shumë me rëndësi sa i përket kontrollit të peshës së trupit gjatë tërë jetës. Fëmijët kanë instikte natyrore, kurse detyra e prindërve është që t’i ballafaqojnë ata me aftësitë e krijuara nga natyra që në mënyrë të drejtë të kuptojnë dhe dëgjojnë nevojat e trupit të tyre.

 

3. Ofroni fëmijëve mundësinë për zgjedhje, por vetëm me ushqimin të cilin ju do ta ofroni

Ndonjëherë fëmijëve duhet t’ju ofrohet ndjenja e zgjedhjes dhe lirës, por me kujdes, ofertë nga e cila fëmijët duhet të zgjedhin sërish nën kontrollin e prindërve, gjegjësisht, ofroni mundësi të shëndosha. Definoni dhe respektoni kohën për vakte kryesore dhe për meze dhe brenda këtyre kornizave ofroni zgjedhje.

 

4. Filloni herët

Pranimi i shijeve të ndryshme zhvillohet që kur fëmijët janë foshnjë. Në përputhje me moshën e tyre dhe rekomadimet e duhura për ushqim, ofroni shije të reja me ushqime të shëndetshme fëmijëve tuaj, por jo me dhunë, mos insistoni, dy-tri lugë janë të mjaftueshme. Ofroni fëmijëve shije të reja gradualisht, me porcone të ndryshme dhe jepuni kohë që të përashtaten. Kërkoni nga fëmijët më të ritur, me të cilët mund të komunikoni, që të provojnë një kafshatë nga ushqimi të cilin më herët nuk e kanë provuar.

 

5. Pasuroni menynë e fëmijëve për ushqim

Fëmijët janë kureshtar dhe dëshirojnë të provojnë gjëra të reja sidomos kur hani jashtë shtëpisë, në mjedis tjetër. Kërkoni që të provojnë ushqim nga pjata juaj, por mos insistoni. Porosisni ushqim të cilën do ta hanë të gjithë në tavolinë dhe i cili do të jetë mundësi për të mësuar shije të reja.

 

6. Edhe lëngjet janë ushqim

Mos anashkaloni vlerën ushqyese të lëngjeve, siç janë qumështi dhe lëngjet (instistoni për lëngjet natyrore). Njëkohësisht, mos teproni me lëngjet natyrore për shkak të përmbatjes së sheqerit, megjithatë duhet të krijohet shprehia që uji duhet të jetë bazë për rehidratim.

 

7. Ushqimet e ëmbëla duhet të qëndrojnë në vendin e vet i cili dihet vetëm nga prindërit

Dhënia e produkteve të ëmbëla me sasira të kufizuara është në rregull, por asesi nuk guxoni të lejoni që ëmbëlsira të jetë arësye për ngrënien e ushqimit. Që të shmangen situatat në të cilat fëmijët i përcaktojnë dëshirat e veta për produktet e ëmbëla, përgatisni sasi të saktë të cilën dëshironi që fëmija ta konsumon. Provoni t’i mbani produktet e ëmbëla largë nga sytë dhe duart e fëmijëve (nëse i dinë se ku gjenden ëmbëlsirat, shumë më vështirë do ta kontrolloni dinamikën dhe sasinë e produkteve të ëmbëla në ushqimin e tyre).

 

8. Ushqimi nuk zëvendëson dashurinë

Çdo ditë fëmijët merren me streset dhe emocionet e tyre fëmijërore të cilat nuk mund të kompenzohen me ëmbëlsirë. Motivoni fëmijët me përqafim, kujdes dhe me lëvdrata.

 

9. Ju jeni model i sjelljes për fëmijën tuaj

Fëmijët i përvetsojnë të githë punët të cilat ndodhin rreth tyre dhe i pranojnë modelet e sjelljes dhe shprehitë e prindërve të tyre me të cilat rrethohen. Prindërit janë shembull për fëmijët e tyre, prandaj rekomadoheni që të zgjedhni opsionet e shëndosha sa i përket ushqimit, mos t’i tejkaloni vaktet, aq sa është e mundur hani të gjithë bashkë në tryezën e njejtë pa TV të kyçur dhe mos hani shprishë para TV dhe kompjuterit. Merrni fëmijët në tregun e gjelbërt ku do të njihen me botën e ndryshme dhe të larmishme të pemëve dhe perimeve, kur gatuani ndani detyra të vogla ku edhe vetë do të dëshirojnë ta provojnë ushqimin e përgatitur edhe me ndihmën e tyre.

 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin