Сподели со пријателите

PRINDËRIA – PRIVILEGJ MË I MADH

Jeta është plotë me qëllime, disa janë të arritshme dhe të lehtë, kurse disa të tjerë janë më të vështira dhe të paarritshme. Sa më i rëndë të jetë qëllimi, po aq e rëndë është rruga për ta arritur atë qëllim, por edhe kënaqësia është më e madhe. Thuhet se prindëria është privilegji më madh i njeriut, por logjikisht edhe një nga privilegjet më të vështira. Kjo është njëlloj sikur ecja mbi litar. Një hap i gabuar dhe dëmi është shumë i madh.
Si të bëhemi prind i mirë dhe si të rrisim një fëmijë të shëndoshë dhe të edukuar është pyetje të cilën e parashtron secili prind. Për një përgjigje të mirë të kësaj pyetje duhet të merren parasyshë shumë faktorë dhe kushte, por ndoshta e vërteta fshihet në parakushtin se për një fëmijë të edukuar mirë është i domosdoshëm një prind i edukuar mirë.
Asnjëherë nuk është vonë për asgjë. Jeta na mëson se asgjë nuk është e pamunudrur dhe e paarritshme, megjithatë duhet filluar nga vetvetja.

Derën e parë e hapim ne
Sjellja e fëmijëve drejtpërsëdrejti varet nga sjellja jonë ndaj tyre, ndaj anëtarëve tjerë të familjes dhe ndaj mjedisit. Gabimet tona në të ardhmen do të jenë edhe gabime të tyre. 
Si të trajtojmë dhe si të bëhem shembull i mirë për sjellje të mirë?
KUR QORTOJMË – Qortimi i fëmijëve nuk sjell ndonjë dobi, madje as për ne e as për fëmijët. Por sërish, kjo është metodë e shpeshtë që e zbatojmë kur  “ kemi ndonjë ditë të keqe“. Por, edhe fëmijët mund të hyjnë në „fazë të keqe”  sidomos në ditë të këtilla dimore të mbyllur në shtëpi, energjitë dhe kreativitetin e tyre e shprehin në mënyrën e tyre të veçantë duke bërë shumë zhurmë dhe çrregullim në shtëpi. Por në vend se t’ju afrohemi me dashuri dhe kujdes, atë që fëmijët e fitojnë është një „QETËSOHUNI MË!“ histerike. Dobi nga kjo pothuaj nuk ka aspak. Përveç që ndoshta më vonë do t’ju brej ndërgjegja, kurse fëmijët vetëm do të ndjekin shembullin tuaj, dhe si rezultat do të shëndrohen në fëmij të zhurmëshëm të vërtetë. Fillimisht kontrolloni nëse fëmija është i uritur, ndoshta ka nevojë të zhvishet ose, thjeshë janë mërzitur dhe janë të etur për lojë dhe kujdes.
Taktika të dobishme në situata të tjera
Kur fillon stuhia fëmijrore, qasja duhet të jetë me përqafime,  gudulisje ose me ndryshim të lokacionit (fëmijët shumë shpejtë bezdisen në një vend dhe shpeshë dëshirojnë të dalin jashtë). Ndryshimi i aktivitetev është dëshmuar efikas (nëse bezdisen nga loja e tyre, angazhoni ata që t’ju ndihmojnë me aktivitete tuaja). Në këtë mënyrë me anë të lojës do të arrini të përfundoni edhe disa obligime në shtëpi (pastrim, përgatitje të ushqimeve, etj.)
 
KUR PËRDORIM FJALOR TË PAPËRSHTATSHËM DHE VULLGAR – Me siguri shumë herë keni premtuar se do të silleni shembullor dhe se nuk do të përdorni fjalor vullgar dhe sharje jo vetëm para fëmijës suaj, por përgjithsisht. Kështu është deri në „dalje nga takti“. Në një afekt të tillë, fjalët e papërshtatshme dhe sharjet shumë lehtë depërtojnë në fjalorin tuaj, kurse fëmijët tuaj tërë këtë shumë saktë e mbajnë mend dhe më tutje e përdorin në fjalorin e tyre. Fëmijët nuk dinë saktësisht ta shqyptojnë emrin e tyre, por prandaj, çuditërisht, të sharat dhe fjalët e papërshtatshme mund t’i shqyptojnë pa asnjë vështirësi.
 
HUDHJA E MBETURINAVE – Shpesh mendojmë se askush nuk na sheh, prandaj mbeturina të imëta si çamçakëza, cigare, etj., i hudhim pa pardon në vende publike, në parqe, me arsyetim se nuk ka kosh të përshtatshëm për mbeturina. Rast më interesant dhe më i shpesh është shembulli kur hudhim mbeturina kur jemi në veturë. Nëse këtë e bëjmë para syve të fëmijëve, dëmi më shumë se dyfishohet. Edhe për mjedisin, edhe për sjelljen dhe krijimin e shprehisë te fëmijët. Për dallim nga kjo,  tregoni kujdes ndaj mjedisit dhe bëhuni shembull me kujdesin ndaj mjedisit. Mbani mbeturinat e imëta në duar, xhepa dhe çanta tuaja. Bëni gara kush i pari do të arrij ose do të gjej kosh plehrash ku do ti hudhim mbeturinat!
 
NË TRYEZË TË PËRBASHKËT – Është fakt se vazhdimisht e më rrallë ulemi në drekë ose darkë bashkarisht, madje edhe kur mblidhemi të gjithë bashkë ( zakonisht në fundjavë) pothuaj domosdoshmërisht e kemi TV e pashmangshme në sfond. Në një mënyrë, kjo është dukuri normale. Paramendoni një drekë punë me TV në të cilin ju „ shikoni”. Sigurisht se një luks të tillë nuk do ja lejoni vetvetes. Fakti i përbashkët është moment i mirë dhe mundësi e mirë për t’ju kushtuar vëmendje fëmijëve, si dhe t’i respektojmë ata.  
Rrallëherë dikush e shkyç ose nuk reagon ndaj ziles së celularit gjatë grënies së drekës. Menjëherë kërcejmë që të përgjigjemi. Kurse, kur fëmijët tuaj do të bëhen adoleshent dhe do ta bëjnë të njejtën, atëherë do të vijoj reagimi i njohur : „mbaro ushqimin një herë, se nuk ka ra sheqeri në ujë!“ Ashtu pra, koha në tryezën e përbashkët është një ritual i mirë të cilin fëmijët tuaj do të duhet ta bartin ose kultivojnë edhe në familjet tyre në të ardhmen. Andaj, shkyçni telefonat dhe TV. Lëshoni muzikë relaksuese dhe kënaquni.  Mos harroni fjalën magjike „ju bëftë mirë“  dhe qëndroni në tryezë deri sa të çohen të gjithë.
 
PËRDOR FJALË MAGJIKE – Mos harroni t’i faleminderoni fëmijëve tuaj kur ju ndihmojnë me diçka. Jepuni diçka duke ju thënë “ urdhëroni”. Nëse bëni diçka gabim, kërkoni falje nga ata. Mos jepni vetëm urdhëra: „ma jep këtë, ma jep atë“, pa ju lutur. Më vonë do të befasoheni dhe do të njeheni keq kur fëmija do të filloj me tonin e njejtë dhe mënyrën e njejtë ose do të ndjeheni të turpëruar kur ai do t’ia bën këtë diku tjetër.
Mos i ndërpritni fëmijët kur ata tentojnë t’ju tregojnë diçka. Keni durim t’i dëgjoni madje dhe  gjërat më banale.
Nënpyetjet e vazhdueshme të fëmijëve janë të lodhëshme, por është mirë kur fëmijët janë kureshtar dhe kur dëshirojnë të mësojnë diçka. Më shumë do t’ju gëzoj kjo se sa të jenë indiferent ndaj botës që e rrethon.
 
Gabime të cilat i bëjmë çdo ditë shfaqen në edukimin dhe sjelljen e fëmijëve tonë. Sa më herët të fillojmë  t’i korrigjojmë te vetvetja, aq më shumë do të kursejmë vetveten nga kokëdhimbjet vijuese të cilat shkaktohen  nga sjellja e keqe ose jo e duhur.

Këshillë
Asnjëherë mos i fajsoni fëmijët për gabimet e bëra, faji është i yni sepse nuk kemi tentuar ose nuk kemi ditur t’i mësojmë më mirë.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin