Сподели со пријателите

PUBERTETI fazat e zhvillit te femrat dhe meshkujt

Puberteti është periudhë e jetës kur fëmijët prjetojnë ndryshime të mëdha fizike dhe emcionale, kur nga fëmijë ngadal kalojnë në individë të rritur.Rritja fillon në gjysmën e parë të pubertetit, por mbaron kur mbaron edhe vetë puberteti.Përveç rritjes fizike dhe ndryshme fizike të trupit puberteti paraqet “moshën turbulente” kur bëhet fjalë për ndryshimet dhe përjetimet emocionale dhe psiqike te adoleshentët.
 

Kur fillon puberteti?
Tërë fëmijët në botë kalojnë nëpër pubertet. Te vajzat puberteti ndodh mes moshës 10-14 vjeçare. Me kalimin e viteve, kufiri vjetor për hyrje në pubertet vazhdimisht reduktohet.Mosha mesatare për paraqitjen e ciklit të parë menstrual në vitin 1900 ishte mosha 15 vjeçare.Deri në 1990-tat u reduktua tashmë në moshën12,5vjeçare, dhe vazhdon të reduktohet nën moshën 10 vjçare. Lloji i ushqimit, ushqimi i pasur me pesticide dhe ndotja e mjedisit (ajëri dhe toka) konsiderohen si shkaktar kryesore të kësaj tendence.
Në moshën e paraqitjes së shenjave të para poashtu ndikon edhe faktori gjenetik dhe historia familjare për pubertetin e prindërve.
Ekzostojnë edhe raste të paraqitjes së hershme dhe të vonshme të pubertetit. Nëse shenjat e para janë paraqitur  para moshës 6 vjeçare (vajzat e racës së zezë) ose 7 vjeçare(vajzat e racës së bardhë), ose para moshës 9 vjeçare te djemt konsiderohet si pubertet i hershëm. Nëse shenjat e para paraqiten pas moshës13,5 vjeçare(vajzat) dhe pas moshës14vjeçare(djemt), konsiderohet si pubertet i shtyrë. Për çdo dyshim më së mirë është të konsultoheni së pari me mjekun para se të sjellin ndonjë vendim.
 
Ndryshimet e para
Puberteti është fazë e zhvillimit biologjik në të cilën fëmijët seksualisht të pjekur bëhen të gatshëm për shumim. 
Te fëmijët ndryshimet e para që i shkaktojnë horomonet janë te testiset– rriten dukshëm dhe tajojnë testesteron dhe sperm. 
Te vajzat shenjat e para drejtohen ka rritja e gjive.
Pastaj paraqiten qimet e para nën sqetulla, dhe te ato rreth gjenitaleve. Ndryshimi i fundit fizik te meshkujt janë qimet në fytyrë, që njihen si mjekër dhe mustaqe.
Gjatë asaj periudhe 2-3 vjeçare sa edhe zgjat faza e pubertetit, thuhet se trupi rritet dukshëm ose përnjëherë. Disa fëmijë ndodh që të rriten edhe me 10 cm në vit. 
Si rezultat i krijimit të testesteronit, te djemt ndodhin disa ndryshime në formën e trupit.Krahërori bëhet më i gjërë, trupi më shumë muskuloz, gjenitalet rriten, për pak kohë rriten dhe gjitë, po më shpesh tërhiqen kur mbaron puberteti. Djemt bëhen burra edhe kur zëri ju pëson mutacion dhe bëhet më i thellë. 
 

Trpi i vajzave mbushet dhe rrumbullaksohet. Kofshat zgjerohen, gjitë rriten, fillimisht me ëntje të vogël nën thithe,dhe jo barabartë, njëri gji më shpejtë se tjetri, por në fund barazohen shpeshherë. 
 
Më shpesh dy vite pasi të fillojnë të rriten gjitë te vajzat, ndodh edhe një ndryshim shumë i rëndësishëm– cikli i parë menstrual. Cikli zakonisht zgjat nga 2-7ditë dhe mund të shoqërohet me dhimbje me intenzitet të madh ose të vogël. Për tejkalimin më të lehtë të ciklit të parë, me rëndësi të madhe është përgatitja e duhur dhe diskutimet nga prindërit (më shpesh nëna).


Jo të gjithë ndryshimet janë të mira
Pjesa më e madhe e fëmijëve kalojnë edhe  nëpër një ndryshim– paraqitja e akneve. Te disa lëkura vetë pastrohet për disa muaj, kurser disa akne janë probleme që zgjasin me vite. Më shpesh mjafton që fytyrën ta pastrojmë dy herë në ditë me ujë të vakët dhe sapun të butë ose tonik, por nëse ka nevojë mund të konsultohet edhe kosmetikët ose mjek i lëkurës. Në asnjë rast nuk rekomandohet që fëmijët vetë t’i trajtojnë dhe t’i përdorin preparatet sipas dëshirës së tyre.
Edhe një ndryshim jo shumë i rëndësishëm është aroma e re e trupit, sidomos nën sqetulla.Nën ndikimin e homoneve, fillojnë me punë gjëndrat në lëkurë, duke përfshirë edhe gjëndrat e djersës në sqetulla. Kur djersët dhe bakteriet në sipërfaqen e lëkurës përzijhen, krijohet një erë e pa këndshme. Që të reduktohet paraqitje e erës së trupit, më së miri është që fëmijët të bëjnë dush çdo ditë, dhe domosdoshmërisht menjëherë pas aktivitetit sportiv me përdorim të mjeteve të ëmbladhe naryrore për higjienë.
Tërë ndryshimet gjatë pubertetit janë normal, edhepse deri diku janë jo të këndshme. Te vajzat mund të paraqitet edhe kullimi i bardhave vaginale, kurse te meshkujt paraqitet ereksioni. Në fillim ereksioni paraqitet shumë shpesh madje edhe pa ndonjë arsye. Por me kalimin e viteve të pubertetit, ashtu edhe ereksionet e shpeta reduktohen. 
 
Vite të çmendura
Ndryshimet fizike ndodshta tolerohen më shpesh. Por, ndryshimet emocionale janë ato për të cilat ne i quajmë vite të çmendura. Adoleshentët janë të hutuar, të ndjeshëm, shumë lehtë shqetësohen, janë temperament, reagojnë vrullshëm dhe më ndryshe se më herë që është hutuese edhe për mjedisin sidomos për prindërit.Shumë është me rëndës që në këto vite prindërit të jenë të pranishëm aq shumë sa është e mundur në jetën e fëmijëve, pavarsisht nga refuzimet të cilat do t’i pranoni, sepse faza është ajo, prindërit nuk janë as autoritet, dhe as mjaftë zbavitës për shoqëri.Por me komunikimin intenziv dhe ndonjëherë me ndihmë profesionale, nëse ka nevojë, duhet t’ju sqarohet fëmijëve për procesin nëpër të cilin kalojnë dhe me rëndësishën për adaptimin me ndryshimet e shkaktuara. 
 
Ka fundi i pubertetit intensifikohen edhe ndjenjat seksuale dhe nevojat seksuale.Fëmijët kanë shumë pyetje të pa përgjigjura, ndjenja të përzijera dhe prandaj është me rëndësi që për këto ndjenja me prindërit ose me dikë tjetër të rritur me të cilët ndjehen të lirë t’i diskutojnë këto tema. Me rëndësi është që ata të arrijnë te përgjigjet e duhura.
 
Por, nuk janë tërë emocionet e këqija.Kjo është periudhë kur adoleshentët krijojnë bazën për interesat dhe qëllimet e tyre, dhe mësojnë se si të komunikojnë me mjedisin në mënyrë të shëndoshë.
 
Puberteti nuk fillon te të gjithë fëmijët e klasës ose shokët e një shoqërie në të njejtën kohëTe disa më herët, te disa më vonë, por në fund të gjithë arrijnë në qllimin e duhur

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin