Сподели со пријателите

Prindër të lumtur – fëmijë të lumtur

Pas ardhjes së fëmijëve në këtë botë, numri më i madh i prindëve thjeshtë harrojnë jetën e tyre ose jetën e tyre bashkëshortore. Fëmijët bëhen qendër e vëmendjes. Për ata bëhet edhe e pamundur, por pothuaj në të gjitha rastet sociale, temat e bisedave janë vetëm fëmijët.Shumë shpesh edhe komunikimi mes partnerëve është për të njejtën temë. Ku të shëtisin, cili është aktiviteti i radhës, çka t’ju blejnë, si t’i bëjnë më të mirë se shoqët e tyre. Ashtu gara fillon nga hapat e tyre të parë...
 
Ku janë prindërit në këtë çështje
Të humbur në rrëmujën e vazhdueshme pas kohës dhe të hollave, harrojnë plotësisht veten dhe partneren e tyre. Madje disa harrojnë se çfarë persona kanë qenë dhe çka ka bënin para se ta rrisnin disa herë familjen e tyre. Dhe pikërisht, të lindin fëmijë dhe të shëndrohen në individë dashamirës është begati dhe dhuratë më e madhe që dikush mund t’i jep vetvetes ose botës, por jo edhe arsye që të humbet ose të harroj identitetin e vet.
 
Për fëmijë të lumtur dhe të shëndoshë, nevojiten prind të lumtur dhe të shëndoshë
Sepse, që të krijohen fëmijë të shëndoshë, nevojiten prindër të shëndoshë.Nëse i dëgjoni ekspertët ose prindërit të cilët e kanë zakon të brengosen edhe për veten, jo vetëm për fëmijët e tyre, do ta shihni se që të keni famije të lumtur nevojitet që të kudjesen për vetveten dhe lidhjen martsore në të njejtën kohë. Shembull tipik për këtë janë Danezët, Holandezët dhe popujt tjerë skandinav që jetojnë me këto parime. 
Danimarak disa herë me radhë është shpallur si vend më i lumtur për të jetuar, kurse Danezët për popull më i lumtur në botë, kurse fëmijët në Holandë janë fëmijë më të lumtur në botë sipas “Unicef”“.
Atëherë, ku qëndron sekreti dhe cilat janë  rregullat dhe parimet e tyre?
Danezët, për shembull, nuk e preferojnë rrahjen si masë disiplinuese. Por e kundërta, përdorin empatinë që të mund të lidhen me fëmijën, duke caktuar kufij të qartë, por duke ju shmangur ultimatumeve ose kërkimit të bindjes.Prindërit punojnë në zhvillimin e respektit reciprok, duke ju sqaruar arsyet pas rregullave të vendosura dhe në mënyrë të qetë i përgjigjen sjelles problematike te fëmijët.Nëse, si prind, ndjeni se e humbisni kontrollin, atëherë më mirë të jepi një pauzë. Nëse prindi është i qetë,edhe fëmijët do të jenë të qetë.Nëse fëmiju kalon një periudhë të zemrimit, atëherë ju patjetër ta udhëhiqeni dhe ta nxjerni nga kjo periudhë e zemrimit dhe e mërisë.Andaj, lejoni fëmijën t’i shpreh emocionet dhe urdhëroni atë që të vij te ju kur të jetë gati për bisedë.Nëse vëmendja na është drejtuar ka ai, me siguri edhe të qamurit do të ndalen më shpejtë dhe më shpejtë do të mund të flasim me të se si ndodhi e gjithë kjo dhe se si nuk duhet të përsëritet. E saktë, çdo fëmijë është individ i ndryshëm, ka fëmijë më të lehtë dhe më të vështirë për bashkëpunim, dhe nuk ka ndonjë zgjidhje universale e problemeve, por askush asnjlherë nuk ka thënë se të bëhesh prind është punë e lehtë dhe e thjeshtë. Por, nëse punoni vazhdimisht në zhvillimin e personalitetit tënd(njeriu mëson sa të jetë gjallë, apo?!), më lehtë do t’i ballafaqoni edhe fazat e zhvillimit të vetë fëmijëve tuaj. Familja krijohet dhe ndërtohet tërë jetën, ashtu si edhe zhvilohet identiteti i fëmijëve tuaj.
 
Roli i prindërit ka fillim, por nuk ka fund,dhe nuk është edukimi vetëm në periudhat kur fëmijët janë të shqetësuar ose kur e testojnë durimin tonë.Mënyra si ju afrohemi në periudhat kur janë të qetë, jo vetëm që direkt ndikon në mirëqenien e përgjithshme të tyre, por edhe në mënyrën se si ata do të reagojnë ndaj mjedisit rreth tyre dhe sa do të kenë mirëkuptim dhe thimbshuri për të tjerët. 
 
Koha e kaluar bashkë është shumë me rëndësi
Për Danezët, shumë është me rëndësi koha që kalohet sëbashku. Dhe ky nuk është trend, por mënyrë e përditshme jetese.Pikërisht dihet dhe respektohet orari i punës për prindërit, kështu që përditë mbetet mjaft kohë për shoqërim me fëmijët. Prandaj, fëmijët nuk shkruhen në shumë aktivitete jashtë orarit të shkollës. Pavarsisht nëse janë vaket familjare, shëtitje në natyrë, lojë familjre për argëtim ose dikush bën vet projekt, fëmijët të cilët rregullisht shoqërohen me prindërit e tyre kanë më shumë vetëbesim dhe janë më të lumtur. 
 
 
Mbështesni pavarsinë dhe mëvetësinë e tyre
Përveç shoqërimit të shpesht, fëmijëve poashtu duhet t’ju mundësohet që të bëhen të pavarur,kështu që  disa mendojnë se loja e lirë jashtë ose brenda në shtëpi është kyçe për një fëmijëri të lumtur. Madje edhe kur janë aventuristik.Fëmijët mësojnë shumë nga njëri tjetri.Përveç që shoqrimi me fëmijë në moshë të ndryshme i ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit dhe i jep ndjenjën e kontrollës mbi situata. Më të vegjëlit mësojnë nga më të mëdhejt, kurse më të mëdhejt mësojnë se si të kujdesen për më të vegjëlit.Kur fëmija shoqërohet me fëmijë më të vegjël, mëson se si të bëhet lider, por kur shoqërohet me më të mëdhej - ai mëson t’i ndjek, kurse këto të dy procese janë të rëndësishme për zhvillimi e fëmijës. Dhe nëse vjen në ndonjë konflikt gjatë lojës, dhe ndjeni sikur duhet të intervenoni, prisni pak. Jo çdo situatë kërkon angazhimin e prindit. Fëmijët vet duhet të gjejnë zgjidhje,kurse me këtë ata do t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për bisedime. 
 
Bëhënu të sinqertë me fëmijët
Për shembull, kur fëmiju juaj do t’ua sjell “kryeveprin” e tij nga vizatimi në vend se vetëm ta lëvdroni se sa artist i madh është, më mirë është të zhvilloni diskutim me të çka është vizatuar, përse është vizatuar, përse janë zgjedhur ngjyrat që janë zgjedhur... Hulumtimet tregojnë se fëmijëve që vazhdimish ju është thënë se janë të mençur, shumë më lehtë dhe më shpejtë dorëhiqen kur ballafaqohen me gjëra të vështira si të rritur. Lëvdroni, por me masë, dhe lëvdroni procesin dhe punën e kontribuar, por jo aftësinë e tyre. 
 
Ndani kohë për vete
Prindërit duhet të ndajnë kohë për vete, edhe individualisht edhe si çift.Nëse detyrat nuk ju lejojnë një herë në javë, atëherë së paku një ose dy herë në muaj qerasni veten me një darkë të përbashkët jashtë shtëpisë. Por, nëse ndonjlherë kjo teknikisht nuk mund të realizohet (nuk ka kush të kujdeset për fëmijët), ose keni vështirësi financiare, atëherë mund të organizoni darkë romatike në shtëpi. Vëni fëmijët në gjum, vendosni ushqimin që e preferoni, shkyçni televizorin, ndizni disa qiri, gjeni temën për bisedë dhe koha juaj për relaksim mund të filloj.
 
Shumë çifte të martuara mendojnë se martesa e tyre është e fortë sepse shumë rrallë ose pothuaj asnjëherë nuk kanë konflikte. Por, vrasësi i vërtetë i martesës faktikisht është tjetërsimi mes partnerëve në llogari të qëtësis në shtëpi. I përkushtoheni punës ose prindërisë që të evitoni konfrontimet që mund të rezultojnë në konflikt. Fëmijët më së shumti e ndjejnë humbjen e afërsis mes prindërve.Fëmijët nga martesat e tilla shumë lehtë mund të gjenden në gjende problematike, të kenë probleme akademike ose probleme me sjelljen,për dallim nga fëmijlt që janë rritur me prind të lumtur. Imagjinoni lidhjen tuaj si mjedis emocional ku fëmijët tuaj jetojnë. Ashtu si kur dëshironi të thithni ajër të pastër, ashtu duhet të rriten edhe në mjedis plotë me dashuri.
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin