Сподели со пријателите

INFEKSIONET E KANALEVE TË SIPËRME RESPIRATORE TE MOSHA FËMIJRORE

Infeksionet respiratore të kanaleve të sipërmet respiratore janë sëmundje më e përhapur që hasen në praktikën e përditshme në moshën fëmijrore, tipike për vjeshtën, dimërin dhe për pranverën e hershme.Më shumë se 50% e pacientëve që vijnë te mjeku kanë infeksione të kanaleve të sipërme respiratore, dhe atë fëmijë me moshë deri 5 vjeçare me mesatare prej 3-9 herë mesatarisht në vit. Në këtë kategori bëjnë pjesë fëmijët që vizitojnë çerdhe dhe fëmijët që kanë vëllezër ose motra më të moshuara që shkojnë në shkollë dhe i bartin infeksionet në shtëpi.
 
Cilët janë shkaktarët më të shpesht
Shkaktarët më të shpesht të infeksioneve janë viruset, bakteriet dhe mikoplazmat. Infeksionet paraqiten si riniti, faringiti, otiti, sinusiti dhe laringiti, të shoqëruar me simptome më të lehta ose më të vështira të sëmundjes.
 
Në80-90% të infeksioneve janë me prejardhje virale, ku shkaktar më të shpesht janë: rinoviruset, virusi respator-sinciciel, virusi korona, virusi i influenzës dhe adenovirusi. Fotografia klinike manifestohet polimorfe. Paraqitet rritje e temperaturës me simptome të qarta katarale, rrjedhje e hundës, lotimi i syve, teshje dhe kollitje. Fotografia klinike plotësohet mengjirje, kokëdhimbje e lehtë, dhimbje në fyt, lodhje etj.
 
Te10% e rasteve, më shpesh te mosha më e madhe se 5 vjeçare, shkaktarë të infeksioneve janë bakteriet të tipit streptokoki, stafilokoki, hemofilusi influenze dhe të tjera. Kur bëhet fjalë për infeksion bakterial, përfshihet gjendja e përgjithshme e fëmijës;ai është i lodhur, mjaft febrile, shpesh e intoksikuar dhe e zbehtë, ka dhimbje në fyt për dhe i vështirësohet gëlltitja, shpesh ka bymim të enëve rajonale limfatike, oreks të reduktuar, etj.
 

Diagnostifikimi i hershëm është i rëndësishëm
Shumë është me rëndësi që në kohë të diagnostifikohen faktorët etiologjik, gjegjësisht shkaktarët e infeksionet me anamnezë të marrë mirë nga prindërit, me kontrollim klinik i cilin duhet të jetë gjithpërfshirës, të plotësohet me analiza plotësuese laboratorike me çka do të vërtetohet diagoza e saktë. Nga kjo varet edhe shërimi i mëtejshëm te fëmija. Gjatë infeksionit bakterial, japim antibiotik të përshtatshëm për shkaktarin, kurse te infeksioni viral trajtimi është simptomatik, me dhënien e antipiretikëve, vitaminave, lëngjeve dhe ushqimit të shëndetshëm. Në gjendje të këtilla, dhënia e antibiotikëve përjashtohet! 
 
Kur të drejtohemi te mjeku
Natyrisht parashtrohet pyetja: si dhe kur duhet fëmiju të dërgohet në mjek?
Nëse fëmiju ka sekretim në hundë, nëse kollitet, sidopmos kur qëndron në pozitën shtrirë, nëse nuk ka temperaturë, nëse është në humor të mirë dhe ka oreks normal atëherë rregullisht duhet të pastrohet hunda me pika të njelmëta, të pritet që fëmiju të shërohet, gjegjësisht fëmiju të shërohet në kushte shtëpiake. Në gjendje të këtilla, ku shërimi ec mirë dhe gjendja nuk keqësohet, nuk ka nevojë për vizitë te mjeku.
 
Nëse fëmiju ka temeprtaurë të lartë, që shoqërohet me kollitje dhe sekretim nga hunda, nëse nuk është në humor dhe vështirë merr frymë, nëse shumicën e kohës është në krevat, nuk dëshiron të ha ose vjell, atëherë vizita në mjek/pediatër është e domodsdoshme.
 
Prindërit janë ata të cilët duhet të kujdesen që fëmijun që ha ushqim të shëndetshëm, e pasur me minerale dhe vitamina, të ketë gjumë të mirë dhe mjedis të shëndoshë.Në atë mënyrë, forcohet dhe mbështetet imuniteti i fëmijut, si vegël më e rëndësishme për mirëmbajtjen e shëndetit.
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin