Сподели со пријателите

Përse fëmija juaj nuk dëshiron të hajë dhe si ta trajtojmë këtë

„Todlerët“ janë fëmijët me moshë nga12 deri36 muaj, kurse në këtë moshë vështirë se mund të flitet për çfarëdo shprehije te fëmijët, përfshirë këtu edhe shprehitë për ngrënie.Kështu, kemi ditë kur në aspektin sasior konsumojnë shumë pak, kurse disa ditë tjera ju duket sikur vazhdimisht „brejnë“ diçka tërë ditën. Ndonjëherë ndodh të kërkojnë të njejtin ushqim ose produkt ushqimor çdo ditë për disa javë, dhe pastaj papritur pushojnë dhe me muaj nuk e kërkojnë të njejtin produkt ose ushqim. 
Çdo fëmijë është një tregim në vetëvete, andaj është shumë me rëdësi që t’i mos i krahësojmë fëmijët sipas sasisë së ushqimit të ngrënë, pavarsisht nëse bëhet fjalë për vëllezër ose motëra, ose për shokun/shoqen më të ngushtë. 
 
Specifike për todlerët (fëmijët që sa kanë filluar të ecin) është se janë nazeli, andaj ndonjëra nga reagimet e mëposhtëme është normale për ta:
-       Të refuzojnë ushqime/produkte vetëm sepse nuk ua pëlqejnë ngjyrën, teksturën ose erën
-       Të konsumojnë vetëm disa(2-3)produkte të ndryshme tërë muajin
-       Të refuzojnë të pranojnë ushqime të reja
-       Të humbasin interes për ushqimin të cilin deri atëherë e kanë preferuar
-       Të dëshirojnë të hanë vetëm me lugë ose vetëm me pirunë.
Me këto reaksione, fëmija dëshiron të tregoj kontroll dhe të ushtroj pavarsisnë.Nëse edhe pos këtyre reagimeve, ai vazhdon të përparoj me rritjen dhe zhvillimin e tij, atëherë s’ka pse të brengoseni. Ju gel vetëm të siguroni ushqim lehtësisht të kapshëm dhe t’ia mësoni shprehitë për ushqyerje të shëndetshme.
 
Fëmijët nuk duhet dhe nuk mund t’i ushqeni me forcëPor, mund t’ju ofroni porcion zbavitës dhe t’ua mësoni shprehitë e shëndetshme të të ushqyerit.
 
Shprehitë e shëndetshme të të ushqyerit
-       Lëreni fëmijën vetë të vendos se sa do të hajë. Më mirë t’i ofroni një porcion të vogël me çka do të leni hapësirë që fëmijë vetë të kërkoj më shumë.
 
-       Keni durim.Ofroni produkte të reja më shpesh. Me siguri, pas refuzimit të 15-të, fëmija përfundimisht do ta provon atë që i ofrohet.Por, mund të shërbeheni edhe me disa gënjeshtra “të bardha”. Shfrytëzoni tregimin e Marinarit Popaj dhe spinaqit, por Popajnë zëvendësojeni me heroin e tij/saj të preferuar,kurse spinaqin me perimin problematik.Zakonisht, japin rezultatet e preferuara.
 
-       Bëhuni argëtues. Prisni ushqimin në forma të ndryshme të pazakonta (mund të përdorni kallëfe për keka). Bëni mini-versione të vakteve të zakonshme. Krijoni tregim në pjatën e fëmijës. Bashkarisht mund të shpikni edhe emëra të veçantë për pemët dhe perimet (për shembull, gjethet e veçanta të brokolit janë drunjët e vegjël), me çka do ta afroni fëmijën me ushqimin të cilin do të duhet ta konsumojë, por edhe do a bëni vaktin më argëtues.
 
-       Ofroni zgjedhje.Në vend që vetëm të insistoni që të hajë perime, lejoni që ai të zgjedh, për shmebull: „A dëshiron brokoli ose lule lakër për drekë?“
 
-       Përzijeni të vjetrën me të renë. Nëse doni sjellni produkte të reja, por mos e ofroni vetëm atë, por bëni kombinim të porcionit me produktin që ai tashmë e pëlqen. Kështu, produkti i ri mund të kalon pa u vërejtur.
 
-       Përdorni salce të shëndetshme. Humusi, salca, ajka, salce të dendura për sallatë janë burim i mirë për “lyrje“të pjesëve të pemëve dhe perimeve.
 
-       Bëhuni shembull. Fëmijët janë pasqyrë e sjelles së prindërve. Nëse ju ushqeheni shëndetshëm, edhe fëmija juaj më lehtë dhe më shpejtë do t’i pranojë shprehitë e shëndetshme të të ushqyerit.
 

Porcione të mira
-       Paralajmëroni fëmijën rreth 15 minuta më herët para se të bëhet gati ushqimi që të mund të mbroj me lojën në kohë, t’i laj duart, por edhe që të kuptoj se vakti (porcioni) është aktivitet i rëndësishme i cili nuk duhet të anashkalohet
-       Fëmijët e pëlqejnë rutinën dhe, faktikisht, vetëm ashtu mund të funksionojnë.Rutina është e nevojshme për shkak të diciplinës, por edhe për të prevenuar urinë e cila do t’i bëj fëmijët “rënkues“. Andaj, përcaktoni terminet për vaktet kryesore të ditës, dhe caktoni vendin e uljes rreth tryezës për çdo anëtarë të familjes.
-       Vaktetjanë kohë për argëtim me familjen. Atëherë nuk duhet të shikohet televizor, të shfletohet interneti ose të luhet me celular, ose të luhet me kukulla në tryezë.Kjo është koha kur do të pyetet se si kaloi dita, të bëhet plan për aktivitete argëtuese pas ngrënies. Preferohet që fëmijët dhe të rriturit të qëndrojnë pran tryezës deri sa të mbaroj së ngrëni edhe anëtari i fundit i familjes. 
-       Në këtë moshë mos impononi rregulla lidhur me përdorimin e pajijseve në tryezë.Fëmijët më shumë e duan lugën se sa pirunën, edhe nëse nuk është zgjedhje e duhur, lërni, dhe përqendrohuni te ajo se çka do të hajë fëmija.
 
Vëndosni rrend në vaktet
Todlerëtduhet të hanë çdo 3-4 orë, kurse kjo don të thotë3 vakte, 2 mezedhe shumë lëngje(më shumë ujë, minimalisht lëngje dhe qumësht) gjatë ditës. Pavarsisht se mund të ju duket se ka ngrënë shumë gjatë vaktit kryesor, gjegjësisht, nuk është ashtu, dhe kjo nuk do t’i mnbaj të plotë barkunderi në vaktin tjetër.Andaj, preferohet që t’i ofroni mezë të shëndetshme si jogurt pemësh, pjesë molle ose shprishë drithërash.Por, me rëndësi është që mezjatë jetë disa orë para vaktit kryesor, që të mund të uritet sërish deri në vaktin kryesor.
Nëse fëmija nuk dëshiron të haj vaktin kryesor, atëherë ofroni ati meze të shëndetshme ushqyese disa orë më vonë. Nëse nuk dëshiron ta hajëmezen, ofroni sërsih ushqim në vakrin vijues.Zakonisht, lëshojnë pe në vaktin e dytë.
 
Çka nuk guxoni të bëni
Mos e detyroni me dhunë që fëmijët ta boshadisin pjatën, madje as të hanë kur jeni ju të uritur. Edhe fëmijët, edhepse të vegjël dhe akoma zhvillohen, kanë indikator të brendshëm që tregojnë se janë të uritur ose kur janë ngopur. Respektoni këtë dhe besoni këtyre indikatorëve.Përveç kësaj, kjo do të ndikon edhe në vetëbesimin dhe zgjedhjen e tyre. 
Mos gatuani disa porcionenë të njejtën kohë duke i plotësuar dëshirat çdo anëtari të familjes, shtëpia juaj nuk është restoran. Fëmijët mund dhe duhet të parrin pjesë në zgjedhjen e menysë për drekë, dhe negocitat mbarojnë këtu. Ajo që është zgjedhur për t’u gatuar, duhet edhe të hahet. Nëse dikush ka ndërruar mendjen, mund ta presmezen ose vaktin tjetër, por jo të fitoj opsion tjetër për drekë.
Shumë me rëndësi është të mos e tregoni brengosjen dhe shqetësimin tuaj për refuzimin e ushqimit para fëmijës.Madje, asmos bëni shtypje indirekte mbi fëmijën.Fëmija ndjen shtypje edhe kur nuk është direkt, si: „Patjetër ta hash spinaqin!“ Fëmija edhe ashtu vazhdimisht kërkon vëmendje,kjo vetëm do ta ndihmoj që më lehtë të arrij te ajo vëmendje, dhe do të provoj ta shfrytëzoj dhe për nevoja tjera në të ardhmen.

 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin