Jetojmë në një kohë kur pajisjet elektronikeme ekran janë realitet i pashmangshëm dhe pjesë e procesit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijut. Pothuaj secili fëmijë nga koha bashkëkohore rritet dhe kalon shumë kohë duke shikuar ekranet e televizorit, kompjuterit, tabletit ose telefonit.
Vetvetiu nuk është e keqe e domosdoshme
Kjo madje nuk është gjendje shumë e keqe. Përdorimi i këtyre pajisjeve elektronike , gjithsesi që ka edhe dobitë e veta. Ekzistojnë emisione dhe aplikacione edukative të cilat i pasurojnë njohuritë e fëmijëve dhe nxisin zhvillimin e shkathtësive motorike dhe komunikuese. Por vetëm nëse këto pajisje elektronike përdoren si duhet! Përdorimi i vazhdueshëm dhe koha e gjatë e kaluar patra ekranit na shpien te cenimi i zhvillimit të drejtë të aftësive kognetive te fëmijët.
Pasojat afatgjate
Kur fëmijët shumë të vegjël në dorë do të marrin telefon të mençur ose tablet, ekzistojnë mundësi për dëmtimin e aftësive mentale të cilat janë në fazën e zhvillimit. Të parat sulmohen aftësitë për ta përqendruar, koncentruar, ta ruajnë vëmendjen ose për të komunikuar me rrethin.
Përveç kësaj, qëndrimi i vazhdueshëm në hapsirë të mbyllur dhe privimin nga aktiviteti fizik do të ketë pasoja edhe mbi shëndetin fizik. Rreziku i problemeve me sistemin skeletor-motorik është i pa shmangshëm, por përdorimi sa më i shpeshtë i këtyre pajisjeve elektronike dhe të qendruarit ulur janë faktor për peshën e tepërt trupore dhe për problemet që lidhen me mënyrën e ushqyerjes.
Mes tjerar, fëmijët ekspozohen edhe ndaj rrezikut nga:
- prishja e gjumit, faktikisht mungesa e gjumit
- paraqitja e agresivitetit
- ekspozimi ndaj rrezatimit dhe probleme me të pamurit
- varësi
- zhvillim i ngadalsuar
Nxitimi që fëmiju sa më shpejtë të mësoj përdorimin e këtyre pajisjeve bashkëkohore shkakton shumë më shumë dëm se sa dobi!
Gjatë periudhës deri tre vjeçare, truri te fëmijët zhvillohet shumë shpejtë dhe është shumë i ndjeshëm ndaj ngaxmimeve të mjedisit. Kjo është periudhë e ashtuquajtur kritike ku ndryshimet të cilat ndodhin mu atëherë krijojnë bazë afatgjate për zhvillimin e mëtutjeshëm të funksioneve të trurit. Për zhvillimin e duhur të fëmijëve, ata kanë nevojë për stimulime specifike. Për fat të keq, ata nuk mund të gjenden në celularët dhe tabletat. Koha e kaluar para ekraneve është mundësi e pashfrytëzuar për të komunikuar me rrethinën reale e cila është shumë më e nevojshme në atë periudhë. Kjo situatë nuk është e përkohëshme. Nëse stimulet mungojnë në këtë periudhë kritike, pasojat do të lën ndikim ose efekt afatgjatë.
Leximi e përralave ose tregimeve fëmijrore nga ana e prindit ka një ndikim plotësisht ndryshe se sa nëse e tregimin ose përrallën në ekran. Kur e dëgjojnë tregimin e lexuar nga goja e prindit, fëmijët i procesojnë fjalët dhe në kokat e tyre krijojnë fotografi për tregimin. Në këtë mënyrë, trutë fëmijrorë shumë më shumë angazhohen se sa me anë të ekranit ku tregimi ju ofrohen i gatshëm. Në këtë mënyrë, pajisjet elektrike e krijojnë fotografinë në vend të tyre dhe në këtë mënyrë zbehen aftësitë kognetive.
Dëmtimi i shkathtësive komunikuese
Koha e kaluar në shoqëri me kompjuterin ose me telefonin në vend se të luaj dhe të flas me bashkëmoshatarët e tij është faktor i cili shumë mund të ndikon afëtsinë sociale të fëmijut. Ata do të dobësohen dukshëm, ku ka probabilitet që madh të mbeten ashtu edhe gjatë tërë jetës së ngelur.
Jeta nuk është „klik“
Me siguri keni vërejtur gjendje ku prindërit gëzohen nga përdorimi i tepërt i telefonit nga ana e foshnjës së tyre ose, situata kur tenton të klikon mbi postere dhe foto duke menduar se është ekran? Ndofta në shikim të parë ju duket e ëmbël, por objektivisht tregon një problem më serioz, gjegjësisht, pritshmëri më të tutjeshme nga ana e fëmijës që secili aktivitet i tij të ketë ndikim momental dhe përgjigje të shpejtë.
Kjo ndodshta edhe mund të pritet në botën e ekraneve, por jo edhe në botën reale. Kur çdo lëvizje e fëmijë me gisht i sjell një foto të re, begati të ngjyrave dhe lëvizjeve, truri fëmijror përshtatet me ndjenjat momentale të kënaqësis të cilat i fiton vetëm me një lëvizje të gishtit. Në këtë mënyrë, në të ardhmen do të anon ka përdorimi më i shpesht i këtyre pajijseve elektronike të cilat ofrojnë përgigje shumë të shpejtë, në vend se të hyj në komunikim dhe ndërveprim me botën reale.
Sërish, pajisjet përdoren dhe nuk është e domosdoshme t’i largojmë ose menjanojmë
Përveç rreziqeve të cakura të cilat i bartë ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj pajisjeve të ndryshme moderne dhe të mençura, por, ata gjithsesi përfshijnë edhe anën e mirë. Madje rekomandohet, që kur fëmiju do mbush dy vite, t’i ofroni qasje në pajisjet elektronike, por, kuptohet, në kushte dhe kohë të kontrolluara. Gjysmë ore ose një orë në ditë mund të ndihmoj në zhvillimin e koordinimit të lëvizjeve dhe të ndihmon në mprehjen e shkathtësive gjuhësore. Gjithsesi, koha para ekranit, përveç që do të kontrollohet, nuk duhet të jetë zëvendësim për lojën dhe njoftimin me botën reale.
KËSHILLË
Për çdo gjysmë ore të shikimit në ekran, stimuloni fëmijun në aktivitetin kompenzues (vrapim, kërcim, lorja me top...), por nëse koha e kaluar para TV është një orë, atëherë patjetër t’i jepni fëmijut dy orë lojra kompenzuese.
Pesha e tepërt trupore është problem serioz shëndetsor me përmasa epidemike. Numri i fëmijëve me peshë të tepërt trupore marramendësisht rritet, por paralelisht me këtë rriten edhe pasojat dhe problemet që burojnë nga trashësia.
Çka nënkuptohet me kilograme të tepërta?
Trashësia mund të përkthehet si yndyrëra të tepërta trupore. Ndoshta disa kilogram nuk don të thotë menjëherë se fëmiju juaj është i trashë, por kjo mund të tregon tendencën ndaj trashjes dhe ka nevojë për korrigjim të mënyrës së ushqyerjes dhe nevoj për aktivitet fizik.
Si problem, më shpesh shfaqet në moshën 5 ose 6 vjeçare ose gjatë pubertetit. Fëmijët të cilët ballafaqohen me peshë të lartë trupore në moshën 10-13 vjeçare kanë shumë predispozita që edhe më vonë në jetë të jenë e mëvomshme.
Çka e shkakton trashësinë?
Arsyet janë komplekse dhe të shumta dhe përfshijnë para se gjithash faktorët gjentik, biologjik, kuluror dhe sociologjik.
Konsumi i më shumë kalorive në raport me sainë e kalorive të harxhuara, shkakon ose na shpien te rritja e masës trupore. Pesha e lartë trupore mund të rezultone dhe si kombinim i më shumë faktorëve.
Faktorët më të shpesht të rrezikshëm për trashësinë te fëmijët:
- shprehi të këqija jetësore në familje
- probleme familjare dhe probleme me mjedisin
- aktivitet të pamjaftueshëm fizik
- mungesë e vetëbesimit
- konsumi i tepërt i lëgjeve të gazuara dhe të ëmbla
- rreziqe nga ëmbëlsirat: gjëra të ëmbla, biskota, akullore...
- mezet delikates: patate të skuqura, shprushë, krekeret e ndryshme...
- konsum i shpeshtë i ushqimit të shpejtë dhe jo të shëndetshëm
- stërngropja
- kapërcimi i shpeshtë i kafjallit dhe konsumi i shprishave si zëvendësim i porcioneve të rregullta
- kalimi i rregullt i kohës disa orë para televizorit ose para kompjuterit
- gjumë jo cilësor dhe jo të mjaftueshëm
Rreziqet dhe Komplikimet
Efektet e këqija nga pesha e tepërt trupore janë të shumëta. Më shpesh shoqërohen me rreziqet nga paraqitja e:- sëmundjeve të zemrës
- shtypje të lartë të gjakut
- diabetit
- astma dhe probleme me frymëmarrjen
- probleme me gjumin (apnea)
- diskriminimi social
Trashësia te fëmijët shpesh lidhet me paraqitjen e problemeve emocionale. Këto fëmijë kanë vetëbesim shumë më të dobët dhe më pak janë të pëlqyer në shkollat e tyre dhe në mjedis. Kanë tendencë trejt paraqitjes së depresionit, ankciozitetit dhe dëmtimit obsesiv.
Çka të ndërmerret?
Si prind direkt jeni përgjegjës për shëndetin dhe për shprehitë e fëmijut tuaj. Përkushtimi juaj dhe koha juaj e shtrenjtë që i kushtohet janë me rëndësi të madhe për zhvilimin e drejtë të fëmijës.
Filloni me ushqimin.
- Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Mësoni fëmijët që të hanë ngadal dhe të kënaqen me ushqimin.
- Përgatisni porcione të shëndosha të balancuara. Dhe gjithsesi, hani tërë bashkë.
- Reduktoni porcionet. Lejoni që fëmiju të kërkon vetë. Mos insistoni që fëmijut ta “fshij” pjatën.
- Evitoni ushqimin e shpejtë. Madje edhe në restorante, insistoni që zgjedhja të jetë e drjtë.
- Mos i mbushni sirtarët me gjëra të ëmbëla, çipsa dhe me pija me gaz.
- Blej dhe jepu dëmijëve sa më shumë perime dhe pemë. Gjatë blerjes lejoni që fëmijët të vendosin për produktet.
- Kujdesuni që fëmiju ta merr kafjallin e tij.
- Kujdesuni çka hanë fëmiju në çerdhe ose në shkollë.
- Zëvendësoni pijet industriale me ujë ose lëngje natyrore të shtrydhur.
- Por mos u dëshproni nëse fëmiju nuk e pranon këtë mënyrë të të ushqyerjes. Insistoni. Ndonjëherë është e nevojshme që produktet e reja të ofrohen deri në dhjetra herë para se fëmiju t’i pranon.
- Mos e përdor ushqimin si shpërblim. Në këtë mënyrë ushqimi devalvohet në raport me shpërblimin e premtuar.
Stimuloni aktivitetin.
Bëhuni shembull i mirë për fëmijët. Nëse fëmiju ju sheh se jeni aktiv, dhe knaqeni me këto aktivitete, këtë do ta pranon si shabllon për sjelljen e tij.Simuloni fëmijun që të kyçet në aktivitetet sportive sipas moshës së tij.
Kuptoni nevojat e tij dhe kapacitetin e tij. Nëse nuk kënaqet me një aktivitet të caktuar, ndihmoni që të gjej aktivitet të përshtatshëm ku do të ndjehet i plotësuar.
Bëhuni familje aktive. Organizoni aktivitet të përbashkëta familjare ditore duke përfshirë përgatitje, pastrim të shtëpisë ose larjen e automobilit. Orgaizoni piknik ose shëtitje të përbashkët në park, në mal ose ngisni biçikletën. Zgjedhja e aktiviteteve jashtë është shumë e gjërë. Qëndroni AKTIV!
- Gjithsesi, mos e teproni. Respektoni mundësitë e fëmijut dhe mos insistoni në aktivitete të gjata dhe të lodhëshme.
Redukimi i kohës së kaluar duke ndenjur ulur.
Përveç stimulimit të aktivitetit fizik, fëmijëve duhet t’ju ndihmohet edhe me shmangien e qëndrimit të gjatë ulur. Edhepse qëndrimi ulur për shkak të leximit ose detyrave të shtëpisë është në rregull, fëmijëve duhet t’ju kufizohet koha të cilën e kalojnë duke shikuar TV, duke luajtur video lojra ose koha të cilën e kalojnë në internet, jo më shumë se dy orë në ditë. Poashtu, nuk rekomandohet të shikuarit e TV nëse janë nën moshën 2 vjeçare. Në vend të kësaj, duhet të motivohen që fëmijët e të gjejnë aktivitete argëtuese të cilat do t’i bëjnë vetë ose me anëtarët e familjes.
Ofroni mbështetje fëmijut tuaj.
- Ndërtimi i vetëbeismit të fëmijut është shumë me rëndësi. Tregoni fëmijut tuaj se e doni dhe është shumë i shtrenjtë për ju.
- Duajeni dhe mos e shumtoni pavarsisht nga kilogramet.
- Theksoni karateristikat pozitive dhe punoni në kthimin e vetëbesimit. Bisedat e shpeshta për kilogramet e tepërta mund të kenë kundërefekt
Pesha e tepërt trupore është problem mjeksor i cili shumë lehtë mund të vërehet, por shumëvështirë trajtohet. Nëse nuk regojmë në kohë në moshë të re, bëhet problem i përjetshëm.
Mësojeni fëmijën tuaj që të ushqehet shëndetshë, të haje me masë dhe të kënaqet me ngrënien.
Lëndimet e dhëmbëve të qumështit, zakonisht, ndodhin në periudhën mes vitit të dytë dhe të katërt të jetës së fëmijut. Kjo periudhë është kur fëmijët fillojnë të lëvzin në mënyrë të pavarur, por nuk janë në gjendje plotësisht stabile dhe i testojnë aftësitë dhe kufizimet e tyre. Në rast të lëndimeve, me rëndësi të madhe është që fëmijut të kontrollohet nga stomatologu dhe të trajtohet në mënyrë të duhur. Më shpesh lëndohen dhëmbët e parë të nofullës së sipërme, dhëmballët.
Cilat lëndime mund të shfaqen te dhëmbët e qumështit?
Lëndimet e dhëmbëve mund të ndahen në lëndime të cilat kufizohen te kurora e dhëmbit, lëndimet e rrënjës së dhëmbit dhe lëndime tek të cilat, përveç që lëndohet dhëmbi, përfshihet edhe ashti alveolar (ashti ku mbjellet dhëmbi). Lëndimi i koronës së dhëmbit don të thotë thyerja e një pjese të dhëmbit. Varësisht nga vendi i frakturës, lëndimi mund të kufizohet te zmalti e dhëmbit, mund ta përfshij dentinin, madje edhe nervin e dhëmbit. Kur gjatë lëndimit mund të vij deri te lëndimi i pozitës së dhëmbit, atëherë bëhet fjalë për lëndim më kompleks e cila mund të ndodh veçanrisht në rrënjën e dhëmbit ose të përfshij edhe ashtin rreth nofullës.
Si mund të trajtohen lëndimet e rrënjës së dhëmbit?
Lëndimet të cilat përfshijnë edhe zmaltin, madje edhe dentini i dhëmbit (substanca bazë nga e cila përbëhet dhëmbi) mund të thuhet sa janë lëndime të lehta. Trajtimi i tyre thjeshtë bëhet me rregullimin e anëve të mprehta dhe më në fund impragnimi (mbushja) me fluoride. Tek fëmijët, në këtë moshë të hershme dhëmbët nuk rindërtohen me plombë estetike, sepse ata nuk kanë durim dhe shumë vështirë bashkëpunojnë. Andaj, dhëmbi bëhet i thyeshëm nëse nuk zëvendësohet me dhëmb të përhershëm. Nëse gjatë lëndimit thyhet një pjesë më e madhe e koronës, atëherë ekziston rreziku për shfaqen (hapjen) e nervit. Në këtë rast, nervi i dhëmbit patjetër të mbytet ( paralizohet) dhe të shërohet dhëmbi. Mjekimi i dhëmbëve të qumështit asnjëherë nuk është definitiv sikur te dhëmbët e përhershëm, sepse rrënja e dhëmbëve të qumështit gradualisht resorbohet me rritjen e dhëmbëve të përhershëm. Andaj këto dhëmbë duhet të jenë nën mbikëqyrje të rregullt të stomatologut.
Përse dhëmbët e goditur errësohen?
Dhëmbi i cili ka ndryshuar ngjyrën e tij është dhëmb i vdekur. Kjo don të thotë se gjatë lëndimit ka arritur deri në infarkti i nerveti të dhëmbit, gjegjësisht është pushuar qarkullimi i gjakut në nerv madje me këtë vëhet në pikëpyetje edhe vitaliteti i tij. Duke pasur parasyshë se dhëmbi më nuk ushqehet me anë të nervit të tij, ai dehidraton dhe e ndryshon ngjyrën. Madje ndonjëherë shfaqet edhe gjakderdhja e nervit në dhëmb, prandaj ai ngjyroset për shkak të pigmenteve të cilat gjenden në gjak. Këto dhëmbë, nëse nuk bëjnë asnjë problem, nuk kanë nevojë të trajtohen. Madje ndonjëherë ndodh që kjo nekrozë sterile e nervit e cila ka rezultuar nga goditja të tërheq bakterie si të gjithë indet tjera të vdekura. Në ras të infektimit, dhëmbi mund të filloj të dhemb nën shtypje. Qelbi i cili krijohet në rrënjë patjetër të gjej rrugë që të drenazhohet prandaj nëse nuk kërkoni ndihmë nga stomatologu, shpesh kemi krijimin e fistulës së qiellzës mbi dhëmbin e vdekur. Nëpër këtë fistulë (vrimë në qiellëzë) qelbi drenazhohet, andaj fëmiju mund të mos ketë asnjë problem dhe mund të mos ankohet.
Çfarë ndodh me dhëmbët të cilët gjatë lëndimit e ndryshojnë edhe gjendjen e tyre?
Ky lloj i lëndimeve jo rrallëherë shoqërohet me fraktura të rrënjës së dhëmbit ose të kockës alveolare. Varësisht nga drejtimi në të cilin lëvizet dhëmbi, lëndimet mund të ndahen si intruzioni, ekstruzioni dhe luksacioni (përdredhja). Dhëmbi furacak (i zhytur) është ai dhëmb i cili për shkak të goditjes është zhvendosur më brenda në asht dhe duket më i shkurtë nga dhëmbët tjerë afër tij. Dhëmbi i dalur (ekstraduar) është më i gjatë se dhëmbët tjerë në afërsi, gjegjësisht është i nëndalur nga ashti alveolar. Me lukascion lateral, dhëmbi zhvendoset ka goja ose brenda ka fyti. Gjatë lëndimit, ajo që është me më rëndësi është diagnoza e saktë dhe trajtimi në kohë. Thelbi i terapisë është të ruajmë ose të mos dëmtojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm. Që të arrihet kjo, ndonjëherë është me rëndësi që dhëmbi i zhvendosur i qumështit të largohet që të mundësohet zhvillimi dhe rritja normale e dhëmbit të përhershëm. Vendimi për largimin ose heqjen e dhëmbit të qumështit varet nga drejtimi i dhëmbit të shtyrë dhe nga ajo se sa është madhësia e ndryshimit të pozitës. Nëse ndryshimi është i butë, atëherë dhëmbëve të lënduar ju japim mundësi që të kthehen në pozitën e mëparshme. Gjatë periudhës menjëherë pas lëndimit të dhëmbit, fëmiju duhet të konsumon ushqim të butë dhe të shmang kafshimin me dhëmbin e lënduar. Poashtu, me rëndësi është të mirëmbajmë pastërtinë e mirë në gojë me çka do të shmanget infeksioni i indeve të brishta të lënduara në gojë. Pas lëndimit, fëmiju domosdoshmërisht duhet të sillet në stomatolog për kontrollim, kurse varësisht nga diagnoza ndoshta do të nevojiten edhe kontrollime dhe mbikëqyerje tjera të vazhdueshme.
Çka ndodhë nëse dhëmbi është plotësisht i dalur?
Me rëndësi të madhe është që të dimë se dhëmbin plotësisht të dalur të qumështit asnjëherë nuk e kthejmë sërish në ashtin e nofullës. Në këtë mënyrë mund të lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm. Fëmiju pas këtij lëndimi ngel pa dhëmb qumështi. Në të kundërtën, nëse lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm, ka gjasa që ai dhëmbë të rrit strukturë jo të duhur të zmaltit, të ketë magësi në sipërfaqen etij dhe, përgjithsisht, të shfaqen probleme gjatë zhvillimit dhe rritjes së tij.
Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.
- Asnjëherë mos shprehni qëndrime të ndryshme edukative përpara fëmijëve. Qëndrimet dhe mendimet se cili qëndrim është më i mirë, i konfirmoni ose diskutoni në mungesë të tij/saj.
- Bëhuni të drejtë. I ndani obligimet që ta keni të dy të lehtë.
- Bëhuni të përgjegjshëm në komunikim me fëmijun. Krijoni kushte që fëmiju të ketë mirëbesim te të dy.
- Vendimet e rëndësishme duhet të sillen bashkarisht.
- Mbështesni njëri tjetrin në prezencë të fëmijut. Në këtë mënyrë bashkveproni në mënyrë bindëse dhe fëmijut i jepni një shembull të mirë se si nëna dhe babai duhet të sillen.
- Mos e leni pas dore raportin martesor. Kënaqësia nga raporti ose mardhëni bashkshortore ndikon shumë edhe suksesin edhe relacionet tjera familjare.
- Tentoni që të sikronizoni nivelin e bashkpunimit, kërkesat, komplimentet dhe kritikat të cilat i bëhen në lidhje me sjelljen e fëmijut.
Deri kur në plan të dytë
Hulumtimi verbal i emocioneve
Mos lëshoni pe para shpërthimeve të zemrimit
Vendosni sfida
Lëvdroni dhe inkurajoni fëmijën për çdo aktivitet të tij
Mësoni fëmijët që të luajnë me veglat tuaja dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në riparime
Vendosni pritshmëri të mundshme
Derën e parë e hapim ne
Këshillë
Prindërit gjithmonë mendojnë më të mirën për fëmijët e tyre dhe tentojnë tj’u sigurojnë ushqim cilësor, por ndonjëherë, siç duket, gabimet e vogla mund të krijojnë shprehi të këqija te të dashurit tonë.
1. Prindërit kontrollojnë çka hanë fëmijët
Prindërit vendosin se cilat lloje të ushqimeve do të blihen dhe do të ruhen në shtëpi, në cilën mënyrë do të përgatiten si dhe ku do t’ju servohen fëmijëve. Bleni ushqime të shëndetshme, të ndryshme, natyrore dhe të freskët, përgatisni ushqime të balancuara dhe shmangni blerjen e ushqimit të procesuar. Shëndeti dhe shprehitë e ushqyerjes te fëmijët dhe tërë familjet varen nga rregullat ushqimore të cilat do t’i përcaktojnë prindërit.
2. Harroni zgjidhjen „mbaro tërë pjatën“
Të nderuar prindër, mos i detyroni fëmijët e juaj që të hanë kur janë të ngopur dhe mos insistoni me zbatimin e rregullit „mbaro tërë pjetën“ me të cilën janë rritur shumë fëmijë. Shprehia që të ndërpresin ngrënien kur janë të ngopur dhe të mos hanë shumë është shumë me rëndësi sa i përket kontrollit të peshës së trupit gjatë tërë jetës. Fëmijët kanë instikte natyrore, kurse detyra e prindërve është që t’i ballafaqojnë ata me aftësitë e krijuara nga natyra që në mënyrë të drejtë të kuptojnë dhe dëgjojnë nevojat e trupit të tyre.
3. Ofroni fëmijëve mundësinë për zgjedhje, por vetëm me ushqimin të cilin ju do ta ofroni
Ndonjëherë fëmijëve duhet t’ju ofrohet ndjenja e zgjedhjes dhe lirës, por me kujdes, ofertë nga e cila fëmijët duhet të zgjedhin sërish nën kontrollin e prindërve, gjegjësisht, ofroni mundësi të shëndosha. Definoni dhe respektoni kohën për vakte kryesore dhe për meze dhe brenda këtyre kornizave ofroni zgjedhje.
4. Filloni herët
Pranimi i shijeve të ndryshme zhvillohet që kur fëmijët janë foshnjë. Në përputhje me moshën e tyre dhe rekomadimet e duhura për ushqim, ofroni shije të reja me ushqime të shëndetshme fëmijëve tuaj, por jo me dhunë, mos insistoni, dy-tri lugë janë të mjaftueshme. Ofroni fëmijëve shije të reja gradualisht, me porcone të ndryshme dhe jepuni kohë që të përashtaten. Kërkoni nga fëmijët më të ritur, me të cilët mund të komunikoni, që të provojnë një kafshatë nga ushqimi të cilin më herët nuk e kanë provuar.
5. Pasuroni menynë e fëmijëve për ushqim
Fëmijët janë kureshtar dhe dëshirojnë të provojnë gjëra të reja sidomos kur hani jashtë shtëpisë, në mjedis tjetër. Kërkoni që të provojnë ushqim nga pjata juaj, por mos insistoni. Porosisni ushqim të cilën do ta hanë të gjithë në tavolinë dhe i cili do të jetë mundësi për të mësuar shije të reja.
6. Edhe lëngjet janë ushqim
Mos anashkaloni vlerën ushqyese të lëngjeve, siç janë qumështi dhe lëngjet (instistoni për lëngjet natyrore). Njëkohësisht, mos teproni me lëngjet natyrore për shkak të përmbatjes së sheqerit, megjithatë duhet të krijohet shprehia që uji duhet të jetë bazë për rehidratim.
7. Ushqimet e ëmbëla duhet të qëndrojnë në vendin e vet i cili dihet vetëm nga prindërit
Dhënia e produkteve të ëmbëla me sasira të kufizuara është në rregull, por asesi nuk guxoni të lejoni që ëmbëlsira të jetë arësye për ngrënien e ushqimit. Që të shmangen situatat në të cilat fëmijët i përcaktojnë dëshirat e veta për produktet e ëmbëla, përgatisni sasi të saktë të cilën dëshironi që fëmija ta konsumon. Provoni t’i mbani produktet e ëmbëla largë nga sytë dhe duart e fëmijëve (nëse i dinë se ku gjenden ëmbëlsirat, shumë më vështirë do ta kontrolloni dinamikën dhe sasinë e produkteve të ëmbëla në ushqimin e tyre).
8. Ushqimi nuk zëvendëson dashurinë
Çdo ditë fëmijët merren me streset dhe emocionet e tyre fëmijërore të cilat nuk mund të kompenzohen me ëmbëlsirë. Motivoni fëmijët me përqafim, kujdes dhe me lëvdrata.
9. Ju jeni model i sjelljes për fëmijën tuaj
Fëmijët i përvetsojnë të githë punët të cilat ndodhin rreth tyre dhe i pranojnë modelet e sjelljes dhe shprehitë e prindërve të tyre me të cilat rrethohen. Prindërit janë shembull për fëmijët e tyre, prandaj rekomadoheni që të zgjedhni opsionet e shëndosha sa i përket ushqimit, mos t’i tejkaloni vaktet, aq sa është e mundur hani të gjithë bashkë në tryezën e njejtë pa TV të kyçur dhe mos hani shprishë para TV dhe kompjuterit. Merrni fëmijët në tregun e gjelbërt ku do të njihen me botën e ndryshme dhe të larmishme të pemëve dhe perimeve, kur gatuani ndani detyra të vogla ku edhe vetë do të dëshirojnë ta provojnë ushqimin e përgatitur edhe me ndihmën e tyre.
Dhëmbët në pjesën e fundit, gjegjësisht paranmolarët dhe molarët, kanë sipërfaqe relievike për përtypje. Në relievin e dhëmbëve, i cili përbëhet nga plasritjet dhe vrimat e thella, shpesh ngel ushqim dhe bakterie, të cila sërish janë shkaktare për krijimin e kariesit. Që t’i mbrojmë dhëmbët nga kariesi, këto vrima i vulosim me materiale plastike të cilat përdoren me shtresë shumë të hollë. Këto materiale i vulosin të gjitha vrimat dhe me këtë edhe sipërfaqet për përtypje bëhen më të lubrifikuar dhe me më pak vende përmbajtsore ku mblidhen bakterie dhe pjesë të ngelura të ushqimit. Vulosja e plasaritjeve të dhëmbëve është masë preventive në luftën kundër kariesit.
Cila është procedura për vulosjen e plasaritjeve të dhëmbëve?
Vulosja e plasaritjeve të dhëmbit është proces pa dhimbje. Vetëm ai dhëmb, për të cilin me anë të egzaminimit do të konstatojmë se është plotësisht i shëndosh, mund t’i nënshtrohet vulosjes. Së pari, dhëmbi patjetër të jetë i mirë mekanikisht që të pastrohet, pastaj e lyejmë me lëng i cili e lubrifikon, gjegjësisht e pastron kimikisht, dhe në këtë mënryë krijohet sipërfaqe ku do të mund të ngjitet shtresa e hollë e materialeve plasike për vulosje. Dhëmbi patjetër të thahet në mënyrë të përkryer dhe pastaj vijon zbatimi i materialit për vulosje. Pasi të vulosen të gjitha vrimat, dhëmbi ndriçohet me dritë për polimerizim i cili e fortëson materialin.Procedura e vulosjes është relativisht e shkurt;r, por që të kryhet vulosja e mire pas së cilës nuk do të shfaqet karies, duhet të bëhet punë shumë precise, si dhe kushte ideale për punë, gjegjësisht mjedis plotësisht i tharë.
A është më mirë dhëmbët të vulosen ose të mos vulosen?
Sipas anatomisë së dhëmbit dhe nivelit të higjienës në gojën e fëmijës, mund të sjellim vendim të mirë nëse duhet të vulosen fizurat ose plasaritjet e dhëmbëve ose jo. Nëse dhëmbët kanë anatomi të theksuar me plasaritje të thella dhe të shumta, atëherë është mirë që ata të vulosen edhe në raste kur fëmija mban higjien të mirë gojore.Gropat ose vrimat e cekëta dhe sipërfaqet më pak relievike për përtypje me higjien të mirë gojore mundsojnë që ata të mos vulosen.Te pacientët me higjien të keqe gojore, rekomandoj vulosjen e plasaritjeve dhe në të njejtën kohë edhe edukimin e pacientit dhe rritjen e vetëdijes së tij për shëndetin dhe higjienën gojore, sepse vetëm vulosja nuk mjafton për t’i mbrojtur dhëmbët nga kariesi dhe t’i mbaj të shëndetshëm.
Ashtu si edhe e ceka më herët, përpunimi i vulosjes cilësore kërkon disa kushte. Nëse vulosja nuk kryhet rrënjësisht, ka rrezik për krijimin e kariesit nën vetë vulosjen. Kur diagnostifikohet, kariesi zakonisht është në fazën e zhvilluar sepse pacientët konstatojnë se me vulosje të dhëmbëve ata i kanë mbrojtur dhëmbët nga prishja.
Cila periudhë është më e përshtatshme për vulosjen e dhëmbëve?
Molarët e parë të përhershëm, gjegjësisht gjashtëshet, rriten mes moshës shtatë dhe tetë vjeçare dhe në këtë periudhë janë më të përshtatshëm për vulosje.Me vet daljen e dhëmbit kemi shumë mundësi që ai të jetë plotësisht i shëndoshë dhe me vulosje të kemi sukses që ta mbrojmë nga kariesi.Një nga kushtet për vulosje të suskeshme është edhe rritja e dhëmbit plotësisht në zgavrën e gojës, në të kundërtën rrezikojm të bëjmë vulosje të pasukseshme.Për vulosje është e nevojshme mjedis absolutisht i thatë, por në qoftë se një pjesë e dhëmbit është akoma nën qiellëzë, atëherë mjedisi i thatë është i pamundur të arrihet. Shtatëshet dhe paramolarët ( katërshet dhe pesëshet)vulosen gjatë periudhës së njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjeçare.
Nëse i vulosim dhëmbët, a janë ata të mbrojtur nga kariesi?
Vulosja është një nga masat parandaluese në luftën kundër kariesit, por me faktin që i kemi vulosur dhëmbët nuk don të thotë se duhet të harrojmë pastrimin e tyre së paku dy herë në ditë. Dhëmbët duhet t’i pastrojmë me brushë të duhur dhe me pastë e cila përmban aminofloride me koncentrime të përshtatshme sipas moshës së fëmijës.Fëmijët deri në moshën gjashtëvjeçare tashmë duhet të dinë mënyrën e duhur të pastrimit të dhëmbëve.Dhe gjithsesi, duhet t’i shmangim pijet e ëmbla dhe ushqimin kariogjenik, të cilat ngjiten në dhëmb dhe qëndron gjatë në gojë.Të konsumojmë shumë perime dhe pemë të freskëta, dhe gjithsesi shumë ujë.Rregullisht vizotoni stomatologun dhe së paku një herë në vit të bëhet flourizimi i dhëmbëve te stomatologu.

Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.