Kryerja e një hapi me njërën këmbë dhe pastaj tjetra (në një pozicion fiks) nuk është vetëm një ushtrim që synon forcimin e këmbëve. Përdoreni këtë ushtrim dhe kur qëllimi juaj është të forconi mollaqet, përdorni atë gjatë çdo stërvitje, sepse përmirëson performancën e përgjithshme sportive. 
Hap pas hapi - diçka si ecja, por shumë më e efektshme. Ekziston një arsye pse kjo stërvitje është në listën e çdo trainer të fitnesit. Është e shkëlqyeshme për përmirësimin e lëvizshmërisë së trupit të poshtëm dhe aktivizimin e më shumë muskujve njëherësh. Plus, është një masë e shkëlqyeshme parandaluese kundër dëmtimit. E realizuar siç duhet, njëkohësisht do të trajtoni një varg të rajoneve muskulore si ato të këmbëve, mollaqeve, dhe të shtyllës kurrizore. Dhe kjo nuk është e gjitha! Hapat do t'ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin, koordinimin, të përmirësoni aftësitë tuaja motorike për të kryer ushtrime shumë më të ndërlikuara të këmbëve. Çelësi për kryerjen e duhur të këtij ushtrimi është sjellja - një pozicion i saktë deri në milimetër. Nëse vini luhateni, do të thotë që po e bëni gabim! Filloni duke angazhuar muskujt e barkut. Nëse ende jeni duke u lëkundur, zvogëloni distancën e hapit, por sigurohuni që gjuri i përparmë të mos "vrapojë" mbi shputë. Shikoni në pasqyrë për t'u siguruar që pozita të jetë e mirë, por mos merrni qëndrim të fortë, prisni dhimbje prapa në bel, gjunjë dhe ije.

SHMANGNI:
Nëse keni dhimbje kronike ose madje afatshkurtër në ije ose gjunjë, ose lëvizshmëri të dobët nga beli poshtë. 

Instruktorët e palestrës rekomandojnë: 
Për të shpejtuar humbjen e peshës, provoni një ecjen ose hapërimin në ajër. Realizonin pozitën, kërceni dhe ndërroni këmbët në ajër dhe kthehuni në dysheme me këmbën tjetër përpara. Përsëriteni ushtrimin 6 herë dhe 6 tjera që të dy këmbët të jenë të barabarta. Për të përshpejtuar formimin e masës muskulore, thjesht ecni me hapa të mëdhej , duke ndryshuar në mënyrë alternative këmbët ndërsa mbani peshat në duar. Në fillim, është e mjaftueshme të mbani peshat me duart tuaja pranë trupit tuaj, por nëse keni kapacitet, praktikoni me ta, duke i ngritur lart deri në gjoks dhe i ktheni sërish. 


1.    Shpina juaj duhet të jetë e drejtë, kyçni muskujt e shpinës, dhe duart në ijët tuaja për të mbajtur ekuilibrin tuaj më të lehtë.
2.    Bëni një hap të madh përpara me këmbën e djathtë dhe përkulni gjurin tuaj në mënyrë që këllku i djathtë të jetë paralel me dyshemenë. Këmbën e pasme e mbështetni në gishtat e këmbëve, me thembrën në ajër, vetëm mos lejoni që gjuri juaj të prekë dyshemenë.
3.    Kthehuni në pozicionin origjinal, pastaj zëvendësoni këmbët, këmbën e majtë përpara dhe të djathtën - mbrapa.
 
 
Lëndët ushqyese në këto ushqime, të kombinuara me sport, stimulojnë masën e muskujve.

Gjiza
Ky produkt i qumështit gjithashtu shfaqet në listën e ushqimeve dietale dhe listën e ushqimeve për rritjen e muskujve. Ata që ushtrojnë duhet ta konsumojnë atë për shkak të sasisë së lartë të kazeinës në përbërje - proteinë e qumështit që zbërthehet ngadalë. Gjiza gjithashtu përmban baktere që ndihmojnë trupin të thithë lëndët ushqyese më lehtë nga ushqimet e tjera.

BIMËT BISHTAJORE
Nëse vendosni të bëni një pushim nga proteina shtazore, atëherë sigurohuni që të përfshini ato me prejardhje bimore, përndryshe nuk do të jeni në gjendje t'i rezistoni stërvitjes, aq më pak të pomponi muskujt tuaj. Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat, bizelet, janë të pasura me proteina, karbohidrate dhe vitamina dhe minerale esenciale.

VEZËT
Ato janë të lira dhe të lehta për t’u përgatitur, dhe janë të pasura me lëndë ushqyese dhe proteina - 6 gram në një vezë me madhësi mesatare. Ato përmbajnë nivele të larta të mineraleve si zinku, hekuri, seleni dhe kalciumi. 

MISHI I PULËS     
Burimi më pak yndyror i proteinave të pastra. Por bifteki i zier për drekë mund të jetë i mërzitshëm, kështu që përdorni erëza të ndryshme për të ndryshuar shijen.

TËRSHËRA
Tërshëra ofron më shumë se 58 gram karbohidrate në një porcion prej 90 gram, përmbajnë beta-glukan që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu do të siguroheni që kafjalli të ju mbajë të ngopur deri në drekë. 

PLUHUR PROTEINIK
Është e qartë pse është në listë, dhe do të jetë i dobishëm veten në situata kur nuk keni kohë të arrini tek materiet ushqyese që shërbejnë si ndërtues të njësive muskulore. Proteina pluhur është e shkëlqyeshme për ndryshimin e shijes së vakteve të rregullta, shtojeni në petulla, smuthe ose pijeni të pastër.

SALMONI
Acidet yndyrore omega-3 janë të shkëlqyera për zemrën, por ato gjithashtu mbrojnë muskujt nga dëmtimi duke rritur aftësinë e tyre për të ndërtuar masë muskulore mbi aminoacidet. Salmoni vjen në një paketë me proteinat.
Minuesi (Kuinoa)
Sasia e karbohidrateve duhet të jetë e lartë nëse doni ndërtimin e shpejtë të muskujve, por kjo nuk do të thotë oriz dhe vetëm oriz. Kuinoa është një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve që shërbejnë si blloqe ndërtimi për muskujt - vitamina B6, hekuri, magnezi, dhe në vetvete përmbajnë proteina. 

BËRTHAMAT
Shtoni fruta bërthamor në porcionet tuaj për të rritur marrjen e kalorive, pasi është e pamundur të ndërtoni muskuj pa kalori - vetëm 30 gram bajame do t'ju japin 170 kalori, plus proteina, yndyra dhe fibra. 
Burrat fajësojnë birrën, gratë fajësojnë shtatzëninë, por ekziston një zgjidhje për stomakun e lëshuar dhe kjo nuk do të thotë të shkosh nën thikë. Mos u mashtroni, nuk është e lehtë të fitoni një stomak të shtrëgnuar! Dhe po, kërkon shumë kohë për rezultate të dukshme.
Nëse i përkisni grupit të personave që stërviten në shtëpi, mbani në mend se kjo është mënyra më e sigurt për të arritur muskujt e barkut. Pse e themi këtë? Sepse nuk ka pothuajse asnjë shans që ju të bëni ushtrimin në mënyrë të gabuar dhe të lëndoni veten. Por takimi i krahëve dhe këmbëve në mes (ose formimi i shkronjës latine "V") nuk është aspak një detyrë e lehtë. Ky ushtrim kërkon forcë, qëndrueshmëri dhe rezistencë - faktorë që arrihen gradualisht përmes trajnimeve të rregullta. Nëse jeni fillestar, filloni thjesht duke ngritur krahët dhe këmbët lart, krahët shtrirë pas kokës. Nëse shpina juaj nuk mund të durojë ngarkesën, me siguri do të ndjeni dhimbje në shpinë ose qafë, që do të thotë që keni krijuar themel për lëndime të mundshme. Forma e saktë "V" arrihet gradualisht, mos e sforconi veten!
Edhe pse keni një detyrë të vështirë para jush, sërish flijimi do të shpaguhet, sepse ky ushtrim njëkohësisht shtrëngon mollaqet, pjesën e pasme të këmbëve (të prirur ndaj celulitit, veçanërisht te gratë) dhe kurrizin. Sa i përket numrit të përsëritjeve të ushtrimit, rregulli vlen: më pak është më shumë. Çfarë do të thotë kjo? Ushtrimi i lodhë muskujt tuaj shpejt dhe më kot do të përpiqeni ta përsërisni atë sa shumë herë kur lodhja ju pengon ta kryeni atë siç duhet. Sa për fillim, mjafton një varg prej 5 reprizave, dhe gradualisht përpiquni të arrini në 10. 

Shmangni këtë ushtrim:
Nëse jeni shtatzënë, keni një shpinë të dobët ose dhimbje kronike në shpinë. 
 
Shenjë që po i bën gabim!
JU DHEMB QAFA: Mos u mbështesni në qafë kur bëni ushtrime barkore !!! Mos e ngrini veten duke tërhequr forcën nga qafa, por nga muskujt e trupit. Qafa e lodhur e shoqëruar me dhimbje do të ngadalësojë rezultatet, nëse tashmë nuk keni hequr dorë nga ideja e muskujve të barkut falë tensionit që keni ndjerë. Punoni për përfshirjen e muskujve të shtyllës kurrizore për të lehtësuar presionin në qafë dhe nuk do keni problem.
 
Instruktorët e palestrës rekomandojnë: 
Ky lloj ushtrimi i barkut duhet të bëhet pasi të nxeheni mirë dhe, më e rëndësishmja, pasi t'i shtrini muskujt e të gjithë trupit. Është më mirë ta bëni atë në fund të seancës së stërvitjes.


Në fund të kurrizit; Mbajeni pjesën e poshtme të shpinës në dysheme, sepse nuk po bëni qiriun, por po bëni barkore
Te barku ose kërthiza:Tërhiq kërthizën në drejtim të shtyllës kurrizore
Te gjuri:Përkulni pak këmbët në gjunjë, veçanërisht nëse jeni fillestar
Te mjekra ose në fytyrë:Kujdesuni të mblidhni mjekrën tuaj nga brenda, për të mos e varur kokën poshtë
Duart:Mbaji duart drejt para jush
Fjala yoga është bërë sinonim i paqes së shpirtit, dridhjeve pozitive dhe gjithçka që ju nevojitet është një qëlim për stërvitje dhe natyra, edhe pse një dhomë e mbyllur e përshtatur është e pranueshme. E gjitha kjo tingëllon mirë, por çfarë thotë praktika? Thyerja e lidhjes midis trurit dhe trupit, ajo që na mëson yoga, shpesh çon në praktikë të pakëndshme dhe jo të besueshme. Ndërsa joga e rregullt është treguar se përmirëson tensionin kronik të rajoneve kryesore (siç është qafa dhe pjesa e poshtme e shpinës), ajo shkakton dhimbje në 10 përqind të njerëzve. Këta njerëz përfundojnë me të paktën një vend të ri të sëmurë në vit ose përkeqësojnë vendin ekzistues të sëmurë, sipas një studimi të fundit në Journal of Bodwork and Movement Therapies.

Por aktiviteti në vetvete nuk është fajtor (megjithëse kërkon fleksibilitet dhe stabilitet), dhimbja më së shpeshti shfaqet si rezultat i injorimit të aftësive tona. Pa atë lidhje kyçe midis trurit dhe trupit, truri shkon në ekstreme, duke na shtyrë në maksimum. Nëse kujtoni asociacionin e mësipërm dhe faktin që intensiteti i ushtrimeve të joga nuk është i lidhur me asnjë lloj tjetër stërvitje, njerëzit bëhen më të ashpër ndaj vetvetes, duke e detyruar veten të durojnë të padurueshmen. Me gjithë stilin e tij të ngadaltë dhe qetësues, joga është akoma një sport konkurrues. Praktikuesit e jogës kanë kohë të mjaftueshme për të vëzhguar se kush është më i përparuar në kryerjen e pozave, dhe kjo lind një dëshirë për t'u bërë më të mirët. Nëse përpiqeni të arrini nivelin e dikujt në një kohë kur trupi juaj nuk është gati, ju rrezikoni të lëndoheni.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të refuzoni jogën, ajo është një praktikë e shkëlqyeshme që rekomandohet veçanërisht për shërimin nga dëmtimet, sepse përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe ekuilibrin. Ajo që kërkohet nga ju është t'i kushtoni vëmendje mesazheve që trupi juaj ju dërgon, veçanërisht kur truri bredh lirshëm. 
Le të vazhdojmë me përgjigjen: edhe PO dhe JO! Le të gjykojmë në fund! Nëse jeni një nga ata që vazhdimisht kërkoni justifikime për të kapërcyer palestrën, atëherë s'ka fjalë se ju keni nevojë për një partner. Në fakt, ne të gjithë kërkojmë një partner në fillim, derisa të arrijmë atë ndjenjën e mirë pas trajnimit/stërvitjes dhe kuptojmë se askush nuk na nevojitet për të punuar me vetveten.
 Studimi i botuar në Hulumtimin për Edukim Shëndetësor (Health Education Research), kishte për qëllim të zbulonte fuqinë e mbështetjes së partnerëve në trajtimin e diabetit tip 2. Megjithatë u zbulua se trainimi ose stërvitja me partnerë rrit motivimin që individët të qëndrojnë besnikë regjimit sportiv. Kjo është e shkëlqyeshme, sepse nuk do të humbisni paratë që keni investuar. Madje nëse partneri juaj nuk është miku/mikesha juaj, por i dashuri ose burri juaj, atëherë studiuesit thonë se do të korrni plus përfitime siç janë thellimi i marrëdhënies dhe lidhja në nivel të ri.
Por shpata ka dy tehe, kështu që ju rrezikoni të prishni marrëdhëniet në të njëjtën kohë për shkak të; vonesës së partnerit tuaj, idesë për lloj të ndryshëm të sportit, mënyrës krejtësisht të ndryshme për t'u çlodhur pas stërvitjes, qëndrimit të ndryshëm ndaj ushqyerjes etj. Dhe tani? Provoni në çift, por në fund, bëni atë që ju përshtatet juve. 
 
VENDIMI
Sa është e thjeshtë për t'u realizuar: 7 nga 10
Rezultatet të shpejta: 8 nga 10
Përmirësimi mendor: 7 nga 10
Zgjidhje afatgjatë: 8 nga 10
REZULTATI PËRFUNDIMTAR: 7.5 nga 10
Është mirë që fëmijët që në fillim përshtypjet dhe përvojat e tyre të para të skijimit t’i kenë pa stres dhe të njoftohen disa ditë më parë, e gjitha të jetë një festë emocionuese dhe të shijojnë dëborën.
 
Edhe mënyra e jetesës moderne nuk ka arritur të ndryshojë të vërtetën se një nga gëzimet më të mëdha për fëmijët në dimër është pikërisht - bora. Lojërat me dëborë janë akoma disa nga kujtimet më të dashura të fëmijërisë. Duke u nisur nga kujtimet e tyre të fëmijërisë, prindërit zakonisht u ofrojnë fëmijëve të tyre përvoja të ngjashme, madje edhe më të mira dimërore, ndërsa kontribuojnë në zhvillimin e tyre fizik dhe shëndetin e tyre në përgjithësi. Si një përvojë perfekte e dimrit, e cila përmban të gjithë komponentet dhe dëshirat e fëmijëve dhe prindërve është skijimi. 
Skijimi përshkruhet si një mënyrë për të lëvizur nëpër dëborë, duke përdorur ski për të rrëshqitur nëpër dëborë. Megjithëse skijimi është paraparë kryesisht si një mënyrë transporti ose lëvizje me dëborë, në shek. 20-të ai është shndrrua në një mënyrë popullore për rekreacion dhe sport. Fjala ski vjen nga fjala e vjetër norvegjeze "skíð" që do të thotë "copë druri e shkëputur" dhe me kalimin e kohës është bërë një fjalë ndërkombëtare që nuk përkthehet në gjuhë të tjera. Skijimi është një kombinim i shkëlqyeshëm i aktivitetit fizik dhe aktiviteteve në natyrë që lejojnë ekspozimin në diell në dimër. Skijimi dhe shëtitjet në natyrë janë përvoja të shkëlqyera për të rriturit dhe fëmijët. Aktualiteti dhe popullariteti i këtij sporti tek fëmijët është për shkak të faktit se ai kontribuon në zhvillimin e tyre fizik, si dhe në zhvillimin motorik. 
 
Kur është mosha e duhur që një fëmijë të fillojë të bëjë ski?
Pyetja që prindërit së pari i bëjnë vetvetes është: kur është koha më e mirë që një fëmijë të fillojë të bëjë ski. Sidoqoftë, kjo varet kryesisht nga vetë fëmija dhe motorika e tij. Nëse fëmija është i qëndrueshëm në këmbët e tij / saj dhe është në gjendje të luajë dhe lëvizë në dëborë, ai ose ajo mund të anëtarësohet në një shkollë të skijimit për të filluar njoftimin e tyre themelore me këtë sport. Aftësia e fëmijës për të mbajtur vëmendjen dhe për të ndjekur udhëzimet e mësuesit luan një rol të madh. 
Më e rëndësishmja, fëmijët nuk duhet të detyrohen të bëjnë gjëra që nuk ju pëlqejnë! Prandaj, mos insistoni që fëmijët të futen në një shkollë të skive nëse nuk dëshirojnë. Fëmijët mësojnë ndryshe nga të rriturit. Shumica e tyre duhet të kuptojnë idenë - atë që ju dëshironi të mësoni, dhe pastaj ata do të duan ta bëjnë vetë.
 
Koha më e mirë që fëmija juaj të fillojë skijimin është pas moshës dy vjeçare. Atëherë fëmija tashmë është në gjendje të mësojë bazat e skive, të qëndrojë në ski dhe të mësojë lëvizjet themelore. Këto aktivitete përfshijnë të gjitha grupet e muskujve dhe forcojnë nyjet, kështu që fëmija zhvillon një ndjenjë të ekuilibrit dhe koordinon lëvizjet.  Për fëmijët tre vjeçar, të cilët kanë pranuar të njoftohen me skijimin, duhet të sigurohen pajisje të përshtatshme, që është pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti rekreativ. Pajisjet, përveç skiveve, përfshijnë çizmet e skive që mund të fiksohen në ski dhe helmeta për të mbrojtur kokën nga dëmtimet e mundshme. Kërkohet veshje e përshtatshme për aktivitetet e borës. Fëmija duhet të vishet me rroba të rehatshme, dhe gjithmonë t’i ketë sytë e tij të mbrojtur mirë me syze për skijim. Gjithashtu lëkura e fytyrës duhet të lyhet me krem mbrojtës të përshtatshëm, veçanërisht në lartësi më të larta, nga dielli i fortë, era e fortë, por edhe nga i ftohti.
Në një fazë më të avancuar fëmija duhet të mësojë të jetë i vetëdijshëm për mjedisin dhe rreziqet, situatat gjatë skijimit të përshpejtuar, gungat, kërcimet etj. Gjithashtu, shumica e fëmijëve mësojnë më shpejt dhe duan të përparojnë kur janë në një grup moshatarësh që bëjnë të njëjtat gjëra. Pas vitit të gjashtë, fëmija gjithashtu mund të fillojë të njoftohet edhe me snowboarding (snoubording) d.m.th skijimin në një dërrasë (bord). Ky sport tashmë kërkon përgatitje më të madhe fizike dhe përqendrim më të madh, aktivizon të gjitha grupet e muskujve dhe është shumë i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve. Veshja për këtë sport duhet të jetë e rehatshme, për shkak të lëvizjeve të shumta të gjunjëve. Për shkak të mundësisë së dëmtimit të kyçeve të dorës, ai duhet të veshë doreza speciale që lazbusin goditjet. 
Disiplina më e vjetër dhe më e njohur e Lojërave Olimpike Dimërore. Patinazhi artistik në akull bëri debutimin e tij në Lojërat Olimpike të Londrës 1908. Patinazhi artistik në akull është një sport në të cilin rrëshqitësit e akullit, qoftë në çifte ose idividual, kryejnë lëvizje të lira siç janë kërcime,rrotullime, ngritje dhe lëvizje të këmbëve të shkrira në një valle të këndshme. 
 
Emri "patinazh artistik", ose figure skating, mori emrin e tij për shkak të figurave të bëra nga rrëshqitësit në akull. Këto lëvizje kryhen me përdorimin e patinave që kanë një teh shumë të mprehtë, në mënyrë që të lëvizin lehtë në sipërfaqen e ngrirë. 
Ekzistojnë disa lloje të patinazheve artistike në akull, freestyle (lëvizje të lira), patinazhi në çifte, vallëzimi në akullit, si dhe patinazhi i sinkronizuar ekipor. Patinazhi artistik në akull është një sport popullor dhe në modë sot, një sport i preferuar i popullatës së përgjithshme, për shkak të lëvizjeve të pazakonta dhe mahnitëse të kombinuara me kostume të shkëlqyera dhe lëvizje të jashtëzakonshme.
 
Disa informacione interesante mbi patinazhin artistik.
 
Patinat ishin bërë nga kockat e kafshëve
Edhe para se njerëzit të fillonin të zhvillonin interesat e tyre artistike përmes patinave, ato përdoren si një formë praktike e transportit. Mijëra vjet më parë, finlandezët lidhën eshtrat e kafshëve në thembra për të bërë më të lehtë kalimin e liqeneve të ngrirë duke rrëshqitur në vend që të ecnin. 
 
Vallëzimi i akullit vjen nga valsi.
Patinazhi modern i akullit mund të përfshijë gjithashtu vallëzimin në akull, një aktivitet që buron nga një dimër i ashpër në Londër në vitin e largët 1862. Por shembulli i parë konkret është nga viti 1880, kur anëtarët e Klubit të Patinazhit në Vjenë filluan të imitojnë valsin, por në akull. Vallëzimi i akullit u përfshi si disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore të 1976.
 
 Lëvizja më e çmendur e ndaluar
Suriya Bonali, e njohur si rrëshqitësja që kundërshtoi sistemin, duke fituar pesë medalje ari evropiane dhe tre medalje argjendi në botë, ka bërë lëvizjen "më të frikshme" në historinë e patinazhit artistik në akull. Përkatësisht, në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1998, ajo bëri "backflip" (kërcimin së prapthi) e saj të famshme, por duke ateruar vetëm në një patinë. Edhe pse ajo e bëri jashtëzakonisht mirë, megjithatë, ky kërcim ishte i ndaluar sepse ishte shumë i rrezikshme.
 
Ekzistojnë disa lëvizje që rrëshqitësit meshkuj nuk mund t'i bëjnë
Lëvizja në të cilën rrëshqitësi përkulet mbrapa me kokën, shpinën dhe shpatullat shkakton presion të konsiderueshëm në shpinë dhe për këtë arsye kërkon fleksibilitet të madh. Prandaj, rrëshqitësit femra konsiderohen të jenë më të suksesshëm në kryerjen e lëvizjeve të tilla sesa meshkujt.
 
Rrëshqitësit rrotullohen me 300 rrotullime në minutë
Kur kryenë një kërcim rrotullues, rrëshqitësi rrotullohet me një shpejtësi prej 300 rrotullime, që është e njëjta shpejtësi që përjetojnë astronautët gjatë stërvitjes së tyre centrifugale.
 
 
Patinat e akullit janë të ndryshme nga patinat hokejt në akull.
Patinat që i veshin konkurrentët janë të ndryshme nga ato të veshura nga lojtarët e hokejve. Rrëshqitësit mund të bëjnë rrotullime dhe ndalesa të shkurtra falë një pjese të dhëmbëzuar të vendosur në maje të patinave. e cila quhet maja e tehut. Kjo pjesë është shumë e vështirë për tu parë, por luan një rol të madh në momentin para hedhjes, sepse ngjitet në akull dhe e bën kërcimin më të lehtë.
 
 
Kostum i gabuar mund të kushtojë pikë
Në shumë gara, gjyqtarët mund të shënojnë pikë nëse e konsiderojnë kostumin e rrëshqitjes si të papërshtatshëm ose provokues. Ndërsa kjo është shumë subjektive, megjithatë, pikat mund të tërhiqen nëse më shumë gjykatës thonë se kostumi është i papërshtatshëm.
 
Aksesorët janë të ndaluar
Rrëshqitësit që konkurrojnë mund të fitojnë ose humbasin bazuar vetëm në individualitetin dhe aftësinë e tyre, ata nuk duhet të përdorin asnjë aksesorë. E vetmja herë që dikush përdori aksesorë ishte në 1972 kur një konkurrent i vendit të dytë doli me një ombrellë plastike.
Kapuera–shkathtësi unikate afrikane-braziliane luftarake dhe vallëzuese.Rrënjët vijnë nga kultura e pasur e Brazilit, më sakëtisht nga afrikanët e zënë rob të cilët jetonin në atë rajon dhe e kanë shfrytëzuar vallëzimin për t’i fshehur stërvitjet e shkathtësive luftarake. 
 
Zanafilla
Fillimet e kapuerës janë rreth shek.XVI, në erën e tregtisë me skllevër.Në atë periudhë, shumë fise nga Afrika Perendimore dhe Qendrore janë bashkuar në të ashtuquajturën senzalas (qarqet e robërve)dhe quilombos (kombet e skllevërve të ikur).Nga kjo përzierje nga kultura afrikane janë përzijer traditat, ritualet, ushqimi, vallëzimi, gjuha dhe religjioni. Në atë mënyrë, është zhvilluar kapuera, e cila shumë vite më vonë do të rriten në artin e çlirimit.
Priesi i kësaj “lëvizje” ka qenë Manel dos Reis Makado (i njohur si Mestre Bimba) i cili në kohën e tij ka filluar me stërvitje më intenzive kapuera, që më vonë në vitin 1937 kryetari i asaj kohe në Brazil, Getulio Vargas, ta njeh kapuerën si sport nacional.
 
Çka është kapuera?
Kapuera faktikisht është kontakt fluid i lëvizjeve madhështore, akrobatike dhe luftarake, të bashkuara bashkë në një vallëzim unikat luftarak. Dialogu strategjik fizik ndodh në të ashtuquajturn Roda, rreth i dy kapueristëve të cilët performojnë lëvizje specifike. Lëvizjet bëhet me tempo të ngadalshme dhe të matur, në të njejtën kohë duke e shprehur fuqinë dhe forcën e këtij vallëzimi. Këto lojëra janë këmbim kompleks i goditjeve qarkulluese dhe drejtvizore, shmangie e goditjeve të kundërshtarit, rrokullisje dhe lëvizje gjimnastike. Arti i kapuerës është në kombinimin e lëvizjeve rrethore, goditjeve të mprehta dhe akrobacioneve të shoqëruara me muzikë qetësuese. Kapuera shkakton barazpeshë në trup, kurse lëvizjet ushtarake janë ideale për mprehjen e trupit dhe trurit, si dhe për reflekset dhe taktikat e vetëmbrojtjes.
 
Përse kapuera?
Zbatimi i kapuerës në formë të stërvitjeve të rregullta kontribon për këto dobi vijuese shëndetsore:
  • Fuqi – praktikimi i kapueras kërkon shumë lëvizje me pjesën e sipërme të trupit, si për shembull lëvizja e duarve dhe pëllëmbëve të cilat janë të domosdoshme në disa pozita si qëndrimi në duar dhe rrotullimet. Këto lëvizje kërkojnë aktivitet intenziv të muskujve në trup dhe në duar.
- Fleksibilitet – stërvitjet e fuqishme janë të mira për fleksibilitetin e trupit, pothuaj njëlloj si joga. Nuk është patjetër të jeni ekspertë për kapuerë, sërish mund ta ndjeni se si trupi juaj fiton më shumë fleksibilitet.
-  Qëndrueshmëri – për dallim nga shumë sporte tjera, kapuera i përfshin grupet muskulore në mënyrë unikate. Të gjithë rutinat kërkojnë shumë energji dhe koordinim me gurpin e kapueristëve. Të gjithë ata faktorë, duke përfshirë edhe lëvizjet e përsëritura, e bëjnë kapuerën kardio-stërvitje intenzive. Me këto stërvitje, rritet edhe qëndrueshmëria muskulore dhe vaskulare e trupit.
-  Koordinimi – kapuera është mënyra e vetme ku të gjithë lëvizjet përcillen me lëvizje vallëzuese. Të gjithë lëvizjet janë mirë të koordinuara dhe me këtë fitohet një vallëzim madhështor kapuera me çka trupi pajiset me koordinim më të mirë dhe me ndjenjë për ritëm.
-  Shpejtësia – “përbërësi” kyresor i kapuerës është të bëhen lëvizje fluide për një kohë të shkurtër. Për shkak të faktit se kapuera është teknikë ushtarake-artistike, ajo shkakton që trupi të bëhet më agjil dhe të ketë lëvizje më të mprehta.
-  Barazpesha – kapuera e mëson trupin që të bëj kontrollë të shpejtë dhe lëvizje komplekse, kurse për këtë nevojitet barazpeshë e shkëlqyer.
-  Reduktimi i stresit- ndërkohë që performohen lëvizje fluide me muzikë qetësuerse në papavijë, trupi dhe truri relaksohen në të njejtën kohë. Pas çdo stëvitje, ndjehet vala endofrinit në trup.
 
Kapuera është hallkë madhështore dhe shumë sfiduese, jetëdhënëse për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në shëndetin e tyre fizik dhe mental.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin