Сподели со пријателите

IRONMAN nga pikëpamja e femrës

Idea që në faqet tona të njihemi me personalitete të reja, entuziastë, avanturist dhe sportist, të arriturate të cilëve ndonjëherë kufizohen me “ beso ose jo“, këtë radhë na shpeu te një zonjë e re, e kthjellët, por sërish “një zonjë e çeliktë“ – Ivana GerçakovaNjë nga vajzat e rralla nga shteti ynë me më shumë epitete sportive pas të cilëve qëndrojnë rezultate dhe të arritura serioze.Maratone, ultramaratone, alpiniste, biçikliste.. E gjithë kjo kurorzohet me mbretin e disiplinës së ultrarëndë– IRONMAN.

 

1.Kur për së pari herë lindi dashuria ndaj sportit dhe çka paraqiste arritja e parë më serioze prej shumë tjerave që do t’i shtohen listës suaj?

 

Dashuria ndaj sportit lindi madje qysh në ditët e shkollës së mesme.

Fillova të merrem më seriozisht me hendboll dhe nga këtu filloi gjithçka

Nga këtu lindi ajo disiplinë, ai motivim, ajo dëshirë që të rrëshqas më thellë më sport

E arritura ime e parë më serioze ishte gjysmë maratoni im i parë, plani para garës ishtetë vrapoj deri në 15 km dhe mjafton.

Por, në bisedë e sipër me motrën gjatë tërë garës, madje as nuk e vërejta se kisha mbaruarIsha shumë e lumtur, dhe të gjithëve që i takoja nëpër rrugë ju tregoja se kisha vrapuar 21 km.

Menjëherë nesër kërkoja një garë të re

 

2.Pas vetes keni më shumë maratone, ultragara malore, triatlone. Te shumica prej tyre jeni gjetur edhe në podium.Cila prej tyre ju ka lënë mbresë më të madhe, edhe më shumë ju ka motivuar ose ka qenë më i vështirë për ju?

 

Ka shumë gara në të cilat kam marrë pjesë dhe secilën prej tyre e kam me vlerë dhe në të njëjtën kohë e vështirë në mënyrë të veçantë

Si garë më me vlerë do ta ndaj garën time të parë Ironman në Pullë– 

gjysmë distancë (1,9 km notim, 90 km biçiklizëm dhe 21 km vrapimdhe më e vështira, sepse gjysmë muaj para garës, u rëzova nga biçikleta dhe e lëndova këmbën

Vajta me këmbë të tillë dhe kjo ishte një betejë prej 8 orë me vetveten, me trupin dhe me mendjen.Në momente të tilla përfytyroj fotografi nga stërvitjet e mia dhe nëpër gjithçka që kam kaluar për të gatitur për ATË DITËai mendim sërish më kthen në lojë

 

3.Si duket kulmi i arritjeve tuaja janë pjesëmarrjet në garat ultra të rënda të titulluara si IRONMAN. A ka mundësi që lexuesve tanë t’ju sqarojmë se çka, në esencë, paraqet ky garim

 

Për ata që nuk e dinë, gara Ironman për së pari herë e mbajtur në 1978 në SHBA. Në 1981 gara transferohet në Kona, Havaje, kur dhe sot çdo vit mbahet Kampioni Botërore

Ajo është garë prej3,8 km notim, 180 km ngarje biçiklete dhe 42,2 km vrapim.

Në 2001 hynë në zbatim edhe half distanca (gjysmë distanca) e cila përbëhet nga 1,9 km notim, 90 km biçiklizëm dhe21,1 km vrapim.

 

4.ЗPër njeriun e thjeshtë pothuaj nuk është e mundur që të hyj në një disiplinë të këtillë siç është ultratriatloniÇka nevojitet që të notohen3,8 km, të përshkohen 180 km me biçikletë dhe, në fund, të vrapohen plot 42,195 km dhe atë me rezultat prej 13orë dhe 20 minuta(rezultati zyrtar prej IRONMAN – 140.6në ItaliEmilija-Romanjanë 2018)?

 

Të gjithë ne jemi njerëz të zakonshëm dhe asgjë nuk është e pamundshme, gjegjësisht, kjo është edhe motoja e garave Ironman – „Anything is possible“. Nëse diçka dëshiron dhe punon pa pushuar për ta realizuar, vetë do të vij, madje edhe ti vetë do të habitesh se si të gjithën e ke lidhur brenda një diteDuket çmenduri

Shumë shpesh dëgjoj se për gjithçka që bën, duhet të kesh talent.

Definitivisht nuk pajtohem

Nevojitet disiplinë, punë e palodhshme, përkushtim, dhe, në fund, do ta shtoja që shumë, shumë duhet ta doni atë që e bëni.

Në “finish“ në çdo garë të Ironman, të thonë se je NJERIU I HEKURT“. Njeriu i hekurt je 364 ditë në vitë, kurse atë ditë je njeri i zakonshëm në atë që e bën

 

5.Cili është motivi mëi madh për një betejë të këtillë sfilitëse?

 

Kur ekspozohesh ndaj një momenti të tillë sfilitës, nga ju dalin të gjthë ato punët e “këqija”, për të cilat nuk je as i vetëdishëm që i ke, sepse gjithmonë ke qenë në zonën tënde të preferuar.Për mua, nuk ka motiv më të madhe se sa me vetëdije të sfidosh momente të tilla dhe të punosh që t’i përmirësosh punët në më mirë

 

6.Sepse bëhet fjalë për përzierje nga tre disiplina të ndryshme, si arrini t’i kombinoni stërvitjet, duke pasur parasyshë se jeni e re ,jeni e punësuar dhe kënaqeni dhe me aspktet tjera të jetës?

 

Ekzuistojnë shumë mohime, por nëse bëhet një koncept i mirë në kohë, arrihet gjithçka.

 

7.A keni ndonë regjim të veçantë dietal dhe sa është ushqim faktor për aktivitete të këtilla?

 

Fakrtori kyç në sport te unë është edhe ushqimit.

Me kombinimin e mirë të ushqimit kryehen edhe garat më të vështira

Kujdesem të konsumoj sasira të mjaftueshme të ushqimit cilësor, që kryesisht mbështete te perimet, pemët dhe shumë, shumë lëngje

 

8.A ka pjesëmarrës tjerë nga Maqedonia me ultratrialonet e tilla?Para se gjithash, mendojmë për vajzat, ose Ivana është e vetme tani për tani?

 

Vajza e parë e cila i ka mbaruar garatIronman dhe full distancat është Leana Thaqi

Kush nuk e njeh, ajo është vajza e cila e para filloi këtë “çmenduri” IRON.

Ajo është vajza e cila kontriboi shumë në trialonin në Maqedoni, infektoi dhe motivoi shumë vajza të hudhen në aventura të tilla të çelikut, përfshirë edhe mua.

Për mua, paraqet një koncept për triatlonin.

 

9.Cila është sfida tjetër e radhës te Ivana?

 

Sfida tjetër e radhës e Ivanës është të pushoj?

Shaka, gjithmonë del diçka interesantqë të nxit të tejkalosh vetveten dhe shumë e mundshme për ta provuarShpresoj edhe këtë vit do të jetë ashtu.

 

10.Çka do t’ju rekomandoje të rrinjëve?

 

Nuk do t’ju rekomandoj asgjë të rinjëve, do t’ju rekomandoj prindësve të tyre. Lërni të bëjnë sport, ti mbështesin dhe t’ju besojnë, sepse kjo do të jetë diçka më e mirë e mundshme që mund t’ju ndodh

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin