Сподели со пријателите

Barkore me duar dhe krahë në ajër (V-ups)

Burrat fajësojnë birrën, gratë fajësojnë shtatzëninë, por ekziston një zgjidhje për stomakun e lëshuar dhe kjo nuk do të thotë të shkosh nën thikë. Mos u mashtroni, nuk është e lehtë të fitoni një stomak të shtrëgnuar! Dhe po, kërkon shumë kohë për rezultate të dukshme.
Nëse i përkisni grupit të personave që stërviten në shtëpi, mbani në mend se kjo është mënyra më e sigurt për të arritur muskujt e barkut. Pse e themi këtë? Sepse nuk ka pothuajse asnjë shans që ju të bëni ushtrimin në mënyrë të gabuar dhe të lëndoni veten. Por takimi i krahëve dhe këmbëve në mes (ose formimi i shkronjës latine "V") nuk është aspak një detyrë e lehtë. Ky ushtrim kërkon forcë, qëndrueshmëri dhe rezistencë - faktorë që arrihen gradualisht përmes trajnimeve të rregullta. Nëse jeni fillestar, filloni thjesht duke ngritur krahët dhe këmbët lart, krahët shtrirë pas kokës. Nëse shpina juaj nuk mund të durojë ngarkesën, me siguri do të ndjeni dhimbje në shpinë ose qafë, që do të thotë që keni krijuar themel për lëndime të mundshme. Forma e saktë "V" arrihet gradualisht, mos e sforconi veten!
Edhe pse keni një detyrë të vështirë para jush, sërish flijimi do të shpaguhet, sepse ky ushtrim njëkohësisht shtrëngon mollaqet, pjesën e pasme të këmbëve (të prirur ndaj celulitit, veçanërisht te gratë) dhe kurrizin. Sa i përket numrit të përsëritjeve të ushtrimit, rregulli vlen: më pak është më shumë. Çfarë do të thotë kjo? Ushtrimi i lodhë muskujt tuaj shpejt dhe më kot do të përpiqeni ta përsërisni atë sa shumë herë kur lodhja ju pengon ta kryeni atë siç duhet. Sa për fillim, mjafton një varg prej 5 reprizave, dhe gradualisht përpiquni të arrini në 10. 

Shmangni këtë ushtrim:
Nëse jeni shtatzënë, keni një shpinë të dobët ose dhimbje kronike në shpinë. 
 
Shenjë që po i bën gabim!
JU DHEMB QAFA: Mos u mbështesni në qafë kur bëni ushtrime barkore !!! Mos e ngrini veten duke tërhequr forcën nga qafa, por nga muskujt e trupit. Qafa e lodhur e shoqëruar me dhimbje do të ngadalësojë rezultatet, nëse tashmë nuk keni hequr dorë nga ideja e muskujve të barkut falë tensionit që keni ndjerë. Punoni për përfshirjen e muskujve të shtyllës kurrizore për të lehtësuar presionin në qafë dhe nuk do keni problem.
 
Instruktorët e palestrës rekomandojnë: 
Ky lloj ushtrimi i barkut duhet të bëhet pasi të nxeheni mirë dhe, më e rëndësishmja, pasi t'i shtrini muskujt e të gjithë trupit. Është më mirë ta bëni atë në fund të seancës së stërvitjes.


Në fund të kurrizit; Mbajeni pjesën e poshtme të shpinës në dysheme, sepse nuk po bëni qiriun, por po bëni barkore
Te barku ose kërthiza:Tërhiq kërthizën në drejtim të shtyllës kurrizore
Te gjuri:Përkulni pak këmbët në gjunjë, veçanërisht nëse jeni fillestar
Te mjekra ose në fytyrë:Kujdesuni të mblidhni mjekrën tuaj nga brenda, për të mos e varur kokën poshtë
Duart:Mbaji duart drejt para jush

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin