Сподели со пријателите

Gjelbrimi simbolizon shëndet!

Këshillë +
Kur blini karota, rrepka dhe panxhar, zgjidhni ato me gjethe - ato tashmë janë të detyrueshme në menu.


Nga gjethet, në kuzhinën tonë mbizotërojnë ato të lakrës, marules dhe spinaqit - nëse jeni në gjendje të zgjeroni listën si në aspektin e aromave ashtu edhe për sa i përket përfitimeve ushqyese, atëherë ju jeni në vendin e duhur. 

Sinapi 
Gatimi me avull është mënyra më e mirë për të përgatitur këtë perime të gjelbër motër e lakrës jeshile, pasi do të rrit ndjeshëm sasinë e vitaminës A të pranishme. Lëreni lëngun e limonit të shtrydhur të shërbejë për të zvogëluar shijen e hidhur.


Gjethe luleradhiqeje
U befasuat? Po, gjethet e luleradhiqeve janë të ngrënshme, por nëse mblidhen nga një mjedis i pastër. Në një filxhan me gjethe të tilla ka 3 herë më shumë kalcium sesa në një sasi të njëtjë të spinaqit, plus tonelata të vitaminës K. Urdhëroni ilaçin për kocka të shëndetshme dhe të forta.


Gjethet e rrepkës
Meqenëse të freskëta kur konsumohen djegin gjuhën, konsideroni sikur të jenë barishte dhe përdorni si erëza në salce dhe supa. Përdorni ato sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ato menjëherë veniten. 


Valeriana
Këto petale jeshile më së shpeshti kombinohen me petale të tjera të reja jeshile si arugula, spinaq dhe marule, në ato qese sallate të gatshme të disponueshme në treg. Nëse do të shtonit edhe një pjesë të vogël të gjetheve të freskëta valeriane në sallatën tuaj, atëherë konsideroni se keni përmbushur dozën e konsumit ditor të vitaminës C.


Qepa e re
Ajo që ne duam t'ju mësojmë nuk është të hedhni pendët jeshile, sepse vetëm një përmban më shumë folate sesa një filxhan lakër jeshile. Përdorni ato për sallatë ose skuqini ato dhe shtojini në omëletë.


Lakërishta
Mos u mashtroni nga gjethet e vogla, ato kanë një shije të mprehtë që shkon mirë me pulën në një sallatë ose sanduiç. Lakërishta përmban më shumë hekur sesa spinaqi, më shumë kalcium sesa qumështi dhe më shumë vitaminë C se limoni. 


Panaxhari gjethe
Ngjashëm me spinaqin, panxhari gjethe ka një shije më të fortë dhe për shumë njerëz më të mirë. Konsiderohet si një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave K, A dhe C dhe mineraleve magnez, hekur, kalium. Por në listën e vlerave ushqyese, ajo renditet më e ulët se spinaqi.


Lakra jeshile
Përveç vitaminave të tilla si A, K dhe C, ajo që e bën lakrën jeshile domosdoshmëri në tryezë janë antioksidantët e fuqishëm dhe substancat antikancerogjene. I paraprinë spinaqit sa i përket përmbajtjes së oksalateve, duke e bërë atë një zgjedhje më të mirë për njerëzit me sëmundje të veshkave.
 


 
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin