Infeksionet unrinare janë dukuri të shpeshta dhe me dhimbjet të cilat shpesh radhiten menjëherë pas infeksioneve respiratore. Paraqiten shumë më shpesh te gratë se sa te meshkujt. Por sërisht, te meshkujt paraqitja e tyre mund të jetë problem më serioz shëndetsor dhe terapeutik.


 
Shkaqet
Normalisht, urina është e pastër, sterile dhe pa prani të bakterieve. Infeksionet më shpesh shkaktohet nga bakteriet në traktin urinar. Shpesh kjo është hyrje e jashtme e hapur, por mund të hyjnë edhe me anë të ghjakut, limfës ose me anë të përhapjes direkte nga organet tjera që infektohen.
Te një numëri madh i rasteve paraqitet bakteria Escherichia coli si shkaktare. Ky është banor i zakonshëm në traktin digjestiv, i cili në kontakt me membranën mukoide të sistemit urinar, mund të fillon të shumohet shumë shpejtë dhe të shkaktoj ndezje e cila përcillet edhe me dhimbje dhe simptoma tjera shoqëruese.
 
 
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e infeksionit urinar
Infeksioni urinar fillon pas hyrjes së baktereve në traktin urinar. Gjasat për këtë janë shumë të mëdha te femrat, se sa te meshkujt, sepse fshikëza te femrat është shumë më afër orgait gjinor.
Përveç gjinisë, kemi edhe disa faktorë tjerë të cilët konsiderohen si paradispozitë për zhvillimin e infeksionit urinar:
-  Femrat seksualisht aktive – pjesërisht për shkak se mitra e gruas është më e shkurtër dhe prandaj më lehtë bakteriet mund të arrijnë në fshikëzën urinar.
-  Individët me katetër urinar.
-  Dibetikët – ndryshimet në sistemin imunologjik e bëjnë individin me diabet të ekspozuar ndaj infeksioneve. Poashtu, edhe niveli i lartë i sheqerit në urinë e lehtëson zhvillimin e bakterieve.
-  Meshkujt me prostatë të zgjeruar – kjo mund të shkakton që fshikëza e urinës vetëm pjesërisht të boshadiset.
-  Gurët në veshkë,
-  Menopauza,
-  Imuniteti i ulët,
-  Përdorimi i tamponëve,
-  Gratë shtatzënë,
-  Përdorimi i diafragmës si kontraceptim.
 
 
Simptomet e shpeshta të infeksionit të traktit urinar përfshijnë:
§  Shtypja e shpeshtë dhe e fuqishme për urinim
§  Urinë e errët e cila mund të përmban edhe gjurmë gjaku
§  Erë e keqe e urinës
§  Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
§  Pështjellje dhe vjellje
§  Dhimbje muskulore dhe dhimbje abdomenale
§  Shtytje e fuqishme për urinim, kurse uronohet vetëm një sasi e vogël
 
 
Diagnostika
Diagnoza e infeksioneve urinare mbështetet mbi shtytjet mikrobiologjike nga kampioni i marrë si duhet i urinës dhe njollës nga uretra.
 
Edhepse asnjë test standard nuk mund ta vëretoj dalimin mes infeksionit të pjesës së sipërme dhe të poshtëme të traktit urinar, prania e temperaturës së larët (ethe) dhe dhimbjeve në fyt, mund të indikojnë se infeksioni është përhapur edhe në veshkë.
 
 
Mjekimi
Trajtimi i infeksioneve urinare mbështet fillimisht mbi gjendjen klinike të të sëmurit. Nëse kemi simptomet të cilat janë karakterstike për infeksionin e traktit urinar, kurse në përgjithsi jeni në gjendje të mirë shëndetsore, antibiotikët janë zgjidhja e parë.Cilët barna do të rekomandohen dhe sa do të zgjat terapia varet edhe nga gjendja e përgjithshme shëndetsore dhe nga tipi i bakteries që është vërtetuar në mënyrë laboratorike.
Zakonisht, simptomet e infeksionit reduktohen disa ditë pas fillimit të terapisë, por më shpesh me përdorimin e terapisë së konfirmuar vazhdohet edhe një javë ose më shumë.
 
Përveç terapisë standarde medikamentoze, testimi i infeksioneve urianare me bimë shëruese është dëshmuar si mjaftë e suksesshme.
Bimët që përdoren gjatë trajtimit të këtij tipit të infeksioneve janë: boronica e kuqe, trashegra e malit, mështekën, agjelika e butë, lulja e boçes, këputja, rrepka, majdanoz, kolmuthi, hithri, tëharri. Ata ndikojnë si antisepticide urinare, anti-inflamatore, antispazmodit dhe diuretikë.,
Kombinimi i këtyre bimëve antiseptike mund dukshëm të ndihmojnë në luftën kundër infeksionit. Duke pasur parasyshë se hudhen me anë të urinës, natyrisht e bartin ndikimin e tyre antiseptik dhe antimikrobial në hapësirën e kontaminuar dhe në këtë mënyrë direkt ndikojnëte shkaktarët e infeksionit.
 
 
Prevenimi
-  Mbani higjenë të duhur personale në rjonet gjenitale
-  Konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit.
-  Urinoni gjithmonë kur do të keni nevojë.
-  Shmangni lëngjet si alkoolin dhe kafetinën të cilët mund ta irritojnë fshikëzën urinar.
-  Preferohen dushe dhe shmangni përdorimin e qumshteve për larje.
-  Sipas mundësive tamponët i zëvendësoni me receta higjienike
-  Shmagni veshjet e ngushta të brendshme dhe sipas mundësve ata duhet të jenë të pambukut
-  Mos qëndroni gjatë me kostume të lagura për notim
-  Konsumoni sasira të mjafturshme të vitaminës C
-  Konsumoni lëng ose çaj prej boronicës së kuqe
 
Këshillat e lartëpërmendura mund t’ju ndihmojnë gjatë mjekimit, por nuk duhet të konsiderohen si zëvendësim i trajtimit mjeskor. Infeksionet urinare nuk janë problem serioz nëse shërohen në kohë.
 
 
 
 
                               LËNG NGA BORONICA E KUQE
                               Lëngu i boronicës së kuqe përmban agjent antibakterial që
                               quhet acid hipurik.
                               Një gotë në ditë mund ta reduktoj rrezikun
                               nga infeksionet e traktit urinar.

Konisderohet si rojtar i kanaleve të frymëmarrjes dhe nga rrënjët e saj mund të bëhet çaj i cili mund të përdoret për zbutjen dhe shërimin e simptomeve të ndezjes së kanaleve ose rrugëve të frymëmarrjes. Terapitë e lashta e kanë përdorur për shërim të problemeve respiratore dhe digjestive.Njëlloj zbatohet edhe te mjeksia dhe famracia popullore edhe te ajo bashkëkohore.

 
Mëllanga e Bardhë (Althaeaofficinalis) paraqet një bimë shumëvjeçare panxhari.Konsiderohet se buron nga Azia, por gjendet edhe në Evropën Jugore dhe të Memse në pjesët e ulëta dhe të lagështa. Për shkak të shërueshmërisë së saj kultivohet gjithkund në botë.
Lulëzon nga qershori deri në gusht, por përbërës mjekues kanë edhe rrënjët, trungu, gjethet dhe lulja.Mund të rritet nga 1- 2 metri, trungu mund të rritet, stërritet me qime të dendura mëndafsh, kurse gjethet janë të buta me ngjyrë të argjend-rosë. Lulet mblidhen kur lulëzon, gjethet pas lulëzimit, kurse rrënjët në pranverë ose në vjeshtë pas lulëzimit.
Korrja pastrohet, çorohet nga shtresa e jashtëme pritet gjatësisht dhe menjëherë thahet në temepraturë 40 ºC. Kur të thahet pritet në pjesë të vogla. Nga tërë bima, rrënja është pjesë më mjekuese.
 
Komponentet aktive
Bima përmban jargë, niseshte, pektin, tanin, kripra minerale, enzime, fije bimore, yndyrëra eterike, pektin, sheqer të invertuar, saharoz, karbohidrate dhe fosftate.
 
Përbërësit mjekues
Mëlanga e bardhë është mjeti i shkëlqyer i cili ndihmon në shërimin e sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes. Duke pasur parasyshë se e zbërthen jargët dhe e zbut membranën mukoide, e nxit kollitjen dhe përdoret për ftohje, bronkitin, astmën, ndezjen e mushkërive dhe fytit. Përdoret e gjatë problemeve me fshikzën urinare, veshkët, ndezjen në zorrën e trashë,diare, dhe sëmundje të zorrës. Në kombinim me mjaltën, rrënjët e mëllangës së bardhë bëhet brum për kompresa të cilat ndihmojnë për aknet, të thatët me qelb, djegiet, ndezje të syve, abscese (lunga).
Mëllanga e bardhë ndihmon edhe gjatë ngërçeve në lukth, kapsllëkut, dhe infeksioneve në organet gjinore.
Gjethet e frekta shtypura ndihmojnë gjatë kafshimit nga insektet.
Mëllanga e bardhë poashtu mund të përdoren edhe nga duhanpirësit për të reduktuar kollitjen e thatë.
 
Më shpesh nga mëllanga e bardhë bëhet çaj nga mëllanga e bardh/ë dhe shurup nga mëllanga e bardhë.
 
Çaji nga mëllanga e bardhë përgatitet në këtë mënyrë:
Dy lugë rrënjë të mëllangës së bardhë përzijhen me 2,5 dl ujë të vakët ose ujë të ftohtë dhe e lëmë të qëndron 2 orë, që të mund të ekstraktohet mjaftë jargë. Sipas dëshirës çaji mund të ftohet pak me mjaltë dhe pihet tre herë në ditë.
Shumë shpesh mëllanga e bardhë kombinohet edhe me bimë tjera mjekuese(nane, kamomile dhe etj.)
Me çaj nga rrënja e mëllangls së bardhë mund të përdoret te hunda e zënë, me shishe të vogël lëshohen 1-3 pika tre herë në ditë.
 
E rëndësishme
Korrja e mëllangës së bardhë nuk guxon të zhytet në ujë të nxehtë!
 
Mënyta e përgatitjes së shurupit:
Në një tenxhere vendosim 2 limona të prerë në katror, shtohet nga dy lugë sherbelë, anason, rrënjë nga mëllanga e bardhë, fara të grira dhe 200 g sheqer. Pastaj përzijhet me 2 dl ujë. Zijhet pothuaj 20 minuta, largohet nga shporeti dhe e lëmë të ftohet. Fëmijëve u jepet dy herë në ditë nga një lugë e vogël me këtë shurup, kurse të rriturve u jepet 2-3 herë në ditë nga një lugë të madhe.
 

Mëllanga e bardhë është i sigurtë për përdorim te fëmijët. Madje edhe për foshnjë të vegjël, por rekomandohet çaj nga mëllanga e bardhë, gjithsesi me konsultim paraprak me pediatrin. Nëse përgatitet për foshnjë, duhet të përdoret e ujë i zijer, pastaj i ftohur.

Nëse përdoret siç duhet, bari i udhëzuar mund ta përmirëson shëndetin dhe cilësinë e jetës, madje mund edhe të shpëton jetën e dikuj. Sërish, ekziston edhe ana tjetër, e keqpërdorimit ose përdorimit të gabuar të tyre që mund ta dëmtojnë shëndetin, madje mund të kenë edhe pasoja vdekjeprurëse.

Keqpërdorimi i barnave definohet si gjendje jo mjeksore që mund të jenë të dëmshme për shëndetin!
Çka është përdorimi i duhur?
Përdorimi i duhur i një bari është përdorimi i tij sipas udhëzimeve të dhëna nga mjeku ose farmacisti i cili mirë e din qëllimin e barit dhe historinë mjeksore. Kjo nënkupton përdorimin e dozës së përshtatshme të barit, për shkak të arsyeve të caktuara shëndetsore. E njejta vlen për barna të cilat mund lirshëm të blihen dhe pa recetë të barit.

Barnat bëhen të rrezikshëm për shëndetin kur merren për arsye të gabuara, me dozë të gabuar ose merren barna të udhëzuar për dikë tjetër.
Nëse, edhepse barin e konsumoni në mënyrë të duhur, sërish mund të dyshoni se po bëheni të varur nga ai, atëherë duhet të konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Ai më mirë dinë se çka duhet të bëhet në atë situatë, dhe sërish të mos të anashkalohen problemet bazë shëndetsore.

Kur tejkalohet kufiri dhe keqpërdoren barnat?
Keqpërdorimi i barnave dhe substancave tjera në raste të caktuara është reflektim i kohës ku jetojmë.
Një nga arsyet është qasja e lehtë në barna në shtëpi. Furnizimi i lehtë me barna pa udhëzime, për të cilët besojmë se janë të sigurtë, është edhe një arsye plus. Rreziku potencial është edhe përdorimi i barnave në kokë në vete për vetëshërim dhe për trajtimin e problemit aty për aty duke përdorur një kategori të caktuar të barnave (antidepresantët (antidepresivët?), anksiolitikët, sedativët, etj). Kjo na shpien te një rrezik i ri i mundshëm, që njihet si varshnmëri. Nëse konsumohen në doza më të mëdha ose për shkak të arsyeve të gabuara, disa barna ndikojnë edhe si narkotikë.

Cilët barna janë “më të preferuar” për keqpërdorim?
Në kategorinë e barnave të cilët më së shpeshti keqpërdoren, gjegjësisht përdoren pa udhëzime, bëjnë pjesë:
Analgjetikët – Udhëzohen për zbtuje të dhimbjeve.Përdorimi i tepërt mund të shtoj zhvillimin e tolerancës së analgjeikut dhe ai të mos veproj.
Depresantët e SNQ (sistemit nervor qendror) –Një nga më shpesh që keqpërdoren për trajtimin e pavarur të simptomeve të depresionit, anksiozitetit ose trajtimit të stresit. Jo rrallëherë keqpërdoren nga ana e të varurëve nga narkotikët ose nga alkooli.
Keqpërdorimi afatgjatë bart rrezik nga zhvillimi i tolerancës, varësisë, si dhe dozimit që mund të jetë me rezultat fatal.
Antibiotikët– Akoma blihen në mënyrë të pakontrolluar dhe për qëllime të gabuara të shërimit.
Steroidet – Kryesisht, keqpërdoren nga popullata e re për rezultatet të shpeshta, sidomos në sport, ose për fitim të masës muskulore. Shumë lehtë mund të blihen në fitnes-klube, nëpër ushtrimore ose në Internet.
Rreziqet
Çdo keqpërdorim i cilës kategori të barnave, ka rreziqet e veta. Keqpërdorimi i analgjetikëve opioide, sedativëve, anksiolitikëve ka rrezik nga zhvillimi i tolerancës dhe varësisë. Rreziku nga dozimi i tepërt me pasoja fatale është shumë i madh.
Përdorimi i pakontrolluar i steroideve anabolike shoqërohet nga një varg i pasojave të padëshiruara, si metabolike, kardiovaskulare, endokrine, dëmtimi i ritmit të zemrës, keqfunksioni i sjelljes, etj.
Përdorimi afatgjatë i barnave kundër dhimbjes dhe temeperatura e lartë mund të sjell edhe te dësmitmi kardiovaskular, dëmtimi i mëlçis ose deri te paraqitja e të thatit në lukth.

Si t’i shfrytëzojmë barna në mënyrë të duhur
ü  Me kujdes ndiqni udhëzimet e brendshme.
ü  Mos i ndryshoni dozat pa konsultime me mjekun ose farmacistin.
ü  Mos e merrni barin në kokë në vete madje edhe ata që blihen pa udhëzime.
ü  Mos i grini dhe mos i theni barnat, përveç nëse ju udhëzojnë ashtu.
ü  Informohuni se çfarë ndikimi ka bari në kombinim me alkoolin dhe me barna tjerë, pavarsisht nëse jepen me udhëzim ose jo.
ü  Asnjëherë mos përdor barna që janë udhëzuar për dikë tjetër, poashtu mos ua jepni barnat e udhëzuar për ju dikuj tjetër.
 


 
 
 
 
Para se të fillojmë me mënyrën e shëndetshme të jeteës, gjegjësisht me ushqimin e shëndetshëm,nuk mu kujtua që t’i kushtoj vëmendje madhëris së saj– UJIT. Ka ndodhur që me ditë të mos konsumoj asnjë pikë ujë, por të konsumoj disa lëngje me moton se kanë vitamine, minerale (gjegjësisht, ata 100%-shit), andaj në shtëpi shpesh kishim lëgje të tilla që i blenim me pako.Ndshta ndonjëherë ka ndodhur që të konsumoj ujë kur konsumoja ushqim të njelmët ose pas ushqimit.Asnjëherë nuk kisha nevojë që të pi ujë në orët e hershme të mëngjesit, madje as edhe kur isha e uritur.Unë, thjeshtë, nuk kisha shprehi të konsumoj ujë. Madje mendoja se pëllëmbat e ajtura në mëngjes dhe shtypja e lartë e gjakut do të më keqësohen nëse pi ujë në mëngjes. GABIM!!!Përse? Përse ky mendim ishte i gabuar? Përse njerëzit nuk kanë nevojë që të pinë ujë?! Përse disa njerëz zakonisht janë të etur? Parimisht, njeriu është2/3ujë ose pothuaj 66 %ujë.Shumicae njerëzve nuk mund të jetojnë pa ujë më shumë se 4 ditë. Në kushte normale (në temperaturë normale dhe organizëm të shëndoshë),për 24 orë trupi humb 2.5 litra ujë me anë të urinimit, lëkurës. Gjatë aktiviteteve fizike, në temeratura më të larta të ajërit, kjo sasi e ujit të humbur është shumë më e madhe. Është natyrore dhe normale që të kujdesemi që ta kompenzojmë atë që e humbim, kështu që, është plotësisht normale që këtë sasi të humbur të ujit në mënyrë natyrore ta kompenzojmë. Vetëm kështu nuk do të lejojmë që trupi jonë të jetë i dehidratuar vazhdimisht, kurse trupi i dehidratuar është trup i sëmurë. 



D-r. Batmanhelçin (F. Batmanghelidjs), autor i librit „Të qarat e trupit  tuaj për ujëë“ (Your Body’s Many Cries for Water),„You’re not Sick You’re Thirsty“(Ju nuk jeni të sëmurë ju jeni të etur),i lidh këto sëmundje vijuese që janë autentike për trupin me dehidratim kronik: gastriti, të thatët në traktin gastrointestinal, dhimbjet në nyje, astma, alergjitë dhe shumë sëmundje tjera. D-r Batamanheliç ka qenë i burgosur politik në burgjet e Irakut dhe atje në të vërtetë ka shëruar dhe kuruar shumë të burgosur vetëm me tarapinë e UJIT. Ai thotë:„Ju nuk jeni vetëm atë që e hani, por jeni atë që pini!!!“.Ai thekson rëndësinë e ujit me faktet – muskujt përbëhen nga 75% ujë, gjaku i jonë i cili është bartës i tërë materieve ushqyese në secilën qelizë përbëhet nga 82% ujë, mushkëritë e bardha që na e japin madhërinë e tij –oksigjenin përbëhen pothuaj nga 90% ujë, drejtori jonë i çmuar i përgjithshëm – druri në përbërjen e tij përman 76% ujë, madje edhe eshtrat tona të fuqishme përbëhen nga 25% ujë. Pas hulumtimi disa deceniesh, D-r. Batmanheliç arriti të konkludoj se në kushte optimale me peshë optimale trupore, nevoja e trupit tonë për ujë është minimalisht 6-8 gota në ditë.

Filloni ditën me një gotë ujë

Unë çdo mëngjes e filloj me një gotë ujë.Pastaj, në të njejtën kohë konsumoj ujë dhe ha ndonjë pemë(zakonisht mollë). Ky është ritual i rregullt para se të dal nga shtëpia, ritual që don të thotë se e kamë bërë pastrimit edhe nga brenda, dhe jo vetëm higjienën nga jashtë, si pastrimin e fytyrës, dhëmbëve, trupit.Kështu, në mënyrë shumë të shëndoshë e filloj ditën– i pastër edhe nga jashtë edhe nga brenda– procedura e thjeshtë e mëngjesit e cila na i zgjon trupin dhe shpirtin. Pastaj duke punuar, duke i realizuar aktivitetet deri në orën 14, kur bëj pauzë, gotë pas gote konsumoj 1.5 l ujë. Unë asnjëherë nuk i numroj gotat, por thjeshtë e ndjej ndjej nevojë të konsumoj ujë.Në fillim kur fillova të MËSOHEM që të pi ujë, i numroja gotat, shumë shpejtë, konsumi ose pirja e tyre e dhunëshme, ta quaj kështu, kaloi në shprehi. Pas kësaj faze të shprehisë, vjen faza e cila tashmë është përditshmëria ime, kurse kjo është NEVOJA natyrore për të konsumuar ujë. Të atjurit e pëllëmbëve nuk ekzistojnë, shtypjen e kamë normal, por kjo, gjithsesi, i detyrohet ndryshimit të plotë të të ushqyerit me të cilit jetoj tashmë më shumë se 15 vite.

A konsiderohen çajrat, kafet, pijet jo alkoolike si zëvenëdësime të mira për ujin?

Kësaj përgjigje mund t’i përgjigjemi gjërë e gjatë, por logjika më thotë vetëm uji  (përveç naftës) buron nga toka dhe vetëm në ujë fara mbin, degët lëshojnë rrënjë. Ndoshta dikush ka ndonjë njohuri tjetër?! Gjithsesi se ndonjëherë do të konsumojmë edhe ndonjë pije tjetër, por ata nuk janë të domosdoshme për qelizën tonë. Preferoniuujin para çdo pije tjetër. Vshkët do të jenë mirënjohës sepse me ndihmën e ujit ata më mirë do ta pastrojnë gjakun dhe do t’i eliminojnë përbërësit  e mbeturme anë të urinës. Kapsllëku do të bëhet histori nëse çdo ditë shoqërohemi me ujë. Lëkura do të jetë e butë dhe e pastër, kurse eshtrat do të na falimenderohen sepse me ujë ata ruajnë elasticitetin, indi lidhor do të jetë i plotë, nuk do të humbet, nuk do tëshkëlmoqet, nuk do të kalcifikohet.Të mos harrojmë se uji na bën të lumtur dhe të shëndoshë, jo vetëm kur e konsumojmë ose e absorbojmë me anë të pemëve dhe perimeve të freskëta, por edhe kur kënaqemi me të gjatë notimit, dushit, banjove me avull, hidromasazheve... A nuk e keni ndjerë fuqinë e hidroterapisë vetëm me një shpërlarje të fytyrës në mëngjes me ujë të ftohtë ose me dush me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, me notim në mëngjes në pishina ose liqen. Sa më shumë që na ndjejmë, aq më shumë shëndet, energji, jetëgjatësi fitojmë nga ajo. 


Çfarë ujë të pijmë dhe kur?

Më shpesh pyetja është kjo. Uji më i mirë është ai natyror, ai nga burimet malore, puset, por me këtë ujë në qytet, për fat të keq, nuk mund të kënqemi. Ngeli zgjedhja e ngushtë; uji nga çezma, uji i blerë në shishe plastike ose sipas mundësive, të mbushet nga burimet jashtë qytetit. Secili e dinë që uji nga çezma ka shumë përbërës (si klor), që shtohen për të shkatruar mikroorganizmat të caktuar patogjene. Uji nga çezma ka bigor, ajo kalon nëpër gypat e vjetruarqë edhe më shumë e rrisin ndotjen. Që të fitojmë ujë të pastër nga çezmat, gjithsesi duhet të përdoren aparate për pastrim mekanik dhe kimik të ujit dhe kështu do të fitojmë ujë të pastër dhe cilësor për pije.Prandaj, konsideroj se këto aparate që do të na sjellin shëndet me anë të ujit cilësore për pije nga çezmat tona madje as rastësisht nuk janë luks, por NEVOJË.
Sa i përket ujit që e blejmë, mundësisht ta blejmë në shihe qelqi dhe të blejmë lloje të ndryshme të ujit, sepse secili lloj i ujit përmban një përqindje të caktuar të mineraleve, që të mos shkaktohet hipo ose hipermineralizimit. Shumë gjëra ngelën të pa thëna për ujin, kjo është temë ende e pa zbëthyer për hulumtim, por një gjë e dimë– uji është jetë.




Folloni ditën me një gotë ujë.Secila ditë të konsumohen tetë gota ujë, kurse në motë të nxehtë ose gjatë ushtrimeve të konsumohet më shumë ujë.
Të mos konsumohet ujë kur konsumohet ushqim i përgatitur dhe të pritet 2-3 orë, pastaj të konsumohet ujë.
 

Nutricioniste e Certifikuar Cfeta Dineva
 CD DIET KLUB SHKUP

Moti më i ftohtë vjetor, ngadal por sigurtë, na troket në derë.Vazhdimisht e më shumë largohemi nga ditët me diell dhe të ngrohta dhe afrohemi ka netët e gjata me mjegul dhe shi. Kjo periudhë mund të jetë shumë e vështirë dhe depresive për disa njerëz, dhe prandaj është shumë me rëndësi që trupi dhe mendja në mënyrë të përshtatshme të përgatiten dhe të përshtaten me dimërin që na pret.

 
Që të përgatiteni në mënyrë të duhur, dhe gjithsesi, të kënaqeni me begatitë e dimërit, shfrytëzoni ndonjë nga këshillat tona.
 
Arsyet më të shpeshta përse imuniteti dobësohet!
 
Sheqeri
Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe ushqimit të pasur me sheqer negativisht ndikon sistemin imunitar, por ka edhe ndikim negativ te niveli i energjisë dhe humori juaj. Mbani llogari për këtë!
 
Ushqimi me yndyrë, i skuqur dhe konzervuar
Ushqimi shumë i yndyrëshëm, i skuqur ose i konzervuar dukshëm mund të ul funksionin primar të qelizave të sistemit imunitar.Kjo ka të bëj me ushqimin e pasur me kolesterol, shumë të njelmët, ushqimin me erëza dhe ushqimin “e pasur “ me konzervanse.
 
Duhanpirja
Duhanpirja pa dyshim negativisht ndikon punën e sistemit imunitar, si dhe të funksionet dhe organet tjera.Një cigare e pirë mund të shkatroj 25 mg vitamin C.
 
Alkooli
Konsumi i tepërt dhe i shepsht i alkoolit është i dëshëm për funksionalitetin e tërësishëm të mekanizmit mbrojtës.Dukshëm rritet rreziku nga funksionet respiratore dhe ndezja.
 
Gjumi
Pagjumsia, si dhe gjumi jo cilësore, mund të ndikon negativisht mbi punon e sistemit imunitar.Nës kësaj i shtohet edhe stresi dheirritimitë shkaktuar nga mungesa e gjumit, atëherë ekspozimi ndaj sëmundjeve është më i madh.
 
Mbani mend se sistemi jonë imunitar mund të ndihmohet me përjashtimin e disa produkteve ushqimire nga menyja juaj, ose me ndryshimin e disa shprehive!
 
Mënyra e vetme se si ta përmirësojmë imunitetin dhe ta përgatisim trupin ndaj dimërit.
 
Ritualet janë të rëndësishme
Mënyra se si e filloni ditën është shumë me rëndësi. Harmonizimi i ritualeve të mëngjesit dhe nevojat e organizmit ndoshta janë më të rëndësishme.Ndani kohë për një ritual të ri, dhe në vend të kafes së mëngjesit, filloni ditën me ujë të vakët dhe lëng limoni. Një ditë në ditë mund ta ndryshon tërë ditën.
 
Ushqimi
Kur flasim për ushqimin, duhet të mendojmë për “regjimin dimëror” të ushqimit. Konsumi i përbërësve të volitshëm ushqimor ka ndikim të madh mbi sistemin tonë imun dhe mbi shëndetin e përgjithshëm. Konsumi shumë perime, pemë, produkte me bërthama dhe fara.
Poashtu, mos anashkaloni konsumin e burimeve të ndryshme të proteineve. Çelësi është te ushqimi i balancuar.
 
Uji
Në ditët e ftohta, lehtë harrojmë se konsumi i ujit është poashtu me rëndësi gjatë tërë vitit. Uji është faktor shumë i rëndësishëm për sistem të mirë imun. Prandaj, mos harroni që çdo ditë të konsumoni ujë me saisra të mjafteushme.
 
Dilni në diell
Shfrytëzoni çdo mundësi për të dalë në diell. Rrezet e diellit e mundësojnë krijimin e vitaminës D në lëkurë. Niveli i ulët i vitaminës D e rrit rrezikun nga infeksionet respiratore, ftohja dhe influenza.
 
Ushtrimet e lehta dhe lëvizjet e lehta
Shumë është me rëndësi që trupi të mbetet në kondicion në periudhën e motit të ftohtë.Prandaj,me rëndësi është që të ushtrojmë mesatarisht.
Nëse na lejon koha, ngisni biçikletë, vraponi ose thjeshtë ecni së paku 30 minuta në ditë. Ngjitni maleve së paku një herë në javë. Sistemi juaj imun do ju mirënjeh shumë.
Përveç kësaj, motin e ligë mund ta shfrytëzoni për notim, ose për praktikimin e teknikave, si joga dhe metidimi, me çka dukshëm do të ndikohet, jo vetëm te shëndeti trupir por edhe te ai shpirtëror dhe mental.
 
Veshja e duhur dhe pijet e ngrohta
Filloni në kohë që të visheni ngrohtë dhe trashë.
Rekomandimi për këtë periudhë është konsumi i pijeve të ngrohta. Çaji gjelbërt ose, çaji nga lulja  e boçesjanë të mrekullueshëm kur bëhet fjalë për simptomet e ftohjes dhe gripit.
  

 
Gjatë kohë është rrotulluar idea për intervistë me Sashko Kocev. Vetëm mendimi për takim sy në sy me aktorin e madh, ishte sfidë në vetvete por edhe një motiv më shumë. Sinqerisht, duke pasur parasyshë anagazhimin e tij, ishim pak të rezervuar se biseda dhe pyetjet të cilat dëshirojmë t’ja parashtorjmë do të gjenden në faqet tona. Sërish, aktori i madh pa menduar shumë na nderoi me takim dhe me zemër të gjërë e paranoi ofertën për një bisedë “farmaceutike”.
 
Farmacisti juaj: Është nderë kënaqësi e madhe të bëjmë një bisedë të këtillë. Faleminderim dhe respekt që pavarsisht angazhimeve pa menduar shumë vendosët të ndani pak nga koha juaj e çmuar dhe t’ja dedikoni revistës sonë dhe lexuesve tonë. Sinqerisht shpresoj që do të zbulojmë diçka të re ose shumë pak të njohur për Ju.
 
Sashko Kocev: Poashtu edhe mua më vjen mirë që do ta realizojmë këtë bisedë dhe nuk do të pendohem për kohën e humbur, ashtu si farmacistët dhe farmaceutët nuk e kursejnë kohën e tyre kur ju kërkojnë shërbime në sportel. Kohën e fundit, ata janë shëndruar në mjek dhe patjetër t’i dëgjonë pyetje të tipit: KËTU KAM DHIMBJE, MË DOLI KËSHTU, ÇKA TË PI? Faktikisht, bëjnë ekzaminime në sportele, por nuk ankohen. I përshëndes të gjithë.
 
Farmacisti jauj: Fama jote është dëshmuar pa dyshim në skenën e aktrimit dhe atë publike në Maqedoni. Sashko Kocev është bandë dhe institucion në vetvete. Aktrimi, rolet, teatri dhe pëlhura filmike janë jeta jote, Identiteti juaj.
Sërish, a do të kishte qenë Sashko Kocev ai që është sot nëse nuk do të ishte aktor? A do të kishte qenë njëlloj i suksesshëm në ndonjë sferë tjetër? Të themi në mantil të bardhë, pas pultit në ndonjë farmaci, ordinancë, sallë kirurgjike? Zakonisht, si fëmijë dëshirojmë të bëhemi pilot, mjek, të bëhemi si babi. Çka ka dashur të bëhet Sashko? A është lindur aktor?
 
Sashko Kocev: Sigurisht që kam menduar edhe për tema tjera. Ja, tani më kujtohet se shumë më tërhiqte ajo pjesë e biologjisë ku mësonim anatomi. Por, nuk kam qenë shumë pretendent për mjek.Pastaj isha i dashuruar në atlasin, saktësisht e dija se cili vend ku ishte bashkë me kryeqitetin e saj, me male, lumej...Por, sërish, nuk vendosa për gjeografi. Kështu që gjatë procesit të arsimit kam qenë i infektuar me gjithçka nga pak, por me sa duket që moti kishte flakruar dashuria dhe dëshira për teatër, kurse gjithë këto njohuri lidhur me shumë gjëra janë pjesë përbërëse të një aktori. Kur erdh mundësia e parë për skenë, e kapa qysh kur isha 13 vjeçar dhe më nuk kishte bar kundër atij infeksioni të quajtur teatër.
 
Farmacisti juaj:Duke pasur parasyshë tempon e jetës, seriozitetin e profesionit dhe përgjegjësinë që e bart me vete, si arrin Sashko të organizoj dhe të balancoj në raport me detyrat ndaj shtëpisë, familjes, sisemit njësportelësh?
 
Sashko Kocev: Mendoj që ndonjëherë e thej ligjin e fizikës dhe ia dal të jemë në disa vende në të njejtën kohë. Ndonjëherë në mbrëmje kur përpiloj orarin për ditën e nesërme më kap paniku se si do të arri në provë, takim, studio, inxhizim, shtëpi, takim, shfaqe, stand-up- vetëm për 14 orë pune. Besomëni, me organizim të mirë dhe me vullnet për punën që bëni, madje deri tani asnjëherë nuk jam vonuar, qoftë edhe në kafe-takimin e shkurtër.
 
Mund të më zhagisin vetëm në sportel, por atje më njohin, më lëshojnë të hy pa rend. Edhepse asnjëherë nuk kërkoj një gjë të tillë nga ata, sepse e kuptoj si është të qëndrosh në rradhë, kurse dikush të vij dhe kryen punë për 1 minutë.
 
Fatmacisti juaj: Çdo ditë jemi të rrethuar me ndonjë formë të stresit. Si e definoni ju stresin?
 
Sashko Kocev: Stres? Ndoshta pamundësi, pafuqi që një njeri të ballafaqohet me problemet. Ose reagim i vrullshëm në gjendjet e sapokrijuara, pavarsisht a është në punë ose në familje. Madje edhe pa mundësia që të arrihet në kohë, vonohesh, fillon me reagimin panik dhe nervoz. Ndoshat në organizëm krijohen reaksione të ndryshme kimike të cilat më vonë fillojnë të na helmojnë nga brenda, ndoshta për këtë arsye shumë sëmundje lidhjen me stresin. Sërish, ju e dini këtë punë më mirë, unë thjeshtë diskutoj në mënyrë laike.
 
Megjithatë, ka vetëm 2 hapa nëse paraqitet ky problem. I pari është ta provoni të gjeni një zgjidhje. Kurse hapi i dytë është se nuk guxoni ASNJËHERË të nervozoheni, sepse kjo nuk ta zgjidh problemin. Vetëm je nervoz, kurse problemi sërish është aty. Ja, për shembull, nëse vonohesh, nuk guxon të nervozohesh, sepse ti gjithsesi do të mbrish vonë. Zgjidhja është të nises për punë më herët.
 
Famarcisti juaj:Sa dhe a i dëgjoni rekomandinmet dhe këshillat e farmacistëve duke pasur parasyshë se je “nën mbikëqyrjene” e mjekut? Sa Sashko është mjek i vetvetes dhe a ka ndonjë “recepturë të gjyshes “ për shumë sëmundje?
 
Sashko Kocev: Unë kam mjek amë, shtëpiak, këtu jam i sigurtë. Por, gjithmonë me qorton se asgjë nuk e dëgjoj nga rekomandimet mjeksore, por se i shpik disa metoda të reja dhe habitet se nga ku burojnë ata ide. Kam një logjik personale për disa zgjidhje mjeksore dhe farmaceutike, por nuk e di ta sqaroj nga e kam këtë logjikë.Nuk mbështet mbi çajrat e gjysesh Rada, thjeshtë, mundohem me sa më pak barna t’i tejkaloj vështirësitë.
 
Farmacisti juaj:Sipas juve, sa është ushqimi element i rëndësishëm i cili kontribon në atë që jemi? Jo vetëm në kuptimin e trupit të hollë dhe linjave ideale. A mendoni se ushqimi është një nga shkaktarët kryesor për shëndet të mirë trupor dhe shpirtëror?
 
Sashko Kocev: Gjithsesi se edhe unë jam ithtarë i madh që të përhapen dhe të pranohet masivisht te të gjithë. Është normale që nëse një luleje i jepni atë që ka nevojë, dhe, ujë dhe diell në sasira të duhura, ajo do të lulëzon. Nëse i jep shume- do të shkatrohet. Ashtu është edhe me trupin e njeriut. Ushqimi shumë më lehtë gjendet sot se sa në të kaluarën, më i lirë dhe në sasira më të mëdha. Kështu që, ne konsumojmë shumë dhe diku brenda në ne kemi mbingarkesë dhe fillojnë problemet.
 
 
Farmacisti juaj:Jemi dëshmitar të invazionit të programeve dhe tendencave të ndryshme tëtë ushqyerit sa që ndonjëra prej tyre kanë tendencën për përhapje infektuese. Madje shkohet deri në atë pikë ku përveç ndarjeve bazuar mbi dallime të ndryshme kemi ndarje të njerëzve edhe në bazë të llojeve dhe formave të ushqimit. Kështu që, kemi vegjetarian, vegan, mishngrënës,”hronash”, etj. A i takon Sashko ndonjë “sekti” dhe a preferon ndonjë regjim të caktuar të të ushqyerit?
 
Sashko Kocev: Ushqimi imë mbështet mbi mish dhe sallat Nuk konsmoj ushqim, hamburgera, byrek, simite, kurse edhe atë që e ha nuk është në sasi të madhe (ha-ha). Mendoj, mund ta shihni nga trupi im. Edhepse disa gjara i shmang, nuk është fanatike. Gjithsesi se di të ri edhe me byrek edhe me burger.
 
Gjthçka tjetër për mua është keqtrajtim dhe stresim i organizmit. Sidomos kur han gjithçka, pastaj përnjëherë qëndron vegan ose kalon në ndonjë dietë të fuqishme të rekomanduar.
 
Farmacisti juaj:A gatuhet në shtëpi dhe kush është kryekuzhineri? A keni ndonjë ushqim të preferuar nga i cili vështirë se mund të dorëhiqeni?
 
Sashko Kocev: Gatimi në shtëpi më shumë ka të bëj me atë çastin social, të tubohemi, të shihemi, të ulemin në drekë. Kam 2-3 receta të preferuara, kurse jam shumë i njohur si zgarë-mjeshtër dhe atë me siguri zgarë-mjeshtri më i hollë. Gatuhet nga të dy anët, por sërisht, kjo ndodh rrallë. Kënaqem kur gatuaj për shoqërinë, të ketë zhurmë dhe eufori gjatë përgatijes. Kur do të përgatitet, nuk e mbaj mend të jemë ulur dhe të jem stërngopur.
 
Farmacisti juaj: A do të dëshironi të ndani një recetë me lexuesit tanë?
 
Sashko Kocev: Në tigan pa vaj, gjithçka që ke nga perimet, plus molla dhe kumbulla të thata. Spec djegës dhe pak salcë soje dhe mish pule ose derri por të grirë imët. Erëza sipas dëshirës, brozilok, ruzmarin, hudhër, kripë. Nuk gatuhet gjatë kohë, ja tani ju bëra disa miqëve, u mahnitën kur kuptuan se unë e kam bërë. Një variantë Kineze-Maqedone.
 
Farmacisti juaj: Pa dyshim, aktrimi dhe orët e kaluara në shkenë kërkojnë kondicion të mirë. Sa ka kohë Sashko për stërvitje plotësuese dhe aktivitete sportive? Sa dhe a është sporti pjesë e jetës suaj?
 
Sashko Kocev: Çdo ditë matem se do të shkoj në not, fuboll, xhoging... Dhe ja akoma nuk kam shkuar. Më ngel vetëm stërvitja në prova 20 min., para shfaqes 15 min. I lëviz të gjithaë muskujt dhe nyjet, gjaku më qarkullon nëpër tru, i shtohet pak tonus muskujve, rritet pulsi dhe janë gati për në skenë. Nuk haxhoj shumë kalor me këtë, sepse pastaj më duhen për në shfaqe. Në fund, vetëm shtohet duartrokitja e zhurmëshme dhe kështu mbaron dita.
 
Farmacisti juaj:Ja edhe një pyetje “ më profesionale“, gjithsesi, pa asnjë tendencë për ofendim të aktorëve, regjisorëve, redaktorëve. Ka përshtypje se ndonjëherë në skenë thjeshtë krijoni skenar të aty për atyshë vetiak jashtë skenarit të paraparë. Sa është e vërtetë kjo? Sa është e shpeshtë dhe si reagojnë skenaristët?
 
Sashko Kocev: Kjo ndodh vetëm kur kemi performancë stand-up. Madje edhe atëherë në prqindje shumë të vogël. Sepse, në shfaqe dhe në film është e pamunudur.Kurse sa u përket reagimeve- po. Ku largohemi nga skenari, reagojnë regjisorët. Te ai ka reagime negtive, kurse nga publiku pozitive. Kështu që gjithmonë mundohemi të jemi diku në mes (ha-ha-ha).
 
Farmacisti jauj:Po të kishi mundësi ta ktheni kohën mbrapa, për çka do ta kishit shfrytëzuar? A do të kishi ndryshuar ndonjë gjë?
 
Sashko Kocev: Në raport me punën po, kurse në raport me jetën private jo. Përveç që do të kisha kaluar më shumë kohë me familjen, bashkëshorten, nënën, babin, motrën, nipërit... Edhepse, çdo përparim në punë kërkon më shumë sakrifikim të kohës, prandaj domosdoshmërisht të merr kohë dhe nga jeta private.
 
Farmacisti juaj:Për fund, një pyetje kumanovarçe. Dëshmitar jem të shum praktikave të reja që ua kanë ndru njerzve jetën. Njona thot:Dy muaj ditë 3 banane në dit dhe ju ndodh çudi! A ka Sashko ndonjë recetë magjike se si ta përmirësoj jetën?
 
Sashko Kocev: Po, shikoni ata „VIDEO QË DO T’JU A NDRYSHOJ JETËN“, që del çdo ditë në fejsbuk. JA UNË çdo ditë i shoh dhe u kënaça, dhe jam shumë mirë, po shpërdhej nga shëndeti dhe janë shumë i kënaqur (ha-ha-ha-ha-ha-ha).

Pleqëria është proces normal biologjik gjatë të cilit trupi pëson disa ndryshime. Nga këto ndryshime nuk përjashtohen madje edhe strukturat dhe funksionet e trurit. Humbja e lehtë e kujtesës, harresa ose humbja e kohës së reagimit janë ndryshime normale në pleqëri. Harresa e këtillë te të rriturit quhet harresë benine pleqërie dhe nuk është shenjë e demencës.

Çka është demenca?
Demenca paraqet humbjen e njëkahëshme të aftësis mentale, humbjen e kujtesës, ndryshim në sjellje, por në fund paraqitet edhe humbja e aftësive sociale. Më shpsh paraqitet te njerëzit më të moshuar (mbi 60 vjeçar), por nuk përjashtohet mundësia që të paraqitet edhe te popullata më e re.
 
Demenca nuk është pjesë e procesit normal të pleqërisë. Kjo kategorizohet si problem mjeksor i cili zhvillohet shumë ngadal, madje ndonjëherë zgjat me vite. Në fillim vështirë se vërehet, kurse me kalimin e kohës gjendja keqsohet dhe mund të ketë edhe ndikime dramatike mbi tërë familjen. Te individët fshihen kujtimet, emrat e njerëzve madje edhe fytyrat e tyre. Humbja e kujtesës, në një farë mënyre, paraqet edhe humbjen e identitetit personal. 

Nuk ka njeri që kohë pas kohe nuk harrohet. Demenca në shikim të parë ngjan me harresën, kurse të gjithë ne në jetë ndonjëherë kemi përvojë me harresën.
 
Demenca në fillim manifestohet si problem me kujtesën, kurse me kalimin e kohës, manifstimi mund të shprehet edhe si:
 
 vështirësi me kryerjen e obligimeve të përditshme
 vështirësi me mbatjen e komunikimit me individët tjerë
 ndryshim në humor, gjykimin dhe karakterin e invidit
 
 
Cilat janë arsyet për demencën?
Ekzistojnë arsye të ndryshme të cilat na shpien deri te shenjat e para të demencës, gjegjësisht deri te gjendja e cila i dëmton funksionet kognetive.
Si arsye më të shpeshta referohen:
 sëmundja e Allcajmerit
 mungesa e oksigjenit në tru për shkak të pikës në tru, arterosklerozës, infarktit
 lëndimet në kokë
 dëmtimi ose prishja e imunitetit
 
Simptomet
Individët me këtë dëmtim, zakonisht kanë dëmtim ose humbje të fshehtë të kujdesës afatshkurte, e cila me kalimin e muajve dhe viteve shoqërohet edhe me humbjen e funksioneve tjera intelektuale, ndryshim në personalitet dhe humbjen e shprehive personale ditore.

















Ndryshimet subtile afatshkurte të kujtesës
Problemet me kujtesën mund të jetë një simptom i lehtë për detektimin e demencës. Shpesh bëhet fjalë për probleme subtile me kujtesë afatshkurte, siç është harresa e lokaliteteve dhe objekteve ose harresa të tipit – çfarë duhet të bëja ose çfarë duhet të merrja.
 
Individi i cili vuan nga demenca mund të kujton gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën para disa viteve, por nuk mund të kujton ndodhitë gjatë ditës. 


Kjo mund të jetë e vështirë për pacientin që ta kupton te vetvetja, por mund të zbulohet nga njerëzit rreth tij. Një shembull tipik i ndryshimit të disponimit ose humorit te individët me sëmundjen e demencës është manifestimi i gjendje së turpit e deri te gjendja e të qenurit ektrsovert.

Vështirësi me gjetjen e fjalëve të duhura
Individi ose personi me demencë mund të ketë vështirësi që të gjej fjalë për shprehje. Bashkëbisedimi me të mund të jetë i vështirë dhe mund të zgjash shumë, para se ta kuptojmë qëllimin e bisedës.


Vështirësi me kryerjen e obligimeve ditore
Vështirësitë më të mëdha me obligimet ditore mund të konsiderohet si indikator se dikush është në fazën fillestare të demencës. Zakonisht, kjo fillon me vështirësitë me obligimet më të komplikuara.Përveç luftës për të kryer obligimet e njohura ditore, ai/ajo has në vështirësi që të mësoj gjëra të reja dhe të zbatoj rutina të reja.


Apatia dhe sfilitja paraqiten si simptome në demencën e hershme
Individi me këto shenja ose simptome mund të humb interesin për hobin dhe aktivitetet që mund të jenë të rëndësishme, humbjen e interesit emocional për shoqërim me miqtë dhe me familjen.




Humbja e ndjenjës për orientimin hapsinor
Humbja e ndjeshmërisë për drejtim dhe orientim në hapësirë, është simptom i cili e keqson gjendjen shëndetsore të individit me demencë. Kjo don të thotë se ndoshta nuk do të njeh as pikat referuese familjare dhe harron se cilat drejtime i shfrytëzon rregullisht, por mund të bëhet edhe më keq që të ndjek një sërë drejtimesh dhe udhëzimet hap pas hapi.


Përsëritja
Humbja e kujtesës dhe ndryshimi i përgjithshëm i sjelljes e cila vin me demencën, mund të sjell deri te përsëritja e obligimeve ditore, ose përsëritje e pyetjeve të njejta gjatë bisedës, edhepse janë përgjigjur të njejtat nga bashkëbiseduesi. Kjo poashtu mund të shihet edhe te mbledhja obsesive e objekteve.

Adaptimi
Vështirësitë me adaptimin e ndryshimeve është simptom tipik i demencës së hershme. Mungesa e kapacitetit që të mbaj mend njerëzit që tashmë i njeh ose të ndjek bisedën me bashkëbiseduesin, mund të shkakton edhe frikë nga ndryshimi. Për shkak të kësaj, ka nevojë për rutinë dhe friksohet që të përjetojë përvoja të reja.
 

                                                                                Me të ushqyer të përshtatshëm kundër demencës?
Kur hani “kyçni” trurin. Ushqimin që e konsumoni e ndihmon ose e pengon organizmin në kryerjen e funksioneve në nivel optimal. Truri ka kërkesa specifike kur bëhet fjalë për ushqimin. Ushqimi që është i mirë për trurin është i njejti që e redukton edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, e nxit shtimin e gjakut në tru, dhe ushqim i cili nuk përmban yndyrëra të ngopura dhe kolesterol. Truri ka nevojë për barazpeshë të duhur të substancave ushqyese, duke përfshirë proteinat, yndyrërat dhe karbohidratet. Ushqimi për trurin është më efikas në kombinim me aktivitetin fizik dhe mental, ruatjen e mardhënieve sociale dhe shoqërimin me miqtë.
 
 

Për demencën një „gram prevenim“ ka vlerë më shumë se disa ‘’kilogram mjekim ‘’. Doza e shëndoshë e mjeksis prevenuese , para se gjithash, është në konsumin e rregullt të ushqimit të freskët dhe të barazpeshuar.

Këshilla për prevenim
Reduktoni konsumin e ushqimi të pasur me yndyrëra të ngopura dhe kolesterol. Ata i ngushtojnë arteriet, gjë që rezulton në rrezik më të madh nga demenca. Individët që kanë shtypje të lartë dhe kolesterol të lartë gjashtë herë janë më të rrezikuar nga demenca.
Ruani peshën e trupit tuaj për tru të shëndosh. Të gjithë ata që janë me peshë të lartë, dyfish janë më të rrezikuar. Plotësisht shmangni “ushqimin e shpejtë“.
Qëndrimi aktive mentalisht dhe në aspektin social, ushtroni dhe kujdesuni për peshën e trupit.
 
Рамка
Ushqimi i shpejt i redukton funksionet mentale

Ushqimi i cili e mbron trurin
Konsumoni acide yndyrore mono dhe poli të ngopura siç janë, për shembull, ata nga vaji i ullirit. Në vend që të hani ushqim të skuqur, më mirë konsumon ushqim të freskët, zijer, ose pjekur.
Rrisni konsumun e ushqimi i cili e mbron trupin tuaj. Nga perimet shpesh konsumoni lakër jeshile, spinaq, brokula, lakër brukseli, panxhar, qepë, patëllxhan modar, sepse kanë nivel të lartë të antioksdasave. Te pemët, rekomandohet konsumi i kumbullave të thata, boronica, manafera, mjedër, portoklli, rrushi i zi dhe vishnja. Domosdoshmërisht në ushqim përdorni edhe peshq për shkak të përmbatjes së madhe të acideve yndyrore omega 3.Përdorni edhe pemë me bërthamë, sidomos bajamet dhe arrat, që konsidetohen burime të shkëlqyera të vitaminit E – një antioksidans shumë i njohur.

Konsumi i tepërt i alkoholit dhe përdorimi i drogave trullosëse mund të rezultojnë në përshpejtimin e vdekejs së qelizave të trurit, me këtë edhe te paraqitja e simptomeve të demencës.

Me të gjithë aktivitetet e tij, farmacisti pa dyshim luan një rol shumë të rëndësishëmnë sistemin e mbrojtjes shëndetsore. Si ekspert për barna“, ai posedon shkathtësi dhe njohuri, sjell vendime dhe jep rekomandime të cilat janë me rëndësi të madhe për pacientët.

Kujdesi farmaceutik dhe përkushtimi human

Përdorimi i duhur i barnave dhe i mjeteve mjeksore janë pjesë përbërëse të protokollit shëndetsor për sigurimin e mbrojtjes shëndetsoretë të pacientëve. Roli i tyre është misioni primar i praktikës farmaceutike. Në këtë kontekst, farmacisti nuk është vetëm „dhënës i barnave“, por edhe profil human dhe i përkushtuar, i cili me njohuritë e tij plotësisht luan rolin e informatorit dhe edukatorit shëndetsor të pacientit.
Farmacisti është ai i cili e jep ilaçin ose barin e emetuar dhe si i tillë është pjesëmarrës direkt dhe i fundit në zinxhirin e terapisë së shkruar dhe të emetuar. Kjo nënkupton aftësi dhe njohuri:
  • që të jepet bari ose ilaçi i duhur
  • të largohen të gjithë dyshimet për lëshimet eventale gjatë përdorimit të barit ose ilaçit
  • të jepen udhëzime të sakta për mënyrën e përdorimit të medikamentit
  • informata për kohëzgjatjen e përdorimit të barit ose ilaçit
  • efektet e mundshme të pa dëshirueshme dhe ndërveprimet barit ose medikamentit
  • mënyra e ruatjes së barit ose medikamentit

Shumë është me rëndësis edhe roli i farmacistit në dhënien e këshillave, informatave dhe edukimin e pacientëve kur bëhet fjalë për barna të cilat mund të gjenden udhëzim. Ndonjëherë farmacisti i cili mund të ofroj terapi të përshtatshme ose të plotësoj terapinë tashmë të udhëzuar.Njohuritë për të dhënë alternativë të përshtatshme me shtojca ushqimore dhe barnat që jepen pa udhëzim është me rëndësi të madhe për prevenimin e sëmundjeve dhe në përgjithsi për përmirësimin e cilësis së jetës.

Siguria e pacientit në vend të parë     

Primati i secili farmacist është të siguroj shërbim më të mirë të mundshëm shëndetsor për pacientët.Siguria e pacientit gjatë përdorimit të terapicës së udhëzuar direkt varet nga cilësia e shërbimit dhe e të dhënave të dhëna të cilat duhet të jenë në nivel më të lartë të mundshëm.
Prandaj, sfidë e secilit farmacist është zhvillimi i shtakthtësive të komunikimit me të cilat do të ketë qasje të lehtë te pacienti, do t’i kupton problemet dhe nevojat e tij dhe do t’i ofroj kujdes të duhur shëndetsor.

Pacienti i kënaqur= pacient i shëndoshë

Çelësi i të qenurit i kënaqur qëndron në krijimin e lidhjes cilësore mes farmacistit dhe pacientit.Mënyra e komunikimit, besimi i shfaqur dhe vëmendja e kushtuar janë „terapi plotësuese“,jashtë kornizës së ushëzuar.Megjithatë ky është proces reciprok i cili varet si nga shkathtësitë e farmacistit poashtu edhe nga gatishmëria e pacientit që t’i besohet dhe të bashkëpunoj. Padyshim ky raport dhe ky komunikim krijojnë lidhjen e pacientit të kënaqur dhe faramacistit të kënaqur.

Efektet konkrete

Përforcimi i rolit të farmacistit dhe ndikimi i tij vazhdimisht e më i madh mbi sistemin shëndetsor sjell disa dobi. Dobia është direkte dhe konkrete jo vetëm te pacientët, por më gjërë edhe në sferën shëndetsore dhe shoqërore.

  • Më pak gabime dhe ndikime të padëshiruara nga përdorimi i barnave
  • Roli i procesit në përdorimin racional të barnave
  • Roli në parandalimin e keqpërdorimit të barnave
  • Këshilla të dobishme dhe të dhënat për prevenimin e terapisë
  • Kursimi i kohës dhe shpenzimeve të pacientit
  • Kursimi i mjeteve për sistemin shëndetsor dhe shoqërisë.

Pozita unikate e farmacistit në sistemin shëndetsor buron nga roli i tij që të lidhe mjekun me pacientin. Si eksprt për barnafarmacisti e vlerëson terapinë nga aspekte të ndryshme, dhe në këtë mënyrë direkt ndikon mbi përmirësimin e cilësis së jetë së pacientit.


rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin