Karafilja është lule e thatë aromatik e cila me aromën dhe përbërjen e saj të veçantë përdoret si erëzë dhe bar (medikament) më shumë se 2000 vite.
Në kuzhinë më së shpeshti përdoren si lule të plota ose të grira të thata, kurse ekstrakti yndyror përdoret si bar radicional.

Përbërja

Era karakteristike dhe shija e karafilit është rezultat i yndyrës terrike eugenol. Përveç eugenolit, në përbërjen e karafilit gjendet edhe një sasi e konsiderueshme e tanineve, rrëshira dhe flavonoide. Për shkak të klësaj përbërje, karafilja ka ndikime antindezëse, analegjetike, antioksiduese, antikoagulante dhe anastezike lokale.

Për tretje të mirë dhe për mirëmbatje të vijës trupore

Çaji i karafilit e stimulon tretjen e ushqimit dhe qarkullimin, i redukton vështirësitë abdomenale dhe bymimin dhe e përshpejton metabolizmin. Në kombinim me xhenxhefilin dhe kanellë ndihmon edhe në mirëmbatjen e peshës trupore,dhe ndikon si imunobalancues i mirë.
  • përzijejm nga 30 g karafile të bluar, xhenxhefil dhe kanellë;
  • 30 minuta para ushqimit konsumoni nga një lugë kafje nga kjo përzierje dhe përzijeni me 100-200 ml ujë;
  • këtë pije përdoreni 30 ditë.

Afrodizijak natyror

Për shkak të ndikimit të begatshëm mbi qarkullimin e gjakut, çaji i karafilit përdoret edhe si afrodizijak natyror.
 
Reduktimi i kolesterolit dhe i yndyrës në gjak
Pija e përgatitur nga karfioli tregon rezultate të mira kur kemi vlera të larta të komponentave yndyrore në gjak. 5 g karafile të plota vendosen në shishe prej 2 l ujë që të qëndrojnë në frigurifer 2-3 ditë me tundje të shishes kohë pas kohe. Çdo mëngjes konsumohen nga 1000 ml lëng. I njejti proces përsëritet me konsumin edhe të 2 litrave plotësuese, ku domosdoshmërisht kemi pauzë prej së paku një muaj.

Ndihma e parë për dhimbjen e dhëmbëve dhe erës së keqe nga goja

Gjatë dhimbjes së dhëmbit, me përdorim lokal të karafiles së bluar ose me ekstrat yndyror arrihet ndikimi analgjetik dhe antispetik. Vajin mundeni edhe vetë ta përgatisni në këtë natyrë:
  • në kavanoz vendosen 1/4 filxhana të plotë të karafileve dhe përzihen me 1 filxhan vaj ulliri;
  • filxhanin e mbuluar e lëmë që të qëndroj 24 orë në temperaturë dhomë pastaj kullohet;
  •  vaji i fituar ruhet në kavanoz të mbyllur në frigurifer.
Gargara me disa pika nga ky vaj të shtuar në ujë përdoret për freskimin e erës së gojës, por në të njejtën kohë e pengon zhvillimin e bakterieve në zgavrën e gojës.

Kuzhinë

Për shkak të aromës së saj të fuqishme, karafilja e bluar ose të plota, zakonisht shtohen në kompost, salcat, pluhurat për pjekje, pite me molla, sallata të pemëve, verë të zijer dhe në pije tjera. Si shtesë në pjekje, përveç për qëllime dekorative, karafilja luan rol dhe për lehëtimin e tretjes.

ÇAJ NGA KARAFILE

2 deri 3 karafile të plota përzihen në 250 ml ujë të zijer. Gota mbulohet dhe e lëmë të qëndroj 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet dy deri tre herë në ditë.

 

Ushqimiështë i pasur me shije të ndryshme, kurse kënaqësinë e ushqimit(hudhrës dhe qepës)ndonjëherë do të duhet ta paguajmë me erën e keqe të gojës.
Ky primat i takon hudhrës dhe qepës, të cilat janë pjesë shumë të rëndësishme të ushqimit të cilat përveç që i japin shije ushqimit kanë edhe ndikim të madh pozitiv mbi shëndetin.

Hudhra

Para se gjithash, bimë aromatizuesee cila përveç në kuzhinë ka vend të rëndësishëm edhe në mjeksinë popullore por edhe te ajo zyrtare. Ka erë karakteristike e cila mund të zgjas deri në 24 orë, aromë të mprehtë dhe shije ecila reduktohet gjatë tërë procesit të gatimit. Zhardhoku ihudhrës, i cili shumë shpesh prëdoret në ushqim ndahet në më shumë pjesë të mëdha që quhenthelbe. Thelbetpërdoren edhe si fara, për ushqim (të freskëta ose të përgatitura), si dhe për qëllime mjeksore. Gjethet, kërcelli dhe luletpoashtu janë të ngrënshëm dhe më shpesh përdoren deri sa janë të papjekur dhe akoma të butë.

Çka e bën aq të vlefshëm?

Shumë hulumtime zbulojnë se hudhra përmban rreth 200 substanca aktive dhe atë në formë të koncentruar.
Hudhra është e pasur me minerlae, kalcium, sulfur, fosfor, hekur, karbohidrate, yndyrëra eterik sulfurik, materie azotike, alin, fermente dhe vitamina A, C dhe vitamina të grupit B (B1 dhe B2).
Një nga përbërësit më karakteristik është substanca alicin e cila besohet se ka ndikim antiviral, antibakterial dhe antikërpudhor.
Thelbete hudhrësjanë një ndër burimet më të pasura të kaliumit, hekurit, kalciumit, magnezit, manganit, zinkut dhe selenit.

Ana shëruese ose mjekuese e hudhrës

Hudhra, përveç që me ndikimet e saj antibakteriale mjekojnë ftohjen dhe gripin, ajo mund të përdoret dhe për shumë situata të ndryshme shëndetsore.
Në vend të parë, hudhra e ulë shtypjen e gjakut si dhe nivelin e kolesterolit në gjak.
Me konsumin e rregullut të hudhrës reduktohet reziku për paraqitjen e kancerit dhe përmirësojnë imunitetin.
I mbron enët e gjatkur dhe e redukton rrezikun nga infarkti dhe pika në tru.
Hudhra, poashtu, i eliminon edhe rraskapitjen, tendosjen, shqetësimin dhe e përmirëson humorin, duke ju faleminderuar selenit i cili gjendet në këtë bimë.
 
Hudhra ndikon kundër paraziteve të zorrëve

 

, prandaj njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë hudhër, shumë rrallë kanë probleme me parazitët në zorrë.
Kjo bimë është antioksdans shumë i mirë, e ngadalson procesin e plakjes dhe në mënyrë efikase mbron nga shumë smundje kornike, katarakta, bronkiti, sëmundja e parkinsonit.
Në periudhën kur su

 

ndojnë rrufa, është mirë të konsumohet një ose dy thelbe, sepse kjo bimë i shkaktronbakteriet, viruset dhe këpurdhat, të cilat fillimisht mund ta pengojnë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.
Hidhra posedon përbërje mjekuese, edhe kur është e freskët edhe kur është e përgatitur.
Kundër paraziteve, këpurdhave, viruseve dhe bakterieve rekomandohet konsumi i freskët. Në formë të përgatitur, rezultate më të mira jep për mbrotje të enëve të gjakut, kundër infarkit dhe trombozos, kurse thartuarrekomandohet për mbrotje nga kanceri.

Si ta shmangim erën e keqe nga goja?


1. senfilugë e vogël me senfe mbajmë në gojë, pështyni dhe përsëri e përsërimin edhe me një lugësenfi, por tani e gëlltisim
2. gjethe nane dhe majdanozipërtypni gjethe të freskëta të nanes dhe majdanozit
3 bukasasi e ulët e karbohidrateve ndihmojnë në largimin e erës së keqe nga goja
4.çaj i gjelbërt dhe limon
5. qumësht dhe kosyndyrërat qumështor të qumështit dhe kosit i neutralizojnë të gjithë erën në gojë

Qepa

Qepa pa dyshim mund të shkakton lot në sy dhe le erë të keq në gojë, por pa dyshim e pasuron trupin tuaj me përbërës të rëndësishëm ushqimor, por shumica e ushimqeve pa shihen e qepës do të ishinjo të plot.

Qepa është artikull ushqimor i pazëvendësueshëm në vendin tonë, por edhe në pjesët tjera të botë dhe në kuzhina të ndryshme. Njerëzit e pëlqejnë qepën në të gjitha mënyrat.
Përveç në gastronomi, ajo pereferohen edhe në mjeksinë natyrore, kurse fuqia e saj mjekuese njihet edhe në popull.
Fakt është që përbërësit e qepës janë të përgjthshme dhe të fuqishme, prandaj mund të klasifikohet si ushqim më i shëndetshëm në tërë botë

Çka përmban dhe për çka përdoret?

Qepa përmban sasi të madhe të ujit, pastaj karbohidrate, fibra bumore dhe koncentrime minimale të proteinave dhe yndyrërave. Përmban edhe vitmaminën B6 i cili është i rëndësishëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, vitamin C-i rëndësishëm për imunitet dhe lëkurë të bukur, acid folik- esencial për krijimin e qeliuzave, kalium- i rëndësishhëm për shtypjen e gjakut dhe për zemër të shëndoshë, dhe manga

n- për ind dhe eshtra të shëndosh.
Qepa përdoret për shërimin e ftohjes, e deri te sëmundjet e zemrës, diabetit, osteoporozës dhe disa sëmunjdeve tjera. Në përbërjen e saj kmei komoponente kimike– kvarcetin, që kanë ndikim antiinflamator, kurse përdoren edhe për reduktimin e kolesterolit.

Përgatisni vetë

Qepa mund të prdoret për përgatitje të barit ose medikamentit popullor kundër kollitjes.

Përgatitja: një lugë qepë me madhësi mesatare, e presim dhe e çorojmë, e vendosim në një enë tëthakë dhe e përziejmë me mjaltë.Enën e mbyllim me kapak dhe e lëm në temepraturë dhome që të qëndron gjatë natës. Në mëngjes e kullojmë me газа oseцедалка.
Konsumoni nga një lugë shirupi çdo dy orë, por mund edhe më shpesh, efektin do ta vreni për një kohë të shkurtë, ku do të filloni të kollitenidhe më lehtë të merrni frymë.

Koha është për hudhër të re dhe qepë
Pranvera është periudha kur mund të kënaqemi me hudhrën dhe qepën e re, të cilat në pamje janë të ngjajshme, por mund ti dallojmë sipas faktit që gjethet e gjelbërta të hudhrës të holla dhe të drejta, kurse ata të qepës gypore dhe të rrumbullakëta.
Një nga dobitë bazë të qepës së re dhe hudhrës së re është ajo që mund të përdoret e tërë bima.E vetmja që duhet bërë është ta pastrojmë dhe ti largojmë qimet e rrënjës.

Receta

Tuna sallatë me qepë
1 vandakqepë e re
1 tufë majdanoz
1 konzervë tune
limon, spec

Sallatë me hudhër të re

Lakër e prerë imët, ksarrotë të renduar,panxhar e renduar, hudhra e re e grirë imët. Përbërësit përzijhen me vaj ulliri, lëng limoni dhe pak krip.

Thuhet që gjumi i mirë është gjysma e shëndetit. Në këtë drejtim, secili nga ne pothuaj një të tretën e jetës e kalon në gjumë. Shumë njerëz mendojnë se gjumi ndoshta është humbje e kotë kohe, por nuk ka dyshim se gjumi është njëlloj i rëndësishëm si ushqimi dhe oksigjni. Prandaj, me rëndësi të madhe është që të respektohet ritmi biologjik dhe të parandalohen akativitetet e vetëdishme dhe të pavetësishme të cilët ndikojnë këtë dhunti natyrore.

Sa gjumë na duhet?

Të gjithë njerizit kanë një „orë të brendshme biologjike“ e cila ndikon „skemën“ e gjumit.
Individët e shëndoshë të rritur mesatarsisht kanë nevojë për 8 deri 8.5 orë gjumë gjatë natës. Por nevoja për gjumë te disa njerëz është 6deri 7 orë, kurse disa tjerë kanë nevojë për 9 orë gjumë pa ndërpre gjatë natës, që të mund të funksionojnë gjatë ditës. Nevoja për gjumë ndryshon edhe gjatë ciklit jetësor. Të porsalindurit flejnë mes 16 dhe18 orë gjatë ditës, kurse fëmijët me moshë parashkollore 11—12 orë. Fëmijëve të cilët shkojnë në shkollë dhe adoleshentëve ju nevojitet 10 orë gjumë çdo natë.
Por edhe faktorët dhe gjendje të caktuara ndikojnë mbi kohëzgjatjen e gjumit.Para se gjithash, bëhet fjalë për disa profesione, sasia e stresit, aktiviteti fizik, shtatzania, sëmundje të caktuara, etj. Për shkak të kësaj, shumë vështirë mund të përcaktohet doza e duhur e nevojës ditore për gjumë.

Cilësia e gjumit

Kohën që kalojmë duke fjetur jo gjithmonë është gjum i mirë revitalizues.Nëse gjumi do të rivitalizoj varet nga kohëzgjatjen e gjumit, kohën e shkuarjes në gjumë dhe intensiteti i gjumit.Rënia në gjumë gjithmonë në kohë të caktuar mund të jetë garancë për gjumë të mirë.Nëse gjumi ndërpritet, ose është i cekët ose shoqërohet me zgjime të shumta gjatë natës, nuk do të na ofronë cilësi, madje edhe nëse flejmë më gjatë.Një nga mënyrat më të lehta për të vërtetuar nëse gjumi ka qenë i mjaftueshëm dhe cilësor janë shenjat e përgjumjes të cilët shfaqen gjatë ditës.

Cili është privuesi?

Pa dyshim disa aktivitete tona, si dhe shprehitë në kuzhinë ndikojnë te gjumi dhe cilësia e tij.
 
Ushqimi dhe pijet

Kofeini që gjendet në kafe , pijet e gazuara, çaji i zi dhe i gjelbërt, nëse konsumohen në sasi të madhe gjatë ditës ose shumë vonë natën, mund ta dëmtojnë gjumin ose të ndikojnë cilësinë e gjumit.
Poashtu, stërngopja me ushqime të rënda dhe yndyrore pak kohë para gjumit, ndikon gjumin, por edhe cilësinë e tij. Për dallim nga kjo– edhe stomaku i zbrazur edhe organizmi shumë i uritur mund të dëmtojnë gjumin.
 
Konceptet bashkëkohore të jetës
Tempoja bashkëkohore e jetës nuk na len shumë kohë për gjumë.Gjumi shëndrohet në luks.Kënaqësi e cila vazhdimisht e më shumë mungon. Brenga të shumëta, problemet finaciare dhe familjare janë vetëm pjesë të grabitqarëve të gjumit të cilët e përvetësojnë kohën e gjumit.
 
Shprehitë e këqija
Ndonjëherë edhe gjërat e mira por të zbatuara në kohë të gabuar dhe në mënyrë të gabuar mund të jenë të dëmshme.Aktiviteti i rritur fizik, stërvitjet sfilitëse, si dhe ushtrimet në orët e vona të natës mund ta dëmtojnë ose prishin gjumin.

Këshillat për gjumë të mirë

  • Mjedisi ku flejmë shumë ndikon gjumin. Më mirë është nëse në dhomën e fjetjes nuk ka pajisje elektronike si TVm kompjuter ose mobil. Përdor dritë zabulluesedhe përdoreni dhomën e fjetjes vetëm për fjetje.
  • Dysheku dhe jorgani në të cilat fleni janë shumë me rëndësi, si dhe temperatura në dhomë.Temperatura ideale për gjumë është 18 C.
  • Ajëri i pastër.Hapni dritaret pak kohë para gjumit. Ajëri i pastër është i nevojshëm për trupin tuaj.
  • Relkasimi në banjo të ngrohtë dhe/ose pije e ngrohtë pa kofein mund të ndihmojnë, sepse në atë mënyrë e reduktojnë temepraturën trupore në mënyrë e cila pjesërisht e imiton atë që ndodh në organizëm pak para gjumit.
  • Bëni një orar për gjum dhe gjitmonë respektoni edhe kur fleni edhe kur zgjoheni.
  • Shmangni konsumin e alkoholit para gjumit.
  • Lexoni ndonjë libër para gjumit ose në ndonjë mënyrë të ngjajshme „relaksoni“ trurin.
  • Shmangni dremitjen e shkurta pas orës 15.

Natyra ka zgjidhje

Natyra na ka ofruar shumë bimë mjekuese të cilat mund të konsumohen si çaj, vetëm ose të kombinuara, për të përmirësuar gjumin.
Për gjumë më të mirë dhe kundër pagjumësis rekomandohet çaj nga balsami.
Për zbutjen e ngarkesës psiqike në gjendje stresuese, lodhjes dhe për gjumë më të mirë mund të përdoret përzierje çajrash nga rrënja e valerianës, gjethe nane, nalsamidhe kantarion i verdhë.
Më së miri është që çaji të konsumohet i ngrohtë dhe i ftohtë me mjaltë 30 minuta para gjumit.

Disa barëra ose ilaçe të caktuara për shtypjen e gjakut, sëmundjet e zemrës, astmën, barërat herbale për kollitjen, ftohjen ose për alergjitë, mund negativisht ta ndikojnë gumin. Nëse merrni ose përdorni ndonjë barë nga grupi i theksuar dhe keni pagjumësi, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Jo vetëm mungesa e gjumit mund të ketë pasoja mbi shëndetin. Edhe gjumi i tepërt mund të ketë pasoja shëndetsore siç janë:lodhja kronike, depresioni, migrena dhe pesha e tepërt.

Dhuratatë cilin natyra ja ka dhuruar njeriut në forma të ndryshme, në ngjyra të ndryshme dhe me shije të ndryshme është shumë e vlefshme. Një pjesë e këtyre dhuratavejanë baza e ushqimit për njeriun, kurse një pjesë tjetër janë baza për shëndetin e njeriut, kurse pjesa tjetër përbën bazën të njërës edhe të tjetrës.
Pikërisht një dhuratë etillë është era e gështenjës së pjekur, e cila mund të vërehet dukshëm nëpër lagje gjatë kësaj periudhe të vitit.Me shije shumë të bukur, përmbatje jashtëzakonisht të begatshme dhe shumë aftësi shëruese, gështenja është pozicionuar dhe ka marrë një vend të rëndësishëm në vargun e ushqimit për njeriun.

GËSHTENJA GJATË HISTORISË:

Era ose aroma e gështenjës nëpër rrugë u përhap qysh në kohërat më të hershme.Në shekullin e mesëm gështenja përdorej si ushqim kryesor për shtresat më të ulëta shoqërore, kurse ishte shumë e njohur qysh në kohën e Romakëve dhe Grekëve antik të cilët të parët i zbuluan dhe filluan t’i përdorin përbërësit shërues ose mjekues të gështenjës.
 
Në hapsirat tona ekzistojnë dy lloje të gështenjës– gështenja e butë(Castanea sativa) dhe gështenja e egër(Aesculus hippocastanum).

PËR GËSHTENJËN E BUTË:

Gështenja e butë bën pjesë në grupin e perimeve dhe në tryeza është e pranishme gjatë vjeshtës dhe gjatë muajve të parë dimëror. Më e preferuar është gështenja e pjekur, por mund të konsumohet edhe e freskët, zijer ose si pure. Në formë të miellit nga gështenja mund të përdoret edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, bukë dhe pluhur për pjekje.

Çka përmban?

Gështenja përmban sasi të madhe të vitaminës C. Një dorëgështenja mund të plotësoj madje 40% të konsumit ditor. Nga produktet e mbetura me bërthama dallohet me përmbatjen më të ulët të yndyrërave.
Përbërësi kryesor i gështenjësniseshte i cili në farën e freskëtgjendet deri në 40%.
Përveç kësaj, gështenja është burim i mirë i fibrave dietale dhe i yndyrërave të pangupura të cilat ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq, kurse rrisin kolesterolin e mirë.
Gështenja është burim i mirë i vitaminave nga grupi nga B, i vitaminës A, si dhe i mineraleve: kalium, fosfor, kalcium, magnez, sulfur, klor,hekur, bakër dhe mangan.
Gështenja është burimi shkëlqyer i balancuar i karbohidrateve, albuminave dhe celulozës.

Për çka është e mirë?

Gështenja e përforcon imunitetin dhe për shkak të cilësive ushqyese përdoret edhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetsore në organizëm.E përmirëson gjakun dhe e rrit energjinë, kurse për shkak të sheqerërave natyror të cilët i përmban, e plotësojnë nevojën për ushqime të ëmbla (sherqer).
Lirisht mund të themi se produktet ose kokërrat e gështenjës së butë janë me vlerë të lartë kalorike dhe prandaj janë shumë të dobishme për fëmijët si mbështejtje energjetike gjatë zhvillimit. Poashtu është shumë e dobishme edhe për sportistët, për të rriturit dhe për të gjithë ato të cilët kanë nagazhime më të mëdha fizike dhe intelektuale.

Kur dhe si të konsumohet?

 Gështenja konsumohet ose hahet kur është e pjekur, por kur konsumohet rekomandohet që të mos përzijhet me lloje tjera të ushqimeve që të mund më lehtë të tretet.
Kombinimi i çajit nga yhubricadhe gështenja mund të përdoret për trajtimin e sistemit të frymëmarrjes. Kjo përzierje e çajit e pastron organizmin, por ndihmon edhe gjatë diaresë.
Mjata nga gështenja poashtu është me vlerë të lartë ushqyese dhe mjekuese, dhe mund të përdoret gjatë mjekimit të gastritit dhe gjatë problemit me tretjen e ushqimit.E ruan mëlçinë dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut.

Çaj nga gështenja

1 lugë gështenje të bluar (me lëvozhga)e përziem me 1 filxhan ujë të nxehtë. E lëm lëngun të mbuluar që të qëndron 15 minuta, kurse pastaj e kullojmë. Konsumoni 1-2 filxhana çaj në ditë.
Ky çaj mund të ndihmon gjatë zmadhimit të prostatës, venëve të zgjeruara, diaresë kronike dhe gjatë gjakëderdhjeve të brendshme.

PËR GËSHTENJËN E EGËR:

Gështenja e egër është bimë dekorative e cila haset edhe në mjediset urbane si element zbukurues në rrugica dhe parqe.
Për dallim nga gështenja e butë, gështenja e egër nuk hahet, për shkak të shijes së tij të hidhur, por pikërisht për këtë arsye kjo ka ndikime mjekuese.
Për qëllime mjeksore, përdoren produktet, lëvozhga dhe gjethet.
Përmban shumë përbërës aktiv të cilët përdoren për prodhimin e preparateve farmaceutike dhe galeniktë cilët synojnë kryesisht mjekimin e venëve dhe kapilareve të zgjeruara. Përveç kësaj, përdoret edhe për trajtimin e hemoroideve, menstruacioneve të sëmura dhe prostatës së zgjeruar. Shpeshherë gështenja e egër përdoret edhe në kozmetikë,si lloj losioni ose maske për kujdes të flokëve dhe fytyrës.

Tingturë nga gështenja egër kundër venëve të zgjaruara dhe hemoroideve

Nevojiten 12-15 kokërra të pjekura (bëra) të gështenjës së egër (të freskëta) dhe 2,5 dl konjak.Gështenja rendohet imët bashkë me lëvozhgë, vendoset në kavanoz dhe spërkatet me konjak.E lëm që të qëndroj 6-8 javë në temperaturë dhimë. Tretja kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga 15-20 pika në ujë.


Dhe shumë më shumë për gështenjën...

Gështenja mund të jetë edhe një arsye shtesë për argëtim dhe rekreacion në natyrë.
 
  • Dilni m familjen dhe me miqtë dhe mbushni shportën me gështenja të freskëta.
  •  
  • Ftoni miqtë dhe kënaquni me ritualin e pjekjes së gështenjës.
  •  
  • Bëhuni pak më shumë kreativ dhe bashkë me të dashurit tuaj ndërtoni mbretëri të tërë me figura dhe dekorime. Përveç gështenjës, përdor lis dushku, produktinm e kaçes, murriz ose produkte tjera të thata të cilat do t’i mblidhni bashkarisht në natyrë.

Sipas përbërjes dhe koncentrimit të përbërësve, është shumë më e pasur se çdo perim, pemë, drithra, farë ose bimë tjetrë. Ky është ushqim i shkëlqyer, i përshtatshëm dhe i sigurtë për përdorim te fëmijët dhe te të rriturit në të gjitha gjeneratat.

Çka është spirulina?

Spirulinaështë algë me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbërt, e cila shumë lehtë përshtatet dhe më shpesh haset në sipërfaqe të ndryshme të ujrave të ëmbël.Kjo ështëpasardhësi pavdekshëm i formës së parë të jetës në planet e cila ka aftësi që vetvetiu të rigjenerohet, ku në vete përmban çelësin e pavdekshmërisë.
Zhvillohet në mjedisin alkal, ku e kanë të vështirë ose pothuaj të pamundur të mbijetojnë madje edhe mikroorganizmat.Prandaj edhe niveli i bakterieve te vetë spirulina, pas mbledhjes dhe tharjes pa përpunim plotësuese, është i madh.

ÇKA PËRMBAN?

Spirulinaka përfaqsim të lartë të proteinave se cilidoqoftë ushqim tjetrë. Në strukturën e saj përmban të gjitha aminoacidet esenciale në raport ideal. Me konsumin e 36 g spirulinë, ose4 lugë të plota të supës, një burrë i rritur plotëson nevojat ditore për aminoacide esenciale.
Përmban vetëm 5% yndyrëra dhe pothuaj nuk ka kolesterol. Nga pak yndyrërat që i përmban spirulinë,pjesa më e madhe janë acid esencial yndyrore, si acidi linolemnik dhe gama-linolenik.
Vetëm pirulinabashkë me qumështin e nënës përmban sasi të mjaftueshme të acidit gama-linolenik. Kjo ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe punën e zemrës.

Vitaminat, mineralet, oligoelementet...

Gjatët rritjes absorbon mineralet nga mjedisi ku jeton, kështu që është e pasur me kalcium, magnez, zink,hekur, selen, mangan dhe krom.
Ofron begati të vitamineve, duke filluar nga vitamini A në formë të beta-karotenit, të gjithë vitaminet B (B1, B2, B3, B6, acidi folik) dhe vitaminet E dhe K.
Spirulinaështë burim i rëndësishëm i B12 i cili është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Në të njejtën kohë,spirulinaështë burim më i mirë natyror i hekurit 10 herë më shumë se sa cilidoqoftë ushqim tjetë. Përmban 23% më shumë hekur se sa spinaq.Hekuri me të cilët është e pasur spirulina, ka dyfsh më shumë dobi në krahësim me burimet tjera sintetike.

Spirulina përmban edhe deri në 180% më shumë kalcium se sa qumështi


PËR ÇKA PËRDORET?

Antioksidanset

Sipas natyrë alkaline, spirulinae mbron trupin nga jo barazpesha oksidative. Përmban nutrient të cilët eliminojnë metalet e rënda dhe i kristalizojnë proceset për rigjenerimin e qelizave dhe poashtu merrë pjesë në detoksikimin e organizmit. Vetëm 3 gspirulinaka ndikim më të madh antioksidativ dhe antiinflamator se sa 5 porcione pemë dhe perime

Biostimulues

Me përbërësit e tyre antivirale, antibakteriale dhe antimutagjene,spirulinanë mënyrë natyrore e përforcon imunitetin, e përmirëson gjakun, e rregullon kolesterolin e lartë dhe vepron në mënyrë antikancerogjene.

 

Vitalizator

Spirulinaështë armik i dëshmuar i lodhjes kronike.E përmirëson kujtesën, i redukton përbrësit depresiv, alergjitë dhe problemet e lëkursë.Përdorimi i rregullit stimulon arritjen e nivelit optimal të energjisë dhe vitalitetit.
 


Ushqimi

Madje68% nga masa e thatëe spirulinësështë pjesë proteinike. Këto proteina janë të plota biologjikisht sepse përmbajnë të gjitha aminoacidet esencial dhe jo esenciale.
Për shkakak të kësaj, spirulina ka fuqi që të kompensoj deficitin e proteinave i cili ka rezultuar si pasojë e dietave të caktuara, stileve të ushqyerjes ose për shkak të ndonjë sëmundje. Është shumë e përshtatshme si ushqim i cili jep sasi të madhe të energjisë te njerëzit me aktivitet të lartë psiko-fizik,te rekonvalescentët,te fëmijët në rritje dhe zhvillim. Spirulinagjendet edhe në menyën e stacionit kozmik. Shpejtë rritet, kërkon hapsirë të vogël, kurse për astronautët siguron oksigjen dhe mjaftë materie ushqyese.
 

Për cilët rekomandohet

  • Për sportistët. Spirulinaështë stimulator i dëshmuar i fuqisë muskulore dhe ndihmon edhe për rritjen e qëndrueshmërisë.
  • Për individët të cilët kanë nevojë për pastrim të organizmit nga toksinet, metalet e rënda, alkoholi, cigaret dhe nga përdorimi i tepërt i barërave.
  • Për gratë shtatzënë të cilat kanë nevojë më të madhe për proteina, gjegjësisht burim i proteinave që është i varfër me kalori me qëllim që të parandalohet rritja e panevojshme e peshës së trupit.
  • Për individët me anemi për shkak të përmirësimit të gjakut.
  • Për inidividët me lodhje kronike. E rrit energjinë mentale dhe e përmirëson punën e trurit.

Si të përdoret

Spirulinamund të gjendet në 2 forma:si pluhur dhe si tableta. Si shtojcë ushqimore, sasia e rekomanduar minimale është 3g në ditë, pavarsisht nga porcionet. Rekomandohet që të konsumohet më së voni 4 orë para gjumit.

Në kuzhinë

Nëse jeni prej atyre që dëshirojnë të eksprimentojnë, por pa kompromise me cilësinë e kuzhinës, atëherë domosdoshmërisht rujeni spirulinënnë ndonjë specialitet në kuzhinë.
Thgjeshtë mund ta shtoni në supat unikate dhe shumë të shëndetshme ose në pijet energjetike. Shmangni përdorimin e saj si shtojcë në produktet termike për shkak të humbjs së materieve ushqyese.




Supersmutet për një mëngjes të shkëlqyer

1 banane
gjysmë filxhani kos ose lëng të freskët natyral prej molle ose portokalli
gjysmë gote mjedër ose boronica
1 lugë supe spirulinë
Vendosni të gjithë përbërësit bashkë në blender dhe përzijeni me blender.


Spirulinapërmban proteina cilësore bimore dhe atë 3-4 herë mëshumë se sa mishi i lopës, dhe 5 herë më shumë se vezët.

 

Kontraceptimi nënkupton procesin për parandalimin e shtatzanisë së padëshiruar dhe për parandalimin e proceseve natyrore të riprodhimit. Për këtë qëllim, përdoren mjete kontraceptive dhe metoda të cilat dallohen sipas mënyrës së përdorimit, efikasitetit dhe kohëzgjatjes.

Përdorimi i mjeteve konraceptive nënkupton zgjedhje dhe hap i vetëdijshëm i ndërmarrë për vetveten, për ardhmërinë tuaj dhe për shëndetin tuaj.

Rinia dhe mjetet kontraceptive ose mbrojtëse

Edhe përkrah shumë fushatave dhe të dhënave publike, siç duket cilësia e shëndetit reproduktiv dhe të gjithë rreziqet që kanë të bëjnë me jetën seksuale te të rinjët, akoma janë në nivel të ulët.Shtatzania e hershme dhe e padëshiruar, abortet vazhdimisht më të shpeshta dhe sëmundjet e transmetueshme seksualishte mbushin bazën statistikore pa asnjë tendencë reduktuese në të ardhmen.Andaj, në Maqedoni përqindja e shtazanisë së adoleshentëve është disa herë më e madhe se sa në vendet Evropiane.
Faktorët për këtë gjendje akoma qendrojnë në stereotipet e shoqërisë sonë, paragjykimet dhe mungesën e informacioneve të cilat përkojnë me përdorimin e mjeteve dhe metodave kontraceptiv, në sistemet e arsimit, si dhe në faktorët ekonomik.

Familja si bazë e shëndoshë

Ndoshta një nga faktorët kyç, kur bëhet fjalë për rininë, është jeta e tyre aktive seksuale kurse për shëndetin e tyre riprodhues është komunikimi jo i mjaftueshëm në familje dhe relacioni prind-fëmij lidhur me temat për përdorimin e mjeteve kontraceptive, mbrojtjen nga shtatzania e padëshiruar dhe sëmundjet të cilat mund të transmetohen nga mardhëniet seksuale. Kryesisht prindërit i konsiderojnë këto tema si tabu, por në shumë raste mungesa e dialogut me fëmijën nënkupton edhe mungesën e informacioneve se fëmiju është aktiv në aspektin gjinor.
Kur e gjithë kësaj do t’i bashkangjitet edhe mungesa e sistemit të volitshëm edukativo-arsmor në fushën e edukimit dhe informimit seksual, atëherë të dhënat statistikore paraqesin fotografinë reale.

Roli i prindërve si edukator primar është element i rëndësishëm për rritjen e vetëdijes te të rinjët për rëndësinë dhe domethënien e përdorimit të mjeteve kontraceptive.

Çka është më e rëndësishme?

Më e rëndësishme është që rinisë t’i ofrohen të dhëna të rëndësishme për jetë të sigurtë dhe të shëndoshë seksuale pa asnjë komplikim dhe pasojë, për të kuptuar rëndësinë dhe dobinë e mjeteve kontracpetive, si dhe për zgjidhjen e të gjitha dilemave dhe polemikave të cilat lidhen me mjetet kontraceptive.

Si tëmbrohemi?

Ekzistojnë disa forma dhe metoda të mjeteve kontraceptive. Pothuaj asnjëra prej tyre nuk është 100%e sigurtë, por në çdo rast është më e sigurtë se sa nëse i a lëm rastësisë.Disa lloje të mjeteve kontraceptive mbrojnë nga shtatzënia e padëshiruar, kurse disa të tjerë nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht. Cila dhe çfarë forme e mbrojtjes do të përdoret, varet nga disa faktorë, si mosha, gjinia, stili jetësor dhe shprehitë, faktorët shëndetsor, etj. Për formën dhe metodën e duhur, më i përshtatshëm është rekomandimi nga punonjësi shëndetsor.

NDIHMO VETVETEN. INFORMOHU!
Përveç vendimit për përdorimin e mjeteve kontraceptive, shumë me rëndësi të madhe është edhe cilin mjet ose metodë kontraceptive do ta zbatoniInformimi paraqet hapin e parë në këtë drejtim.

 

Vetëm disa hapa të lehtë na shpien ka jeta e shëndoshë dhe cilësore e tërë familjes.Asnjëherë nuk është vonë për një fillim të ri.Formulën të cilën do ta zbatojmë ne do të na sjell ndjenjën e kënaqësis dhe lumturisë te ne dhe të afërmitë tanë.

Rreth magjik

Shek. 21karakterizohet ose shënohet si shekulli i tjetërsimit të fuqishëm të njeriut nga natyra, tjetërsimit nga vetvetja dhe mes vete.
Gara në luftën për ekzistencë, angazhimet tërë ditore, doza e përditëshme e stresit, energjia e akumuluar negative, lodhja dhe, për fat të keq, shumë pak kohë për familjen dhe për fëmijët e vetë.Por edhe atëherë kur jemi në shtëpi, nevoja për momente të përbashkëta dhe pushim të përbashkët shëndrohetnë humbjen e pakonrolluar të kohës në rrjetet sociale ose duke shikuar TV.Duke pasur këtë parasyshë, fëmijët kalojnë kohën me lojra kompjuterike ose me tabelët ose në telefon.Gjithsesi, përveç këtyre “kënaqësive” relaksuese, program i domosdoshëm është e dhe konsumi i pijeve të gazuara ose disa 100% „lëgje natyrore“.Mos t’i harrojmë patatet e skuqura, smokat,ndonjë kroasan ose çokolatën e rregullt.Kështu, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, shprehitë e këqija bëhen pjesë e jona, por, fatkeqsisht, edhe pjesë e përditshmërisë së fëmijëve tanë.
A ju kujtohet ky realitet?! A është kjo pjesë e përditshmërisë suaj?!
A sjell e tërë kjo fat dhe gëzim në zemër, a ndjeheni të plotësuar, a është fëmija juaj i shëndoshë dhe i lumutur, ose, nervoz dhe vazhdimisht ka probleme shëndetsore? A e keni vërejtur se fëmiju juaj ka peshë të lartë trupore? Ose ndoshta ka peshë të ulët trupore? Ka shumë puçëranë fytyrë, kurriz, shumë shpesh kanë alergji, kapsllëk, diare të shpeshtë, i reduktohet imuniteti...?
Nëse është kështu, a duhet të ndryshojmë diçka?A varet ndryshimi nga ne?
Gjithsesi! Unë them PO!!!
Jamë shumë i bindur se me pak mundim dhe me shumë dëshirë mund t’i ndryshojmë rrënjësisht cilësinë e jetës, dhe me këtë t’ju mundësojmë fëmijëve tanë të ardhme të shëndoshë dhe të lumtur.

Ndryshimet janë një hap largë

Vetëm disa hapa të lehtë na shpien te jeta e shëndoshë dhe cilësore e tërë familjes. Asnjëherë nuk është vonë për një fillim të ri. Fëmijët do jenë mirënjohës, kurse ne të plotësuar me ndjenjën e kënaqësis dhe gëzimit.
T’i kujtojmë se cilat janë ato hapa:
Pas orarit të punës, shoqërohuni me fëmijët tuaj, bisedoni me ata, bashkëndani detyrat e tyre shkollore, problemet e tyre.Tuboni tërë familjen në drekë ose darkë të përbashkët. Shtroni sofrtën bashkë. Mundohuni që ushqimet t’i përgatisni në shptëpi, edhepse ndonjëherë mund të blehet edhe ushqim të parapërgatitur (por jo ushqim i shpejtë).
Përgatitja e sallatës së freskët duhet të jetë kënaqësi e përbashkët.
 
Mëngjeset filloni me lëngje të freskëta të shtrydhura të cilët do t’i përgatisni bashkë. Përdorni pemë të dhata, kokërra me bërthama dhe fara në ushqimin e tyre. Përgatisni ushqim për shkollë i cili mund të jetë pemë, sanduiç i shëndoshë, përzierje e perimeve të thata dhe kokërra, por këtë periudhë edhe gështenja, të zijera ose të pjekura, misër të zijer, kokoshka të plasura në tigan (asesi në mikrovalë, e cila duhet të largohet nga përdorimi).
Gjatë fundjavëve shkoni në shëtitje ose qëndrim tërëditor në natyrë. Ecni, thithni ajërin e natyrës, shfrytëzoni rrezet e diellit. E tërë kjo na mbush me shëndet, energji të mirë dhe disponim të mirë.

Ushqimi jemi ne vetë

A dini që humori dhe energjia pozitive shumë varen nga mënyra se si ushqehemi, çka pim, cilin ushqim e konsumojmë.Ne jemi pjesë e natyrës dhe neve na është paracaktuar që të konsumojmë ushqim natyror, ushqim të cilin trupi jonë e njeh, lehtë e përpunon, na jep energji, na i rigjeneron qelizat dhe na mban në kondicion të mirë fizik. E tërë kjo vazhdon edhe për fëmijët tonë. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të kujdesemi që fëmijët tanë të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.


Cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje

Në ushqyerjen e përditshme te fëmijët patjetër të jenë pemë shumë të freskëta (por edhe të thata dheme bërthama), perime të freskëta, lëngje të freskëta të shtrydhura ose të blenduara nga pemët dhe perimet.Mos të harrojmë që fëmijët tanë t’i mësojmë që të pin ujë i cili është pastrues kryesor i trupit.
T’i shëndrojnë bishtajatnë ushqime te fëmijët. Së paku dy herë në dytë:pasul, bizele, thjerrëz, bishtaj, qiqër. Fatkeqsisht, disa fëmijë nuk e din çka është thjerrëza, dhe asnjëherë nuk kanë provuar bishtaja ose bizele. Pasuroni këto gjella perimeshduke shtuar një ose dy lugë grurëzi shumëvjeçar, mel, dhe do të fitoni gjella perimesh më të shijshme, kurse në aspektin ushqyes do të ketë vlerë të lartë. Turlitavën, spiaqin, orizin (integral), gjella me patate– i pasuroni me grurëzi shumëvjeçar, mel, këpurdha. Përdor bukë të shëndetshme në ushqimin e fëmijëve (kjo është ajo bukë e cila rëndonnë dorë).
Mësoni fëmijët që së paku dy herë në javë të konsumojnë peshk. Të shmangen peshqit e sheshuar (panga, salmon).Përdorni peshqit më të vegjël detar dhe peshqit nga liqenet dhe lumenjtë tanë.

Mos e teproni me pitet, kifletdhe pogaçe të cilat përgatiten me miell të bardhë, gjalp dhetharmë.

Bëni ëmbëlsira me pemë të freskëta, thata dhe me bërthama,kokos, ndojëherë me çokolatë të shndetshme. Përdorni ushqime të shndetshëm si gjalp(jo margarinë), humus, pinxhur, ndonjëherë ajvar,malixhano, avokado, gjizë me gjalp, mjaltë, marmaladë. Përjashtoni me kohë ushqimetmë të dëmshme dhe më të reklamuara prej çokolate.
Qumështi i ëmbël i lopës të largohet nga menyja dhe të zëvendësohet me qumësht të shëndetshëm bimor: tërëshërës,orizi, të bajameve– të cilat mund edhe në shtëpi t’i përgatisni. Kosi(më i mirë është i dhisë) mund të përdoret sepse ka bakteire të dobishme.Është mirë që të përdoren në kombinim me perime të freskëta dhe me bërthama, fara, si tarator me panxhar dhe karrotë të renduar, arrëza. Fëmijët do të kënaqen, por bashkë me ata edhe ju.
Djathi dhe kaçkavallinuk guxojnë të jenë ushqim i përditshëm i joni dhe as i fëmijëve.
Vezët(sipas mundësive vezë natyrore të fshatit) duhet të gjenden të zijera, si omlet me perime, kunguj, domate, këpurdha, spinaq, hithër, pras.Vezët e shkurtëstë pihen të gjalla në vjeshtë dhe në pranverë së paku 21 ditë– varësisht nga mosha e fëmijut,një deri tre vezë në ditë me lëng të shtrydhur(jo me qumësht ose kos).
Mishi(më së miri nëse është i shtëpisë, i fshatit) nuk guxon të përdoret më shumë se dy ditë në javë.Mishi të mos jetë i “pasur” me hormone (për fat të keq, mishi i pulës, por edhe i derrit janë plotë me hormone). Mishi i gjelit të detit, viçit,dhe i lepurit janë zgjedhje më të mençur. Të largohen të gjitha nënproduktet e mishit si: salama, salsiçet, pashtetat. Këto janë produkte të cilat e sëmurin dhe e dëmtojnë trupin e njeriut.

Ndryshimet filloni nga vetvetja

Ndryshoni shprehit tuaja të jetesës ku mënyra e ushqimi zë një vend të rëndësishëm.Kthehjuni natyrës, ktheni instiktin për ushqim natyror, për ujë, për ajër të pastër, për diell, dëgjoni zhurmën e erës, ndjeni aromën e ozonit. Do të ndryshoni cilësinë e jetës, por do të ndryshoni edhe të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Unë këto hapa i ndërmorra para 15 viteve dhe jetoj një jetë të re në çdo kuptim të fjalës.Të afërmit e mi ngadal por sigurt i bënë ndryshimet dhe dukshëm përmirësuan edhe gjendjen e plotë shëndetsore dhe energjetike. Bëjeni edhe ju këtë për ju dhe të dashurit tuaj.

Qysh nga fëmijria mësoni fëmijët që të konsumojnë ushqim të shëndoshë. Bashkarisht shkoni në treg të gjelbërt ose në shitore të specializuar për të blerë pemë dhe perime të freskëta. Kështu do t’ju zhvilloni instiktin për nevojë për ushqim natyror dhe të freskët.



Cveta Dineva
Nutricionist-Konsulent i certifikuar

Përzierjet e barkut, bymimi, thartirat e lukthit dhe ndjenja e djegies pas eshtrave të krahrorit, e cila njihet si thartirë, janë dhembje më të shpeshta të barkut.

Vazhdimisht e më shpesh mënyra bashkëkohore e jetes i neutralizon ose i dëmton nevojat normale fiziologjike të organizmit për: ushqyerjen në periudha të njejta, llojllojshmërinë në ushqyerje, konsumi i duhur i komponenteve ushqyese, konsumi i ushqimit të freskët dhe të tjerë. Si rezultat i tempos së përshpejtuar të jetës, sistemi për tretje është i mbingarkuar me ushqim jo cilësor i cili, përveç që nuk ka vlerë ushqyese, shkakton edhe paraqitjen e simptomeve dhe dhimbjeve në sistemin për tretje.
Kjo shprehet shumë në periudhën e dimërit kur shumë shpesh konsumohet alkoholi dhe ushqimi yndyror në sasira të mëdha, për këtë arsye paraqiten shpesh dhembjet në lukth.

Sistemet e organeve për tretje është porta hyrëse e materieve ushqyese në organizëm. Çdo dëmtim i funksionit të tij ndiqet me dhimbje dhe me përdorim jo të duhur të materieve ushqyese.

FAKTORËT MË TË SHPESHTË PËR ALARMIMIN E STOMAKUT
 

Cilësia e ushqimit
E shpejtë, djegëse, yndyrore, e konzervuar dhe shumë me erëza.

Mënyra e ushqyerjes
Intervalet e porcioneve
Sasia e ushqimit
Porcionet në orët e vona të mbrëmjes

Stresi
Stresi ndikon negativisht te pothuaj tërë sistemet në organizëm. Efekt më të shprehur negativ stresi ka në sistemin digjestiv, dhimbjet e lukthit më të shpeshta, zakonisht janë pasojë e stresit.

Jo aktiviteti fizik
Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik pavarsisht nga koha e kaluar para kompjuterit, televizorit, tabletit, telefonave të mençur, si gjatë punës poashtu edhe gjatë ditës, na shpien te dëmtimi i punës së sistemit digjestiv në formë të dhimbjeve të lukthit dhe kapsllëkut.

Alkoholi, cigaret dhe kafja
Kënaqësitë kanë edhe anën e tyre të keqe. Shumë shpesh reduktimi ose abstenimi nga këto kënaqësi shkakton përmirësimin e gjendjes shëndetsore dhe dhimbjeve.

Barnat
Përdorimi i tepërt i barnave të caktuar mund të shkakton dëmtim madje edhe sëmundje më serioze të lukthit.. Por, përdorimi i barnave mund plotësisht t’i theksoj dhembjet e lukthit.

Si të ndihmohemi

Kujses me porcionet.
Filloni ndryshimin me porcione më të vogla dhe më të shpeshta. Rekomandohen tre ushqime kryesore dhe dy meze në ditë, në intervale të njejta, me qëllim që të parandalohet uria ose stërngopja gjatë ditës. Me fjalë tjera, shmangni stërngopjen.

Radhisni porcionet.Mos hani vonë.
Darkoni tre orë para gjumi dhe shmangni mezen në orët e vona. Ngrënia para gjumit shkakton dhimbje gastrike. Mos fleni edhe pas drekës. Mundohuni që kur fleni kokën ta mbani të ngritur.

Nuk është me rëndësi kur, por çka hani.
Nëse shpeshherë keni shqetësimë të barkut, mos konsumoni produkte të cilat shkaktojnë thartira si: ushqimi djegës, mishi i kuq, pasta, citruse, domate, çokolat. Mos konsumoni ushqim të konzervuar, ushqim të thartë si dhe ushqime të skuqura dhe yndyrore. Konsumoni më shumë pemë dhe perime. Konsumoni ushqim të pasur me fibra bimore.

Evitoni situata stresuese dhe aksioze.
Shëndeti i lukthit dikret lidhet me stresin. Lukthi është shumë i ndjeshëm ndaj stresit, kurse anksioziteti shumë shpesh shkakton thartira, gastritisin, të thatin.

Është me rëndësi edhe çka pimë.
Shmangni pijet me gaz dhe me kofein.

Kujdes peshën.
Pesha e tepërt trupore edhe më shumë e ngarkon lukthin, ku si rezultat kemi kthimin ose shëndrimin e thartirave në ezofag.

Uji.
Konsumi i sasirave të mjaftueshme të ujit ndikon pozitivisht në tretjen e ushqimit. Poashtu, mundëson pastrimin e organizmit.




 

 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin