Sëmundjet kronike të kanaleve të poshtme të frymëmarrjes janë sëmundje të kanaleve të frymëmarrjes dhe strukturave tjera të mushkrive të bardha duke përfshirë asmtën dhe alergjitë respiratore, sëmundjen kronike obstruktive të mushkrive të bardha, sëmudnjet profesionale të mushkrive të bardha, etj.
 
Paraqitja e këtyre sëmundjeve rritet gjithkund në botë, sidomos te fëmijët dhe te pleqt dhe te individët me gjendje jo të mirë fizike.
Kohën e fundit, vazhdimisht rritet numri i njerëzve me sëmundje kronike të kanaleve të frymëmarrjes të shkaktuar nga reaksionet alergjike. Përqindja është marramendëse dhe ka tendencë të rritet, gjegjësisht, te 1/3 e njerëzve shfaqen sëmundje të ndryshme të shkaktuarës nga alergjitë dhe nga reaksionet ngusht të lidhura me alergjitë.
Faktorët kyç të cilët kontribojnë në shfaqen e këtyre dukurive janë produktet e përpunuara dhe rafineruar ushqimore, kimikalet të cilat çdo ditë përdoren nëpër shtëpitë tona, tymi i cigareve, fillimi i parakohshëm me një lloj të ushqimit te foshnjët, etj. Sëmundjet më të shpeshta shkaktarë të të cilave janë reaksionet alergjike janë:astma bronkiale, ftohja alergjike dhe puçrat e lëkurës,dmth., urtikari.
Astma është sëmundje kronike e cila karaterizohet me ndjeshmëri të madhe të bronkeve ndaj të ashtuquajturave alegji të cilat shkaktojnë reduktim të përshkueshmëris së oksigjenit nëpër të, bllokimin e kanaleve të frymëmarrjes që shkakton vështirësi në frymëmarrje.
Me ndryshimin e barnave të përshtatshëm, këto simptome zhduken. Ekzistojnë tre lloje të astmave:
 
Astma alergjike
Në bazë ose në themel të kësaj sëmundje qëndron reaksioni specifik alergjik i cili shkakton ndezje ose prezmatim. Reaksioni alergjik shkaktohet nga alergjenet e mjedisit. Ata mund të ndahen në tre kategori:
→   agjentët e ndezjes: pluhuri, poleni, infeksionet, mjedisi i punës, etj.
→   nxitësit: ndryshimet e motit, erat e forta, stresi, ajri i ftohtë etj.
→   të tjera: barnat, tymi i cigarave, ajri i ndotur, ushqimi, etj.
Grupi më i rrezikuar është ajo popullatë ku në punë ekspozohet ndaj disa faktorëve të lartëpërmendur. Për shembull, njerëzit të cilët punojnë në industrin e ngjyrave, në insutrinë e plastikës, faramacistët, etj.
 
Astma alergjike
Shkaktohet si rezultat i faktorëve provokues në trup. Më shpesh bëhet fjalë për infeksione, disa sëmundje të organeve për tretje, dëmtime hormonale, stresi psikofizik, etj. Këto faktorë shkaktojnë shumë reaksione shumë të ngjajshme si ato të alergjive, por nuk lidhen me alergji konkrete.
 
Astma e kombinuar
Paraqet kombinimin e dy tipeve të lartëpërmendura të astmës.
Simptomet e astmës mund të ndryshojnë nga më të lehta , të cilat nuk mund të vërehen shumë lehtë, e deri te simptmet e vështira të cilat e vështirësojnë jetën normale të pacientëve nëse nuk merren masat e duhura. Për këtë arsye, pacientët duhet të njoftohet me sëmundjen, t’i mësoj simptomet, rregullisht t’i merr barnat dhe të udhëzohet për diagnostikën e saktë. Kontrollimi duhet të kryehet nga ana e pulmologut/alergologut, ku do të vlerësohen të gjithë faktorët, si: predispozitën gjenetike, hiperaktivitetin bronkial të shkaktuar nga alergjitë e përshtatshme, alegro-testet, etj.
 
Atsma është sëmundje kronike dhe për këtë arsye zbatimi i barnave duhet të zgjat tërë jetën. Barnat të cilët shfrytëzohen synojnë ndikim të shpejtë dhe afatgjatë dhe ndikojnë në përmirësimin e frymëmarrjes me zgjerimin e bronkiteve, barnat kundër alergjisë dhe terapia tjetër plotësuese e cila do të përfitoj gjendjen e pacientit.

Roli i farmacistit gjatë kujdesit për të sëmurët e asmës
Për terapinë efektive,më e rëndësihme është edukimii të sëmurit. Pacientët duhet të dinë se si drejtë t’i pëtrdorin barnat e shkruar, në cilën periudhë dhe si tapërdorin inhalatorin (nëse rekomandohet). Për këtë arsye, farmacisti duhet në mënyrë demonstrative t’i tregoj pacientit si ta vendos inhilatorin, si ta hudh vëllimin e vdekur, si t’i konsumon barnat,cilat janë efektt anësore.Në rast të krizës, faramacistët duhet të udhëzoj pacientin se cilat janë simptomet, cilin barn duhet ta konsumon në atë moment dhe si ta përdor inhilatorin. Duke pasur parasyshë se kjo krizë mund të keqësoj jetën e pacientëve, janë dizajnuar të ashtuquajtur barna me ndikim të shpejtë në formë të sistemeve inhalatore të cilat menjëherë e mirësojnë frymëmarrjen.
Farmaceftët patjetër të informojnë pacientët se cilat masa duhet të ndërmerren nëse merr dozë më të madhe ose nëse nuk e merr dozën e duhur. Duhet të vetëdisohet pacienti për dobinë e aktiviteti fizik. Mënyra më e mirë për lehtësimin e siptomit është evitimi i mjedisit ku ajëri është i lagësht. Poashtu, faramaceftët duhet të këshillojnë pacientin se cili ushqim duhet të shmanget. Asnjë nuk i kushton vëmendje shenjave ose shënimeve të produketev ushqimore. Farmacisti duhet t’i sqaroj pacientit se nëse në pakon e produktit ushqimor qëndron shenja Е me numrër pran (për shembull: Е 103, Е 505), kjo tregon praninë e aditiveve, të cilat mund të jenë alergji potenciale, të cilat mund të na shpien te keqësimi i gjendjes. Prandaj duhet të shmagen. Poashtu, duhet të parandalohet edhe ushqimi i cili përmban sasi të madhe të magnezit (fëstek, bajame), lakra, qumështi dhe produktet qumështore, luleshtrydhat, etj. Nëse pacientët informohen si duhet dhe ju përmbahen regjimeve të përshtatshme të ushqimit dhe aktivitetit fizik, kjo shumë do të përmirëson cilësinë e jetës dhe do të redukton paraqitjen e këtyre dukurive të sulmeve të astmës.
 
Cilat masa i ndërmerr shoqëria dhe individët për të reduktuar paraqitjen e sëmundjeve kronike në rrugët e poshtme të frymëmarrjes?
Sëmundjet kronike të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes shkaktojnë vdekje të parakohëshme dhe invaliditet. Poashtu kanë ndikim negativ ekonomik mbi fjamiljen, bashkësinë dhe shoqërinë, në përgjithsi. Çka mund të bëjmë lidhur me të?
 
Parandalimi i shfrytëzimit të duhanit
Parandalimi i kontaktit direk dhe indirekt me tymin e cigarave është me rëndësi primar jo vetëm për mushkri të bardha më të shëndosha, por poashtu edhe si masë preventive për të gjitha sëmundjet jo ngjitëse kronike: sëmundje kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Qëllimi i politikës për kontrollim të duhanit është të reduktohet edhe duhani është të reduktohet përdoprimi i duhanit dhe ekspozimi ndajk tymit të duhanit.
 
Shëndetin në vendin e punës
Zbulimi i hershëm i sëmundjes së mushkrive të bardha lidhur me ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikshëm në vendin e punës është me rëndësi vitale. Pasi të vërtetohet diagnoza, është e domosdoshme të shmanget ekspozimi i cili mund të ndikon negativisht mbi zhvillimin e sëmundjes.
 
Ushqyerja
Është vërjtur lidhshmëri mes sëmundjes kronike të kanaleve të frymëmarrjes dhe mënyrës së ushqyerjes. Trashësia, poashtu, lidhet me rrezikun e rritur të astmës dhe funksionin e reduktuar të mushkrive të bardha. Prandaj është e nevojshme respektimi i një regjimit të caktuar të ushqyerjes, si një nga masat për prevenimin e sëmundjeve kornike në rrugët e frymëmarrjes.
 
Cilësia e ajërit në mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm
Ka dëshmi për efektet e ekspozimit kronik ndaj pollutantëve të ajërit mbi zhvillimin dhe mirëmbatje e funksionit të mushkrive të bardha dhe keqësimit të simptomeve të astmës. Kongtrollimi i ekspozimi të këtyre ndotjeve mundësohet me kontrollimin e burimeve të emesioneve nga aparatet e amvisrisë, burimet e komunikacionit dhe ato të industrisë.
 
Mosha e re
Hulumtimt tregojnë se gjendjet shëndetsore e fëmijut në moshën një vjeçare ndikon në shëndetin e mëvonshëm frymëmarrës. Edhepse lidhja e saktë akoma nuk është e qartë, fëmijët të cilët kanë infeksion në rrugët e poshtme të frymëmarrjes në moshën një vjeçare ose të cilat kanë peshë të ulët trupore në moshën një vjeçare, kanë funksion të keq (dobët) të mushkrive të bardha dhe rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes në jetën e mëvonshme.
Duhanpirja te nënat gjatë kohës së shtatzanisë negativisht ndikon funksionin e mushkrive të bardha te fëmiju pas lindjes.
 
 

Prof. d-r. Bistra Angelovska

Katarakta

Katarakta,ose ashtu si njihet në gjuhën e popullit, “perdja”, është arsye kryesore për humbjen e të pamurit në botë, por edhe te ne.
 
Paraqet turbullim të qepallës natyrore të syrit. Termi buron nga „cataract“ e cila don të thotë ujëvarë. Pra, mekanizmat patogjnik u detyrohen ndryshimeve metabolike në përbërjen proteinike të qepallës dhe reduktimi të koncentrimit të uji.
 
Arsyet më të shpeshta?
Arsyet më të shpeshta për ndryshimet e këtilla janë të ndryshme dhe përfshijnë: mosha, gjendjet traumatike, ekspozimet ndaj diellit, faktorët gjenetik, infeksionet dhe sëmundjet e mëparshme të syrit, pëdorimin afatgjat t; barnave (kortikosteroidet) etj. Bazuar mbi arsyet e ndryshme, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të kataraktave të cilat mund të ndahen varësisht nga pjekuria e perdes, mosha e pacientit dhe lokalizimi i kataraktës.
 
Shenjat e manifestimit
Katarakta manifestohet me trubullimin gradual dhe me humbjen e ngadalshme të të pamurit, të pamurit si mjegull-perde, të pamur të vështirësuar gjatë natës, areolë rreth burimit të dritës.
Diagnoza e kataraktës e përcakton mjeku, specialist-oftamolog.
 
Si shërohet?
Mënyra e vetme paraqet operimin ku largohet qepalla natyrore të mjegulluar dhe ndërtohet një qepallë artificiale. Edhepse në korniza ose përmasa botërore më shpesh bëhet fjalë për intevenim kirurgjik elektive, për fat të keq, sot kemi akoma njerëz me të pamur të humbur nga katarakta në vendet në zhvillim, vetëm për shkak të statusit social, mungesës së arsimimitose për shkak të moskujdesit vetiak.
Gjithsesi, vizitat e rregullta të oftalmologut, me qëllim që të përcaktojnë kataraktën dhe dhe të ndjek këshillat e mjekut, janë të domosdoshme për jetë më të mirë dhe më cilësore.
 

Specialist-oftalmolog d-r Dejan Shekerinov

 
 
 
 
 
 
 

Vazhdimisht e më shpesh rekomandohet se duhet të ushqehemi me ushqime të llolljoshme dhe të shëndetshme. Por, çka don të thotë kjo LLOJLLOJSHMËRI? Në përkthimin direkt, don të thotë konsumi i pordukteve të cilat, përveç që kanë prejardhje të ndryshme dhe cilësi të ndryshme, duhet të kenë edhe ngjyra të ndryshme.Secila ngjyrë që gjendet në artikujt të ndryshëm sjell dobitë e veta specifike, shëndetsore në organizëm.
 
Pa dyshim ushqimi është shërim, çdo ditë me forma të ndryshme, ngjyra dhe përbërje të ndryshme. Andaj, është me rëndësi të konsumohet racionalisht dhe në mënyrë të balancuar në të gjitha format e tij natyrore. Këtë mund ta bëjm thjeshtë, me konsumin e përditshëm aq shpesh sa është e mudur të ushqimit sezonal, të freskët me ngjyra të ndryshme, si zëvendësim i ushqimit industrial dheartificial.
 
Përse janë të rëndësishme ngjyrat e ushqimit?
Secila ngjyrë e ushqimit të freskët buron nga një grup i caktuar i substancave që quhen pigmente. Këto pigmente nuk kanë vetëm rol për ngjyrosjen e ushqimit ose pjesëve të tij, por ata kryesisht janë burimi materieve ushqyese të cilët prevenojnë dhe shërojnë gjendje të ndryshme dhe sëmundje të ndryshme, si dhe burim i antioksidansave të cilët e përforcojnë sistemin imunitar dhe e pengojnë procesin e plakjes. Disa nga këto pigmente i mbrojnë enët e gjakut, e reduktojnë sasinë e kolesterolit dhe dukshëm e pengojnë sëmundjen e kardiovaskulare. Sërish,kanë ndikim pozitiv mbi osteoporozën, diabetin, sëmundjet e syve, sëmundjet gastrointestinal dhe malinje.
 
Çdo ditë, “meny të larmishme”!

Ushimi i kuq, me ngjyrë portokalli dhe i verdhë kanë shumë energji dhe ndokojnë në mënyrë simulative!
Ushqimi i gjelbërt, kaltërt dhe vjollcë kanë ndikime qetësuese!
 
Ngjyra natyrore e ushqimit menjëherë na tregonse cilat materie ushqyese dhe antioksidanse i përmba. Ekzistojnë 6 grupe të ushqimit të ngjyrosur, të cilat domosdoshmërisht duhet të përfshihen në menynë javore, gjithmonë kur do të kenë mundësi për atë. Përse dhe cilat janë ata?

NGJYRA E BARDHË
Ngjyra e bardhë është sinonim i pastërtisë. Te ushqimi i bardhë përfshihen: qepa, hudhra, lulelakra, prasi, këpurdhat. Ata e furnizojnë organizmin me flavonoide, beta glukan, folatore, vitamin K dhe C. „Produktet e bardha“ e rrisin imunitetin dhe kanë ndikim të madh për redukimin e rrezikut nga karcinomet e ndryshme (zorrë të drashë, prostatë dhe gji).Përveç kësaj, i balancojnë hormonet. Antioksidanset te ato luftojnë me plakjen dhe me proceset oksidative të plakjes së trupit. Ushqimi i bardhë sjell dobi edhe për sistemin kardiovaskular dhe e redukton kolesterolin.


NGJYRA E VERDHË
Ngjyra e verdhë është ngjyrë e gëzimit dhe interelgjencës, ajo e ushqen trurin dhe sistemin e tij nervor, duke stimuluar aktivitetet mentale dhe kujtesën. Nga ushqimi i verdhë rol të rëndësishëm luajnë bananja, ftoji, misri dhe gjalpi. Te ushqimi i këtillë, në përgjithsi gjendet sasi e madhe e manganit, mangnezit, kalimut, karetonoideve, biflavoinideve dhe vitaminave A, C dhe B. Produktet e verdha përmirësojnë tretjen, reduktojnë ngërçet muskulore, përmirësojnë të pamurit, i bëjnë lëkurën dhe eshtrat më të shëndoshë. Janë të dobishme për sistemin imunitar, zemrën dhe dhëmbët.


 

USHQIMI I KUQ
Ngjyra e kuqe jep energji, vitalitet, shpejtësi. Ushqimi i kuq është i larmi të pasur dhe është mëkat mos të jetë i pranishëm në tryezë, sidomos gjatë periudhës së verës. Këtu përfshihen: domatete, specat, luleshtrydhet, molla, qershia, panxhari, shega, shalqini, grejpfruti, mishi dhe shumë të tjerë.Këto produkte më së shumti përmbajnë likopen i cili është deteksikator i jashtëzakonshëm, biflavonoide, vitamin A, vitamin C dhe mangan. Dobitë shëndetsore vërehen në reduktimin e rrezikut nga zhvillimi i malinjeve në prostat dhe gji, kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe nivelit të kolestrolit, përmirësimin dhe mirëmbatjen e qarkullimit të gjakut vital. Janë të dobishme dhe kundër ndezjes së indeve.

„Studimet e fundit tregojnë se procesi i plakjes, i cili shkaktohet nga ndikimi i radikaleve të lira, me sukses ndërpritet duke ju faleminderuar pigmenteve biflavonoide nga produktet e kuqe“.

 

 
 


 

NGJYRA E GJELBËRT
Ngjyra e gjelbërt gjendet në mesin e spektrit të ngjyrave dhe paraqet barazpeshë dhe harmoni. Ushqimi i gjelbërt poashtu është shumë i përhapur, sidomos si perime të gjelbërta, i cili konsiderohet si burim i jashtëzakonshëm i celulozës dhe e cila e alkalizon trupin e njeriut. Këtu përfshihet: spinaqi, hithri, brokoli, bizleja, sallata e gjelbërt, bishtaja, trangulli, avokado, kivi. Këto e furnizojnë organizmin me materie si lutein, klorofil, kalcium, hekur, acid folik, kalium dhe vitamin A dhe B. Ushqimi i gjelbërt është shumë i dobishëm për shëndetin redperoduktiv. Gjegjësisht, ka ndikim pozitiv për normalizimin e shtypjes së gjakut, barazpeshën me bazë acidike në gjak dhe e përmirëson të pamurit. Sistemi imunitar ka nevojë plotësuese për ushqimin e gjelbërt për të mirëmbatje dhe stimulim të tij.


NGJKYRA E PORTOKALLIT
Njerëzit të cilët konsumojnë ushqim me ngjyrë portokalli kanë apetit të mirë dhe tretje të mirë. Ushqimi me këtë ngjyrë, kajsia, patatja e ëmbël, kungulli, pjeshka, portokalli, mandarina, mango. Kjo ngjyrë buron nga beta-kriptosantin, beta –karoten dhe zeaksantin (karetonoid). Karetonoidet, bashkë me flavonoidet e pranishme, ndikojnë si antioksidanse të fuqishme të cilët mbrojnë nga shumë faktorë të dëmshë. Në këtë ushim përmbahen edhe acidet yndyrore omega-3, likopen, kalium dhe vitamini B dhe C. Ushqimi i portokallt e përmirëson imunitetin, e mbron lëkurën dhe gjënderat, e redukton aciditetin në organizëm, e reduktonn kolesterolin, shtypjen e gjakut dhe kontribon në nyjet më të shëndosha.


NGJYRA E VJOLLCËS
Ngjyra e vjollcës ftoh dhe qetëson, kurse ushqimi ku gjendet kjo ngjyrës rekomandohet për gjumë të mirë. Boronica, kumbulla, rushi, lakra e kuqe, patëllxhan, manafera dhe disa lloje të peshqive bëjnë pjesë në produktet me ngjyrë vjollce. E përbashkët për këto produktet është se ata janë shumë të pasur me antioksidanse, lutein, antociane, acid elangin dhe vitamin C. Ushqimi ngjyrë vjollce është e dobishme dhe e fuqishme për prevenimin e dhe trajtimin e maligniteve. E redukton ndezjen ose pezmatimin, e përmirëson tretjen, redukton koletserolin dhe e përforcon imunitetin dhe kontribon në sistemin më të shëndoshë kardiovaskular.



 

HANI SHËNDETSHËM DHE USHQIME TË LLOJLLOJSHME –HANI USHQIME ME NGJYRA YLBERI!
Çdo ditë knaquni me ngjyrat e ushqimit me produktet e preferuara dhe sezonale, sidomos „ngjyrosni mëngjesin“ me kafjall me ngjyra ylberi ose smuti. Fillo ditën me shumë energji dhe shëndet.
 
Ngyjrat janë shumë me rëndësi për stimuimin e fëmijëve dhe për ngjalljen e interesit për ushqimin e shëndoshë dhe të larmishëm. Paleta e ngjyrave të ndryshme në ushqim, të cilën do t’ja ofroni fëmijut tuaj, pa dyshim do të zgjoj interes dhe oreks të „zmadhuar“.
 


 

 


 Molarët e tretë rriten pas moshës 18 vjeçare dhe për këtë arsye quhen dhëmbët e pjekurisë. Këto janë dhëmbët e tretë në vargun dhëmbor. Kur ka hapsirë të mjaftueshme në nofull, ata pa papengesë mund të rriten dhe atëherë nuk krijojnë asnjë problem. Nëse në nofull nuk ka hapsirë të mjaftueshme, këto dhëmbë mund përgjithmonë të ngelin të ngecur në asht dhe asnjëherë mund të mos paraqiten në zgavrën e gojës. Atëherë themi se dhëmbët e pjekurisë janë të impaktuar. Nëse vetëm një pjesë e këtyre dhëmbëve rritet, kurse një pjesët tjetër ngecin nën qepallë, bëhet fjalë për dhëmbët e gjysmëimpaktuar të pjekurisë. Të fundit janë ata të cilët më shpesh krijojnë probleme.

Cilët janë problemet më të shpeshta të cilat dhëmbët e pjekurisë i shkaktojnë?
Pacientët të cilët kanë dhëmbë pjesërisht të rritur të pjekurisë, shpeshherë ankohen nga dhimbja në pjesën e fundit të nofullës. Kjo më shpesh ndodh për shkak të ndezjes të qiellzës që e mbështell dhëmbin. Kjo ndezje quhet perikoronitis dhe manifestohet me dhembje, bymym, skuqe të qiellzës. Ndonjëherë ndezja ose pezmatimi mund të përhapet dhe bymimi të mos neutralizohet vetëm te qiellza rreth dhëmbit, por mund të shihet edhe në fytyrën e pacientit. Ndezja ose skuqja mund të ndodh për shkak të qasjes së vështirë në dhëmb gjatë higjienës së përditshme. Shtresa e pranishme është e pasur me bakterie, kurse qiellza reagon ndaj tyre me ndezje ose skuqje. Nëse ndezja nuk trajtohet dhe nëse përhapet, mund të na shpien te ngërçi i muskulatorës përtypëse dhe deri te hapja e vështirë e gojës. Kjo situatë quhet trizmus. Përveç kësaj, paraqitet edhe përtypja e vështirë dhe simptome të cilat ju ngjajnë angineve. Në këtë gjendje, enët lokale limfatike gjithmonë janë të zmadhuara.

Cila është terapia e pernikoronitisit?
Nëse pranë dhëmbëve të pjekurisë shpesh shfaqen probleme të këtilla, atëherë është e nevojshme që të njejtën të nxirren. Nxjerrja asnjëherë nuk bëhet në gjendje akute, kur ka qelb dhe të ënjtur. Nëse keni probleme,menjëherë vizitoni stomatologun. Problemi akut tejkalohet me denazhim të vendit të ënjtur. Është e nevojshme që hapsira me qiellzës dhe dhëmbit të pastrohet mirë nga shtresat e forta dhe të buta, të largohet indi pezmatuar dhe të vendoset drenazh i cili do të mundëson zvoglimin e ënjtjes. Në gjendjen kur të pranishme janë edhe shenja sistematike, si rritja e temepraturës së trupit ose ënjtja e fytyrës është e nevojshme edhe terapia me antibiotik.Nëse pacienti ka vështirësi gjatë hapjes së gojës, ekzistojnë strëvitje për tejkalimin e saj. Për disa ditë, gjendja do të normalizohet dhe pastaj mund të bëhet ekstraktimi ose nxjerrja e dhëmbit problematik.

A duhet të nxirren edhe dhëmbët jo të rritur të pjekurisë?
Vendimi për nxjerrjen e këtyre dhëmbëve sillet bazuar mbi analizat paraprake të fotografisë paraprake me rreze X dhe pas kontrollës së detajuar klinike. Nëse pacientët janë në terpai ortodontike me vështirësi të shprehur, rekomandohet që këto dhëmbë të largohen ose të nxirren. Me analizën rengen mund të vlerësohet edhe pozita e dhëmbëve të pjekurisë dhe të vemndoset nëse ata ndonjëherë do të merren parasyshë. Nëse pozita e dhëmbit të pjekurisë është e tillë ku dhëmbi ndeshet me dhëmbin fqinj (shtatshen) dhe ekziston rezik nga resorbimi i rrënjës së tij, sërish rekomandohet që ai dhëmb të nxirret. Për këto vendime është e nevojshme të bëhet kontroll dhe analizë para moshës njëzet vjeçare. Atëherë rrënjët kur nuk janë akoma të formuar plotësisht dhe masa operative është më e thjeshtë.

A ekzistonë preventivë për të shmangur problemet me dhëmbët e pjekurisë?
Duke pasur parasyshë se dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit në vargun e dhëmbëve, është shumë vështirë që të mirëmbahen në aspektin higjenik. Rekomandohet të përdoret brushë e butë me një pjesë të vogël aktive, gjegjësisht, me kokë të vogël të brushës. Kur i pastrojmë dhëmbët, gojën nuk duhet ta hapin shumë gjërë sepse atëherë muskujt e fytyrës tendosen dhe fuqishimisht ngjiten me nofullën, gjë që nuk na mundëson pastrimin e mirë të sipërfaqeve anësore të dhëmbëve. Me pastrimin e kujdesshëm dhe të rregullt të dhëmbëve, akumulimi i shtresës do të jetë nën kontroll dhe në këtë mënyrë do të mbrohet qiellza nga ndezja. E dobishme është edhe larja e zgavrës së gojës me ujin gojor i cili përmban klorookside. Ai trajton me kujdes bakteriet dhe e regukton rrezikun nga perikoronitisi. Te shëndeti gojo dhe reduktimi i problemeve me dhëmbët e pjekurisë ndikon edhe imuniteti. Për shëndet më të mirë dhe sistem më të fortë imun pa dyshim kemi nevojë për ushqyerje të balancuar, perime dhe pemë të freskëta dhe sa më pak stres. Qët’imbrojmë këto dhëmbë, përveç higjinesë së mirë dhe kontrolleve të rregullta te stomatologu, duhet të shmangim ushqimin ngjitës pariogjene e pasur me karbohudrate dhe pijet e ëmbëla. Nëse dhëmbët epjekurisë janë rritur plotësisht, është e nevojshme që të mbushen. Në këtë mënyrë, reduktohet sipërfaqa e tyre e shprehur relievike, dhe me këtë edhe mbatja e ushqimit në poret e dhëmbëve. Për smalt më të fortë rekomandohen pastat e dhëmbëve të cilat përmbajnë 1000 ppm aminofloride. Që të jeni të sigurtë se cilët preparate i përdorni për higjientën orale, lexoni deklaratate tyre ose konsultohuni me stomatologun e tyre.


Me rëndësi të madhe është që të dimë se dhëmbin plotësisht të dalur të qumështit asnjëherë nuk e kthejmë sërish në ashtin e nofullës. Në këtë mënyrë mund të lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm. Fëmiju pas këtij lëndimi ngel pa dhëmb qumështi. Në të kundërtën, nëse lëndojmë folikulën e dhëmbit të përhershëm, ka gjasa që ai dhëmbë të rrit strukturë jo të duhur të zmaltit, të ketë magësi në sipërfaqen etij dhe, përgjithsisht, të shfaqen probleme gjatë zhvillimit dhe rritjes së tij.


Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.

Gjakdhënia vullnetare paraqet shprehjen e vlerave të larta etike, humane dhe morale. Që të jepet gjak dhe të shpëtohet jeta e dikuj, nga motivet altruiste, është vepër shumë bëmires. 

Gjakdhënia në Republikën e Maqedonisë 
Në vendin tonë, gjakdhënia bazohet mbi parimet e vullnetit të mirë, anonimitet, solidaritet dhe mos pagesës. Vetëm parimet e këtilla sigurojnë gjak dhe produkte më të sigurta të gjakut. Me vetë dhënien e gjakut, gjakdhënësi shpreh shkallë më të lartë të solidaritetit me të gjithë individët të cilët kanë nevojë për gjak, pavarsisht nga mosha, gjinia, raca, ngjyra dhe përktatësia fetare dhe kombëtare. Aktiviteti në fushën e gjakdhënies kordinohen me institutin e mjeksis transfuziologjike në RM.

Roli i Kryqit të kuq në qytetin e Shkupit
Kryqi i kuq në qytetin e Shkupit, me rolin e tij kordinativ mes organizatave komunale të Kryqit të kuq në Shkup, vazhdimisht është aktiv në provomimin dhe avancimin e gjakdhënies në territorin e qytetit tonë. Këtë promovim e realizojmë me anë të dy akcioneve të rregullta gjakdhënëse (me rastin e 26 Korrik dhe 13 Nëntor), akcioni i gjakdhënies në bashkëpunim  me forumin e Fan-klubit  të Toshe Proeskit dhe akcioni gjakdhënës në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në RM, si shenjë përkujtimore e viktimave të 11 Shtatorit, pastaj vizitën e mediave, takimet dhe mbledhjet e rregullta me Komisionin për gjakdhënie në organizatën, Klubi i gkadhënësve,, Klubi 25-klubi i gjakdhënësve të ri-motivuesit,  shtypja e materialeve promovuese dhe afishe informative, motivim i populates së re. 

Qendra ditore për gjakdhënie - DHO Dare Xhambaz „Lokacion i ri për humanitetin tuaj“
Një hap më përpara në procesin e avancimit të gjakdhënies në territorin e qytetit të Shkupit paraqet edhe puna e Qendrës për dhënie të gjakut e cila mbështete nga Alkaloid AD. Shkup. Në hapsirën e përshtatur qëllimisht në kuadër të DHO Dare Xhambaz, gjakdhënësi ka mundësi ta tregon humanitetin e tij, çdo ditë pune nga 10:00 deri 17:00 ora, kurse të shtunën nga 09:00 deri 14:00 ora.

KLUB 25 – Klubi i gjakdhënësve të ri-motivuesit



Klubi 25 është formë e organizuar e veprimit të të rinjëve me qëllim që të promovojnë gjakdhënien te të rinjët dhe të motivojnë gjakdhënësit e ri. Ai funksionin në kornizë të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe numron pothuaj 20 vullnetar. Aktivitetet drejtohen ka të rinjët, të cilët nxiten që të bëhen pjesë e familjes së madhe të gjakdhënësve.

Klubi i gjakdhënësve i Kryqit të kuq në qytetin e Shkupit 
Kontribut në avancimin e gkadhënies në territorin e qytetit të Shkupit, poashtu japin edhe 12 anëtarët e Klubit  të gkadhënësve, të cilët vijnë nga organizata të ndryshme punuese, firma, kompani dhe institusione. Ata janë gjakdhënës dhe motivues- shembull pozitiv në hapsirat e tyre të punës.

Motoja jonë: „Gjaku është ajo e cila gjithmonë duhet ta pret pacientin, jo e kundërta“ na motivon për aktivitet të vazhdueshëm në fushën e gjakdhënies.
 
Gjakdhënia në RM ka kuptim të përgjithshëm dhe paraqet aktivitet me interes të përgjithshëm. Pa sasirat e duhura të sigurta (55 000 njësi gjak, sipas planit dhe nevojave të RM) nuk mund të sigurohet mbrojtja bashkëkohore, cilësore dhe racionale e tërë popullatës.
 
Aleksanda Valkanovska
Kordinator për  të rinjë dhe gjakdhënës, Kryqi i kuq në qytetin e Shkupit
 

 
 
 
Kalimi mes dy periudhave vjetore  shpesh me vete sjell edhe ndryshime në organizmin tonë. Karateristike është kalimi nga dimëri i gjatë ka pranvera,  kur këto ndryshime manifestohen me imunitet të reduktuar, me nivel të ulët të energjisë dhe koncentrimit, me mungesë të vullnetit dhe mos interesim ndaj aktiviteve të përditshme dhe jetësore. Reagimi i këtill i organizmit nënkupton pamundësinë për përshtatje të shpejtë ndaj ndryshimeve natyrore. 
Përveç kësaj, arsyeja kryesore për lodhjen pranverore ose lodhjen e vazhdueshme kronike mund të jetë edhe mungesa e materieve dhe elementeve të rëndësishme ushqyese, siç është hekuri. Mungesa  e këtij elementi me rëndësi jetike, në vazhdimësi mund të rezulton në simpatologjinë plotësuese dhe të zgjeruara e cila në mjeksi definohet si anemi.

Përse hekuri?
Hekuri është element themelor, drejtpërsëdrejti i përfshirë në procesin e bartjes së oksigjenit  në qeliza. Ushqimi jo i volitshëm, gjegjësisht, ushqimi me përmbatje të ulët të hekurit, dukshëm do të redukton rezervat e hekurit në organizëm, e cila domosdoshmërisht rezulton në paraqitjen e shenjave të para të anemisë. Faktikisht kjo është karakteristike për këtë periudhë të vitit, kur kemi reduktim të konsumit të ushqimit të pasur me vitamina, minerale dhe hekur.

Shenjat e para të anemisë
  • lodhja madje edhe pas një aktiviteti të vogël fizik
  • dobësia dhe sfilitja e përgjithshme
  • humbja e koncentrimit dhe përgjumje
  • lëkura e zbehur
  • maramendja
  • kokëdhimbja
Nëse bëhet fjalë për formë më serioze të anemisë, atëherë simptomet plotësohen edhe me rrahjen e zemrës, prishjen e gjumit, pikëllimin dhe depresionin.

Çka është me rëndësi?
Të jemi të sigurt se arsyeja për situata të këtilla është vetëm ndryshimi në mënyrën e ushqyerjes?
Nëse simptomet për aneminë zgjasin shumë dhe janë rezultate të faktorëve të tjerë, siç janë: gjakderdhja kronike, dëmtimet e zorrëve dhe sëmundje tjera të cilat mund të ndikojnë në rithithjen e hekurit, atëherë ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes është vetëm një nga elementet për përmirësimin e gjendjes. 
Shërimi në kokë në vete në gjendje të këtilla duhet të zëvendësohet me ndihmën profesionale të mjekut.

Si të arrijmë pasqyrë më të mirë të gjakut?




Nuk ka dyshim se përforcimi i hekurit  dhe përmirësimi  i pasqyrës së gjakut e cila shkaktohen si rezultat i konsumit të papërshtatshëm të këtij elementi të rëndësishëm, mund të bëhet me ndryshime  në mënyrën e ushqimit. Humori i mirë dhe sinteza e vitaminës D nga dielli i parë pranveror do të ndihmojnë në zgjidhjen e lodhjes pranverore dhe anemisë.

Shëtitja në natyrë, sidomos në mal, ndikon pozitivisht në shërimin e gjendjes së anemisë dhe mungesës së hekurit.

Më mirë të parandalohet se sa të shërohet
Ilaçi më i mirë për aneminë dhe parandalimin e saj është me konsum të ushqimit të pasur me hekur, vitamina C dhe me vitamina tjerë të grupit B.
Kafjalli ndoshta është edhe më i rëndësishmi kur bëhet fjalë për prevenimin e mungesës së hekurit. Mos e anashkaloni asnjë ditë!
Poashtu reduktoni ushqimin i cili ndikon në rithithjen e hekurit, si është kafeja, çaji i  zi, ëmbëlsirat dhe produktet e rafinuara. Pijet alkoholike dhe jo alkoholike, poashtu e inhibojnë (pengojnë) lidhjen e  hekurit.

Eerëzat „e hekurta“ 
Filloni të konsumoni erëza të cilat ndoshta zakonisht nuk i kemi në tryezën tuaj. 
  • perime dhe bishtaja (spinaq, hidhër, brokoli, fasule, thjerrza, panxhar)
  • pemë të thata (rush, kumbulla, kajsia, hurma)
  • produktet kokërr (lajthi, bajame, arra indiane, susam, fara luledielli, fara kungulli)
  • drithrat (buka e zezë, mel, drithra,orizi i kaftë)
  • vezë dhe mish (kryesisht, mishi i kuq, mushkrit e zeza, peshk dhe vezë)
Për prevenim dhe shërim, poshtu të dobishme mund të jenë edhe aronia, rush frengu, manaferra dhe lëngje prej manaferrave.

Rekomandim
Përveç sasisë më të madhe të ushqimit të pasur me hekur, poashtu rekomandohet edhe konsimi plotësues i vitaminës C ( limon, portokall dhe të tjera) që të lehtësohet dhe të përmirësohet marrja e hekurit.

Ushqimi mund shumë të ndihmon shërimin, por nuk duhet të jetë metodë e vetme.

Hithëri – kjo bimë përmban sasi më të madhe të hekurit, ku përqindja më e madhe gjendet në gjethe. Hithëri është “ilaç” shumë efikas për shërimin e anemisë, faktikisht, konsiderohet fabrikë e përbërësve (hekur dhe vitamin C ), të cilët stimulojnë prodhimin e rruzave të kuqe te gjakut. Gjethet e thata dhe të freskëta të hithërit mund të shfrytëzohen për përgatitjen e çajrave, qulleve, çorbave dhe sallateve të ndryshme.
 
Panxhari – konsumi i lëngut të panxharit është shumë i rëndësishëm për njerëzit të cilët kanë predispozita për aneminë. Rekomandohet që të konsumohet disa muaj dy gota lëng në ditë, për përmirësimin e pasqyrës së gjakut.
 
Luleradhiqja – mund të konsumohet e thatë, me përgatitje të çajit ose si ushqim plotësuese në sallatë.
 
Kopër – mund t’i micëroni farat ose t’i përdorni si erëza, për shembull, gjatë përgatitjes së thjerrëzave.
 
Tharmi i birrës – me porcion ose në sallatë, të konsumohet një lugë tharmi birre në ditë.
 
 
Përgatiteni vetë
 
Lëng portokalli dhe limoni
Lëngu nga portokalli dhe limoni, si të gjithë llojet tjera të ushqimit të pasur me vitamin C, ndihmon në absorbimin e hekurit. Rekomandohet që në gjendje të anemisë, të rritet konsumi i vitaminës C me anë të citruseve. Lëngu nga limoni mund të përdoret si shtesë në perime (spinaq dhe sallatë jeshile), të cilat janë të pasura me hekur, ose në porcione si thjerëza, fasule, brokoli dhe lakër.
 
Lëng domatesh, spinaqi dhe hudhre
Në blender vendosen domati i kuq, disa gjethe spinaqi, thelë hudhre dhe një gotë ujë. Përzijeni mirë. Pihet menjëherë.
 
Lëng majdanozi dhe limoni
Presim imët një tufë majdanozi dhe e vendosim në blender.Shtojmë një gotë ujë dhe lëngun e një limoni. Përzijhet mirë dhe shtrydhet. Konsumohet në mëngjes. Hekuri i majdanozit absorbohet më mirë nëse konsumohet së bashku me limon.
 
Lëng nga panxhari dhe karrota
Dy panxhare të freskëta dhe dy karrota të freskëta përzijhen në blender.Nëse dëshironi,  mund të shtoni dy lugë tharm ose ½ lugë anason. Lëngu pihet gjatë tërë ditës.
 
Lëng nga manaferra, luleshtydhja dhe molla
Një grusht manaferra, luleshtrydhe dhe molla përzijhen me një gotë uijë. Kjo pije është më e mirë nëse konsumohet  në mëngjes, në stomak të zbrazur.
 
Lëng nga portokalli, bajamet, tharmi, mjalta dhe e verdha e vezës
Përbërja: 1 gotë lëng portokalli, 2 bajame, 1 lugë tharm birre,1 lugë dyll blete, 1 e verdhë e freskët e vezës. Tërë këto përbërës përzijhen disa minuta. 
Lëngu konsumohet ngadal.
 
E verdha e vezës me limon dhe mjaltë 
Rrihni të verdhën e vezës me lëngun e limonit dhe një lugë me mjaltë natyrore të bletëve. Konsumoni  3 herë në ditë, 3 herë në javë.

Kundër anemisë me fara të hithërit
Përbërsit e nevojshëm:
400 g mjaltë
50 g fara të bluara të hithërit
2 limon
100 g bajame të grira
Përgatitja:
Bajamet priten ose bluhen më trashë (sipas shijes). Limonat shtrydhen. Në një pjatë më të madhe prej qelqi me lugë druri ose porcelani përzijhet mjalta, fara e hithërit, lëngu nga limoni dhe bajamet. Pasi përzijerja të njësohet ose bashkohet,  vendoset në kavanoz dhe e mbuluar ruhet në frigurifer.
Përdoret tri herë në ditë, nga një lugë të vogël.

Sallat kundër anemisë



Sallat është shumë e lehtë për përgatitje dhe, përveç që është e mirë për pasqyrën e gjakut, është e volitshme edhe për individët me kolesterol të lartë, për gratë shtatzëna dhe për diabetikë.
 
3 gota fasule të kaftë
1 piper i kuq pritet në katror
1 piper i verdhë pritet në katror
1/2 qep e kuqe (pritet imët)
1 tufë majdanoz (grirë)
2 limona të shtrydhur
1 lugë vaj ulliri, krip sipas shijes
 
Pasi të përgatitet fasulja, kullohet mirë dhe vendoset në pjatë. I shtoni edhe specat, qepën dhe majdanozin.Pastaj vendoset vaji i ullirit, lëngu i portokallit dhe kripa sipas shijes.
 
 

 
 
 
Anemia është gjendje në të cilin kemi reduktim të numrit të rruzave të kuqe të gjakut (eritrocite) në gjak ose mund të themi është gjendje në të cilën eritrocitet përmbajnë sasi të reduktuar të hemoglobinës. Hemoglobina është protien i cili në strukturën e tij përmban hekur, i cili është i nevojshëm për bartjen e oksigjenit me anë të gjakut te të gjithë indet dhe organet në organizëm. Kjo don të thotë, në gjendje të anemisë, cenohet oksidimi i indit, gjegjësisht, ata furnizohen më pak me oksigjen. Këto ndodhi na shpien te manifestimet e anemisë në tërë organizmin, si dhe në zgavrën e gojës.

Cilat ndryshime  në zgavrën e gojës vërehen te pacienti me anemi?
Ndryshimi më i shpesht i cili mund të vërehet në gojën e pacientit me anemi është glositisi, i cili nënkupton ndezjen e gjuhës. Gjuha fryhet, e ndryshon ngjyrën, bëhet shumë e kuqe. Për shkakt të atrofis së puorrive të gjuhës, ajo bëhet e lëmuar ose e humb strukturën e saj të zhubrosur. Përveç glositisit, te këto pacientë vërehet edhe ulçera (plaga) dhe aftet në gojë të cilat shpesh përsëriten, si dhe keqësimi i statusit paradontal dhe ndezjen e qiellzës.

Cfarë simptimesh ka ndezja e gjuhës?
Simptomi i parë, të cilin e tregojnë pacientët me glositis, është dhembja dhe djegja e gjuhës. Duke pasur parasyshë se gjuha është e fryrë, paraqitet problemi gjatë përtypjes së ushqimit  dhe gjatë gëlltitjes, si dhe gjatë të folurit. Sërisht, gjatë përcaktimit të diagnozës, mjeku duhet të jetë i kujdesshëm me tërë anamnezën. Gjithsesi, ekzistojnë edhe indikator të simptomeve të ngjajshme. Andaj, kur mendojmë për aneminë, së pari duhet t’i përjashtojmë tërë faktorët tjerë si irritimi nga ushqimi, (ushqimi djegës, kripur dhe me erëza), djegiet, irritimet nga alkoholi ose nga cigaret, reagimet alegjike të medikamenteve ose ushqimeve, lëndimet nga mjetet e këqija dhe jo të përshtatshme ortopedike dhe infeksionet virusale, sindromi i Sjogrenit i cili përcillet me gojë të thatë, avitaminozat, etj.
Nëse simptomet e glositisit mbijetojnë më shumëse dhejtë ditë, është e nevojshme të vizitohet stomatologu dhe të bëhen testime laboratorike të pasqyrës së gjakut.

Cila është terapia te ndezja e gjuhës së shkaktuar nga anemia?
Terapia e glositisit të shkaktuar nga anemia në fazë akute është para se gjithash simptomatike. Kjo don të thotë se duhet t’i lehtësojmë simptomet e gjuhës së fryrë dhe të sëmurë, kurse këtë do ta harrojmë para së gjithash me higjienën orale. Është e nevojshme që të parandalojmë çdo irritim plotësues të gjuhës me alkohol, cigare dhe  me ushqim shumë djegës dhe me erëza. Nëse e kemi të pranishme edhe infeksionin, terapia është medikamentozë. Gjithsesi, terapia kryesore është në shërimin e anemisë me ushqim të përshtatur dhe të balancuar, i pasur me hekur, si dhe me preparate të përshtatshme të cilat përmbajnë  hekur si plotësime të ushqimit. Kur largohet shkaktari i dezjes, gjuha kthehet në gjendje normale.

Si është lidhshmëria e anemisë dhe paradontopatisë?
Paradontopatija është sëmudje kronike gjatë së cilës, për shkak të ndezjes së qiellzës, vin deri te shkatrimi i shtresës epiteliale të qiellzës së lidhur  me dhëmbin dhe në ashtin e nofullës ku gjenden të mbjellur dhëmbët. Kështu krijohen xhepat eshtror tek të cilat ndezja  vazhdimisht  mbijeton dhe thellohet, gjë e cila sëmundjen e bën kronike. Ashtu si çdo sëmundje tjertër kronike, ashtu edhe paradontopatia e keqëson gjendjen e anemisë. Kjo don të thotë, në procesin e ndezjes  keijohen citokinet (mediator dhe produkte të ndezjes) të cilët ndikojn mbi reduktimin e eritropezës (proces i krijimit të qelizave të gjakut – eritrocitet)  dhe mbi reduktimin e eritrociteve të gjakut. Nga ana tjetër, anemia shoqërohet ose përcillet me furnizimin e indit me oksigjen, e cila i bënë më pak rezistuese dhe më pak të përshtatshme që të rigjenerohen ose të ripërtrihen. Te pacientët me anemi vërejmë keqësimin e sëmundjes parandontale dhe ndezjen e qiellzës.
Anadaj, është e nevojshme mbikëqyrja e paradontopatisë, kontrolle të rregullta dhe trajtim paradontal në stimatolog. Pacentët duhet të eduktohen se si vetë në mënyrë të duhur ta mirëmbajnë pastërtinë orale në nivel të lartë. Kur arrijmë të ruajmë shëndetin e gojës, ne poashtu kontribojmë edhe për përmirësimin e gjendjes së anemisë. Gjithsesi, për shëndetin e përgjithshëm është i nevojshëme edhe balancimi dhe ushqimi i rregullt.



Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.
 
 
 
Çka është imunitetit dhe përse është i rëndësishëm?
Ogranizmi i njeriut është në kontakt të vazhdueshëm me bakterie, viruse dhe kimkalet. Ekspozohet ndaj rrezatimit dhe ndotjeve të ndryshme. Me qëllim që të mbrohet nga këto dhe të qëndroj në harmoni dhe të ruaj shëndetin, me rëndësi më të madhe është aftësia etij që të mbrohet nga këto ndikime dëmtuese. Mekanizmi i cili është përgjegjës që të kryej këtë detyrë primare, për mbrotjen e organizmit tonë, është sistemi imunitar. 
Baza e reaksionit imunologjik është që të detektoj “armikun” dhe ta neutrualizoj të njejtin, gjegjësisht, të asgjësoj nga organizmi. Kjo ndodh me mekanizmat e përvetsuar jo specifik- të lindur dhe specifik. 

Funksioni fiziologjik i sistemit imunologjik është që të pengoj infeksionet, por edhe të eliminoj infeksionet ekzistues.

Andaj, mund të thuhet se sistemi i shëndoshë imunitar është parakusht bazë për shëndetin e njeirut, si dhe për jetë të gjatë dhe cilësore. Nëse dobësohet aktiviteti i sistemit imunitar, ne jemi më të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme, kurse aktiviteti i rritur i tij don të thotë predispozita për alegji dhe për sëmundjet e ashtuquajtura autoimune, kur organizmi reagon në vetë indin. 

Çka e dobëson imunitetin? 
Shumë faktorë mund të dobësojnë funksionin e sistemit tonë mbrojtës; sëmundjet e rënda dhe të gjata, stresi, raskapitja dhe lodhja kronike, ushqimi jo i përshtatshëm kur kemi reduktimin e disa materieve ushqyese, vitimineve, mineraleve dhe antioksidanseve, humori i keq (pesimizmi), papastërtia, si dhe stili jetësor me aktivitet të pamjaftueshëm fizik. Pirja e duhanit dhe shprehitë tjera dëmtuese, poshtu ndikojnë në reduktimin ose dobësimin e imunitetit.

Si ta përforcojmë imunitetin?
Për funksionimin e mirë të sistemit imunitar, me rëndësi të madhe janë konsumi i volitshëm i elementeve të rëndësishme në ushqim si: zinku, hekuri, bakri, seleni, vitamina A,B,C dhe E ( gjenden në perime, pemë, drithra integral, arra, bajame, lajthi dhe në disa fara).

Vitamini C – i stimulon qelizat e sistemit mbrojtës, e riparon dhe epërforcën imunitetin dhe ka ndikim të madh antioksidans. Gjatë ndonjë sëmundje rritet nevoja e organizmit  për konsumin e vitaminës C. 
 
Echinacea – preparat më i njohur bimor për mbështetjen e sistemit imunitar. Pëdoret gjatë sëmundjeve kronike në sistemin e frymëmarrjes dhe gjatë prirjes ndak infeksioneve të shpeshta, si ftohja. Nuk guxon të përdoret gjatë sëmundjeve autoimune, madje as edhe si zëvendësim i terapisë antibiotike te sëmundjet e rënda infektive.
 
Probiotikët – duhet të konsumohen gjatë ose pasë kohës së përdorimit të shpeshtuar të antibiotikëve të cilët e dëmtojnë florën e  zorrëve. 
 
Propolis – përmban një numër të madh të materive mjekuese të cilat kanë cilësi shërues antioksidans, antimikrobial, antindezjes dhe tjera.
 
Qumështorja amë– përmban koncentrim të lartë të përbërësve aktiv biologjik me prejardhje natyrore si: aminoacidet, proteinat, sheqeri, yndyrërat, vitaminat (A, В, C, D, E), hormonet. 
Hudhra – përmban substanca të cilat e stimulojnë imunitetin, kanë cilësi antibiotike, antioksidanse dhe rekomandohet konsumimi i saj si ushqim ose/dhe në formë të prepatrateve të ndryshme.
 
Ginseng – bimë nga mjekëisa tradicionale kineze, përdoret në forma të ndryshme, vetëm ose në kombinim me mjete tjera.
 
Shëmbrati – konsiderohet se përmban materie të cilat ndikojnë në përgjigjen imunitare (mbrojtëse), por edhe antioksidanse dhe barna të cilat e reduktojnë ndezjen. Përdoret vetëm ose në kombinim me përbërsit tjerë në forma të ndryshme.
 
Antioksidanset – materie me prejardhje të ndryshme cilësia bazë e të cilave është të lidhin radikalet e lira dhe në këtë mënyrë e përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe mekanizmat tij mbrojtës. Këtu bëjnë pjesë një numër i madh i vitaminave, mineraleve, materiet me prejardhje natyrore si: përbërës të vajit të mushkrive të zeza të peshkaqenit, fara, drithra integral dhe tjerë. 

Mënyra të thjeshta dhe natyrore për përforcimin e imunitetit tuaj


  • Fleni mjaftueshëm dhe reduktoni stresin. Mungesa e gjumit dhe ekspozimi ndaj stresit e rrisin tajimin e disa hormoneve të cilat e reduktojnë imunitetin.
  • Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit. E redukton rezistencën e organizmit dhe e rrit rrezikun nga bronkiti dhe pneumonia te të gjithë, kurse të fëmijët ekziston rreziku nga infeksioni i veshit të mesëm.
  • Konsumoni më pak alkohol. Pirja e tepërt e redukton imunitetin dhe e rrit rrezikun nga infeksionet e mushktrive të bardha.
  • Konsumoni shumë perime, pemë, fruta arra dhe fara. Ata do ta furnizojnë organizmin tuaj me materiet e duhura për prëforcimin e sistemit imunitar.
  • Merrni probiotikë. Konstatohet se probiotikët e reduktojnë mundësinë e paraqitjes së infeksioneve respiratore dhe gastrointestinale. Produket nga qumështi i fermentuar, poshtu, mund të reduktojnë infeksionet respiratore te fëmijët dhe të rriturit.
  • Dilni në diellë. Rrezet e diellit e mundësojnë krijimin e vitaminës D në lëkurë.Niveli i ulët i vitaminës D e rrit rrezikun nga infeksionet respiratore, gripi dhe ftohja.
  • Hani hudhër. Hudhra përmban përbërës të cilat kanë spektër të gjërë antimikrobial dhe përbërës të cilët e prëforcojnë imunitetin. Ngrohja mund të zbërthej disa përbërës aktive dhe rekomdohet që të shtohet në ushqim para servimit.
  • Aktiviteti mestara fizik. Trupi mbahet në kondicion, gjë e cila është shumë me rëndësi për mirëmbatjen e imunitetit dhe për pengimin ose parandalimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve.
  • Shoqërohuni, dilni me shokë, qeshni. Humori i mirë, shoqërimi aktiv dhe optimizmi ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të individit.

Prof. Dr. Bistra Angelovska
 
 
 
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin