Pirjae duhanit është nga faktorët kryesor të rrezikut për paraqitjen e shumë sëmundjeve kronike, ku bëjnë pjesë edhe sëmundjet e zgavrës së gojës. Për pasojat dhe ndikimet dëmtuese të pirjes së duhanit, duhet të jemi të vetëdishëm dhe t’i shmangim ata duke braktisur pirjen e duhanit.

Cilat ndryshime vërehen në gojën e duhanpirësve?
Përveç ndryshimeve banale, siç është era e keqe nga gojadhe ngjyrimi i dhëmbëve, në gojën e duhanpirësve poashtu paralajmërohen edhe ndryshime shumë më serioze. Ndryshimi më i shpesht është ndezja e qiellëzës (gingvitis) e cila jo rrallëherë zhvillohet në paradontopi (sëmundja e indit e cila i mban dhëmbët të vendosur në ashtin e nofullës). Duhanpirësit kanë vrima të nedzura dhe të hapura të gjëndrave pështimore në qiellëzën e fortë. Për dallim nga jo duhan pirësit, te duhanpirësit shumë më shpesh hasin ndryshme parakancerogjene të mukozës , por si ndryshim më serioz, e cila është pasojë e pirjes së duhanitа, është karcinomi në gojë.

Përse duhanpirësit kanë qiellëzë të ndezur?
Duhanpirja mund të dëmton qiellëzën në disa mënyra. Nikotini i cili gjendet në duhan është vazokonstriktor, gjegjësisht, i ngushton enët e gjakut. Me këtë reduktohet qarkullimi i gjakut në qiellëzë, e cila shpyen te oksigjenimi më i vogël i indit dhe te mekanizmi i reduktuar mbrojtës nga infkesionet. Qiellëza bëhet më e ndjeshme ndaj bakterieve të cilat gjenden në shtresat e dhëmbit (njollë) dhe në këtë mënyrë zhvillohet gingvitis.Gingrvitisi është gjendje e cila mund plotësisht të shërohet me trajtim të duhur nga stomatologët dhe me edukim të duhur të pacientëve, por shërimi i lëndimeve te duhanpirësit vështirësohet mu për arsye të qarkullimit të gjakut. Përveç nikotinit, me duhanpirje në trup konsumojmë  edhe radikale të lira, të cilat janë molekula shumë reaktive. Nëse në organizëm nuk kemi antioksidans të mjaftueshëm, atëherë këto radikale të lira fillojnë ta shkatrojnë indin e qiellëzës dhe kontribojnë në zhvillimin e paradontopisë dhe  lëkundjes së më vonshme të dhëmbëve nga rënia e tyre. Këto radikale të lira krijohen edhe si nënprodukte në proceset ndezëse në qiellëzë, gjë e cila edhe më shumë keqëson gjendjen e tyre. Për dallim nga ndezja e qiellëzës te duhanpirëst, te të cilët qiellëzat fryhet, gjakosen, dhëmbin kurse qiellëzat te jo duhanpirësit nuk kanë dhimbje. Ata nuk fryhen dhe nuk gjakosen, për arsye të qarkullimit të reduktuar të gjakut. Prandaj te duhanpirësit tek të cilët nuk është identifikohen dhe nuk është shëruar ndezja e qiellëzës – gingvitis, ajo kalon në paradontopi. Paradontopia është sëmundje e cila ka ndryshime të pakthyeshme. Për shkak të ndezjes afatgjate, ashti i nofullës ku mbjellen dhëmbët fillon të shkrihet dhe në këtë mënyrë krijohen xhepat parandontal. Duke pasur parasyshë se duhan pirësit nuk kanë shenja të shprehurë qartazi të ndezjes, paradontopia shpesh herë identifikohet shumë vonë kur pacientët tashmë kanë fillua të humbin dhëmbë.

Cila është prevenimi i ndezjes së qiellëzës?
Sa për fillim, pacientët duhet të braktisin duhanpirjen. Me këtë, në gojë do të krijohet barazpeshë dhe kushte për shërimin e qiellëzës pas shërimit paradontal. Stomatologu gjatë kontrollit të secili pacient duhet të kryhet kontroll themlore me vlerësimin e thellësisë së xhepave paradontal dhe të vërtetoj në kartotekë nëse pacienti është duhanpirës ose jo. Vetëm në mënyrë të tillë pacienti duhanpirës mund thellësisht të ndiqet dhe të intervenohet me kohë. Te duhanpirësit vërehet akumulim i rritur i njollës, prandaj higjiena te ata duhet të jetë në nivel më të lartë. Pastrimi i gjatë dhe i duhur i dhëmbëve dhe masazha e qiellëzës e rrisin qarkullimin e gjakut në të, me këtë rrisin edhe mekanizmin mbojtës para infektimi. Përdorimi i rregullt dhe i duhur i fijes së dhëmbit pa dyll. Duhet rregullisht profesionalisht në stomatolog  të largohet guri i dhëmbit dhe të lumohen të gjithë sipërfaqet ga dhëmbi dhe qafa e dhëmbit me çka do të ulet krijimi i shtresave të reja. Trajtimi paradontal përfshin edhe largimin e indit të ndezur dhe shërimin lokal me medikamete. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet shëndeti i qiellëzës.

A kan duhanopirësit më shumë karies se sa jo duhapirësit?
Po. Atsyeja për kariesin më të shpesh te duhanpirësit është se duhanpirja në planin afatgjatë e redukton tajimin e pështymës.  Ajo bëhet më mukoze, gjegjësisht më të dendur.  Niveli i pH reduktohet dhe me këtë hapsira në zgavrën e gojës bëhet më e zbrazët. Në këtë mënyrë krijohen kushte të përshtatshme për lindjen e kariesit. 

A ka ndikim duhanpirja mbi impjantet?
Në stomatologjinë moderne dhëmbët e humbur vazhdimisht plotësohen me impjante (mbjellje). Nuk është dëshmuar se duhanpirja e redukton osteointegrimin ose pranimin e impjanitit nga ana e organizmit, por, procesi i mospranimit të impjanteve është dyfish më i madh te duhanpirësit se sa te jo duhanpirësit. E tërë kjo i detyrohet ndezjes së qiellëzës rreth impjantit (periimpjanti), i cili nëse nuk trajtohet siç duhet rezulton në shkrirjen e kockës rreth impjantit dhe hudhjen e tij. Natyra e ndezjes rreth impjantit është e njejtë me ndezjen e qiellëzës te duhanpirtësit.

Sa është rreziku i paraqitjes së karcinomit në gojë?
Duhani ka ndikim dëmtues te të gjitha qelizat dhe organet  ku kalon tymi i duhanit. E para që goditet është zgavra e gojës. Duhanpirja afatgjatë i detyron qelizat që të ndryshojnë dhe të aftësohen ndaj ndikimeve dëmtuese. Në atë mënyrë është e mundur  të krijohen ndryshime parakancerogjene (leukonjolla) dhe kancerogjene. Sa më gjatë pini duhan dhe sa më shumë pini duhan, aq më i madh është rreziku nga karcinomi oral. Madje kur  duhanpirja shoqërohet edhe me alkohol, atëherë rreziku është edhe më i madh. Madje dhe mbi  90% e njerëzvetë sëmurë  nga karcinomi oral  janë duhanpirës. Nëse jeni duhanpirës, e tërë kjo është arsye e mjaftueshme që sot të braktisni duhan pirjen.



Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.
 
 
 
 

Njëzet vitet e fundit shumë më shpesh ballafaqohemi me konceptet „radiklae të lira“ dhe „antioksidanset“, edhe atë më shpesh në temat të cilat lidhen me shëndetin tonë, ushqimin dhe sëmundjet bashkohore. Ndoshta kuptimi bukfal i termeve nuk është edhe aq i rëndësishëm. Kutpimet e këtyre strukturave dhe roli i tyre në shëndetin tonë është temë e cila meriton kujdes të veçantë.
 

Radikalet e lira
Radikalet e lira nuk janë diçka e jashtëzakinshme. Ata janë në cikëlin e vazhdueshëm të krijimit dhe neutralizimit në organizëm me anë të një procesi të komplikuar metabolitik dhe kimik. „Problemi “ paraqitet kur cikli i krijimit të radikaleve të lira është më i shpejtë dhe më i madh se sa aftësia e organizmit që të „përfundoj punën“ e neutralizimit. Në këtë mënyrë në organizëm paraqiten radikale të lira „të tepërta“. Kjo theksohet shumë kur organizmi është në gjendje të stresit të vazhdueshëm dhe të fuqishëm, aktivitetit të rritur fizik, ushqyerja jo e duhur dhe ndikimet e jashtëme specifike (ekspozimi i ndikimit nga pesticidet, gazrat e shfryrë, ajëri i ndotur, etj.)
Në gjendje të radiklaeve të tepërta të lira, në organizëm krijohen kushte për dëmtmin e qelizave, madje edhe rënia dhe vdekja e tyre, e cila rezulton në sëmundje më serioze. Kështu që, shumë sëmundje të enëve të gjakut, zemrës, madje edhe zhvillimin e sëmundjeve malinje drejtpërsëdrejti lidhen me aktivitetin e radikaleve të lira.
 

Strukturat qelizore goditen së pari
Radikalet e lira me anë të procesit të komplikuar bëjnë dëmtimin e ndërtimit qelizor, por problemi kryesor krijohet kur ndikimi shkatrues i radikaleve të lira e dëmton materialin gjentik gjegjësisht strukturën e ADN-së. Këto ndryshme në ndërtimin gjenetik rezultojnë në mutacionin e më tutjeshëm të qelizave dhe në zhvillimin e qelizave dhe indeve malinje.
Me anë tëkij procesi të rilindjes dhe vdekjes së strukturave qelizore, radikalet e lira drejtpërsëdrejti lidhen edhe me procesin e plakjes së organizmit.
Ndikimi i radiklaeve të lira është shumë e shprehur te sëmundjet kronike ku me rëndësi primare është „mbatje nën kontroll e tyre“ me qëllim që të pengohet dëmtimi eventual i qelizave të shëndosha.
 

Burimet potenciale


 

Si burime potenciale më të rëndësishme për krijimin e radikaleve të lira, të cilat iniciohen nga mjedisi i jashtëm, janë:

 

  • ajëri i ndotur

  • cigaret

  • rrezatimi

  • ekspozimi shumë i gjatë i rrezeve të rrezikshme diellore

  • herbicidet dhe pesticidet

  • disa lloje të ushqimeve

  • aditivet dhe konzervanset në ushqim

  • ilaçet dhe drogat



Si t’i trajtojmë radikalet e lira?
Pjesa e „nënës natyrë“ në luftën kundër radikaleve të lira pasqyrohet në krijimin e mijëra substancave të ndryshme të cilat quhen antioksidanse dhe roli i primar i të cilave është të na mbrojnë nga ndikimet e dëmshme të radikleve të lire!

Antioksidanset në organizëm ndikojnë në disa mënyra:

  • mundësojnë krijimin e radikaleve të lira, gjegjësisht e ruajnë barazpeshën

  • shkatrojnë tepëricën e krijuar të radikaleve të lira
     

  • i regjinerojnë qelizat e dëmtuara nga efekti i radikaleve të lira.


 

Si deri te antioksidanset?
Burimi më i pasur i antioksidansëve janë pemët dhe perimet për shkak të bagëtisë me vitamina, minerale, bioflavonoide dhe mikroelemente të cilët, në esencë, e krijon edhe grupin e antioksidansit.
Mes antioksdansëve më të njohur janë vitamina A, C dhe E, kurse nga mineralet primatin e mban selenin. 
 

Rekomandim:
Që të shfrytëzojmë antioksidanset me plotë fuqinë e tyre, konsumoni perime dhe pemë të freskëta ose të zijera në pjesë!
Pjatë plotë me perime dhe pemë = pjatë plotë me antioksidanse
 

Nuk ekziston zgjedhje e keqe e pemëve, por pemët të cilët janë shumë të pasur me antioksidanse:
boronica, boronica e kuqe, luleshtrydhja, mjedhra, manferra, kajsia, rrushi, citruset (limon, portokall, mandarinat, citron, kivi), molla e kuqe etj.
Te perimet kryesojnë:
domatete, karrota, spinaqi, kungulli, brokoli, lakëra, qepa, hudhra, avokado, etj.
Erëzat si:
cimet, kurkuma, origano, majdanoz, brozilok, xhenxhefil, piper, koriander, zhubrica, nane, poashtu janë burim i antioksidansëve, kështu që rekomandohet që domosdoshmërisht të poërdoren në ushqimet tuaja!
Ndikimi i fuqishëm antikosidues kanë edhe vera e kuqe, çaji i gjelbërt, kakao, perimet bërthamore (arra, leshnik, bajame të freskëta- të papjekura) dhe yndyrat bimore të shtrydhura të ftohta (vaj ulliri, vaj liri, vaj kungulli).
Një mbretëri e tërë me forma të ndryshme e cila përfshinë bishtajat, produktet bërthamore, farat dhe drithrat, më qëllim që të ruaj dhe të përmirësoj shëndetin. Sërish, në maje të piramidës si më të begatshme me antioksidanëse do të ndajmë:
 

Perimet me kokërra: (luleshtrydhja, mjedhra, boronica, boronica e kuqe).
Përveç shijes së shkëlqyer, ky perim është i pasur me antioksidans. Është i pasur me vitamin C dhe përbërje tjera të cilat mund të ndihmojnë në sëmundjet malinje dhe ato kardiovaskulare. Mund të hahen të freskëta, të ngrira ose me ushqim të shijshëm me drithra dhe kos.
Kaça
Ekstrakti nga kaça ka dozë më të madhe të vitaminës C në krahësim me pemët ose perimet tjera. Çaji i përgatitur nga kaça kaantioksidansë më të fuqishëm nga vera e kuqe dhe çaji i gjelbërt.
Brokoli
Numri 1 në krahësim me perimet tjera sipas verës ushqyese. Përmban më shumë vitaminën C nga portokalli dhe ka më shumë kalcium se një gotë qumësht!

Hudhër

Përdoren si erlza në shumë ushqime, i përmban vitaminat A, B, dhe C, jod, kalium, hekur, kalcium, zink dhe mangnez. Me shekuj përdoret edhe si antibiotik natyror, me sukses e redukton dhe shtypjen e gjakut, kolesterolin, kurse më shumë tregon përvoja pozitive edhe kundër viruseve edhe kërpudhave.
Çaji i gjelbërt:
Është treguar i sukseshsëm në parandalimin e sëmundjeve malinje, sëmundje të zemrës dhe në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjakë.
Domatet
Këto bimë janë të pasura me likopen, i cili është një armë e fuqishme kundër radikalve të lira, dhe me këtë edhe disa forma të s[mundjeve malinje.

 


Lufta aktive kundër radikaleve të lira përfshinë edhe ndryshimin aktiv të shprehive të ngrënies

 

  • Krijoni matricën e re të ushqimit e cila do të përfshji dhe do të jetë e pasur me sasira të pemëve dhe perimeve. Në këtë mënyrë do të sigurojmë konsumin e sasis së volitshme të antioksidanësve.

 

  • Shamangni konsumin e ushqimit të procesuar , të përcëlluar, pjekur, të shpejtë dhe industrial. Ky lloj i ushqimit jo që vetëm do të jetë më i varfër me konsumin e antioksidansëve, por do të konsumojmë edhe një faktor plus për dëmtimin e barazpeshës së brendshme dhe motivimin e krijimit të radikaleve të reja radikale.

 

  • Bëni zgjedhje të arsyeshme për menynë tuaj vijuese!

KËPURDHAT

Këpurdhat paraqesin një formë të veçantë të jetës e cila sipas numrit të llojeve paraqet organizmin më të përhapur të gjallë në tokë. Janë vërtetuar mbi njëqind mij lloje të këpurthave, kurse konsideorhet se numri i tyre është shumë më i madh. Në ushqim përdoren rreth 230 lloje. 
Të pa zëvendësueshëm janë roli dhe kuptimi i këpurdhave në ekosistem dhe në zinxhirin e ushqimit,  kurse më i theksuar është roli dhe përdorimi për qëllime mjeksore. Mjeksia kineze dhe japoneze me shekuj i prëdorin këpurdhat në luftën kundër formave më të rënda të sëmundjeve si kanceri, diabeti, etj.

Vlerat ushqyese
Përveç erës dhe shijes specifike, këpurdhat kanë përbërës specifike dhe të pasur me vitamina, minerale dhe oligoelemente vitale. Përbërja vitaminoze ofron sasi të madhe të vitamineve B1, B2, B5, C dhe D. Nga mineralet më të përfaqsuara janë magnezi,sekleni, fosfori, hekuri, zinku, kalciumi dhe të tjerë. Këpurdhat janë të pasura edhe me sasira të mëdha të fibrave bimore.

Këpurdhat, përveç kafshëve, janë organizma të vetëm të cilat kanë aftësi për sintezën e vitaminës D.
Këpurdhat, për dallim nga bimët, i përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale për jetën e njeriut. 

Rëndësia mjeksore
Këpurdhat përmbajnë shumë komponente aktive biologjike të cilat me materiet e rëndësishme ushqyese janë shumë efikase në prevenimin dhe shërimin e disa dëmtimeve shëndetësore.Këpurdhat vazhdimisht e më shpesh përdoren në trajtimin edhe të formave më të rënda të kancerit. Një numër i madh i studimeve shkencore dëshmon ndikimet pozitive të këpurdhave për qëllime mjeksore.
Këpurdhat janë luftëtar i dëshmuar në prevenimin dhe shërimin e ftohjes dhe gripit. Ndikojnë ose veprojnë në mënyrë stimuluese në organizëm dhe e përforcojnë organizmin dhe e ruajnë sistemin imunitar.
Ndikimet e shprehura shëruese vërtetohen te disa sëmundje të caktuara kardiovaskulare. Shënojnë ndikime pozitive në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut, arterosklerozën dhe goditjen në tru. 

Përbërësit pozitiv:
  • e përforcojnë imunitetin
  • kanë ndikim antiinflamator, antivirusal dhe antikancerogjen
  • ndikimet pozitive gjatë alergjive, astmës, psoriazës dhe dermatitit
  • ndihmon në shërimin e artritit dhe reumatizmit
  • largon lodhjen, dobësinë dhe pagjumësinë
  • e rregullon nivelin e sheqerit në gjak
  • e përmirëson kujtesën dhe koncentrimin

RREGULLAT BAZË PËR PËRGATITJEN E USHQIMIT NGA KËPURDHAT
  • Nuk duhet harruar se këpurdhat në formë të freskët ruhen në vend të ftohta ( afrigurifer) më së shumti 5 ditë.
  • Pastrohen pak para përgatitjes së ushqimit edhe atë shumë shpejtë, me kujdes dhe vetëm me ujë të ftohtë.
  • Ushqimet e përgatitura nga këpurdhat duhet të konsumohen menjëherë. Këto ushqime duhet të ngrohen.
  •  
  • Te ushqimet që qëndrojnë  dhe te ushqimet e ngrohta ekziston rreziku nga prishja e komponenteve proteinike dhe komponenteve tjera  nga këpurdhat të cilat sërish mund të shkaktojnë paraqitjen e disa toksineve të caktuara. 
  • Shijen e ushqimit mund ta përforconi duke shtuar kripën, salcin e sojës, hudhrën, qepën, borzilokun, majdanozin, etj.
Ushqimet nga këpurdhat gjithmonë duhet të konsumohen të freskëta dhe në asnjë mënyrë mos i nxehni!
 
Sa shpesh në tryezën tuaj?
Këpurdhat nuk duhet dhe nuk është patjetër të jenë pjesë e tryezës suaj të përditshme. Madje edhe më e rëndësishme është që për një porcion mjafton një sasi prej 200 g këpurdha. Mund të konsumohen të freskëta, të thata dhe të marinuara.

Për të gjitha dietat
Këpurdhat hyjnë në grupin e produkteve me kalori të ulët (100 g këpurdha kanë 18-26 kalori), gjë që i bën ideale për çdo dietë. Përparsia është që përmbajnë shumë pak yndyrëra dhe krip, si dhe nuk përmbajnë kolesterol.

NJË KËSHILLË PLUS
Konsumoni vetëm këpurdha të cilat i njihni mirë ose mund t’i njihni! Në të kundërtën, ju mos tentoni të blidhni këpurdha.
 
Këpurdhat në çdo ushqyerje te fëmijët
Shpesh parashtrohet pyetje dhe dilenma te prindërit se kur dhe në cilën cilën mënyrë duhet të fillohet me konsumin e këpurdhave te ushqimi i fëmijëve.
Nutricionistët rekomandojnë që këpurdhat gradualisht të fillojnë të bëhen pjesë e ushqyerjes së fëmijëve diku pas vitit të tretë.
Një recetë e dëshmuar dhe e vërtetuar për pranimin e shijes dhe, përgjithsisht, të këpurdhës si produkt ushqimor është ushqimi i tyre i preferuar- pica. Për këtë arsye, më së miri është që picën ta përgatitni vetë kështu që do të keni kontrollë direkte mbi sasinë e këpurdhave të vendosura në picë, mbi cilësinë e tyre, si dhe mbi cilësinë e përbërësve tjerë. Picat të cilat shërbehen në restorante shumë shpesh përmbajnë sasi më të madhe të kripës, por nuk mund të garantohet edhe për cilësinë e salceve dhe shtojcave të përdorura.
Në mënyrë ideale mund të kombinohet me vezë, oriz, pasta ose me perime të ndryshme.
 
Llojet e këpurdhave të cilat përdoren në ushqimin tonë
Llojet më të konsumuara, por praktikisht edhe më të qasëshme të cilat gjenden në tryezën tonë janë barkkuqja dhe pinellja. Përveç këtyre,  malet tona janë të pasura edhe me shumë lloje tjera të këpurdhave siç janë pankushja e njohur, kupshorja, shpunga dhe sorkadhe.
 
            
pankushja                                   pinellja                                        kupshorja                                   shpunga                           sorkadhja  
 
Përveç këtyre të cilat janë karateristike për nënqiellin tonë, në treg mund të gjenden edhe këpurdha të njohura shëruese shitake, të cilat janë titulluar si „eliksir i jetës“  dhe reishi – këpurdhat „hyjnore“ .

 shitake                                                                                                                reishi
 
                          

 
Këpurdha nga lindja e largët, me shije shumë të mirë dhe të pasur, e pasur me proteina, vitamina, aminoacide, firbra bimore dhe minerale. Ka vlerë të lartë ushqyese, pak kalori, kurse pothuaj nuk ka yndyrëra. Ndikimi mjeksor reflektohet te ndikimet e shprehura antikancerogjene dhe antivirusale.

Për shkak të aftësis së tyre superiore për shërim, këpurdhat reishi me të drejtë quhen mrekulli mjeksore. Me kujdes përdoren gjatë prevenimit dhe shërimit të disa problemeve, pa ndikime të padëshirueshme anësore. Për prevenim rekomandohet që çdo ditë të konsumohet 3-5 g këpurdha të thata, kurse gjatë shërimit 10-12 g.




Fletëza prej këpurdhe
Përbërësit e nevojshëm:
200-300 g fleta të gjëra, qepë e re, 1 karrot më e madhe, 2 thela hudhre, 500 g këpurdha (mund të shtohet edhe pak pankushe të tharë), 80 g djath i rrahur, 1 lugë lëmg limoni, krip, spec dhe erëza.
 
Përgatitje:
Fletëzat i zijejm, i lëm të ftohen, i kullojmë dhe i lajmë me ujë të ftohtë.
Në vajin e ullirit e skuqim qepën dhe e shtojmë karrotën e prerë në rrethe të holla dhe bashkë i skuqim. Pastaj e shtojmë hudhrën e prerë imë, barkkuqen e grirë dhe lëngun e limonit. Të gjithë bashkë skuqen mirë.
Pasi të përgatitet, fletëzat dhe këpurdhat i përziejm në një qull ose brum dhe nga lartë i spërkasim me djathë të renduar. Servohet e ngrohtë në kominim me sallat jeshile.
 
Omlet me këpurdha
Përbërësit e nevojshëm:
200 g këpurdha
4 vezë
1 qep
krip, spec, erëza
 
Përgatitje:
Qepën e grirë e skuqim në vaj. Shtoni këpurdhat, poashtu, të grira bashkë me erëzat dhe skuqni ata deri sa të zbuten. Në pjatë i rrahim vezët dhe i derdhim mbi këpurdhat. I skuqim deri sa të bëhen gati.
 
Këpurdhat e mbushura
Përbërësit e nevojshëm: 
1 kg barkkuqe me kapela më të madhe
2 kokërra qepë
200 g mazë
krip, spec, erëza, majdanoz
 
Përgatitje 
Kapelat e këpurdhave ndahen nga doreza dhe renditen në tigan për skuqe.Veçmas priten qepa dhe dorezat e barkkuqeve. Skuqen në krip, spes, origano. Me këtë përzierje mbushen kapelat, kurse nga lartë vendoset një luhë mazë. Skuqet më herët në furrë të nxehtë në 200 shkallë, 20-30 minuta.
Ushqimi i përgatitur mund të shërbej si ushqim kryesor, bashkë me spec, parahaje ose ushqim në kombinim me lloje të ndryshe të mishërave.
 
Këpurdha me perime
Përbërësit e nevojshëm 
400 g këpurdha të grira në fleta 
1 qepë
1 pras kërcell
2 karrota të mëdha të prera në rrethe
1 spec i kuq
1 një tufë më të vogël majdanoz
spec djegës (sipas dëshirës)
1 gjeth dafine
origani, spec, krip, erëza
 
 
Përgatitje:
Qepa grihet imët dhe skuqet në vaj. Shtohen këpurdhat barkkuqe (shampinjonet) ( ose ndonjë lloj tjetër i këpurdhave) dhe sërish skuqen. Shtohen perimet tjera të grira, përzijhen, tigani mbulohet me kapak dhe zijhen me avull për 15 minuta. 
 
 

Joga nënkupton njohuri antike për njeriun dhe jetën. Me zbatimin e ushtrimeve joga zhvillohet një nivel i ri i vetëdijes e cila redzulton në gjendjen e qetësis së brendshme, e cila është një burim i pashtershëm i mençurisë dhe energjisë kreative. Periudha e shtatëzanis është e rëndësishme edhe për nënën edhe për foshnjën. Gjatë shtatzanisë ndodh një „revolucion“ i ndryshimeve në trup dhe shpirt. Qetësia e brendshme dhe dashuria amnore janë me rëndësi të madh për zhvillimin kronik psikomental të foshnjës. Joga me anë të sistemit të saj të teknikave, mund të ndihmoj që gruaja të kuptoj dhe të shfrytëzoj energjinë e saj pozitive.

Zgjoni fuqinë e brendshme dhe kuptoni natyrën tuaj të vërtetë!


KUR DUHET TË FILLOHET ME USHTRIMET JOGA?
Rekomandohet fillimi me ushtrimet joga pas muajt të tretë të shtatzanisë. Në këtë mënyrë, shtatzëna do të ketë kohë të mësoj si të relaksohet, si ta kontrolloj dhe ta thelloj frymëmarrjen e saj dhe si të drejtoj energjinë që të mund këtë rast ta zbatoj gjatë procesit të lindje.

Joga në shtatzani nga përvoja indivduale
Përgatitjet për arritjen e foshnjës sime filluan madje gjatë periudhës së shtatzanisë. Atëherë në mënyrë aktive bëja ushtrime joga (asana) në konsultim me instruktorin e jogës. Ata më ndihmuan që shtatzaninë ta kaloj sigurtë, pa komplikime dhe në gjendje të mirë psiqike. Ashtu, me dashuri të pastër dhe mbështetje të plotë e prita të posalinurin tim. Ushtrimet qetësuaese Joga për frymëmarrje dhe relaksim, por me siguri edhe gjendja e potenciale dhe e veçant, spontanisht më ndihmuan që të mos kemë asnjë mendim negative.
Gjatë orëve USHTRIMET E LEHTA ishin përshtatur për periudhën e shtatëzanis. Me ushtrime arrihet elasticitet dhe fortësi të muskulaturës, rritet lëvizshmëria e legenit dhe largohen ose zbuten dhembjet në kurriz dhe bel. Ushtrimet nuk janë të lodhshme, nuk janë rraskapitëse, freskojnë dhe e kthejnë humorin e mirë. 
 

Qëndrimi (asana) flutur
Ndihmon në shtendosjen e muskujve të nyjeve dhe ijëve.





Qëndrimi (asana) i macës 


 

Ky ushtrim përqendrohet mbi muskujt e qafës, krahrorit dhe kurrizit . Bën lëvizjen më të lehtë pa vështirësi.

 

Pjesë përbërëse dhe e pashmangshme e orëve ishin FRYMËRMARRJA E THEMË DHE RITMIKE, me anë të cilës sigurohet më shumë oksigjen dhe më shumë energji vitale. Teknikat e frymëmarjres më relaksuan dhe më ndihmuan që ta ruaj energjinë pozitive.
*Makisma se gjatë shtatzënis duhet të hamë për dy vetë nuk vazhdon, por është e lodhëshme se duhet të marrim frymë për dy persona. 
RELAKSIMI ishte i pashmangshëm për çlirimin e tendosjes së akumular. Teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit ishin shumë të dobishme për relaksim të vetëdijshëm mes konmtrakcioneve gjatë procesit të lindjes dhe për reviltalizim të shpejtë dhe freksim mendor pas lindjes.

 

ÇKA ARRIHET?

- Me ushtrimet joga gruaja mëson që të relaksohet, të kontrolloj frymëmarjren, të zhvillon mendimet pozitive dhe në këtë mënyrëtë rigjeneroj energjinë e saj.

- Më lehtë të ballafaqohet me ndryshimet emotive karakteristike për këtë periudhë, si dhe kur shfaqet depresioni pas lindjes.

- Ta ruaj qetësinë dhe harmoninë e brendshme, e cila përkon edhe me foshnjën gjatë periudhës së shtatëzanisë. Hulutimet tregojnë se foshja në mitër është nën ndikimin e përgjithshëm të mënyrës së jetesës së nënës. Qetësia e brendshme, e cila arrihet me anë të zbatimit të jogës, e plotësuar me dashurinë amnore është me rëndësi të madhe për zhvillimin harmonik të posalindurit.

- Mundësohet që trupi dhe shpirti shpejtë të kthehen në gjendje të mëparshme.

 

Magjia është në gjërat e vogla
Farat „vajore“  përdoren në tryezë në të gjithë botën. Termi „vajore“, kryesisht, ka të bëj me farat e kungullit, të lulediellit dhe ato të lirit dhe susamit. Përbërësit e dobishëm të këtyre kokërrave mjekuese me siguri do t’ju detyrojnë që të filloni përdorimin e tyre në ushqimin e përditshëm. Ndihmojnë në prevenimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve, kurse janë ideale kundër trashjes. Krijojnë ndjenjën e ngopjes, e përshpejtojnë metabolizmin dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt.  Përmbajnë shumë proteina të cilat hyjnë në përbërjen e tyre me plotësime të shkëlqyera për çdo dietë vegjetariane dhe plotësisht vegjetariane.

Farat mund të jenë ideale si zëvendësim për mëngjesin e pa ngrënë ose si „kafshatë e shpejtë“. Të vogla janë dhe praktike, por mund gjithmonë të gjenden në raste të duhura. Në punë, shtëpi, në çantën tuaj si dhe në xhep. 


Kuzhiner shumë të njohur vazhdimisht e më shpesh në recetat e tyre kanë filluar të përdorin fara në pothuaj tërë llojet e ushqimeve. Me fata përgatisin pothuaj të gjithë porcionet e mëngjesit, mezes, drekës dhe darkës, duke filluar nga parahajet dhe sallatat e ndryshme e deri në ëmbëlsira.

Farat e lirit
Numrohet si një nga artikujt më të shëndetshëm ushqimor me ndikime të dëshmuara në prevenimin e sëmundjeve të zemrës, sulmeve të zemrës dhe diabetit.
Përmban sasi të madhe të acideve yndyrore omega 3, prandaj kanë ndikim të volitshëm në reduktimin e kolesterolit. Përmbatja e lartë e fibrave dhe jarëgëve bimore i bën ideale për „trajtimin“ e kapsllëkut dhe ndihmon në shkarkimin e zorrës.
Përmban fitoestrogjene të cilët janë luftëtar të dëshmuar kundër qelizave kancerogjene. I fortëson eshtrat dhe ndikon në mënyrë prevenuese ndaj osteoporozës. Përmban minerale (fosfor, kalcium, zink, selen, mangan) si dhe vitamina, mes të cilëve gjendet edhe vitamina B17. 
Në formë të bluar mund të shtohet edhe në bukë, në ushqime të ndryshme të pjekuta, ushqime, sallata, çorbë, etj.
 
Farat e susamit
Susami është burim i rëndësishëm i proteinave, i fibrave bimore dhe kompleks i vatimnit të grupës B. Përveç kësaj, përmban edhe selen, magnez, fosfor, hekur, bakër dhe silic. 
Bakëri e redukton dhembjen dhe bymimin në rast të artritit reumatoide. Magnezi është shumë i mirë për zemrën dhe muskujt e zemrës, kurse mungesa e tij shkakton dobësimin muskulor, paraqitjen e shpesht të ngërçeve në muskuj dhe kokëdhembje.
Suasmi duhet të konsumohte i freskët sepse skuqja ia redukton vlerën ushqyese dhe fiton një shije të hidhur.
Mund të përdoret si plotësim në kos, supë, sallatë, bukë dhe në ushqime të ndryshme të pjekura (më i preferuar është gjevreku).

Farat e lulediellit
Përmban vitaminën E, D, kompleks vitaminesh të grupit B, acid filik, minerale të ndryshme si magnezi, hekuri dhe përzierje të oligoelementeve. 
Cilësia më e lartë: nivel i lartë i selenit i cili bashkë me vitaminin E i mban lëkurën dhe indin të shëndetshëm, e ngadalson procesin e mplakjes dhe i ruan enët e gjakut. Duke ju faleminderuar pranis së triprofanit e përmirëson edhe humorin.
Më së miri është të përdoret bashkë me kos, si shtojcë ose plotësim në sallata ose thjeshtë të përdoret për shprishë.
 
Farat e kungullit
Shumë të njohura dhe shpesh konsumohen për sillë të letë ose shprishë, shumica nga ne shumë pak dimë për pasurinë e tyre me komponente ushqyese dhe dobitë e tyre shëruese ose mjekuese.
Përmban një gamë të gjërë të mineraleve mes të cilave është edhe magnezi, seleni, vitamina E dhe acidi linolen. Përveç kësaj, janë të pasura me acide yndyrore omega-3 , të cilat janë të domosdoshme për zemrën dhe vitalitein e enëve të gjakut.
Janë të shklqyeshëm për pastrimin e organizmit, por janë të dëshmuar si shumë efikas gjatë sëmundjes së prostatës.

Mund të përdoren në sallata,  në çorba dhe si shtojcë në bukë. Rekomandohet që të përdoren 2-3 lugë në ditë.

Toptha ne susam dhe mjaltë për potencë
Bëni topthe prej suasmi të bluar me mjaltë.Topthat ruhen në frigurifer dhe konsumohen çdo ditë. Afrodiziak i shkëlqyer dhe dezert kundër lodhjes dhe stresit.
 
Recetë e dëshmuar
I bluajmë 100 g fara kungulli, liri dhe luledielli. Nga kjo përzierje merren 2 lugë dhe përzijhen në një filxhan me kos ose dhallë. Më së miri është të përzihen në mbrëmje, kurse të konsumohen në mëngjes. Përzierja e bluar ruhet në frigurifer.
 
 
 
 

Me ngjyrë të theksuar të verdhë të arit dhe me shije unike, kajsia është desert i pashmangshëm në këtë periudhë të vitit. Në aspektin botanik i takon familjes Rosacea i llojit Prunus, kurse konsiderohet si banor i hershëm i Azis, nga ku u përhap në Persi, Evropë dhe në fund edhe në Amerikë. 
 

Në përbërjen e kajsis ka një begati të pasur të shumë vitaminave, mineraleve dhe fibrave bimore.
 

Të thata ose të freskëta?
Kajisa e freskët përmban shumë ujë dhe pak kalori, prandaj është shumë e përshtatshme për individë me mbipeshë trupore. Është ideale për konsumim në muajt veror, për rehidratim dhe plotësim të lëngjeve, mineraleve dhe vitamineve të humbura.
Ajo është burim i jashtëzakonshëm dhe i pasur i mineraleve të cilat janë të dobishme për prevenimin dhe shërimin e animisë, astmës dhe bronkitit. Koncentrimi i lartë i beta-karotinit e bën ushqim të shkëlqyer me ndikim shumë qetësues mbi punën e zemrës, redukton nivelin e kolesterolit dhe ruan shikimin e shëndoshë.
Përveç kësaj, poshtu konsiderohet edhe si antioksidans i fortë i cili përdoret për prevenim dhe shërim të formave të ndryshme të tumoreve dhe na mbron nga mplakja e parakohëshme e qelizave.
Njëlloj janë të shishme dhe shëruese edhe kajsijat e thara. Me procesin e tharjes ndryshohen vlerat ushqyese të frutit. Në këtë proces humbet përmbatja e ujit, kurse ritet koncentrimi i sheqerit dhe vlera kalorike. Fruta e thara kanë sasi dyfish më të madhe të beta-karotinit.
 

Kajsia e përmirëson punën e trurit dhe është shumë e rëndësishme për punë intelektuale. Ndikimi i acidit folik, si dhe pasuria me kobalt dhe bakër e bëjnë ideale për individët me gjak të dobët. 

Laksativ natayror
Kajsitë janë të pasura me fibra bimore. Për shkakt të celulozës dhe pektinit, kajsia ka ndikim të butë laksativ, por nëse konsumohet para ushqimit e përmirëson tretjen e ushqimit.
 

Për flokë të shëndetshme dhe lëkur të ndritshme mjaftojnë vetëm disa kajsia në ditë!
 

Begatia fshihet brenda!
Në kohën më të re përdorimi i farave të kajsiave vazhdimisht bëhet me rëndësi më të madhe. „Fajtori“ kryesor, mes tjerëve, është edhe prania e sasirave të theksuara të vitaminës B17. Është ideale që të përdoren të freskëta ose të bluara, si miell i cili shtohet në supa, sallata me perime, lëngje perimesh dhe drithra.
 

Për qëllime prevenuese rekomandohet konsumi i pesë farave çdo ditë.

Konsumi i farave të kajsis mund të ndihmon në:

  • shtypjen e lartë të gjakut

  • artritin

  • ftohjen dhe gripin

  • sëmundjen malinje
     

  • kokëdhimbje


 

Për largimin e kokëdhimbjes, konsumoni 3-5 fara para ushqimit!

 

Vaj nga farat e kajsis
Vaji i farave të kajsis është me vlerë të lartë biologjike, sidomos ajo e fituar me anë të procesit me shtrydhje të ftohtë. Kështu që, farat e kajsis e ruajnë vlerën e tyre ushqyese, përbërësit e tyre natyror si dhe përbrësit e tyre të rëndësishëm biologjik.
Ky vaj përdoret kundër paraqitjes së simptomeve të astmës dhe për prevenimin e tumorit. Vaji i ullirit ka ndikim antiinflamator dhe mund të përdoret për shërim të problemeve serioze me lëkurën, siç janë egzemat, dermatiti dhe aknet.
 

  • Gatimi

Vaji i farave shfrytëzohet për gatim ose si vaj për sallatë të freskët.

  • Kozmetik

Vaji është i pasur me acide vajore dhe me vitamina E dhe A, të cilat shfrytëzohen me hidratim dhe për trajtim të lëkurës së thatë dhe të zhvilluar. Shpesh përdoret në kereme, sapune dhe locion për lëkura.

  • Hidratimi

Ky vaj është i shkëlqyer për hidratim të lëkurës së tharë ose të disa pjesëve të lëkurs si bërryli, gjuri, shputa dhe dora.

 

Këshilla për përgatitje:

  • Pjesët e kajsisë janë shtojcë e shkëlqyer e secilë sallatë prej pemëve.

  • Përgatit xhem, lëng dhe marmaladë të shijshëm.

  • Kajsitë e thara në diell mund të shfrytëzohen për përgatitjen e deserteve të ndryshme.

 

Këshilla për blerje dhe ruatje

Mos blini dhe mos mblidhni fruta të cilat janë të forta dhe me ngjyrë të kaltër sepse kajsijat nuk piqen pas mbledhjes. Andaj është e nevojshme që të mblidhen fruta të cilat janë me ngjyrë të theksuar dhe me lëkurë të butë. Mund t’i ruani deri në dy ditë në temperaturë dhome ose pesë ditë në qese plastike në frigurifer.

Marula e gjelbërt është shoqëruese e rregult e procioneve tona të përditshme. Shumë popuj evropian, si Spanjollët, Portugjezët, madje edhe Francezës pothuaj çdo ditë në tryezën e tyre kanë marulë të gjelbërt, por jo si shtesë e ushqimit, por si parahaje. Një parahaje e tillë me sallata të freskëta plotësohet me njohuri të mëdha gastronomike dhe me kreativitet. Si erëza dhe si shtojca përdoren: vaji i ullirit, i lulediellit ose ndonjë vaj tjetër ushqimor, uthëll vere ose ndonjë tjetër, lëng limoni, ullinjë (gjelbërtë ose zi), salce të ndryshme nga hudhëra me majdanoz, qepë, senf, bimë të ndryshme aromatizuese, patate, panxhar, mish i përzijer.
E tërë kjo dëshmon rëndësinë e madhe të marulës si parahaje, madje edhe si ushqim kryesor. Shembull karakteristik është Sallata Cezariane.
 

BARNATORJA E GJELBËRT
Marula është barnatore e vogël e gjelbërt. Është e pasur me minerale:

  • Kaliumi – e përforcon imunitetin dhe ka ndikim qetësues në nervat, veshkët dhe zemrën;

  • Kalciumi – ndikon përmball ndezjes dhe është me rëndësi më të madhe për eshtrat, muskujt dhe nervat;

  • Natriumi – përgjegjës për rregullimin e ujit në organizëm dhe për krijimin e acideve klorohidrike në lukth;

  • Vitamini C – e mbron organizmin nga ftohja, gripi, goditja në tru dhe parandalon paraqitjen e diabetit të tipit 2;

  • Vitamini E – antioksidans i fuqishëm i cili i mbron qelizat nga dëmimit dhe prosecet kancerogjene;

  • Vitamini A dhe B2 – të dobishëm për syrin, lëkurën dhe gjëndrat, parandaj emrohen ose njiohen edhe si vitamina të bukurisë.
     

  • Përveç këtyre vitamineve, përmban edhe acid folik, hekur, magnez, bakër, mangan dhe zink.

Në shërbim të shëndetit

  • Marula e gjelbërt ndihmon në vendosjen e barazpeshës alkaline në organizëm, e cila rezulton në rritjen e energjisë.

  • Përbërës i rëndësishëm është acidi folik i cili është kyç për shumë procese. Këto vitamine ndikojnë kundër llojeve të anemisë, mbron nga osteoporoza, kurse bashkë me vitaminin B12, është i domosdoshëm për krijimin e rruzave të reja të gjakut. Shumë është i rëndësishëm edhe për gratë shtatzënë.

  • Marula e gjelbërt përmban edhe laktium –substancë e cila ka ndikim qetësues dhe për këtë arsye rekomandohet për darkë në raste nervoze, tendosje, mungesë gjumi dhe irritimi.

  • Marula e gjelbërt është e mirë për zemrën, sepse vitamini C dhe beta-karotini të cilat i përmban, e zbërthejnë kolesterolin, i cili, sërish pengon formimin e shtresave te arteriet.

  • Mineralet te marula e gjelbërt ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinet dhe e mirëmbajnë barazpeshën e acideve dhe bazave. Kjo barazpeshë ndihmon në rritjen e energjisë, ndihmon në koncentrimit, gjumë të mirë dhe për lëkurë të shëndritshme dhe të bukur.

  • Marula e gjelbërt ka indeks të ulët glikomik dhe rekomandohet për ushqim te diabetikët.

  • Kjo bimë e gjelbërt është shumë e pasur me celulozë dhe thjerrëza bimore të cilat ndikojnë në funksionin e duhur të zorrëve dhe e ndihmojnë tretjen e ushqimit. Ka ndikim të mjaftueshëm në shërimin e kapsllëkut kronik dhe shkarkimin e rregullt dhe të sigurt të zorrës. Duke ju faleminderuar këtyre cilësive, poashtu ndihmon edhe në ruatjen e barazpeshës së peshës trupore.

Rregulla e gjelbërt!
Për marulën e gjelbërt vazhdon rregulla: sa më të gjelbërta dhe më të errëta të jenë gjethet, aq më e madhe është vlera e tyre ushqyese. Për shkak të mungesës së njohurive, shumë njerëz i largojnë gjethet e para, të jashtëme të marulës. Kjo është gabim sepse ata përmbajnë dyfishë më shumë vitamin C, në rapoirt me gjethet e brendshme.
 

KLOROFILI – ari i gjelbërt
Klorofili – energjia diellore e shëndruar në lëng, një nga përbërësit më të shtrenjtë të cilët konsumohen në organizëm. Klorofili përmban sasi të madhe të oksigjenit dhe prandaj luan rol shumë të rëndësishëm për mirëmbatjen e bakterieve të mira (earobe) në roganizmin tonë.

Për shkak të shumë hulumtimeve shkencore, pothuaj nuk ekziston sëmundje në shërimin e të cilës nuk mund të ndihmon klorofili:

  • i regjeneron qelizat,

  • e rrit numrin e rruzave të kuqe të gjalkut,

  • e rrit nivelin e hekurit në gjak,

  • e redukton aciditetin në organizëm,

  • i neutralizon dhe i hudh helmet ( toksinet) nga trupi,

  • ndihmon në përforcimin e sistemit imunitar,

  • i pastron mushktritë e zeza dhe zorrën e trashë,

  • e rigjeneron sistemin kardiovaskular,

  • e përforcon shikimin.

Nga perimet, më i pasur me klorofil është spinaqi, i cili është „shampion i gjelbërt“. Për përdorim më të mirë, kemi nevojë për përpunim të shkurtër termik sepse me tretjen e vazhdueshme vjen deri në humbjen e madhe të klorofilit. Kur ngjyra e perimeve të gjelbërta kalon nga e gjelbërta e bukur në kafe të errët kjo don të thotë se ka ndodhur zbërthim i kolorofilit në substanca më pak aktive dhe më pak të dobishme. Për këtë proces, mjafton të zihet vetëm disa minuta në ujë të nxehtë sepse nëse zihet mëshumë se 20-minuta atëherë humbet 2/3 e klorofilit.


Kur është koha që marula të aromatizohet?
Sa i përket erëzave, me rëndësi është të dihet se marula e gjelbërt gjithmonë duhet të përzijhet dhe të erëzohet në momentin e fundit, para ngrënies, që të ngel e fortë dhe e freskët.
 

SI TA PASTROJMË MARULËN E GJELBËRT SIÇ DUHET
SË PARI, LARGOHEN TË GJITHË GJETHET E DËMTUARA, PASTAJ ÇDO GJETH, ME KUJDES DHE PËRIMTËSISHT PASTROHET NËN ÇURG TË UJIT TË FTOHTË. GJETHET E PASTRUAR MË SË MIRË ËSHTË QË MENJËHERËT TË SHFRYTËZOHEN OSE TË RUHEN NË FRIGURFIER MË SË SHUMTI NJË DERI DY DITË.


Llojet e MARULAVE në tregun tonë
Në botë kemi më shumë se 200 lloje të marulave të gjelbërta, nga të cilat më të njohura dhe më të përfaqsuara janë: marula gjalp – gjalpore, kristalore, marula romake, çikorja, radhiqe, rrukulli, marula e lepurit dhe të tjera.
 


SALLATA CEZARIANE:


 

Përbërësit e nevojshëm:

Një kokërr të vogël të marulës së gjelbërt,

½ mish të bardhë pule, të pjekur ose të përgatitur në zgarë, dhe e prerë në rrikse,

3-4 fletë të holla të pancetës së proshutës, të skuqura pa vaj,

3-4 lugë të katrorëve të bukës së thekur (mund të blihen edhe të gatshme),

4 katër domate,

1 lugë parmezan,

Salcë:

vaj ulliri,

1 lugë senf,

lëng limoni,

5 lugë kos,

pak majonez sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në një pjatë të madhe radhisni marulën e prerë ose grisur në pjesë, nëpër të radhisni rrisqet e mishit të pulës, mbi të radhisni domatin çeri të prerë në gjysmë. Mbi të hudhni nga salci. Shtoni edhe pjesët e thekëta të bukës, zbukuroni ata me gjethet e parmezanit ose hudhni parmezanin mbi të, pastaj dekoroni ata me fleta proshute.
 

Sallata e larme.
 


450 g sallat të llojeve të ndryshme (gjelbërt dhe kuqe)

150 g qepë të reja,

200 g kërpudha shampinjon,

pak majdaniz dhe borzilok,

Për salcë janë të nevojshme: lëng limoni ose uthëll,, vaj ulliri, 2 lugë senf, krip ose piper.

Tërë marulat i presim në rriske, shtojmë qepën dhe shampinjonet e prera hollë. Tërë përbërësit për salcin përzijhen dhe derdhen në sallatë.



Sallatë e gjelbërt me perime të freskëta
Në gjethet e grira të marulës së gjelbërta, shtoni kastravecin e prerë në rrethe të holla, rrepkën e prerë hollë, karrotën e renduar, specin e kuq dhe të verdhë dhe domatin. Perimet e prera i spërkasim me krip, piper, dhe pak vaj ulliri dhe lëng limoni.


Marulë e gjelbërt me misër


 

Bëni një gotë me misër dhe të njejtën lejoni që të ftohet. Shtoni marulën e gjelbërt, qepën dhe domatin. Aromatizoni me vaj ulliri, limon dhe krip. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe ndonjë perim tjerët të zijer, si patate dhe bizele të zijera.

 

Prasi është bimë shumë e vjetër e kultivuar e cila është me e afërt me qepën dhe hudhrën, por me shije dhe aromë më të ëmbël. Pa të drejtë bëj pjesë në erëzatë cilat kohë pas kohe përdoren në ushqim si plotësues ushqimor, edhepse mund të përdoret si i vetëm në shumë ushqime.

Përbërje e pasur ushqimore
Përbërja ushqyese e prasit është „për respekt“, por, mes tjerash, në listën e përmbatjes së tij gjenden: vitamini C, B6, karotin, vitamini Е, kurse nga minralet e prasit është i pasur me: mangan, acid folik, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe kalcium.
Një nga komponentet kryesore të cilët e bëjnë prasin të veçantë, dhe më afër qepës dhe hudhrës, është alicini. Kjo komponentë e vendos prasin mes perimeve me ndikim të dëshmruar antibiotik.
Përveç kësaj, prasi është i begatshëm dhe me yndyrë eterike, të cilat e rrisin sekretimin e lëngjeve digjestive dhe me këtë e përmirëson tretjen e ushqimit.

Bekimet për organizmin
Për shkak se përmban shumë kalium (në 100 g ka 300 mg), kurse pak natrium (krip), prasi është diuretik i fuqishëm natyror. Duke ju faleminderuar ndikimit diuretik, prasi është pastrues i shkëlqyer i organizmit nga toksinet. Prandaj, shpesh, prasi ju rekomandohet individëve me sëmundje të veshkëve dhe kardivaskulare, sidomos për reduktimin e bymimeve.
Prasi, në krahësim me tërë perimet dimrore, përmban më pak karotin, vitamin C dhe E. Përbërja e këtillë dhe koncentirmet e tilla të komponenteve aktive e bëjnë prasin ushqim shumë të mirë në luftën kundër ftohjeve, infeksioneve dhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në organizëm me anë të përforcimit të drejtpërdrejtë në sistemin imunitar.
Përmbatja e antioksidansëve të fuqishëm e ruan organizmin nga ndikimi dëmtues i radikaleve të lira, por edhe nga sëmundjet kronike, duke përfshirë edhe kancerin. Me të drejtë, prasi konsiderohet si antikancerogjen i cili ndihmon në prevenimin e sëmundjeve malinje.

Bar edhe për lëkurën
Prasi kujdeset për lëkurën. Supë e prasit e zbardhon tenin e lëkurës. Përmbatja e vitaminës E dhe karotinit janë faktorë të rëndësishëm për lëkurë të shëndetshme, elastike dhe të butë.

Prasi i „shkrinë“ kilogramët
Prasi është bimë me kalori të ulët. Përmban 86% ujë, kurse në 100 g pras ka 35 kalori. Përmban shumë pak yndyrë dhe sheqer, por mjaft celulozë e cila krijon njdenjën e ngopjes. Pektini i prasit krijon një shtresë të dëmshme në mukozën e lukthit. Kur përfshihet në ushqimin e balancuar, prasi është ideale për mirëmbatjen e peshës ideale trupore. Shumë shpesh si erëzë përfshihet në kombinime të ndryshme dietale.

Shumë më shpesh dhe shumë më shumë në tryezë
Lehtësia me të cilën mund të ruhet prasi në formë të papërpunuar gjatë dimrit jep përparsi të shkëlqyer për përdorimin e tij. Prasi mund të përdoret në kombinim me perimet tjera dhe është shtojcë e shkëlqyer në supa dhe dip. Nëse dëshirojmë që organizmit ti japim aq sa mundemi, ushqimi i larmishëm, gjithsesi, nënkupton edhe konsum të vazhdueshëm të perimeve në ushqime. Kjo nënkupton edhe përfshirjen e më shpesht edhe të prasit dhe atë sipas mundësis në formë tëfreskët.

 

Këshilla
Gjatë përgatitjes së prasit dëmtohet përbërja vitamino-minerale, prandaj më mirë të konsumohet i freskët ose si shtesë në sallatat dhe dip të kombinuara. Nuk rekomandohet që prasi të ngri. Në frigurifer, por jo i ngrirë, mund të ruhet deri në 10 ditë.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin