HITHËRI

Edhepse „kontakti“ i drejtpërdrejtë me këtë bimë mund të jetë i dhimbshëm, hithëri gjendet në maje të piramidës së bimëve për aftësit e saj të theksuara shëruese.


Bekim për natyrën
Shumë e shpërndarë gjithkund ku ka tokë ushqyese dhe të lagshtë, pa të drejtë e trajtuar si grami zvaritës, hither ofron mirëqenie shumë të madhe për njeriun dhe mjedisin.
Hithëri është një ndërt pak bimët të cilat posedojnë aftësi magjike që të transformojnë rrezatimin negative në pozitiv. Andaj shpesh gjendet e vetëçelur në vendet të ekspozuara ndaj rrezatimeve të mëdha elektromanetike, kurse njohësit e bimëve në kopshtet e tyre e shfrytëzojnë si „terapeut“ për pasurimin e tokës me minerale.


Hithëri si ushqim dhe ilaç ose bar
Në aspektin ushqimor më të rëndësishëm janë filizet e para pranverore. Ata paraqiten pas dimërit të gjatë dhe sfilitës dhe paraqesin fresiknë e parë, të kaltër të ushqimit. Hithëri përmba shumë minerale mes të cilave primatin e ka sasia e madhe e hekurit që gjendet në bimë të cilin organizmi mund ta thith dhe shfrytëzon pa pengesë. Hithëri përmban edhe sasi të madhe të kalumit, si dhe kalcium, fosfor, mangan, bor etj. Gjethet e freskëta sapo të çelura të hithërit janë burim i shkëlqyer i sasirave të lakmueshme të vitamins A, B2, B12 dhe vitaminës C.
Nga aspektin shëndetsor, hithëri kuptimin dhe rolin më të madh e ka në prevenimin e mungesës së hekurit dhe gjakut të dobët madje drejtpërsëdrejti me kompenzim të hekurt që gjendet në bimë, si dhe me anë të pjesëmarrjes në procesin për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Përmbatja e hekurit poashtu ndihmon në largimin e ndjenjës së depresionit, sfilitjes dhe lodhjes, andaj është ushqim shumë i mirë saktësisht për këtë periudhë të vitit kur anemitë dhe simptomet e lehta pranverore të depresionit dhe sfilitjes janë pothuaj të pashmangshme.
Hithëri në të gjitha format aktivisht shfrytëzohet si pastrues i dëshmuar i organizmit, dhe me të drejtë njihet si mjet më i mirë natyror për pastrimin e gjakut.
Hithëri është bar natyror edhe për sëmundjet e rrugëve urinare, siç janë ndezja dhe prania e gurëve dhe rërës. Mund të ndikon në mënyrë prevenuese kundër formimit të gurit dhe rërës në veshkë dhe në kanalet e urines.
Hithëri është diuretik i shkëlqyer. Për stiulimin e urinimit në ditë konsumohen 3-4 filxha çaji të freskët të hithërit.
Hithëri ka ndikim analgjetik dhe anti-inflamator dhe ndihmon në reduktimin e dhimbjeve gjatë artritit dhe përdhesës. E përmirëson edhe punën e sistemit tretës, kurse shpesh shfrytëzohet edhe si ilaç natyror kundër kapsllëkut.


Hithëri vetvetiu është ushqim i shijshëm i cili mund të përgatitet me zijerje si spinaq, i prerë me vezë si omlet ose të përgatitet si çdo perim tjetër.


Kundër alergjive
Konsumi i çajit të hithërit për një kohë të gjatë mund të pengon edhe paraqitjen e alergjive sezonale ose të redukton simptomet, siç janë kruarja, teshtia dhe skuqja e syve.

Të dhënat lidhur me efeketet aktive të hithërit janë për respekt, dhe plotësisht me të drejtë thuhet: „Nëse ndonjëher patjetër të zgjedh vetëm një bimë, atëherë zgjedhja le të jetë hithëri.


Në llogari të bukurisë
Hithëri gjithmonë është shfrytëzuar në produkte të ndryshme për freskim të pamjes së lëkurës, kundër akneve dhe si ilaç i dëshmuar kundër rënies së flokëve dhe për kujdesjen për flokët.


Kundër molëve
Tufa të hithërit të freskët janë të shkëlqyera kundër molëve, të cilat i vendosim në raftet e teshave.


Çaj nga hithëri
 



Përgatitet në atë mënyrë ku dy lugë supe përzihen me gjysmë litër ujë të nxehtë dhe e lëm që të qëndroj dy orë. Përzierja kullohet dhe konsumohet dy-tri herë në ditë.


Kujdes!!
Çaji i hithërit nuk rekomandohet për shtatzëna dhe fëmijë më të vegjël se 2 vjet. Kujdesi i veçantë dhe konsultimi me mjekun ose farmacistin janë të rëndësishëm madje edhe për pacientët me sëmundje të zemrës dhe dëmtim të veshkëve.
 


Lëng nga hithëri
Përgatitet nga majet e freskëta të hithërit të ri në shtrydhës. Shtoni mjaltë për shije më të mirë.Mund të përgatitet edhe me zhytjen e majeve të hithërit të ri në ujë. Mblidhni 20 maje dhe zhysni ata në një litër ujë të ftohtë. Lejoni që të qëndrojnë një ditë. Ditën vijuese pasohet hithërin dhe kullojeni atë. Për shije më të mirë shtoni lëngun e limonit ose portokallit dhe ëmbësojeni me mjaltë. Ruhet më së shumti tri ditë.

 

 

 

DIAJBETI

Për shkak të karaterit të saj të sëmundjes kronike dhe progresive dhe për shkak të përmasave epidemike, diabeti nuk pataqet vetëm problem shëndetsor, por edhe social dhe ekonomik. Konsiderohet se në botë ka mbi 250 milion njerëz të sëmurë nga diabeti me përqindje të madhe plotësuese të njerëzve potencial të sëmurë.
Në Maqedoni kemi rreth 120 000 deri 150 000 njerëz me diabet, nga të cilët vetëm rreth 1-3%  janë me tip 1,kurse tjerët ju takojnë tipit të 2.

Çka nënkupton sëmundja e sheqerit?
Sëmundja e sheqerit ose diabetes melitus paraqet sëmundjen më të shpeshtë metabolitike të njeriut bashkohorë. Karaterizohet me dëmtimin e metabolizmit të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave ku karateristika bazë  është hiperglikemia, gjegjësisht niveli i rritur i sheqerit në gjak. Përveç kësaj, një nga karakteristikat kryrsore   është edhe ndryshimi specifik në enët e gjakut. 
Diabeti është sëmundje agresive dhe proagresive, e cila ka forma të veçanta te secili person, për shkak të të cilëve  edhe qasja ndaj shërimit te secili person me diabet duhet të jetë individual,dmth., të afëtësohet  ka nevojat e veçanta. 

Shenjat bazë të sëmundjes
Plogështia dhe humbja e entuziazmit  për punë, dëshirë e shpeshtë për punë dhe reduktohet aftësia e kujtesës.
Dobësimi fizik, i cili mund të jetë ndryshe, dmth., nga humbja e disa kilogramëve (për një periudhë të shkurt), e deri te dobësimi më i shprehur i peshës së trupit, madje pavarsisht nga oreksi i madhe.
Tharja e gojës, ndjehet thatësi në fyt, e cila rezulton në paraqitjen e etjes dhe nevojës për konsum më të shpesht të ujit.
Urinim i shpesht dhe etje.  
Konsumimi i ujit dhe urinimi janë të përhershëm, pradaj prishet edhe gjumi gjatë natës.

Shenjat tjera të sëmundjes mund të jenë:
Shfaqe e shpeshtë e fluskave me qelb ka qafa, si dhe në pjesë tjera të trupit, të cilët përsëriten dhe nuk reagojnë ndaj terapisë së zakonshme.
Skuqe  me  kruarje në organin gjenital, e cila keqsohet nëse lahet me sapun dhe përsëritet.
Oreksi i rritur për të gjitha llojet e ushqimit, por kjo mund të jetë edhe vetëm për  ëmbëlsira.
Rritja e ngadalshme e lëndimeve, sidomos plagëve të cilat qelbëzohen.
Dëmtimi i shikimi.

Kujdes: Nëse ndjeni etje të madhe, mos pini lëngje perimesh ose lëngje të gazuara  të ëmbëlsuara. Konsumoni vetëm ujë!

Diagnostikmi 
Vlerat normale të sheqerit në gjak ose glikemia lëvizin nga 4,5 deri 6,0 ,mmol/l kur maten të uritur nga gjaku i kapilareve. Vlerat më të larta të matura kur jemi të urritur, sidomos nëse përsëriten, më së shpeshti janë shenja për sëmundjen e sheqerit.
 
Llojet e diabetit

Diabeti titpi 1 ose diabeti i varur nga insulina 
Paraqitet në moshë të re, dmth., nga lindja deri në  moshën 35 vjeçare, më së shpeshti deri në moshën 20 vjeçare. Ky lloj i diabetit shkaktohet për shkak të procesit autoimun ku plotësisht shkatrohen qelizat e pankrasit përgjegjëse për prodhim të insulinës..
Te ky lloj diabeti më shpesh vuajnë enët  e vogla të gjakut të retinës,veshkët dhe nervat.
 
Diabeti tipi 2 ose diabeti i varur nga insulina 
Ky lloj diabeti paraqitet në moshë të pjekur dhe është shumë më i shprehur krahësuar me llojin e më hershëm të diabetit. Konsiderohet  se ¾ nga të sëmurët me diabet  kanë lloj të diabetit të varur nga insulina, gjegjësisht,  së paku 85 nga 90%  e të gjithë njerëzve me diabet. Numri më i madhe i tyre është me peshë të lartë trupore ( mbi 90%). Ky lloj i diabetit paraqitet edhe te njerëzit me peshë normale trupore, por me moshë më të vjetër.
Individët e sëmurë me diabet të tipit 2, poshtu, kanë prirje për komplikime në enër e mëdha të gjakut, para se gjithash në zemër, tru ( sulme trurore), si dhe në enët e mëdha të gjakut në këmbë.
 
Diabetete te shtatzënat (ose gestacike) 
Diabeti i cili paraqitet gjatë shtatzanisë te gratë të cilat më herët nuk kanë vuajtur  nga kjo sëmundje. Ky lloj i diabetit më së shpehti tërhiqet pas lindjes.

Faktorët e rrezikut
Faktorët e rrezikut varen nga lloji sëmundjes. Rreziku i madh i diabetit lidhet me moshë ( sa më i rritur aq më i madh është rreziku), trashigimin familjare të sëmundjes dhe stilin e jetës. Te disa nga këto faktorë ne nuk mund të ndikojmë, por gjithsesi mund të kontrollojmë stili e jetës. Ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për paraqitjen e diabetit të tipit 2 janë: 
mbipesha/stërngopja, 
mos aktiviteti fizik, 
shtresi kronik mental, 
duhanpirja, 
diabeti gestacik gjatë shtatzanisë.

INSULINA
 
 

Insulina është bari i vetëm natyror i cili përdoret për shërimin e sëmunjdes së sheqerit. 
 

Edukimi  –zinxhirë i rëndësihëm për kontrollin dhe prevenimin e diabetit.
Diabeti mund të prevenohet te një numër i madh i individëve të ndryshme me edukimin për mënyrën e duhur  të jetës e cila nënkupton vetëkontroll, ushqyerje e drejtë dhe aktivitet fizik.
 
Vetëkontrolla
Vetëkontrolla paraqet gatishmëri, dëshirë dhe njohuri  që në çdo kohë të përcaktojnë glikeminë. Gjatë sëmundjes, është bazike që të kujdeseni vetëm për një punë; sheqrin në gjak ose glikeminë ta mbani në kufij normal, kurse kjo don të thotë se vlerat e urisë të mos jenë më shumë se 6 mmol/l, kurse çdo dy orë pas ngrënies deri në 7,8 (më së shumti deri në  8,0 ) mmil/l. Rekomandohen deri në 6 matje të glikemisë në ditë, por më të rëndësishme janë matjet e glikemisë në mëngjes i uritur, dy orë pas drekës, si porcion krysor, dhe para ngrënies.
 
Ushqyerja e duhur dhe e shëndoshë
Për sëmundjen e sheqerit  ushqimi i i duhur nënkupton konsumimi i rregullt dhe kombinimi i duhur i ushqimit   dhe sasirave.

Aktiviteti fizik dhe sporti
Aktiviteti fizik bën pjesë në komponentat fizike të shërimit dhe veçanrisht për prevenimin e diabetit. Aktiviteti fizik konsiderohet se mund të shtyn paraqitjen e diabetit të tipit 2, sidomos te individët me rrezik të lartë. Poashtu, konsiderohet se individët të cilët merren me  me aktivitete fizik kanë 40% rrezik më të ulët nga vdekja kardiovaskulre krahësuar me ato të cilët fizikisht janë jo aktiv.
Më mirë është që të merreni me aktivitet fizik dhe me sport, por jo me çdo çmim. 
Aktiviteti fizik nuk duhet të përgjithsohet, por duhet të emetohet te secili individ veçmas, varësisht  nga  nevojat dhe gjendjet në organizëm, siç është mosha dhe sëmundjet tjera shoqëruese.
 
 
Higjiena gojore është pjesë esenciale e shëndetit të mirë. Pacient me diabet shumë më shpesh kanë probleme me zgavrën e gojës, krahësuar me pacientët tjetër. Andaj, nëse jeni me diabet dhe dëshironi t’i evitoni problemet me zgavrën e gojës të cilat diabeti i shkakton, kujdesi për zgavrën e gojës është shumë i rëndësishëm. Sa për fillim patjetër ta lajmëroni stomatologun tuaj se keni diabet, sepse  është e nevojshme që trajtimet të përshtaten sipas situatës suaj dhe, gjithsesi, është e nevojshme që mjeku juaj t’ju edukoj  se si më së miri të evitoni komplilikmet  nga diabeti. 

Cilat ndryshime ndodhin në zgavrën e gojës te njerëzit me diabet?
Diabeti është sëmundje sistematike e cila shoqërohet me nivelin e rritur të sheqeti në gjak. Nëse diabeti nuk shërohet ose mjekohet, gjegjësisht nëse sasia e sheqerit në gjak nuk kontrollohet, paraqiten ndryshime në sistemin organik, por madje edhe në zgavrën e gojës. Një nga ndryshimet kryesore është reduktimi i pështymës në gojë, e cila rezulton në krerostomi ose tharje të gojës. Sasia e sheqerit  në pështymë rritet, niveli i pH në pështymë reduktohet, kurse sasia e kalciumit  në zgavrën e gojës rritet. Të gjitha këto ndryshime shkaktojnë probleme në zgavrën e gojës.

Përse te pacientët me diabet kemi paraqitjen e shpesht të kariesit?
Zvoglimi i pështymës te këto pacientë pamundëson vetëpastrimin e dhëmbëve. Ushqimi më gjatë qëndron në gojë, ku fillon të zbërthehet dhe si pasojë kryjohet mjedis më acidik. Karbohidratet poashtu janë ushqim edhe për bakteriet të cilat me ndihmën e tyre rriten dhe shumohen, kurse aciditetin të cilën e krijojnë e demineralizon zmaltin dhe më këtë krijohet kariesi. Përveç tërë kësaj kemi edhe rritjen e sheqerit në pështymë e cila poashtu është ushqim për bakteriet kariogjene dhe niveli i reduktuar i pH në pështymë. Kjo don të thotë se pacientët me diabet kryesisht  i nënshtrohen më shumë kariesit. Prandaj këto pacientë patjetër të vetëdisohen për gjendjen e vet që edhe më shumë të kujdesen për shëndetin gojor. Dhëmbët duhet të pastrohen pas çdo ushqimi. Çdo ditë duhet të përdoren spango për dhëmbë. Ushqimi duhet të përshtatet dhe duhet të shmangen ushqimet e ëmbla dhe pijet e ëmbla. Gojën shpesh duhet ta pastroni me ujë. Vizitat në stomatolog duhet të jenë më të shpeshta se sa të zakonshme, gjegjësisht  së paku një herë në gjashtë muaj, kurse me këtë do të parandalohen intervenime të ndryshme dhe shtresat kariotike do të sanohen në fazën e hershme.

Përse te pacientët me diabet paraqitet erë e pakëndshme e gojës?
Arsyeja më e shpeshtë për erën e keqe nga goja ose halitoza është higjina e keqe gojore, parodontopia ose sëmundjet e qiellëzës, dhëmbëve garioz dhe gangrenoz. Përveç kësaj, te pacientët me diabet ekziston edhe shkatar sistematik i erës së keqe. Duke pasur parasyshë se organizmi i këtyre pacientëve ka probem me krijimin e energjisë nga karbohidratet, në vend të tyre i shëndron yndyrat në energji. Nga ky proces si nënprodukt lirohen ketone, për shkak të të cilave  diabetikët ndonjëherë kanë erë të keqe e cila i ngjan acetonit. Për të shmangur këtë gjendje të erës së keqe, pacientët me diabet duhet të kujdesen, para se gjithash, që të kenë nivel të kontrolluar të sheqertit në gjak, të eviojnë ushqimin e ëmbël dhe lëngjet e ëmbla, dhe gjithsesi domosdoshmërisht të mbajnë higjien të mirë gojore.

Çka ndodh me infeksionet fungale te pacientët me diabet?
Niveli i rritur i sheqeti në gjak dhe në pështymë, sistemi i reduktuar imunitar dhe goja e thatë te pacientët me diabet janë kushte ideale për zhvillimin e kandidijazës. Ky është infkesion fungal i shkaktuar nga fungusi Candida Albicans. Ose ndryshe, ajo mund të gjendet në tërë mukozën  në trupin e njeriut, megjithatë kur shumohet shumë e prish barazpeshën e florës normale dhe shkakton infeksion. Kandidijaza paraqitet si ishuj të vegjël në gjuhë dhe mukozat të cilat nuk mund t’i shmangim. Nëse tentojmë t’i largojmë, mukoza nën shtresat e bardha mund të gjakosen. Shpesh pacientët ankohen për shijen e keqe dhe hidhur të gojës. Shumë shpesh kandodijaza ndiqet ose shoqërohet edhe me kënde të plasura të kuqe në gojë –  helitis. Kjo është edhe një arsye plus përse pacientët me diabet patjetër të kenë higjien të mirë gojore. Rekomandohet larja e dhëmbëve pas çdo vakti. Nëse  pacienti ka kompenzime protetik,proteza atëherë edhe ata duhet të pastrohen plotësisht. Është e nevojshme larje e shpesht e gojës dhe shpërlarje me ujë. Të dobishëm janë edhe ujrat e buzëve të cilët nuk përmbajnë alkohol sepse ai e irriton edhe më shumë mukozën. Dhe gjithsesi, vizita të shpeshta në stomatolog. Në rastin kur kandijaza tashmë është krijuar, terapia është me antimikotikë.

Çfarë është lidhshmëria mes parodontopatisë dhe diabetit?
Niveli i rritur i bakterieve te pacienti me diabet dhe akumulimi i rritur i shtresave të dhëmbëve, të shkaktuar nga niveli i rritur i sheqerit dhe goja e thatë, janë arsyeja kryesore e ndezjes së qiellëzës. Nëse pacientët nuk kanë higjien të shkëlqyer, këto shtresa plotë me bakterie të cilat në fillim janë të buta, shëndrohet në shtresa të forta  dhëmbore ose në gurë dhëmbor. Si reagim i bakterieve dhe produketeve të tyre, paraqitet ndezja e qiellëzës – gingvitisi. Qiellzat bymehen, gjakosen gjatë larjes dhe gjatë pastrimit me spango. Kur ndezja vazhdon pa ndërprerje një periudhë të gjatë, eshtrat e nofullës ku janë të mbjellur dhëmbët fillojnë të shkrihen, si rezultat i pH së thartirës dhe mediatorëve ndezës. Në atë mënyrë krijohet paradontopia. Përveç kësaj, pacientët me diabet kanë edhe sistem të reduktuar imunitar dhe qarkullim të reduktuar, të cilët e dobësojnë edhe më shumë qiellzën në luftë me bakteriet. Produktet ndezës të cilët krijohen në parodontopia sërish e rrisin nivelin e sheqerti në gjak dhe me këtë ulin mundësinë për kontrollë mbi diabetin. Prandaj pacientët me diabet patjetër të kenë mbikëqyrje të veçantë të statusit parodontal te stomatologu i vet. Largimi i shtresave të buta dhe të forta të dhëmbëve, qorimi dhe ngërnia e rrënjëve të dhëmbëve dhe largimi i indit ndezës janë pjesë e trajtimi parodontalë të cilin duhet të bëjnë pacientët  me diabet dy herë në vit. Gjithsesi, pacientët duhet çdo ditë të mbajnë higjienë gojore dhe të përdorin ujë për gojë e cila përmban kloroheksidin.


Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.
 
 
 
 

Edhepse në aspektin shkencor akoma nuk është vërtetuar lidhja dhe mekanizmi i ndikimeve të ndryshimit të motit te njerëzit e sëmurë me artrit, por është vërtetuar se disa faktor të caktuar të motit mund të provokojnë ose ta rrisin dhimbjen artritike.


Artriti është ndezje e nyjeve e cila shoqërohet me dhimbje, shtangëje, bymime dhe skuqe e nyjeve, dhe jo rrallëherë përhapet edhe te indet fqinje dhe muskujt. Ekzistojnë shumë lloje të artritit, kurse si forma më të përhapura janë artriti reumatoid dhe osteoartriti.


Artriti reumatid më shpesh shfaqet te njerëzit me moshë mbi 40 vjeçare, dhe atë dy herë më shpesh te femrat se sa të meshkujt. Por jo rrallëherë mund të paraqitet edhe te fëmijët. Karaterizohet nga ndezja dhe dhembja në pëllëmbë, nyjet e gishtave, duar, këmbë dhe shputa. Simpatologjia vazhdon me lodhje dhe pagjumsi të përgjithshme. Sëmundja më agresive mund të shkakton dëmtim të pjesëve tjera të trupit, si zemrë, mushkri të bardha, sy, nerva dhe muskuj. Molepsja nga artriti reumatoid mund të zhvillohet me javë ose me muaj, dhe më e fuqishme është pas zgjuarjes.


Osteioatriti ose sëmundja gjeneruese e nyjeve ka të bëj me dhembje ose ndezje e cila mund tëjetë pasojë e humbjes sistamatike të indit eshtror të nyjeve. Kjo është edhe forma më e shpeshtë e artritit, sidomos te të rriturit. Edhepse mekanizmi i krijimit të osteoartriti është i panjohur, duket sikur disa njerëz gjenetikisht janë të prirur ndaj ndryshimeve degjeneruese të eshtrave.

 

Lidhjet mes ndryshimi të kushteve klimaterike dhe artritit
Edhepse shkenctarisht nuk është verifikuar lidhja dhe mekanizmi i ndikimit të ndryshimeve klimaterike mbi të sëmurët me artrit, sërish u kostatua se faktor të caktuar klimaterike mund të provokojnë ose të rrisin dhembjen artritike. Ndryshimet e mëdha në shtypjen atmosferike mund të ndikojnë në rritjen e dhembjes, kurse temepraturat e ulëta rezultojnë në shtangje të rritur, si në nyje poashtu edhe në ligamentet fqinje dhe muskuj.
Mu për këtë arsye, individëve me artit më së shumti ju përshtate klima e ngrohtë dhe thatë.
Nga ana tjetër, individët të cilët jetojnë në klimë të ndryshueshme janë sinoptik të mirë kur bëhet fjalë për paralajmërimin e ndryshimeve klimaterike.

Më dhëmbin nyjet, me siguri do të bjen shi“ është shprehja e shpehtë dhe paralajmërim i mirë se do të ketë ndryshime në kushteti klimaterike.


A ka shërim?
Akoma nuk është gjetur shërim me të cilin mund të shërohet artriti, por gjithsesi, farmakoterapia bashkohore ka një gamë të gjërë të barnave për zbutjen e simptomave dhe për ngadalsimin e ecurisë së sëmundjes.


Si mund të ndihmohemi?
Në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të simptomeve të cilët iniciohen nga ndryshimet e motit, mund të ndërmarrim shumë aktivitete dhe ndryshime e shprehive jetësore:

 

  • Lëvizje e rregullt dhe forma të lehra të ushtrimeve, madje edhe kur koha është e keqe, me qëllim që të rruhet tonusi i muskulaturës e cila i mban eshtrat. Përveç kësaj, do të ulet edhe ndjenja e dhembjes dhe shtangjes dhe do të ruhet lëvizshmëria e nyjeve.

  • Notimi dhe format tjera të ushtrimeve të lehta në ujë, sipas mundësive në pishin të ngrohtë, mundëson lëvizjen e nyjeve të sëmura dhe të fortësohen muskujt, kurse uji ndihmon ruatjen e trupit dhe të rezistohet mbingarkesa gravituese.

  • Konsumi i ushimit të shëndetshëm të pasur me acide yndyrore moga-3 (peshku, vaj fare liri, brokullat).

  • Reduktimit i peshës trupore me qëllim që të ul shtypjen mbi eshtrat dhe nyjet.

  • Përdorimi i preparateve bimore dhe çajrave të cilët përmbajnë xhenxhefil dhe shafrabn indie. Xhenxhefikli, përveç në lehtësimin e procesit të inflamacionit, ndikon edhe në reduktimin e përzierjes.


Shafrani i indisë dhe xhenxhefili kanë ndikime të fuqishme anti-inflamator dhe shumë lehtësojnë simtomet e artritit rematoid dhe osteoartritit.
 

PËRGATITJA E ÇAJIT
Ështëe nevojshme:

2 gota ujë

½ lugë e vogël me xhenxhefil të bluar

½ lugë e vogël e shafranit të bluar

mjaltë me limon sipas shijes
 

Procedura:
Vëni ujin që të vëlon, shtoni xhexnxhefil dhe shafran indie, leni që të qëndrojnë 10-15 minuta. Kur të ftohet pak do të shtohet mjalta dhe limoni sipas shijes dhe knaquni me këtë pije dy herë në ditë.  


 

Sot e dimë se pothuaj të gjithë në mënyra të caktuara reagojnë ndaj kushteve të papërshtatshme të moitit. Viteve të fundit kemi qenë dëshmitar të ndryshimeve të mëdha klimaterike dhe ndryshimeve të stinëve vjetore pa periudha paraprirëse. Dallimet e temepraturave ditore ndonjëherë arrijnë15-20 Со, kurse nxehmja globale në planetën tonë ec shumë më shpejtë se sa është paraparë. Andaj intersi i njerëzve për kushtet klimaterike dhe ndikimi i tyre mbi shëndetin në botë vazhdimisht e më shumë rritet. Në këtë drejtim, është zhvilluar edhe një degë e re e metereologjisë-biometeorologjia e cila trajton studimin e ndikimit të motit mbi bimët, kafshët dhe njerëzit. Parashikimi biometeorologjik përmban përshkrim të gjendjes meteorologjike dhe e paralajmëron ardhjen e atyre kushteve të motit të cilat mund të ndikojnë shëndetin e njerëzve në mënyrë jo të përshtatshme. Qëllimi i prognozës biometereologjike qështë që në kohë t’i palarajmëroj njerëzit të ndjeshëm ndaj kushteve jo të përshtatshme të motit, që të mund me kohë të pengojnë vështirësitë ose së paku t’i reduktojnë paraqitjet e vështirësive shëndetsore. Edhepse biometeorologjia është shkencë e re, studimi i ndikimit të kushteve klimaterike mbi shëndetin e njeriut daton qysh para 2500 viteve. Kjo don të thotë,  madje edhe Hipokrati, „babai i mjeksis moderne“,  në dokumentet e tij„ Për ajërin, ujin dhe tokën“  kishte përshkruar ndikimin e motit mbi shëndetin e njeriut.
 
 
Çka është meteoropatia?
Meteoropatia është rezultat i reagimeve negative te njerëzit nga ndryshimet  e motit, gjezësisht një ose  më shumë faktorë meteorologjik.
Faktorët meteorologjik të cilët mund të ndikojnë për paraqitjen e këtyre simptomave dhe reagimeve janë: temepratura dhe lagështia e ajërit, era, shtypja atmosferike, shiu dhe efektete e jonizimit.
 
Kush është meteoropat?
Edhepse meteoropatia njihej qysh më herët, studimet e reja vërtetuan ndikimin e thellë të kushteve të motit mbi organizmin tonë.
Për meteoropat kopnsiderohet persono tek i cili paraqitja e vështirësive shëndetsore ose keqësimi i sëmundjeve elementare, rregullisht lidhen me kushtet e pavolitshme të motit.
Përveç se mbi shëndetin, kushtet e motit ose ato klimaterike ndikojnë edhe mbi humorin, sjelljen dhe  gjendjen e përgjithshme trupore të oganizmit. Vështirësitë meteoropatike janë më të shprehur  ndaj ndryshimeve të mëdha të temepraturës, shtypjes së amosferës ose rritjes së shpejtë të lagështis së ajërit.
 
Simptomet
Në shumë raste simptomet paraqiten para ndryshimit të motit dhe mund të zgjasin deri në 24-48 orë.  Kokëdhimbja e fortë, dhimbja në nyje e këmbëve dhe eshtrat, lodhja dhe problemet me gjumin janë simptome të njohura për meteoropatët. Koha ose moti i cili ndikon te të gjitha njerëzit kur bie shtypja atmosferike, fillon të fryj era dhe sasi të caktuar të lagështisë dhe nxehtësisë. Kjo është prognozë jashtzakonisht e pavolitshme biometeorologjike dhe meteoroppatët duhet të kenë kujdes. Poashtu,  nëse një ditë temepratura e ajërit është 30 Со, kurse ditën tjetër 10 Со, organizmi, sidomos te njerëzit e moshuar, nuk ka mjaftë kohë që të përshtatet. Ata ndjenjë vështirësi në zemër, për shkak të reduktimit të elasticitetit të enëve të gjakut. Gjatë shprehjes së këtyre ndryshimeve rritet edhe rritet numri i infarkteve dhe goditjeve në tru.
 
 
Përse jemi meteoropatë?
Meteoropatia nuk është gjendje natyrore, por ajo shkakohet nga sitili modern i jetës...
Një nga sqarimet për shpeshtësinë e rritur të meteoropatisë sot është mënyra bashkohore e jetesës me të cilin vazhdimisht e më shumë largohemi ose distancohemi nga  natyra.
Shkenctarët konsiderojnë se jeta e cila zhvillohet kryesisht në hapsira të mbyllura, shpesh të klimatizuara e redukton aftësinë natyrore të organizmit tonë që të përshtatet me kushtet e ndryshme  metereologjike. Organizmi i njeriut sot është mësuar me hapsirat e mbyllura, të cilat dimrit janë shumë të nxehta, kurse verës shumë të ftohta, ku  mekanizmat e vetërregullimit te njeriu nuk kanë afëtsi që në mënyrë optimale të reagojnë ndaj ndryshimeve  klimaterike.
 
Këshilla për meteoropatët
Një parakusht i mirë për reduktimin e pasojave negative nga kushtet meteorologjike është ushqimi i shëndetshëm dhe i duhur i pasur me perime dhe pemë, sasi e duhur e freskët dhe ujë të shëndetshëm dhe sasi të duhur të gjumit.
Ja disa këshilla të dobishëm për ju në rast se paraqitet ndryshim i motit:
  • Kur ndryshon moti, përforcimi i erës dhe mjegullimi i shpejtë, do t’ju ndihmojnë në relaksimin e nervave dhe muskujve, ashtu si nga xhenxeni shërues. Këto çajra janë m; efektiv, sidomos gjatë kalimit  nga vjeshta në dimër.
  • Meteoropatët gjithmonë duhet të kenë çaj prej kamomile, murriyi ose bliri të cilët e ulin tendosjen dhe irritimin e nervave.
  • Çaji nga valeriana është një nga pijet natyrore kundër pagjumësis,  ideal për meteoropatët të cilët kanë problem me gjumin.
  • Çaji prej balsami me mjaltë është shumë efikas kundër lodhjes dhe kokëdhimbjes
  • Mos u nxehni shumë kur moti është i ftohtë sepse do të ngadalsoni qarkullimin. Mundohuni që temepratura në dhomën e ndejës të jetë rreth 20 Сº.
 
Kujdes
Nëse jeni meteoropat nuk është edhe aq tragjike nëse dini si të merreni me të.
Për meteoropatët preventiva më e mirë është qëndrimi në natyrë, madje qoftë edhe një ose dy orë në ditë, në të gjitha kushtet e motit. 

Përse do të ndjehemi mirë vetëm nëse është koha me diell dhe nxehtë?
Në vend se të „fshiheni“ në hapsirë të mbyllur, mësohuni që të knaqeni në shi, erë dhe borë, sepse ka njerëz që pavarsisht moshës së tyre, sëmundjeve dhe problemeve, motin e keq e presin me buzëqeshje në fytyrë. Tentoni që edhe ju të jeni mes tyre sepse kjo është preventiva më e mirë, jo vetëm për humorin tuaj, por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Nëse jeni meteoropat nuk është edhe aq tragjike nëse dini si të vepronë me të.
Për fund, mos lejoni që shikimi në qiellin e kaltër t’ju prish humorin, sepse e nesërmja është ditë e re dhe e bukur.
Për shkak të begatisë së shumë përbërsëve ushqyes dhe shërueese, kungulli me të drejtë emrohet mbretëresha e vjeshtës. Rekomandohet që fruti i tij të përdoret çdo ditë në ushqim gjatë stinës së vjeshtës, madje edhe gjatë tërë dimrit. 

Kungulli (Cucurbita pepo) është bimë një vjeçare panaxhari e njohur në kulrutat e të gjithëë vendeve me klima më të ngrohta. Buron nga Amrika Qendrore, kurse në Evrop erdhi në shek.XVI. Në ushqim përdoren fruti, farat dhe vaji.

Bagëtia e komponenteve ushqyese
Kungulli është depo me vlerë e shumë komponenteve shëruese. Përveç sasirave të vogla të albuminës, karbohidrateve dhe yndyrave, përmban edhe vitamina (A,C,E dhe vitamina të grupit B) dhe minerale (kalium, kalcium, fosfor, hekur, bakër, mangan dhe zink). Përbërja plotësohet me oligoelemente dhe mikroelemente, pektine dhe thjerza tjera bimore.
Nëse kemi kungullin rregullisht në menyn tonë ne mundësojmë që organizmi të mbrohet nga ndikimi dëmtues i radikaleve të lira, të cilat sërish drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin e mplakjes së organizmit.
 
Përbërësit shërues
Kungulli është diuretik ideal. Rekomandohet për individët me vështirësi reumatike, ndezje në kanalet e urinës, tëmth dhe veshkë. Poashtu njihen edhe ndikimet mbi reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Përveç kësaj, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, degjenrimi i qelzave të syve dhe redukton procesin  e paraqitjes së kataraktës. 
Prania e pektineve dhe i celulozës e bën kungullin zgjedhje të shklqyer për individët të cilët  kanë probleme me të cilat lidhen me lukthin e ndjeshëm.
Gjithseis, kungulli është i domosdoshëm edhe në menynë e diamebikëve, sepse ndikon shumë edhe në reduktimin e sheqerit në gjak.
 
Ideale për trup të hollë
Kundulli është  artikull ushqimor edhe pas 100 viteve të këtij produkti janë ruajtur vetëm 26 kalorime mungesë të yndyrave të pangopura dhe kolesterolit.
Për këtë arsye, kungulli paraqet zgjedhje ideale të ushqimit për të gjithë ata të cilët dëshirojnë trup të hollë, duke mos larguar konsumin e mineraleve dhe vitaminave eseneciale.
 
Farat – thesar i fshehur i kungullit
Kungulli i pjekur mirë dhe i ëmbël në periudhën e vjeshtës është ëmbëlsirë ose meze e shkëlqyer, por farat e kësaj dhuntie vjeshtore janë thesar i vërtetë i fshehur.
 
Bar natyror për prostatën
Për shkak të përmbatje së lartë të acideve yndyrore omega-3 dhe fitohemikaleve, farat e kungullit ndihmojnë në shërimin e prostatës së zgjeruar (hiperoplazia)  dhe me përdorim të rregullt ndihmon në mënyrë preventive në paraqitjen e saj. 
Sasi optimale e magnezit
Një dorë fara kungulli përmban 92% të përdorimit ditor të magnezit, mineral i rëndësishëm për relaksimin e nervave dhe muskujve, për përforcimin e eshtrave dhe për përmirësimin e qarkullimit.
Të pasur janë me zink
Vlera e lartë e zinkut të cilën këto fara e përmbajnë jep dobi të pafund. E përmirëson sistemin imunitar dhe infektimin e plagëve, e shmang osteoporozën te të rriturit, kurse te fëmijët ndihmon në zhvillimin e drejtë të shqisave për shije dhe aromë.
Mbron nga sëmundjet e zemrës
Farat e kungullit janë të pasura me fitosterole të cilat ndihmojnë në barazpeshimin e kolesterolit në gjak dhe  shmang sëmundjet koronare. 
E përmirëson humorin !
Edhepse vjeshat dhe dirmi din të jenë shumë dëshpruese, farat e kungullit janë shumë të pasura me aminoacidin L-triptofan, përgjegjëse për rritjen e nivelit të serotoninit në tru i cili vepron në mënyrë antidepresive dhe e përmirëson humorin tonë! 
Më shumë fara për më shumëe buzqeshje.
 
 
Me rëndësi: 
Për përfitime të plota më së miri është të konsumohen fara të thata. Mund të përdoren pavarur në formë të bluar ose bashkë me kos me fara liri, susami dhe lulediellit.

Përgatitja e përzierjes me fara
Përgatisni qull ose përzierje homogjene të sasirave të barabarta të farave të blurara të kungullit, lirit, lulediellit ose susamit (për shembull nga 100 g). Nga dy lugë nga kjo përzierje çdo nat shtoni në filxhanin me kos. Përzierjen lejoni që të qëndroj tërë natën dhe konsumojeni në mëngjes herët. Pjesa e ngelur e përzierjes duhet të ruhet në kavanoz qeli në frigurifer.

Këshillë
Gjatë qorimit të farave të bëni kujdes që të mos qorohet edhe mbështjellësi i argjent-gjelbërt, sepse aty gjenden komponentet më shëruese.
 
Vaj farash
Fitohet me ekstrakte nga farat e kungullit. Është e pasur me shumë komponente të dobishme si acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6, aminoacidet, zink si dhe sasira të volitshme të sasirave të vitaminës A,C, dhe E.
Vaji është dëshmuar si ushqim i mirë për prevenim dhe shërim të sëmundjeve të caktuara. Ndikon pozitivisht në organet reproduktive, përmirson funksionin e trurit dhe kujtesën, e përmirson humorin dhe ka dëshmuar efektet në përmirësimin e shikimit. 
Përmbahet te shumë linja kosmetike dhe kreme për  përtritjen dhe mirëmbatjen e pamjes së dhëndoshë dhe të mirë të lëkurës.
 
Supë me kungull
përbërësit e nevojshëm:
  • 1 kokë qepë
  • 250 g kungull
  • 1 patate më të madhe
  • 700 ml ujë
  • 1 gjeth dafine
  • 1/2 lugë lëng  i lules qumshtore dhe limonit, sipas dëshirës krip, piper, majdanoz
 
Qepa skuqet pak me vaj. Kungulli dhe patatja rendohen dhe shtohen në qepën e skuqur, bashkë me ujë dhe zijhen10 minuta. Largohet nga zjarri dhe përzihet me blender dore. Pas fitimit të smesë homogjene, shtohen erëzat dhe majdanozi i grirë dhe kthehet në zjarr edhe 1 minutë. 
 
Domosdoshmërisht provoni këtë porcion të shijshëm dhe ushqyes!
Kungulli i pjekur – dezert për tërë familjen
Kungulli pritet në pjesë dhe radhisni në tepsi të mbështjellur me letër për pjekje.Në furrën e nxehur më herët në  170˚ kungulli piqet pa u mbuluar 45-60 minuta.
Këshillë
Me qëllim që të shfrytëzohen përfitimet e kungullit gjatë tërë vitit, kungulli mund të ruhet në frigurifer deri në 10 muaj.
 
Për shafranin e indisë
Ndoshta për shumicën e njerëzve shafrani i indisë tingëllon egzotike, por  gjërat fillojnë të qartësohen kur shafrani i indisë lidhet me kariton si pjesë përbërëse e përbërjes komplekse prej erëze. Si erëzë, shafrani i indisë me mijëra vite ka rol të rëndësishëm në kuzhinën Indiane dhe në Azinë Jugore, kurse kohën e fundi si erëzë gjendet edhe në kuzhinën tonë.

Përveç si erëzë, për shafranin e indisë besohet se është një nga barnat më të fuqishëm natyror, kurse këto përbërës shërues i përshkruhen ose atribuohen substancës aktive e cila quhet kurkumin.

Ndikimet mjeksore njihen qysh herët dhe shafranit të indisë i janë atribuar shumë ndikime terapeutike për sëmundje të ndryshme.
Studimet shkencore të kohës bashkohore vetëm i verifikuan përbërësit e tyre pozitiv dhe dëshmuan se është mrekulli e vërtetë e natyrës.
Ka shprehur ndikim të fuqishëm antioksidues, kundërndezës, antivirusal, antiobakterial, antikmikotik dhe antikancerogjen, të cilin ndikim shafrani i indisë në mënyrë efektive e dëshmoi në shërimin dhe prevenimin e diabetuit, artritit, alergjive, sëmundjeve malinje dhe të tjera kronike. Shafrani i indisë është pranuar dhe dëshmuar si mjet tradicional për shërimin e  sëmundjes së Alshajmerit.

 
Sipas vlerës së saj ushqyese, shafrani i indisë është burim i shkëlqyer i hekurit, manganit, kaliumit, vitamini B6 dhe e thjerrzave dietale. 

Arsyet përse duhet të përdoret më shumë shafrani i indisë në menyn tonë të përditshme
Përveç erëzës e cila ushqimeve tuaja ju jep shije dhe aromë specifike dhe karateristike, konsideroni edhe dobitë tjera:
  • bar natyror kundër dhimbjeve 
  • bar kundër artritit 
  • e përmirëson metabolizmin dhe tretjen e ushqimit
  • pengon dhe ngadalson rritjen e metastazës e shumë lloje të kancerit
  • ndihmon në shërimin e psoriazës dhe në ndezje tjera të lëkurës
  • në mënyrë natyrore pastron mëlçinë e zezë
  • bar i shkëlqyer kundër depresionit

Këshillë
Nëse në ndonjë përbërje të deklaruar të ndonjë produkti ushqim e vëreni shenjën  Е100, mos u shqetsoni. Bëhet fjalë për shenjën për ngjyrën e verdhë natyrore nga shafrani i indisë.
 
 
 
 
 
 
 
 

Përveç farmoterapisë bashkohore, në shërimin e diabetit vend të rëndësishëm merr edhe përdorimi alternativ i bimëve shëruese dhe preparatet e tyre herbale.


Shëndeti në pëllëbë
Natyra është çudibërëse dhe paraqet një numër prej më shumë se 1200 bimëve për të cilët mendohet se kanë ndikim antidiabetik. Cila bimë të zgjedhet dhe cili do të jetë ndikimi i saj varësisht nga faktorët e shumtë siç janë kushtet klimeraterike, klima dhe cilësia e tokës, kurse ndikim plotësuese ka edhe periudha në të cilën bimët përpunohen ose tubohen.


Nënqielli jonë është fidanishte e pasur e bimëve dhe vegjetacionit të cilat në mënyrë aktive zbatohen në trajtimin dhe rregulimin e sëmundjes së sheqerit.
Shumë prej tyre në mënyrë aktive zbatohen në mjeksinë popullore dhe alternative, por jo rrallëherë rekomandohen edhe nga mjekët si plotësim i terapisë standarde medikamentoze.


Boronicat
Duke ju falimenderuar përbërjes së tyre të pasur me flavonoide dhe anticianidine, boronicat mundësojnë normalizimin e sheqerit në gjak, reduktojnë pandjeshmërinë receptore ndaj insulinit dhe përmirësojnë aktivitetin e zemrës dhe trurit. Përveç kësaj, kanë ndikime në reduktimin e peshës së trupit, por e rregullojnë edhe nivelin e kolesterolit të përgjithshëm dhe të “ keq” në gjak (LDL). Nga ana tjetër, e rrit koncentrimin e HDL ose në popull e njohur si kolesterol i “mirë”.

Frutat e boronicës malore përmbajnë pothuaj 7% tanine, 20-30% sheqer, pektine, vitamina A,B,C si dhe përbërës të cilët e reduktojnë nivelin e sheqerti në gjak. Si përbërës më i rëndësishëm shërues i boronicës veçohen mirtilini të cilit sot me të drejtë i kemi dhën emrin INSULINI BIMOR. Ky glikozid gjendet në gjethet e boronicës, kurse për shërimin e diabetit është e nevojshme që gjethet të mblidhen para se të lulzojnë. Pas lulzimit mirtilini kalon në fruta.

Për trajtim të shqerit përdoren edhe frutat edhe gjethet.
Boronicat mund të konsumohen si çaj nga borinica ose freskët, 20-30 murriza çdo mëngjes.


Këshillë
Nëse keni mundësi, çdo ditë përdorni lëng nga boronica dhe atë një lugë të madhe , gjysmë ore para ngrënies së ushqimit.

 

Kanella
Aroma karakteristike ekzotike e kanellës ndikon si magnet i cili në mënyrë magjike i tërheq konsumuesit e vet. Përveç që joshë, kanella me aromën e saj pak të ëmbël dhe shije të fuqishme, qysh moti prëdorej edhe si barë natyror dhe mbrojtës i shëndetit. Tradicionalisht përdoret për lehtësim të simptomeve të reumatizmit, kokëdhembjes, ftohjes dhe sëmundjeve tjera.

Mund të gjendet gjatë tërë vitit, por më së shumti gjendet në ditët e ftohta. Mund të gjendet edhe në formë të shufrave edhe në formë të pluhurit.Të dhënat bashkohore tregojnë se kanella e redukton nivelin e sheqerit në gjak me reduktim të pandjeshmëris insulinike të receptorëve. Kanella ndihmon edhe në reduktimin e triglicerideve dhe nivelit të LDL ( kolesterolit të keq). Kondiserohet se komponentet fenole, të cilët gjenden në kanell, janë përgjegjëse për aktivitetin antidiabetik.  

 

KËSHILLA:

Rekomandohet konsumi i kanellës të mos zgjat më shumë se 6 javë, parandaj rekomandohet pauzë 1 javë, ose sërish konsumimi 5 ditë të kanellës, pastaj dy ditë pauzë.
Përdoreni gjithkund ku shija juaj e kërkon. Në drithra gjatë vaktit tuaj, në dezertin tuaj, produktete e pjekura të ëmbla dhe në pijet tuaja.

Kujdes:
Nuk rekomandohet kanella të konsumohet në sasira të mëdha. Mos konsumoni më shumë se 4 gram kanellë në ditë.

 

Çikore

Edhe para disa decenieve ishte përgatitur pije nga çikora e cila ka shije të ngjajshme me kafen. Kjo ishte pije e shkëlqyer sepse çikora është shumë e shëndetshme dhe nuk përmbajnë kofein.

Pjesët shëruese të çikorës janë: rrënja, gjethi dhe lulja. Si bar, më së shpeshti përdoren rrënjët e çikorës. Ai gërryhet në vjeshtë, kur është më i trashë dhe ka më shumë përbërës shërues. Më rrallë përodret bima mbitokësore, e cila korret gjatë kohës së lulëzimit. Korrja gërryhet në gjysmën e dytë të Marsit deri në fund të Majit, kurse gjethet dhe lulet korren gjatë lulëlëzimit të bimës.

Përbërësit shërues të çikorës janë të shumëfishta. Ndikimi i saj shërues i detyrohet përbërësve të pasur, por para se gjithash koncentrimit të lartë të inulineve, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ushqimin e diabetikëve. Imulinet paraqesin thjerrza dietale të cilat shumë lehtë zbërthehen dhe gjenden në koncentirme të larta në rrënjën e çikorës. Rrënja nuk përmban niseshte, i cili ushqimin e bën ideal për diabetikët sepse nuk ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Inulini, poashtu është i dobishëm në reduktimin e peshës trupore, pastrimin e gjakut dhe mëlçis së zezë.

Gjegjësisht, rrënja e çikorës e përshpejton metabolizmin, por edhe ka ndikim hipoglikemik i cili dyfish është i dobishëm te njerëzit me rritje mestare të shqerit në gjak. 





 

Rrënja e çikorës mund të jetë edhe porcion ideal dietik i përgatitur në formë të sallatës. Për këtë duhet rrënja të pastrohet mirë, me të cilën do të neutralizohet shija e hidhur e rrënjës.
 


 „Kafe“ nga çikora
Çikor mund të piqet dhe të bluhet, dhe të prëdoret për përgatitje të pijeve të ngrohta. Çikora mund të përdoret si zëvendsim i kafes ose çajit, por për dallim nga kafej ose çaji i thjeshtë, çikora përmban kofein. Kjo pije bëhet nga rrënja e pjekur ose e bluar e çikores së kultivuar me rrënjë të madhe të tultë , i pasur me inulin.


Çaj nga çikora
Çaji nga rrënja e çikorës përgatitet me përzierjes së gjysmë luge të kafes me rrënjë të thatë me 200 ml ujë dhe duhet të zijhet në zjarr të qetë 5-8 minua. E lëmë që të qëndro 15 minuta pastaj kullohet. Konsumoni 3-4 gota çaj në ditë.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin