Ushqimi familjarpasqyrë për shprehi të shëndosha
Të ushqyerit është me rëndësi të madhe për zhvillimin e duhur të fëmijëve, si në vitetefillestare të jetës së tyre, ashtu edhe në periudhën e moshës shkollore, si faktor për zhvillimin e drejtë psikofizik dhe “lëndë shtytëse“për kryerjen e sfidave shkollore.Por si do të ushqehet dhe çfarë shprehishë do të fiton fëmija juaj në raport me ushqimin, kryesisht varet  nga ajo që ne i ofrojmë.Fëmijët tanë konsumojnë kuzhinën tonë të cilën ua servojmë çdo ditë. Shprehitë e tyre dhe ushqimi i tyre do të jenë ashtu si janë shprehitë tona. Prandaj është me rëndësi që të krijojmë shprehi për ushqyerje të shëndoshë dhe të duhur të cilat edhe në të ardhmen do të jenë shtylla për zhvillimin e personalitetit të shëndosh dhe të lumtur.
Secili fëmij është univerz në vetvete dhe secili prej tyre ka bioritmin dhe sistemin e vet të të ushqyrjes, por kulturën e tij ose të saj lidhur me ushqimin  e merr nga shprehitë tona të ushqyerjes diku rreth moshës 3-6 vjeçare. Ndoshta pa vetëdije, por veprimet tona gjithsesi, sjellja jonë,  dhe në veçanti edhe raporti ynë me ushqimin janë indikatorët e parë për të dashurit tanë.

Çka është më e mira?
Duke pasur parasyshë se bëhet fjalë për një periudhë të jetës së fëmijës, e cila është e mbushur me aktivitete të reja, para se gjithash mentale, ushqyerja e balancuar dhe e duhur do të ndihmon përshtatjen më të mirë dhe gjithsesi edhe zhvillimin më të mirë të fëmijës.Porcioni ideal ndoshta nuk ekziston, por ky porcion duhet të jetë mjaftë ushqyes dhe me kalori të mjaftueshme që të “ ushqej” trurin dhe të mundësoj kryerjen e aktiviteve  motorike të fëmijës gjatë qëndrimit në shkollë, por ky porcion nuk duhet të jetë shumë kalorik që të shkaktoj plogështi ose të shkaktoj sjellje hiperaktive.

Plotë me enrgji tashmë pas hajes së parë
„Mbreti i hajeve“ – kafjalli është haja më e rëndësishëm. Shumë shpesh fëmijët e kërcejnëkafjallin,gjë e cila ka shumë pasoja në shëndetin e fëmijës. Më shpesh këto fëmij janë të përgjumur, vështirë e ndjekin mësimin dhe kanë më pak koncentrim.
Më së miri është që dita të nis me një gotë lëngu të shtrydhur nga pemët ose perimet ose me pemë të freskëta të ndryshme sezonale. Me këtë gjithsesi nuk do të gaboni.
Kafjalli le të jetë kombinim idrithrave dhe pemëve të thatame kos ose qumësht,ose thjeshtë ofroni një pjesë buke integrale me gjalp ose me xhem shtëpiak.Në ASNJË rast kafjallinuk duhet të jetë me produkte të konzervuara ose të koncentruara si pate, salsiçe, margarin, majonez, kreme të ëmbëla, vezë të skuqura, etj.Kafjalliduhet të jetë ushqim pa yndyrë dhe jo i skuqur, i pasur me karbohidrate.

Çka për drekë?
Sipas kuzhinës dhe traditës Maqedonase, dreka kosniderohet si haje kryesor.
Kuzhina fëmijrore nuk duhet të përmbaj shumë gjëra të skuqura, ushqime të shpejta dhe shumë gjella me erëza. Mësoni që fimijët të konsumojnë supa të freskëta, të përgatitura në shtëpi. Gjithsesi, në meny nuk duhet munguar as peshku, mishi cilësor, kërputhat, thjerrzat, fasulja, bizeja, orizi, patete, meli ...Si do që të jetë dreka, gjithmonë në meny përfshini edhe sallatë të freskët. Sallatat le të jenë sa më të pasura dhe të llojllojshme. Mos i anashkaloni rrënjëttë cilët janë burim i jetës dhe i energjisë.Mësoni fëmijët që të konsumojnë selino, panxhar, karrot, pastinake-gjithçka që është rrënjësore. Jo gjithmonë salata duhet të jetë nga domatete, specat dhekastraveci.
Jo domosdoshmërisht duhet t’ju përmbahemi koncepteve tradicionale të drekës të definuar si parahaje,ushqimi kryesor dhe ëmbëlsirë. Mos i shpërbleni fëmijët pas drekës me tortë, kek, akullore, etj.Nëse haja ka qenë e mirë dhe e kombinuar si duhet, nuk ka nevojë për ëmbëlsirë.Ëmbëlsira mund të jetë një gotë me lëng të shtrydhur të freskët ose ndonjë kombinim tjetër sipas mendimit tuaj.
Gjithsesi,mirë është që në drekë të ofrohet edhe një pjesë buke, por vetëm nëse ka nevojë për këtë.Mirë është që buka të jetë inegrale madje në kombinim të duhur me ushqim të pasur me karbohidrate(fasule, bizele, bishtajë) por jo edhe me ushqimin e pasur me proteina (mish, peshk,vezë).



Meze e lehtë, shprishë ose diçka tjetër
Mezja e lehtë duhet të jetë pjesë përbërëse e menysë ditore për nxënësin tuaj. Si alternativë  më e shëndetshme rekomandojmë që kjo të jetë pemë, në radhë të parë molla shtëpie.
Mësoni fëmijët që në vend se të micërojnë smoki dhe patete të skuqura, le të micërojnë bajame, arra, fara kungulli, fara luledielli, etj.

Darkë e shëndetshme
Darka gjithmonë duhet të jetë e lehtë dhe ndryshe nga dreka. Tentoni që të shtoni materiet ushqyese të cilat do t’i mundësojnë fëmijës suaj gjumë të qetë. Asnjëherë mos ju jepni fëmijëve ushqim para gjumit. Le të jenë këto  artikuj ushqimor me bazë ushqimore dhe produkte qumështore, perime pa celulozë, sasira mesatare të bukës dhe bukës së pjekur. Ushqimi  në orët e mbrëmjes asesi nuk guxon të jetë i skuqur, me erëza të forta ose shumë e kripur.
Hani së bashku dhe mësohuni që ushqimi të jetë kënaqësi, jo obsesion dhe mbingarkesë.
 
 
Ngrënia para televizorit ose kompjuterit???
Ngrënia para teelvizorit e tërheq vëmendjen dhe shumë më pak i kushtojmë vëmendje a jemi të ngopur a jo. Ngrënia bëhet e pavetëdishme, kurse kjo shumë lehtë mund të na shpye te stërngopja.Është dëshmuar se fimijët konsumojnë shumë më shumë kalori se sa duhet kur vëmendja e tyre tërhiqet nga programi televiziv.
Kufizoni vendet në shtëpi ku lejohet ngrënia, për shembull tryeza ose kuzhina. Hajet duhet të jenë kohë për familjen. Poashtu, fëmijët kanë më shumë tendencë që të bëjnë zgjedhje më të mirë të ushqimit kur hanë në të njejtën tryezë me tërë familjen.
 
Shprehitë e mira fillojnë me kuzhinën
Dil jashtë, vetëm më shkakton rrëmujë në kuzhinë“, „Largohu, do të digjesh, Mos prek thikën, do të pritesh... Ju tingëllojnë të njohura, apo? Po, kuzhina është vend i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, por taktika që të mos lejojmë fëmijën që të merr pjesë në përgatitjen e ushqimit është gabim.
Gjegjësisht, ma shumë ka mundësi që fëmija juaj të han një ushqim të caktuar ose të provoj shijen e një ushqimi të ri kur ju ndihmon me përgatitjen. Bëni blerjen me fëmijën tuaj, përfshini edhe ata gjatë përzgjedhjes së artikujve ushqimor, pastaj  përfshini edhe në përgatitjen e ushqimit, madje edhe nëse do të duhet të pastroni një rrëmujë më të madhe.
 
Skolioza dhe kifoza – janë deformitete më të shpeshta te fëmijët në moshë shkollore

’Kurrizi është shtylla e tërë trupit’
Fëmijët në moshën shkollore rriten shumë shpejt në gjatësi, dhe si pasojë fitojnë edhe peshë. Për rritjen e lartësisë janë përgjegjëse eshtrat, kurse muskujt rriten më shumë dhe më këtë paraqitet dobësim realtiv i muskulaturës që ta mbaj peshën e fëmijës, nëse ata nuk mirëmbahen me aktivitete fizik. Nga ana tjetër, edhe eshtrat vazhdimisht duhet ta ruajnë fortësinë e tyre që të mund të durojnë ngarkesat e njejta.
Nëse paraqitet debalancimi, përforcimi i muskulaturës dhe i kockave, ka mundësi që të paraqitet deformimi i ’shtyllës kurizore’.
Kurrizi normal ka formën e „С“ së dyfishtë, të zgjatur. Gjatë ndryshimeve të caktuara kurrizi mund të deformohet anësh ( në të majtë ose djathtë). Këto ndryshime të kurrizit i quajmë skoliozë. Kur deformimet e kurrizit janë përpara ose mbrapa, flasim për kifozën.

A është çanta e madhe një ngarkesë plus për nxënësit e klasë së parë dhe sa qëndrimi para kompjuterit është i „shëndetshëm“ për eshtrat dhe muskujt e shtyllës kurrizore?
Ekzistojnë disa arsye për deformimin e shtyllës kurrizore – sëmundje të trashëguara dhe të fituara të shtyllës kurrizore, lëndime, tumore, sëmundje neurologjike, infeksione dhe sëmundje metabolike. Për dallim nga këto, skolioza funksionale është shumë më e shpeshtë dhe zakonisht është rezultat i mbatjes jo të duhur të trupit ose e pozitës së keqe të trupit për shkak të dhembjeve të kurrizit.
Skolioza dy herë është më e shpesht te vajzat se sa te meshkujt. Shumë shpesh lidhet me rritjen e shpejtë të lartësisë në periudhën 8-16 vjeçare. Rreth 4% e fëmijëve nga ky grup kanë defomime të dukshme të shtyllës kurizore. Prognoza varet nga më shumë faktor, por vazhdon rregulla: nëse shfaqet në moshën e më vonshme dhe në segmentin më të ulët të shtyllës kurrizore, nëse prognoza është më e mirë. Por, fatkeqsisht, vazhdon edhe e kundërta – nëse paraqitet në moshën e hershme dhe në segmentin më të lartë të shtyllës së kurrizit, prognoza e skoliozës është më e rëndë. 
Kifoza është term i cili përdoren për deformimin e kurrizit mbrapa, kur shikohet pacienti nga anësh.Në pjesën e krahrorit të shtyllës kurrizore edhe normalisht ekziston një deformim i këtillë, por për kifozën flasim kur kjo theksohet shumë.
Më së shpeshti kifoza paraqitet si rezultat i mbatjes së trupit në pozitë jo të duhur. Te djemt dhe vajzat në periudhën e adoleshencës, lëvizshmëria e shtyllës kurizore nuk dëmtohet dhe kifoza lehtë mund të korigjohet me përmirësimin e lëvizjeve të trupit, me terapi fizike.
Për çdo deformim të shtyllës kurizore është e nevojshme ekzaminim specialistik i mjekut. Shumë nga rastet zgjidhen thjeshtë me ndjekje të terapisë fizikale.

Por, mos haroni: më e rëndsishme është prevenimi i deformimit të shtyllës kurizore.
Aktiviteti i rregullt fizik, qëndrimi i drejtë i mbatjes së trupit gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit të shpejtë, janë kritik për parandalimin e kifozës dhe skoliozës. Popullata më e cenueshme gjithsesi se janë fëmijët në moshë shkollore dhe adoleshencë. Për shtyllë të fortë dhe të shëndoshë rekomandohen aktivitete shportive të cilat e fortësojnë kurrizin – notimit, gjimnastika, baleti, si dhe shtimi vitamino-mineral në ushqimin me kalcium dhe vitamin D.
 
Shërimi
Më shpesh për shkak të zbulimit të hershëm të mbatjeve skoliotike, te fëmijët me moshë shkollore me qëndrim jo të drejt (qëndrim, mbatje) zbatohen procedurat kinezoterapeutike të cilat janë terapi shoqëruese edhe te deformitetet të cilat janë me shërim konzervativ. Marrja e masave prevetive për parandalimin e defrmimit të kurrizit është me rëndësi të madhe, sidomos në periudhën me rritje të shpejt të skeletit (adoleshenca) me ndjekje të rregullt nga ortopedi dhe specialisti për mjeksi fizike dhe rehabilitim, duke zbatuar shprehi më kreative në aktivitetet e përditshme dhe duke përgatitur ushtrimet të veçanta për përforcimin e muskulaturës së dobësuar gjatë debalancimit të muskulaturës.
Trajtimi kinezoterapeutik tregon se është i mundur arritja e balancit pozitiv të muskulaturës me përcaktimin e ushtrimeve indiviaule për frymëmyrrje dhe korrigjimin e qëndrimit, uljes, krijimin e shprehive për zgjerimin e muskujve të shkuruar, ushtrime për përforcim të grupeve të veçanta të muskujve, me programe të ndryshme me ushtrime në ujë. Ushtrimet përcaktohen sipas moshës së pacientit, gatishmëria e tij e kondicionit, dhe gjithsesi, nga shkalla e skoliozës.

Sporti – preventivë e parë
Sipas përvojave të deritanishme, sporti dhe ushtrimet janë me vlerë të pa krahësueshme mjeksore. Bërja e sporti është metodë e zgjidhjes ka e cila duhet prindërit t’i udhëzojnë fëmijët e tyre, qysh në moshë të re, me qëllim që të parandalohen situatat me deformimin e  shtyllës kurrizore. Vetëm se në moshën shkollore ka një përqindje të madhe të skoliozës dhe mbatjes skoliotike për shkak të shprehive jo aktive, qëndrimeve të gjata në bankat shkollore si dhe për shkak të kompjuterit në shtëpi, i cili e pasivizon fëmijën në pozitën e uljes me debalanc rrjedhimor të muskulaturës së kurrizit.
 

Qëndimi ulur gjatë kohë në shkollë, përdorimi afatgjatë i kompjuterit dhe shprehit tjera jo aktive të cilat e pasivizojnë fëmijën, i bëjnë fëmijët në moshë shkollore të ekspozuar ndaj deformiteteve të kurrizit.
 
d-r Goran Vidorvski, ortoped, IPSH

PROPOLIS

PROPOLISMENÇURIA E NATYRËS e shëndruar në bar univerzal
Propolisi është emër i përbashkët për përzierjen e substancave ngjitëse të cilat bleta i tubon nga llojet  e ndryshme të bimëve.
Për përbërjen shëruese të propolisit dinin edhe Egjiptasit e lashtë para 3000 viteve.Nëpër shekuj, shkenca vetëm i ka vërtetuar të gjithë fuqitë e zbuluara të reja, por jo edhe të studijuara deri në fund të kësaj komponente natyrore.
 
Përbërja kimike
Kur analizojmë përbërjen kimike, propolisi është materie shumë komplekse. Përbërja mund të varijon varësisht nga bimët nga të cilat tubohen, si dhe nga koha e motit. Paraqet përzierje të dyllit,rrëshirës, vajrave eterik dhe polenit, kurse një përqindje e madhe e përbërjes ju takon edhe pranisë së llojeve të ndryshme të fllavonoideve.Përbërja plotësohet edhe me sasi të rëndësishme të mineraleve dhe vitamineve dhe me mbi 50 materie tjera të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin biologjik në organizëm.
 
Simboli i fuqisë
Propolisi është një nga lepezët e “barërva të meçura” të natyrës dhe “luftëtar” i cili merret me gjithçka që e kërcënën organizmin. Në të njejtën kohë e ruan indin e shëndoshë dhe ndihmon në shërimin e indit të sëmurë.
Përbërësit biolgjik dhe ndikimet e propolisit janë me spektër të gjërë. Jo rastësisht e mban epitetin bar i shk.21.Në mënyrë primare dhe shkencore është dëshmuar ndikimi tij antimikrobial, antiviruasial,antikërputhore dhe biostimulator për shkak të të cilit lista e sëmundjeve dhe problemeve shëndetsore te të cilat zbatohet me sukses propolisi është mjaft e madhe.
 
Përdorimi
Si biostimulator më i rëndësishëm dhe aktiv, propolisi kontribon për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në organizëm dhe për aktivizimin e mekanizmave natyror për vetëshërim.Në mënyrë të provuar dhe efikase përdoret për shërimin e infeksioneve respiratore, infesksionin e zgavrës së gojës, traktit urinar, sëmundjen e mushkrive të zeza dhe infeskionet e organeve të trejtjes pa rrezik nga rezistenca dhe shfaqa e efekteve të padëshirueshme.
Në rastete e diares së rëndë, atje ku kanë dështuar shumë shërime tradicionale, propolisi është dëshmuar si mjet efikas.
Duke ju faleminderuar flavonoideve të përbërjes, propolisi manifeston rol të fortë antioksidues, kështu që me sukses zbatohet  në luftën kundër radikaleve të lire, dhe për mbrotjen e strukturave të qelizave të procesit të plakjes së parakohëshme.
Mjet i fuqishëm antivirusal, i cili u dëshmua në trajtimin efikas të herpesit të buzëve. Efikasiteti është më i mirë nëse fillohet me simptomet e para të paraqitjes së herpesit.
Me sukses përdoret edhe  për lëndimet, djegiet, sëmundjet e lëkurës (psorioza,seboreja, infeksionet e kërpudhave).
Është vërejtur përdorim i madh në preparate të ndryshme kozmetike vetëm për shkak të ndikimit të shprehut antibiotik, antikërpudhor dhe antioksidues.
Në kohën moderne realizohen shumë studime të ndryshme ku dëshmohet edhe fuqia e propolisit në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene ( ndikim citostatik) si dhe për shërimin e llojeve të ndryshme të tumoreve.
Mes tjerash, njihen edhe efektet për shërimin ose ngadalsimin e simptomeve të: hemoroidet,aftet, rënia e flokëve, ndezja e qiellëzës, kollitja, kariesi, artritisi, ndezja e veshit, ftohja, çlirimi nga tendosja dhe pagjumësia. Lista e sferave ku propolisi zbatohet me sukses është edhe më e madhe nëse merret parasyshë edhe zbatimi i madhe në forma të ndryshme  në mjeksin natyrore.
 
Format më të Shpeshta të Përdorimit
Propolisi përdoret në formë të zbërthyer dhe atë në tretës alkoholik në disa koncentrime (10%, 20%...), pika vajore, spërkatëse për zgavrën e hundës dhe të gojës,sallo dhe krem, tableta dhe kapsula. Mund të gjendet në formë të pastër ose në kombinim me komponentet tjera barishtore me ndikim të njejtë sinergjetik. Forma më shpesh e përdorur është në formë të pikave të cilat mund të përdoren drejtpërsëdrejti ose të treten në kube të sheqerit.
 
Ndikim më të mirë ka nëse pikat merren në kombinim me mjaltë. Këtë përzierje përgatiteni në mënyrën në vijim: në filxhan përzieni një lugë mjaltë dhe 5-10 pika propolis.
Në mjeksinë natyrore ekzistojnë udhëzime të ndryshme për përgatitjen dhe përdorimin e propolisit.
Propolisi është produkt stabi, por rekomandohet që të ruhet në enë të erëta, në vend të thatë dhe të ftohtë.



Rekomandim

Ashtu si të gjithë produktet tjera të bletës, rekomandohet përdorimi së paku1 ore para ose 2 orë pas ushqimit. Më së miri është që të mbahet në gojë më gjatë që është e mundur. Përse? Zgavra e gojës është e begatshme me shumë enë të gjakut të cilat mundësojnë thithjen e shpejtë të propolisiti në qarkullimin e gjakut.
 
Vëretje
Te një përqindje e vogël e njerëzve mund të paraqitet reaksion alergjik.Në këtë rast duhet menjëherë të ndërpritet përdorimi deri sa të vërtetohet arsyeja e vëretetë.
 
Ndihma e parë gjatë gjakëderdhjes
Gjakderdhjet e shkatuara nga lëndimet dhe djegiet, ndaloni menjëherë dhe thjeshtë me ndihmën e gazave të lagura me tretës të propolisit.
 
Manaferra është murrizë e cila rritet si kaçube e egër në skajet e maleve, por mund të kultivohet edhe si e butë. Manaferrat e egra kanë fryta më të imët se ato të kultivuarat.
 
Aftësitë shëruese
Manaferra është antioksidans i mirë. Përmban vitamina dhe minerale, nga të cilët theksohen vitamina C dhe hekuri.
Fryti është i pasur me thjerrza rritëse dhe me acide të dobishme esenciale. Është e mirë për reduktimin e kolesterolit.
Përveç që është e rëndësishme në ushqim, si çdo pemë tjetër, manaferra është dëshmuar si mjet i fuqishëm për përmirësimin e pasqyrës së gjakut.
Me përdorimin disa ditor të manaferrës, rritet niveli i hekurit dhe hemoglobina, me këtë edhe rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet). Kjo është shumë me rëndësi për personat me anemi. Gjatë shtatzanisë, mund të vij deri te zvogëlimi ose reduktimi i hekurit, ku manaferra mund të ndihmojnë shumë që kjo paraqitje të zvoglohet.
Gjedhet e manaferrës poashtu janë shumë shëruese dhe mund të përdoren për përgatitjen e çajit. Ky çaj është shumë i mirë kundër diares, por vepron edhe si diuretik. Poashtu, çaji nga gjethet e manaferrës mund të përdoret për shpërlajre të gojës në rast të paradentozës ose lëndimeve në gojë, si dhe për përforcimin e qiellëzës. Për përgatitjen e çajit rekomandohen gjethe të vogla, nga manaferra e egër.
Më mire është që manaferra të hahet e freskët, por poashtu është e mire edhe e ngrirë, e cila mund të gjendet gjatë tërë vitit.
Manaferra përdoret si lëndë e pare në industrinë e ushqimit për xhem, ëmbëlsirë, lëng dhe verë manaferre.
 
Vera e Manaferrës
Vera e manaferrës është produkt i shkëlqyer i cili rekomandohet për konsumim për personat të cilët kanë problem me kolesterolin dhe aneminë.
Rekomandohet për zemër dhe enët gjakut të shëndosha, madje edhe si prevenim dhe reduktim  i rrezikut të paraqitjes së ndonjë kanceri.
Vera e manaferrës mund të blihet ose të bëhet në kushte shtëpiake.
 
Recetë për Verën e Manaferrës
2 kg manaferra,
500 g sheqer i kaftë.
Në një enë më të madhe prej qelqi (kavanoz) vendosen paraprakisht manaferrat e shtrydhura dhe sheqeri, dhe përzihen mirë. Kavanozi mbushet deri 2/3, që të mund përzierja të zijej pa pengesë dhe mbulohte me pjatë ose gazë. Përzierja ruhet 20 ditë në vend të ngroht. Çdo të dytën ditë përzierja duhet të përzihet.
Pas 20 ditëve, vera e manaferrave kullohet dhe mbushen shishet e pastërta prej qelqi. Të mbuluara me gaza, shishet duhet të qëndrojnë edhe 7 ditë tjera. Pastaj shishet mbyllen mire dhe ruhen në vend të ftohtë.
Rekomandohet që në ditë të konsumohet ose pihet 50 deri 100 g nga vera e manaferrave, një muaj. 
Klima mesdhetare, fryma, dielli dhe bimët aromatike e “mbushin” njeriun plotë energji dhe e çlirojnë  nga strersi i përditshëm.

 Terapeut natyror falas
Grekët e vjetër ishin të parët që vërejtën ndikimin shërues të detit. I pari ishte Hipokrati cili zbuloi se uji detar përshpejton shërimin e lëndimeve, i pengon infeksionet dhe e ulë dhembjen. „Fajtori“ për fuqinë e ujit të detit është përbërja e tij komplekse e cila, mes tjerash, është shumë e pasur me  elemente vitale si: natriumi, kaliumi, jod, silicumi, madje edhe argjendi dhe ari. Uji detar shumë thellë hyjnë në lëkurë ku edhe mundësohet përhapja e mineraleve dhe elementeve në sasira të vogla (magnez, kobalt, mangan). Deti poashtu përmban alga të cilat janë shumë të pasura me përbërje minerale dhe qysh më herët janë konsideruar si burim i bukurisë dhe shëndetit.
Më të njohura janë efektet për zbutjen ose prevenimin e simptomeve të astmës, llojeve të ndryshme të alergjisë, inflamacionit të sinuseve, artritit, dhembjeve në kurriz dhe muskuj dhe ka ndikim të përgjithshëm pozitiv mbi shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mental.

Me notimin në ujin e detit hapen poret e lëkurës të cilat mundësojnë thithjen e mineraleve në trupin tuaj. Në të njejtën kohë, nëpërmjet poreve të hapura tajiten helemet e organizmit.Poashtu, uji detar ndihmon në shërimin e sëmunjdeve të lëkurës, siç janë egzema, dermatiti atopik dhe sëmundje tjera të kërpudhave

Ndakloni mplakjen
Përveç bekimeve të drejtpërdrejta të ujit të detit,notimi në ujin e detit si aktivitet fizik na sjelle edhe disa përfitime tjera shëndetsore.
Nëse duhet të zgjedhet se cili sport është më i mirë për gjendjen e përgjithshme të organizmit të njeriut, gjithsesi vendin e parë e ka notimi.Me notim aktivizohen tërë muskujt në trup, përforcohet sistemi kardiovaskular, thellohet frymarrja, rritet kapaciteti i mushkrive të bardha, dhe ndërkohë ka ndikim pozitiv edhe mbi psiqikën tonë.
Këto që u thanë janë vetëm disa nga përfitimet nga notimi i cili llogaritet një nga format më elementare të ushtrimeve madje edhe për trupin:duart, krahët, kurrizin, krahrorin, këmbët dhe mbrapsen. Në këtë mënyrë, trupi bëhet më i qëndrueshëm, kështu që edhe mplakja e tij ngadalsohet.

“Terapia vitaminike” ajrore
Në kompleksin e “terapive detare” natyrore, ajëri detar pa rezervë e plotëson ujin detar. Ajëri i pastër detar është i pasur me koncentrim të lartë të joneve negative dhe përbërësve aromatike si prodhim i algave të caktuara detare. Këto elemente, por para se gjithash jonet negative me të cilat është i pasur ajëri detar, ndikojnë pozitivisht në përforcimin e sistemit imunitar, e rrisin vitalitetin dhe energjinë mentale, kurse poashtu pozitivisht ndikojnë edhe në lirimin e stresit të akumuluar.
Deti është shërues edhe nëse vetëm uleni ose shëtiteni pran bregdetit.
Thithja e ajërit të pastër detar do t’ju ndihmoj që shumë më mirë të fleni natën.

Stimuloni kreavitetin tuaj dhe mbushuni me energji
Deti, dhe uji në përgjithsi si element, gjithmonë lidhet me kreativitetin dhe ndjenjat tona.
Qëndrimi pranë detit patjetër të prek emocionet dhe intuitën tonë dhe ta zgjoj fantazinë dhe kreativitetin tonë.

Është dëshmuar se...
Me anë të studimeve shkencore është vërtetuar se njerëzit të cilët jetojnë 1 km larg bregdetit, kanë më pak probleme shëndetsore, dmth., jetojnë më shëndetshëm se sa banorët kontinental.

Kompresat shëruese
Kompresat e kombinuara me baltë deti dhe alga përmbajnë sasira të mëdha të mineraleve dhe pozitivisht ndikojnë mbi reumatizmin dhe osteoartritisin dhe përmirësojnë qarkullimin e gakut.
Qumështi i mbretëreshës është një nga prodhimet më të rëndësishme të pordukteve të bletës. Njerëzit dhe bletarët e quajnë qumështi i bletëve, por ajo që është edhe më e rëndësishme, për shkak të strukturës së tij komplekse kimike, nuk mund të përgatitet në çfardo laboratorie. Paraqet një materie e cila, edhe sot pavarsisht nga zhvillimi i fuqishëm i shkencës, akoma nuk është zbuluar dhe shqyrtuar dhe paraqet një nga sekretet më mirë të ruajtura të natyrës. E quajnë ushqim mbretror sepse gjatë historisë, mbretërit e kanë përdorur në ushqimin e përditshëm. Besohet se qumështi i mbretreshës e ushqen trupin nga brenda, e ripërtrin atë, e pengon mplakjen, por në të njejtën kohë e rivitalizon edhe nga jasht. Paraqet substancën më të fuqishme e cila ringjall organizmin e njeriut.  

Qumështi i mbretëreshës ka përbërje komplekse kimike
  •  ka mbi 150 përbërës aktiv biologjik
  •  69% ujë
  • 19% albumina (amonoacide esenciale)
  • Të gjithë vitaminat (A,B,C...)
  • 1-5,5% yndyrë
  • 1% materie minerale 
  • HORMONE!!! SUBSTANCA STIMULUESE
  • enzime
Ka koncentrim të madh të albuminave, sidomos të atyre të cilat përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale. I rëndësishëm është edhe koncentirmi i lartë i vitamineve nga grupi i kompleksit B, sidomos vitamini B dhe B6. Përmban koncentrim të madh të mineralit, madje edhe: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan si dhe biostimulator.  
 
Ndikimet farmakologjike të qumështit të mbretëreshës
Në 1924, në mënyrë shkencore është vërtetuar aftësia shëruese e qumështit të mbretëreshës dhe qysh atëherë përdoret si imunostimulator i fuqishëm. I përforcon dhe i rrit aftësitë mbrojtëse të organizmit, e përforcon imunitetin dhe vepron si biostimulues i fuqishëm, largon lodhjen, sfilitjen, e rrit fuqinë fizike si dhe kondicionin mental.
Qumështi i mbretëreshës i pastron enët e gjakut, e ul kolesterolin në gjak ku si rezultat kemi qarkull të përmirësuar të gjakut dhe mund të patandaloj angina pektoris, infarkin dhe pikën në tru. Ndikm pozitiv ka edhe  mbi sistemin nervor, përmirësohet koncentrimi, kujtesa, vullneti te njerëzit dhe në të njejtën kohë reduktohet nervoza, depresioni, largohet frika dhe pagjumësia. Me një fjalë, qumështi i mbretëreshës e përforcon sistemin nervor dhe e përmirëson shëndetin emocional.
Përmban përbërje antibakteriale dhe antivirusale, ndihmon gjatë influenzës, por edhe te hepatiti A, B, C. E përmirëson pasqyrën e gjakut, kurse ne reumatologji me sukses përdoret kundër artritisit, astrozës, diskopatisë dhe kundër kokëdhimbjes së fuqishme. Rëndësi të veçantë qumështi i mbretëreshës arrin me ndikimin e tij të fuqishëm mbi profilin hormonal te meshkujt dhe femrat, faktikisht e rrit fertilitetin, kurse femrat gjatë klimateriumit më lehtë e tejkalojnë këtë fazë të jetës së tyre. E përmirëson oreksin, ndihmon gjatë gastritisit,  rrufës, ulçerës në lukth dhe në zorrën dymblëdhjetëgishtore, si dhe zbut simptomet te pacientët të cilët kanë problem me zorrën e trashë, gjegjësisht, të cilët kanë kolitis kronik.
Qumështi i mbretëreshës është kundërhelmë shumë i fuqishëm. E pastron trupin duke përmirësuar funksionin e mëlçisë dhe veshkëve, e rrit detoksikimin për 40%.

Dëshmi për profilin e fuqishëm famrakologjik të qumështit të mbretëreshës është vetë amza e cila ushqehet kryesisht me qumësht të mbretëreshës. Ajo jeton 7 vite, kurse një bletë e zakonshme jeton 30 ditë.Poashtu, amza çdo ditë bën nga 2 000 deri 3 000 vezë, e cila është dhjetra herë më shumë se sa pesha e vet.
Mjedhëra është perim me shije magjike, aromatike dhe me burim të pasur të komponentave ushqyese me ndikime të dëshmuara shëruese. Gregët e vjetër kishin konsideruar mjedhrën si bar i shklqyer, por edhe sot është komponentë e rëndësishme e shumë preparateve tradicionale dhe farmaceutike me aplikim të gjërë.
 
Përbërja e cila duhet respektuar
Mjedhëra është e pasur me antioksidanse. 100 gram mjedhër përmban 44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Është shumë e pasur me fibra rritës, mangan, magnez, bakër, kalium dhe acide vajore Omega 3. Përbërja e këtillë e mbushur me kimikale dhe acid elagin, paraqet kombinimin ideal me ndikim të fuqishëm antioksidues, e neutralizon ndikimin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe ka ndikim të dëshmuar kundër kancerit.
Konsumimi i rregullt i mjedhrës zbukuron tenin, përforcon flokun, përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe organeve të retjes, përforcon imunitetin dhe mbron nga inflamacioni.
Rekomandohet të konsumohet e freskët, por gjithsesi konsumimi edhe në formë të lëngët, kompostës ose çajit ka ndikime pozitive dhe shëruese.
 
Korniza: Për të shëndoshët dhe të sëmurët
Për shkak të begatisë me acid elagin në farat e mjedhrës, çdo ditë e më shumë kemi rekomandime për përdorimin e mjedhrës për parandalimin e zhvillimit të smunjdeve malinje.
Që të arrihet mbrojtje prevenuese, rekomandohet që çdo ditë të konsumohen 130 g mjedhër.
 
Faktor më të lartë natyror mbrojtës
Për shkak të përbërjes specifike dhe të pasur me vajra acidik Omega 3, Omega 6 dhe vitaminë E, vaji nga farat e mjedhrës paraqet prodhim të “përkryer” natyror për rrezitje me faktor të lartë të mbrojtjes.
Duke ju falimenderuar kësaj, në mënyrë shumë efikase e mbron lëkurën nga dielli i fuqishëm. Është vlerësuar se faktori mbrojtës i këtij vaji është mes 28 dhe 50, varësisht nga kushtet ku kultivohet.Mund të shfrytëzohet jo vetëm si mbojtje nga dielli por edhe për trajtim të rrudhave, vijave, egezemeve, dermatitit dhe, në përgjithsi, edhe për trajtimin e pezamitmit të lëkurës.
 
Ndikimi shërues i gjethit të mjedhrës
Frutat e mjedhrës janë shumë të këndshëm dhe të shëndetshëm, por poashtu edhe gjethi i mjedhrës ka ndikim të rëndësishëm dhe shërues.
Mjedhrën e quajnë bimë femrore sepse shëron shumë probleme me organet femrore. Çaji nga gjethet e saj ndihmon gjatë ngërçeve menstruale dhe gjatë gjakëdredhjeve të fuqishme. Mund të pihet para, gjatë dhe pas lindjes. Konsumimi i rregullt i çajit nga gjethet e mjedhrës nga dy filxhan në ditë gjatë shtatzanisë (pas muajit të tretë), i përforcon dhe i tonizon muret e mitrës, pengon abortin, ndihmon gjatë procesit të lindjes dhe e ul gjakderdhjen pas lindjes.
Pas lindjes përshpejton shërimin e mitrës dhe e stimulon laktacionin.
Çaji përdoret edhe për përforcimin e qiellzës, për dizinfektimin e bajameve dhe për parandalimin e diaeres.

Përgatitja e çajit:
1 gotë gjethe të thata të mjedhrës përzihen me  200 ml ujë të nxehtë. Pihet i ngrohtë!
Paralajmërim
Çaji nga gjethi i mjedhrës nuk rekomandohet në rast të abortit në shtatzanin paraprake.
 
Korniza – UTHULL NGA MJEDHËRA KUNDËR TEMPERATURËS SË LARTË
Përzijeni një litër uthuj molle me 500 gram mjedhër të grirë. Lejoni që të rri dhjetë ditë në temepraturë të ngrohtë dhe pastaj kullojeni.
Në rast të etheve dhe rritjes së temepraturës trupore, konsumoni nga dy lugë nga ky tretës i holluar në gotë me ujë disa herë në ditë.
 
Smute nga mjedhëra
Përbërsit:
•                    60 gram mjedhër
•                    Gotë lëng të shtydhur ose të dendur nga portokalli
•                    Disa gjethe spinaqi
•                    1 banane
•                    Dhjetra  kube akulli
 
Me mikser duhet të përzijhen të gjitha dhe kënaquni me këtë pije freskuese verore.
 Një nga problemet shëndetësore te njeriu bashëkohor, i cili lidhet me punën dhe mënyrën e jetesës është sindromi i syrit të thatë. Kjo sëmundje shfaqet me dëmtimin e cilësisë dhe sasis së filmit të lotit. Filmi i lotit kontribon në shëndetin e sipëfaqes së syrit dhe në cilësinë e shikimit. Këtu përmbahen shumë faktor mbrojtës, të cilët sigurojnë mbrojtjen e sipërfaqes së syrit nga infeksionet  virale dhe bakteriale. Funksioni i tij është që vazhdimisht të pastroj syrin nga pluhuri, grimcat dhe  alergjenet nga mjedisi rrethues. Fatkeqsisht, ky sindrom mund të shkaktohet nga shumë faktorë, të cilët krijojnë parakushte për manifestimin e shpeshtë te njerëzit  me mosha të ndryshme.
Faktorët më të shpeshtë të cilët e shkaktojnë sindromin e syrit të thatë përkojnë  me mënyrën në të cilën njerëzit jetojnë, si puna e gjatë me kompjuter, të shikuarit e televizionit, leximi, vozitja e automobilit dhe mbatja e thjerzave. Pastaj, këtu përfshihen edhe faktorët të cilët përkojnë me mjedisin ku jetojmë, si ajëri i thatë (vendet e klimatizuara, radiatorët), shkuja dhe ndotja atmosferike. Poashtu, ky sindrom mund të ketë edhe etiologji fiziologjike, si ndryshimi hormonal (menopauza), diabeti, artriti rematoid, procesi i plakjes dhe shumë të tjerë. Intervenimet kirurgjike në sy shpesh lidhen me këtë sindrom.
Simptomet e përgjithshme të sëmundjes syri i thatë janë: sy të lodhur, skuqje e syve, ngathtësia e syve, ndjenja sikur keni rërë në sy, ndonjëherë dhimbje kur i hypni synë në mëngjes, mos tolerimi i therrjzave, dhimbje të mprehta në sipërfaqet e syrit, shikimi i turbullt ndonjëherë (i cili përmirësohet  nga dridhja agresive e syve), kurse ndonjëherë kemi edhe kruarje.
Trajtimi i sindromit të syrit të thatë është i pashmangshëm sidomos për të përmirësuar qetësinë e syrit. Mos rehatia kronike e syrit shkakton shqetësim ose nervozë te pacientët dhe redukton cilësinë e jetës së pacientëve. Situatat kritike të tharjes të cilat shfaqen kryesisht te shëndeti i sipërfaqes së syrit shkaktojnë dëmtimin ose lëndimin e epitelit të cipës ose kornesë dhe shkakton keqësimine shikimit.
Trajtimi i sindromit të syrit të thatë zbatohet me anë të pikave, të cilat njihet si lotë artificial. Lotët artificial rekomandohen për lyrosje, të cilët shumë shpejtë dhe në efikase largojnë këto simptome.
Por më e rëndësishme është qëtë  kuptohet se syri i thatë mund të jetë arsyeja për shumë ndjenja të pakëndshme subjektive në sy, por në vend se të traumatizoheni, vizitoni mjekun e syve dhe filloni me trajtimin e shpejtë me lotë artificial, i cili shumë shpejtë do t’i zbus problemet dhe do të mundësoj qetësinë psiqike dhe të syrit.

Asis. d-r. Kristijan Duma

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin