Me fillimin e pranverës, fillon edhe lulëzimi i pjesës dërmuese të vegjetacionit, kurse tërë kjo na shkakton edhe rritjen e sasis së polenit  dhe materieve të tjera në ajër. Nëse jeni i prirur ndaj alergjive, atëherë mësoni diçka më shumë për këto alegji dhe njihuni me disa nga mënyrat për parandalimin e shkaktarëve të alergjive.
 
Kurkuma përshpejton bllokimin e imunoglobinës E  dhe në këtë mënyrë merr pjesë në prevenimin  dhe zbutjen e simptomeve të alergjisë.
 
Çka janë alergjitë?
Alergjitë ndodhin kur organizmi gabimisht vë re materie jo të rrezikshme nga mjedisi si rrezik i madh, ku si pasojë inicion ose fillon reagim jashtëzakonisht të fuqishëm vetëmbrojtës. Materiet të cilat shkaktojnë reagimet alergjike quhen alergjen, kurse  alergjenet më të njohura pranverore janë poleni i pemëve, i barit dhe mykut. Nga këto shkaktari më i shpeshtë i alergjive pranverore është poleni. Ai përbëhen nga kokërra shumë të imëta, të cilët gjatë periudhës së fertilitetit të bimës lirohen në ajër. Te njerëzit të cilët kanë tendencë të ndikohen nga këto alegji, pasi t’i thithin këto kokërra të imëta të polenit, sistemi imunologjik fillon të prodhon antitruptha, të cilët janë të gatshëm të luftojnë me alergjenin.Gjatë kësaj lufte lirohen shumë substanca kimike, siç janë histaminet, të cilat konsiderohen përgjegjëse për intensifikimin e simptomeve alergjike.
Simptomet

Simptomet e reagimeve alergjike, të cilat shkaktohen nga poleni i pemëve, barit ose myku, mund të jenë:

- Rinitisi– hundë e zënë ose rrjedhëse dhe teshti;
- konjuktiviti – kruarja, lotimi ose skuqja e syve;
- Urtikaria – dermatiti kontaktues, skuqe e lëkurës;
- Astma – frymëmarje e vështirësuar, mos pasja e frymës dhe kollitja.

Si të shmangen shkaktuesit e alergjive pranverore

Alergjenet mund të hyjnë në shtëpinë tuaj me anë të kafshëve shtëpiake, fëmijëve, madje edhe me anët ë këpucëve tuaja. Kur hyjnë në shtëpi, ata më shpeshë strehohen në pajisjet klimatike dhe perde. Prandaj, me rekomandimet  e mëposhtme tentoni t’i shmangni ata:
• Koha e nxehtë, e thatë dhe me frymë është periudha kur sasia e alergjeneve në ajër është më e madhe. Andaj, shëtitjet në natyrë zbatoni kur koha është më e ftohtë dhe kur nuk ka shumë erë ose frymë. Koha më e mirë për shëtitje në natyrë është pas shiut.
•Sasia e polenit është më e lartë në orët e mëngjesit, prandaj, nëse ka mundësi, aktivitetet tuaja planifikoni në ortë e pasditës.
• Shmangeni kositjen e barit, por nëse e keni patjetër, atëherë domosdoshmërisht përdor maskë mbrojtëse dhe syza.
• Pas aktiviteteve të jashtëme menjëherë pastroni teshat, bëni një dush dhe lani flokët.
•Reduktoni numrin e qilimave dhe perdeve në shtëpinë tuaj.


Rekomandimet e specialistëve të mjeksis ruse kundër alergjive stinore 
 
• Dr. Genadij Malahov rekomandon: Në një gotë me qumësht të ngrohtë shtoni edhe në lugë me mjaltë dhe gjysmë luge xhenxhefil të grirë. Përzijeni mirë dhe konsumojeni në mbrëmje para gjumit. Kjo recetë ndihmon kundër alergjive të polenit dhe i largon toksinet nga organizmi.  
• Dr. Hanin rekomandon: Shtrydheni lëngun nga rrënja e freskët e celerit. Konsumoni një ose dy lugë lëngu çdo ditë, gjysmë ore para ngrënies. Mund të përgatitni edhe çaj: dy lugë të rrënjës së bluar le të qëndrojnë dy orë në një gotë me ujë të ftohtë, pastaj shtrydheni dhe pijeni nga 1/3 të gotës, tre herë në ditë, para ngrënies. Kjo recetë është shumë efektive te urtikaria. 
 
• Katër lugë me gjethe të thata të hithërit përzihen me 1l ujë dhe i lëm të qëndrojnë gjymë ore  të mbuluar. Shtrydhen dhe konsumohen 3-4 filxhana çaji në ditë, gjithmonë me lëng të freskët të limonit ose me vitaminën C. Pihet ose konsumohet 2 ditë, pastaj pauzohet 4 ditë. Kjo përsëritet një muaj. Ky çaj është shumë i mirë kundër etheve të polenit. 
Mjalta paraqet produktin më të përsosur dhe më univerzal natyror, përsosmëria e së cilës reflektohet në përbërjen e saj prej 200 komponenteve, të cilat jo vetëm që mjaltës i japin vlerë të lartë energjetike por edhe  vlerë të lartë shëruese.
Karakteristikat e përgjithshme dhe mënyra e përdorimit
Bletat, si bashkësi më e organizuar, e tubon pjesën më të mirë dhe më të bukur nga bima, gjegjësisht nektarin, pluhurin polenik dhe materiet tjera, të cilat bletat me punën dhe enzimet e tyre i shëndrojnë  në produkt të përsosur-mjaltë. Që bletët të krijojnë
1 kg mjaltë, një bletë duhet të kaloj 360.000 deri 400.000 km, duke u shëtitur nga një lule në tjetrën. Mjalta merret me lugë druri ose plastike, asesi me lugë metalike. Më së miri është që të tretet në 300 ml ujë të vakët, por asesi në ujë më të nxehtë se 45 shkallë, sepse në temepraturë më të larta shkatrohen enzimet dhe disa materie tjera, ku si rezultat mjalta i humb vetitë e saj shëruese. Konsumohet në stomak të zbrazët. Nëse mjalta konsumohet drejpërsëdrejti në gojë, rekomandohet që për disa çaste të mbahet në gojë, sepse nëpërmjet të mukozës depërton  në gjak.

Përmbërja

Mjalta përmban:
- karbohidrate: fruktoz (38%), glukoz (30%), disaharide dhe polisaharide
- të gjitha aminoacidet esenciale
- vitamina: B1, B2, B3, B5, B6, B12 dhe vitaminën C
-minerale: kalcium, zink, kalium, magnez, selen, krom, fosfor, mangan, hekur...
- acide organike: ribonukleike, folik, të limonit, të mollës... 
- stimulues biogjen, antibiotik bimor, fitohormone dhe shumë antioksidanse.

Llojet e Mjaltës
Varësisht nga bima nga e cila krijohet mjalta, ajo ndahet në monoflorike (fitohet nga një lloj i bimës;akacie, bliri, dhe të tjerë) dhe poliflorik (fitohet nga shumë loje të bimëve: e livadheve, maleve, etj.)


Përbërja shëruese e mjaltës

Llojet e ndryshme të mjaltës ndikojnë ose veprojnë në probleme të ndryshme shëndetsore.
  • Majlat e lavandos shfrytëzohet kundër fryrjes dhe ngërçeve, e rregullon punën e zemrës, ndihmon në ulçerën në lukth dhe ndikon këndër stresit dhe migrenës.
  • Mjalta e errët e ndihmon qarkullimin e gjakut, e rregullon punën e organeve (lukthit, zorrës, mushkrive të zeza dhe tëmthit), e shëron aneminë, ul lodhjen dhe prëforcon imunitetin.
  • Mjalta nga akacie përdoret te problemet me sistemin e gjakut, te kapsllëku, ndimon për qetësim (pagjumësi, nervozë dhe stres).- 
  • Majalta e livadheve (e luleve) rekomandohet te alergjitë dhe për përforcimin e imunitetit.

Mjalta dhe hidhëri – recetë e shkëlqyer për shërimin e anemisë
Përgatitja:
Në formë të pluhurave të imëta bluhen 100 gr gjethe të thata të hithërit, pastaj përzihen me 1 kg mjaltë livadhi, kurse për përmirësimin e shijes mund të shtohet edhe lëng i freskët i shtydhur prej limoni. E tërë kjo përzihet mirë që të harmonizohet përzierja. Shfrytëzojeni tre herë në ditë, nga një lugë, të ftohtë. Ky bar ose ilaç është i mirë për të gjithë ato të cilët kanë gjak të dobët, duke filluar nga fëmijët më të vegjël, gratë shtatëzën e deri te të rriturit.

Mjalta dhe kanella
Kjo përzierje, qysh në kohërat e më hershme, është konsideruar  si eliksir i rinisë, e cila  siguron enrgji dhe vitalitet. Shumë hulumtime shkencore treguan se kombinimi i mjaltës dhe cimtit ose kanellës ka ndikim të fortë shërues, i rigjeneron indet, e përforcon imunitetin, i pastron arteriet dhe i shkatron radikalet e lira. Është dëshmuar se kjo pije është e shkëlyer kundër mbipeshës.

 
Përgatija: 
Vendosim një lugë kanellë në një filxhan me ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëm të qëndroj 30 minuta. Kur të ftohet, shtohet një lugë me mjaltë. Gjysma e filxhanit pihet para gjumit, kurse gjysmën tjetër e lëmë në frigurifer dhe pihet ose konsumohet në mëngjes,  me stomak të zbrazur (pa ngrënë gjë).Nuk guxon të nxehet, por nëse nuk mund ta konsumoni si pije të ftohtë, lëreni në temepraturë dhome që të ngohet. 

Luleshtrydhja

Nëse ekziston ndonjë perim me dukje të parezistueshme, aromë të mirë dhe shije të këndëshme, por në të njejtën kohë e shëndetshme dhe shëruese, atëherë kjo është luleshtrydhja. Bën pjesë në familjen e  trëndafilave (Rosaceae) dhe paraqet një bimë të çuditshme e cila shfaqet me specificitetet e saj. Luleshtrydhja është e vetmja pemë farat e të cilës janë jashtë dhe nuk fshihen në fryt dhe kanë shumë lloje, dhe shpesh mund të hasim edhe luleshtrydhe me ngjyrë të verdhë.
                                                   
Pjesashëruese: Përveç fryteve, për shërim mund të përdoren edhe rrënja edhe gjethet e luleshtrydhes.Përmban sasi të madhe të vitaminës C, vitaminës A, fije, hekur dhe acid folik, i cili përveç përdorimeve tjera është i nevojshëm për shtatzëna ose gra të cilat synojnë të lindin.
Përbërës shërues: Përbërësit shërues të luleshtrydhes njihen qysh nga kohërat antike.Çaj nga gjethet e luleshtrydhes me shekuj përdoret kundër kapsllëkut, ndezjes në fyt, influenzës dhe ftohjes. Luleshtrydhja mund të ndihmon gjatë rimëkëmbjes pas sëmundjes, për përforcimin e imunitetit, te të sëmunrët nga verdhëza, si prevenim i sëmundjeve të lukthit, te artiritisi dhe reumatizmi, gurit në veshkë dhe te rritja e kolesterolit në gjak. Poashtu luleshtrydhja mund të përdoret edhe si mekanizëm për kujdesin ndaj lëkurës për shkak të vitaminës C dhe vitamins A të cilat e mbajnë lëkurën të butë dhe të tendosur. Rekomandohet që një deri dy herë në ditë ta vendosni në fytyrë luleshtrydhen e prerë në rathë ose të vendosni maskë të butë dhe pastaj pastrojeni fytyrën një herë me ujë të vakët pastaj me të ftohtë.

Mënyra e shfrytëzimit:
Çaj:Dy luglë të plota të gjetheve të luleshtrydhes dhe përzijeni me 250 ml ujë. Pas15 minutave filtroni çajin dhe konsumojeni tre herë në ditë nga një filxhan pas ushqimit. Çajin mund ta përdorni edhe për gargara.
Për pastrimin e organizmit: Nëse dëshironi ta pastroni organizmin, rekomandohet që në mbrëmje të konsumoni një porcion luleshtrydhe(pa sheqer ose krem) dhe në mëngjes do të zgjoheni të freskët, të pushuar dhe plotë energji.
Kundër dhimbjeve: Luleshtrydhja përmban salicilate natayrore dhe prandajka ndikime analgjetike, por nëse ju dhemb koka konsumoni një pjatë me luleshtrydhe. Poashtu ajo ka edhe veprime antipiretike dhe antibakterike dhe mund të përdoret për qetësimin e proceseve të ndezjes, për uljen e temepraturës dhe kundët dhimbjeve të muskujve. Është masë  shumë e dobishme kundërt djegëjeve.
Celuliti: Duke ju falimenderuar vitaminës A dhe vitaminës C, luleshtrydhja ose dredhëza ndihmon në luftën kundër celulitit.Këto vitamina kanë ndikime antioksiduese të cilat përshpejtonë procesin e plakes si dhe humbjen e elastuicitetit të indit, por edhe i shkatrojnë  radikalet e dëmshme. Rregullisht konsumoni luleshtrydhe që të përshpejtoni qarkullimin e gjakut dhe ndohmon në luftën kundër celulitit.
Trashësinia: Nëse keni problem me tepricën e kilogramëve, luleshtrydhja është ushim i përshtatshëm sepse përban pak kalori, por e përshpejton metabolizmin dhe ul oreksin.
Vjellja gjatë shtatzanisë – duke përfshirë edhe formën më serioze të njohur si Hyperemesisgravidarum– manifestohet pothuaj te gjysma e grave shtatzënë. Pothuaj dy të tretat e grave shatzënë janë gra me shtazani të parë dhe më të reja. Në shumicën e rasteve manifestohet në formë më të butë, por rrallë herë gjendja e këtyre grave krijon nevojën për hospitalizim.
Sa i përket vjelljes gjatë shtatzanisë nuk ka arsye të dëshmuara. Sipas disa hetimeve arsyeja mund të jetë rritja e shpejtë e hormonit estradiol ose horiogonadotropn (i njohur si HCG). Kjo don të thotë se HCGështë një nga hormonet më të rëndësishme gjatë shtatzanisë i cili kulmin e arrinë mes javës 5 dhe 14 të shtatzanisë dhe i cili me anë të veprimit të hipotalamusit ( një pjesë e trurit) shkakton lëngatën dhe si pasojë edhe vjelljen. Sipas disa hetimeve tjera, vjellja ka një gjenezë psikosomatike. Faktikisht, psikoanalistët dëshmojnë se frika nga mospërshtatja si dhe konfliktet emocionale rezultojnë në hudhjen figurative-simbolike të shtatzanisë e cila manifestohet në formë të vjelljes. Theksohet se vështirësitë janë më të theksuara nëse gruaja nuk mund të përshtatet me kufizimet sociale dhe seksuale të cilat burojnë nga vetë shtatzania.
Secili individ ka një prag individual të stimulit të vjelljes, i cili shfaqet me ndryshime individuale në manifesimin e vjelljes dhe peshës së fotografisë klinike.
Lëngata dhe vjellja kryesisht manifestohen në mëngjes, pas zgjuarjes ku si rezultat humbet apetiti dhe nevoja për çfarëdo lloj ushqimi. Më së shpeshti fillon nga java 5-6 e shtatzanisë dhe, në shumicën e rasteve, zgjat deri javën e 16 kur edhe humbet „sikur të largohet me dorë„. Në shumë raste të rralla mund edhe të vazhdon gjatë tërë shtatzanisë.
Në stadiumin fillestar, përveç vështirësive subjektive, nuk kemi deficit të manifestuar ushqyes.
Me keqësimin e fotografisë klinike shfaqet edhe denutricioni.Për shkak të humbjes së apetitit dhe shfaqes së neverisë ndaj ushqimit, gruaja menjëherë bie në peshë, indi yndyror nënlëkuror zbutet dhe zëvoglohet masa muskulore. Te format e vështira gruaja shtatzënë mund të humb një të tretën e peshës përfundimtare. Si rezultat i dehidrimi të shprehur kemi plasjen dhe tharrjen e buzëve, tharrjen, zbutjen dhe plagosjen e gjuhës kurse fryma ka erë acetoni. Analizat laboratorike tregojnë hemokoncentrim dhe prani të trupave ketonik (aceton) në urinë. Te format më të rënda të sëmundjes vjen deri te paraqitja e inkterus (verdhëzës) – si rezultat i dëmtimit të mëlçis së zezë; si dhe statusit të ndryshuar elektrolit dhe hemostazës.
Fillimisht shërimi bëhet në ambulance, duke i dhënë gruas shtatzënë mbështetje dhe duke i larguar asaj frikën dhe konfliktet të cilat burojnë nga shtatzania. Rekomandohet pushim, sedativë të lehtë, antiemetikë ( barna kundërt vjellejs) si dhe vitamina. Me rëndësi të madhe është regjimi  higjenik-dietal duke penguar shprehitë e këqija me ushqimin siç është  përdorimi i ushqimit të ndryshëm. Duhet të përdoret më shumë ushqim i lehtë i cili kryesisht përmban albumine dhe karbohidrate.Të shmanget ushqimi i yndyrshëm ( gjalpi, qumshti me shumë yndyrë, kosi i kulluar…), erëzat (speci,cimet, qepa...), fërgesat, aromatizuesit me shije të tharët (kastravecat e tharta, gështenjat, perimet jugore, çokollada... Gruaja shtatzënë duhet të konsumoj aq më pak pije të gazuara sa është e mundur, kurse të konsumoj më shumë ujë të thjeshtë, më shpesh dhe me sasira më të vogla. Të ndërpritet duhanpirja ose konsumimi i pijeve alkoholike.
Format më të vështira hospitalizohen dhe trajtohen  me terapi infusive.
 
 
Doktor Gjorgji Nikollov
Gjinekolog-Mami Specialist
 
Ordinanca Gjinekologjike -Mami: Genesis
Organizmi i Thartuarhyrje e lirë për shumë  sëmundje
 
 A ndjeni lodhje kronike, mungesë të energjisë, dhimbje në nyje ose muskuj, a keni problem me koncentrimin, a jeni depresiv ose e keni vështirë të zgjoheni në mëngjes dhe të çoheni  nga shtrati, a ndjeheni të sfilitur?
Vetëm një nga këto simptome mund lehtë të paralajmëroj organizmin e thartuar.
 
Çfar don të thotë nocioni aciditet ose thatrim i organizmit?
Aciditeti i organizmit është niveli pH  në trupin tonë i cili varion varësisht  nga ushqimi, por edhe nga vetë mënyra se si jetojmë.Kur përcaktojmë gjendjen e pH në organizëm testohet urina, gjaku dhe  pështima. Vlera optimale e pH në mëngjes për  urinën dhe pështymën arrin 7, kurse  për gjakun 7,3-7,4.
 
Përse është e rëndësishme vlera e pH për organizmin tonë?
Hulumtimet tregojnë se përderisa vlera e pH në organizëm nuk kalon në alkale e butë, organizmi nuk ka aftësi që të vetëshërohet.Mund të zgjedhni metoda të ndryshme për ruatjen e shëndetit tuaj, por gjithçka do të jet pa efetk nëse nuk e arrini barazpeshën e pH në organizëm.Kur vlera e pH në organizëm nuk është e barazpeshuar, atëherë nuk mund që në mënyrë efektive t’i absorboni  vitaminat, mineralet dhe materiet ushqyese.Poashtu, ulet prodhimi i energjisë në qeliza dhe ulet aftësia që të rigjenerohen qelizat e dëmtuara.Me një fjalë, vlera e pH në organizmin  tuaj  ndikon në gjithçka.
 
Çka ndikon në nivelin e pH në organizmin tonë?
Gjithçka që konsumojmë gjatë ditës ndikon në gjendjen e trupit tonë, për këtë arsye niveli ndryshon prej ore në orë. Disa udhëzime ulin vlerën pH,kurse disa tjera rrisin atë, gjëra të cilat na tregojnë se  është me rëndësi se çka konsumojmë.Në të ardhmen mund të presim, nga aspekti i barazpeshës acidobazike, që të ushqyerit të fiton rëndësi më të madhe  në parandalimin e sëmundjeve ditëve të sodit.
 
Si të sigurojmë barazpeshë ideale të pH në organizëm?
 
Kohën e fundit vazhdimisht e më shumë theksohet rëndësia e barazpeshës së pH në trup si linjë e parë për mbrotje të organizmit nga sëmundjes.
Çdo përbërës ushqimor i cili hyn në organizëm me ndihmën e enzimeve të ndryshme digjet dhe krijohet reaksion  acidik ose bazik. Në atë mënyrë disa përbërës ndikojnë në krijimin e mjedisit acidik ose bazik, kurse në natyrë këto përbërës mund të kenë vlera të kundërta të pH-së.Një shembull i thjeshtë për këtë është limoni,  i cili  bën pjesë në grupin e pemëve me shumë acidite, kurse në organizëm bëhet shumë bazik (alkal).
 
Poduktet të cilat thartojnë ose acidojnë organizmin
Që të mund të zhvillohet ndonjë sëmundje, e nevojshme është  që në organizëm  të arrihet aciditet ose thartirë, a produktet të cilat thartojnë ose acidifikojnë organizmin janë:

Sheqeri i rafineruar dhe tërë derivatet e tij.
Ky është më i keqi sepse nuk përmban albuminë, vajra,vitamnina dhe minerale.Përmban vetëm karbohidrate të rafinuara,të cilët janë të rezikshëm për pankreasin.Vlera e  pHe sheqerit të rafineruar  është

Mishi
Gjithë moshat
 
Produktet me prejardhje nga kafshët
Qumshti dhe  produktete e qumshtit
 
Kripa e rafineruar
 
Mielli i rafineruar
 
Buka
 
Gjalpi
 
Kofeina
 
Pijet e gazuara
 
Produkte  të cilat rrisin bazalitetin në organizëm
 
Uji
Uji është  eliksir jetësor. Ajo është fuqi lëvizëse e tërë natyrës dhe ka shumë rëndësi  për  prodhimin e oksigjenit.Gjithmonë  konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit, konsumoni ujë me  sasira të vogla gjatë tërë ditës. Së paku konsumoni 1,5 deri2litra  në  ditë.

NË KORNIZË: Konsumoni 2 litra ujë në ditë. Më mirë do të ishte  kur të zgjoheni në mëngjes të konsumoni 1 deri 2 gota ujë të vakët. Pastaj mes kafjallit dhe  drejkës konsumoni 2 gota, pastaj edhe dy gota pas dite.Faktikisht konsumoni gjithsej gjashtë gota  ujë dhje sipas mundësive edhe  dy gota  me lëng të shtrythur.

Perime
Konsumoni: lakër, selino, karrota, kastravec, domate, panxhar, brokulla, grosh, qepë, hudhër, spinaq, sallatë të gjelbërt, groshë franceze,bizele..
 
Pemë
Konsumoni; mollë, kajsi, ferra, mjedër, dardha, pjeshkë, limonë, portokallë,  banane, shalqi, ananas, rush,hurma..
 
Bajame
Rrisin  bazën e organizmit.
 
Mjaltë
 
(Kornizë)Ushtrimet përmirësojnë bazën e organizmit, për shkak se  trupin e funrizon me oksigjen.Të qëndurarit ulur shkatron jetën. Qelizat e shëndosha jetojnë në mjedisin ose ambeintin bazik, plotë me  oksigjen, e cila mundëson funksionimin e tyre normal.Qelizat e tumorit jetojnë në mjedisin ose  ambientin e thartë ose acidik, me mungesë  të oksigjenit.
TË NDERUAR LEXUES,
 
Reagimet  pozitive nga revista Farmacisti dhe përmbatjet e saj të cilat arrijnë tregojnë se  përmbatjet  në këtë revistë të mahnitshme janë të menduara mirë dhe me kujdes janë zgjedhur dhe se kanë ndikim pozitiv mbi ato të cilët e kanë blerë dhe e kanë lexuar këtë revistë. Duke pasur parasyshë sebimët shëruese janë pjesë përbërëse e mjeksisë  dhe kulturës sonë shëruese, e cila është disa shekuj e vjetër dhe  ka arritur të mbijetoj me shekuj, në këtë revistë vendosëm që t’i karaterizojmë hithërin, luleradhiqen, aguliçen dhe  lëpushën sepse këto sipas afëtësive ushqyese dhe shëruese  dominojnë   në  mjeksinë tonë  popullore dhe tradicionale  si dhe në fizioterapinë bashkëkohore. Gjethi i hidhërit, gjethi i luleradhiqes dhe gjethi i aguliçes paraqesin ushqim jashtzakonisht të shëndetshëm, por ndikimi i plotë i përdorimit të këtyre bimëve plotësohet edhe nga fuqia e tyre  e madhe shëruese, për këtë arsye përgatitja e ushqimit   nga këto bimë në të njejtën kohë nënkupton ushqim i shëndetshëm por edhe  parandalim i fuqishëm  kundër shumë sëmundjeve.Këto bimë shëruese patjetër të jen pejsë shëruese për secilën faramaci shtëpiake, por ndërkohë kur fillon pranvera ata janë mes bimëve të para të cilat  e fillojnë vegjetacionin e tyre, dhe kjo është arsyeja përse kur shkojmë në  shëtitje në natyrë duhet të  mbledhim bimë të këtilla  dhe pas të njejtat me sukses duhet t’i shfrytëzojmë. Nga ne varet se çfarë shëndeti do të kemi, si do ta ruajmë atë dhe  si të shërohemi me sukses.
Të nderuar lexues, farmacitë janë vende ku do të merrni të dhëna më të mira, më të plota dhe më të  dobishme  lidhur me Shëndetin Tuaj, zbatimin e  ilaçeve dhe bimët  shëruese. Farmacisti është miku juaj më i madh dhe më  profesional të cilin pa rezervë duhet ta shfrytëzoni kur ju keni nevojë për këshilla shëndetsore lidhur me bimët shëruese.
 
HITHËRI(Urtica dioica)
 
Hithëriështë bimë shëruese, e pasur me klorofil, ka shumë materie minerale si kalium, magnez, kalcium, silicum, hekur, fosfor.Prej vitaminave paraqiten vitaminat K,C,A,B2 dhe B5.
Hithëri është ushqim i shëndetshëm dhe ilaç shumë më i mirë. Qysh nga  periudha Romake kur edhe është përdorur  si bar e deri sot kur përdoret  si erëza, si ushqim dhe si çajra për shumë sëmundje. Piksëpari të cekim se hithëri është një nga barërat ose ilaçet kundër gjakut të dobët gjegjësisht për  shërimin e anemisë. Shërimi buron nga hekuri, acidi folik,vitaminiС i klorofilit.
Hithëriështë bar ose ilaç shumë i mirë për pengimin e gjakderdhjes, gjegjësisht përdoret si hemostatikë.Efekti i detyrohet vitaminës K, vitaminës C dhe tanineve. Hithëri  ndikon te veshkët, stimulon urinimin  dhe është ilaç shumë i mirë kundër zmadhimittë prostatës. Përdoret edhe kundër sëmundjeve të stomakut dhe për përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Glikokinini ul sheqerin në gjak dhe për këtë arsye hithëri rekomandohet të përdoret edhe nga diabetikët. Hithëri zvogëlon edhe yndyrërat në gjak dhe ndikon  si antisklerotik.Hithëri është edhe çaj për pastrim të trupit.Hithërat si ilaçe ose bar lokale  përdoren kundër rënies së flokëve, kundër zbokthit dhe për shërimin e sëmundjeve reumatike, artritin,artrozën dhe  dhimbjen e nervit ishiatik.

Me anë të përmirësimit  të pasqyrës së gjaku  hithëra ulin kokëdhimbjen e cila vijnë si rezultat i anemisë.Ndihmon në angina pektoris e cila poashtu është pasojë  e anemisë.Jo vetëm që e fortëson organizmin  por edhe  muskulin e zemrës. Hithëri është aliksir i jetës.
Çaji mund të bëhet kur 2 lugë supe vendosen në gjysmë litre ujë të nxehë, lejojmë të rri në ujë deri në 2 orë, filtrohet  dhe konsumohet dy herë në ditë.
 
 
LULERADHIQA(Taraxacum officinalе)
 
Luleradhiqa është një nga bimët më të përhapura në natyrë, por në shumë vende kultivohen sepse përdoren  edhe si  specialitet ushqimor. Tërë bima ka ndikim mjekues (rrënja, gjethi, lulja dhe kërcelli).Gjethet mblidhen para se bima të lulëzon, rrënja në pranverë dhe vjeshtë, kurse kërcelli gjatë kohës së lulzimit.

Luleradhiqa konsiderohet si një nga bimët më të mira për pastrimin e organizmit nga toksinet e depozituara (helemt) në organizëm.

Aftësia shëruese buron nga përbërja e begatshme e vitaminave të grupit B, vitaminat A, C dhe D, flavonoidet, taninet, kaliumi, zinku, magnezi, herkuri etj.

Për qëllime terapeutike përdoret në formë të çajrave, lëgut, sirupit kurse nga gjethet  bëhet sallatë shumë e shishme dhe mjekuese. Mes ndikimeve më të rëndësishme  shëruese ose mjekuese  të dëshmuara të luleradhiqes janë:
-       Përmirëson bluarjen ose tretjen e ushqimit dhe është ilaç i mirë për pacientët të cilët vuajnë nga  lukthi dhe vështirësitë në zorrë.
-       Bar ose ilaç i dëshmuar dhe efikas për sëmundjet në mëlçi siç janë:verdhëza, ciroza, guri në mëlçi dhe pezamitimin e tëmthit.
-       Pastron gjakun dhe ul nivelin e kolesterolit të “keq”.
-       I zbut dhimbjet nga pneumonia
-       I pastron kanalet urinare dhe për këtë arsye ka ndikim bëmirës në fshikëzënurinare dhe veshkë.
 
Mjalta nga Luleradhiqailaç natyror kundër kollitjes
 
Mjalta nga luleradhiqa është e thjeshtë për përgatitje dhe të nejtin mund ta përgatisni edhe vetë.Për përgatitjen e saj ju duhen:
200 lule të freskëta të luleradhiqes
2kilogram sheqer të parafinuar
2litra ujë
2 limonë
 
Përgatija
Lulet e freskëta i pastroni me ujë të pastër, i shtydhni në një enë të përshtatshme dhe i  mbushni me 2 litra ujë.Vendosni në zjarrë që të zihen 20 min. Përzierja largohet nga zjarri, filtrohet dhe shtohen 2 kg sheqer. Përmbatjen e ziejmë deri sa sasia nuk  përgjysmohet.Pastaj me përzierje të vazhdueshme shtoni edhe 2 limona të coptuar në copëza të vogla dhe vazhdoni me zierjen derisa nuk fitoni një përzierje që i ngjan mjaltës.Pastaj përderisa përzierja është akoma e ngrohtë, shpërndani atë nëpër kavanoze të sterilizuara, të cilat patjetër të mbyllen fortë dhe të ruhen në vend të errët dhe të ftohtë.Përdor një deri dy herë në ditë një lugë kafeje deri sa nuk ju largohen simptomet e kolitjes.
Vëretje: ky ilaç ose bar natyror nuk duhet të përdoret  nga diabetikët.
 
Sallatë nga gjethet e  Luleradhiqes
 
Përgatitja
Për sallatë nevojiten gjethe të freskëta të vogla (të mbledhur  para se të lulzon bima).Bluani gjethet, spërkatni ata me vaj ulliri, shtoni krip sipas dëshirës dhe limon. Mund të kombinohet edhe me sallata tjera sipas dëshirës.
 
Çaj nga Luleradhiqa
Çaji nga rrënja  përgatitet në atë mënyrë ku një lugë kafeje me  rrënjë të thatë të bluara përzihet me gjysmë litër ujë dhe lejojmë që të zihet 10 minuta. Çaji konsumohet ose pihet 4 herë  nga një gjysmë gote.
Nga pjesët mbitokësore, çaji përgatitet si çaj, gjegjësisht një lugë supe me gjethe dhe lule përzihen me një gotë ujë të nxehtë, pastaj lejoni që të rri në ujë 10-15 minuta, filtrohet, ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet ose konsumohet  4 herë në ditë nga 100ml.

LËPUSHA(Tussilago farfara)
 
Lëpusha është  bar ose ilaç që nga kohërat antike, ajo është bimë e cila është shumë e përhapur në Evropë, Azi, Amerikë Veriore dhe  Afrikën Veriore.
 
Lëpusha përmban vitaminin C, provitaminin A dhe karbohidratet e grupit të monosaharideve.
 
Lëpusha është mik i mushkrive të bardha.I stimulon, ua përforcon funksionin, vepron antisutikish gjegjësisht qetëson kollitjen. Në aspektin antibakterial ka dëshmuar veprimin antibakterial. Kjo është arsyeja përse sot pas gjithë këtyre zbulimeve  për lëpushen ajo përdoret për shërimin e bronkiti kronik, enfizmit, pezmatimin e  bajameve, astmën bronkiale, zvoglon bymimin,ul dhimbjen dhe qetëson pezmatimin. Materiet mukoze dhe  taninet ndihmojnë shumë. Koncentrimi i madh i materieve mukoze e bën lëpushën një ilaç efektiv për sëmundjet  e stomakut  si gastritisi, i thati në lukth,i thati në zorrën dymbëdhjetëkishrore, inflamacionin në zorrën e hollë dhe kolitisin në zorrën e shtrashë. Materiet mukoze  ndihmojnë vendet e sëmura dhe të ndezura dhe mundsojnë shërimin e tyre. Gjatë sëmundjes së zgravrës gojore siç janë gingiviti, stomatiti, paradontoza, barnat nga lëpushja ndihmojnë pasi taninet shtrëngojnë,zvoglojnëgjakëderdhjen kurse mukoza zbutë  vendet e ndezura ose të pezmatuara.Barërat ose ilaçet  lokalE të lëpushkës përdoren për të shëruar  plagët, ulçerat, djegëjet edhe atë në formë të kompresave ose për mbulim vetëm me gjethe të shtypura.
Hyjnë një përbërjen e  çajrave mjeksor për sëmundjet e gjoksit dhe stomakut.
Çaji përgatitet si çaj, gjegjësisht  një lugë supe lule dhe gjethe të thata përzihen me një got me ujë të nxehtë, i lëm të rrinë në ujë një orë, pastaj i përziejmë disa  herë  dhe i konsumojmë 4 herë në ditë nga një gotë dhe atë me gllënka të vogla por nëse bëhet fjalë për gëlltitje duhe të konsumohet më shpesh. 
Për kompresa mund të përgatitni ilaç ose bar kur gjethet e shtypura do t’izihen me qumsht  dhe i mbulojnë lëndimet e trupit të cilat plasin. Me interes  është  që në këtë mënyrë mund të trajtohen  edhe venët e pezmatuara.
Kujdes–Gratë shtatzënë nuk duhet ta përdorin gjatë kohë.
Lëpusha është  bar ose ilaç që nga kohërat antike, ajo është bimë e cila është shumë e përhapur në Evropë, Azi, Amerikë Veriore dhe  Afrikën Veriore.
 
Lëpusha përmban vitaminin C, provitaminin A dhe karbohidratet e grupit të monosaharideve.
 
Lëpusha është mik i mushkrive të bardha.I stimulon, ua përforcon funksionin, vepron antisutikish gjegjësisht qetëson kollitjen. Në aspektin antibakterial ka dëshmuar veprimin antibakterial. Kjo është arsyeja përse sot pas gjithë këtyre zbulimeve  për lëpushen ajo përdoret për shërimin e bronkiti kronik, enfizmit, pezmatimin e  bajameve, astmën bronkiale, zvoglon bymimin,ul dhimbjen dhe qetëson pezmatimin. Materiet mukoze dhe  taninet ndihmojnë shumë. Koncentrimi i madh i materieve mukoze e bën lëpushën një ilaç efektiv për sëmundjet  e stomakut  si gastritisi, i thati në lukth,i thati në zorrën dymbëdhjetëkishrore, inflamacionin në zorrën e hollë dhe kolitisin në zorrën e shtrashë. Materiet mukoze  ndihmojnë vendet e sëmura dhe të ndezura dhe mundsojnë shërimin e tyre. Gjatë sëmundjes së zgravrës gojore siç janë gingiviti, stomatiti, paradontoza, barnat nga lëpushja ndihmojnë pasi taninet shtrëngojnë,zvoglojnëgjakëderdhjen kurse mukoza zbutë  vendet e ndezura ose të pezmatuara.Barërat ose ilaçet  lokalE të lëpushkës përdoren për të shëruar  plagët, ulçerat, djegëjet edhe atë në formë të kompresave ose për mbulim vetëm me gjethe të shtypura.
Hyjnë një përbërjen e  çajrave mjeksor për sëmundjet e gjoksit dhe stomakut.
Çaji përgatitet si çaj, gjegjësisht  një lugë supe lule dhe gjethe të thata përzihen me një got me ujë të nxehtë, i lëm të rrinë në ujë një orë, pastaj i përziejmë disa  herë  dhe i konsumojmë 4 herë në ditë nga një gotë dhe atë me gllënka të vogla por nëse bëhet fjalë për gëlltitje duhe të konsumohet më shpesh. 
Për kompresa mund të përgatitni ilaç ose bar kur gjethet e shtypura do t’izihen me qumsht  dhe i mbulojnë lëndimet e trupit të cilat plasin. Me interes  është  që në këtë mënyrë mund të trajtohen  edhe venët e pezmatuara.
Kujdes–Gratë shtatzënë nuk duhet ta përdorin gjatë kohë.
Luleradhiqa është një nga bimët më të përhapura në natyrë, por në shumë vende kultivohen sepse përdoren  edhe si  specialitet ushqimor. Tërë bima ka ndikim mjekues (rrënja, gjethi, lulja dhe kërcelli).Gjethet mblidhen para se bima të lulëzon, rrënja në pranverë dhe vjeshtë, kurse kërcelli gjatë kohës së lulzimit.
Luleradhiqa konsiderohet si një nga bimët më të mira për pastrimin e organizmit nga toksinet e depozituara (helemt) në organizëm.
Aftësia shëruese buron nga përbërja e begatshme e vitaminave të grupit B, vitaminat A, C dhe D, flavonoidet, taninet, kaliumi, zinku, magnezi, herkuri etj.
Për qëllime terapeutike përdoret në formë të çajrave, lëgut, sirupit kurse nga gjethet  bëhet sallatë shumë e shishme dhe mjekuese. Mes ndikimeve më të rëndësishme  shëruese ose mjekuese  të dëshmuara të luleradhiqes janë:
-       Përmirëson bluarjen ose tretjen e ushqimit dhe është ilaç i mirë për pacientët të cilët vuajnë nga  lukthi dhe vështirësitë në zorrë.
-       Bar ose ilaç i dëshmuar dhe efikas për sëmundjet në mëlçi siç janë:verdhëza, ciroza, guri në mëlçi dhe pezamitimin e tëmthit.
-       Pastron gjakun dhe ul nivelin e kolesterolit të “keq”.
-       I zbut dhimbjet nga pneumonia
-       I pastron kanalet urinare dhe për këtë arsye ka ndikim bëmirës në fshikëzënurinare dhe veshkë.
 
Mjalta nga Luleradhiqailaç natyror kundër kollitjes
 
Mjalta nga luleradhiqa është e thjeshtë për përgatitje dhe të nejtin mund ta përgatisni edhe vetë.Për përgatitjen e saj ju duhen:
200 lule të freskëta të luleradhiqes
2kilogram sheqer të parafinuar
2litra ujë
2 limonë
 
Përgatija
Lulet e freskëta i pastroni me ujë të pastër, i shtydhni në një enë të përshtatshme dhe i  mbushni me 2 litra ujë.Vendosni në zjarrë që të zihen 20 min. Përzierja largohet nga zjarri, filtrohet dhe shtohen 2 kg sheqer. Përmbatjen e ziejmë deri sa sasia nuk  përgjysmohet.Pastaj me përzierje të vazhdueshme shtoni edhe 2 limona të coptuar në copëza të vogla dhe vazhdoni me zierjen derisa nuk fitoni një përzierje që i ngjan mjaltës.Pastaj përderisa përzierja është akoma e ngrohtë, shpërndani atë nëpër kavanoze të sterilizuara, të cilat patjetër të mbyllen fortë dhe të ruhen në vend të errët dhe të ftohtë.Përdor një deri dy herë në ditë një lugë kafeje deri sa nuk ju largohen simptomet e kolitjes.
Vëretje: ky ilaç ose bar natyror nuk duhet të përdoret  nga diabetikët.
 
Sallatë nga gjethet e  Luleradhiqes
 
Përgatitja
Për sallatë nevojiten gjethe të freskëta të vogla (të mbledhur  para se të lulzon bima).Bluani gjethet, spërkatni ata me vaj ulliri, shtoni krip sipas dëshirës dhe limon. Mund të kombinohet edhe me sallata tjera sipas dëshirës.
 
Çaj nga Luleradhiqa
Çaji nga rrënja  përgatitet në atë mënyrë ku një lugë kafeje me  rrënjë të thatë të bluara përzihet me gjysmë litër ujë dhe lejojmë që të zihet 10 minuta. Çaji konsumohet ose pihet 4 herë  nga një gjysmë gote.
Nga pjesët mbitokësore, çaji përgatitet si çaj, gjegjësisht një lugë supe me gjethe dhe lule përzihen me një gotë ujë të nxehtë, pastaj lejoni që të rri në ujë 10-15 minuta, filtrohet, ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet ose konsumohet  4 herë në ditë nga 100ml.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin