Ndërgjegjësimi për dëmtimin nga ndotja - parandalimi më i madh
 
Në këtë periudhë të vitit me ndotje më të madhe të ajërit, këshillohet të përdorni automjetin tuaj vetëm kur është më e nevojshme. Automjetet janë shkaktarët e tretë radhazi të ndotjes së ajrit, kështu që në këtë kontekst të gjithë duhet të përpiqemi të jemi të vetëdijshëm për problemin dhe të minimizojmë së paku përdorimin e automjetit tonë.
 
 
Përshtatshmëria e trupit të njeriut nuk mund dhe nuk duhet të jetë një justifikim për jetën në një mjedis të ndotur, i cili fatkeqësisht tashmë përfaqëson jetën tonë të përditshme. Kryeqyteti i vendit - Shkupi, si dhe shumë qytete të tjera në Maqedoni, tradicionalisht çdo vit, janë në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë. Po, po, në botë! Kjo sigurisht që është çështje shqetësuese. Analizat e bëra se nga e ka origjinën ndotja tregojnë se kryesisht është për shkak të ngrohjes me material jo adekuat për ngrohje, d.m.th ky faktor përfaqësohet me 34 përqind të ndotjes totale. E dyta më e popullarizuar është trafiku, i cili kontribuon 20% në ndotjen totale të ajrit. Pastaj, me "kontributin" e saj prej 19% në ndotje vjen pluhuri i krijuar nga aktivitetet e ndërtimit, pluhuri në rrugë dhe sipërfaqet e parregulluara. Pjesëmarrja e industrisë në ndotjen e përgjithshme është akoma me lartësi prej 18%. Të gjithë këta faktorë ndikojnë kryesisht në ndotjen e ajrit, por edhe në tërë mjedisin jetësor.
 
Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur veten nga ndotja? A mund të mbrohemi ?
 
Së pari, duhet theksuar se ndotja është e pranishme gjatë gjithë vitit. Shkalla më e lartë e ndotjes (e ashtuquajtura piku), pra sasitë më të larta të matura, zakonisht janë gjatë sezonit të ngrohjes, domethënë nga tetori deri në mars. Në atë kohë, rekomandimet për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna - për të mos u ekspozuar shumë jashtë, d.m.th. për të shmangur lëvizjen jashtë - janë pothuaj me një rëndësi konstante. Sidoqoftë, rekomandime të tilla nuk janë një zgjidhje e plotë që mund të eliminojë ndikimin e ndotjes, dhe përveç kësaj, poashtu rekomandohet të vishni një maskë mbrojtëse që përmban një filtër që mund të lidh grimcat e dëmshme. Më efektive janë ato maska që përmbajnë gjithashtu një shtresë karboni në filtër, i cili dihet se lidh grimcat e dëmshme.
 
Çka në të vërtetë janë grimcat e dëmshme?
 
Grimcat e famshme PM njihen me shkurtesën PM që don të thotë Particulate Matter (ose Particle Pollution), por gjegjësisht paraqesin një përzierje të grimcave të ngurta dhe pikave të lëngshme të pranishme në ajër. Disa grimca, të tilla si pluhuri, papastërtia, bloza ose tymi, janë mjaft të mëdha dhe me ngjyrë të errët sa që mund  të jenë të dukshme për syrin e njeriut. Por grimcat e tjera janë aq të vogla sa që ato mund të zbulohen vetëm me mikroskop elektronik. Më të spikatur janë PM 10 dhe PM 2.5, pra grimca me diametër 10 dhe 2.5 mikrometër. Për krahasim, fijet e flokëve kanë një diametër prej 50-150 mikrometër.
 
Burimet e grimcave PM1
 
Këto grimca mund të jenë me forma dhe madhësi të ndryshme dhe përbëhen nga komponime të ndryshme kimike. Disa emetohen direkt nga vendet e ndërtimit, rrugët e pashtruara, fushat, deponitë ose nga zonat e prekura nga zjarri. Shumica e grimcave formohen në atmosferë si rezultat i reaksioneve kimike komplekse midis dioksidit të squfurit dhe oksideve të azotit, polutantë që burojnë nga bimët, industritë dhe automobilat. Këto grimca janë aq të vogla sa që ato mund të thithen dhe shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Grimcat me diametër 2.5 mikrometër janë jashtëzakonisht të imëta dhe arrijnë të futen thellë në mushkëri dhe madje edhe në qarkullimin e gjakut.
 
Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur kundër grimcave të dëmshme?
 
1. Përdorimi i maskës ajrore - Ka shumë lloje maskash në treg për të cilat thuhet se mbrojnë kundër ndotjes. Në varësi të materialit, filtrit dhe aftësisë për t'u përshtatur sipas fytyrës, maskat janë efektive vetëm në filtrimin e ajrit, d.m.th. ato nuk lejojnë grimcat e dëmshme të arrijnë në rrugët tona ajrore. Parimi i mbrojtjes është formimi i një pengese mekanike midis ajrit dhe organeve tona të frymëmarrjes, hundës dhe gojës. Të gjitha maskat përmbajnë filtra që pak a shumë i mbajnë grimcat e dëmshme të ajrit, duke i penguar ato të arrijnë organet tona të frymëmarrjes. Shumica e maskave kanë shenjën N95, që do të thotë se kjo maskë nuk lejon kalimin përmes filtrit të paktën 95% të të gjitha grimcave në ajër që janë më të mëdha se 0.3 mikrometra. Për mbrojtje optimale, ky filtër është i mjaftueshëm, por për shumicën e njerëzve të ndjeshëm rekomandohet një maskë N99. Filtri i shumicës së maskave është gjithashtu i pasuruar me një shtresë të fibër karbonit që ka aftësinë të lidhë grimcat e dëmshme të ajrit.
 
 
2. Shmangni lëvizjen jashtë në kohërat e ndotjes më të madhe, zakonisht nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 7 pasdite. Këshillohet që të organizoni angazhimet tuaja të përditshme me qëllim që të keni shumë pak aktivitet gjatë kësaj kohe të ditës.
Një pastrues ajri mund të përdoret për hapësirën e shtëpisë. Një numër pastruesish janë në dispozicion në treg që garantojnë rreth 99% filtrim të grimcave. Pastruesit më të përdorur janë filtrat HEPA që largojnë madje 99.97% të grimcave me madhësi 0.3 mikron. 
 
3. Në këtë periudhë të vitit me ndotje më të madhe të ajrit, këshillohet të përdorni automjetin tuaj vetëm kur është më e nevojshme. Automjetet janë shkaktarët e tretë radhazi të ndotjes së ajrit, kështu që në këtë kontekst të gjithë duhet të përpiqemi të jemi të vetëdijshëm për problemin dhe të minimizojmë së paku përdorimin e automjetit tonë. Ndani një automjet me kolegët në punë. Kjo masë është pozitive në disa aspekte. Duke zvogëluar ndotjen, ju gjithashtu kurseni karburant duke ndarë makinën tuaj me kolegët në punë, por edhe duke u shoqëruar jozytrarisht jashtë punës.
 
4. Shfrytëzojeni çdo ditë të lirë ose fundjavë për shëtitje në natyrë, në një mal ose në një liqen. Maqedonia është e begatshme me lokalitete të paprekura, larg nga mjedisi urban dhe zonat e ndotura. Ndani kohë për të dalë nga qyteti të paktën një herë në javë dhe kaloni pak më shumë kohë në një mal, kodër, liqen, lumë dhe të ngjashme.

Në ditët e sotme, po bëhen përpjekje të mëdha për të parandaluar varësinë nga alkooli duke njohur fazat e hershme të problemeve me pirjen dhe duke inkurajuar njerëzit të bëjnë ndërhyrje të hershme para se të përkeqësohet situata, dhe në të njejtën kohë po bëhen fushata të ndryshme mediatike. Sa më shumë që publiku bëhet i vetëdijshëm për shëndetin dhe pasojat sociale të sëmundjes, aq më shumë numri i alkoolikëve do të ulet, dhe trajtimet në kohë dhe të përshtatshme mund të çojnë në një shkallë më të lartë të kurës.

 

Moderimi si një nga sfidat më të mëdha në ndërtimin e karakteriт njerëzor duket se më lehtë vëndoset në joshje në kontakt me alkoolin. Joshja е аlkoolit vjen me iluzionin e lehtësimit të stresit dhe tendosjes nga detyrat të imponuara nga jeta e përditshme, por kurthi i "ndihmës së tillë alkoolike" është kufiri (doza) e padukshme, e cila kur kapërcehet bëhet problematike. 

Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se alkoolizmi është diçka që e hasim çdo ditë, në situata të ndryshme, në shkallë të ndryshme të vështirësisë të cilat përpiqemi t'i kuptojmë, d.m.th., ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë shkakun e saj. Me hulumtime të ndryshme arrihet deri te të dhëna të ndryshme.

Pyetja themelore që lind që në fillim është: çfarë është varësia nga alkoolizmi apo alkooli? Përgjigja enciklopedike thotë: është një sëmundje kronike e njohur për nevojën për alkool. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim në komunikimin verbalë mund të quhen edhe alkoolikë, i cili sot konsiderohet një term politikisht i pasaktë. Sidoqoftë, kjo nuk e mohon përshkrimin e pranuar në përgjithësi që këta persona nuk mund të kontrollojnë pirjen e tyre, edhe kur bëhet fjalë për shkakun e drejtpërdrejtë të dëmtimit të drejtpërdrejtë, përfshirë sëmundjet mjekësore, problemet martesore, humbjen e punës ose aksidentet. Mund të themi lirshëm që shkenca mjekësore ende nuk ka zbuluar shkakun e saktë të alkoolizmit, por shumë studime tregojnë se faktorët gjenetik, psikologjik dhe shoqëror kontribuojnë në zhvillimin e tij. Faktorët që mund të ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje janë sjellja personale, ndikimet miqësore në jetën e hershme, sjellja e prindërve, stresi i jetës, me parakushtin e pashmangshëm - disponueshmërinë dhe qasja në pijet alkoolike.

 

Varësia nga alkooli zhvillohet ndryshe në çdo person
 

Ky grup i njerëzve gjithashtu varet fizikisht nga alkooli. Kur të varurit nga alkooli ndalojnë pirjen, ata vuajnë nga simptoma të pakëndshme fizike të tilla si neveria, djersitja, dridhjet dhe ankthi.

 Të varurit nga alkooli prodhojnë tolerancë të lartë ndaj alkoolit

Vartësia nga alkooli është e përhapur në të gjithë botën dhe shumë statistika tregojnë se edhe drejtuesit e biznesit, inxhinierët e talentuar, punëtorët, arkitektët, artistët, anëtarët e të gjitha feve nuk i kanë mbijetuar këtij zakoni të pakëndshëm ... Me sa duket, alkoolizmi nuk bën një “seleksionim” të bazuar në racë, profesion, status social ose fetar. 

Vlerësimet tregojnë se njerëzit që filluan të pinë alkool para moshës 15 vjeç kanë katër herë më shumë të ngjarë (probabilitet) të bëhen të varur nga alkooli sesa ata që filluan ta konsumojnë atë pas moshës 21 vjeç. 

 Burrat kanë probabilitet tre herë më të lartë të bëhen të varur krahësuar me gratë.


Kur konsumoni alkool, stomaku dhe organet e tretjes shpejt e thithin atë. Alkooli udhëton nëpër gjak në të gjithë trupin, duke shpejtuar qarkullimin dhe duke ndikuar në çdo ind. Dozat më të larta të alkoolit prishin funksionet e sistemit nervor qendror. Shkalla me të cilën grumbullohet alkooli në trup mund të jetë më e lartë se niveli i eliminimit nga trupi, duke krijuar një efekt intoksikimi (dehje). Sidoqoftë, sasi të vogla të alkoolit mund të zvogëlojnë tensionin, të rrisin oreksin dhe të kenë një efekt analgjetik. Kur një person bëhet i intoksikuar ose thënë thjesht i dehur, fjalimi bëhet me zë të lartë dhe i palidhur. Arsyetimi(gjykimi) i vështirë mund të jetë shkaku i sjelljes iracionale, dhe reflekset fizike dhe koordinimi i muskujve dëmtohen dukshëm. Pirja e vazhdueshme mund të çojë në humbje të plotë të kontrollit fizik, humbje të vetëdijes dhe madje edhe vdekje.

Përdorimi afatgjatë i alkoolit mund të shkaktojë dëme serioze të mëlçisë. Në fazën e parë të sëmundjes, dhjami grumbullohet në mëlçi, ku ajo bymehet dhe bëhet më e madhe. Disa njerëz që konsumojnë më shumë alkool mund të marrin hepatit, gjë që bën që ata të kenë inflamacion, d.m.th. shkatërron qelizat e mëlçisë. Në raste të tjera, disa konsumatorë mund të marrin cirrozë, gjendje në të cilën indet e shëndetshme të mëlçisë dëmtohen shpejt në një masë të madhe. E gjithë kjo parandalon rrjedhjen e lirë të gjakut nëpër mëlçi, që mund të jetë shkaku i presionit të lartë të gjakut. Mëlçia nuk është më në gjendje të pastrojë gjakun nga substancat toksike, të cilat mund të çojnë në një situatë fatale.


Konsumimi i tepruar i alkoolit dëmton edhe muskujt e zemrës

Në disa raste, alkooli gjithashtu mund të çojë në marrëzi alkoolike, e cila shkakton konfuzion, përgjumje, depresion dhe halucinacione të tmerrshme, me lëkundje të pakontrolluara të duarve që mund të përhapet në kokë dhe trup. Gratë që pinë alkool gjatë shtatëzënësisë mund të lindin një fëmijë me Sindromin fatal alkoolik (FAS), një shkak kryesor për defektet e lindjes, i cili është një kombinim i çrregullimeve fizike dhe mendore si vonimi, dhimbja e kokës dhe dobësia e muskujve. 

 

Të varurit nga alkooli perceptohen si të papërgjegjshëm, të pamoralshëm dhe me karakter të dobët.
 

Disa të varur shërohen kur njohin problemin e tyre, të tjerë preferojnë terapi grupore ose individuale, e cila mund të përfshijë shtrimin në spital. Shumë njerëz që shmangin trajtimin, duke injoruar simptomat e sëmundjes nga frika se mos etiketohen nga komuniteti.

Te disa alkoolikë trajtimi fillon me detoksifikim, ku alkooli lirohet në mënyrë të sigurt. Detoksifikimi (çhelmimi) zakonisht zgjat një javë, gjatë së cilës kohë pacientët vendosen në një institucion shëndetësor.

Në ditët e sotme, po bëhen përpjekje të mëdha për të parandaluar varësinë nga alkooli duke njohur fazat e hershme të problemeve me pirjen dhe duke inkurajuar njerëzit të bëjnë ndërhyrje të hershme para se të përkeqësohet situata, dhe në të njejtën kohë po bëhen fushata të ndryshme mediatike. Sa më shumë që publiku bëhet i vetëdijshëm për shëndetin dhe pasojat sociale të sëmundjes, aq më shumë numri i alkoolikëve do të ulet, dhe trajtimet në kohë dhe të përshtatshme mund të çojnë në një shkallë më të lartë të kurës.

 

Veshi është një organ që shërben për dëgjim dhe ekuilibër, dhe përbëhet nga tre pjesë - veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. 
Veshi i jashtëm luan një rol për pritjen e valëve të tingullit të cilët i konvertonë në energji mekanike përmes veshit të mesëm, ndërsa veshi i brendshëm e kthen atë energji në impulse nervore që më pas udhëtojnë në tru, dhe kështu ne dëgjojmë tingullin.
 
Inflamacion i veshit
Infeksionet e shpeshta të frymëmarrjes, të tilla si ftohja e zakonshme ose gripi, mund të shkaktojnë inflamacion të kanalit të dëgjimit. Kjo mund të shkaktojë një infeksion të veshit të mesëm ose një rritje të presionit në vesh të mesëm që mund të shkaktojë dhimbje të forta.
Inflamacioni i veshit (otiti media) është një infeksion i veshit të mesëm, një hapësirë e mbushur me ajër prapa timpanit, i cili përmban kocka të vogla vibruese të veshit. 
 
Zakonisht, ajo shkakton dhimbje dhe madje mund të çojë në shurdhim. Ekzistojnë tre lloje të inflamacionit të veshit të mesëm:
·       Inflamacion akut
·       Inflamacioni sekretor
·       Inflamacion kronik
 
Zakonisht, inflamacioni shkaktohet nga bakteret dhe viruset.
Njerëzit në çdo moshë mund të kenë inflamacion të veshit të mesëm, por më së shpeshti shihet tek foshnjët dhe fëmijët e vegjël.
Më shumë se 80 përqind e fëmijëve kanë të paktën një inflamacion të veshit të mesëm deri në moshën 3 vjeç. 
Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, tubi i dëgjimit është i papjekur në mënyrë anatomike dhe funksionale. Pozicioni i tij është horizontal dhe mekanizmi i hapjes është më pak efektiv dhe për këtë arsye te ata më lehtë zhvillohet infeksioni i veshit të mesëm.
 
Inflamacion i veshit të mesëm
Inflamacioni akut i veshit të mesëm është një infeksion bakterial ose viral që zakonisht shoqërohet me infeksionin në traktin  e sipërm respirator. Tek foshnjat, inflamacioni akut i veshit të mesëm është shkaktuar nga bakteret e zorrëve gram-negative, veçanërisht Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus.
 
Tek të moshuarit dhe tek fëmijët më të vegjël se 14 vjeç, mikroorganizmat më të shpeshtë patogjen janë Streptococus pneumoniae, Moraxella catarrhalis dhe Haemophilus influenzae, ndërsa patogjenët më të shpeshtë janë grupi A streptokokët hemolitikë dhe Stafilokoku aureus.
 
Ky lloj infeksioni shfaqet shpejt dhe shoqërohet me ënjtje dhe skuqje në veshin prapa dhe rreth veshit. Ethet, dhimbja e veshit dhe humbja e dëgjimit shpesh ndodhin si rezultat i lëngut të bllokuar ose mukozës në veshin e mesëm.
 
 
Simptomat më të zakonshme janë: ethe, nauze, të vjella, diarre, dhimbje të forta në kokë dhe vesh, humbje dëgjimi, vështirësi në gjumë, marramendje .
 
Trajtimi
Trajtimi i plotë i inflamacionit akut të veshit të mesëm kërkon shumë kohë. Trajtimi zakonisht zgjat 10-12 ditë, ndërsa ndjenja e marramendjes mund të zgjasë shumë më gjatë se kaq. Megjithëse tërheqen spontanisht në 80% të rasteve, antibiotikët shpesh përshkruhen që mund të zvogëlojnë mundësinë e humbjes së dëgjimit dhe pasojave. Sidoqoftë, pediatërit dhe mjekët rekomandojnë antibiotikë vetëm në rastet e rrezikut më të madh ose nëse nuk vërehet ndonjë përmirësim.
 
Të gjithë pacientët marrin analgjetikë për lehtësimin e dhimbjes. Dekongestantët sistemikë që prekin enët e gjakut të membranave mukoide gjithashtu mund të ndihmojnë, duke ndihmuar në uljen e rrjedhjeve dhe antihistaminet në rast të një reagimi alergjik.
 
Inflamacioni sekretor i veshit të mesëm
Inflamacioni sekretor i veshit të mesëm është një rrjedhje në veshin e mesëm që vjen nga tërheqja jo e plotë e inflamacionit akut të veshit të mesëm ose pengimi i tubit Eustachian, pa infeksion. Më saktësisht, nëse përshkueshmëria e tubit Eustachian është i dëmtuar, në veshin e mesëm të brendshëm krijohet presion relativisht negativ, i cili rezulton në një rritje të lëngut, gjë që mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
 
Bllokimi i tubit Eustachian mund të jetë rezultat i proceseve inflamatore në nazofaringë, alergji, vegjetacion adenoid hipertrofik, ose indeve të tjera limfoide obstruktive ose tumoreve.
 
Simptomat më të zakonshmejanë shurdhimi dhe ndjenja e plotësisë ose presionit në vesh. 
 
Trajtimi, zakonisht përfshin administrimin e antibiotikëve, dekongestantëve dhe antihistamineve.
 
 
 
Inflamacion kronik i veshit të mesëm 
Është një shkarkesë e përhershme, purulente kronike (më e gjatë se 6 javë) përmes  daulles së shpuar. Inflamacioni kronik i veshit të mesëm mund të rezultojë nga inflamacioni akut i veshit të mesëm, pengimi i tubit Eustachian, dëmtimi mekanik, djegiet termike ose kimike, lëndimet eksplozive.
 
Inflamacioni kronik i veshit të mesëm mund të përkeqësohet pas infeksionit të traktit të sipërm të frymëmarrjes ose kur uji hyn në veshin e mesëm gjatë larjes ose notit. Infeksionet shpesh shkaktohen nga bakteret gram-negative ose Staphylococcus aureus dhe çojnë në otorrhea pa dhimbje, qelbëzuese, ndonjëherë me aromë.
 
Pacientët me anomalitë kranofokiale, sindromin Daun, sindromin e miokardit, çarjet e buzëve, atresia e hundës ose mikrocefalinë janë në rrezik më të madh nga inflamacioni.
 
Trajtimi
Trajtimi kërkon pastrim të plotë dhe të shpeshtë të dyllit të veshit disa herë në ditë. Është gjithashtu e rëndësishme që të hiqni me kujdes indin granular. Për më tepër, kërkohet administrimi topik i kortikosteroideve dhe antibiotikëve. Ka raste të rralla kur ndërlikimi i inflamacionit është aq i madh sa kërkohet operim.
 
Parandalimi
Këshillat e mëposhtme mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve të veshit:
 
  • Parandaloni ftohjet e zakonshme dhe sëmundjet e tjera.
  • Mësoni fëmijët tuaj të lajnë duart shpesh dhe tërësisht, dhe të mos ndajnë veglat e ngrënies dhe pirjes.
  • Shmangni ekspozimin ndaj ambienteve të tymosura (pirja e duhanit pasiv).
  • Nëse është e mundur, ushqeni me gji foshnjën tuaj për të paktën gjashtë muaj. Qumështi i gjirit përmban antitrupa që mund të mbrojnë nga infeksionet e veshit.
  • Nëse po ushqeni fëmijën tuaj me një shishe, mbajeni drejt. Mos lini shishe në krevat fëmijësh.
  • Bisedoni me mjekun tuaj për vaksinimet. Këshillohuni se cilat vaksinime janë të përshtatshme për fëmijën tuaj.
  • Masat parandaluese për të rritur imunitetin, pneumokokët dhe vaksinat e tjera bakteriale mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të veshit.
Kafeja është një nga pijet më të përhapura dhe mbase më të popullarizuara me të cilat fillojnë ditën miliona njerëz nëpër botë. Përgjithsisht e pranar, si te individët ashtu edhe në jetën shoqërore dhe sociale, me një efekt të dobishëm të dëshmuar mbi disponimin dhe aftësinë e punës.
Kafeja ka një histori shumë të gjatë në mjekësi, në ushqim, por edhe në edukimin shtëpiak, duke pasur parasysh fjalinë anekdotale që me siguri çdo prind i ka drejtuar fëmijës së tij: "Nëse pini kafe, do t'ju del bishti!"
Disa besime në lidhje me kafenë nuk janë saktësisht me përmbajtje anekdotike, siç është lidhshmëria e kafesë me sëmundjet e zemrës ose sëmundjet malinje. Megjithatë, ata konfirmojnë se kafeja ka efektet e saj pozitive në shëndetin tonë. Prandaj vijonë pyetja: "Cila është e vërteta në lidhje me kafenë?"
Ndoshta përgjigjja më e mirë është se kafeja, për shumicën e njerëzve, ka një efekt pozitiv. 

Kafeina - fajtori për gjithçka!
Përbërësi më i rëndësishëm aktiv në kokrrat e kafes është kafeina - një substancë që stimulon punën e sistemit nervor qendror, stimulon punën e zemrës, relakson tonin e muskujve bronkial dhe ndikon në mënyrë të ndryshme në enët e gjakut dhe presionin e gjakut. 
Në varësi të llojit të kafesë, një filxhan kafe përmban rreth 100-150 mg kafeinë e cila vepron si një psikostimulant i butë dhe që mund të ketë një efekt toksik në sasi të mëdha. Sidoqoftë, në sasi të moderuar ajo ka ndikim stimulues, kështu që me kënaqësi e përdorim atë si një ritual të pashmangshëm për t'u ngritur herët në mëngjes. 
Studentët dhe njerëzit që punojnë e konsumojnë atë gjatë natës dhe në mbrëmje, pasi kafeja rrit gatishmërinë, përqendrimin dhe vëmendjen. Këto efekte janë konstatuar jo vetëm për shkak të efekteve të kafeinës, por edhe të efekteve të hormoneve mbiveshkore (kortizol dhe adrenalinë), sekretimi i të cilave stimulon vetë kafeja.
Nëse pini kafe, është e rëndësishme jo vetëm sa e fortë është kafja, por edhe mënyra se si përgatitet. Ju duhet të dini që çdo shtesë në kafe, të tilla si qumështi, sheqeri, kremi dhe aromat artificiale, rritsin ndjeshëm marrjen e kalorive dhe yndyrës në trup. 
 
Përveç kafeinës, kokërrat e kafesë përmbajnë gjithashtu vajra që mund të rrisin ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak. Kafeja me filtër, në këtë drejtim, është më e sigurt se kafeja tradicionale e bërë në shtëpi, kështu që nuk rekomandohet të konsumoni sasi të mëdha të kafesë së pafiltruar tek njerëzit me nivele të ngritura të kolesterolit në gjak.
Kafeina në mjekësi përdoret ekskluzivisht për të stimuluar sistemin nervor qendror.

Hulumtimet e reja tregojnë se kafeja gjithashtu mund të ketë një efekt të dobishëm në shëndetin e njeriut, kryesisht për shkak të përqendrimit të lartë të antioksidantëve.
Në vitin 2006, një studim raportoi se "kofeinomanët" me 3-5 gota kafe në ditë ulnin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të tilla si sëmundja e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Përveç kësaj, kafeja zvogëlon rrezikun e demencës dhe përmirëson ndjeshëm funksionet njohëse, kryesisht memorjen verbale, vizuale dhe hapësinore. Ky efekt mbrojtës në funksionin e indeve nervore është i dukshëm në popullatën më të vjetër, veçanërisht në njerëzit mbi 80 vjeç. Kafeja, deri në një farë mase, mund të zvogëlojë rrezikun nga cirroz e mëlçisë dhe karcinomës hepatocelulare, një tumor parësor malinj i mëlçisë që shpesh rezulton nga cirroza e mëlçisë.
Kafeina është gjithashtu e njohur se është një përbërës i zakonshëm në shumë analgjekikë të njohur, dhe njerëzit me migrenë janë të vetëdijshëm se kur nuk kanë kurë, simptomat ndonjëherë mund të lehtësohen edhe me mbushjen e një filxhani të kafes së zezë. 
Efekti mbrojtës i kafesë përmendet gjithashtu te diabeti (diabeti tip 2), kanceri i gjirit dhe madje edhe te kariesi dentar.
Një çështje e zakonshme në praktikën klinike është ndikimi i kafeinës në funksionin e zemrës. Kafeina është një stimulues dhe kontribuon në ritmin e përshpejtuar të zemrës dhe kapërcimin e të mundshëm kardiak, të ashtuquajturat aritmi. Kjo ndodh shpesh tek njerëzit që kanë një sëmundje të zemrës dhe, duke bërë kështu, konsumojnë sasi të mëdha të kafeinës.
Në Kroaci, një studim i publikuar në vitin 2006 nga më shumë se 128,000 të anketuar zbuloi se kafeja nuk rrit rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare. Por njerëzit me polimorfizëm CYP1A2 kanë një metabolizëm më të ngadaltë të kafeinës dhe si pasojë, rreziku i sulmit në zemër është 30% më i lartë. Kjo do të thotë që shpejtësia e metabolizmit tuaj me të cilën trete kafeinën është përgjegjëse për rrezikun e mundshëm të kafesë. Ky përfundim është më pak i zbatueshëm për gratë te të cilat 3-4 gota kafe jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, incidenca është e lartë edhe te disa lloje të kancerit.
Kafeja ngre presionin sistolik dhe diastolik të gjakut, veçanërisht te njerëzit me hipertension të dokumentuar. Rritje të presionit të gjakut janë raportuar edhe te njerëzit që pinë rregullisht kafe në sasi të mëdha, si dhe te të moshuarit që nuk janë më pak të përgjegjshëm ndaj faktorëve provokues.

Rekomandim për adhueuesit:
4-7 gota kafe në ditë sigurisht që mund të çojnë në një sëmundje të lidhur me kafeinën që manifestohet me nervozizëm, pagjumësi dhe rritje të irritueshmërisë. Prandaj, adhuruesit e kafesë, por jo të kafeinës, përdorin kafe pa-kafeinë ose një recetë zviceriane për përgatitjen e kafes, sipas së cilës kafja e bluar pihet me avull uji nën presion dhe kështu ruan shijen dhe zvogëlon përqendrimin e kafeinës.
Përfudimi është se kafeja në sasi të vogla nuk mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tonë, pa marrë parasysh "gjatësinë e bishtit" me të cilin ende dikush na kërcënon.
Rahiti është sëmundje në periudhën fëmijërore, gjendje e cila na shpien te eshtrat e butë dhe të dobët te fëmijëtMë shpesh shkaktohet nga mungesa e vitaminës D, në kohën kur është më e nevojshme për zhvillimin dhe rritjen normale të fëmijëve. 

Shkaku?
Paraqitja e rahitit mund të jetë rezultat i konsumit të pamjaftueshëm të vitaminës D3 nëpërmjet ushqimit, ekspozimit të pakët ndaj rrezeve të diellit, gjidhënies ekskluzive pa suplementimin e vitaminës D3, sëmundjesabdomeniale ose për shkak të gjendjeve të caktuara gjenetike. 
Faktorët tjerë të cilët shkaktojnë rahitin janë konsumi i pamjaftueshëm i kalciumit ose fosforit. Rahiti është gjendje te e cila ekziston çrregullimi imineralizimit(inkorporimi i kalciumit dhe fosforit) te eshtrat që rriten. Diagnoza për rahitin vendoset në bazë të testimit biokimiksi kalciumi i ulët, fosfori i ulët, niveli i ulët i vitaminës D3, fosfataza e lartë alkale në kombinim me prezantimin klinik të simtomeve tipike për rahitin. 
Për rritjen normale të eshtrave dhe për mineralizimin e tyre, nevojitet mjaft kalcium dhe fosfat, dy përbërësit kryesor të matricës së ashtit. Mineralizimi deficitar mund të na shpie te rahiti dhe/ose osteomalcia. Rahiti ka të bëj me mineralizimin deficitar në zonën e rritjes, si dhe me dëmtimin e arkitektonikës dhe strukturës së eshtrave. Mekanizmi bazë përfshin kalcifikimin insufiçient të eshtrave. Оsteomalacia nënkupton dëmtimin e mineralizimit të matricës së eshtrave. Rahiti dhe osteomalacia më shpesh ndodhin bashkë, për aq sa janë aktive zonat e rritjes në eshtra, kurse vetëm osteomalacia paraqitet kur rritja tashmë ka mbaruar. Vitamina D ka rolin e “kontrolluesit” të sasisë së kalciumit dhe fosforit të cilët me anë të ushqimit, nëpërmjet zorrëve arijnë deri në trup. Si pasojë e mungesë së vitaminës D, ulet edhe sasia e përgjithshme e kalciumit dhe fosforit, prandaj trupi reagon me aktivizimin e hormoneve të cilat i kompnezojnë këto minerale nga rezervat e trupit, gjegjësisht eshtrat. 


Vitamina D– faktor kyç për rritjen dhe zhvillimin e drjetë të eshtrave
Rritja dhe zhvillimi janë kategori specifike të cilat janë karakteristikepër fëmijët. Rritje më intenzive shënojnë fëmijët nga mosha 1 vjeçare, në moshën e hershme parashkollore dhe në adoleshencë. Këto tre periudha janë më të ndjeshme sa i përket paraqitjes së rahitit. Vitamina D është prohomon, i cili sintentizohet në lëkurë pas ekspozimit të saj ndaj rrezeve ultravjollce ose mund të absorbohet nga ushqimi ose suplementet. Ky prohormon pastaj kalon, konvertohet, në fazë aktive në mëlçinë e zezë dhe pastaj në veshkë. Në këto tre periudha të ndjeshme të rritjes dhe zhvillimit fëmijëror, nëse nuk suplementohet rregullisht vitamina D, mund të rezulton rahiti.
Shumë pak produkte ushqimore përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D. Burimi më i madh i vitaminës D janë peshqite mëdhej/të imët, si salmon, harengë, skumbri, sardna. Gjendet edhe në mish dhe në të verdhën e vezës.Vetëm një pjesë e vogël e këtyre produkteve konsumohen çdo ditë. Gjithsesi, kur janë në gji, fëmijët ushqehen me qumështin e nënës, i cili përmban shumë pak vitamin D. Sinteza e cila realizohet në lëkurë është burim kryesor i vitaminës D.

Çka ndodh te fëmijët nëse nuk konsumojnë mjaft vitamin D
Shenjat klinike dhe simptomet e ranitit mund të përfshijnë ndjeshmëri, dhimbje në eshtra, prirje për fraktura të eshtrave, sidomos frakturat green stick, lodhje gjatë ecjes. Te fëmijët që ushqehen me gji, mund të paraqiten simptima të hershme skeletore, siç janë eshtrat e butë të kafkës– gjendje që njihet si kraniotabes, që është shenjë e parë e ranitit, kokë formë katërore dhe shtyrja ose vonesa në mbylljen e fontanelit, ndryshime në shtyllën kurrizore. Për shkak të dëmtimit në rritje, nëse skeleti nuk formohet siç duhet, nuk do të ketë rritje të mirë lineare dhe fëmija do të jetë me rritje nën mesataren. 
Shenjat dhe simptomet tjera të mbetura janë: trashja e metafizavetë eshtarave të gjata, rruzorja rahitike,rudhat e Harisonit, kifoza rahitike në kohën e lindjes.Fëmijët e vegjël mund të kenë defomime të këmbëve në formë të shkronjës”O” ose “X”, fëmijët më të moshuar– probleme me gjurin. Shpesh, foshnjët kanë hipotoni diskrete – dobësim të muskulaturës, kurse vërehet edhe labilitet neurovegjetativ si irritimi, pagjumësi, djersitje e tepërt.Hipokalcemia, niveli i ulët i kalciumit në gjak, mund të rezultoj me tetania– spazme të pakontrollueshme muskulore. Poashtu mund të paraqiten vështirësi edhe me protezën e  dhëmbëve. Rahiti i manifestuar, i cili është diagnostifikuar siç duhet, me sukses shërohet me vitamin D me doza terapeutike. 

Mënyra më e rëndësishme për t’u penguar zhvilimi i rahitit është prevenimi
Është e domosdoshme që të prevenohet përderisa qumështi është ushqimi kryesor i fëmijut, gjegjlësisht deri në moshën 1 vjeçare. Prandaj, sipas rekomandimeve të shoqatave pediatrike botërore, për rritje normale të eshtrave nevojitet suplement prej 400 njësi ndërkombëtare të vitaminës D3. Poashtu, pas moshës 1 vjeçare vazhdohet me suplementimin e rregullt prej 400 njësi ndërkombëtare gjatë muajve dimëror, deri sa të mbaroj rritja. 
 

 
Pas periudhës verore, kur lëkura ka qenë e ekspozuar ndaj ndikimeve negative të jashtëme (ftohje, erë, ajër i thatë i nxehtë në hapësira...), është e nevojshme përgatitja e saj para ekspozimit dnaj rrezeve të diellit. Mjetet për mbrojtjen e lëkurës nga dielli mbrojnë dëmtimit e lëkurë dhe plakjen e saj. Sërish, gjthmonë duhe të kemi parasyshë se të ushqyerit e drejtë paraqet një pjesë shumë të rëndësishme të përgatitjes së lëkorës sonë para izolimit të saj në diell. 

Mbrojtja e lëkurës fillon nga pjata
Ekzistohjnë një numër i madh i këshillave lidhur më mënyrën se si të fitojmë një ten të dukur, gjegjësisht se si të mos digjemi nga rrezet e dillit dhe të mbrohemi nga rreziqet potenciale të cilat mund t’i shkaktojnë rrezet e larta UV, por ajo që duhet ditur është se lëkurën tuaj mnd ta mbroni me ndihmën e të ushqyrit të drejtë dhe cilësor.
Sërisht, mbrojtja e lëkurës fillon nga pjata. Asnjë preparat kozmetik nuk e mbron lëkurën si ushqimi i barapeshuar dhe i drejtë (duhur). Të ushqyetit e mbron lëkurën tonë nga radikalet e lira të cilat shkatërojnë kolagjenin dhe elastinin- komponentet më të rëndësishme të lëkurës së shëndoshë. Nëse dëshironi të fitoni një ten të mirë, por në të njejtën kohë ta mbroni shëndetin tuaj, atëherë me kohë duhet të bëni kujdes dhe të konsumoni produkte të shëndestshme. Me konsumin e përditshëm të produkteve të caktuara, do ta prevenonin plakjen e parakohëshme të lëkurës dhe paraqitjen e rudhave, do ta mbroni lëkurën nga rrezatimi UV, do ta nxisni regjenierimin e saj dhe do ta ulni mundësinë për reagime alergjike nga ekspozimi në diell. 
Prandaj, në muajt verore është me rëndësi të konsumoni ushqim i cili, fal përbërësve të tij, ndikon si faktor natyror mbrojtës, gjegjësisht ushqim i cili është dëshmuar se ka ndikim të fuqishëm fotombrojtës.
 
Ushqimi i cili ndikon si faktor mbrojtës nga dielli
Shumë studime shkencore treguan se disa produkte dhe nutrientë të caktuar që i përmbajnë, mund të paraqesin mbështetje thelbësore për mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi dhe ndihmë në shërimin e dëmtimeve tashmë të shkaktuara, si dhe të ndikojnë në mënyrë prevenuese në reduktimin e rrezkut nga zhvillimi, gjegjësisht, paraqitja e kancerit të lëkurës.
Këto studime treguan se nutrientët, siç janë karotenoidet(beta-karotin, likopen, lutein, zeaksantin), vitaminatC, E, A, dhe B, mineralet selen, zink dhe bakër, acidet esnciale yndyrore, me përbërësit e vetë antiokasidante e mbrojnë dhe e gjenerojnë lëkurën nga dielli, gjegjsërisht kanë ndikim të madh fotombrojtës. Këto materie ushqyese i gjejmë në ushqim. Burimi më i mirë i këtyre nutrientëve janë pemët dhe perimet e freskëta, drithërat e integruar, frutat me bërthamë,  bishtajat, peshku, produktet qumështore, yndyrërat bimore të pasura me acie të pangopura yndyrore(sidomos vaji i ftohtë i shtrydhur i ulirit). 
Prandaj, me rëndësi të madhe në këtë periudhë, kuptohet, përveç kosumit të rregullt të sasirave të mjaftueshme të ujit është edhe konsumi i produkteve siç janëkarotat, domatet,patëllzxhanat,zarzavatet me gjethe të gjelbërta të mbyllura(spinaqi,panxhari, lakra jeshile...), bizelja, specat, permet me kokërra(boronica, mjedra, luleshtryshe, rrush frengu...),kajsiat, shalqini, arrat e egëra, pjepëri, arrat, bajamet, kakao, vaji i ullirit, farat e gjelbërt, çaji i gjelbërt, etj.

Karotadhe zarzavatet me gjethe të gjelbërta të mbyllura
Përeç që e mbron të pamurit tonë, karota, falë faktit që është e begatshme me karotenoide (sidomos beta-karotini dhe luteinit), paraqet një mbrojtës të fuqishëm të lëkurës sonë nga dëmtimi që shkaktohen nga dielli. Organizmi ynë e shëndron beta-karotinin në vitaminë A, e cila është me rëndësi vitale për lëkurë të shëndoshë.
Me konsumin e rregullt të karotës,lëkurën tuaj e bëni më rezistuee ndaj rrezeve UV.
Zarzavatet me ngjyrë të gjelbërt(spinaqi, panxhari, lakëra jeshile)paraqet një burim të fuqishëm të keratenoideve me ndikim të fuqishëm antioksidans (lutein, zeaksantin, beta-karotin). Hulumtimet treguan se kanë ndikim mbrojtës, ndihmojnë te lëkura e dëmtuar nga rrezet e diellit, si dhe kanë ndikim të fuqishëm kundër ndikimit të radikaleve të dëmshme, duke prevenuar paraqitjen e melanomës (kanceri i lëkurës).
Gjatë periudhës së verës, duhet të bëni një sallatë të shijshme nga spinaqi dhe nga perimet tjera gjethore duke shtuar edhe vaj të ftohtë, të shtrydhur të ullirit ose vaj nga farat e rushit(të pasur me resveratrol) dhe limon, me çka lëkura juaj do jetë mirënjohëse..
 
Domtet
Fal sasi së madhe të likopenit karotenoid (i cili jep ngjyrë të kuqe të theksuarа) dhe flavonoideve, domatet treguan se ata janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe kundër dërmitmeve që mund ta shkaktojnë në lëkurë. Likopeni një karetoid dhe antioksidans shumë i rëndësishëm me ndikim të fuqishëm fotombrojtës, i cili ka aftësi t’i reduktoj radikalet e lira të cilët krijohen me ekspozimin e gjatë në diellë. Domatet e reduktojnë skuqjen nga dielli, kështu që, mund të përdorni pure domteje në lëkurë si maskë. Domatet poshtu e rrisin nivelin e prokolagjenit në trupin tuaj dhe e pengojnë plakjen e lëkurës, e cila mund të shkaktohet nga dielli. Për shkak se biodispozicioni(absorbimi) i saj është më i madhe nëse domtatet janë pak të përpunuara termikisht, mund të bëni salcë domatesh ose lëng nga domatet e zijera. Domati i freskët, për absorbim më të mirë, duhet të konsumohet me vaj të ftohtë, të shtrydhur të ullirit. Sa më i kuq të jetë domati- aq më e madhe është përmbajtj e likopenit.
 
 
Pemët me kokërra
Pemët me kokërraparaqesin një burim të pasur të antioksidantëve dhe vitaminës C me ndikim të lartë fotombrojtës të cilët mundësojnë mbrojtje natyrore nga rrezet e dëmshme UV.Boronicat,rushi i frenkut, mjedrat,manaferra, ertj.janë burime të pasura të anticianineve të cilat reduktojnë rrezikun nga shumë sëmundje kronike dhe degjeneruese dhe mundësojnë mbrotjre të shkëlqyer nga rrezet UV. Antioksidantet që i përmbajnë, luftojnë kundër radikaleve të lira të cilat mund ta dëmtojnë lëkurën për shkak të ekspozimit në diell dhe stresit. Ata, poashtu, janë burim shumë i mirë i vitaminës C, të cilat mund të prevenojnë krijimin e rudhavegjatë rrezitjes. Sasia e madhe e vitaminës C, poashtu, ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira (të cila luajnë rol të madh në zhvillimin e sëmundjeve malinje) dhe ndodhin kur lëkura jonë ekspozohet ndaj rrezeve UV më gjatë. Përveç kësaj, taninet të cilat i përmban kjo pemë, ndihmojnë në reduktimin e sëmundjes nga dëmtimet tashmë të krijuara, gjegjësisht nga djegiet e dielli.
 
Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbërt paraqet një produkt të çuditshëm me shumë përparsi për shëndetin tonë. Ai përmban shumë komponime polifenole (katehine) që e mbrojnë lëkurën tonë nga rrezet UVA dhe UVB, e bëjnë të tendosur dhe të shëndoshë, dhe në shkallë të madhe e reduktojnë efektin kulumativ dëmtues nga qëndrimi i gjatë në diell. Shkenctarët kanë zbuluar se antioksidanti nga çaji i gjelbërt, EGCG, shkëlqyeshëm lufton kundër proceseve të ndezjes së lëkurë, i neutralizon radikalet e lira, duke reduktuar aftësitë e tyre që të shkaktojnë dëmtim që rezultojnë në ndezje. Taninet të cilat i përmban e lehtësojnë skuqen dhe ndjenën e “djegies“ së lëkurës së djegur nga dielli. Hulumtimet treguan se konsumi i 2-3 gotave me çaj të gjelbërt në ditë e redukton 30% rrezikun e paraqitjes së kancerit të lëkurës.

PSORIAZA

PSORIAZA
 
Psoriaza paraqet një gjendje kronike, jo infektuese, inflamatore të lëkurës e cila paraqitet te 2-3% e popullatës botëroreParimisht, paraqet sëmundje autoimune në formë të lëkurës së hollë, të thatë dhe luspore.

Arsyet
Nuk ka ndonjë dallim në incidencën e psoriazës te gjinitë e ndryshme, kurse sëmundja mund të paraqitet te secila moshë(edhepse gjysma e rasteve paraqiten para moshës 25vjeçare).
Psoriaza ka një etiologji shumështresore.Faktorët ekologjike dhe gjenetik(infeksionet, stresi mental, duhanpirja, barnat, ëntjet, lëndimet) bashkarisht ndikojnë nga fillimi i sëmundjes. Barnat, siç janë litiumi, beta-blokator, inhibitorët e engjotenzitit dhe enzimet konvertuese he barnat kundër malaries janë dëshmuar se i vështirësojnë simptomet.
Trashigimia e psoriazës është 35-90% dhe është shumë komplekse, kruse nëse njëri prind e ka diagnostifikuar këtë gjendje, mundësia që fëmija ta trashëgoj është 15%.
 
Simptomet
Simptomet e psoriazës janë të ndryshme dhe varen nga një sërë faktorët, siç janë faktorët kohorë, infeksionet, lëndimi i lëkurës, përdorimi i barnave, stresi, duhanpirja dhe alkooli.
Shenjat më të shpeshta dhe simptomet përfshijnë:

-Skuqen e lëkurës të mbuluar me lëvozhga të trasha ngjyrë argjendi;
-Njollat e vogla nëpër lëkurë(më shpesh hasen te fëmijët);
-Lëkurën e thatë, të plasur që mund të gjakoset;
-Thonjët e trashë;
-Kruarjen ose dhimbjen;
-Nyje të bllokuara të cilat bymehen.
 

Lokalizimi
Më shpesh paraqitet te ekstremitetet (tipikisht te bërylët dhe gjunjët), koka, stomaku, gjitë, gjenitalet dhe shumë rrallëherë edhe në pëllëmbë, shputa dhe fytyrë.Sasia e rajonit të zënë poashtu mund të varijon nga disa milemtra deri në disa centimetëra, madje edhe deri te zëna e plot e lëkurës së trupit.
Varësisht nga forma dhe madhësia e ndryshimeve, mund të dallojmë disa lloje të psoriazës dhe atë:

Psoriasis vulgaris– formë më e shpeshte cila karakterizohet me pllaka eritematoz, të cekëta të cilat më vonë mund të ndërlidhen dhe të shtrihen në një sipërfaqe të madhe të lëkurës.Vendet e zakonshme për ndodhjen e këtyre ndryshimeve janë bërylët, gjunjët, skalpi, rajoni lumbosakrale dhe periumbikal. 
Psoriasis guttata– psoriaza eruptive, karakterizohet me paraqitjen e vatrave të imëta eritematokamoze të dendura në trupin dhe lëkurën e ekstremiteteve. Më shpesh paraqitet te fëmijët dhe më të rriturit, kurse zakonisht i paraprin infeksioni streptokok i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 
 
Psoriasis intertriginosa– formë e rrallë e psoriazës, e cila e kap lëkurën e eksremitetit, sqetullave, kofshëve, stomakut.
 
Psoriasis inversa –poashtu formë e rrallë ku ndryshimet paraqiten te nyjet, duke mos përfshirë pjesët e dalura të nyjeve.
 
Psoriasis erythrodermica– klinikisht karakterizohet me skuqe dhe çorim të lëkurës në tërë trupin, duke përfshirë fytyrën, pëllëmbën dhe shputënNë këtë formë, zakonisht paraqitet kruarja dhe rritje reaktive e enëve limfatike(limfadenopatia dermatopatike).
 
Psoriasis pustulosa– karakterizohet me praninë e pustuleve sterile qoftë në lëkurën në tërë trupin(psoriaza e gjeneralizuara puslutalre) ose në disa lokacione të caktuara(lëkura në pëllëmbë dhe shputë dhe pjesët akrale të këmbëve dhe duarve).
Psoriasis arthropatica– kur përveç lëkurës së kapur janë edhe nyjet, dhe paraqitet te 5-10% e pacientëve.
Diagnoza
Te shumë raste, diagnoza për psoriazën është shumë e thjeshtë.
Diagnostifikohet me marrjene anamnezës dhe me kontrollim të lëkurës, skalpit dhe thonjëve. Mund të merret edhe një mostër e vogël nga lëkura (luspa)e cila, pasi të analizohet memiroskop, mund të kontsatohet lloji i saktë i psoriazës, bashkë me sëmundjet tjera. 
Terapia
Terapia është proces kompleks.Qëllimi është që pacienti të dërgohet në periudhën e remisionit(të‘pushohet’ sëmundja) dhe të ruhet ajo gjendje aq sa është e mundur më gjatë. 
Qëllimi kryesor i trajtimit është të pengohen qelizat që rriten aq shpejtë të lëkurës.
E para dhe më themelore është të menjanohen stivimet(mekanik dhe/ose medikamente, dhe me këtë edhe menjanimi i infiltratit inflamator).
Për këtë qëllim përdoret: keratolitët topik (acidi salicil, urea, rezorcin), kortiskosteroidet topike, kalcipotriol(vitamina D3), retinoidi tipik, kremërat indiferent.
Zgjedhja e terapisë shumë varet nga lokalizimi dhe përhapja e ndryshimeve.
Terapia e përgjithshme zakonisht është plotësim për terapinë lokale; vitamina A dhe D në formë të perlës osetretësit, retinoidet, imunosupresivët makrolid, antibiotikët, vitamina B6, sedativët, terapia fizika dhe fototerapia.
Si mund të ndihmoni vetveten?
Masat për vetëndihmë nuk do ta shërojnë psoriazën, por gjithsesi mund t’i lehtësoj simptomet dhe ta përmirësoj pamjen e lëkurës së përgjithshme.
-Pastrimi çdo ditë mund të ndihmoj largimin e luspave dhe ta qetësoj lëkurën e irrituar.Mos përdorni ujë të nxehtëqë të mos i keqësoni simptomet. Përdorni ujë të vakët dhe sapun të butë ku nuk ka të shtuar vajra.
-Përdorni kremëra hidratues– për lëkurën shumë të thatë të përdoren edhe vajëra të cilët janë më pozitive se kremërat ose losionet sepse e pengojnë ujë që të mos avullohet nga lëkura.
-Ekspozoni lëkurën ndaj sasirave të vogla të dritës natyrore– ndriçimi i kontrolluar mund dukshëm t’i përmirëson pjesët e përfshira, por shumë diell mund ta keqësoj tërë gjendjen. Mbani evidencë kur dhe sa kohë jeni ekspozuar ndaj dritën natyrore dhe gjithmonë para ekspozimit konsultohuni me mjekun tuaj.
Dieta– ndryshimet në ushqim poashtu mund të kenë ndikim efektiv. Reduktimi i konsumit të produkteve me prejardhje nga kafshët dhe përpunimeve të tyre të pasuruara me aitive mund të kenë ndikim domethënës në reduktimin e simptomeve. Në ushqimin e përdirtshëm duhet të përfshihen edhe fruta, perime dhe ushqime të freskëta. Domosdoshmërisht reduktoni soe zvogëloni konsumin e alkoolit dhe cigareve.
Veta dhe pushimi në det janë prevenim i shkëlqyer nga recedivët. Shfrytëzojeni me mençuri!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

MAGNEZI

Magnezi, bashkë me kaliumin, kalciumin dhe me natriumin, janë elementet bazë të domosdoshme për funksionimin e duhur të organizmit të njeriut i cili nuk është në gjendje ta sintetizoj këtë mineral. Për shkak të kësaj, nevojitet që çdo ditë të konsumohet ushqim i pasu me magnezi. 
 
Magnezi është një nga elementet më të përhapura në korren e tokës(pothuaj2%), dhe është elementi i tretë më i pranishëm  i zbërthyer në ujin e detit.Joni i magnezit është esencial për tërë qelizat e gjalla. 
Hulumtimet tregojnë se madje 50% e individëve që vuajnë nga kokëdhimbjet e shpeshta kanë koncentrime të ulëta magnezit në gjak. 
 
Përse na duhet magnezi?
Magnezi është shumë i rëndësishëm për organizmin, sepse ndikon në aktivitetin e më shumë se 300sistemeve enzimatike, duke përfshirë sintezën e proteinave dhe sintezën acidevenukleinike.Para se gjithash, luan rol të madh në punën e sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve, veshkëve, mëlçisë së zezë, gjëndrave të cilat tajojnë hormone.Është me rëndësi të madhe për çlodhjen e muskujve dhe për gjumë të madh, dhe i pengon vështirësitë, siç janë: lodhja kronike, kokëdhimbja dhe migrena. Magnezi ndihmon në preveneimin dhe mjekimin e shumë sëmundjeve si astma, autizmin, sëmundjet e zemrës, epilepsinë, sklerozës e shumëfishtë dhe PMC.
Magnezi dhe zemra
Magnezi është me rëndësi themelore për funksionin e drejtë të punës së zemrës. Ai përfshihet në transferin e elektroliteve tjera, siç janë kalciumi dhe kaliumi, të rëndësishëm për bartjen e sinjaleve nervore dhe kontraksionet muskulore. Është dëshmuar se mungesa e magnesit mund të shkaktoj pengesë në punën e zemrës, që njihet si aritmia.
Magnezi dhe shtypja e gjakut
Është dëshmua se konsumi më i madh i magnesit mund të ndihmoj në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Nivelet e ulëta të magnezit kanë të bëjnë me rrezikun nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës, sidomos nga infarkti.
Ngërçet e shpeshta dhe sëmundjet në muskuj
Koncentrimet e ulëta të magnezit në organizëm mund të jenë arsye për ngërçet e shpeshta dhe të dhimbshme në muskuj. Kjo mund të shprehet te sportistët dhe te individët me aktivitet të rritur fizik. 
Magnezi dhe gjumi
Indikator i shpesht dhe i jashtëzakonshëm për mungesën e magnezit mund të jetë edhe paraqitja e pagjumësisë.Madje edhe nivelet më vogla të mungesës së koncentrimeve të kalcionit mund të jenë arsye e mjaftueshme për vështirësitë me gjumin ose për zgjimin e vazhdueshëm gjatë natës.
Koncentrimet e rekomanduar ditore
Sasirat e rekomanduara ditore varen nga mosha, gjinia, si dhe nga gjendjet specifike në organizëm. Në përgjithsi, konsumi i rekomanduar ditor te meshkujt e rritur është 420 mg, kurse te femrat është320 mg. 
 
Simptiomet gjatë mungesës së magnezit
Simptomet të cilat manifestohen si rezultat i mungsës së magnesit janë të shumëllojshme, por si më të shpeshta janë:
- lodhje dhe ngërçe në muskuj;
- eshtra të butë dhe të brishtë;
- kokëdhimbje/migrenë;
- koncentrime jo stabile të sheqerit në gjak;
- shtypje e lartë e gjakut dhe aritmia;
- depresioni;
-mungesa e oreksit.

Ushqimi i pasur me magnez
Nevoja e trupit për magnez duhet të sigurohet me ushqime të volitshme. Në ushqimin i cili është i pasur me magnez bëjnë pjesë:bajamet dhe produktet tjera me bërthamë, produktet nga soja (tofu), bananja dhe perimet e gjelbërta,si spinaqi dhe panxhari gjethe. 
Një qind gram bajame përmbajnë pothuaj290mg mangnez, gjysmë gote me spinaq përmban 78 mg magnez. Një banane mestare përmban pothuaj 32 mg magnez.Farat e lulediellieve sigurojnë 325 mg magnez në 100 g, kurse susami siguron 350 mg në 100 g. I pasur me magnez është edhe çokolata e zezë e cila 100 g përmban rreth 320 mg magnez. 
Burimet tjera të mira të magnezit janë bishtajat, soja, qumështi, fasulja e zezë, avokado, krundet prej gruri dhe orizi, tërshëra, farat e kungullit.
 
Organizmi ynë absorbon vetëm1/3 magnez nga ushqimi. Konsumi i miellit të bardhë në formë të bukës,gatimeve të pjekura të brumit shpenzon rezervat e magnezit nga organizmi. Poashtu, ruataj e gjatë, ngrirja dhe përgatita (gatimi) i ushqimit, e varfërojnë këtë mineral.
 
Konsumi i pa kontrolluar i magnezit në formë të shtesës në ushqim mund të rezutoj në dozimin e tepërt. Simptomet karaktestike kur marrim dozë më të madhe të magnezit janë: diareja, plogështia dhe përgjumja. Prandaj, para përdorimit të çfardo lloj shtojce në ushqim, konsultohuni me farmacistin tuaj.
 

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin