Hithëriështë bimë shëruese, e pasur me klorofil, ka shumë materie minerale si kalium, magnez, kalcium, silicum, hekur, fosfor.Prej vitaminave paraqiten vitaminat K,C,A,B2 dhe B5.
Hithëri është ushqim i shëndetshëm dhe ilaç shumë më i mirë. Qysh nga  periudha Romake kur edhe është përdorur  si bar e deri sot kur përdoret  si erëza, si ushqim dhe si çajra për shumë sëmundje. Piksëpari të cekim se hithëri është një nga barërat ose ilaçet kundër gjakut të dobët gjegjësisht për  shërimin e anemisë. Shërimi buron nga hekuri, acidi folik,vitaminiС i klorofilit. Hithëriështë bar ose ilaç shumë i mirë për pengimin e gjakderdhjes, gjegjësisht përdoret si hemostatikë.Efekti i detyrohet vitaminës K, vitaminës C dhe tanineve. Hithëri  ndikon te veshkët, stimulon urinimin  dhe është ilaç shumë i mirë kundër zmadhimittë prostatës. Përdoret edhe kundër sëmundjeve të stomakut dhe për përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Glikokinini ul sheqerin në gjak dhe për këtë arsye hithëri rekomandohet të përdoret edhe nga diabetikët. Hithëri zvogëlon edhe yndyrërat në gjak dhe ndikon  si antisklerotik.Hithëri është edhe çaj për pastrim të trupit.Hithërat si ilaçe ose bar lokale  përdoren kundër rënies së flokëve, kundër zbokthit dhe për shërimin e sëmundjeve reumatike, artritin,artrozën dhe  dhimbjen e nervit ishiatik.
Me anë të përmirësimit  të pasqyrës së gjaku  hithëra ulin kokëdhimbjen e cila vijnë si rezultat i anemisë.Ndihmon në angina pektoris e cila poashtu është pasojë  e anemisë.Jo vetëm që e fortëson organizmin  por edhe  muskulin e zemrës. Hithëri është aliksir i jetës.
Çaji mund të bëhet kur 2 lugë supe vendosen në gjysmë litre ujë të nxehë, lejojmë të rri në ujë deri në 2 orë, filtrohet  dhe konsumohet dy herë në ditë.

Osteoporoza

Osteoporoza është sëmundje kronike e eshtrave, e cila shpesh quhet edhe si  epidemia e heshtur në shek.21.Osteoporoza është sëmundje e cila  manifestohet me zvogëlimin e dendësis së eshtrave, ku si pasojë ata bëhen poroze.Reduktohet sasi e kalciumit, i cili e mirëmban fortësinë e eshtrave, dhe si pasojë ata bëhen të buta dhe lehtë mund të thehen.
Kryesisht ka të bëj me humbjen  e madhe të kalciumit  nga indi i eshtror.Procesi i plakjes dhe  humbja e kalciumit është proces i zakonshëm fiziologjik i cili zhvillohet gjatë jetës, por kur humbja e indit eshtror tejkalon prodhimin e tij, atëherë kemi krijimin e  osteoporozës.
Mineralizimi maksimal i eshtrave  arrihet në periudhën  mes  moshës njëzetë deri në tridhjetë vjeçare.Pas kësaj periudhe dendësia e eshtrave  ngadal  reduktohet.Më të rezikuar janë eshtrat  vertebrore dhe  të kofshës.
 
Fotografia  Klinike
Shenjat të cilat  tregojnë këtë sëmundje janë dhimbja në pjesën e poshtme të kurrizit,  humbja e  gjatësisë dhe kurrizdalja. Ndonjëherë, osteotoproza shfaqet në mënyrë shumë dramatike , faktikisht me thyerjen e vertebrorëve ose  këllkut.
Osteoporoza mund të jet primare (kur shfaqet te gratë pas menopauzës),sekondare (si pasojë  e përdorimit të ilaçeve  të cilët shkaktojnë demineralizimine  e eshtrave)dhe senile (te  gratë dhe burrat  pas  moshës 70 vjeçare).
 
PARANDALIMI
Osteoporoza mund të parandalohet ose së paku të ngadalsohet me shprehi të duhura  jetësore.Duhet të fillohet me aktivitet optimal fizik dhe me ushqim të  duhur qysh nga  fëmirija.Ushtrimet mund të ndihmojnë në ndërtimin e eshtrave të fortë dhe të ngadalsojnë humbjen e indit eshtror.Me ushtrime nuk angazhohen vetëm muskujt  por edhe eshtrat të cilët fillojnë  sërish të forcohen.
Duhanpirja rrit ose zmadhon  humbjen e  indit eshtror sepse  ndikon  në zvoglimin e  absorbimit të kalciumit   nga  zorra.Poashtu ndikim të njejtë negativ  kanë edhe  alkoholi edhe kafeja (më shumë se dy filxhanë në ditë).Për këtë arsye,  duhet të shmanget duhanpirja, të reduktohet  konsumimi i alkoholit, kripës dhe  kofeinës.
 
Për shërimin e osteoporozës  më e rëndësishme është  ushqimi i shëndoshë, i pasur me substanca  të cilat  rrisin  dendësinë dhe cilësinë e eshtrave,gjë e cila shumë do të redukton rrezikun  nga fraktura e eshtrave.
Kalciumi është element ndërtues themelor për shëndet të mirë të eshtrave. Që kalciumi të arrij ndikimin e plotë, e nevojshme është që të konsumojmë vitamin D,i cili stimulon   absorbimin e kalciumit  nga zorra dhe kështu rrit përdorimin e tij. Poashtu, kalciumit i ndihmon edhe  magnezi, vatamina K dhe lizina.Mënyra më e mënyra më e mirë për konsumimin e  këtyre elementeve  është me anët të ushqimit.
Kur organizmi është i thartuar, kalciumi  tërhiqet nga eshtrat dhe dhëmbët për të neutralizuar  aciditetin.Nuk ka organ por as edhe qelizë në trupin tonë i cili nuk mund të dëmtohet ose plotësisht  të zhduket  për shkak të rritjes së aciditetit ose thartirës.
 
(Kornizë) Hulumtime. Një studim shtatëvjeçar i cili u realizua mbi nëntë mijë gra  tregoi se gratë të cilat zakonisht kishin pasur  organizëm të thartuar ose me aciditet ishin më të rrezikuar që të vuajnë nga osteoporoza  krahësuar me  gratë të cilat kishin  vlera normale të pH.
 
(NË KORNIZË) Kalciumi.Qumshti dhe prodhimet qumshtore shpesh përmenden si burime më të mira të  këtij minerali,edhepse në natyrë ekzistojnë  shumë burime tjera më të mira.Si shembull mund ta marrim susamin,i cili përmban  shtatë herë më shumë kalcium se sa qumshti.Poashtu, kalciumi  në sasi më të madhe gjendet në fik, perime të gjelbërta me gjethe, bajame,arra,leblibia, kikirika, lakër, brokullë, sardin, fara e lulediellit dhe në luleradhiqe.Ushqimi i papërpunuar  më së shumti ndihmon te osteoporoza.
Ana Krtolica-Gerogiev, d-r. mje.dent.
Shtatzënia është periudhë shumë e rëndësishme në jetën e një gruaje.Në kohën kur  në trupin e saj rritet dhe zhvillohet  një jetë e re, ndodhin disa ndryshime hormonale të cilat ndikojnë  gjendjen emotive, gjegjësisht psiqike të gruas dhe padyshim  rezultojnë edhe shumë ndryshime tjera në oganizëm.Disa nga këto ndryshime ndodhin edhe  në zgavrën  gojore.

A e thith foshnja kalciumin nga dhëmbët e  nënës?Nëse  konstanojmë se  nevojat ditore për kalcium, të cilat varijojnë nga 1000 deri 1200 mg,  ne i plotësojmë nëse konsumojmë gjysmë litër kos në ditë, përgjigja  është JO. Përveç produkteve qumshtore, për të cilat të gjithë e dimë se përmbajnë kalcium, një sasi e madhe e kalciumit  poashtu mund të gjendet  në drithra, sojë, tofi, pemëdhe perime, gjë e cila na tregon se edhe ato gra shtatzënë të cilat nuk konsumojnë produkte  me prejardhje nga kafshët  poashtu e plotësojnë dozën ditore të kalciumit.
Këshillë: Të ushqyerit e balancuar.

Përse shtatzënave shpesh ju prishen dhëmbët? Shtatzënia është periudhë me ngarkesë të madhe  emotive, në të cilën shtatzëna është  fiksuar me  lindjen e një jete të re dhe shpesh  neglizhon higjenën gojore.Në këtë periudhë edhe shprehitë ngrënëse ndryshojnë tek shtatzënat, ata shpesh  ushqehen edhe në orë të vona në mbrëmje dhe flejnë duke mos i pastruar dhëmbët.Poashtu, lodhja e mëngjesit dhe  vjelljet e shpeshta  kontribojnë  në krijimin e aciditetit në  gojë, kurse për shkak të ndryshimeve hormonale të cilat  ndodhin gjatë shtatzënisë ndryshon edhe  niveli i pH në pështymë.Të gjithë këto faktorë krijojnë kushte ideale  për demineralizimin e zmaltit dhe krijohet kariesi.
Këshillë: Pastroni dhëmbët së paku dy herë në ditë.Pas çdo kafshate gjithmonë pastroni dhëmbët.Shpesh konsumoni ujë, sepse ai neutralizon aciditetin në gojë. Shmangni  ushqimet  ngjitëse dhe të ëmbla të cilave ju duhet më shumë kohë që të zbërthehet në gojë.Shfrytëzoni pasta të cilat përmbajnë aminfloride.Kontrollet e rregullta, sanimi i probllemeve në fazën fillestare dhe fluorimi i dhëmbëve me mbështjellës floridi te stomatologu juaj  janë më shumë se të rekomanduara.



Përse shtatzënave ju gjakoset qiellëza?Rrjedhja e gjakut nga qiellza është shenjë e parë e pezamtimit të tyre, gjegjësisht lingvitisi.Nën ndikimin e nivelit të lartë të hormoneve, qiellzat e shtatzënave bymehen dhe janë shumë të ndjeshme  ndaj ndikimit të bakterieve të cilat gjenden në depozitet rreth dhëmbëve.Si rezultat i kësaj, qiellzat pezmatohen dhe  gjakosen.Gingvitisi aspak nuk është naiv madje dhe kur nuk shërohet  atëherë  kjo na dërgon ka paradontopatia.

Këshillë: Niveli i lartë në higjienën orale.Shfrytëzoni  spango për dhëmbët (pa  dyll) një herë në ditë, rekomadohet në mbrëmje pas pastrimit të dhëmbëve. Shpërlani gojën me çaj sherbeleje çdo ditë. Dhëmbët pastroni më gjatë me një brushë të butë, në këtë rast ndihmoni qarkullimin në qiellzë dheme këtë zmadhon fuqinë e saj mbrojtëse.Vizitoni stomatologun dhe largoni gurin e dhëmbit, gjegjësisht bëni trajtim paradontal.

A lejohen intervenimet stomatologjike gjatë periudhës së shtatzënisë? Shtatzënia është një arsye shtesë përse  duhet të vizitoni dentistin.Intevenimet stomatologjike nuk janë të dëmshme, përkundrazi, janë të domozdoshme për shëndetin e përgjithshme për guran shtatzën, e cila do të mundëson zhvillimin  papengesë të fetusit.Anestezia e cila përdoret në stomatologji (lidokain) është lokale, jepet me sasira shumët ë vogla dhe nuk tejkalon barierën e placentës, gjë e cila dëshmon se nuk është e dëmshme.Nëse  gruaja shtatzën ka nevojë për mbrotje antibiotike, konsumohen antibiotikët të cilat poashtu nuk e tejkalojnë placentën dhe me këtë nuk dëmton  fetusin. Rrezet rengen për nevoja stomatologjike janë shumë të ulëta. Por sërish, nëse nuk është e domosdoshme, më mirë është të shmangen inçizimet rengen së paku në tre mujorin e parë të shtatzënisë.




Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.
Ashtu si zgjohet gjithçka tjetër në pranverë, fatkeqsisht poashtu zgjohen edhe insektet, si dhe  morrat të cilët i sulmojnë flokët e fëmijëve.Për të mbrojtur fëmijët nga këto banorë të padëshiruar,ju mund të përgatisni preparate bimësh të cilat me efikasitet të njejtë si preparatet kimike do të  trajtojnë morrat.
 
Vaj kundër morrave
Vajrat eterik nga rozmarin(Rosmarinus Offcinalis) dhe livando (Lavandula Officinalis) i shkatrojnë morrat  të cilët më së shpeshti shfaqen te fëmijët në pranverë dhe vjeshtë.
 
Përgatija:
  • 10 pika vaj eterik nga rozmarin
  • 10 pika vaj eterik të livandos
  • 30 ml vaj ulliri
 
Përdorimi:
Vaji eterik përzihet me vajin e ullirit. Kjo materie e përzijer zbatohet mbi flokët e lagura dhe lëkurën e kokës me fërkim të lehtë. Pastaj, mbi kokë vendosim një kapuç për larje dhe  lejojmë që përzierja të ndikon rreth një orë. Pas këtij trajtimi është e nevojshme që flokët të pastrohen me shampo, kurse më vonë  i pastrojmë ose lajmë me  locion kundër  morrave.
 
Locioni kundër  morrave
Morrat në mënyrë më efikase mund të largohen nëse shkatrohen vezët e tyre, të cilët janë ngjitur në flokë.Kjo mund të arrihet me rozmarin dhe livando, kurse uthëlla e mollës i largon nga fija. Locioni është i nevojshëm që të përdoret menjëherë pas përdorimit të shamponit.
 
Përgatitja:
  • 6 pika vaj eterik nga rozmarin
  • 6 pika vaj eterik nga  livando
  • 50 ml uthëll molle
  • 50 ml ujë i ngrohtë
Përdorimi:
Vajrat eterik nga rozmarin dhe livando përzihen me uthëllën e mollës dhe ujin e ngrohtë.Me losion i lyejmë flokët dhe lëkurën e kokës, pastaj vendoset kapuçi për larje dhe qëndrojmë së paku 15 min. Pas këtij trajtimi i krehim flokët,pastaj pastrojmë mirë me ujë të ngrohtë.

rreth nesh

Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes, shëndeti është mirëqenie e plotë psiqike, fizike dhe emcionale. Misioni ynë do të jet i tillë. Me anë të këshillave të thjeshta dhe të shkurta dhe me përmbatje të cilat me shumë kujdes janë zgjedhur, ne ju ofrojmë të dhëna praktike të zbatueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës në përgjithësi.

Ndiqni ne në Facebook

Newsletter

Shkruani e-mailin